Close
Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 194
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MBYLLJE

    99-108.


    106. Tė gjithė u kėrkoj tė shikojnė nė thellėsinė e njeriut, qė Krishti ka shėlbuar nė misterin e dashurisė sė tij, dhe tė kėrkimit tė tij tė vazhdueshėm tė tė vėrtetė dhe tė kuptimit.
    Sisteme tė ndryshme filozofike, duke e gėnjyer, e kanė bindur se ai ėshtė zotėria absolut i vetvetes, se mund tė vendosė nė mėnyrė autonome fatin e tij dhe tė sė ardhmes sė tij, duke pasur besim vetėm nė vetvete dhe nė fuqitė e tij.
    Madhėshtia e njeriut nuk mund tė jetė kurrė kjo.
    Pėrcaktuese pėr realizimin e tij do tė jetė vetėm zgjedhja e hyrjes nė tė vėrtetėn, duke ndėrtuar banesėn e tij nėn hijen e Dijes dhe duke banuar nė tė.
    Vetėm nė kėtė horizont tė sė vėrtetės do tė kuptojė shpalosjen e plotė tė lirisė sė tij dhe thirrjen e tij nė dashurinė dhe nė njohjen e Zotit si realizimi mė i lartė i tij.

    Torrkerry

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MBYLLJE

    99-107

    107. Mendimi im i fundit drejtohej Asaj qė lutja e Kishės e thėrret me emrin Selia e Dijes.
    Vetė jeta e saj ėshtė njė shėmbėlltyrė e vėrtetė e aftė tė rrezatojė dritė mbi pėrsjatjen qė bėra.
    Mund tė shihet nė fakt njė pėrkim i thellė ndėrmjet thirrjes sė Virgjėrės sė Lumės dhe thirrjes pėr njė filozofi tė ēiltėr.
    Ashtu sikurse Virgjėra u thirr qė tė ofrojė tė gjithė humanitetin dhe feminilitetin e saj, qė Fjala e Zotit tė mund tė bėhej mish, si njėri prej nesh, kėshtu edhe filozofia ėshtė e thirrur qė ta ofrojė punėn e saj, racionale dhe kritike, qė teologjia, si kuptim i besimit tė jetė e frytshme dhe efikase.
    Dhe sikurse Maria, nė pėlqimin qė i dha shpalljes sė Gabrielit, nuk humbi asgjė nga humaniteti dhe liria e saj e vėrtetė, ashtu edhe mendimi filozofik, duke pranuar thirrjen qė i vjen nga e vėrteta e Ungjillit, nuk humb asgjė nga autonomia e tij, por ēdo kėrkim i tij ngjitet nė realizimin mė tė lartė.
    Kėtė tė vėrtetė e kishin kuptuar mjaft mirė shenjtėrit murgjėr tė lashtėsisė sė krishterė, kur e thėrrisnin Marinė “tryeza intelektuale e besimit”: te ajo shikonin shėmbėllimin koherent tė filozofisė sė vėrtetė dhe ishin tė bindur se duhet tė philosophari in Maria.

    Le tė jetė, pra, Selia e Dijes porti i sigurtė pėr tė gjithė ata qė ia kushtojnė jetėn e tyre kėrkimit tė urtisė.
    Rrugėtimi drejt dijes, qėllimi i fundėm e autentik i ēdo dije tė vėrtetė, u ēliroftė nga ēdo pengesė me ndėrmjetėsimin e Asaj qė duke lindur tė Vėrtetėn dhe duke e ruajtur nė zemrėn e saj, ia ka dhuruar tė gjithė njerėzimit, pėrgjithmonė.

    Dhėnė nė Romė, nė Shėn Pjetėr, mė 14 shtator, festa e Lartėsimit tė Kryqit tė Shenjtė. Tė vitit 1998, viti XX i Pontifikatit tim.

    GJON PALI II.

    Torrkerry

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ARSYEJA NĖ NJĖ DOKUMENT KISHTAR.

    kAT. 27.

    I. Dėshira pėr Zotin
    27 Dėshira pėr Zotin ėshtė e brendashkruar nė zemrėn e njeriut, sepse njeriu ėshtė krijuar nga Zoti dhe pėr Zotin; dhe Zoti nuk pushon sė tėrhequri njeriun te vetja dhe vetėm nė Zotin njeriu do ta gjejė tė vėrtetėn dhe lumturin qė kėrkon pa pushim:
    Arsyeja mė e lartė e dinjitetit tė njeriut qėndron nė thirrjen e tij pėr t’u bashkuar me Hyjin. Qė nė lindjen e vet njeriu ėshtė i thirrur pėr dialog me Hyjin: dhe nė tė vėrtetė njeriu ekziston vetėm sepse Zoti nga dashuria e ka krijuar dhe nga dashuria e ruan kurdoherė, dhe nuk jeton plotėsisht sipas sė vėrtetės po tė mos e njohė lirisht Zotin dhe po tė mos e lėshojė veten nė dorė tė Krijuesit tė vet.

    Torrkerry

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ARSYEJA NĖ NJĖ DOKUMENT KISHTAR. kAT 30.

    30 «Le tė galdojė zemra e atyre qė kėrkojnė Zotin» (Ps 105 3). Nė qoftė se njeriu mund ta harrojė ose mos ta pranojė Zotin, Zoti nuk lodhet duke thirrur ēdo njeri pėr ta kėrkuar, nė mėnyrė qė tė jetojė dhe tė gjejė lumturinė. Por njė kėrkim i tillė kėrkon nga njeriu tė gjitha pėrpjekjet e intelektit tė tij, njė vullnet tė sinqertė «njė zemėr tė drejtė», gjithashtu dhe dėshmimin e tė tjerėve qė ta drejtojmė kah kėrkimi i Zotit.
    Ti je i madh, o Zot, dhe shumė i denjė pėr t’u lėvduar; i madh ėshtė virtyti yt dhe dituria jote ėshtė e pallogaritshme. Dhe njeriu dėshiron tė tė lavdėrojė, njė grimcė e krijimit tėnd qė mban me vete fatin e tij tė vdekshėm, qė mban mbi vete provėn e mėkatit tė vet dhe provėn qė ti u bėn ballė krenarėve. E megjithatė, njeriu, kjo grimcė e gjithėsisė sė krijuar nga ti, do tė tė lavdėrojė. Ti vetė e nxit tė kėnaqet me lavdet e tua, sepse pėr vete na krijove dhe zemra jonė nuk gjen pushim deri sa tė pushojė nė ty.

    Torrkerry

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    III. Njohja e Zotit sipas Kishės Kat.36
    36 Kisha e shenjtė, nėna jonė, mbron dhe mėson qė Zoti, fillimi dhe mbarimi i tė gjitha gjėrave, mund tė njihet me siguri me dritėn e natyrshme tė mendjes njerėzore, duke u nisur nga sendet e krijuara». Pa kėtė aftėsi, njeriu nuk do tė mund ta pranonte Zbulesėn e Zotit. Njeriu e ka kėtė aftėsi, sepse ėshtė i krijuar «nė shėmbėlltyrė tė Hyjit».

    Torrkerry

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Arsyeja nė dokumentėt e kishės: Konc.II tė Vat. DV, n.6.

    “Zoti me zbulimin hyjnor dėshiron tė na dėftojė dhe kumptojė veten dhe vullnetin e tij tė amshuar tė pėrcaktuar pėr shėlbimin e njerėzve “qė tė marrin pjesė nė tė mirat hyjnore qė tėrėsisht tejkalojnė mendjen e njeriut”.
    Koncili i Shenjt shpall se Hyjin, fillimin dhe qėllimin e tė gjitha gjėrave, mund ta njohim me siguri nėpėrmjet krijesave me dritėn e mendjes njerėzore (krah: Rm 1,20).

    Torrkerry

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NJOHJA E ZOTIT SIPAS KISHĖS: PAPA PIU XII, Enc. Humani generis.


    Nė tė vėrtetė, megjithatė arsyeja njerėzore, pėr ta shprehur thjesht, vetėm me fuqitė e saj dhe me dritėn e vet tė natyrshme mund tė arrij realisht te njė njohje e vėrtetė dhe e sigurt e njė Zoti personal, i cili me Provaninė e vet pėrkujdeset pėr botėn dhe e qeveris atė, po ashtu mund tė arrijė tė njohė njė ligj natyror tė brendashkruar nga Krijuesi nė shpirtrat tanė, por prapėseprapė vetė arsyeja nuk ndeshet nė vėshtirėsi tė pakta pėr ta pėrdorur me efekt dhe me fryt kėtė aftėsi tė vetėn tė natyrshme. Nė fakt, tė vėrtetat qė i pėrkasin Zotit dhe lidhen me marrėdhėniet qė ekzistojnė ndėrmjet njerėzve dhe Zotit, e kapėrcejnė nė mėnyrė absolute rendin e gjėrave tė kapshme nga shqisat dhe, kur lind nevoja tė Zbatohen nė vepra dhe tė drejtojnė jetėn, kėrkojnė njė pėlqim tė devotshėm dhe vetėmohim. Shpirti njerėzor, duke kėrkuar rreth kėtyre tė vėrtetave gjendet nė situata tė vėshtira, nėn ndikimin e shqisave dhe tė imagjinatės, po ashtu edhe pėr shkak tė prirjeve tė sėmura tė lindura nga mėkati i rrjedhshėm. Nga kjo del qė nė kėto ēėshtje njerėzit binden lehtė qė ėshtė e rreme ose tė paktėn e dyshimtė ajo qė ata nuk do tė dėshironin tė ishte e vėrtetė».

    Torrkerry

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA KAT. I KISHĖS KATOLIKE: 39

    Duke mbėshtetur aftėsinė qė ka arsyeja njerėzore pėr tė njohur Zotin, Kisha shpreh besimin e vet nė mundėsinė pėr tė folur pėr Zotin tė gjithė njerėzve dhe me tė gjithė njerėzit. Kjo bindje qėndron nė themel tė dialogut tė saj me Besimet e tjera, me filozofinė dhe me shkencat, po ashtu si dhe me jobesimtarėt dhe me ateistėt.

    Torrkerry

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    kAT 40

    Meqė njohja jonė e Zotit ėshtė e kufizuar, po ashtu ėshtė e kufizuar edhe gjuha jonė pėr Zotin. Nuk mund tė flasim pėr Zotin, veēse duke u nisur nga krijesat dhe sipas mėnyrės sonė njerėzore, qė ėshtė e kufizuar nė tė njohur dhe tė menduar.

    Torrkerry

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    kat 41

    Tė gjitha krijesat kanė njė farė ngjashmėrie me Zotin, nė mėnyrė krejt tė veēantė njeriu, i krijuar nė shėmbėlltyrė dhe ngjashmėri me Zotin. Pėrsosmėritė e shumanshme tė krijesave (vėrtetėsia, miqėsia, bukuria e tyre) pasqyrojnė pra pėrsosmėrinė e pafundme tė Zotit. Si rrjedhim ne mund tė flasim pėr Zotin duke u nisur nga pėrsosmėritė e krijesave tė tija, «sepse prej madhėrisė dhe bukurisė sė krijesave mund tė njihet me krahasim Autori i tyre» (Urt 13, 5).

    Torkerry

Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •