Besimi eshte mungese fantazia dhe shterperi intelektuale.
Besimi eshte mungese fantazia dhe shterperi intelektuale.
Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi
Ndoshta a eshte ky nje dogme i ri ateist?!
"Feja eshte opiumi i popujve!"
Nuk kuptoj pse tiranet i perndjekin me nje ashpersi te veēante besimtaret!
Per kete Enveri, Stalini, Mao, Hitler... kishin nje inteligjence kreative jashtezakonshme.
Sinqerisht, ēfare do te ishin Roma, Paris, Firenze, Venezia, Madrid... pa kryevepra te tyre fetare?
E ēfare ishin Tirane, Shkoder, Fier, Vlore...me 1992 me kryevepra e tyre ateiste? I ke pare?
Ateist, perdore arsyen, nuk do te pendohesh!
Torrekrry
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 24-04-2009 mė 08:40
"Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim!"
Shume bukur jemi te gjithe rrethuar nga njerez te vegjel sepse te gjithe jemi mekatare.
E vetmia mundesi qe kemi per te ndjere jo mjerim, por madheshti, eshte Zoti: vetem ai eshte i mire, i madhe ne dashuri, i gjithpushtetshem...
Torrkerri
I nderuar Torrkerry shume mire i cituar shkrimi i juaj por per mendimin tim nuk keni dhene asgje te vecante qe te konkretizoje nje forme besimi apo zbulimi te misterit. Krejt cka keni thene tregon se bota dhe jeta vazhdon si para 2000 vjetve(para krishtit) ashtu edhe tash.Ne te njejten forme njerezit linden u rriten dhe vdiqen.Po te njejet forme nuk dijne nga vijne as ku shkojne. Faktikisht as ju e as dikush tjeter nuk mund te faktoje se ekziston nje dukuri natyrore qe na udheheq dhe na percjell nga lart siq jeni munduar te shpreheni ju. Perderisa nuk mund te jepni fakte konkrete per kete pse nuk i leni hapsire mendimit te lire por mundoheni te personifikoheni si persona te ngarkuar apo te drejtuar per shpjegimin e misterit. Krishti lindi si njeri,jetoi si njeri,vdiq si njeri mbi cka mbeshteteni ju qe ta beni kete nje fuqi mbi natyrore apo mister apo zot? Ku gjate gjithe karrieres njerezore tregon vec zhvillim e proces njerezor.Mund te marrim te parin e te gjitha feve e e ta quajme krisht,por asnjeri prej tyre nuk pat dicka jashte reales se prekshmes te dukshmes dhe vdekjes. Do ishte dicka shume madheshtore nese gjithe ato citime qe i bete ti kalonin kufijte e logjikes,atehere keni arsye te mbingarkoni veten me pergjegjesine e zbulimit te misterit. Do kisha patur kenaqesine me te madhe te gjendet dikush me faktet bindese per krijim e kesaj bote.Nese greket e lashte paten shume perendi dhe nuk arriten ta zbulojne misterin e krijimit pse ju merrni inisiative te personifikoheni ne Jezu Krisht kur faktikisht alfa dhe omega ishin para tij dhe vazhdojne te jene edhe pas tij.Lirisht sot mund te besojme ne perendine njeri.Pasi zhvillimi i mendjes se tij po barazohet me veprat e zotit. Faktikisht perderi sa e ka krijuar njeriun ne laborator pse duhet te ekzistoje misteri. Menyra e tregimit tuaj eshte nje forme e mire e mbrojtses se shkaterrimit trupor e barrieres psikike asgje me shume.Rrespekt dhe mirkuptim.
Greta star, me ben shume qejf fakti qe u regjistrove per te me shkruar.
E kam lexuar shume here postimin tim, do ta lexoj edhe disa here, e do te jap pastaj nje pergjigje.
Faleminderit sepse ti me te vertet ke propozuar nje problematike e nuk ke shkruar vetem fjalet e kota.
Nese ke kohe e mundesi, lexo iniciacioni i krishtere, nga fillimi, edhe nese eshte shume e veshtire! Mun t'i gjesh atje disa pergjegje.
Torrkerry
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 24-04-2009 mė 10:08
"Ne te njejten forme njerezit linden u rriten dhe vdiqen.Po te njejet forme nuk dijne nga vijne as ku shkojne".
Nese nuk harroj, eshte Kafka qe shkroi: "I kemi perballe shume rruge, por nuk dime ku po shkojne". Eksperienca jone mund te jete edhe tjeter: "Ku duhet te arrijme, qellimin e dime, por nuk ka rruge".
Jezusi tha: "Une jam jeta e pasosur" dhe "Une jam udha".
Une, si ti, jam ne kerkim...Jam i sigurt qe vetem pas vdekjes time do ta shoh ate siē Ai eshte.
Tani disa "shenja" me udheheqin:
Deshirat e zemres (iniciacioni i krishtere postimi 12).
Nje bindje, fryti i njw arsyetimi te mendjes time:
Ekzistoj,
nuk kam bere vetveten,
pra dikush tjeter me ka bere.
Nje kureshtje per ta njohur me mire ate qe me ka bere e kam gjithmone parasysh: natyra me provokon, njerezit jane si nje fletor gjithmone e hapur me te cilen “lexoj” per te krahasuar veten me diēka me ndodh perpara....Disa persona per mua jane shume domethenese.
Zemra ime eshte si nje humnere aspiratat e te ciles me detyrojne te mendoj se Ai qe e ka krijuar me te gjithe keto pyetje, duhet te ma jape edhe nje mundesi per te gjetur nje pergjigje.
Duke kaluar me sy te hapur ne ēdo shoqeri, dallohen grupe njerezish me te ndryshem: ata qe udheqeshin nga nje egoizem ēnerezor, deri me ata qe dine te flijone vetem per te tjeret duke shpallur me jeten e tyre qe ne kete bote eshte e mundshme nje ekzistence qe ka ne vetveten diēka qe i perket nje bote tjeter e qe Jezusi na ka zbuluar. Ka njerez te rinj “qe ua bejne te tjereve ate qe deshirojne qe tw tjeret u bejne atyre” e qw “nuk ua bejne te tjereve ate qe nuk deshirojne te tjeret t’ua bejne atyre”.
Te pershendes e te uroj ēdo te mire!
Torrkerry
Mė duket se (sipas levizjeve tua ne kete forum) nuk jeni edhe aq serioz/e. Para se tė anėtarsoheni, medoj se ėshtė dashur, apo duhet tė dime edhe qellimin e anėtarsimit nė forum apo kudo qe njeriu tė anėtarsohet. Mė duket se anėtarsimi I yt kėtu ėshtė I pa percaktuar!
Disa shkrime tė janė fshi, ke edhe disa verejtje, sė perfundimi; ke gjithsejt 4 shkrime!!
Shkrimi te cilin ia drejton Torrkerrit, tė cilin ju edhe e lavderoni. Ajo qe mė bie nė sy ėshtė se ju tregoni pa aftesinė, apo mungesen e te kuptuarit. Pėrr kėtė nuk ėshtė fajtor Torrkerri apo dikush tjeter, por laramania e juaj. Shitesh si muslimane, bėnė propagandė per islamin ne njė komunitet katolik, bėnė thirrje qe te kthehen katoliket nė besimin musliman, poston nė privat etje tj, ku as ora e ligė nuk mund ta kuptoj!
Tani tė kthehemi temes dhe njė sqarim lidhur me ato qe thua:
Ėshtė e pa mundur tė kuptoj njeriu nė gjuhen se nuk e njef. Kjo ėshtė sikurse nėse unė flas nė gjuhen angleze, por tI apo ai nuk e kupton, ai qe flet perpiqet prap tė bėjė tė qartė duke folur prap dhe duke ia ndihmuar me gjeste me duar dhe me gishta por prap, nėse nuk enjef gjuhen s'ka se si tė kuptoj. Atėher, nėse nuk kupton, nuk ėshtė fajtor ai qe flet por, ai qe nuk kupton. Ėshtė mungesė e njohjes sė gjuhes. Shkrimet, zakonisht lexohen nė at gjuhė dhe qellim sikurse edhe janė shkruar. Nė rastin tėndė mund bėhet se as qellimi as gjuha nuk perngjajnė me shkruesin nė fjalė, dhe atėher as nuk e keni se sit ė kuptoni.
Krejt cka keni thene tregon se bota dhe jeta vazhdon si para 2000 vjetve(para krishtit) ashtu edhe tash.Ne te njejten forme njerezit linden u rriten dhe vdiqen.Po te njejet forme nuk dijne nga vijne as ku shkojne. Faktikisht as ju e as dikush tjeter nuk mund te faktoje se ekziston nje dukuri natyrore qe na udheheq dhe na percjell nga lart siq jeni munduar te shpreheni ju. Perderisa nuk mund te jepni fakte konkrete per kete pse nuk i leni hapsire mendimit te lire por mundoheni te personifikoheni si persona te ngarkuar apo te drejtuar per shpjegimin e misterit.
Jo nuk ėshtė ashtu. Me ardhjen e Krishtit bota ka ndryshuar, ka shumė ndryshime por unė dua tė jap vetem dy nga ato te cilat janė shumė domethėnėse per jeten e njeriut:
1. Kjo eshte ngjarja e cila me ardhjen e Jezusit u ndryshua bota, erdhi falja nė botė e cila deri at ditė mungonte, mungon edhe sot nė boten tėnde dhe tė atyre qe nuk besojnė Jezusin por jo edhe nė boten e Krishtit:
Jezusit ia prune njė mėkatare per ta denuar
Mėsues, kjo grua u zu ndėrsa po bėnte mėkatin e kurorėshkeljes. Nė Ligj Moisiu na urdhėroi qė tė tillat tė vriten me gurė. Po ti ēka thua?
Folėn kėshtu pėr ta vėnė nė provė qė tė kishin pėr ēka ta padisnin.
Jezusi u pėrkul e filloi tė shkruajė me gisht nė dhe. E, pasi ata vijonin ta pyesnin, ai iu drejtua e tha:
Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!
Pėrsėri u pėrkul e vazhdoi tė shkruajė me gisht nė dhe. Ata, kur e dėgjuan pėrgjigjen, nisėn njė nga njė tė largohen duke filluar prej mė tė vjetėrve. Jezusi mbeti vetėm dhe gruaja qė po qėndronte nė kėmbė nė mes. Jezusi iu drejtua dhe i tha:
Grua, ku janė ata? Askush nuk tė dėnoi?
Askush, Zotėri! iu pėrgjigj ajo.
As unė nuk po tė dėnoj i tha Jezusi Shko, por tani e tutje mos mėkato mė!
"As unė nuk po tė dėnoj i tha Jezusi Shko, por tani e tutje mos mėkato mė" Ky ėshtė ndryshimi I botes tė cilin ti e perbuzė duke e mohuar.
2. Ndersa kjo e radhes ėshtė; kerkohet nga njeriu tė ndryshoj nga kafsha. Nėse jetojmė vetem nga mishi dhe gjaku, nuk dallojmė edhe shumė nga kafsha. Tani unė per tė hedhur poshtė teorinė tėnde kur thua: si persona te ngarkuar apo te drejtuar per shpjegimin e misterit, mėmirė po mgarkohna me mistere tė Zotit qe mė ndanė nga bota shtazarake mish dhe gjak, dhe hapi zemren Zotit dhe nė Shpirti I Shenjt mė zbulon ato mistere, jo ngarkesė por ēlrim nga robėria njerėzore me perbėrje shtazarake, ēlirim I frymės. Tė jetoj nė kėtė botė dhe tė dalloj nga shtaza.
Lexojmė me kujdes se ēka na mėsojnė shkrimet qe flasin me gjuhen e Shpirtit:
"..njerėz thjesht shtazorė qė nuk e kanė Shpirtin Shenjt"
Ju, o tė dashur, kujtoni fjalėt qė ju paralajmėruan apostujt e Jezu Krishtit, Zotit tonė. Ata ju thoshin: »Nė kohėn e fundit do tė ketė pėrqeshės qė do tė jetojnė sipas prirjeve tė veta tė ulėta«. Kėta janė ata qė mbjellin pėrēarje njerėz thjesht shtazorė qė nuk e kanė Shpirtin Shenjt.
Por, ju o tė dashur, ndėrtojeni veten mbi themelin e fesė suaj tejet tė shenjtė duke u lutur nė Shpirtin Shenjt. Qėndroni nė dashurinė e Hyjit duke pritur mėshirėn e Zotit tonė Jezu Krishtit pėr jetėn e pasosur. (Ju 1; 17-21)
Ngadal ngadal se Krishti ishte dhe ėshtė fuqi mbi natyrore por tI nuk I paske lexuar! Lexoje Biblen se I takon ato, nuk mė duhet unė tash tė filloj qe ti them sepse janė shumė, por lexo vet nėse tė interesojnė. Ai ishte I mbinatyreshem dhe asnjė histori nė botė nuk e mohon Jezusin si tė mbinatyrshem.Krishti lindi si njeri,jetoi si njeri,vdiq si njeri mbi cka mbeshteteni ju qe ta beni kete nje fuqi mbi natyrore apo mister apo zot? Ku gjate gjithe karrieres njerezore tregon vec zhvillim e proces njerezor.
Kjo edhe atėher, edhe gjatė kohes sė kaluar, edhe sot te disa njerėz ashtu mbeti, kjo ėshtė LIRI. Te e fundit kjo ėshtė edhe vlera e ZOTIT. Ai tė ka lėnė tė lire, Jezusi askujt nuk iu kercnue. Ai me njė qetėsi tė madhe erdhi, bėri njė jetė njerėzore duke mos u nda nga ajo hyjnore, hėngri, piu, bisedoj, foli, dha mesime, gjithēka normal dhe pa zhurma, me njė ēetēetėsi tė pashembullt. Gjithnjė duke afruar vetveten, duke tu dhuruar, dhe gjithnjė; nėse don, nėse deshiron.
Problemi ėshtė krejt diku tjeter. Problemi nuk ėshtė te Zoti, por problemi ėshtė te njeriu. Kjo deshmon edhe nė zanafillen; nė kopshtin ebukur ku Zoti vendosi Adamin dhe Even, njeriun. Kėto janė shumė mire tė pershkruara, edhe aty njė qetesi, nėse don; kėtė mos sepse nėse bėnė dėmtohesh, pra ti bėnė ēka te duash! Gjitha kėto pershkrime janė simbolika tė cilat mshehen nė sy tė njeriut. Edhe Krishti ėshtė Kopshti I Parajses; nėse don, unė erdha, unė dua tė sherbej ty, unė jap jeten time per ty, unė tė fail, unė tė them mos vraj, ja ku jam, nėse deshiron. Por njeriu?? Njeriu I ēoroditur??!! Ai nuk din, ai nuk don, nuk kupton, nuk beson, dhe sė fundi I sherben qellimeve tė kėsaj bote dhe merr iken dhe largohet nga realiteti hyjnor JEZUS.
Krishti dhe simbolikat e pa njohura tek njeriu: Lindja e Tij!! Nė nji shtallė, nė mes tė jetes shtazarake, me kafshė, nuk dine se ēka ndodhi, veq mbertypen dhe kthejnė kafshatė!! Unė disaher e kam menduar kėtė. Vet lindja e Jezusit nė njė grazhd tė lopes mė ka terhjekur mėsė shumti nė Krishtin dhe nė misteret e Tij. Pse? Kam dashur tė dalloj nga ato kafsh se nuk ia kan patur idenė se qka po ndodhė nė mesin e tyre. Kjo fatkeqsisht ndodhi ne njė pjesė tė madhe tė botes, por jo edhe te tė gjithė. Jo te unė dhe Torrkerri dhe torrkerrat e tjerė qe ti nuk I kupton. Ne duam tė dallojmė nga kafsha dhe tė dalim nga jeta shtazarake, sikurse kokrra e grurit qe pasi tė hedhet nė tokė, ajo zberthen dhe del nga levorja e cila jep fryt, kjo ėshtė jeta me Krishtin.
Jo, kjo ėshtė e pavertetė. Jezusi nuk shenoj vetem vdekjen por edhe ngjalljen. Kėtė nuk mundet njeriu ta mohoj. Kjo ėshtė njė e vertetė. Por bota e marrė, e cila ende shpurdhet duke provuar ta bindė njeriun nė vdekje dhe asgjė mė shumė. Por, jo jo, ajo tek ata qe shpresojnė nė Zotin nuk ėshtė vdekja fundi, vdekja ėshtė vetem njė process. Mund tė jetė per ata qe nuk shpresojnė, por, jo edhe per ata qe besojnė nė ngjalljen e Jezusit.Mund te marrim te parin e te gjitha feve e e ta quajme krisht,por asnjeri prej tyre nuk pat dicka jashte reales se prekshmes te dukshmes dhe vdekjes.
Merre me mend ju qe nuk besoni nė ngjallje sa e ulni njeriun dhe vlerat e tijė me kėtė thėnje! Merre me mend se nėse njė kokerr tė grurit e varros (e ngjuan nė tokė), ajo vdes, por pasi vdes ngjallet dhe jep fryte tė shumfisht. Dmth njeriu nuk ka vlerė te Zoti sa njė kokerr e grurit? Kėsaj nuk I thojnė llogjikė e shendoshė, kėsajė I thojnė dhe ėshtė mashtrim I vetevetes. Krishti - njeriu ka vlerė mė shumė se njė kokerr e grurit e cila ngjallet pas vdekjes. Andaj sikurse Krishtin qe nuk mund ta mbante vdekja nė varr dhe Ai u ngjall, ashtu edhe ne nė Krishtin, jetojmė edhe kėtė jetė me qetesi shpirtėrore, me dashuri tė Krishtit dhe presin jeten e gjallė me Jezusin ZOT Jeten e pasosur.
toni77
Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.
GRETA-STAR, edhe nje gje lidhur me ate qe ti vet ke shkruar.
Me fal nese une flas sinqerisht, me duket se edhe ti e deshiron kete.
Kam pasur pershtypje qe ti shpreson ne nje nderhyrje te mrekullueshme te Zotit per t'i zgjidhur problemet njerezore. Ne fakt duke ardhur ne boten tone si nje njeri si ti dhe une, ai e ka zgjidhur nje problem: Zoti nuk eshte me larg prej nesh: ēdo distace u anulua nga misherimi i Jezusit ne kraharorin e Marise, dhe tani ai, njeri si ne, e duke rizgjuar pergjegjesine tone, per ne dhe se bashku me ne, vepron per rindertimin e nje bote ne te cilen eshte me mire te jetojme, me nje projekt qe ai vet na ka dhene: Ungjillin, shembullin e jetes se tij.
Kjo eshte diēka absolutisht e re ne historine fetare:
"Nė lidhje me kėto do tė doja tė bėj njė parantezė tė shkurtėr.
Dėgjohen nganjėherė shprehjee tė kėtij lloji: “Tė krishterė kanė Krishtin, ashtu si budistėt qė kanė Budėn ose myslimanėt Muhamedin”.
Ėshtė e qartė se fraza tė kėsaj natyre janė fryt i padijes.
Sidoqoftė, tė paktėn shkurtazi, duhet t’i shyrtojmė.
Lajmėrimi i krishterė ėshtė: “Njė njeri, i cili, duke ecur, duke ngrėnė, duke konsumuar ekzistencėn e vet si njeri mormalisht, ka thėnė: “Unė jam fati juaj i fundit”, “Unė jam ai nga i cili tėrė rruzullimi ėshtė bėrė”.
Ėshtė objektivisht i vetmi rast nė histori nė tė cilin njė njeri nuk ėshtė “hyjnizuar” nė mėnyrė tė pėrgjithshme,por ėshtė njėjtėsuar me Zotin nė mėnyrė substancore.
Nga pikėpamja e historisė sė ndjenjės fetare tė njerėzimit, duhet vėnė re se gjenialiteti fetar i njeriut, sa mė i madh qė ėshtė aq mė shumė e percepton, e eksperimenton, largėsinė e vet nga Zoti ose epėrsinė e Zotit, shpėrpjesėtimin ndėrmjet Zotit dhe qėnies njerėzore.
Ndėrgjegja fetare ėshtė pikėrisht pėrvoja e jetuar e vogėlsisė sė njeriut, e pamatshmėrisė sė misterit.
Tregohet se njėherė Shėn Franēeskun e zunė nė befasi nė pyjet e Verna-s, me fytyrėn pėrmbys nė bimėsinė e nėnpyllit, duke pėrsėritur me vete: “Kush je ti? Kush jam unė?”, duke vendosur kėshtu ndryshimin si greminė ndėrmjet dy poleve, njeriut dhe Zotit, qė krijojnė magjepsjen e ndjenjės fetare.
Sa mė e thellė tė jetė kjo ndjenjė, sa mė shumė ėshtė si rrufe qė bie e fuqishme, e ndritshme dhe zhuritėse, aq mė shumė njeriu e ndien ndryshimin e potencialit ndėrmjet kėtyre dy poleve.
Sa mė shumė qė njė njeri ka gjeniun e fetares, aq mė pak e ndien tundimin pėr t’u njėjtėsuar me hyjnoren.
Njeriu mundet, po, “tė shtiret” si Perėndi, por teorikisht ėshtė e pamundur tė konceptohet njė njėjtėsim (identifikim) i tillė.
Njeriu nuk mund tė njėjtėsojė natyrėn e vet tė pjesshme me tė tėrėn, veēse po tė vuajė nga ndonjė patologji e bujshme dhe e njohur.
Pėr dinamizmin normal tė inteligjencės ky tundim ėshtė diēka e pamundur, sepse ēdo tundim, pėr tė qėndruar nė kėmbė, duhet tė niset nga njė gjasė, nga diēka e besueshme, nga njė dukje e jashtme mundėsie; dhe qė njeriu ta konceptojė veten realisht Zot ėshtė diēka pa gjasė, pa njė dukje mundėsie"(nga Iniciacioni i krishtere, postimi 161).
Torrkerry
GRETA STAR, KE SHKRUAR: "Krishti lindi si njeri,jetoi si njeri,vdiq si njeri mbi cka mbeshteteni ju qe ta beni kete nje fuqi mbi natyrore apo mister apo zot? Ku gjate gjithe karrieres njerezore tregon vec zhvillim e proces njerezor".
Ne kete nenforum ke nje teme: Jezu Krisht eshte Zot(Rom 10,9) qe shpjegon kete.
Pastaj ti e di si u zhvillua ngadale ngadale feja jone: pas Ringjalljes se Krishtit kishin vetem Beselidhjen e Vjeter. Beselidhjen e re komplete e kane pasur ne shekullin e dyte e eres tone dhe edhe me vone.
Bashkesite formoheshin duke medituar Shkrimin e Shenjt (Beselidhjen e Vjeter) ne perkim me fjalet e Jezusit qe perkujtonin, duke lutur se bashku, dhe duke bere vepra te mira se bashku duke i ndjekur shembujt e Krishtit.
Kete duhet ta bejme edhe ne.
Nje grup qe mblidhet me kete qellim duhet ta gjejme, ta kemi edhe ne, nese deshirojme te kuptojme Krishtin, mesazhin e tij dhe Kishen.
torrkerry
Shėn Toma nga Akuini tha:
“Arsyeja njerėzore ėshtė norma e vullnetit, tė cilit ia mat edhe shkallėn e mirėsisė,
pėr faktin se rrjedh prej ligjit tė amshuar, qė identifikohet me vetė arsyen hyjnore…
Pra, ėshtė e qartė se mirėsia e vullnetit njerėzor varet shumė mė tepėr nga ligji i amshuar
se sa nga arsyeja njerėzore”.
Torrkerry
Krijoni Kontakt