Close
Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 194
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU I DYTĖ, NR. 20.


    20. Arsyeja, nė kėtė pėrspektivė, vlerėsohet, por nuk mbivlerėsohet.
    Aq sa ajo arrin, nė fakt, mund tė jetė e vėrtetė, por merr domethėnje tė plotė vetėm nėse pėrmbajtja e saj vendoset nė njė horizont mė tė gjėrė, si ai i besimit: “Zoti drejton hapat e njeriut e si atėherė njeriu mund tė dijė udhėn e vet?” (Fu 20,24).
    Pėr Besėlidhjen e Vjetėr besimi ēliron arsyen, pasi e lejon tė mbėrrijė nė mėnyrė koherente objektin e saj tė njohjes dhe ta vendosė nė atė rend suprem, nė tė cilin gjithēka merr njė kuptim.
    Me njė fjalė, njeriu nėpėrmjet arsyes arrin tė vėrtetėn, sepse, i ndriēuar nga besimi, zbulon kuptimin e thellė tė ēdo gjėje dhe veēanėrisht, tė ekzistimit tė tij.
    Me tė drejtė, Autori i shenjtė e vendos fillimin e njohjes sė vėrtetė, pikėrisht, nė ndrojtjen e Zotit: “Ndrojtja ndaj Zotit ėshtė fillimi I urtisė” (Fu 1,7; Sir 1,14).

    Torrkerry

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU I DYTĖ, NR. 21.

    Fillon me kėtė numėr 21, pjesa e dytė e kapitullit, me titullin: “Fitoje urtinė, fitoje menēurinė” (Fu 4,5).

    21. Njohja nė Besėlidhjen e Vjetėr nuk themelohet vetėm ne njė vėzhgim tė kujdesshėm tė njeriut, tė botės dhe tė historisė, por supozon edhe njė marrėdhėnje tė domosdoshme me besimin dhe me ē’ ka pėrmban Zbulesa.
    Kėtu gjendhen sfidat qė popullit tė zgjedhur iu ka dashur tė pėrballojė dhe tė cilave iu ka dhėnė njė pėrgjigje,
    Duke reflektuar mbi kėtė gjendhje tė tij, njeriu biblik zbulon se nuk mund ta kuptojė veten e tij, pėrveēse si njė “qėnie nė marrėdhėnie” me veten e tij, me popullin e tij, me botėn dhe me Zotin.
    Kjo hapje ndaj misterit, qė i vinte nga zbulesa, ka qenė pėr tė nė fund burimi i njė njohjeje tė vėrtetė, qė i ka lejuar arsyes sė tij tė hyjė nė hapėsirat e pafundėsisė, duke pėrfituar mundėsi kuptimi, deri atėherė tė pashpresuara.

    Pėrpjekja e kėrkimit, pėr autorin e shenjtė, nuk ishte pa mundim, qė rridhte prej pėrplasjes me caqet e arsyes.
    Kjo nuhatet, pėr shembull, nė fjalėt, me tė cilat Libri i Fjalėve tė Urta denoncon mundimin qė rrjedh nga pėrpjekja pėr tė kuptuar sheshtimet e mistershme tė Zotit (30,1-6).
    Mėgjithatė, pavarėsisht nga mundimi, besimtari nuk dorėzohet.
    Pėrpjekja pėr tė vazhduar rrugėtimin e tij, drejt sė vėrtetės, i vjen nga siguria se Zoti e ka krijuar si njė “hulumtues” (Kish 1,13), misioini i tė cilit ėshtė tė mos lėrė asnjė rrugė pa provuar, megjithė pėrfrikėsimin e vazhdueshėm tė dyshimit.
    Duke u mbėshtetur mbi Zotin, ai mbetet i drejtuar, gjithnjė e kudo, drejt asaj c’ka ėshtė e bukur, e mirė dhe e vėrtetė.

    Torrkerry

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU I DYTĖ, NR. 22.

    22. Shėn Pali, nė kreun e parė tė letrės drejtuar Romakėve, na ndihmon qė tė ēmojmė mė mirė se sa depėrtues ėshtė reflektimi i Librave tė Urtisė.
    Duke zhvilluar njė argumentim filozofik me njė gjuhė popullore, Apostulli shpreh njė tė vėrtetė tė thellė: nėpėrmjet krijimit “sytė e mendjes” mund tė arrijnė tė njohin Zotin.
    Ai, nė fakt, nėpėrmjet krijesave, bėn qė arsyeja tė intuitojė “fuqinė” e tij dhe “hyjninė” e tij (Rom 1,20).
    Pra, arsyes sė njeriut, i njihet njė aftėsi qė pothuajse duket se tejkalon vetė caqet natyrore tė vetės, jo vetėm se ajo nuk ėshtė e kufizuar brenda njohjes ndjesore, nga ēasti qė mund tė reflektojė mbi tė, nė mėnyrė kritike, por duke argumentuar mbi tė dhėnat e ēdo realiteti ndjesor, mund tė mberrijė shkakun e zanafillės sė ēdo realiteti tė ndjeshėm.
    Me anė tė terminologjisė filozofike mund tė themi qė, nė tekstin e rėndėsishėm paulin, pohohet aftėsia metafizike e njeriut.

    Sipas Apostullit, nė sheshtimin zanafillės tė krijimit ishte e paraparė aftėsia e arsyes nė tejkalimin pa mund tė realitetit ndjesor, pėr tė arritur nė vetė zanafillėn e gjithēkaje: Krijuesin.
    Pas mosdėgjesės, me anėn tė sė cilės njeriu zgjodhi tė vėrė vetveten nė autonomi tė plotė dhe absolute ndaj Atij qė e kishte krijuar, kjo lehtėsi e mbėrritjes te Krijuesi u venit.

    Libri i Zanafillės pėrshkruan nė mėnyrė tė dukshme kėtė gjendje tė njeriut, kur tregon se Zoti e vendosi njeriun nė kopshtin e Edenit, nė qendėr tė tė cilit ndodhej “pema e njohjes sė tė mirės dhe tė keqės” (2,17). Simboli ėshtė i qartė: njeriu nuk ishte nė gjendje tė dallonte dhe tė vendoste prej vetvetes ē’ka ishte mirė e ‘ka ishte keq, por duhet tė referohet njė parimi mė tė lartė.
    Verbėria e krenisė mashtroi prindėrit tanė tė parė, se kinse ishin sovranė dhe autonomė dhe se mund t’ia dilnin pa njohje qė rridhte nga Zoti.
    Nė mosdėgjesėn e tyre zanafillėse ata pėrfshinė ēdo burrė dhe ēdo grua, duke i shaktuar plagė arsyes, tė cilat qysh nga ai ēast krijuan pengesa pėr rrugėtimin drejt tė vėrtetės sė plotė.
    Tashmė aftėsia njerėzore pėr tė njohur tė vėrtetėn u errėsua nga armiqėsia kundrejt Atij, qė ėshtė burimi dhe zanafilla e tė vėrtetės.
    Ėshtė pėrsėri Apostulli ai qė na zbulon se sa mendimet e njerėzve, pėr shkak tė mėkatit, u bėnė “tė kota” dhe arsyetimet tė shtremėruar dhe tė orientuara drejt tė pavėrtetės (Rom 1,21-22).
    Sytė e mendjes nuk ishin mė tė aftė tė shikonin me qartėsi dhe, nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar, arsyeja mbeti si njė e burgosur e vetvetes.
    Ardhja e Krishtit ishte ngjarja e shėlbimit, qė ēliroi arsyen nga dobėsia e saj, duke e ēliruar nga prangat nė tė cilat ajo kishte burgosur vetveten.

    Torrkerry

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU I DYTĖ, NR. 23.

    23. Marrėdhenja e tė krishterit me filozofinė, ndėrkohė, kėrkon njė punė hulumtuese rrėnjėsore.
    Nė Besėlidhjen e Re, sidomos nė letrat e shėn Palit, njė e dhėnė del nė pah me njė qartėsi tė madhe: kundėrvėnia ndėrmjet “dijes sė kėsaj bote” dhe asaj tė Zotit e zbuluar nė Jezu Krishtin.
    Thellėsia e dijes sė zbuluar ēan rrethin e skemave tona tė zakonshme tė reflektimit, qė nuk janė nė gjendje ta shprehin ashtu si duhet.

    Fillimi i letrės sė parė drejtuar Korintasve e nxjerr nė pah rrėnjėsisht kėtė dilemė. Biri i Zotit i kryqėzuar ėshtė ngjarja historike kundėr tė cilės thyhet ēdo pėrpjekje e mendjes pėr tė ndėrtuar mbi argumentime vetėm njerėzore njė pėrligje tė mjaftueshme tė kuptimit tė ekzistimit.
    Pika kyēe e vėrtetė, qė sfidon ēdo lloj filozofie, ėshtė vdekja e Jezu Krishtit nė kryq.
    Kėtu, nė fakt, ēdo pėrpjekje pėr tė thjeshtuar sheshtimin shėlbues tė Atit, nė njė logjikė krejtėsisht njerėzore, ėshtė e destinuar tė dėshtojė. “Ku ėshtė i dijshmi?
    Ku ėshtė mėsuesi i Ligjit? Ku ėshtė shqyrtuesi i kėsaj bote? Pse a nuk e bėri Hyji tė marri urtinė e kėsaj bote? (1Kor 1,20), pyet veten me emfazė Apostulli.
    Pėr ēka Zoti do tė realizojė, nuk ėshtė mė e mundshme vetėm dija e njeriut tė urtė, por kėrkohet njė kalim vendimtar drejt pranimit tė njė risie rrėnjėsore: “Por Hyji zgjodhi tė marrėt pėr t’i turpėruar tė menēurit dhe tė dobėtit nė sy tė botės, mu edhe ata qė nuk janė, qė t’i asgjėsojė ata qė janė” (1Kor 1,27-28).
    Dija e njeriut refuzon tė shikojė, nė dobėsinė e tij, parakushtin e fuqisė sė tij, por Shėn Pali nuk ngurron tė pohojė: “Kur jam i dobėt, atėherė jam i fortė” (2Kor 2,10) .
    Njeriu nuk mund tė kuptojė se si vdekja mund tė jetė burim i jetės dhe i dashurisė, por Zoti ka zgjedhur pėr tė zbuluar misterin e sheshtimit tė tij tė shėlbimit, pikėrisht, ēka arsyeja e konsideron “marri” dhe “shkandull”.
    Duke folur gjuhėn e folozofėve bashkėkohės tė tij, Pali arrin kulmin e mėsimit tė tij dhe tė paradoksit qė do tė shprehė: “Zoti zgjodhi ēka nė botė ėshtė asgjė, qė tė asgjėsojė ata qė janė.”(1Kor 1,28).
    Pėr tė shprehur natyrėn e gratuitetit tė dashurisė sė zbuluar nė Kryqin e Krishtit, Apostulli pa ndrojtje, pėrdor gjuhėn mė rrėnjėsore qė filozofėt pėrdornin nė reflektimet e tyre mbi Zotin.
    Arsyeja nuk mund tė zbrazė misrterin e dashurisė qė Kryqi pėrfaqėson, ndėrsa Kryqi mund t’i japė arsyes pėrgjigjet e fundme qė ajo kėrkon.
    Jo dija e fjalėve, por Fjala e Dijes ėshtė ajo ēka Shėn Pali vė si kriter tė sė vėrtetės dhe sėbashku tė shėlbimit.

    Dija e Kryqit, pra, tejkalon ēdo kufizim kulturor qė mėton tė imponohet dhe detyron hapjen ndaj univerėsalitetit tė sė vėrtetės qė mbart nė vetveten.
    Ēfarė sfide i paraqitet arsyes sonė dhe ē’pėrparėsi ajo pėrfiton nėse dorėzohet!

    Filozofia. qė tashmė prej vetvetes ėshtė nė gjendje tė pranojė pėrtejshmėrinė e vazhdueshme tė njeriut drejt tė vėrtetės, e ndihmuar nga besimi, mund t’i hapet dhe tė pranojė, nė “marrinė” e Kryqit, kritikėn e natyrshme ndaj atyre, qė kinse mendojnė tė zotėrojnė tė vėrtetėn, duke e pėshtjelluar nė cektinėn e sistemeve tė tyre.
    Marrėdhėnia ndėrmjet besimit dhe filozofisė gjen, nė predikimin e Krishtit tė kryqėzuar dhe tė ngjallur, shkėmbin kundėr tė cilit mund tė mbytet, por pertej tė cilit mund tė dalė nė oceanin e pakufi tė sė vėrtetės.
    Kėtu shihet qartė kufiri ndėrmjet arsyes dhe besimit, por bėhet e qartė edhe hapėsira, nė tė cilėn kėta tė dyja mund tė takohen.

    Torrkerry

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU I TRETĖ I ENCIKLIKĖS “BESIMI DHE ARSYEJA”


    INTELLEGO UT CREDAM

    24. Nė veprat e Apostujve, Ungjilltari Luka tregon qė gjatė udhėtimeve tė tij misionare, Palin arrin nė Athinė.
    Qyteti i filozofėve ishte pėrplot me shtatore qė paraqisnin idhujt tė ndryshėm.
    Njė altar tėrhoqi vėmendjen e Palit dhe ai menjėherė e mori si pikėnisje pėr tė gjetur njė themel tė pėrbashkėt, mbi tė cilin tė niste shpallja e kerigma-s: “Atėherė Pali u ngrit nė midis tė Areopagut e tha: ‘Qytetarė tė Athinės! Po shoh se nė ēdo pikėpamje qenkeni njerėz shumė besimtarė, sepse, duke kaluar e vėrejtur monumentet tuaja tė kultit hyjnor, gjeta edhe njė altar, nė tė cilin ėshtė shkruar: Zotit tė panjohur!
    Pra, Atė, tė cilin ju e nderoni pa e njohur, unė jua kumtoj.” (Vap 17,22-23).
    Duke u nisur nga kėtu,shėn Pali flet pėr Zotin si krijues, si ai qė i tejkalon ēdo gjė dhe qė gjithēkaje i jep jetė.
    Mė pas vazhdoi fjalimin e tij: “Prej njė njeriu krijoj mbarė gjininė njerėzore, qė ta banonte mbarė sipėrfaqen e dheut; caktoi rendin e kohėve dhe kufitė e vendbanimit tė tyre, qė ta kėrkojnė Zotin e nė ndonjė mėnyrė tė mund ta gjejnė. Ai nuk ėshtė larg asnjėrit prrej nesh” (Vap 17, 26-27).

    Apostulli nxjerr nė dritė njė tė vėrtetė qė pėr Kishėn ka qėnė gjithnjė njė thesar: nė thellėsinė mė tė thellė tė zemrės sė njeriut ėshtė mbjellė dėshira dhe nostalgjia e Zotit.
    E pėrmend fuqishėm edhe liturgjia e tė Premtes sė madhe; duke na ftuar nė lutje pėr ata qė nuk besojnė, na bėn tė themi: “O Zot i gjithpushtetshėm dhe i amshuar, ti ke vendosur nė zemrėn e njerėzve njė nostalgji aq tė thellė tė Ty, qė vetėm kur tė tė gjejnė, kanė paqe”.
    Ekziston, pra, njė rrugėtim qė njeriu, nėse do, mund ta pėrshkojė; ai e ka zanafillėn nė aftėsinė e arsyes, qė tė lartėsohet pėrmbi tė kalueshmen pėr tė lundruar drejt pambarimėsisė.

    Nė mėnyra tė ndryshme dhe nė kohė tė ndryshme njeriu ka treguar se di t’i japė zė kėsaj dėshire tė tij tė brendshme.
    Letėrsia, muzika, piktura, skultura, arkitektura dhe ēdo prodhimtari tjetėr e inteligjencės krijuese janė bėrė tashmė kanale, nėpėrmjet tė cilave ai shpreh ankthin e kėrkimit tė tij.
    Filozofia nė mėnyrė tė veēantė ka pėrmbledhur nė vetvete kėtė lėvizje dhe ka shprehur me mjetet e saj dhe sipas mėnyrave tė saj tė mirėfillta, kėtė dėshirė universale tė njeriut.

    Torrkerry

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU III, NR 25.

    25. “Tė gjithė njerėzit dėshirojnė tė dinė”, dhe objekti i mirėfilltė i kėsaj deshire ėshtė e vėrteta.
    Vetė jeta e pėrditshme tregon se sa gjithkush ėshtė interesuar tė zbulojė, pėrtej asaj qė vetėm ka dėgjuar, se si janė me tė vėrtetė gjėrat.
    Njeriu ėshtė e vetmja qėnie nė tė gjithė krijimin e dukshėm, qė jo vėtėm ėshtė e aftė tė dijė, por edhe tė dijė se di, dhe pėr kėtė arsye atij i intereson e vėrteta reale e asaj ēka duket.
    Askush nuk mund tė jetė indifferent, sinqerisht, ndaj tė vėrtetės sė dijes sė tij.
    Nėse zbulon qė ėshtė e pavėrtetė, e flak tej; nėse mund tė sigurohet pėr tė vėrtetėn, ndjehet i kėnaqur.
    Kėtė na mėson edhe shėn Augustini, kur thotė: “Kam takuar shumė njerėz qė donin tė mashtronin, por asnjėri qė donte tė mashtrohej”.
    Me tė drejtė mendohet qė njė person ka arritur nė moshėn e rritur, kur fillon tė dallojė, me mjetet e veta, ēka ėshtė e vėrtetė e ēka nuk ėshtė, duke formuar kėshtu njė gjykim mbi realitetin objektiv i gjėrave.
    Kėtu qėndron edhe motive i shumė kėrkimeve, veēanėrisht nė fushėn e skencave, qė kanė sjellur, nė shekujt e fundit, pėrfundime shumė domethėnėse, duke mbėshtetur njė zhvillim autentik tė njerėzimit nė tėrėsi.

    Jo mė pak i rėndėsishme se sa kėrkimi nė rafshin teorik, ėshtė ai nė rafshin praktik: kėtu nėnkuptoj kėrkimin e tė vėrtetės nė marrėdhėnie me tė mirėn qė duhet pėrmbushur.
    Me verprin e tij etik, personi, duke vepruar sipas njė vuillneti tė lirė dhe tė drejtė, hyn nė rrugėn e lumturisė dhe shkon drejt pėrsosmėrisė.
    Edhe nė kėtė rast bėhet fjalė pėr tė vėrtetėn.
    E kam ritheksuar kėtė bindje nė Letrėn enciklike Veritatis splendor. “Nuk ka moral pa liri…Nėse ekziston e drejta e respektit nė rrugėtimin vetjak pėr kėrkimin e tė vėrtetės, mė parė akoma ekziston detyrimi i rėndė moral pėr secilin qė tė kėrkojė tė vėrtetėn dhe ta pranojė, njėherė qė e ka njohur”.

    Ėshtė e nevojshme, pra, qė vlerat e zhgjedhura dhe tė zbatuara nė jetėn personale tė jenė tė vėrteta, pasi vetėm vlera tė vėrteta, mund tė pėrsosin individin duke realizuar natyrėn e tij.
    Kėtė tė vėrtetė vlerash njeriu e gjen jo duke u mbyllur nė vetvete, por duke u hapur dhe duke e pranuar edhe nė pėrmasa qė e tejkalojnė.
    Ky ėshtė njė kusht i domosdoshėm, nė mėnyrė qė ēdonjėri tė bėhet vetvetja dhe tė hedhė shtat si njė person i rritur dhe i pjekur.

    Torrkerry

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU III, NR. 26.

    26. E vėrteta i paraqitet njeriut, fillimisht,nė formė pyetėse: A ka njė kuptim jeta?
    Pėr nga ėshtė drejtuar?
    Nė pamje tė parė, ekzistimi individual mund tė shfaqet rrėnjėsisht pa njė kuptim.
    Nuk ėshtė e nevojshme t’u drejtohemi filozofėve tė absurdit, as pyetjeve provokuese qė gjenden nė Librin e Jobit, pėr tė dyshuar mbi kuptimin e jetės.
    Pėrvoja e pėrditshme e vuajtjes, personale dhe e tė tjerėve, pamja e shumė fakteve qė nė dritėn e arsyes duken tė pashpjegueshme, mjaftojnė pėr ta bėrė tė pashmangshme njė ēeshtje kaq dramatike siē ėshtė ajo mbi kuptimin e jetės.
    Kėsaj t’i shtohet, qė e vėrteta e parė absolute e sigurtė pėr ekzistimin tonė, pėrtej faktit qė ekzistojnė, ėshtė pashmangshmėria e vdekjes sonė.
    Pėrballė kėtij fakti kaq tronditės, imponohet kėrkimi i njė pėrgjigje tė kėnaqshme. Ēdonjėri do dhe duhet tė njohė tė vėrtetėn mbi fundin e tij.
    Ai do tė dijė nėse vdekja do tė jetė mbarimi pėrfundimtar i ekzistencės sė tij, apo nėse ka diēka qė e tejkalon vdekjen; nėse i lejohet tė shpresojė nė njė jetė tjetėr apo jo.
    Nuk ėshtė pa domethėnie fakti qė mendimi filozofik tė ketė marrė njė orientim tė tij vendimtar prej vdekjes sė Sokratit dhe ka mbetur i shenjuar prej tij prej mė shumė se dy mijėvjeēarėsh.
    Nuk ėshtė aspak e rastėsishme, pra, qė filozofėt pėrballė faktit tė vdekjes kanė marrė nė shqyrtim gjthnjė, nė mėnyrė tė pėrsėritshme, kėtė problem sėbashku me atė tė kuptimit tė jetės dhe tė pavdekėsisė.

    Torrkerry

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU III, NR. 27.
    27. Kėtyre pyetjeve askush nuk mund t’u ikė, as filozofi e as njeriu i zakonshėm.
    Nga pėrgjigjia qė u jepet atyre, varet njė etapė vendimtare e kėrkimit: nėse ėshtė e mundur apo jo, qė tė arrihet njė e vėrtetė universale dhe absolute.
    Nė vetvete, ēdo e vėrtetė edhe e pjesėshme, nėse ėshtė realisht e vėrtetė paraqitet si universale.
    Ēka ėshtė e vėrtetė, duhet tė jetė e vėrtetė pėr tė gjithė e pėr gjithmonė.
    Pėrtej kėtij universaliteti, megjithatė, njeriu kėrkon njė absolut qė tė jetė i aftė t’i japė pėrgjigje dhe kuptim tė gjithė kėrkimit tė tij: diēka e fundme, qė vihet si themel i ēdo gjėje.
    Me fjalė tė tjera, ai kėrkopn njė shpjegim pėrfundimtar, njė vlerė tė lartė, pėrtej sė cilės nuk ka dhe as nuk mund tė ketė pyetje apo saktėsimė tė mėtejshme.
    Hipotezat mund tė jenė tėrheqėse, por nuk kėnaqin.
    Pėr tė gjithė arrin ēasti nė tė cilin, me hir a me pahir, ka nevojė tė themelohet ekzistimi vetjak nė njė tė vėrtetė tė pranuar si pėrfundimtare, qė tė jetė e qartė e jo mė object dyshimi.

    Filozofėt, gjatė shekujve, janė pėrpjekur tė shprehin njė tė vėrtetė tė tillė, duke i dhėnė jetė njė sistemi apo njė shkolle mendimi.
    Gjithsesi, pėrtej sistemeve filozofike, ka shprehje tė tjera nė tė cilat njeriu pėrpiqet t’i japė formė njė “filozofie” tė tij: ėshtė fjala pėr bindje apo pėrvoja personale, tradita familjare dhe kulturore, itinerare ekzistenciale, nė tė cilat i besohet autoritetit tė njė mėsuesi.
    Nė ēdonjėrėn nga kėto shfaqje, ēka mbetet gjthnjė e gjallė, ėshtė dėshira pėr tė arritur sigurinė e sė vėrtetės dhe tė vlerės sė saj absolute.

    Torrkerry

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU III.

    Fytyrat e ndryshme tė sė vėrtetės sė njeriut.

    28. Jo gjithmonė, duhet pranuar, kriteri i sė vėrtetės paraqitet me njė tejdukshmėri tė tillė dhe konsekuente.
    Kufizueshmėria e lindur e arsyes dhe paqėndrueshmėria e zemrės ėrrėsojnė dhe devijonė kėrkimin personal.
    Tė tjerė interesa tė rendeve tė ndryshme mund tė mbysim tė vėrtetėn.
    Ndodh edhe qė njeriu pothuajse i ikėn sapo fillon dhe e shikon nga larg, pasi ka frikė nga kėrkesat qė pasojnė.
    Megjithėkėtė, edhe kur e shmang, ėshtė gjithmonė e vėrteta ajo qė ndikon ekzistimin; nė fakt, ai kurrė nuk do tė mund ta themelonte jetėn e tij mbi dyshimi, mbi pasigurinė ose mbi mashtrimin. Njė ekzistim i tillė do tė ishte vazhdimisht i kėrcėnuar nga frika dhe nga ankthi.
    Mund ta pėrkufizojmė njeriun, atėherė, si ai qė kėrkon tė vėrtetėn.

    Torrkerry

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ENCIKLIKA “BESIMI DHE ARSYEJA”, KREU III NR. 29.

    29. Nuk mund tė mendohet qė njė kėrkim kaq thellė i rrėnjosur nė natyrėn njerėzore, tė mund tė jetė krejt i padobishėm dhe i kotė.
    Vetė aftėsia e kėrkimit tė sė vėrtetės dhe shtrimit tė pyetjeve pėrbėn tashmė njė pėrgjigje fillestare.
    Njeriu nuk mund tė fillojė tė kėrkojė ēka ai injoron krejtėsisht dhe ta vlerėsojė atė si absolutisht tė paarritshme.
    Vetėm pėrspektiva se mund tė arrijė nė njė pėrgjigje, mund ta shtyjė tė hedhė hapin e parė.
    Nė fakt, pikėrisht kjo ėshtė ajo ēka ndodh normalisht nė kėrkimin shkencor.
    Kur njė skencetar, si pasojė e njė intuitimi tė tij, vihet nė kėrkim tė njė shpjegimi logjik dhe tė verifikueshėm tė njė dukurie tė caktuar, ai qė prej fillimit ka besim nė gjetjen e njė pėrgjigjeje, dhe nuk dorėzohet pėrballė dėshtimeve.
    Ai nuk e quan tė padobishėm intuitėn fillestare, vetėm sepse nuk ka arritur objektivin; me tė drejtė do tė thotė, qė nuk ka gjetur ende pėrgjigjen e duhur.

    E njėjta gjė duhet tė vlejė edhe pėr kėrkimin e sė vėrtetės nė rrafshin e ēėstjeve tė fundme.
    Etja pėr tė vėrtetėn ėshtė aq shumė e rrėnjosur nė zemrėn e njeriut, saqė pėrjashtimi i saj do tė komprometonte ekzistimin.
    Me njė fjalė, mjafton tė vėzhgojmė jetėn e pėrditshme pėr tė vėrtetuar se si secili prej nesh mbart nė vetvete zekthin e disa pyetjeve thellbėsore dhe njėherėsh ruan nė mendjen e tij skicėn e pėrgjigjeve e tyre.
    Janė pėrgjigje pėr vėrtetėsinė e tė cilave jemi tė bindur, edhe pse provohet qė nė substancė nuk ndryshojnė nga pėrgjigjet qė kanė dhėnė shumė tė tjerė.
    Sigurisht qė jo ēdo e vėrtetė qė fitohet, zotėron tė njėjtėn vlerė.
    Megjithatė, nga rezultatet e pėrbashkėta tė arritura, vėrtetohet aftėsia qė qenia njerėzore ka pėr t’iu afruar, nė vija tė pėrgjithshme, tė vėrtetės.

    Torrkerry

Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •