Kopioj n. 6 e Enciklikės “Besimi dhe arsyeja”.
E ngulitur fuqimisht nė kompetencėn qė e ka zanafillėn nė tė qenit e Zbulesės sė Jezu Krishtit, Kisha ka qėllim tė ripohojė nevojėn e reflektimit mbi tė vėrtetėn. Pėr kėtė arsye unė kam vendosur t’ju drejtohem juve, vėllezėr tė nderuar nė Ipeshkėvi, me tė cilėt ndaj misionin e shpalljes “haptazi tė ungjillit” (2Kor 4,2), sikurse edhe teologėve dhe filozofėve tė cilėve u takon detyra e hulumtimit mbi aspektet tė ndryshme tė sė vėrtetės, dhe tė gjithave personave qė janė nė kėrkim, pėr tė ndarė disa pėrsjatje mbi rrugėtimin qė ēon te dija e vėrtetė, derisa, kushdo qė e ka nė zemėr dashurinė pėr tė, tė mund tė ndėrmarrė rrugėn e drejtė pėr ta arritur dhe ta gjejė nė tė pushim pėr mundin e tij dhe gėzim shpirtėror.
Mė shtyn nė kėtė nizmė, parasėgjithash, vetėdija qė shprehet nga fjalėt e Koncilit tė Dytė tė Vatikanit, kur pohon se Ipeshkvinjtė janė “dėshmitarė tė sė vėrtetės hyjnore dhe katolike”. Dėshmimi i sė vėrtetės ėshtė atėherė njė dėtyrė qė na ėshtė besuar ne Ipeshkėvinjėve dhe nuk mund tė heqim dorė prej saj, pa munguar nė shėrbesėn qė kemi marrė. Duke ripohuar tė vėrtetėn e besimit, mund t’i japim njeriut tė kohės tonė njė besim tė natyrshėm nė aftėsitė e tij njohėse dhe t’i ofrojmė filozofisė njė stimul, qė ajo tė mund tė rekuperojė dhe tė zhvillojė dinjitetin e saj tė plotė.
Njė arsye tjetėr mė shtyn nė shtrirjen e kėtyre pėrsiatjeve. Nė Letrėn ėnciklike Veritatis Splendor, kam tėrhequr vėmendjen mbi “disa tė vėrteta themelore tė doktrinės katolike qė nė kontekstin aktual rrezikojnė tė shtrembėrohen apo tė mohohen”.
Me kėtė Letėr dėshiroj tė vazhdoj atė reflektim, duke pėrqendruar vėmendjen mbi temėn e tė vėrtetės dhe tė themelit tė saj nė marrėdhėnie me besimin.
Nuk mund tė mohohet, nė fakt, qė kjo periudhė ndryshimesh tė shpejta dhe tė ndėrlikuara i ekspozon, sidomos brezat tė rinj, tė cilėve u pėrket dhe nga tė cilėt varet e ardhmja, pėrpara ndjesisė sė tė qenit pa njė pikėreferimi autentike.
Nevoja e njė themeli, mbi tė cilin ndėrtohet ekzistimi personal dhe shoqėror, ndjehet nė mėnyrė tė fuqishme, sidomos kur je i detyruar tė konstatosh copėzimin e ideve tė parashtruara qė e ngrenė ēka ėshtė e kalueshme nė rangun e vlerės, duke shpresuar mė kot pėr mundėsinė e arritjes sė kuptimit tė vėrtetė tė ekzistimit.
Ndodh atėherė, qė shumėkush e zvarrit jetėn e tij pothuajse nė grykė tė humnerės, pa ditur se ēka do tė takojė.
Kjo varet edhe nga fakti se, ndonjėherė, kush ishte thirrur pėr tė shprehur nėpėrmjet formave kulturore, frytin e reflektimeve mendore tė tij, e ka larguar shikimin nga e vėrteta, duke parapėlqyer mė shumė suksesin e menjėhershėm se sa mundimin e njė hulumtimi tė durueshėm mbi ēka meriton tė jetohet. Filozofia, qė ka pėrgjegjėsinė e madhe tė formimit tė mendimit dhe tė kulturės nėpėrmjet thirrjes sė vazhdueshme pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn, duhet tė rekuperojė fuqishėm thirrjen e saj zaėnafillėse.
Prandaj kam ndjerė jo vetėm nevojėn, por edhe detyrėn e ndėrhyrjes mbi kėtė temė, qė njerėzimi, nė prag tė mijvjeēarit tė tretė tė krishtėrimit, tė vetėdijesohet qartas pėr burimet e mėdha qė i janė dhėnė dhe tė angashohet me njė guxim tė pėrtėrirė pėr vėnė nė veprim planin shėlbues, brenda tė cilit gjendet historia e tij.
torrkerry
Krijoni Kontakt