Close
Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 194
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Mbi kėtwė temė, nga Katekizmi i Kishws katolike.

    NJERIU ĖSHTĖ I “AFTĖ” PĖR ZOTIN

    “Ti je i madh, o Zot, e i denjė pėr lavdi (...) Na ke bėrė pėr vete
    dhe zemra jonė nuk ka pushim derisa mos tė pushojė nė ty”
    (Shėn Augustini)

    Vet Hyji, duke krijuar njeriun nė pamjen e vet, e ka shėnuar nė zemrėn e tij
    dėshirėn qė ta shohė atė. Edhepse kjo dėshirė shpesh nuk ėshtė pėrfillur,
    Hyji nuk pushon qė ta tėrheqė njeriun kah vetvetja, qė tė jetojė dhe gjejė
    nė Tė plotėsinė e vėrtetės dhe tė lumturisė, tė cilėn e kėrkon pa pushim.
    Pėr nga natyra dhe pėr nga thirrja, megjithatė, njeriu ėshtė njė qenie fetare,
    i aftė qė tė hyjė nė lidhje me Hyjin. Kjo lidhje e afėrt dhe jetėsore me Hyjin
    ja jep njeriut dinjitetin e tij kryesor.

    Duke u nisur qė nga krijimi, pra qė nga bota dhe nga karakteri njerėzor,
    njeriu, me arsyen e vetme, mundet me siguri tė njohė Hyjin si fillim
    dhe mbarim tė gjithėsisė, si tė mirėn mė tė madhėrishme, tė vėrtetėn
    dhe bukurinė e pafundme.

    Njeriu, nė tė njohurit e Hyjit nė dritėn e vetme tė arsyes, pėrballohet nė
    shumė vėshtirėsi. Pėr mė shumė nuk mund tė hyjė vetėm nė intimitet
    tė fshehtėsisė hyjnore. Pėr kėtė, Hyji ka dashur ta shndrit atė
    me Zbulimin e tij, jo vetėm pėr ato tė vėrtetat qė i tejkalojnė aftėsitė njerėzore
    pėr tė kuptuar, por edhe mbi tė vėrtetat fetare dhe morale qė edhe pse tė
    arritshme pas dyshim pėr esencėn e tyre, nga arsyeja, mund tė jenė kėshtu tė njohura
    nga tė gjithė pa vėshtirėsi, me siguri tė plotė, dhe pa ndėrhyrje tė gabimit.


    Torrkerry

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Do tė kopjoj tani nga kapitulli i parė tė enciklikės “Besimi dhe arsyeja” nr. 10.

    Nė Koncili i Dytė tė Vatikanit, Etėrit, duke ngulitur shikimin mbi Jezusin zbulues, kanė sqaruar karakterin shėlbues tė zbulimit tė Zotit nė histori dhe kanė shprehur natyrėn e tij nė kėtė mėnyrė: “Me kėtė zbulim, Zoti i padukshėm (Kol 1,15; 1Tm 1,17) nė dashurinė e tij e pa fund u flet njerėsve sikurse miqve tė tij (Dal 33,11; Gj,15,14-15) dhe qėndron me ta (Bar 3,38) pėr t’i ftuar dhe pėr t’i pranuar nė bashkėsi me vetveten. Kjo ekonomi e shėlbimit, ndodh me ngjarje dhe fjalė tė lidhura nė brendėsinė ndėrmjet tyre, nė mėnyrė tė tillė qė, vepra e pėrmbushura nga Zzoti, nė historinė e shėlbimit, shfaqin dhe pėrforcojnė mėsimin dhe realitetet e shprehura nga fjala, dhe fjalėt vėrtetojnė veprat dhe sqarojnė misterin e pėrmbajtur nė to, tė vėrtetėn e thellė mbi Zotin dhe mbi shėlbimin e njerėsve. Nėpėrmjet kėsaj zbulese, shkėlqen para nesh Krishti, i cili ėshtė njėherėsh ndėrmjetėsi dhe plotėsia e tė gjitha zbulimeve” (DV 2).

    Torrkerry

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Nga katekizmii Kishws katolike.


    HYJI I VJEN NĖ TAKIM NJERIUT: ZBULESA E HYJIT.



    Hyji, nė mirėsinė dhe diturinė e vet i zbulohet njeriut. Me ndodhi dhe
    fjalė ai e zbulon Vetveten dhe qėllimin e tij tė dashamirėsisė, tė cilėn e
    ka paracaktuar qė nga amshimi nėpėrmjet Krishtit nė dobi tė njerėzimit.
    Ky qėllim qėndron nė pjesėmarrje nėpėrmjet hirit tė Shpirtit tė Shenjtė,
    tė tė gjithė njerėzve nė jetėn hyjnore, tė atyre tė cilėt janė bijtė e tij tė
    adoptuar nė tė vetmin Birin e tij.

    Hyji, qė nga zanafilla, shfaqet edhe te paraardhėsit, Adami dhe Eva dhe
    i thėrret ata nė njė bashkim intim tė ngushtė me tė. Pas rėnies sė tyre,
    ai nuk e ndėrpreu zbulimin e vet dhe u premtoi shėlbim pėr tėrė
    trashėgimtarėt e tyre. Pas pėrmbytjes, ai lidhi me Noen njė besėlidhje
    ndėrmjet tij dhe tėrė qenieve tė gjalla.


    Hyji zgjodhi Abrahamin duke e thirrur atė jashtė Vendit tė tij pėr ta
    bėrė atė “babė tė shumė kombeve” (Zan 17,5) dhe duke ia
    premtuar atij se nė tė do tė bekojė “tė gjitha Fiset e tokės” (Zan 12,3).
    Trashėgimtarėt e Abrahamit do tė jenė ruajtėsit e premtimeve hyjnore
    tė dhėna Patriarkėve. Hyji krijoi Izraelin si popullin e tij tė zgjedhur, duke
    e shpėtuar atė nga skllavėria e Egjiptit, lidhi me tė Besėlidhjen e Sinait
    dhe nėpėrmjet Moisiut atij ia dha Ligjin e vet. Profetėt shpallėn njė
    shėlbim tė plotė tė popullit dhe njė shėlbim, i cili do tė pėrfshinte tė gjitha
    Kombet nė njė Besėlidhje tė re dhe tė amshueshme. Nga populli i Izraelit
    dhe nga fisi i mbretit David do tė lindė Mesia: Jezusi.


    Cila ėshtė etapa e plotė dhe pėrfundimtare e Zbulesės sė Zotit?
    Ėshtė ajo qė Ati e ka zbatuar nėpėrmjet Jezu Krishtit, Fjalės sė tij
    tė mishėruar, ndėrmjetėsuesit dhe plotėsuesit tė Zbulesės. Ai, duke qenė
    Biri i vetėm i Hyjit i bėrė njeri, ėshtė Fjala e pėrsosur dhe
    pėrfundimtare e Atit. Me dėrgimin e Birit dhe me dhuratėn e Shpirtit,
    Zbulimi tashmė ėshtė kryer plotėsisht edhe pse gjatė shekujve
    feja e Kishės duhet tė zbulojė gradualisht tė gjitha pasuritė e tij.

    “Qė nga ēasti kur ka dhuruar Birin e vet, i cili ėshtė Fjala e tij e
    vetme dhe pėrfundimtare, Hyji na ka thėnė tė gjithat nė njė tė
    vetmėn herė me Fjalėn e Tij dhe nuk ka mė asgjė tjetėr tė na
    thotė” (Shėn Gjoni i Kryqit).

    Torrkerry

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Do tė kopjoj tani nga kapitulli i parė tė enciklikės “Besimi dhe arsyeja” nr. 11.

    Zbulimi i Zotit, pra, hyn nė kohė dhe nė histori.
    Mishėrimi i Jezu Krishtit, madhje ndodh nė “plotėsinė e kohės” (Gal 4,4). Dy mjijė vjet pas asaj ngjarje, e ndjej pėr dėtyrė tė ripohoj me forcė qė “brenda krishtėrimit koha ka njė rėndėsi themelore”. Nė tė, faktikisht, del nė dritė e tėrė vepra e krijimit dhe e shėlbimit dhe mbi tė gjitha, del nė pah fakti qė me mishėrimin e Birit tė Zotit ne jetojmė dhe paraprimė qė tani, atė qė do tė jetė pėrmbushja e kohės (Heb 1,2).
    E vėrteta qė Zoti i ka dorėzuar njeriut, mbi vetveten dhe mbi jetėn e tij, hyn nė kohė dhe nė histori. Sigurisht, ajo ėshtė shpallur njė herė e pėrgjithmonė nė misterin e Jezusit nga Nazaretit. E thotė me fjalė shumė kuptimplota kushtetuta “Dei Verbum”:
    “Zoti pasi foli herė pas here dhe nė shumė mėnyra nėpėrmjėt profetėve, na foli edhe neve nėpėrmjet Birit tė Tij (Heb 1,1-2). Dėrgoi Birin e tij, domethėnė Fjalėn e amshuar, qė ndriēohn tė gjithė njerėzit, nė mėnyrė qė tė banonte nė mes tė njerėzve dhe t’u shpjegonte atyre tė fshehtat e Zotit (Gjn 1,1-18). Jezu Krishti, Fjala e bėrė mish, i dėrguar si “njeri mes njerėzve”, “flet fjalėt e Zotit” (Gjn 3,34) dhe pėrmbush veprėn e shėlbimit, qė i ėshtė besuar nga Ati (Gjn 5,36; 17,4).
    Prandaj, duke parė Atė, shihet edhe Ati (Gjn 14,9), me gjithė praninė e tij dhe me shfaqjen e vetevetes, me fjalė dhe me vepra, me shenja dhe mrekulli, dhe veēanėrisht me vdekjen dhe gjalljen e tij tė lavdishme nga mesi i tė vdekurve dhe nė fund me dėrgimin e Shpirtit tė sė vėrtetės, pėrmbush dhe plotėson Zbulesėn”.
    Historia, ndėrkohė, pėrbėn pėr popullin e Zotit njė shtegtim pėr t’u pėrshkuar tėrėsisht, nė mėnyrė qė, e vėrteta e zbuluar tė shprehė nė plotėsi pėrmbajtjen e saj, falė veprės sė pandėrprerė tė Shpirtit tė Shenjtė (Gjn16,13). Kushtetuta “Dei Verbum”, pėrsėri, na mėson kur pohon qė: “Kisha, gjatė shekujve, priret pandėrprerė drejt plotėsisė sė vėrtetės hyjnore, derisa nė tė, tė pėrmbushen Fjalėt e Zotit”.

    torrkerry

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Nw numrin 11 e Enciklikws Fjala me e rwndwsishme wshtw MISHERIMI.
    Pwr tw kuptuar mirw mwsimi i Papws, do tw marrw disa faqe nga Katekizmi i Kishws Katolike.

    Mishėrimi
    Duke rimarrė shprehjen e Shėn Gjonit («Fjala u bė njeri»: Gjn 1, 14), Kisha e quan «Mishėrim» faktin qė Biri i Zotit ka marrė njė natyrė njerėzore pėr tė realizuar nė tė shėlbimin tonė. Kisha kėndon Misterin e Mishėrimit nė njė himn tė sjellė nga shėn Pali:
    Kini nė ju po ato ndjenja qė ishin nė Krishtin Jezus: i cili, edhe pse me natyrė Hyj, barazinė e vet me Tė nuk e ēmoi si njė visar qė s’ mundet pa tė, por ia mohoi vetvetes e mori natyrėn e shėrbėtorit dhe u bė i ngjashėm me njerėz dhe, pėr kah pamja e jashtme, dukej vetėm njeri. E pėruli vetveten duke u bėrė i dėgjueshėm deri nė vdekje, mu deri nė vdekje nė kryq (Fil 2, 5-8) .
    Pėr tė njėjtin Mister bėn fjalė letra Hebrenjve:
    Pėr kėtė arsye Krishti duke hyrė nė botė, thotė: «Fli e kusht ti nuk deshe, por ma bėre gati trupin; holokaustet dhe flitė pėr mėkate nuk tė pėlqyen. Atėherė thashė: 'Ja, po vij!'... 'Pėr ta kryer, o Hyj, vullnetin tėnd!» (Heb 10, 5-7) .
    Feja nė Mishėrimin e vėrtetė tė Birit tė Hyjit ėshtė shenja dalluese e besimit tė krishterė: «Me kėtė mund ta njihni shpirtin qė vjen prej Hyjit: ēdo shpirt qė dėshmon se Jezu Krishti ka ardhur nė trup, ėshtė prej Hyjit» (1 Gjn 4, 2). Ėshtė bindja e hareshme e Kishės qė nė fillimin e saj, atėherė kur kėndon «Misterin e madh tė pėrshpirtėrisė»: «Ai u dėftua nė natyrėn e njeriut» (1 Tim 3, 16).


    torrkerry

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Do tė kopjoj tani nga kapitulli i parė tė enciklikės “Besimi dhe arsyeja” nr. 12.

    12. Historia, pra, ėshtė hapėsira nė tė cilėn mund tė vėrtetojmė veprimin e Zotit nė tė mirė tė njerėzve. Ai na arrin nė ēka pėr ne ėshtė mė familjare dhe mė e thjeshtė pėr t’u vėrtetuar, pasi pėrbėn kontekstin tonė tė pėrditshėm, pa tė cilin nuk do tė mund tė kuptoheshim.
    Mishėrimi i Birit tė Hyjit na lejon tė shohim tė aktualizuar sintezėn pėrfundimtare qė mendja njerėzore, duke u nisur nga vetvetja, as nuk do ta kishte marė me mend: “Amshimi hyn nė kohė, e tėra fshihet nė tė pjesshmen, Zoti merr fytyrėn njerėzore”.
    E vėrteta e shprehur nė Zbulimin e Krishtit, pra, nuk ėshtė e burgosur nė njė rrafsh tė ngusht territorial dhe kulturor, por i hapet ēdo burri dhe gruaje qė do ta pranojė si fjalė pėrfundimisht tė vlefshme pėr t’i dhėnė kuptim ekzistencės.
    Tani tė gjithė nė Krishtin mund tė shkojnė tek Ati: me vdekjen dhe ngjalljen e tij, nė fakt, Ai na ka dhuruar jetėn hyjnore qė Adami i parė e kishte refuzuar (Rm 5,12-15).
    Me kėtė Zbulim i jepet njeriu e vėrteta e fundme mbi jetėn e tij dhe mbi pėrfundimin e historisė: “Nė tė vėrtetėn vetėm nė misterin e Fjalės sė mishėruar gjen dritė tė vėrtetė misteri i njeriut (GS 22)”.
    Jashtė kėsaj perspektive, misteri i ekzistencės personale mbetet njė enigmė e pazgjidhshme. Ku do tė mund t’i kėrkonte njeriu pėrgjigjet pyetjeve dramatike sikurse ajo e dhembjes, e vuajtjes sė tė pafajshmit dhe e vdekjes, pėrveēse nė dritėn qė del nga misteri i mundimit, vdekjes dhe ringjalljes sė Krishtit?

    Torrkerry

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Do tė kopjoj tani nr. 13 e Enciklikės “Besimi dhe arsyeja”.


    Arsyeja pėrballė misterit.


    13. Nuk duhet tė arrojmė, pra, qė Zbulimi mbetet plot me mister.
    Sigurisht me gjithė jetėn e tij, Jezusi zbulon fytyrėn e Atit, duke qenė se ai ka ardhur pėr tė shpjeguar tė fshehtat e Zotit; megjithatė njohja qė ne kemi pėr njė fytyrė tė tillė ėshtė e shenjuar gjithnjė nga copėzimi dhe nga caku i kuptimit tonė.
    Vetėm besimi lejon tė hysh nė brendėsinė e misterit, duke i dhėnė pėrparėsi njė inteligjence koherente (tė misterit).

    Koncili na mėson se “Zoti qqė zbulohet, i detyrohemi me dėgjesėn e besimit”.
    Me kėtė pohim tė shkurtėr, por e dendur, tregohet njė e vėrtetė themelore e krishtėrimit.
    Thuhet, parasėgjithash, qė besimi ėshtė njė pėrgjigje dėgjese ndaj Zotit. Kjo sjell qė Ai tė pranohet nė hyjninė e tij, qė ėshtė pėrtejshmėri dhe liri supreme.
    Zoti qė lejon tė njihet, nė autoritetin e pėrtejshmėrisė sė tij absolute, mbart me vete besueshmėrinė e pėrmbajtjeve qė zbulon.
    Me anė tė besimit njeriu jep pėlqimin e tij ndaj njė dėshmie tė tillė hyjnore.
    Kjo do tė thotė se pranon plotėsisht dhe krejtėsisht tė vėrtetėn e asaj qė ėshtė zbuluar, sepse vetė Zoti ėshtė ai qė garanton.
    Kjo e vėrtetė e dhuruar njeriut dhe qė ai nuk mund tė mėtojė, hyn nė kontekstin e komunikimit ndėrpersonal dhe e shtyn arsyen t’i hapet dhe tė pranojė kuptimin e thellė tė saj.
    Pėr kėtė arsye, akti me tė cilin i besohet Hyjit, gjithnjė, ėshtė parė nga Kisha si momenti i njė zgjedhjeje themelore, nė tė cilėn njeriu ėshtė i pėrfshirė krejtėsisht.
    Intelekti dhe vullneti ushtrojnė nė shkallėn mė tė lartė natyrėn e tyre shpirtėrore, nė mėnyrė qė t’i lejojnė subjektit tė kryejė njė akt, nė tė cilin liri personale ushtrohet plotėsisht.
    Nė besim, pra, liria nuk ėshtė thjesht e pranishme: ajo kėrkohet.
    Madje, ėshtė besimi ai qė i lejon gjithėsecilit qė tė shprehė mė sė miri lirinė e tij.
    Me fjalė tė tjera, liria nuk realizohet nė zgjedhjet kundėr Zotit.
    Si do tė mund tė vlerėsohej pėrdorim autentik i lirisė, refuzimi i hapjes drejt asaj ēka lejon realizimin e tė vetvetes?
    Nėpėrmjet besimit personi kryen aktin mė domethėnės tė ekzistimit tė tij; kėtu nė fakt liria arrin sigurinė e tė vėrtetės dhe vendos tė jetojė nė tė.

    Nė ndihmė tė arsyes qė kėrkon inteligjencėn e misterit, vijnė edhe shenjat e pranishme nė Zbulim. Ato shėrbėjnė pėr ta ēuar mė thellė kėrkimin e sė vėrtetės dhe pėr tė lejuar qė mendja tė mundet, nė mėnyrė autonome, tė huluntojė edhe brenda misterit.
    Kėto shenja megjithatė, nėse nga njėra anė i japin njė fuqi mė tė madhe arsyes, sepse e lejojnė tė kėrkojė nė brendėsi tė misterit me mjetet e saj, pėr tė cilat me tė drejtė ėshtė xheloze, nga ana tjetėr shtyjnė nė tejkalimin e realitetit tė tyre, si shenja pėr tė kapur domethėnjen e pėrtejme qė ato mbartin.
    Nė ta, ndėrkohė, ėshtė tashmė e pranishme njė e vėrtetė e fshehur qė mendja duhet ta kėrkojė dhe nga e cila nuk mund tė shkėputet pa shkatėrruar vetė shenjėn qė i ofrohet.

    Nė njė farė mėnyrė, na paraqitet horizonti sakramentor i Zbulesės dhe nė mėnyrė tė veēantė shenja eukaristike, ku bashkimi i pandashėm, ndėrmjet realitetit dhe domethėnjes sė tij, lejon tė hapet thellėsia e misterit.
    Krishti nė Eukaristi ėshtė me tė vėrtetė i pranishėm dhe i gjallė, vepron me Shpirtin e tij, por sikurse e ka thėnė mirė Shėn Toma: “Ti nuk shikon, nuk kupton, por besimi tė vėrteton, pėrtej natyrės”.
    “Ėshtė njė shenjė ajo qė shfaqet: fsheh brenda misterit realitete sublime”.
    I bėn jehonė edhe filozofi Pascal: “Sikurse Jezu Krishti mbeti i fshehur ndėrmjet njerėzve, ashtu e vėrteta mbetet midis opinioneve tė zakonshme, pa ndryshim jashtėsor. Kėshtu mbetet edhe Eukaristia ndėrmjet bukės zė zakonshme”.
    Njohja e besimit nuk e asgjėson misterin, vetėm se e bėn mė tė pranishėm dhe e shfaq si njė fakt ekzistencial pėr jetėn e njeriut: Krishti Zot, “duke zbuluar misterin e Atit dhe tė dashurisė sė tij i zbulon plotėsisht njeriun njeriut dhe i bėn tė njohur thirrjen e tij shumė tė lartė”, qė ėshtė ai pjesėmarrjes nė misterin e jetės trinitare tė Zotit.

    Torrkerry

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Nr. 14 Enciklikės “Besimi dhe arsyeja”.

    14) Mėsimi i dy Koncileve tė Vatikanit hap njė horizont risie edhe pėr dijen filozofike.
    Zbulesa shtjen nė histori njė pikė referimi, nga e cila njeriu nuk mund tė shkėputet , nėse do tė arrijė nė kuptimin e misterit tė ekzistencės sė tij; megjithatė, nga ana tjetėr kjo njohje na ēon nė mėnyrė tė vazhdueshme nė misterin e Zotit, qė mendja nuk mund ta sosė, por vetėm ta marrė dhe ta pranojė nė besim.
    Brenda kėtyre dy momenteve, arsyeja zotėron njė hapėsirė tė veēantė qė e lejon tė hulumtojė dhe tė kuptojė, pa qenė e kufizuar nga asnjė tjetėr, pėrveēse nga mbarimėsia e saj pėrballė misterit tė pafund tė Zotit.

    Zbulesa ndėrkohė, shtjen nė historinė tonė njė tė vėrtetė universale dhe tė fundme, qė nxit mendjen e njeriut tė mos ndalet kurrė; e shtyn madje qė tė zgjerojė vazhdimisht hapėsirat e dijes sė saj, derisa tė ndjejė qė ka pėrmbushur sa ishte nė pushtetin e saj pa lėnė pasdore asgjė.
    Pėr kėtė reflektim, na ndihmon njė nga inteligjencat mė frytshme dhe mė domethėnėse tė historisė sė njerėzimit, tė cilit e ka pėr detyrė t’i referohet qoftė filozofia, qoftė teologjia: Shėn Anselmi.
    Nė Proslogion-in e tij, Arqipeshkėvi i Canterbury-t shprehet kėshtu: “Duke ia drejtuar shpeshherė dhe me angazhim mendjen time kėtij problemi, ndonjėherė mė dukej se mund ta kapja atė ē’ka kėrkoja, kurse herė tė tjera i ikte krejtėsisht mendimit tim; derisa mė nė fund, i dėshpėruarnė nė kėtė kėrkim, desha tė ndal kėrkimin e diēkaje qė ishte e pamundur ta gjeja. Por kur desha ta pėrzeja nga vetja atė mendim, sepse, duke zėnė mendjen time, tė mos ma hiqte mendjen nga probleme tė tjera prej tė cilave mund tė kisha ndonjė pėrfitim, atėherė filloi tė riparaqitej me mė shumė dhunė…Por i mjeri unė, njė nga bijtė e mjerė tė Evės, larg Zotit, ēfarė fillova tė bėj dhe ēfarė pėrfundova? Drejt ku po shkoja dhe ku mbėrrita? Ēfarė aspiroja dhe pėr ēfarė ofshaj?...O Zotėri, ti jo vetėm je ē’ka nuk mund tė mendohet asgjė mė tė madhe, por je mė i madh se gjithēka qė mund tė mendohet…Nėse ti nuk do tė ishe i tillė, do tė mund tė mendohej diēka mė e madhe se ti, por kjo ėshtė e pamundur”

    Torrkerry

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Nr.15 i Enciklikės “Besimi dhe arsyeja”.

    15) E vėrteta e Zbulesės sė krishterė, qė takohet nė Jezusin e Nazaretit, i lejon gjithsecilin tė pranojė “misterin”e jetės sė vet. Si njė e vėrtetė supreme, ajo ndėrkohė, respekton autonominė e krijesės dhe lirinė e saj, e angazhon qė t’i hapet pėrtejshmėrisė. Kėtu marrėdhėnia ndėrmjet lirisė dhe tė vėrtetės arrin kulmin e saj dhe kuptohet plotėsisht fjala e Zotėrisė: “Do tė njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do t’ju bėjė tė lirė”(Gjn 8.23). Zbulesa e krishterė ėshtė ylli i vėrtetė i orientimit pėr njeriun, qė ecėn mu nė midis tė kushtėzimeve tė mendėsisė imanenitiste dhe ngushticave tė njė logjike teokratike; ėshtė mundesia e fundit qė i jepet nga ana e Zotit pėr tė gjetur plotėsinė e shestimit fillestar tė dashurisė, i nisur me krijimin. Njeriut dėshirues pėr tė njohur tė vėrtetėn, nėse ende ėshtė i aftė tė shikojė pėrtej shestimeve tė tij, i ėshtė dhėnė mundėsia tė ndreqė marrėdhėnien e natyrshme me jetėn e tij, duke ndjekur rrugėn e sė vėrtetės. .Fjalėt e Ligjit tė Pėrtrirė mund t’i shkojnė mirė kėsaj situate: “Ky urdhėr qė unė po ta jap sot, nuk ėshtė tepėr i vėshtirė pėr ty, as nuk ėshtė tepėr larg teje;nuk ėshtė i vėnė nė qiell, qė tė thuash: ‘kush mund tė ngjitet pėr ne nė qiell pėr tė na e sjellė, qė ta mėsojmė dhe ta shtiem nė veprim ?’ as nuk ėshtė pėrtej detit, qė tė gjesh shkak tė thuash: ‘kush do tė mund tė kalojė pėrtej detit pėr ne pėr tė na e sjellė qė ta njohim e tė kryejmė ēka ėshtė urdhėruar?’ Jo, fjala ėshtė krejtėsisht afėr teje, mu nė gojen tėnde, nė zemrėn tėnde qė ta zbatosh!”(30,11-14).
    Kėtij teksti i bėn jehonė mendimi i famshėm i shenjtit filozof dhe teolog Agustinit: “Noli foras ire, in te ipsum redi.In interiore homine habitat veritas”. Nė dritėn e kėtyre vlerėsimeve, njė pėrfundim i parė bėhet i detyrueshėm : E vėrteta, qė Zbulesa na bėn tė njohim, nuk ėshtė fryti i pjekur apo pika kulmore e nje mendimi tė pėrhapur nga arsyeja. Ajo, pėrkundrazi, paraqitet me karakteristikat e dhurimit, ngjiz mendime dhe kėrkon pranimin si shprehje e dashurisė. Kjo e vėrtetė e zbuluar ėshtė paraprirje, e vendosur nė historinė tonė, e atij vizioni tė fundėm dhe pėrfundimtar tė Zotit, qė ėshtė ruajtur pėr sa besojnė nė tė dhe e kėrkojnė me zemėr tė sinqertė. Qėllimi i fundėm i ekzistencės personale, pra, ėshtė objekt qoftė i filozofisė, qoftė i teologjisė.Tė dyja, edhe pse me mjete e permbajtje tė ndryshme, paraqesin kėtė “shteg tė jetės”(ps16[15]11), qė sikurse na thotė besimi, pėrfundon nė gėzimin e plotė dhe tė pėrzgjatur tė kundrimit te Zoti, Njė dhe Tre.

    Torrkerry

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NJĖ KOMENT, NJĖ QĖ TA KUPTOJMĖ MĖ MIRĖ KAPITULLIN E PARĖ TĖ ENCIKLIKĖS “BESIMI DHE ARSYEJA” DHE ATĖ QĖ KAM SHKRUAR NĖ TEMĖN “INICIACIONI I KRISHTERĖ”.

    E VĖRTETA E KRISHTERIZMIT.


    Besimi mes arsyes dhe ndjenjės.

    1) Kriza aktuale e besimit.

    Ishte viti 1927.
    Njė grupė shkencėtarėsh diskutonin pėr besimin dhe arsyen. Flitej pėr faktin qė Ajnshtajni fliste shpeshėherė pėr Zotin e qė Max Plank-u mendonte qė nuk kishte kontradikta mes shkencave natyrore e besimit, e qė, kjo ishte e ēuditshme pėr kėtė kohė, besimi e shkenca mund tė shkojnė dakord.
    Njė prej tyre, Ajzembergu, e interpretoi mendimin e Plank-ut nė kuptimin qė mes tyre nuk ka konkurencė sepse merren me dy sfera tė ndryshme te realitetit. E rėndėsishme pėr shkencėn ėshtė zgjedhja, alternative mes asaj qė ėshtėe e vėrtetė dhe asaj qė ėshtė e rremė (mes tė qenės dhe tė paqenės).
    Nė fe alternativa ėshtė mes asaj qė ėshtė e mirė dhe asaj qė ėshtė e keqe, mes vlerės dhe antivlerės.
    Dy zgjedhjet drejtohen e para drejt aspektit objektiv tė botės, e dyta drejt aspektit subjektiv tė saj: “Shkencat natyrore janė mėnyra me tė cilėt pėrballohemi nė aspektin objektiv tė realitetit…Besimi nė tė kundėrtėn ėshtė shprehja e njė vendimi subjektiv, nėpėrmjet tė cilit ne i zgjedhim vlerat qė duhet tė na shėrbejnė si njė pikė referimi. Nė kėtė vendim ndikojnė shumė faktorė, kushtezime, te pranishėm nė histori, nė kulturė, nė edukim, nė ambient, por ėshtė gjithmonė njė vendim subjektiv e pra nuk ndiqet kėtu kriteri i tė qenit dhe i tė paqenit. Pra, sipas Ajzemberg-ut, vendimi i Plank-ut pėr vlera tė krishtera ka qenė vetėm subjektiv, nė kėtė kontekst, nė kėtė mbledhje, Ajzemberg-u e shprehi mendimin qė njė komunitet mund tė mbijetojė me kėtė ndarje mes njohjes dhe besimit.
    E njė tjetėr, Volfang Pali, shtoi: “Ndarja e plot mes njohjes dhe besimit ėshtė vetėm njė rrugėdalje emergjence pėr njė kohė tė shkurtėr…Pėr shembull mund tė ndodhė nė perėndim, momenti nė tė cilin fjalėt dhe imazhėt e fesė, si ajo ka qenė deri tani,
    nuk do tė ketė mė fuqinė bindėse tė nevojshme as pėr njerėzit mė tė thjeshtė, nė atė kohė edhe normat etike tani nė fuqi, nuk do tė pranohen mė, e do tė ndodhin gjėra me njė mizori aq tė madhe, qė nuk arrijmė ta imagjinojmė atė. Pas 12 vjet fillojnė tė ndodhin kėto gjėra. Njė pakicė i kundėrshtuan ato, por shumica u tėrhoq
    nga e keqja…

    Njė moral tė pėrgjithėshėm?

    Pas luftės sė dytė botėrore, rilindi shpresa nė njė rend mė tė mirė se ai i mėparshėm, duke ribashkuar Dreitėsinė dhe Politikėn, me vlerat morale tė besimit biblik. Sot, pas 70 vjetėve, ky ribashkim nuk ekziston akoma, pėr shkak tė krizės morale tė pėrgjithshme.
    Shkatėrrimi i lidhjes mes Drejtėsisė e Politikės dhe Ligjeve morale tė nxjerra nga tradita e krishtere, ėshtė njė fakt i njohur, e ndihet me frikė qė kjo do tė lindė njė rėnje tė vlerave humane tė kulturės perėndimore. J. Fest ka shkruar: “Nė momentin nė tė cilin modelet utopike tė ēojnė tek rrugėt padalje e njėkohėsisht parimet morale tė krishterizmit shkatėrrohen tashmė pa fuqi, duhet t’i nėnshtrohesh faktit qė s’ka me njė pėrgjigje dėshirės ekzistenciale ndaj trashendencės.
    Nė kėtė situatė, ata qė i refuzojnė vlerat e krishtera, kanė bėrė shumė thirrje drejtuar popullit qė tė jetė i urtė, “pėr asnjė prej tyre nuk ia thotė njeriut si ai mund tė jetojė pa shpresė nė njė jetė tė pėrjetshme, pa frikė pėr gjykimin e fundit, pa kėto gjėra si ai mund tė luftojė vazhdimisht kundėr egoizmave dhe lakmive tė tij”.
    Nė tė vėrtetė dialektika mes subjektivės dhe objektivės, mes heqjes dorė nga e vėrteta dhe nevojės pėr vlera, ėshtė e pambajtshme, e padurueshme. Dikush ka thėnė: “Meqenėse duhet tė jem njė ateistė, dua tė jem tė paktėn njė shenjtė”

    E dimė se disa filozofė e mendimtarė kėrkojnė tė zgjidhin kėtė dilemė, tė dalin nga kjo skizofreni e kohės tonė, duke nisur nga njė mendim shkencor qė kėrkon themelet e tij nė drejtim tė njė “Qendre Drejtuese” qė funksionon si njė pikė referim pėr tė gjithė, duke bashkuar nė vetvete aspektin subjektiv dhe aspektin objektiv.
    Por ndoshta ka edhe njė rrugė tjetėr.

    Torrkerry

Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •