ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU IV NR. 38.
MARRĖDHĖNIA NDĖRMJET BESIMIT DHE ARSYES.
a)Etapa domethėnėse tė takimit ndėrmjet besimit dhe arsyes.
38. Takimi i krishterimit me filozofinė, pra, nuk qe i menjėhershėm dhe i lehtė.
Praktikimi i saj dhe frekuentimi i shkollave iu duk tė krishterėve tė parė mė shumė si njė shqetėsim, se sa njė mundėsi.
Pėr ata, detyra e parė dhe urgjente ishte shpallja e Krishtit tė ngjallur pėr t’u parashtruar nė njė takim personal tė aftė pėr ta udhėhequr bashkėbiseduesin drejt kthimit tė zemrės dhe kėrkesės sė Pagėzimit.
Kjo nuk do tė thotė , megjithatė, qė ata nuk i jepnin rėndėsi detyrės pėr tė thelluar inteligjencėn e besimit dhe tė motivimeve tė tij.
Pėrkundrazi! E padrejtė dhe fodulle,rezulton ndėrkohė kritika e Kelsit, qė akuzon tė krishterėt se janė “tė palexuar dhe tė trashė”.
Shpjegimi i mosinteresimit tė tyre duhet tė kėrkohet gjektė.
Nė tė vėrtetė, takimi me Ungjillin ofronte njė pėrgjigje tė kėnaqshme pėr ēeshtjen qė deri nė atė ēast nuk ishte zgjidhur ende, mbi kuptimin e jetės, saqė frekuentimi i filozofėve u dukej atyre si njė gjė e largėt e nė njė farė mėnyre e tejkaluar tashmė.
Kjo shfaqet edhe mė qartė, nėse mendohet ajo prurje e krishterimit qė qėndron nė pohimin e sė drejtės universale pėr t’iu pėrqasur tė vėrtetės.
Duke rrėzuar pengesat racore, shoqėrore dhe seksuale, krishterimi kishte shpallur, qysh prej fillimit tė tij, barazinė e tė gjithė njerėzve para Zotit. Pasoja e parė e kėtij konceptimi i bashkohej temės sė tė vėrtetės.
Tejkalohej vendosmėrisht karakteri elitar, qė kėrkimi i saj kishte pranė tė lashtėve: pasi hyria nė tė vėrtetėn ėshtė njė e mirė, qė lejon tė arrihet te Zoti.
Tė gjithė duhet tė jenė nė gjendje ta pėrshkojnė kėtė rrugė.
Rrugėt pėr tė mberritur tė vėrtetėn mbeten tė shumta, megjithatė, meqėnėse e vėrrteta e krishterė ka njė vlerė shėlbuese, secila nga kėto rrugė mund tė pėrshkohet, me kusht qė tė udhėheqė drejt qėllimit pėrfundimtar, domethėnė drejt zbulimit tė Jezu Krishtit.
Torrkerry
Krijoni Kontakt