Close
Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 194
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Kopioj n. 6 e Enciklikės “Besimi dhe arsyeja”.



    E ngulitur fuqimisht nė kompetencėn qė e ka zanafillėn nė tė qenit e Zbulesės sė Jezu Krishtit, Kisha ka qėllim tė ripohojė nevojėn e reflektimit mbi tė vėrtetėn. Pėr kėtė arsye unė kam vendosur t’ju drejtohem juve, vėllezėr tė nderuar nė Ipeshkėvi, me tė cilėt ndaj misionin e shpalljes “haptazi tė ungjillit” (2Kor 4,2), sikurse edhe teologėve dhe filozofėve tė cilėve u takon detyra e hulumtimit mbi aspektet tė ndryshme tė sė vėrtetės, dhe tė gjithave personave qė janė nė kėrkim, pėr tė ndarė disa pėrsjatje mbi rrugėtimin qė ēon te dija e vėrtetė, derisa, kushdo qė e ka nė zemėr dashurinė pėr tė, tė mund tė ndėrmarrė rrugėn e drejtė pėr ta arritur dhe ta gjejė nė tė pushim pėr mundin e tij dhe gėzim shpirtėror.
    Mė shtyn nė kėtė nizmė, parasėgjithash, vetėdija qė shprehet nga fjalėt e Koncilit tė Dytė tė Vatikanit, kur pohon se Ipeshkvinjtė janė “dėshmitarė tė sė vėrtetės hyjnore dhe katolike”. Dėshmimi i sė vėrtetės ėshtė atėherė njė dėtyrė qė na ėshtė besuar ne Ipeshkėvinjėve dhe nuk mund tė heqim dorė prej saj, pa munguar nė shėrbesėn qė kemi marrė. Duke ripohuar tė vėrtetėn e besimit, mund t’i japim njeriut tė kohės tonė njė besim tė natyrshėm nė aftėsitė e tij njohėse dhe t’i ofrojmė filozofisė njė stimul, qė ajo tė mund tė rekuperojė dhe tė zhvillojė dinjitetin e saj tė plotė.

    Njė arsye tjetėr mė shtyn nė shtrirjen e kėtyre pėrsiatjeve. Nė Letrėn ėnciklike Veritatis Splendor, kam tėrhequr vėmendjen mbi “disa tė vėrteta themelore tė doktrinės katolike qė nė kontekstin aktual rrezikojnė tė shtrembėrohen apo tė mohohen”.
    Me kėtė Letėr dėshiroj tė vazhdoj atė reflektim, duke pėrqendruar vėmendjen mbi temėn e tė vėrtetės dhe tė themelit tė saj nė marrėdhėnie me besimin.
    Nuk mund tė mohohet, nė fakt, qė kjo periudhė ndryshimesh tė shpejta dhe tė ndėrlikuara i ekspozon, sidomos brezat tė rinj, tė cilėve u pėrket dhe nga tė cilėt varet e ardhmja, pėrpara ndjesisė sė tė qenit pa njė pikėreferimi autentike.
    Nevoja e njė themeli, mbi tė cilin ndėrtohet ekzistimi personal dhe shoqėror, ndjehet nė mėnyrė tė fuqishme, sidomos kur je i detyruar tė konstatosh copėzimin e ideve tė parashtruara qė e ngrenė ēka ėshtė e kalueshme nė rangun e vlerės, duke shpresuar mė kot pėr mundėsinė e arritjes sė kuptimit tė vėrtetė tė ekzistimit.
    Ndodh atėherė, qė shumėkush e zvarrit jetėn e tij pothuajse nė grykė tė humnerės, pa ditur se ēka do tė takojė.
    Kjo varet edhe nga fakti se, ndonjėherė, kush ishte thirrur pėr tė shprehur nėpėrmjet formave kulturore, frytin e reflektimeve mendore tė tij, e ka larguar shikimin nga e vėrteta, duke parapėlqyer mė shumė suksesin e menjėhershėm se sa mundimin e njė hulumtimi tė durueshėm mbi ēka meriton tė jetohet. Filozofia, qė ka pėrgjegjėsinė e madhe tė formimit tė mendimit dhe tė kulturės nėpėrmjet thirrjes sė vazhdueshme pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn, duhet tė rekuperojė fuqishėm thirrjen e saj zaėnafillėse.
    Prandaj kam ndjerė jo vetėm nevojėn, por edhe detyrėn e ndėrhyrjes mbi kėtė temė, qė njerėzimi, nė prag tė mijvjeēarit tė tretė tė krishtėrimit, tė vetėdijesohet qartas pėr burimet e mėdha qė i janė dhėnė dhe tė angashohet me njė guxim tė pėrtėrirė pėr vėnė nė veprim planin shėlbues, brenda tė cilit gjendet historia e tij.

    torrkerry

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Disa fjalė pėr tė kuptuar: BESIMI.

    Besimi

    1) Besimi ėshtė njė metodė njohjeje.
    2) Cili ėashtė mjeti nė dispozicion tė njeriut pėr tė njohur? Ėshtė arsyeja: arsyeja ėshtė mjeti qė njeriu ka pėr ta njohur diēka. Pėr kėtė mund tė themi se besimi ėshtė njė metodė pėr tė njohur qė ja pėrket arsyes. D.m.th. njė njeri nuk do tė kishte mundėsi tė besojė nė qoftė se nuk do tė ishte i pajsur me kėtė aftėsi qė quhet arsyeja, qė pėr kėtė arsye duhet tė kuptohet jo si njė cilėsi, por si njė pjesė pėrbėrėse tė kustetutės (tė natyrės) sė njeriut.
    Pra besimi nuk ėshtė njė devocion ndaj Zotit, nuk ėshtė njė ndjenjė ndaj Jezusit apo ndaj shejntėrve, nuk ėshtė njė alucinacion, nuk ėshtė njė ndjenjė mėshirė ndaj tė tjerėve, nuk ėshtė tė dish pėrmend ligjet morale tė imponuar nga njė libėr tė shenjtė, nuk ėshtė tė vishesh nė njė mėnyrė tė caktuar sepse je prift apo motėr...Besimi ėshtė njė metodė njohjeje e arsyes, arsyes qė nuk ėshtė njė cilėsi pėr tė arsyetuar nė njė mėnyrė logjike, por ėshtė njė pjesė pėrbėrėse esenciale nė njeriun kėshtu qė mund tė themi se njeriu u shfaq nė kėtė botė kur njė materie filloi tė jetė e pajsur me tė.
    Pse e arsyes? Sepse arsyeja ėshtė sistemi nėpėrmjet tė cilit njeriu njeh gjithēka. Sepse faktori i njohjes nė njeriun ėshtė njė metodė (metodė d.m.th. formė, sistem, dinamika) njohjeje sė arsyes. Jo sė engjėjve, por sė arsyes! Jo sė Shenjtit, por sė arsyes!
    Pse, duke qenė njė metodė njohjeje sė arsyes, quhet besimi? Cfarė metodė njohjeje ėshtė? Ėshtė njė metodė njohjeje sė arsyes nė njė mėnyrė indirekte, d.m.th. nėpėrmjet njė dėshmitari.
    Njohja direkte nuk ka nevojė pėr njė dėshmitar? Zakonisht jo: 2 + 2 = 4 pėr mua, pa nevojė e vėrtetimit tė dikujt tjetrit. Por ēdo herė qė lezojmė njė libėr, apo qė mėsojmė astronomi, ēdo njohje qė thithim nga libra e nga media, ka njė karakter indirekt.
    3) Nėse besimi ėshtė njė metodė njohjeje sė arsyes, nėpėrmjet njė dėshmitari
    ( nėna ma ka thėnė. E kam lexuar nė njė libėr. E kam parė nė televizion), problemi ėshtė qė dėshmitari tė jetė i besueshėm, qė tė mė thotė tė vėrtetėn, qė tė mos mė mashtrojė. Problemi ėshtė besueshmėria e dėshmitarit: qė unė ta di mirė atė qė ju them e qė nuk doja t’ju mashtroj.

    Tani vetėm dy verejtje:
    a) Nėse besimi ėshtė njė metodė njohjeje sė arsyes, ai nuk ėshtė njė fenomen qė merret me krishtėrimin, apo me myzlymanizmin, me ateizmin...Ai ėshtė veti karakteristike e njeriut, e natyrės njerėzore. Njerėzit nuk do tė njihnin as 1/10 tė gjėrave qė i njohin, nėsė kjo metodė njohjeje nuk do tė ekzistonte. Njerėzit nuk do tė kishin mundėsi tė jetojnė nė shoqėri nėse nuk do tė kishin nė dispozicion kėtė metodė njohjeje indirekte, tė bazuar nė mundėsi tė veproj sipas besueshmėrie apo jo besueshmerie ndaj atyre qe mė rrethojnė.
    b) Merret me krishtėrizmin kjo metodė njohjeje indirekte? Po, sepse krishtėrimi flet pėr Zotin, pėr unitet dhe trinine e tij, shpall misterin e misherimit tė personit se dytė tė trinisė sė Shenjtė. Si i njeh njeriu kėta dy mistere e besimit? Cfarė duhet tė bėjė pėr ta njohur? Shqyrton Zotin? Studion Zotin? Si pėr shėmbull Pasteur ka zbuluar bakteret duke shikuar me njė mikroskopi?
    Pėrgjigja do tė jetė: JO.
    Sepse njė i krishter i njeh kėto mistere nėpėrmjet njė dėshmitari, nė njė mėnyrė indirekte, pra nėpėrmjet Jezusit. Atėherė problemi ėshtė nėse Jezusi ėshtė e besueshėm apo jo.
    Pas disa muaj, nė temėn “iniciacioni i krishter” do tė studiojmė nėse Krishti meriton besimin tonė apo jo. Kjo ėshtė tema esenciale e krishterimit. Krishtėrimi ėshtė njohja nėpėrmjet njė dėshmitari njerėzor, e njė gjeje qė nuk mund tė njohim me mjetet vetėm njerėzorė: nėpėrmjet besimit, qė ėshtė njė metodė njohjeje sė arsyes, mund tė njihet natyra e Zotit dhe jeta e tij, natyra e Misrterit, dhe jeta e tij, sepse Ai (Zoti, Misteri) e don kėtė.


    torrkerry

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Vėnia e Enciklikės “Besim dhe arsyeja”nė quadrin e kohės sė vet, nė pėrspektivėn e mėsimit tė Magjiterit kishtar mbi arsyen.

    Marrėdhenjet mes kishės Katolike dhe filozofisė moderne dhe bashkėkohore duken paradoksale. Por ėshtė njė paradoks qė zgjon habje dhe ngjall vėmendje nė ata qė mund tė lexojnė e tė interpretojnė pa paragjikime ēfarė me vėrtetė ka ndodhur.
    Nė fakt, kur arsyeja shpreh pretendimin e vet per “tė njohur gjithēka” e pėr kėtė pretendon tė sundojė mbi ēdo gjė e mbi njeriun, Magjisteri i Kihės menjėherė ia pėrkujton asaj kufijtė e saj, nga momenti qė edhe ajo ėshtė njė qenie e krijuar e, pra, pėr kėtė Kisha kėrkon qė ajo tė jetė e vetdijshme pėr dobėsinė radikale e saj. (Nė kėtė kontekst do tė ishte shumė interesantė njė studim e kritikės kundėr racionalizmi sipas Dokumentit “Dei Filius”, sė Koncilit tė parė sė Vatikanit).
    E kur, ndryshe, arsyeja e frushkullon veten, duke menduar se ėshtė e paaftė pėr tė kumptuar diēka e duke marrė njė qėndrim qė e shtyn tė heqė dorė pėrballė pyetjeve pėrfundimtare metafisike, qė, sido qė tė jetė, janė tė pranishme nė ndėrgjegjen e ēdo qenie qė mendon (“Kush jam? Nga vij e ku shkoj? Pse prania e tė keqės? Pse vdekja? Ēfarė do tė jetė pas vdekjes?” - Enciklika Besimi dhe arsyeja), ateherė Kisha ėshtė gjithmonė nė gatishmėri pėr t’ia pėrkujtuar asaj kėtė tė vėrtetė, qė ajo nuk mund tė refuzojė rolin e vet dhe vetitė e posaēme tė vet. Kisha, pėrkundrazi, e nxit atė qė tė guxojė tė ecė drejtė aventurės sė diturisė. (mjafton qė ta pėrkujtojmė kritikat kundėr fideizmit nga ana e Magjisterit sė Kishės).
    Enciklika “Besimi dhe Arsyeja”, duke mos harruar krejt rreziqet e pretendimeve racionaliste, i inkurajon mendimtarėt nė qėllim qė tė thellėsojnė kėrkimet e tyre, nė kėtė moment ndryshimesh kulturorė, qė mund tė quajmė “postmodernitet”, nė mėnyrė qė tė jenė tė qartė kufijtė, por edhe mė shumė fuqinė e arsyės, sepse kultura e sotme, e infektuar nga njė subjektivizėm i acaruar, tė ēon nė drejtim tė njė relativizmi dhe tė njė nikilizmi, qė e paralizojnė impenjimin e mendimtarėve qė me realizėm kėrkojnė nėpėrmjet arsyes ta njohin realitetin nė tė gjitha faktorėt e tij.

    Torrkerry

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “Besimi dhe arsyeja janė si dy krahėt me tė cilėt shpirti lartėsohet drejt kundrimit tė sė vėrtetės”.

    Do tė filloj me njė mendim mbi “postmodernitetin”.
    Disa mendimtarė e konsiderojnė njė fenomen kalimtar, lidhur me njė modė kulturorė qė nuk ka njė pėrspektivė drejt njė ardhshme sė gjatė.
    Papa Gjon Pali mendon qė fjala “postmodernitet” ėshtė emri i njė epokės sė re, qė me karakterėt e veēantė sė tij, mund tė ndikojė nė kulturėn e njė epokės sė historisė. “Termi, nė fakt, pėrcakton emergjencėn e njė tėrėsie faktorėsh tė rinj tė cilėt, meqenėse janė pėrhapur gjerėsisht dhe fuqishėm, janė treguar tė aftė tė krijojnė dryshime tė rėndėsishme dhe tė qėndrueshme” (nr. 91).
    Karakterėt e dukshme tė kalimit nga moderniteti nė postmodernitetin mund tė jenė kalimi nga sistemi nė fragmentin, e, nė drejtim antropologjik, kalimi nga “figura e njeriut qė, i paijsur me pemėn e palmės” (me njė shkop nė duart), ec nė kėtė botė nėpėrmjet pėrdorimit tė njė arsyeje tė aftė tė fitojė ēdo luftė, nė “ego-n, pluhur dhe hi”, tė vetdijshėm pėr paqėndrueshmėri radikale sė tij, tė vetdijshėm pėr ekzistimit e tij nė histori (pra tė faktit qė do tė ketė njė mbarim) e vetdijshėm edhe pėr pamundėsinė e tij pėr ta njohur tė vėrtetėn nė tėrėsinė e saj (Nga Rosenzėeig: Ylli i shpėrblimit).

    Gjon Pali i Dytė, duke shprehur mendimin katolik autentik, shpall bindjen e tij qė besimi e arsyeja duhet tė bashkėjetojnė nė harmoni nė njė mendim qė lind nga bindja qė njeriu ėshtė pėr natyrėn e vet njė qenie qė varet prej dikuit, pra nė njė mendim tė lidhur nė njėfarė mėnyrė me besimin, e qė, sa herė qė paraqitet rasti, do tė privilegjojė aspektet filozofikė apo teologjikė, por qė nė ēdo rast duhet tė hyn nė njė horizont unitar dije, pėr tė zhmangur rrezikun postmodern tė njė copėzimi tė acaruar. Ndoshta fjalėt e Papės mund tė jenė mė tė qarta: “...dėshiroj tė ripohoj fuqimisht bindjen se qenia njerėzore mund tė arrijė nė njė vizion unitar dhe organik tė dijes...Segmentimi i njohjes, me afrimin e pjeshėm ndaj tė vėrtetės dhe copėzimin pasues tė kuptimit, pengon unitetin e brendshėm tė njeriut bashkėkohor. Si mund tė mos shqetėsohet Kisha nga kjo? Kjo detyrė e dijes u vjen barinjve tė saj, drejtėpėrdrejtė nga Ungjilli, dhe ato nuk mund tė tėriqen nga detyrimi pėr ta kryer atė” (nr 85).
    Atėherė, fillimi i Enciklikės na ndihmon ta kuptojmė atė nė njė mėnyrė mė tė thelle: “Besimi dhe arsyeja janė si dy krahė tme tė cilėt shpėirti njerėzor lartėsohet drejt kundrimit tė sė vėrtetės”. Fjala “dy” ėshtė shumė e rėnsdėsishme, sepse ajo na detyron qė tė zhmanget ēdo integralizėm, qoftė nga ana e besimit nė ballafaqim me arsyen (integralizėm fideistik), qoftė nga ana e arsyes nė ballafaqim me besimin (integralizėm racionalistik), dhe njėkohėsisht propozon njė vizion kundrues tė sė vėrtetės, nė tė cilėn zhduken tė gjitha format e mendimit zotėrues dhe del nė pah me fuqinė e tij pasurues mendimi sodites, qė detyrimisht duhet tė marrė si pikėreferimi Zbulesėn, qė nė Enciklikėn “Besimi dhe arsyeja” orienton jo vetėn mendimin teologjik, por edhe mendimin filozofik: “Zbulesa e krishterė ėshtė ylli i vėrtetė i orientimit pėr njeriun, qė ecėn mu nė midis tė kushtėzimeve tė mundėsisė imanentiste dhe ngushticave tė njė logjike teknokratike; ėshtė mundėsia e fundit qė i jepet nga ana e Zotit pėr tė gjetur plotėsinė e shestimit fillestar tė dashurisė, i nisur me krijimin. Njeriut dėshirues pėr tė njohur tė vėrtetėn, nėse ende ėshtė i aftė tė shikojė pėrtej shestimeve tė tij, i ėshtė dhėnė mundėsia tė ndreqė marrėdhėnjen e natyrshme me jetėn e tij duke ndjekur rrugėn e sė vėrtetės. Fjalet e Lp mund tė shkojnė mirė kėsaj situate: “Ky urdhėr qė unė po ta jap sot, nuk ėshtė tepėr i vėshtirė pėr ty, as nuk ėshtė tepėr larg teje, nuk ėshtė i vėnė nė qiell , qė tė thuash: -Kush mund tė ngjitet pėr ne nė qiell pėr tė na e sjellė qė ta mėsojmė dhe ta shtjem nė veprim?-. As nuk ėshtė pėrtej detit qė tė gjesh skak tė thuash: -Kush do tė mund tė kalojė pėrtej detit pėr ne pėr tė na e sjellė qė ta njohim e tė kryejmė ēka ėshtė urdhėruar? - . Jo fjala ėshtė kreitėsisht afėr teje, mu nė gojen tėnde, nė zemrėn tėnde qė ta zbatosh!” {(30,11-14) e nr 15}.

    Torrkerry

  5. #15
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    faleminderit per Encikliken "Fides et Ratio"

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Do tė kopjoj tani nga kapitulli i parė tė enciklikws “Besimi dhe arsyeja” nr. 7.

    Titulli i Kapitulli ėshtė: ZBULIMI I DIJES SE ZOTIT.
    Tema e parė e kapitullit ėshtė: Jezusi, zbuluesi i Atit.

    7) Nė themel tė reflektimit, qė Kisha kryen, qėndron vetėdija se ajo mbartėsja e njė lajmi qė e ka burimin te vetė Zoti (2Kor 4,1-2). Njohja, qė ajo u parashtron njerėzve, nuk vjen nga njė reflektim i saj, qoftė edhe mė i larti, por nga pranimi nė besim i fjalės sė Zotit (1Sel 2,13) . Nė zanafillėn e besimit tonė, qėndron njė takim, i vetėm nė llojin e tij, qė shėnon hapjen e njė misteri tė fshehur nė shekuj (1Kor 2,7; Rom 16,25-26), por tashmė i zbuluar: “I pėlqeu Zotit, nė mirėsinė dhe dijen e tij, tė zbulojė vetveten dhe tė bėjė tė njihet misteri i vullnetit tė tij (Ef 1,9), nėpėrmjet tė cilit njerėzit nėpėr Krishtin, Fjalėn e bėrė njeri, nė Shpirtin e Shenjtė, hynė tek Ati dhe bėhen pjesėmarrės tė natyrės hyjnore” (DV 2).
    Kjo ėshtė njė nismė krejtėsisht e dhuruar, qė e ka zanafillėn te Zoti. Pėr tė arritur tė gjithė njerėzimin dhe pėr ta shėlbuar atė, Zoti, si burim i dashurisė, dėshiron tė njihet, dhe njohja qė njeriu ka pėr tė, ēon nė pėrmbushje tė ēdo njohje tjetėr tė vėrtetė qė mendja ėshtė e aftė tė arrijė, pėrmbi kuptimin e ekzistimit sė tij.

    torrkerry

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Studiojmė njė fjalė pėr tė kuptuar mė mirė Emciklikėn “Besimi dhe arsyueja”.

    ZBULESA.

    Papa Gjon Pali i Dytė ka zgjedhur tė vendos nė qendėr tė letrės sė vet, temėn e Zbulesės, pėr t’ia dhėnė mėsimit tė vet njė orientim tė pėrshtatshėm pėr tė hyrė nė dialog me mendimtarėt e fundit tė modernitetit , e me mendimtarėt e postmodernitetit, qė shpeshherė ballafoqohen me kėtė temė shumė tė rėndėsishme e themelore nė teologinė e krishterė, nėpėrmjet kategorive dhe metodologjive tė tyre.

    Kjo zgjedhje nuk ėshtė absolutisht e re nė traditėn e krishterė, pėrkundrazi paraqet njė mėsim tė mirėnjohur nė krishterizmin, pėr sa i pėrket problemit sė tė vėrtetės qė definohet “adaequatio rei et intellectus” (njė njohuri ėshtė e vėrtetė kur ajo qė kemi nė mendjen, pėrputhet me realitetin).
    Nė “Besimi dhe arsyeja” lexojmė: “Sidoqoftė ky funkcion i dijes nuk mund tė interpretohet nga njė filozofi, e cila nuk do tė ishte ajo vetė njė dije e vėrtetė dhe autentike, qė drejtohet jo vetėm aspekteve tė veēanta dhe relative tė reales – qofshin kėto funkcionale, formale apo utilitare – por edhe tė vėrtetės sė saj absolute dhe pėrfundimtare, domethėnė vetė qėnie sė objektit tė njohjes. Ja atėherė njė domosdoshmėri e dytė: sqarimi i aftėsisė sė njeriut pėr tė njohur tė vėrtetėn, qė tė arrijė nė njė nhohuri e cila mund tė kapė tė vėrtetėn objektive me anė tė “adequatio rei et intellectus” sė cilės i referohen doktorėt e Skolastikės. Kjo kėrkesė, tipike e besimit, u ripohua shumė qartė nga Koncili i Dytė tė Vatikanit: “Inteligjenca nuk kufizohet vetėm nė caqet e fenomeneve, por ajo mund tė pushtojė realitetin e kuptueshėm me siguri tė plotė, edhe pse, si pasojė e mėkatit, ajo errėsohet dhe dobėsohet disi” (nr.82).

    Pra, nė qoftė kam kuptuar mirė, ato nujohuri qė mund t’ i arrijmė me ndihmėn e Zbulesės, nuk i pėrjashtojnė, por mė fakt, i supozojnė, i kėrkojnė, i fuqizojnė ato tė vėrteta qė i arrijmė “naturalis rationis lumine” (nėpėrmjet njė dritė qė vjen nga arsyeja).

    Pėr kėtė, Enciklika “Besimi dhe arsyeja” pohon pamjaftueshmėrinė e njė mendimi filozofik, qė merret vetėm me aspektin fenomenik e ndodhive, e qė pėr kėtė mund tė quhet relativistė, e ia beson mendimtarėve katolikė (e jo katolikė) njė dėtyrė shumė tė vėshtirė, qė absolutisht duhet tė kryhet: hapja e njė ecjeje tė rėndė, por tė mundshme nga fenomeni nė esencėn, nga celėsitė nė njw kujptim tė pėrsosur, nga tėrėsia e “si-ve” nė tėrėsinė e “pse-ve”. “Nė fund tė kėtij mijėvjeēari, ne ndeshemi me njė sfidė tė madhe; tė dimė tė bėjmė kalimin nga fenomedni tek themeli, njė hap sa i vevojahėm aq dhe urgjent. Nuk mund tė ndalemi vetėm tek pėrvoja; edhe nėse pėrvoja zbulon brendėsinė dhe pėrshpirtėrinė e njeriut, mendimi spekulativ duhet tė depėrtojė nė thelbin shpirtėror dhe nė themelin qė e mbėshtet.
    Prandaj, njė mendim filozofik qė shmang metafizikėn, do tė ishte rrėnjėsisht i papėrshtatshėm pėr tė kryer njė funkcion ndėrmjetės nė tė kuptuarit e ZBULESES.

    Torrkerry

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Njė fjalė e njė koncept tjetėr shumė tė rėndėsishėm nė Enciklikėn “Besimi dhe arsyeja”: METAFIZIKE.

    Papa Gjon Pali ik Dytė nė “Besimi dhe arsyeja” e pėrdor fjalėn “metafizikė” nė lidhje me kuptimin e saj nė Magjisterin e Kishės nė kohėt e fundit e modernitetit e me filozofinė e Tomės nga Akuini.

    Mė parė, duhet tė nėnvizohet qė qėndrimi i Papės ndaj moderniteti e postmodernitetit, (edhe nė qoftė se janė pėrshkruar nė perspektivėn e copėzimit sė mendimit e tė ndarjės mes arsyes dhe besimit) nuk ėshtė vetėm negativ e nga Enciklika nuk dalin vetėm njė refuzim e njė kritikė radikale kundėr tyre, sepse:
    “ėshtė e qartė qė, duke vėzhguar me kujdes, edhe nė reflektim filozofik tė atyre, qė ndihmuan nė zgjerimin e ndarjes midis besimit dhe arsyes, shfaqen nganjėherė fara tė ēmueshme mendimi, qė nėse thellohen dhe zhvillohen me ndershmėri mendje dhe zemre, mund tė bėjnė tė zbulohet rrugėtimi i tė vėrtetės.
    Kėto fara tė sė vėrtetės, pėr shembull, gjenden nė analizat e thelluara mbi perceptimit dhe pėrvojėn, mbi imagjinatėn dhe pavetėdijen, mbi personalitetin dhe ndėrsubjektivitetin, mbi lirinė dhe vlerat, mbi kohėn dhe historinė. Edhe tema e vdekjes mund tė kthehet nė njė qortim tė aspėr, pėr ēdo mendimtar, qė tė kėrkojė brenda vetės sė tij kuptimin autentik tė ekzistimit vetjak. Kjo, megjithatė, nuk pengon qė marrėdhėnia aktuale midis besimit dhe arsyes tė kėrkojė njė pėrpjekje tė kujdesshme dalluese, sepse si arsyeja ashtu edhe besimi janė varfėruar dhe janė dobėsuar pėrballė njėra tjetrės” (nr 48).

    Pastaj Toma nga Akuini nuk propozohet vetėm, si dikur, pėr pėrmbledhjet e mėsimit sė tij, por pikėrisht pėr metoden dialogjike e tij me tradita kulturore dhe fetare tė ndryshme. “Njė vend tė veēantė nė kėtė rrugėtim tė gjatė i takon shėn Tomės, jo vetėm pėr shkak tė pėrmbajtjes sė veprės sė tij, por edhe pėr shkak tė marrėdhėnies dialoguese, qė ai diti tė ndėrtojė me mendimin arab dhe hebre tė kohės sė tij. Nė njė kohė nė tė cilin mendimtarėt e krishterė rizbulonin thesaret e filozofisė sė lashtė dhe nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė atė aristotelike, ai pati meritėn e madhe se vuri nė dukje harmoninė, qė ekziston ndėrmjet arsyes dhe besimit.
    Drita e arsyes dhe ajo e besimit rrjedhin tė dyja nga Zoti – argumentonte ai – prandaj nuk mund tė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn” (nr. 43).

    Nė vazhdim tė kėtij reflektimi, duke pėrkujtuar se kuptimi i besimit ka nevojė pėr njė themelim autentik nė metafizikėn dhe nė ontologjinė, Enciklika na inkurajon qė tė shmangim “rėnien nė pėrsėritje tė shterpėzuara tė skemave tė vjetėruara” (nr 97), sepse njė interpretim autentik i Shėm Tomės kėrkon qė Metafizika, e kuptuar mirė nė brendėsinė e traditės tė krishterė mė tė mirė, paraqet njė karakter dinamik tė veēantė: ajo, nė fakt, nuk e merr frymė nga njė nocion i tė qenurit nė esencėn e tij, por nga nocioni i tė qenurit nė ekzistimit e tij e nė veprim ( = actus essendi). E kjo, sipas Enciklikės, duket njė interpretim autentik e mendimit tė Shėn Tomės.

    Nė fund fare, Enciklika nuk pėrkujton vetėn filozofinė e shėn Tomės, por edhe njė seri mendimtarėsh katolik qė e kanė dhėnė kontributin e tyre nė dialog me rrymat filozofike mė tė ndryshme e qė kanė dėshmuar se me tė vėrtetėn njė marrėdhėnjė korrektė mes filozofisė dhe teologjisė mund tė japė shumė frytė: “Ripėrtėritja tomiste dhe neotomiste, megjithatė nuk ka qenė e vetmja shenjė e rinisjes sė mendimit filozofik nė kulturėn e frymėzimit tė krishterė.Para dhe njėherėsh me ftesėn leoniane, kishin dalė nė dritė jo pak filozofė katolikė, qė, duke u rilidhur me rryma mendimi tė asaj kohe, sipas njė metodologjie te vetėn, kishin prodhuar vepra filolzofike tė njė ndikim tė madh dhe me vlerė tė qėndrueshme. Pati prej tyre pėrpunues tė disa sintezave tė njė profili shumė tė lartė, qė nuk kanė ėfarė t’i kenė zili sistemeve tė mėdha tė idealizmit; pati prej atyre qė vunė bazat epistemologjike pėr njė trajtim tė ri tė bėsimit nė dritėn e njė kuptimi tė ripėrtėrirė tė ndėrgjegjes morale; pati edhe prej tyre, tė cilėt prodhuan njė filozofi, qė, duke u nisur nga e tė sė kėtushmės, hapi rrugėn drejtė tė pėrtejmes, dhe kush nė fund, u pėrpoq tė lidhte kėrkesat e besimit me horizontin e metodologjisė fenomenologjike. Nga perspektiva tė ndryshme, me pak fjalė, u vazhdua tė prodhoheshin forma tė reflektimit filozofik qė kanė patur si qėllim tė mbanin tė gjallė traditėn e mendimit tė krishterė, njė njėsinė e besimit dhe tė arsyes (nr. 59).

    Torrkerry

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Do tė kopjoj tani nga kapitulli i parė tė enciklikės “Besimi dhe arsyeja” nr. 8

    Duke marrė pothuajse fjalė pėr fjalė mėsimin e paraqitur nga kunstetuta “Dei Filius”, tė Koncilit tė parė tė Vatikanit, dhe duke iu pėrmbajtur parimeve tė parashkruara nga Koncili i Trento-s, kushtetuta “Dei Verbum” ka vazhduar rrugėtimin shekullor tė inteligjencės sė besimit, duke reflektuar mbi ZBULESEN, nė dritėn e mėsimit biblik dhe tė tėrė traditės patristike (eterve tė Kishės).
    Nė Koncilin e Parė tė Vatikanit, etėrit kishin nėnvizuar karakterin e mbinatyrshėm tė zbulimit tė Zotit. Kritika racionaliste, qė nė atė periudhė vihej nė lėvizje kundėr fesė, mbi bazėn e tezave tė gabuara dhe shumė tė pėrhapura, rrotullohej rreth mohimit tė ēdo njohjeje qė nuk ishte fryt i aftėsisė natyrore tė arsyes. Ky fakt e kishte dėtyruar Koncilin tė ngulmonte me forcė, qė pėrtej njohjes sė mirėfilltė tė arsyes njerėzore, e aftė pėr nga natyra tė mbėrrinte deri te Krijuesi, ekziston edhe njė njohje, qė ėshtė karakteristikė e veēantė e besimit. Kjo njohje, shpreh njė tė vėrtetė, qė themelohet mbi vetė faktin qė Zoti zbulohet dhe ėshtė njė e vėrtetė shumė e sigurtė, sepse Zoti nuk mashtron dhe nuk do tė mashtrojė.

    torrkerry

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Do tė kopjoj tani nga kapitulli i parė tė enciklikės “Besimi dhe arsyeja” nr. 9.

    Koncili i Dytė e Vatikanit, pra, mėson se e vėrteta e arritur nėpėrmjet reflektimit filozofik, dhe e vėrteta e zbulesės nuk pėshtjellohen, asnjėra nuk e bėn tė parėndėsishme tjetrėn: “Ekzistojnė dy rende njohjeje, tė dallueshme, jo vetėm prej parimit tė tyre, por edhe prej objektit: prej parimit, sepse, te njėri njohim nėpėrmjet arsyes natyrore, tek tjetri nėpėrmjet besimit hyjnor; prej objektit, sepse pėrtej tė vėrtetave qė arsyeja natuyrore mund tė kuptojė, na ėshtė parashtruar qė tė shikojmė misteret e fsheta te Zoti, tė cilat nuk mund tė njihen nėse nuk janė tė zbuluara prej sė lartit”.
    Besimi qė themelohet mbi dėshminė e Zotit dhe pėrfiton nga ndihma mbinatyrore e hirit, efektivisht ėshtė e njė rendi tė ndryshėm nga ai i njohjes filozofike. Kjo e fundit, nė fakt, mbėshtetet mbi perceptimin e ndjesive, mbi pėrvojėn, dhe leviz nė dritėn e intelektit.
    Filozofia dhe shkenzat enden nė rendin e arsyes natyrore, ndėrsa besimi, i ndriquar dhe i udhėhequr nga Shpirti, pranon nė lajmin e shėlbimit “plotėsinė e hirit tė vėrtetės” (Gj 1,14) qė Zoti ka dashur tė zbulojė nė histori dhe nė mėnyrė pėrfundimtare nėpėrmjet Birit tė tij, Jezu Krishtit (1Gj 5,9; Gj 5,31-32).

    Torrkerry

Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •