Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 194
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    A) 80-91: KĖRKESAT E DOMOSDOSHME TĖ FJALĖS SĖ ZOTIT.

    87. Eklektizmi ėshtė njė gabim metode, por mund tė mbajė tė fshehura brenda tij teza tė mirėfillta tė historicizmit.
    Pėr tė kuptuar qartė njė doktrinė tė sė kaluarės, ėshtė e nevojshme qė ta vendosim atė brenda kontekstit tė saj historik dhe kulturor.
    Teza themelore e historicizmit, pėrkundėr, ėshtė se e vėrteta e filozofisė pėrcaktohet nė bazė tė pėrshtatjes sė saj nė njė periudhė tė caktuar dhe njė qėllim tė caktuar historik.
    Nė kėtė mėnyrė, tė paktėn tėrthorazi, mohohet vlefshmėria e qėndrueshme e sė vėrtetės.
    Historicistėt pohojnė sė ajo qė ishte e vėrtetė njė njė pėriudhė, mund tė mos jetė e vėrtetė nė njė periushė tjetėr.
    Prandaj pėr ta, historia e mendimit bėhet pak a shumė njė burim arkeologjik, i dobishėm pėr tė shqaruar pikėpamje tė sė kaluarės, por nė njė pjesė tė madhe tė dala mode dhe pa kuptim pėr tė tashmen.
    Nė kundėrshtim me kėtė, nuk duhet tė harrohet se edhe nėse njė formulim kufizohet nė njė farė mėnyrė nga koha dhe kultura, e vėrteta apo e gabuara tė shprehura nė to, sidoqė tė jetė, pavarėsisht nga distanca e kohės dhe hapėsirės, mund tė njihen dhe si tė tilla tė vlerėsohen.

    Nė mendimin teologjik, historicizmi priret tė shfaqet nė pjesėn mė tė madhe nėn maskėn e “modernizmit”.
    Disa teologė, tė shqetėsuar me tė drejtė, pėr ta bėrė diskutimin teologjik aktual dhe tė kuptueshėm pėr kohėn tonė, pėrdorin vetėm mendimet bashkėkohore dhe gjuhėn filozofike, duke injoruar vlerėsimin kritik, tė cilin ata duhet ta nxisin nėn dritėn e traditės.
    Kjo formė e modernizmit, qė shkėmben tė vėrtetėn me realitetin, bėhet e paaftė pėr tė kėnaqur kėrkesat e sė vėrtetės tė cilave teologjia duhet t’u pėrgjigjet.

    Torrkerry.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    A) 80-91: KĖRKESAT E DOMOSDOSHME TĖ FJALĖS SĖ ZOTIT.


    88.Njė tjetėr kėrcėnim qė duhet marrė nė shqyrtim ėshtė shkencizmi.
    Ky ėstė nocioni filozofik i cili refuzon tė pranojė vlefshmėrinė e formave tė njohjes qė janė tė ndryshme nga ato tė shkencave pozitive, duke degdisur nė kufijtė e thjeshtė tė pėrfyturimit, si njohjen religjose dhe teologjike, ashtu edhe njohjen etike dhe estetike.
    Nė tė kaluarėn, e njėjta ide shprehej edhe tek pozitivizmi dhe neo-pozitivizmi, qė i konsideronin pa kuptim pohimet e karakterit metafizik.
    Kritika epistemologjike e ka zhvlerėsuar njė mėtim tė tillė, por tani e shohim sėrish tė ringjallur nė maskėn e re tė shkencizmit.
    Nė kėtė pėrspektive, vlerat reduktohen thjesht nė fryte tė emocioneve dhe nocion i tė qėnit mėnjanohet pėr t’i lėnė hapėsirė thjesht faktualitetit.
    Kėshtu pra, shkenca pėrgatitet pėr tė pushtuar tė gjitha aspektet e ekzistimit njerėzor pėrmes progresit teknologjik.
    Sukseset e pamohueshme tė kėrkimeve shkencore dhe teknologjia bashkėkohore kanė ndihmuar pėr tė pėrhapur njė botėkuptim shkencor, qė duket sikur nuk ka mė kufi, duke parė se si ai ka depėrtuar nė kulturat e ndryshme dhe ēfarė ndryshimesh rrėnjėsore ka sjellė.

    Pėr fakt tė keq duhet tė pėrmendim se, pėr sa i pėrket pyetjes rreth kuptimit tė jetės, ky konsiderohet nga shkencizmi se i pėrket fushės sė erracionales dhe imagjinates.
    Jo mė pak zhgėnjyese ėshtė parqasja e kėsaj rryme mendimi, ndaj problemeve tė tjera tė filozofisė, qė edhe kur merren nė shqyrtim, pėrballohen nėpėrmjet analizash tė bazuara nė analogji sipėrfaqėsore, ku mungon themeli racional.
    Kjo ēon nė varfėrimin e mendimit njerėzor, tė cilit i hiqen ēėshtjet themelore, pėr tė cilat qėnia njerėzore, si animal rationale, ka menduar vazhdimist qė nė fillimet e ekzistimit tė tij mbi tokė.
    Dhe meqė nuk lė hapėsirė pėr kritikėn qė ofrohet nga vlerėsimi etik, mendėsia shkenciste ia ka dalė mbanė tė bindė shumėkėnd tė pranojė idenė sipas sė cilės, nėse diēka ėshtė teknicisht e mundur, ateherė ajo ėshtė moralisht e pranueshme.

    Torrkerry

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    A) 80-91: KĖRKESAT E DOMOSDOSHME TĖ FJALĖS SĖ ZOTIT.


    89. Njė formė edhe jo mė pak e rrezikshme ėshtė pragmatizmi, njė sjellje mendore e atij qė nė zgjedhjet e veta, pėrjashton referimin ndaj vlerėsimeve teorike apo gjykimeve tė themeluara nė parimet etike.
    Pasojat pratike tė kėsaj mėnyre tė menduari janė tė dukshme.
    Nė mėnyrė tė veēantė ka njė pėrkrajė nė rritje pėr njė koncept tė demokracisė i cili nuk mbėshtetet mbi ndonjė referencė tė vlerave tė pandryshueshme; madje edhe nėse njė trajtė veprimi ėshtė apo jo e lejueshėm, vendoset nga vota e shumicės parlamentare.
    Pasojat janė tė qarta: nė praktikė, vendimet e mėdha morale tė njerėzimit i nėnshtrohen vendimeve tė marra njėra pas tjetrės nga degė institucionale.
    Pėr mė tepėr, vetė antropologjia ėshtė kushtėzuar fuqishėm nga njė vizion njėdimensional i qėnies njerėzore, njė vizion i cii pėrjashton dilemat e mėdha etike dhe analizat ekzistenciale tė kuptimit tė vuajtjes dhe sakrificės, tė jetės dhe vdekjes.

    Torrkerry

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    A) 80-91: KĖRKESAT E DOMOSDOSHME TĖ FJALĖS SĖ ZOTIT.

    90. Pikėpamjet qė shqyrtuam tė ēojnė me radhė drejt njė koncepti mė tė pėrgjitshėm, i cili sot shfaqet si struktura e pėrbashkėt e shumė filozofive tė cilat kanė mohuar kuptimin e qėnies.
    I referohem interpretimit nihilist, i cili ėshtė njėherėsh mospranimi i tė gjitha themeleve dhe mohimi i ēdo tė vėrtete objektive.
    Nihilizmi, pėrpara se tė ishte nė kundėrshtim me vetė kėrkesat dhe pėrmbajtjen e Fjalės sė Zotit, ėshtė mohim i humanitetit dhe i vetė identitetit tė qėnies njerėzore.
    Nuk duhet tė harruar kurrė se harresa e qėnies sjell nė mėnyrė tė pashmangshme humbjen e kontaktit me tė vėrtetėn objektive si rrjedhim me themelin nė tė cilėn mbėshtetet dinjiteti i njeriut.
    Kėshtu i lihet hapėsirė mundėsisė pėr tė fshirė nga fytyra e njeriut shenjat e ngjashmėrisė sė tij me Zotin, pėr ta drejtuar nė mėnyrė tė pėrshkallėzuar ose nė njė dėshirė shkatėruese tė vullnetit tė pushtetit, ose nė dėshpėrimin e vetmisė.
    Nėse e vėrteta u mohohet qėnieve njerėzore, do tė ishte njė shpresė e kotė tė pėrpiqeshe ti bėje ato tė lira.
    Nė fakt, e vėrteta dhe liria ose bashkohen, ose sė bashku mjerisht shkatėrohen

    Torrkerry

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    A) 80-91: KĖRKESAT E DOMOSDOSHME TĖ FJALĖS SĖ ZOTIT.


    91. Duke shtjelluar kėto rryma mendimi, qėllimi im nuk ishte tė paraqes njė panoramė tė plotė tė gjendjes aktuale tė filozofisė, e cila nė ēdo rast do tė ishte e vėshtirė tė pėrfshihej e gjitha nė njė vizion tė vetėm.
    Dhe sigurisht dėshiroj tė theksoj se trashėgimia jonė e njohjes dhe urtisė ėshtė vėrtet pasuruar nė fusha tė ndyshme.
    Mjafton tė pėrmendim logjikėn, filozofinė e gjuhės, epistemologjinė, filozofinė e natyrės, antropologjinė, analizė gjithnjė e mė depėrtuese tė pėrmasave afektive tė njohjes dhe pėrqasjen ekzistenciale tė analizės sė lirisė.
    Sidoqoftė, qė nga shekulli i fundit, pohimi i parimit tė imanencės, qė gjendet nė qendėr tė argumentit racionalist, ka sjellė nė njė luhatje rrėnjėsore tė pohimeve, dikur tė padiskutueshme.
    Lindėn kėshtu rrymat irracionaliste, ndėrsa kritika vinte nė dukje kotėsinė e nevojės sė vetėthemelimit absolut tė arsyes.

    Epoka jonė ėshtė quajtur nga disa mendimtarė epoka e “postmodernitetit”.
    E pėrdorur shpesh nė kontekste tė ndryshme, termi pėrcakton emergjencėn e njė tėrėsie faktorėsh tė rinj tė cilėt, meqenėse janė tė pėrhapur gjerėsisht dhe fuqishėm, janė treguar tė aftė tė krijojnė ndryshime tė rėndėsishme dhe tė qėndrueshme.
    Ky term u pėrdor pėr herė tė parė duke iu referuar fenomeneve estetike, sociale dhe teknologjike.
    Mė vonė u zhvendos nė fushėn filozofike, por mbeti nė njė farė mėnyrė i dykuptimtė, si pėr gjykimin mbi atė qė quhet “postmoderne” qė ėshtė diku pozitiv,diku negativ, por edhe sepse akoma nuk ka njė marrėveshje mbi ēėshtjen delikate tė caktimit tė periuhave tė ndryshme historike.
    Njė gjė sidoqoftė ėshtė e sigurtė: rrymat e mendimit qė mėtojnė se janė postmoderne, meritojnė vėmendjen e duhur.
    Sipas disa prej tyre, koha e gjėrave tė sigurta ka kaluar nė mėnyrė tė pakthyeshme, dhe qėnia njerėzore tani duhet tė mėsojė tė jetojė nė njė horizont tė mungesės totale tė kuptimit, ku gjithēka ėshtė e pėrkoshme dhe kalimtare.
    Shumė autorė, me kritikėn e tyre tė shkatėrruese tė ēdo sigurie, injorojnė dallimet e nevojshme, kundėrshtojnė madje edhe sigurinė e besimit.

    Ky nihilizėm gjen nė njė farė mėnyrė njė vėrtetim nė pėrvojėn e tmerrshme tė sė keqes qė ka njollusur epokėn tonė.
    Njė pėrvojė e tillė dramatike ka garantuar shembjen e optimizmit racionalist, i cili e shihte historinė si njė progres triumfues tė arsyes, burimin e gjithė lumturisė dhe lirisė; dhe tani, nė fund tė kėtij shekulli, njė nga kėrcėnimet tona mė tė mėdha ėshtė tundimi i dėshpėrimit.

    Megjithatė, mbetet e vėrtetė qė njė farė mendėsie pozitiviste vazhdon tė ushqejė shpresėn e kotė qė, falė shkencės dhe progresit teknologjik, njeriu si krijues, mund tė zotėrojė vetė, fatin e tij.

    Torrkerry

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    B) 92-99: DETYRA AKTUALE PĖR TEOLOGJINĖ.

    92. Si inteligjencė e Zbulesės, teologjia nė periudha tė ndryshme historike ėshtė gjendur gjithmonė para detyrės sė tė thithjes tė kulturave tė ndryshme pėr tė ndėrmjetėsuar mė pas, me anė tė njė konceptualizmi koherent, ēka pėrmban besimi.
    Edhe sot atė e pret njė detyrė e dyfishtė.
    Nga njėra anė, ajo duhet tė zhvillojė angazhimin qė Koncili II i Vatikanit i ka besuar prej kohėsh: tė ripėrtėrijė metodologjitė e veta pėr njė shėrbim mė efikas ndaj ungjillizimit.
    Si tė mos na bie ndėr mend, nė kėtė pėrspektivė, fjalėt e shpallura nga Ati i Shenjtė Gjoni XXIII nė hapjen e Koncilit?
    Nė atė kohė ai tha: “Ėshtė e nevojshme qė, duke pranuar pritjen e gjallėrishme tė atyre qė e dashurojnė sinqerisht religjonin e krishterė, katolik dhe apostolik, kjo doktrinė tė bėhet mė gjėrėsisht dhe thellėsisht e njohur dhe qė shpirtėrat tė jenė mė plotėsisht tė mėsuar dhe tė formuar; ėshtė e nevojshme qė kjo doktrinė e sigurtė dhe e paluajtshme qė duhet tė respektohet besnikėrisht, tė thellohet dhe tė paraqitet nė njė mėnyrė qė tė pėrkojė me kėrkesat e kohės sonė”.

    Nga ana tjetėr, teologjia duhet tė ngulė sytė mbi tė vėrtetėn e fundme qė i dorėzohet me anė tė Zbulesės, pa u mjaftuar me situata tė ndėrmjetme.
    Ėshtė mirė pėr teologun tė kujtojė qė puna e tij pėrkon “me dinamizmin qė gjendet nė vetė besimin” dhe qė objekti i mirėfilltė e kėrkimit tė tij ėshtė ‘E Vėrteta, Zoti i gjallė dhe shestimi i tij i shėlbimit i zbuluar nė Jezu Krishtin”.
    Kjo dertyrė qė i takon nė rradhė tė parė teologjisė, nė tė njėjtėn kohė ngacmon filozofinė.
    Ēėshtjet e shumta qė sot imponohen, nė fakt, kėrkojnė njė punė tė pėrbashkėt, edhe me metologji tė ndryshme, qė e vėrteta njihet dhe tė shprehet sėrish.
    E Vėrteta, qė ėshtė Krishti, imponohet si njė e vėrtetė universalė qė mban, stimulon dhe rrit(Ef 4,15) qoftė teologjinė qoftė filozofinė.
    Tė besosh nė mundėsinė e njohjes sė njė tė vėtete me vlerė universale, nuk ėshtė aspak burim intolerance; nė tė kundėrt, ėshtė njė kusht i domosdoshėm pėr njė dialog tė sinqertė dhe autentik ndėrmjet personash.
    Vetėm me kėtė kusht ėshtė e mundur tė tejkalohen ndarjet autentike dhe tė pėrshkohet rrugėtimi i gjithė tė vėrtetės, duke ecur nėpėr ato shtigje qė vetėm Shpirti i Zoterisė sė ngjallur njeh.
    Ēka tani dėshiroj t’ju porosis ėshtė sė si pėrvijohet sot konkretisht nevoja e bashkimit pėr detyrat aktuale tė teologjisė.

    Torrkerry.

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    B) 92-99: DETYRA AKTUALE PĖR TEOLOGJINĖ.


    93.Qėllimi themelor drejt tė cilit synon teologja ėshtė paraqitja e inteligjencės sė Zbulesės dhe pėrmbajtja e besimit.
    Qendra e vėrtetė e reflektimit tė saj do tė jetė ndėrkohė, kundrimi i misterit tė vetė Zotit, Njė dhe Tre.
    Aty hyhet duke reflektuar mbi misterin e mishėrimit tė Birit tė Zotit: mbi mishėrimin e tij e mė pas mbi rrugėtimin e tij drejt mundimit dhe vdekjes, mister qė do tė pėrfundojė nė ngjalljen e tij tė lavdishme dhe ngjitjen e tij nė tė djathtė tė Atit, nga ku do tė dėrgojė Shpirtin e sė vėrtetės pėr tė ndėruar dhe pėr tė ngjallėruar Kishėn e tij.

    Nė kėtė horizont, detyrė parėsore e Kishės bėhet inteligjenca e kenosi-t tė Zotit, mister me tė vėrtetė i madh pėr mendjen njerėzore, sė cilės i duket e pakuptimtė qė vuajtja dhe vdekja janė shprehja e dashurisė qė dhurohet pa kėrkuar asgjė nė kėmbim.
    Nė kėtė pėrspektivė imponohet si nevojė themelore dhe urgjente njė anaklizė e kujdeshme e teksteve: sė pari, e teksteve tė Shkrimit Shenjtė, mė pas edhe e atyre nė tė cilėt shprehet Tradita e gjallė e Kishės.
    Nė lidhje me kėtė paraqiten disa probleme, vetėm pjesėrisht tė reja, zgjidhja koherente e tė cilėve nuk mund tė gjendet pa ndihmėn e filozofisė.

    Torrkerry

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    B) 92-99: DETYRA AKTUALE PĖR TEOLOGJINĖ.


    94. Njė aspekt i parė problematik prek marrėdhenien ndėrmjet domethėnies dhe tė vėrtetės.
    Sikurse ēdo tekst tjetėr, ashtu edhe burimet qė njė teolog interpreton, pėrēojnė parasėgjithash njė domethėnje, qė duhet dalluar dhe paraqitur.
    Tani kjo domethėnie paraqitet si e vėrtetė mbi Zotin, qė nga vetė Zoti pėrēohet nėpėrmjet tekstit tė shenjtė.
    Nė gjuhėn njerėzore, atėherė, hedh shtat gjuha e Zotit, qė pėrēon tė vėrtetėn e tij me anė tė “bashkėecjes” sė mrekullueshme qė pasqyron logjikėn e mishėrimit.
    Duke interpretuar burimet e Zbulesės, ndėrkohė, ėshtė e nevojshme qė teologu tė pyesė veten se cila ėshtė e vėrteta e thellė dhe e natyrshme qė tekstet duan tė pėrēojnė, megjithė caqet e gjuhės.

    Pėrsa i pėrket teksteve biblike dhe nė mėnyrė tė veēantė Ungjive, e vėrteta e tyre nuk thjeshtohet sigurisht nė njė tregim tė disa ngjarjeve historike apo nė zbulimin e disa fakteve natyrore, sikurse do tė donte pozitivizmi historicist.
    Kėta tekste, nė tė kundėrt, paraqesin ngjarje, vėrtetėsia tė cilave gjendet pėrtej ngjarjes sė mirėfilltė historike: gjendet nė domethėnien e tyre nė dhe pėr historinė e shėlbimit.
    Kjo e vėrtetė gjen njė shpjegim tė plotė nė leximin e vazhdueshėm qė Kisha u ka bėrė teksteve tė tilla pėrngjatė shekujve, duke mbajtur tė palėvizshme domethėnien zanafillėse.
    Ėshtė urgjiente, qė edhe nga pikėpamja filozofike tė shtrohet pyetja mbi marrėdhėnien qė ndėrvepron midis faktit dhe domethėnies sė tij; marrėdhėnie qė pėrbėn kuptimin e mirėfilltė tė historisė.
    Fjala e Zotit nuk i drejtohet vetėm njė populli apo vetėm njė epoke.
    Nė tė njėjtėn mėnyrė pohimet dogmatike, megjithėse janė tė ndikuara nganjėherė nga kultura e periudhės nė tė cilėn janė pėrkufizuar, formulojnė njė tė vėrtetė tė qėndrueshme dhe pėrfundimtare.
    Lind atėherė pyetja se si mund tė pajtohen absolutėsia dhe universaliteti i tė vėrtetės me kushtėzimet e pashmangshke historike dhe kulturore tė formulave qė e shprehin.
    Sikurse kam thėnė mė parė, tezat e historicizmit nuk mund tė pranohen.
    Kurse, zbatimi i njė hermeneutike qė i hapet kėrkesave tė metafizikės, ėshtė nė gjendje tė tregojė se si nga rrethanat historike dhe tė kalueshme, nė tė cilat tekstet janė formuar, kryhet kalimi te e vėrteta qė ata shprehin, dhe qė shkon pėrtej kėtyre kushtėzimeve.
    Me gjuhėn e tij historike dhe tė rrethshkruar, njeriu mund tė shprehė tė vėrteta qė tejkalojnė njė gjuhė tė caktuar.
    Nė fakt e vėrteta nuk mund tė kufizohet kurrė brenda njė kohe dhe njė kulture; njihet brenda historisė, por e rejkalon atė.

    Torrkerry

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    B) 92-99: DETYRA AKTUALE PĖR TEOLOGJINĖ.

    95. Ky vlerėsim lejon tė dallohet zgjidhja e njė problemi tjetėr: ai i vlefshmėrisė sė pėrhershme tė gjuh\ės konceptuese e pėrdorur nė pėrkufizimet e Koncileve. Paraardhėsi im i Nderuar Piu XII nė Letrėn e tij Enciklike HUMANI GENERIS, ėshtė pėrballuar me kėtė ēėshtje.

    Reflektimi mbi kėtė argument ėshtė i thjeshtė, sepse duhet pasur parasysh kuptimi qė fjalėt marrin nė kultura tė ndryshme dhe nė kohė tė ndryshme.
    Historia e mendimit, megjithatė, tregon se nėpėrmjet evoluimit dhe larmisė sė kulturave disa koncepte bazė e ruajnė vlerėn e tyre njohėse universale e gjithashtu edhe tė vėrtetėn e fjalive qė i shprehin.
    Nėse nuk do tė ishte kėshtu, filozofia dhe shkencat nuk do tė mund tė merreshin vesh ndėrmjet tyre dhe as nuk do tė kuptoheshin nga kultura tė ndryshme nga ato qė nė tė cilat janė menduar dhe pėrpunuar.
    Ēėshtja hermeneutike, pra, ekziston, por ėshtė e zgjidhshme.
    Vlera realistike e shumė koncepteve, nga ana tjetėr, nuk pėrjashton mundėsinė qė shpesh domethėnia e tyre tė jetė e papėrsosur.
    Spekulimi filozofik mund tė ndihmonte shumė nė kėtė fushė.
    Ėshtė i dėshirueshėm edhe njė angazhim i tij i posaēėm nė thellimin e marrėdhėnies ndėrmjet gjuhės konceptuese dhe tė vėrtetės dhe nė parashtrimin e rrugėve tė pėrshtatshme pėr njė kuptim sa mė saktė tė saj.

    Torrkerry

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    B) 92-99: DETYRA AKTUALE PĖR TEOLOGJINĖ.

    96. Nėse interpretimi i burimeve ėshtė njė detyrė e rėndėsishme e teologjisė, njė angazhim i mėtejshėm e gjithashtu mė delikat dhe mė i nevojshėm ėshtė kuptimi i tė vėrtetės sė zbuluar apo pėrpunimi i intellectus fidei.
    Sikurse kam pėrmendur mė parė, intellectus fidei kėrkon ndihmėn e njė filozofisė tė qėnies, qė i jep mundėsinė parasėgjithash teologjisė dogmatike tė zhvillojė nė mėnyrė e duhur funksionet e saj.
    Pragmatizmi dogmatik i fillimeve tė kėtij shekulli, sipas tė cilit tė vėrtetat e besimit nuk janė gjė tjetėr veēse rregulla sjellieje, tashmė ėshtė refuzuar dhe hedhur tej; megjithėkėtė mbetet krejtėsisht funksionale. Nė kėtė rast, do tė binim nė njė skemė tė papėrshtatshme, thjeshtėzuese dhe pa mprehtėsinė e duhur spekuluese.
    Njė kristologji, pėr shembull, qė zhvillohet nė mėnyrė tė njėkahshme “nga postė”, sikurse parapėlqehet tė thuhet sot, apo njė ekleziologji e pėrpunuar vetėm mbi modelin e shoqėrive civile, vėshtirėsisht do tė shmangte rrezikun e njė reduktivizmi tė tillė.

    Nėse intellectus fidei dėshiron tė integrojė tė gjithė pasurinė e traditės teologjike, duhet t’i referohet filozofisė sė qėnies.
    Kjo duhet tė jetė nė gjendje tė parashtrojė ēėshtjen e qėnies sipas nevojave dhe prurjeve tė tė gjithė traditės filozofike, edhe ato tė mėvonshmet, duke shmangur rėnien nė pėrsėritje tė shterpėzuara tė skemave tė vjetėruara.
    Filozofia e qėnies, brenda traditės metafizike tė krishterė, ėshtė njė filozofi dinamike qė e vėshtron realitetin nė strukturat e saj ontologjike, shkakore dhe komunikuese.
    Ajo e merr fuqinė dhe pėrhershmėrinė e vet nė faktin se themelohet mbi vetė aktin e qėnies, qė lejon hapjen e plotė dhe tėrėsore drejt tė gjithė realitetit, duke tejkaluar ēdo cak deri nė mbėrritjen e Atij qė i jep plotėsi gjithēkaje.
    Nė teologji, qė i merr parimet e saj nga Zbulesa, si njė burim i ri njohjeje, kjo pėrspektivė vėrtetohet nga marrėdhėnia e brendshme ndėrmjet besimit dhe arsyes metafizike.

    Torrkerry

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •