Close
Faqja 16 prej 20 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 194
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Kat.42

    Zoti tejkalon ēdo krijesė. Prandaj gjuha jonė duhet tė spastrohet vazhdimisht nga ēdo gjė qė e ka tė kufizuar, tė pėrfytyruar, tė papėrsosur, pėr tė mos e ngatėrruar Zotin «e pashprehshėm, tė pakuptueshėm, tė padukshėm, tė pakapshėm»16 me pėrfytyrimet tona njerėzore. Fjalėt e gjuhės njerėzore mbesin kurdoherė kėtej Misterit tė Zotit.

    Torrkerry

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    kat 43 Kėshtu, duke folur pėr Zotin, gjuha jonė sigurisht shprehet nė mėnyrė njerėzore, por e arrin realisht vetė Zotin, megjithėse nuk mund ta shprehė atė nė thjeshtėsinė e tij tė pambarim. Nė tė vėrtetė duhet tė mos harrojmė qė «nuk mund tė nxirret ēfarėdo ngjashmėrie ndėrmjet Krijuesit dhe krijesės pa vėnė re nė mes tyre njė mosngjashmėri edhe mė tė madhe», dhe qė «ne nuk mund tė kuptojmė nga Zoti atė ēka Ai ėshtė, por vetėm atė ēka Ai nuk ėshtė, dhe ē’ vend zėnė qeniet e tjera nė lidhje me tė».

    Torrkerry

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    kat

    Njeriu pėr nga natyra dhe pėr nga thirrja ėshtė njė qenie fetare. Mbasi vjen nga Zoti dh shkon te Zoti, njeriu nuk jeton njė jetė plotėsisht njerėzore, po tė mos jetojė lirisht marrėdhėnien e vet me Zotin.
    Njeriu ėshtė krijuar pėr tė jetuar nė bashkim me Zotin, nė tė cilin gjen lumturinė e vet: «Kur do tė jem i bashkuar me ty me tė gjithė veten time, nuk do tė ekzistojė pėr mua dhimbje e mundim. Do tė jetė e vėrteta jeta ime, e gjitha pėr Ty»19.
    Kur dėgjon porosinė e krijesave dhe zėrin e ndėrgjegjes sė vet, njeriu mund te arrijė sigurinė se ekziston Zoti, shkaku dhe qėllimi i ēdo gjėje.
    Kisha mėson qė Zoti i vetėm dhe i vėrtetė, Krijuesi dhe Zotėria ynė, mund tė njihet me siguri pėrmes veprave tė tij, falė dritės natyrore tė arsyjes njėrozore.20
    «Krijesa pa Krijuesin humbet»21 Ja pėrsė besimtarėt e dinė qė shtyhen nga dashuria pėr Krishtin t’ua ēojnė dritėn e Zotit tė gjallė atyre qė nuk e njohin ose nuk e pranojnė.

    Torrkerry

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Kat 50

    Me anė tė arsyes natyrore, njeriu mund ta njohė Zotin me siguri duke u nisur nga veprat e tija. Por ekziston edhe njė rend tjetėr njohjeje tek e cila njeriu nuk mund tė arrijė kurrsesi me forcat e veta: ėshtė rendi i Zbulesės hyjnore . Pėr hir tė njė vendimi krejtėsisht tė lirė, Zoti i zbulohet dhe i dhurohet njeriut duke zbuluar Misterin e vet, planin e vet tė dashamirėsisė sė paracaktuar qė nga i gjithė amshimi nė Krishtin, nė dobi tė tė gjithė njerėzve. Ai e zbulon plotėsisht planin e vet duke dėrguar Birin e vet fort tė dashur, Zotin tonė Jezu Krishtin dhe Shpirtin Shenjt.

    Torrkerry

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Kat 52

    Zoti qė «banon nė dritėn e paafrueshme» (1 Tim 6, 16) do t’ua komunikojė jetėn e vet hyjnore njerėzve tė krijuar lirisht nga ai, pėr t’i bijėsuar nė Birin e tij tė vetėm . Duke zbuluar vetveten, Zoti do t’i bėjė njerėzit tė aftė qė t’i pėrgjigjen, ta njohin dhe ta duan shumė mė tepėr nga ē’do tė mund ta bėnin kėtė nga vetja e tyre.

    Torrkerry

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Kat 153

    III. Karakteristikat e fesė
    FEJA ĖSHTĖ NJĖ HIR.

    Kur Shėn Pjetri rrėfen se Jezusi ėshtė «Krishti, Biri i Hyjit tė gjallė»,
    Jezusi i thotė: «Kėtė nuk ta zbuloi mishi e gjaku, por Ati im qė ėshtė nė qiell» (Mt 16, 17).
    Feja ėshtė njė dhuratė e Zotit, njė virtyt i mbinatyrshėm i dhėnė nga Ai.
    « Pėr tė besuar ėshtė i nevojshėm hiri i Zotit i cili na del pėrpara dhe na ndihmon, dhe ndihmat e brendshme tė Shpirtit Shenjt, i cili nxit zemrėn duke e kthyer kah Zoti, dhe hap sytė e mendjes duke ua dhėnė «tė gjithėve gėzimin e pranimit dhe tė besimit tė sė vėrtetės».

    Torrkerry

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    kat 154

    FEJA ĖSHTĖ NJĖ VEPRIM NJERĖZOR

    Ėshtė e pamundur tė besosh pa hirin dhe ndihmat e brendshme tė Shpirtit Shenjt. Por po ashtu ėshtė e vėrtetė se besimi ėshtė njė akt i mirėfilltė njerėzor. Nuk ėshtė nė kundėrshtim as me lirinė, as me arsyen e njeriut, qė tė ketė besim nė Zotin dhe tė japė pėlqimin e plotė pėr tė vėrtetat e zbuluara prej Tij. Edhe nė marrėdhėniet njerėzore nuk ėshtė diēka nė kundėrshtim me dinjitetin tė besojmė ato qė na thonė njerėz tė tjerė pėr veten e tyre dhe pėr qėllimet e tyre, dhe t’u besojmė premtimeve tė tyre (si, pėr shembull, kur martohet njė burrė me njė grua), pėr tė hyrė kėshtu nė njė bashkim tė ndėrsjellė. Pėr pasojė, aq mė pak ėshtė nė kundėrshtim me dinjitetin tonė «tė japim, me fe, nėnshtrimin e plotė tė intelektit dhe tė vullnetit tonė para Zotit kur na zbulohet» dhe tė hyjmė kėshtu nė njė bashkim intim me tė».

    Torrkerry

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    kat 155

    Nė fe, intelekti dhe vullneti njerėzor bashkėpunojnė me hirin hyjnor: «Credere est actus intellectus assentientis veritati divinae ex imperio voluntatis a Deo motae per gratiam – Tė besosh ėshtė njė veprim i intelektit, qė nėn shtytjen e vullnetit, tė vėnė nė lėvizje nga Zoti me anė tė hirit, jep pėlqimin e vet pėr tė vėrtetėn hyjnore» (Shėn Toma nga Akuini).

    Torrkerry

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Shpesh ateizmi bazohet mbi njė konceptim tė gabuar tė autonomisė njerėzore, tė shtyrė deri nė refuzimin e ēdo varėsie nga Zoti . Nė realitet «njohja e Zotit nuk i kundėrvihet nė asnjė mėnyrė dinjitetit tė njeriut, meqenėse ky dinjitet ka pikėrisht nė Zotin themelin dhe pėrsosjen e vet».
    Kisha e di «se mesazhi i saj ėshtė nė harmoni me aspiratat mė tė fshehta «te zemrės sė njeriut» .

    Torrkerry

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    kat 1749.

    Liria e bėn njeriun subjekt moral. Kur vepron lirisht, njeriu ėshtė, si tė thuash, ati i veprave tė veta. Veprat njerėzore, domethėnė veprat e zgjedhura me vullnet tė lirė nė bazė tė njė gjykimi tė ndėrgjegjes, janė moralisht tė kualifikueshme. Ato janė tė mira ose tė kėqija.

    Torrkerry

Faqja 16 prej 20 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •