Shekulli Premte, 05 Shtator 2008
Monark apo qytetar?
Nga Kleanthi Zoto
Monteskje, te “Historia e Filozofisė tė sė Drejtės”, thotė qė “nė demokraci populli nė disa drejtime ėshtė monark, dhe nė disa drejtime tė tjera nuk ėshtė veēse shtetas”. Kėtej lind njė pyetje tjetėr: Sa ėshtė “monark” populli tek e drejta e tij? Masė natyrisht nuk ka, por raportet e popullit “monark” me shtetarin “monark” kanė qenė e vazhdojnė tė jenė nė proporcion tė zhdrejtė me njeri-tjetrin.
Po tė studiojmė me kujdes historinė e demokracisė tek ne, do tė vėrejmė se me rritjen e tė drejtave dhe lirive tė qytetarit ėshtė kufizuar e rrudhur “e drejta” e shtetarit.
Demokracia e viteve ’20-“24 u zbeh nė vitet e mėvonshme; mė pas ngriu nė vitet e diktaturės. Parė nė kėtė aspekt mė duket e drejtė ideja e Spartak Ngjelės, se “qė nga viti 1924,… pasioni shkatėrroi Parlamentin e parė Shqiptar qė funksiononte demokratikisht…”. (“Reformė Shqiptare”, f.135).
Nė vitet “20-“24 tė shekullit qė lamė pas nė Parlamentin Shqiptar ka patur njė pozitė e njė opozitė me vlera demokratike e qytetėruese,me deputetė tė shkolluar nė Perėndim. Po tė studiojmė me kujdes problemet me tė cilat ėshtė marrė opozita kėto vite, del se ato kanė qenė themelore e u janė pėrgjigjur kėrkesave tė kohės. Opozita moderne noliane e kėtyre viteve (pa mundur nė kėto rreshta tė ndalem nė hollėsi) ėshtė marrė me probleme tė tilla siē janė ato tė ruajtjes se hapėsirave tė pushteteve, me luftėn kundėr prirjeve tė ekzekutivit pėr tė “kapur” hapėsirat e legjislativit e tė gjyqėsorit,me liritė dhe tė drejtat e njeriut, sidomos me ruajtjen e tė drejtės sė votės,me “pavarėsinė e ligjit”, me punėsimin e deri tė raportet mes eksporteve e importeve tė mallrave duke i dhėnė gjithnjė parėsi eksporteve.
Opozita e atėhershme duke vėnė pikėn mbi “i” e kishte edhe funksionin konstruktiv. Elektoratin, qytetarin, p.sh.,nuk e shihte si njė votues tė thjeshtė, por si njė individ qė duhet tė ishte i vetėdijshėm pėr atė qė bėn. “Liri zgjedhjesh i thonė asaj e cila e vė zgjedhėsin nė gjendje qė mund t“ia japė votėn, me kėnaqėsi e siguri tė plotė, pa qenė i thyer apo i nėnshtruar askujt prej as njė fuqie….se i lirė ėshtė ai popull qė ka arritur tė ēmojė tė drejtat e tij...”. (Politika, 10.05.1923).
Dhe sa mė qytetare e sa mė shumė ta ndjeje veten “monark” me tė drejta njė popull aq mė shumė bėn progres demokracia. Kjo se prirjet e disave apo tė njė grupi pėr t’i “rrėmbyer” sovranitetin Sovranit janė me pasoja tė rėnda. Nė kėto raste duhet t’i pėrmbahemi me rigorozitet parimit se, sa herė ėshtė zvogėluar e drejta e “monarkut”-popull aq herė ėshtė zmadhuar fuqia shtypėse e “monarkut”-pushtetar.
Pa ulur vlerat e meritat e Zogut si shtet-formues e me gjithė pėrpjekjet e tij pėr tė ndėrtuar njė shtet me frymė perėndimore nuk e la ndjenja e tiranisė, e barjaktarizmit e pushtetit absolut pėr tė arritur kėtė gjė. Kjo sepse tirania e pushtetit absolut shpie nė prerje tė jetės demokratike, e mė pas nė internime e burgime e deri nė “arratisje” intelektualėsh tė shkolluar nė Perėndim e gjetkė. Dhe rrėmbimi i sė drejtės sė “monarkut”-popull arrin deri atje sa ti jepet si “dhuratė” edhe pjesė tė territorit pa pyetur tė zotėt e shtėpisė. Ndaj mė duket naiv edhe ndonjė krahasim qė i bėhet sot mbretit Zog me Ataturkun qė i dha frymė moderne shtetit turk. Monarkia qė ėshtė e kundėrta e shtetit modern, veē te tjerash,e bėn “monarkun” sundimtar deri nė fund tė jetės sė tij.
Nė teori, por edhe nė praktikė, populli bėhet “monark”-tė drejtash nė demokraci. Mė duken me vend sot qėndrimet e opozitės pėr ta bėrė qytetarin shqiptar, nė esencė e nė pėrmbajtje, “monark” tė vėrtet nė tė drejtat e tij. E them kėtė se mund tė flasėsh tėrė ditėn pėr qytetarin e tė drejtat e tij, madje mund tė hipėsh edhe mbi karrige nė parlament, po kur synon fuqizimin e vetvetes, nė fakt je kundėr tij.
Opozita e vėrtetė nuk ėshtė sinonim i njė opozite mefistofeliane qė di tė thotė vetėm Jo; por njė opozitė konstruktive qė di edhe Jo-nė edhe Po-nė, qė kundėrshton,kritikon madje ashpėr kur ėshtė e nevojshme pozitėn, por edhe bashkėvepron me tė kur ėshtė fjala pėr interesa mė tė gjera. Ky ėshtė edhe kuptimi mendoj i nocionit pėrtej kufijve partiakė qė kundėrshtohet shpesh nga mediokėr provincialė e ziliqarė. Kėmbėngulja tek zbatimi i idesė qė qytetari nuk duhet konceptuar si objekt qė i merr votėn dhe pastaj bėn ē’tė duash me tė, ėshtė njė reformė qė dėshmon objektivitet, qartėsi dhe njohje tė thellė tė realitetit shoqėror.
Realizimi i reformės qė afron qytetarin me pushtetarin i jep shtetit legjitimitet e fytyrė europiane, e bėn demokracinė njė organizėm tė gjallė e funksional. Kjo reforme, veē tė tjerash, jo vetėm qė e bėn qytetarin subjekt aktiv, por i heq nga shpina tė tepėrtėn shtetin mulla-parazit. Vini pak nė lėvizje aparatin konceptual pėr ekzistencėn e mbi 70 partive nė afro 4 milionė banorė, e tė 14 partive parlamentare qė i paguan taksapaguesi shqiptar, dhe gjykoni pastaj pėr tė drejtat e “monarkut- popull”. Ndaj nė fushatėn qė po afron “partizat” kanė frikė sa nga koalicionet aq edhe nga bashkimet nga poshtė. Kjo se qytetari me tė drejtėn e votės u jep tė drejtėn e qenies ose mosqenies sė tyre. Tė tillė rėndesė kanė edhe reformat e tjera.
Po a mund tė jesh monark pa qenė qytetar nė detyra?
Qytetarit nė demokraci nuk i lejohet indiferentizmi, aq mė tepėr “analfabetizmi” politik. Kėtu nuk ėshtė fjala qė nė ēdo hap tė mendojmė politikisht e tė politizojmė deri jetėn private; por pėr probleme me karakter publik qė na pėrkasin tė gjithėve. Kryerja e detyrės si qytetar kėrkon mbi tė gjitha afrimin e bashkėveprimin e ndėrgjegjes individuale me ndėrgjegjen shoqėrore.
Mendoj se duhet tė ngrihemi si shoqėri, sė paku, nė nivelet e njė vetėdijeje politike, profesionale, krijuese e kritike. E them kėtė se ende nuk jemi shkėputur plotėsisht nga mentaliteti “e dinė ata lart”.
“Ata lart” me sa duket, nuk i dinė mirė ca gjėra. Madje janė mė keq se kaq. Gėrdeci, korrupsioni galopant nga “rrugėt patriotike” e deri te farat shterpė tė misrit, sulmet ndaj medias publike, anarkia, mungesa e drejtėsisė, vetėgjyqėsia, etj dėshmojnė se “ata lart” po shndėrrohen nė njė trup tė huaj pėr organizmin e gjallė e tė shėndetshėm tė demokracisė qė aspirojmė.
Krijoni Kontakt