Letėr tė rinjve tė vjetėr
» Vendosur: 09/08/2008 - 10:33
Elisa Spiropali
O tė rinj tė vjetėr,
Po dua tė sjell nė vėmendjen tuaj sė pari njė episod tė shėmtuar tepėr domethėnės tė kėtyre ditėve, i cili ndaj jush edhe ndaj tė gjithėve, ėshtė po aq larg sa edhe afėr.
Pothuaj tė gjithė autoritarėt dhe diktatorėt bėjnė nga njė proēkė qesharake pak pas tė gjashtėdhjetave. Kjo ndodh zakonisht me shfaqjen e shenjave tė njė etheje egocentrike ekzibicioniste, e cila nė atė moshė i kap befasisht. E bėri edhe i yni njė tė tillė. U la nė det ta shihnin tė gjithė. Demek, unė dhe deti, deti dhe unė, unė i madhi, ju tė vegjlit, bota e madhe, deti i pafundmė, nuk jam plak i rrjedhur dhe i marrė fund si thonė disa, por njė qiri i vėrtetė tip rilindėsi naimian; Jam i gjallė e jam ndėr jetė, jam ndė dritė tė vėrtetė, demek qė shkrihem duke ndritur pėr ju, iu respektoj ju, energjinė tuaj - sidomos energjinė, sepse atė kam pik tė dobėt - kulturėn sportive, i ftoj tė gjithė shqiptarėt tė bėjnė si unė, unė, unė etj., etj., etj., delire kryeministrore propagande kineze. Pėrpikmėrisht kėshtu e bėnte Mao Ce Duni. Duke kapėrcyer nė moshė tė tij Yangtze-nė, nga njė breg tek tjetri. I yni kėtė herė nuk mund tė kapėrcente nė bregun tjetėr. Megjithėse shumė mirė do bėnte ta hidhte detin, dhe andej tė mbeste, duke u harruar nė muhabete pėr Drejtėsinė, me, pėr shembull Berluskonin.
Ēfarė keni tė pėrbashkėt ju tė rinj tė sfilitur me kėtė episod tė shėmtuar nga kryeministri ynė i vjetėr? Kryeministri ynė ėshtė njė i vjetėr qė rreh tė duket i ri. Ju jeni tė rinj, por dukeni tė vjetėr. Pra, keni tė pėrbashkėt shterjen e energjisė. Historia e vjetėr dhe e re e botės ėshtė plot me shembuj tė rinjsh qė japin gjithēka, edhe jetėn, pėr vetėm njė fije liri mė tepėr. Si dhe me plot shembuj tė tjerė pleqsh, qė edhe botės i vėnė zjarrin pėr njė ditė pushtet mė tepėr. Me tė dytėt, pra me kolltukofagėt e vjetėr, jemi nė rregull. Madje, mė nė rregull se nė rregull. Episodi i mėsipėrm me kryeministrin, mes shumė shembujve, ėshtė njė nga provat. Sa shumė tė rinj tė fikur! Kafenetė, kėto ishuj mediokriteti dijesh, pasiviteti pune, steriliteti idesh, plot me look-e ekstravagante, krehje tė ēuditshme, gjeste tė studiuara, mimika tė kompleksuara, me muhabete sa tė duash; Pėr dollarė, euro, menura, moda, manikyra, miq, udhėtime, viza, aeroplanė, internet, bankomatė. Pra, tė gjitha rrugica, jo autostrada, gjėra tė ngushta, tė vogla, tė zbrazėta. Pa ndezje. Pa zjarr. Pa nerv. Gjėra pa rėndėsi. Fluturime tė ulėta dhe tė shkurtra prej lakuriqi nate.
Zyrat e administratės. Edhe nė ato zyra ka tė rinj. Po, ka, por nuk ndjehen. Janė ata tė cilėt nė vend qė tė kacafyten me pushtetin, pushtetit i lėpihen. Prej tyre, pa asnjė pėrkujdesje pėr higjienėn politike tė vetvetes, veē pėrulėsisė sė pėshtirė ndaj pushtetit nuk dėgjohet pothuajse fare zėri buēimtar i tė rinjve. Vetėm krrokamat e korbave tė vjetėr.
Korridoret e politikės. Edhe mė beterr. Tė rinj pa asnjė energji, qė duken gjithė kohėn sikur sapo u ka dalė gjumi i pasdites, pa asnjė lloj idealizmi, qė hanė ēdo lloj supe politike dhe qė e vetmja gjė qė dinė tė bėjnė ėshtė ti mbytin televizionet dhe gazetat me fjalėt e shefave. Janė ata qė nė zyrat e politikės nuk ndodhen pėr shkak tė ndonjė talenti apo prirjeje ndaj ndonjė ideali politik, por thjesht pėr shkak tė rrethanave apo sepse atje i ka hedhur era e farefisit, ose parashuta e interesit. Dhe prandaj mbeten gjithė kohėn tė zhytur nė kalkulime tė egra, vulgare materialiste. Nė stilin mė tė shėmtuar; Sa mė radikalė tė mllefosur qė shpallen, aq mė kalkulatorė janė. Aq keq dhe aq ters veprojnė dhe reagojnė tė rinjtė e zyrave tė politikės tonė, sa tashmė mund tė thuhet me siguri se janė kthyer nė fatkeqėsi edhe tė shefave, tė cilėve u shėrbejnė me hile. Pėr tė mos u zgjatur kėtu pėr mėrinė e shefave fatkeqė, tė cilėn e kanė siguruar me kohė. Janė pikėrisht kėta tė rinj tė avangardės sė vdekur rinore, tė cilėt nė vend qė tia shtojnė idealizmin politikės, po e thajnė, po e sterilizojnė, duke e bėrė krejt politikėn njė gjellė tė pahonepsshme pėr shqiptarėt, me pasojat qė dihen natyrisht.
Pse kaq shumė tė rinj tė lodhur, tė kėputur? Pse gjith ky avashllėk rinor? Ku ėshtė vrulli i papėrmbajtshėm i moshės? Ku ka vajtur energjia e pashtershme krijuese? Ku ėshtė arratisur radikalizmi i ndritur produktiv, rebelizmi i bukur shpresėdhėnės?
Adoleshentėt dhe tė rinjtė e gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar mezi prisnin tė rriteshin. Nguteshin tė moshoheshin. E stimulonin edhe vetė. Pa mbushur 20 vjeē, sajonin njė pamje tjetėr tė njė moshe mė tė rritur, bėheshin befas seriozė, vinin kravata, mbanin borsalina, pse jo edhe fejoheshin dhe martoheshin herėt, madje dhe bėnin shumė fėmijė. Sdo mėnd qė e bėnin nga ngutja pėr pjesėmarrje nė vendimmarrje, sepse dihet qė tė rinjtė nė pėrgjithėsi spara janė pyetur. Kjo vazhdoi deri nė fund tė viteve 60, kur kjo tendencė pasi u frenua befas, pas pak u pėrmbys. Tė rinjtė nisėn tė bėnin llogaritė me kohėn. Adoleshenca me zor tė madh u shndėrrua nė rini, rinia pothuajse kurrė nuk e kapi pleqėrinė. Kjo tendencė e rinisė sė pėrjetshme pėr ta jetuar dhe shijuar moshėn e re sa mė gjatė, vazhdon ende sot nė shkallė planetare. Edhe nė Shqipėri. Por nė njė mėnyrė apo stil tė degjeneruar; Nė pararojė tė kėtij stili tė pėrēudnuar ekzistence, jeni ju tė rinjtė e lodhur. Ju qė vėrtet e ruani me fanatizėm look-un e tė riut, por me ngathtėsinė dhe veset e buzė-varrit. Ju qė keni mbetur si kandila pa vaj, si motorė pa benzinė, si kompjuterė pa korrent, si plugje pa truall.
Shqipėria metropolitane po mbushet me falangat tuaja me sytė mbi laptopa tė ftohtė nė duar. Shqipėria rurale, edhe ajo po tėrhiqet ēdo ditė e mė tepėr ndaj gjėrave tė kollajta metropolitane, kafeneve, muhabeteve, thashethemeve, intrigave. Dhe tė gjithė kėtė murtajė tė pėrbindshme vaniteti vetėvrasės po e pėrshkon tejembanė fenomeni mė fatkeq qė mund tė imagjinohet; nga pėrpjekjet pėr transferimin qėllimkeq tė inferioritetit qė ju ngordhalaqėt e shumtė rrekeni ta pėrcillni tek energjikėt e pakėt. Sepse ku jeni katandisur ju vetėm atė dini tė bėni; tė baltosni tė tjerėt pėr mungesat e vetvetes. Dhe kėshtu, mungesė pas mungese, ankesė pas ankese, mburrje pas mburrje, sharje pas sharje, po rrokullisemi tė gjithė nė fundin e njė moēali balte tranzicionale. Sigurisht kėshtu do ndodhė, sado e tmerrshme ėshtė pėrderisa brenda shpirtrave tė snobistėve ngordhalaqė tė sotėm ia kanė arritur tė depėrtojnė komplekset shtypėse tė tė vjetėrve. Sa turp! Fikja e rinisė, ky realitet haluēinant i Shqipėrisė sė sotme, ėshtė problemi mė i rėndė, fatkeqėsia shqiptare mė e madhe e kohėve moderne, turpi mė i padurueshėm qė na ka gjetur, nga i cili turp vetėm Zoti e di si mund tė dalim faqebardhė.
Gazeta Panorama
Krijoni Kontakt