Close
Faqja 7 prej 20 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 194
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU IV NR. 38.

    MARRĖDHĖNIA NDĖRMJET BESIMIT DHE ARSYES.


    a)Etapa domethėnėse tė takimit ndėrmjet besimit dhe arsyes.


    38. Takimi i krishterimit me filozofinė, pra, nuk qe i menjėhershėm dhe i lehtė.
    Praktikimi i saj dhe frekuentimi i shkollave iu duk tė krishterėve tė parė mė shumė si njė shqetėsim, se sa njė mundėsi.
    Pėr ata, detyra e parė dhe urgjente ishte shpallja e Krishtit tė ngjallur pėr t’u parashtruar nė njė takim personal tė aftė pėr ta udhėhequr bashkėbiseduesin drejt kthimit tė zemrės dhe kėrkesės sė Pagėzimit.
    Kjo nuk do tė thotė , megjithatė, qė ata nuk i jepnin rėndėsi detyrės pėr tė thelluar inteligjencėn e besimit dhe tė motivimeve tė tij.
    Pėrkundrazi! E padrejtė dhe fodulle,rezulton ndėrkohė kritika e Kelsit, qė akuzon tė krishterėt se janė “tė palexuar dhe tė trashė”.
    Shpjegimi i mosinteresimit tė tyre duhet tė kėrkohet gjektė.
    Nė tė vėrtetė, takimi me Ungjillin ofronte njė pėrgjigje tė kėnaqshme pėr ēeshtjen qė deri nė atė ēast nuk ishte zgjidhur ende, mbi kuptimin e jetės, saqė frekuentimi i filozofėve u dukej atyre si njė gjė e largėt e nė njė farė mėnyre e tejkaluar tashmė.

    Kjo shfaqet edhe mė qartė, nėse mendohet ajo prurje e krishterimit qė qėndron nė pohimin e sė drejtės universale pėr t’iu pėrqasur tė vėrtetės.
    Duke rrėzuar pengesat racore, shoqėrore dhe seksuale, krishterimi kishte shpallur, qysh prej fillimit tė tij, barazinė e tė gjithė njerėzve para Zotit. Pasoja e parė e kėtij konceptimi i bashkohej temės sė tė vėrtetės.
    Tejkalohej vendosmėrisht karakteri elitar, qė kėrkimi i saj kishte pranė tė lashtėve: pasi hyria nė tė vėrtetėn ėshtė njė e mirė, qė lejon tė arrihet te Zoti.
    Tė gjithė duhet tė jenė nė gjendje ta pėrshkojnė kėtė rrugė.

    Rrugėt pėr tė mberritur tė vėrtetėn mbeten tė shumta, megjithatė, meqėnėse e vėrrteta e krishterė ka njė vlerė shėlbuese, secila nga kėto rrugė mund tė pėrshkohet, me kusht qė tė udhėheqė drejt qėllimit pėrfundimtar, domethėnė drejt zbulimit tė Jezu Krishtit.


    Torrkerry

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-10-2008
    Postime
    9
    Po shkruaj pėr heren e par ne forum.
    Me pelqen shume rubrika bota shpirterore,ne veqanti shkrimet e torrkerrit.
    Kam nje pyetje per ju i nderuar zoti torrcerri:a asht paksa paradoksale
    qe sipas ungjillit qe te kesh jeten nje here duhet te vdeshesh, sepse paga e mekatit ashtė vdekja, ndarja shpirterore e njeriut nga zoti.
    te pershendes.
    mikesha

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU IV NR. 39.

    MARRĖDHĖNIA NDĖRMJET BESIMIT DHE ARSYES.


    a)Etapa domethėnėse tė takimit ndėrmjet besimit dhe arsyes.

    Nė historinė e kėtij zvillimi ėshtė e mundur, megjithatė, tė shikojmė se mendimtarėt e kanė pėrdorur nė mėnyrė kritike mendimin filozofik.
    Ndėr shembujt e parė qė mund tė hasen, Origjeni ėshtė mė domethėnėsi.
    Kundėr sulmeve qė bėheshin nga ana e Kelsit, Origjeni pėrdor filozofinė platonike pėr tė argomentuar dhe pėr t’iu pėrgjigjur.
    Duke iu referuar jo pak elementėve tė filozofisė platonike, ai nis pėrpunimin e njė forme tė parė tė telogjisė sė krishterė. Vetė emri, sėbashku mė idenė e teologjisė, si diskutim racional mbi Zotin, deri nė atė moment ishte ende i lidhur me zanafillėn e tij greke.
    Nė filozofinė aristotelike, pėr shembull, emri shėnonte pjesėn mė fisnike dhe majėn e vėrtetė tė diskutimit filozofik.
    Kurse nė dritėn e Zbulesės sė krishterė, ēka mė parė tregonte njė doktrinė tė pėrgjitshme mbi hyjnitė, tanimė merr njė domethėnie krejtėsisht tė re, pasi pėrkufizon reflektimin, qė besimtari kryen pėr tė shprehur doktrinėn e vėrtetė mbi Zotin.
    Ky mendim i ri i krishterė qė po zhvillohej, pėrdorte filozofinė, por nė tė njejtėn kohė kishte prirje tė dallohej qartas prej saj.
    Historia tregon se si vetė mendimi platonik i pėrdorur nga teologjia tė ketė pėsuar shndėrrime, veēanėrisht pėr sa u pėrket koncepteve si pavdeksia e shpirtit, hyjnizimi i njeriut dhe zanafilla e sė keqes.

    Torrkerry

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Mikesha, me pare faleminderit per "komplimentet".

    Pastaj pyetja jote duket larg temes "Besimi dhe arsyes", por une mendoj se mund te jete edhe nje mundesi per te kuptuar praktikisht si arsyeja mund te jete nje ndihme per besimin.

    Ajo pra na thote se ēdonjeri prej nesh eshte mekatar, se askush pra nuk mund te shpetoje veten, por edhe njerezit tjere jane mekatare e pra nuk mund te me shetojne, pra kemi nevoje per nje ndihme qe na vjen nga nje me i lart. Kemi nevoje per Zotin.
    E pse kemi nevoje per nje Zot qe vdes per ne? Qe ne ta kemi jeten? Sakrificat e gjerave tona qe jane tokesore, nuk mund te na pajitojne me Hyjin. Flijimi i Krishtit, njekohesisht Zotit dhe njeriut, mund te beje kete. Ai e beri kete, nje here e per gjithmone, dhe gjiaku i tij me e ēmueshem se gjaku i te gjithe flijimeve, mjafton per te na pajtuar me Zotin, e nuk eshte me e nevojshme qe dikush tjeter te vdese.

    Te pershendes.

    Torrkerry
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 11-10-2008 mė 06:43

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU IV NR. 40.

    MARRĖDHĖNIA NDĖRMJET BESIMIT DHE ARSYES.


    a)Etapa domethėnėse tė takimit ndėrmjet besimit dhe arsyes.

    40. Nė kėtė punė krishterizimi tė mendimit platonik dhe neoplatonik, meritojnė tė pėrmenden nė mėnyrė tė veēantė Etėrit i Kapaokisė, Dionizi i quajtur Aeropagjiti dhe mbi tė gjithė Shėn Augustini.
    Doktori i madh perėndimor kishte hyrė nė kontakt me shkolla tė ndryshme filozofike, por tė gjitha e kishin zhgėnjyer.
    Kur para tij u shfaq e vėrteta e besimit tė krishterė, atėherė pati forcėn tė kryejė atė kthim rrėnjėsor, nė tė cilin filozofėt qė ai kishte frekuentuar mė parė, nuk ja kishin dalė ta nxisnin.
    Shkakun e tregon ai vetė: “Por, nga ai ēast, nisa tė kuptoj qė njė parapėlqim pėr mėsimin katolik do tė mė kishte detyruar t’u besoja gjėrave tė pavėrtetuara (qoftė kur njė vėrtetim do tė gjendej, por nuk do tė ishte bindės, qoftė kur nuk do tė ishte fare) nė njė masė mė tė vogėl dhe me njė rrezik e gabim tė papėrfillshėm, nė krahasim me mėsimin manikean.
    I cili mė parė tallej me besimin, me premtime tė guximshme njojeje e mė pas tė detyronte tė besonte nė shumė fantazi pėrallore dhe absurde, meqenėse nuk mund t’i vėrtetonte.
    Vetė platonikėve, tė cilėve u referohej nė mėnyrė tė veēantė Augustini, iu qortonte qė edhe pse e njihnin qėllimin drejt tė cilit duhet tė prireshin, nuk dinin rrugėn qė tė ēon atje: Fjalėn e mishėruar.
    Ipeshkvi i Iponės arriti tė krijonte tė parėn sintezė tė mendimit filozofik dhe teologjik, nė tė cilin rridhnin sė bashku rrymat e mendimit grek dhe latin.
    Edhe te ai, njėsia e madhe e dijes, qė e kishte themelimin e saj nė mendimin biblik, u vėrtetua dhe u mbėshtet nga thellėsia e mendimit spekulativ.
    Sinteza qė bėri Shėn Augustini do tė mbėtet nė shekuj si forma mė e lartė e spekulimit filozofik dhe teologjik, qė perėndimi ka njohur ndonjėherė.
    I fortėsuar nga historia e tij personale dhe i ndihmuar nga shenjtėria e tij e mahnitshme, ai qe nė gjendje tė fuste nė veprat e tij njė shumėsi tė dhėnash, qė duke iu referuar pėrvojės, t’i paraprinin zhvillimeve tė ardhshme tė disa rrymave filozofike.

    Torrkerry.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU IV NR. 41.

    MARRĖDHĖNIA NDĖRMJET BESIMIT DHE ARSYES.


    a)Etapa domethėnėse tė takimit ndėrmjet besimit dhe arsyes.


    41. Kanė qenė tė ndryshme pra, format me tė cilat Etrėrit e Lindjes dhe tė Perėndimit hyjnė nė marrėdhėnie me shkollat filozofike.
    Kjo nuk do tė thotė qė ata kanė barazuar pėrmbajtjen e lajmit tė tyre me sistemet, tė cilave u referoheshin.
    Pyetja e Tertulianit: “Ēka kanė tė pėrbashkėt Athina dhe Jeruzalemit? Po Akademia dhe Kisha” ėshtė njė shenjė e qartė e vetėdijes kritike me tė cilėn mendimtarėt e krishterė, qysh prej fillimit, pėrballuan ēėshtjen e marrėdhėnies ndėrmjet besimit dhe filozofisė, duke e parė nė mėnyrė globale nė aspektet e saj pozitive dhe nė kufijtė e saj.
    Nuk ishin mendimtarė naivė. Pikėrisht, sepse jetonin furishėm atė ēka pėrmbante besimi, ata dinin tė mbėrrinin nė format mė tė thella tė spekulimit.
    Ndėrkohė, ėshtė e padrejtė dhe thjeshtėzuese tė kufizosh veprėn e tyre vetėm nė kalimin e tė vėrtetės sė besimit nė kategori filozofike.
    Ata bėnė shumė mė shumė.Arritėn nė fakt tė nxjerrin nė pah plotėsisht ēka mbetej ende e pashfaqur dhe nė gjendjen fillestare nė mendimin e filozofėve tė mėdhenj tė lashtė.

    Ata, sikurse thashė, kishin pasur pėr detyrė tė tregonin nė ē’mėnyrė arsyeja, e ēliruar nga pengesat e jashtme, tė mund tė dilte nga qorrsokaku i miteve, pėr t’iu hapur nė mėnyrė mė tė pėrshtatshme pėrtejshmėrisė.
    Njė arsye e pastruar dhe e drejtė pra, ishte nė gjendje tė ngrihej nė nivelet mė tė larta tė pėrsjatjes, duke i dhėnė njė themel tė fortė perceptimit tė qėnies, tė sė pėrtejshmes dhe tė absolutes.
    Pikėrisht, kėtu qėndron risia, qė vunė nė veprim Etėrit.
    Ata pranuan plotėsisht arsyen e hapur ndaj absolutit dhe nė tė shartuan pasurinė qė vinte prej Zbulesės.
    Takimi nuk ndodhi vetėm nė rrafshin kulturor, nga tė cilat njėra prej tė dyjave ishte skllave e yshtjes sė tjetrės; ky ndodhi nė brendinė e shpirtit dhe qe njė takim midis krijesės dhe Krijuesit tė saj.
    Duke tejkaluar qėllimin, drejt tė cilit nė mėnyrė tė pavetėdijshme prirej pėr shkak tė natyrės sė saj, arsyeja mundi tė arrijė tė mirėn mė tė madhe dhe tė vėrtetėn mė tė madhe nė pėrsonifikimin e Fjalės sė mishėruar.
    Megjithatė, pėrballė filozofive, Etėrit nuk patėn frikė tė pranonin, qoftė elementėt e pėrbashkėt, qoftė ndryshimet, qė ato paraqisnin nė lidhje me Zbulesėn.
    Vetėdija e bashkėpėrkimit nuk errėsonte tek ata pranimin e ndryshimeve.

    Torrkerry

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU IV NR. 42.

    MARRĖDHĖNIA NDĖRMJET BESIMIT DHE ARSYES.


    a)Etapa domethėnėse tė takimit ndėrmjet besimit dhe arsyes.

    42. Nė teologjinė skolastike roli i arsyes sė edukuar filozofikisht, bėhet edhe mė i dukshėm nėn shtytjen e interpretimit enselmian tė intellectus fidei.
    Pėr arqipeshkėvin e shėnjtė tė Canterbury-t, pėrparėsia e besimit nuk ėshtė garues me kėrkimin e mirėfilltė tė arsyes.
    Kjo nė fakt, nuk ėshtė e thirrur tė shprehė njė gjykim mbi ēka pėrmban besimi; do tė ishte e paaftė, pasi pėr kėtė gjė ajo nuk ėshtė e parshtatshme.
    Detyrė e saj, mė sė miri, ėshtė tė dijė tė gjejė njė kuptim, tė zbulojė disa arsye qė t’i lejojė gjithkujt arritje e njėfarė inteligjencė tė pėrmbajtjeve tė besimit.
    Shėn Anselmi nėnvizon faktin qė intelekti duhet tė vihet nė kėrkim tė asaj ēka dashuron: sa mė shumė tė dashurojė, aq mė shumė dėshiron tė njohė.
    Kush jeton pėr tė vėrtetėn, ecėn drejt njė forme njohjeje qė ndizet gjithnjė e mė shumė pėr ēka njeh, megjithėse i duhet tė pranojė se ende nuk ka bėrė gjithēka ėshtė nė dėshirėn e tij: “Ad te videndum faktus sum; et mundum feci quod faktus sum”.
    Dėshira pėr tė vėrtetėn e nxit, pra arsyen tė shkojė gjthmonė pėrtej: madje ajo gati gati mposhtet nga konstatimi i aftėsisė sė saj gjithnjė e mė tė madhe pėr ēka arrin.
    Por nė kėtė pikė, arsyeja ėshtė nė gjendje tė zbulojė se ku gjendet pėrmbushja e rrugėtimit tė saj: “Mendoj nė fakt, se kush heton njė gjė tė pakuptueshme, duhet tė jetė i kėnaqur tė arrijė nėpėrmjet arsyetimit tė pranojė me sigurinė mė tė madhe realitetin, edhe nėse nuk ėshtė nė gjendje tė depėrtojė nėpėrmjet intelektit mėnyrėn e tij tė tė qėnit...Porse, ēfarė ėshtė kaq e pakuptueshme dhe e pashprehshme se sa ajo ēka ėshtė pėrmbi tė gjitha gjėrat?
    Nėse pra, ajo pėr tė cilėn deri tani ėshtė diskutuar pėrreth thelbit kulmor, ėshtė vendosur mbi arsye tė domosdoshme, sadoqė nuk mund tė depėrtohet nėpėrmjet intelektit nė mėnyrė qė tė shqarohet edhe me fjalė, jo pėr kėtė arsye lėkundet sadopak themeli i sigurisė sė saj.
    Nėse, nė fakt, njė pėrsiatje paraprirėse ka kuptuar nė mėnyrė racionale qė ėshtė e pakuptueshme (rationabiliter comprehendit incomprehensibile) mėnyra me tė cilėn dija mė e epėrt e di ēka ka bėrė...kush do tė shpjegoje se si ajo vetė e njeh veten e saj dhe e tregon veten e saj, ajo pėr tė cilėn njeriu nuk mund tė di asgjė ose pothuajse asgjė?”.

    Harmonia themelore e njohjes filozofike dhe e njohjes sė besimit vėrtetohet edhe njė herė tjetėr: besimi kėrkon, qė objekti i tij tė kuptohet me ndihmėn e besimit; arsyeja, nė kulmin e kėrkimit tė saj, pranon si tė domosdoshme atė ēka paraqet besimi.

    Torrkerry

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU IV NR. 43.

    MARRĖDHĖNIA NDĖRMJET BESIMIT DHE ARSYES.


    b) Risia e pėrhershme e mendimit tė shėn Tomė Akuinit.

    43. Njė vend tė veēantė nė kėtė rrugėtim tė gjatė i takon shėn Tomės, jo vetėm pėr shkak tė pėrmbajtjes sė veprės sė tij, por edhe pėr shkak tė marrėdhėnies dialoguese, qė ai diti tė ndėrtojė me mendimin arab dhe hebre tė kohės sė tij.
    Nė njė kohė kur mendimtarėt e krishterė rizbulonin thesaret e filozofisė sė lashtė dhe nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė atė aristotelike, ai pati meritėn e madhe se vuri nė dukje harmoninė, qė ekziston ndėrmjet arsyes dhe besimit.
    Drita e arsyes dhe ajo e besimit rrjedhin tė dyja nga Zoti – argumentonte ai – prandaj nuk mund tė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn.

    Mė rrėnjėsisht, Toma pranon qė natyra, objekti i mirėfilltė i filozofisė, mund tė ndihmojė nė kuptimin e zbulimit hyjnor.
    Besimi pra, nuk e ka frikė arsyen, por e kėrkon dhe ka besim nė tė.
    Ashtu sikurse hiri e supozon natyrėn dhe e pėrsos atė, kėshtu edhe besimi ka si parakusht dhe pėrsos arsyen.
    Kjo e fundit, e ndriēuar nga besimi, ēlirohet nga brishtėsitė dhe nga caqet qė rrjedhin nga mosdėgjesa e mėkatit dhe gjen fuqinė e nevojshme pėr t’u ngritur nė njohjen e misterit tė Zotit, Njė dhe Tre.
    Megjithė nėnvizimin e fuqishėm, qė i bėn karakterit mbinatyror tė besimit, Doktori Engjėllor nuk e harroi vlerėn e arsyeshmėrisė sė tij, madhje ka ditur tė zbresė nė thellėsi dhe tė saktojė kujptimin e njė arsyeshmėrie tė tillė.
    Besimi, nė fakt, ėshtė nė njė farė mėnyrė “ushtrim i mendimit”; arsyeja e njeriut nuk asgjėsohet e as nuk poshtėrohet duke pranuar tė vėrteta e besimit, gjithsesi kėto janė tė arritura me anė tė njė zgjedhje tė lirė dhe tė vetėdijshme.

    Pikėrisht pėr kėtė arsye, me tė drejtė shėn Toma gjithnjė ėshtė paraqitur nga Kisha si mėsues i mendimit dhe model i mėnyrės sė duhur pėr tė bėrė telogji.
    Mė pėlqen tė kujtoj ēka ka shkruar paraasrdhėsi im, shėrbėtori i Zotit Pali VI, me rastin e shtatėqindvjetorit tė vdekjes sė Doktorit Engjėllor:
    “Padyshim qė Toma zotėroi nė shkallėn mė tė lartė guximin pėr tė vėrtetėn, lirinė e shpirtit nė pėrballimin e problemeve, ndershmėrinė intelektuale tė atij qė nuk pranon njollosjen e krishterimit me filozofinė profane, por as edhe refuzimin aprioristik tė saj.
    Prandaj, ai mbeti nė historinė e mendimit tė krishterė si njė pioner nė rrugėtimin e ri tė filozofisė dhe tė kulturės universale.
    Pika qėndrore, e pothuajse, bėrthama e zgjidhjes qė ai i dha problemit tė balafaqimit tė ri midis arsyes dhe besimit, me gjenialitetin e intuitės sė tij profetike, ka qenė ajo e pajtimit midis shekullarizmit tė botės dhe rrėnjėsisė sė Ungjillit, duke i ikur kėshtu prirjes jo natyrore mohuese tė botės dhe tė vlerave tė saj, pa lėnė mbrapa ndėrkohė kėrkesat e larta dhe tė patundura tė rendit mbinatyror”.

    Torrkerry

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU IV NR. 44.

    MARRĖDHĖNIA NDĖRMJET BESIMIT DHE ARSYES.


    b)Risia e pėrhershme e mendimit tė shėn Tomė Akuinit.

    44. Ndėrmjet intuitave tė mėdha tė shėn Tomės ėshtė edhe ajo mbi rolin qė Shpirtit Shenjtė luan nė pjekjen e shkencės njerėzore nė dije.
    Qysh nė faqet e para tė Summa Theologiae Akujnasi nxorri nė pah parėsinė e asaj dije qė ėshtė dhuratė e Shpirtit tė Shenjtė dhe na shtjen nė njohjen e realiteteve hyjnore.
    Teologjia e tij na lejon tė kuptojmė veēantinė e dijes, nė lidhjen e saj tė ngushtė me besimin dhe njohjen hyjnore.
    Ajo njeh nė mėnyrė tė natyrshme, presupozon besimin dhe arrin tė formulojė gjykimin e saj tė drejtė duke marrė shkas nga e vėrteta e vet besimit: “Dija e rradhitur ndėrmjet dhantive tė Shpirtit tė Shenjtė dallohet prej asaj qė gjendet ndėrmjet virtyteve intelektuale. Nė fakt, kjo e fundit fitohet me anė tė studimit; kurse ajo “vjen nga lart”, sikurse thotė shėn Jakobi, ashtu sikurse dallohet edhe prej besimit. Pasi besimi pranon tė vėrtetėn hyjnore ashtu siē ėshtė, ndėrsa ėshtė veēanti e dhantisė sė dijes gjykimi sipas tė vėrtetės hyjnore”.

    Pėrparėsia qė i njihet kėsaj dijeje, megjithatė, nuk e bėn Doktorin Engjėllor tė harrojė praninė e dy formave tė tjera pėrplotėsuese tė dijes, ajo filozofike, qė themelohet nė aftėsinė qė intelekti ka, brenda caqeve tė tij tė natyrshme, tė hulumtojė realitetin, dhe ajo teologjike, qė themelohet mbi Zbulesėn dhe shqyrton pėrmbajtjet e besimit, duke arritur misterin e vetė Zotit.

    Brendėsisht i bindur qė “omne verum a quocumque dicatur a Spiritu Sanctu est”(gjithēka ėshtė e vėrtetė, s’ka rendėsi kush e thotė, vjen nga Shpirti i Shenjtė), shėn Toma e dashuroi nė mėnyrė tė ēinteresuar tė vėrtetėn.
    Ai e kėrkoi kudo qė ajo mund tė shfaqej, duke nxjerrė nė dukje maksimalisht universalitetin e saj.
    Te ai Magjisteri i Kishės pa dhe ēmoi pasionin pėr tė vėrtetėn; mendimi i tij, pikėrisht sepse qėndroi gjithmonė nė horizontin e tė vėrtetės universale, objektive dhe tė pėrtejshme, mbėrrin “maja qė inteligjenca njerėzore nuk do tė kishtė mundur kurrė t’i mendonte”.
    Me tė drejtėn pra, ai mund tė pėrkufizohet si “APOSTULL I SĖ VĖRTETĖS”.
    Pikėrisht, sepse ai synonte pa rezerva tė vėrtetėn, nė realizmin e tij ai diti tė kuptojė objektivitetin e saj.
    Filozofia e tij ėshtė me tė vėrtetė filozofia e qėnies dhe jo vetėm e asaj qė duket.

    Torrkerry

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU IV NR. 45.

    MARRĖDHĖNIA NDĖRMJET BESIMIT DHE ARSYES.


    c) Drama e ndarjes ndėrmjet besimit dhe arsyes.

    45. Me lindjen e Universiteteve tė para, teologjia po pėrballej nė njė mėnyrė mė tė drejtėpėrdrejtė me forma tė tjera tė kėrkimit dhe tė dijes shkencore.
    Shėn Alberti i Madh dhe Shėn Toma, megjithėse ruajtėn lidhjen organike midis teologjisė dhe filozofisė, qenė tė parė qė pranuan autonominė e nevojshme, pėr tė cilėn filozofia dhe teologjia kishin nevojė qė tė zbatoheshin me efikasitet nė fushat pėrkatėse tė kėrkimit.
    Duke filluar nga Mesjeta e vonshme, megjithatė, dallimi i ligjshėm ndėrmjet dy dijeve u shndėrrua shkallė-shkallė nė njė ndarje ogurzesė.
    Si pasojė e njė shpirti tė tepruar racionalist, i pranishėm nė disa mendimtarė, qėndrimet u bėnė rrėnjėsore, duke arritur nė njė filozofi tė ndarė dhe absolutisht autonome kundrejt pėrmbajtjeve tė besimit.
    Ndėr pasojat e tjera tė njė ndarjeje tė tillė, qe, gjithashtu, ajo e njė mosbesimi gjithnjė e mė tė fortė ndaj vetė arsyes.
    Disa filluan tė shpallnin njė mosbesim tė pėrgjithshėm, skeptik dhe agnostik, ose pėr t’i krijuar mė shumė hapėsirė besimit, ose pėr tė ēkredituar ēdo referim tė mundshėm racional tė saj.

    Me pak fjalė, ēka mendimi patristik dhe mesjetar kishte ngjizur dhe vėnė nė jetė si njė njėsi tė thellė, gjeneruese e nje njohjeje tė aftė tė arrinte format mė tė larta tė spekulimit, u shkatėrrua nga sistemet qė pėrqafuan ēėshtjen e njė njohje racionale tė ndarė nga besimi dhe alternativa e saj.

    Torrkerry

Faqja 7 prej 20 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •