ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU III NR. 30.
30. Mund tė jetė e dobishme, tani, t’i pėrmendim shpejt e shpejt kėto forma tė ndryshme tė sė vėrtetės.
Mė tė shumtat janė ato qė mbėshteten mbi evidence tė mėnjėhershme ose vėrtetohen nėpėrmjet eksperimentimit.
Ky ėshtė rendi i tė vėrtetave qė i pėrkasin jetės sė pėrditshme dhe kėrkimit shkencor.
Nė njė rafsh tjetėr, gjenden tė vėrteta me karakter filozofik, tek tė cilat njeriu arrin nėpėrmjet aftėsisė spekuluese tė intelektit tė tij.
Sė fundi, janė tė vėrrteta religjioze, qė nė njė farė mėnyrė ngulin rrėnjėt e tyre edhe nė filozofi.
Ato ndodhen brenda pėrgjigjeve qė religjionet e ndryshme nė traditėn e tyre u japin pyetjeve tė fundme.
Pėr sa i pėrket tė vėrtetave filozofike, ėshtė e nevojshme tė saktėsojmė qė ato nuk kufizohen vetėm me doktrinat, nganjėherė jetėshkurtra, tė filozofėve profesionistė.
Ēdo njeri, sikurse thashė mė parė, ėshtė nė njė farė mėnyrė filozof dhe zotėron koncepte tė tijat filozofike, me tė cilat orienton jetėn e tij.
Nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, ai formon njė vision global dhe njė pėrgjigjė mbi kuptimin e ekzistimit vetjak.
Nė njė dritė tė tillė ai interpreton historinė e tij personale dhe rregullon sjelljen e tij.
Kėtu do tė duhet tė shtrojmė pyetjen mbi marrėdhėnien ndėrmjet tė vėrtetave filozofiko-religjioze dhe tė vėrtetės sė zbuluar nė Jezu Krishtin.
Para sė t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetje, ėshtė rasti tė vlerėsohet njė e dhėnė tjetėrė e filozofisė.
Torrkerry
Krijoni Kontakt