Close
Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 194
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU III NR. 30.

    30. Mund tė jetė e dobishme, tani, t’i pėrmendim shpejt e shpejt kėto forma tė ndryshme tė sė vėrtetės.
    Mė tė shumtat janė ato qė mbėshteten mbi evidence tė mėnjėhershme ose vėrtetohen nėpėrmjet eksperimentimit.
    Ky ėshtė rendi i tė vėrtetave qė i pėrkasin jetės sė pėrditshme dhe kėrkimit shkencor.
    Nė njė rafsh tjetėr, gjenden tė vėrteta me karakter filozofik, tek tė cilat njeriu arrin nėpėrmjet aftėsisė spekuluese tė intelektit tė tij.
    Sė fundi, janė tė vėrrteta religjioze, qė nė njė farė mėnyrė ngulin rrėnjėt e tyre edhe nė filozofi.
    Ato ndodhen brenda pėrgjigjeve qė religjionet e ndryshme nė traditėn e tyre u japin pyetjeve tė fundme.

    Pėr sa i pėrket tė vėrtetave filozofike, ėshtė e nevojshme tė saktėsojmė qė ato nuk kufizohen vetėm me doktrinat, nganjėherė jetėshkurtra, tė filozofėve profesionistė.
    Ēdo njeri, sikurse thashė mė parė, ėshtė nė njė farė mėnyrė filozof dhe zotėron koncepte tė tijat filozofike, me tė cilat orienton jetėn e tij.
    Nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, ai formon njė vision global dhe njė pėrgjigjė mbi kuptimin e ekzistimit vetjak.
    Nė njė dritė tė tillė ai interpreton historinė e tij personale dhe rregullon sjelljen e tij.
    Kėtu do tė duhet tė shtrojmė pyetjen mbi marrėdhėnien ndėrmjet tė vėrtetave filozofiko-religjioze dhe tė vėrtetės sė zbuluar nė Jezu Krishtin.
    Para sė t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetje, ėshtė rasti tė vlerėsohet njė e dhėnė tjetėrė e filozofisė.

    Torrkerry

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU III NR. 31.

    31. Njeriu nuk ėshtė krijuar pėr tė jetuar i vetėm.
    Ai lind dhe rritet nė njė familje, pėr tė hyrė mė vonė, me punėn e tij, nė shoqėri.
    Qė prej lindjes, pra, gjendet i zhytur nė tradita tė ndryshme, nga tė cilat merr jo vetėm gjuhėn dhe formimin kulturor, por edhe njė shumėsi tė vėrtetash, tė cilave u beson pothuajse nė mėnyrė instinktive.
    Rritja dhe pjekja individuale, megjithatė, sjellin si pasojė qė vetė kėto tė vėrteta tė vihen nė dyshim dhe tė shoshiten nėpėrmjet veprintarisė sė veēantė kritike tė mendimit.
    Kjo mund tė thotė qė pas kėtij kalimi ato tė vėrteta nuk mund tė “rekuperohen” nė bazė tė pėrvojės, qė ėshtė bėrė, apo si rrjedhim i arsyetimit tė mėvonshėm.
    Megjithatė, nė jetėn e njė njeriu, tė vėrtetat qė thjeshtė besohen, mbeten mė tė shumta se ato qė ai fiton nėpėrmjet verifikimit individual.
    Kush do tė ishte nė gjendje tė shoshiste nė mėnyrė kritike pėrfundimet e shumta tė shkencave mbi tė cilat themelohet jeta moderne?
    Kush do tė mund tė kontrollonte, pėr llogari tė veten, rrjedhėn e informacioneve, qė ēdo ditė arrijnė nga ēdo skaj i botės dhe qė pranohen, nė vija tė pėrgjithshme, si tė vėrteta?
    Kush, nė fund tė fundit, do tė mund tė ripėrshkonte rrugėtimin e pėrvojės dhe tė mendimit, nėpėrmjet tė cilit janė mbledhur thesaret e dijes dhe tė religjiozitetit tė njerėzimit?
    Njeriu, qėnie qė kėrkon tė vėrtetėn, ėshtė pra edhe ai qė jeton me besimin.

    Torrkerry

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU III NR. 32.

    32. Nė besimin e tij, secili i beson njohurive tė marra nėpėrmjet personave tė tjerė.
    Ravijėzohet nė kėtė gjė, njė farė tendosje domethėnėse: nga njėra anė, njohja nėpėrmjet besimit duket si njė formė e papėrsosur e njohjes, qė duhet tė pėrsoset gradualisht nėpėrmjet evidentimit tė arritur personalisht: nga ana tjetėr, besimi rezulton shpeshherė nga pikėpamja njerėzore mė i pasur se sa thjeshtė evidentimi, pasi pėrfshin njė marrėdhėnie ndėrpersonale dhe vė nė veprim, jo vetėm aftėsinė njohėse personale, por edhe aftėsinė mė rrėnjėsore tė besueshmėrisė nė persona tė tjerė, duke hyrė nė njė marrėdhėnie mė tė qėndrueshme dhe mė tė brendshme me to.

    Ėshtė mirė tė nėnvizojmė se tė vėrtetat e kėrkuara nė kėtė marrėdhėnie ndėrpersonale nuk janė parėsisht tė rendit praktik apo tė atij filozofik.
    Ēka kėrkohet, nė fakt, ėshtė vetė e vėrteta e personit: ajo ēka ai ėshtė dhe ajo qė shfaqet nė intimitetin vetjak.
    Pėrsosėmėria e njeriut, nė fakt, nuk qėndron nė pėrfitimin e njohurive abstrakte tė sė vėrtetės, por qėndron edhe nė marrėdhėnien e gjallė tė dhurimit dhe tė besnikėrisė ndaj tjetrit.

    Torrkerry

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU III NR. 33.

    Kėshtu po shohim se termat e problemit plotėsohen nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar.
    Njeriu, nė natyrėn e tij, kėrkon tė vėrtetėn.
    Kjo e vėrtetė ėshtė vetėm pėr pėrftimin e tė vėrtetave tė pjesshme, praktike apo shkencore; ai nuk kėrkon vetėm tė mirėn e vėrtetė pėr secilėn nga vendimet e tij.
    Kėrkimi i tij pritet drejt tė njė vėrtete tjetėr, qė tė jetė nė gjendje tė shpjegojė kuptimin e jetės, prandaj ėshtė njė kėrkim, qė nuk mund tė ketė rrugdalje tjetėr pėrveēse absolutit.
    Falė aftėsisė sė lindur nė mėndimin e tij, njeriu ėshtė nė gjendje tė takojė dhe tė pranojė njė tė vėrtetė tė tillė.
    Duke qenė jetėsore dhe thelbėsore pėr ekzistimin e tij, njė e vėrtetė e tillė arrihet jo vetėm nė rrugė arsyetuese, por edhe nėpėrmjet braktisjes me besim tek personat e tjerė, qė mund tė garantojnė sigurinė dhe autenticitetin e vetė tė vėrtetės.
    Aftėsia dhe zgjedhja pėr t’ia leshuar vetveten dhe jetėn vetjake njė personi tjetėr pėrbėjnė sigurisht njė nga veprimet antropologjike mė domethėnėse dhe mė shprehėse.

    Mos tė harrojmė qė edhe arsyeja ka nevojė tė mbėshtetet nė kėrkimin e saj nga njė dialog i besueshėm dhe nga njė miqėsi e sinqertė.
    Klima dyshuese dhe mosbesuese, qė nganjėherė rrethon kėrkimin spekulues, harron mėsimin e filozofėve tė lashtė, tė cilėt e mbanin miqėsinė si njė nga kontekstet mė tė pėrshtatshme pėr filozofimin e drejtė.
    Pėr sa thashė deri kėtu, del nė pah qė njeriu ndodhet tė njė rrugėtim kėrkimi, i pafund nga pikėpamja njerėzore: kėrkim i sė vėrtetės dhe kėrkim i njė personi tė cilit i besohet.
    Besimi i krishterė e ndihmon duke i ofruar mundėsinė konkrete qė tė shohė tė pėrmbushur qėllimin e kėtij kėrkimi.
    Duke tejkaluar shkallėn e besimit tė thjeshtė, nė fakt, ai e vendos njeriun nė atė rend tė hirit qė i lejon tė marrė pjesė nė misterin e Krishtit, nė tė cilin i ofrohet njohja e vėrtetė dhe koherente e Zotit, NJĖ dhe TRE.
    Kėshtu nė Jezu Krishtin, qė ėshtė e Vėrteta, besimi dallon thirrjen e fundit, qė i drejtohet njerėzimit, nė mėnyrė qė tė pėrmbushė atė ēka pėrjeton si dėshirė dhe nostalgji.


    Torrkerry

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    I-E nderuar Torrkerry,
    jam perpjekur disa here te lexoj dhe mbi te gjitha te kuptoj enciklikat e ndryshme qe ju botoni. Te them te verteten eshte shume e veshtire per ne si lexues te thjeshte te kuptojme se cfare deshironi me te vertete qe ne te kuptojme.
    A mos valle do te ishte me mire per ne qe kur drejtoheni te shkruani letra me te thjeshta dhe me te kuptueshme ne menyre qe edhe perceptimi yne te jete me i lehte?

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    I nderuar mawlo,
    e di se Enciklika "Besimi dhe arsyeja" qė Papa Gjon Pali ka shkruar 10 vjet mė parė ėshtė shumė e vėshtirė dhe ka nevojė pėr njė studim tė vėmendshėm dhe tė vazhdueshėm.
    Qėllimi im ėshtė qė gadalėngadalė njerėzit me vullnet tė mirė tė arrinė tė kenė mbi gjithēka dhe nė mėnyrė tė veēantė mbi realitetin e fesė, njė kuptim tė plotė dhe tė thellė nė dialog me kulturėn moderne, si e bėn edhe Papa Gjon Pali.
    Unė tė sugjėroj qė, duke nisur nga tekstet, ti vetė t'i besh disa pyetjet, qė tė mund tė fillojmė njė dialog.
    Tė falėnderoj.

    Torrkerry
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 04-10-2008 mė 07:59

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU III NR. 34

    34. Kjo e vėrtetė, qė Zoti na zbolon nė Jezu Krishtin, nuk ėshtė nė kundėrshtim me tė vėrtetat qė arrihen duke filozofuar.
    Pėrkundrazi, dy rendet e njohjes prijnė drejt tė vėrtetės nė plotėsinė e saj. Njėsia e tė vėrtetės ėshtė tashmė njė postulat themelor i arsyes njerėzore, e shprehur nga parimi i moskundėrshtimit.
    Zbulesa jep qartėsinė e kėsaj njėsie, duke treguar qė Zoti krijues ėshtė edhe Zoti i historisė sė shėlbimit.
    Zoti i njėjtė dhe identik, qė themelon dhe garanton mundėsinė kuptimit brendėsor dhe arsyeshmėrinė e rendit natyror tė gjėrave, mbi tė cilat shkencėtarėt mbėshteten me besim, ėshtė i njėjti qė zbulohet si Atė e Zotėrisė tonė Jezu Krisht.
    Kjo njėsi e tė vėrtetės, natyrore dhe e zbuluar, e gjen identitetin e saj tė gjallė dhe personal nė Krishtin, ashtu sikurse na kujton edhe Apostulli: “E vėrteta ėshtė nė Jezusin”(Ef. 4,21; Kol 1,15-20).
    Ai ėshtė Fjala e amshuar, nė tė cilin gjithēka ėshtė krijuar dhe, njėherėsh, Fjala e mishėruar, qė me tė gjithė personin e Tij zbulon Atin (Gjn 1,14-.18).
    Ēka arsyeja njerėzore kėrkon “pa e njohur” (Vap 17,23), mund tė gjendet vetėm nėpėrmjet Krishtit: ēka zbulohet nė Tė, nė fakt ėshtė “e vėrteta e plotė” (Gjn 1, 14-16) e ēdo qėnieje qė nė tė dhe nėpėrmjet tij u krijua dhe nė tė gjen pėrmbushjen (Kol 1,17).

    Torrkerry

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU III NR. 35.

    35. Nė sfondin e kėtyre vlerėsimeve tė pėrgjithshme, ėshtė e nevojshme tani tė shqyrtojmė nė mėnyrė mė tė drejtėpėrdrejtė marrėdhėnien ndėrmjet tė vėrtetės sė zbuluar dhe filozofisė.
    Kjo marrėdhėnie imponon njė vlerėsim tė dyfishtė, pasi e vėrteta qė na vjen nga zbulesa ėshtė nė tė njėjtėn kohė, njė e vėrtetė qė duhet tė kuptohet nė dritėn e arsyes.
    Vetėm nė kėtė kuptim tė dyfishtė, nė fakt ėshtė e mundur tė saktėsojmė marrėdhėnien e drejtė tė sė vėrtetės sė zbuluar me dijen filozofike.
    Tė shqyrtojmė nė rradhė tė parė marrėdhėnien ndėrmjet besimit dhe filozofisė gjatė historisė, prej aty do tė jetė e mundur tė dallohen disa parime qė pėrbėjnė pikat e referimit, qė na duhen pėr tė vendosur marrėdhėnien e drejtė ndėrmjet dy rendeve tė njohjes.

    Torrkerry

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU IV NR. 36.

    MARRĖDHĖNIA NDĖRMJET BESIMIT DHE ARSYES.


    a) Etapa domethėnėse tė takimit ndėrmjet besimit dhe arsyes.

    36. Sipas dėshmisė sė Veprave tė Apostujve, shpallja e krishterė u ballafaqua, qysh prej fillimeve tė saj, me rrymat filozofike tė kohės.
    I njėjti libri na tregon pėr diskutimin qė Shėn Pali pati nė Athinė me “disa filozofė epikureanė dhe stoikė” (17,18).
    Analiza ekzegjetike e atij fjalimi nė Areopag,vuri nė dukje aludimet e pėrsėritura pėr bindjet popullore me prejardhje mė sė shumti stoike.
    Sigurisht, qė kjo gjė nuk ishte e rastėsishme.
    Pėr t’u kuptuar prej paganėve, tė krishterėt e parė, nė diskutimet e tyre nuk mund t’i referoheshin vetėm “Moisiut dhe profetėve”, do t’u duhej tė nxisnin edhe njohje natyrore tė Zotit dhe zėrin e ndėrgjegjes morale tė ēdo njeriu (Rm 1,19-21; 2,14-15; Vep 14,16-17).
    Por pasi njė njohje natyrore e tillė, nė religjonin pagan, kishte rėnė nė idhujtari (Rm 1,21-32), Apostulli mendoi me menēuri tė lidhė fjalimin e tij me mendimin e filozofėve, tė cilėt, qysh prej fillimit, u kishin kundėrvėnė miteve dhe kulteve misterike koncepte mė tė denja pėr pėrtejshmen hyjnore.

    Njė nga pėrpjekjet mė tė mėdha, qė filozofet klasikė vunė nė veprim, qe ai i pastrimit tė konceptimeve qė njerėzit kishin pėr Zotin nga format mitologjike.
    Sikurse dimė, edhe religjoni grek, jo shumė ndryshe nga pjesa mė e madhe e religjioneve kozmike, ishte politeist, saqė arriti tė hyjnizonte sende dhe dukuri tė natyrės.
    Pėrpjekjet e njeriut pėr tė kuptuar zanafillės e perėndive, dhe nė ta, tė gjithėsisė gjetėn shprehjen e tyre tė parė te poezia.
    Teogonitė mbeten deri nė ditėt e sotme, dėshmia e parė e kėtij kėrkimi tė njeriut.
    Qe dėtyra e etėrve tė filozofisė, tė nxirrnin nė pah lidhjen ndėrmjet arsyes dhe religjionit.
    Duke zgjeruar shikimi drejt parimeve universale, ata nuk u mjaftuan mė me mitet e lashta, por deshėn tė arrijnė t’u japin njė themel racional besimeve tė tyre te hyjnitė.
    U nis kėshtu njė rrugė qė duke dalė nga traditat e lashta tė veēanta, vazhdonte nė njė zhvillim, qė pėrkonte me nevojat e arsyes universale.
    Synimi, drejt tė cilit prirej njė zvillim i tillė ,ishte vetėdija kritike mbi atė ēka besohej.
    I pari qė pėrfitoi pėrparėsi nga njė rrugėtim i tillė, qe konceptimi i hyjnisė.
    Bestytnitė u dalluan si tė tilla dhe religjioni, tė paktėn pjesėrisht, u pastrua nėpėrmjet analizės racionale.
    Mbi kėtė bazė, Etėrit e Kishės nisėn njė dialog frytdhėnės me fiolozofėt antikė, duke i hapur rrugėn shpalljes dhe kuptimit tė Zotit tė Jezu Krishtit.

    Torrkerry

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU IV NR. 37.

    MARRĖDHĖNIA NDĖRMJET BESIMIT DHE ARSYES.


    a) Etapa domethėnėse tė takimit ndėrmjet besimit dhe arsyes.

    Duke pėrmendur kėtė lėvizje pėrafėrimi tė tė krishterėve ndaj filozofisė, ėshtė e nevojshme tė kujtojmė edhe sjelljen e kujdesshme qė nė ta ngjallnin elementė e tjerė tė botės kulturore pagane, sikurse pėr shembull gnozi.
    Filozofia, si menēuri praktike dhe shkollė jetė, mund tė ngatėrrohej lėhtėsisht me njė lloj njohjeje mė tė lartė, ekzoterike, e mundur, vetėm pėr pak tė pėrsosur.
    Padyshim qė Shėn Pali e ka fjalėn pėr kėta lloj spekulimesh ekzoterike, kur e tėrheq vėmendjen Kolosianėve:
    “Kini kujdes qė askush mos t’iu mashtrojė me filozofinė e tij dhe me fjalime tė kota tė frymėzuara nga tradita njerėzore, sipas elementėve tė botės dhe jo sipas Krishtit” (2,8).
    Kėto fjalė tė Palit paraqiten mė shumė se kurrė aktuale, nesė mendojmė pėr format e ndryshme tė ekzoterizmit, qė kanė marrė dhėnė sot te disa besimtarė, tė cilėve u mungon sensi i duhur kritik.
    Nė gjurmėt e Palit, tė tjerė shkrimtarė tė shekujve tė parė, nė mėnyrė tė veēantė Shėn Ireneu dhe Tertuliani, ngrenė dyshymet e tyre ndaj njė impostimi kulturor, qė mėtonte t’ia nėnrendiste tė vėrtetėn e Zbulesės interpretimeve tė filozofėve

    Torrkerry

Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •