Close
Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 194
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 75-79: GJENDJE TĖ NDRYSHME TĖ FILOZOFISĖ.


    78. Nė dritėn e kėtyre reflektimeve, kuptohet mirė pse Magjisteri ka lavdėruar nė mėnyrė tė pėrsėritur meritat e mendimit tė Shėn Tomės dhe e ka vendosur si prijės dhe model tė studimeve teologjike.
    Ēka interesonte, nuk ishte marrja e njė qėndrimi mbi ēėshtje tė mirėfillta filozofike, as detyrimi i pranimit tė tezave tė veēanta.
    Qėllimi i Magjisterit ishte dhe vazhdon tė jetė ai i paraqitjes sė Shėn Tomės si njė model autentik pėr ata qė e kėrkojnė tė vėrtetėn.
    Nė reflektimin e tij, nė fakt, kėrkesa e arsyes dhe fuqia e besimit kanė gjetur sintezėn mė tė lartė qė mendimi ka arritur ndonjėherė, pasi ai ka ditur tė mbrojė risinė rrėnjėsorė qė ka sjellė Zbuylesa pa poshtėruar kurrė rrugėtimin e mirėfilltė tė arsyes.

    Torrkerry

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar mė parė nga Diesel Industry Lexo Postimin
    torrkerry, po i bie shkurt, te arsyetosh per njeriun eshte te vere ne pune llogjiken gje ka,pak apo shume, ndersa te besosh (ne anen fetare) eshte ta maresh edhe ate pak llogjike, ta lyesh me benzine e ti vesh flaken. Cte duhet arsyeja,kur mund te besosh verberisht ne ca libra mijravjecare te shkruash nga sdi se kush????

    Ky eshte kendeshtrimi im. Ciao
    Mire, me duket se te kam kuptuar mire. Per ty te arsyetosh merret me logjike. Per mua arsyeja eshte nje aftesi per te cilen njeriu mund ta njohe realitetin sipas te gjitha faktoreve ne loje.
    Per ty besimi eshte ajo qe ke shkruar. Per mua eshte diēka reale qe ndodh ne njeriun, nje prej faktoreve te realitetit; pra qe te besoj eshte nje gje e arsyeshme.
    Faleminderit.

    Torrkerry

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU I 6: NDĖRVEPRIMI NDĖRMJET TEOLOGJISĖ DHE FILOZOFISĖ.

    A) 75-79: GJENDJE TĖ NDRYSHME TĖ FILOZOFISĖ.

    79. Duke shpalosur mė tej pėrmbajtjet e Magjisterit paraardhės, kam si qėllim nė kėtė pjesė tė fundit tė tregoj disa kėrkesa tė veēanta qė teologjia – madje, mė parė, Fjala e Zotit – ka pėr mendimin filozofik dhe pėr filozofitė moderne.
    Sikurse kam vėnė tashmė nė dukje, filozofi duhet tė ecė sipas rregullave tė tij dhe tė themelohet mbi parimet e tij.
    Megjithatė e vėrteta ėshtė njė e vetme.
    Zbulesa, me pėrmbajtjen e saj, nukmundet kurrė ta poshtėrojė arsyen nė zbulimet e saj dhe nė autonominė ė sajtė ligjshme; nga ana e saj megjithatė arsyeja nuk duhet tė humbasė kurrė aftėsinė qė t’ii shtrojė vetes pyetijen dhe tė pyesė, me vetėdijen se nuk mund tė ngrihet nė njė vlerė absolute dhe pėrjashtuese.
    E vėrteta e zbuluar, duke i ofruar plotėsi drite qėnies duke u nisur nga shkelqimi qė vjen nga vetė Qėnia e qėndrueshme, do tė ndriēojė rrugėtimin e reflektimit filozofik.
    Zbulesa e krishterė, me pak fjalė, bėhet pika e vertetė e referimit dhe e ballafaqimit ndėrmjet tė menduarit filozofik dhe atij teologjik nė marrėdhėnien e tyre tė ndėrsjelltė.
    Ėshtė e dėshirueshme pra qė teologėt dhe filozofėt ta lėnė veten tė udhėhiqen nga i vetmi autoriteti i sė vėrtetės, kėshtu qė tė mund tė pėrpunohet njė filozofi nė pėrkim me Fjalėn e Zotit.
    Kjo filozofi do tė jetė hapėsira e takimit ndėrmjet kulturave dhe besimit tė krishterė, vendi i mirėkuptimit ndėrmjet besimtarėve dhe jo besimtarėve.
    Do tė jetė ndihmė sepse besimtarėt binden nga afėr se thellėsia dhe natyshmėria e besimit ėshtė mė e favorizuar, kur bashkohet me mendimin dhe nuk heq dorė prej tij.
    Edhe njė herė na udhėheq mėsimi i Etėrve nė kėtė bindje: “Vetė besimi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse tė menduarit, duke u bindur...cilido beson tė mendojė, dhe duke besuar, tė mendojė dhe duke menduar, tė besojė...,besimi, nėse nuk ėshtė i menduar, ėshtė asgjė”.
    Ende: “nėse hiqet pranimi, hiqet besimi, sepse pa pranim nuk besohet fare”.

    Torrkerry

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU I VII: KĖRKESAT DHE DETYRAT AKTUALE.

    A) 80-91: KĖRKESAT E DOMOSDOSHME TĖ FJALĖS SĖ ZOTIT.

    80. Shkrimi i shenjtė pėrmban, nė mėnyrė dhe tė shpalosur, njė numėr elementesh qė na lejojnė tė arrimė nė njė pėrfytyrim tė njeriut dhe botės,, i cili ka njė dendėsi tė jashtėzakonshme filozofike.
    Tė krishterė janė bėrė tė vetėdijshėm gjithnjė e mė shumė mbi pasurinė qė pėrmbajnė tekstet e shenjta.
    Aty ne mėsojmė se ajo qė pėrjetojmė nuk ėshtė absolute: nuk ėshtė as e pakrijuar dhe as e vetėlindur.
    Vetėm Zoti ėshtė absolut.
    Nga Bibla shfaqet gjithashtu njė pėrfytyrim i njeriut si IMAGO DEI.
    Ky pėrfytyrim na jep tė dhėna qė kanė tė bėjnė me jetėn e njeriut, lirinė e tij dhe pavdekshmėrinė e shpirrtit tė njeriut.
    Duke qenė qė bota e krijuar nuk ėshtė e vetėmjaftueshme, ēdo shpresė e kotė pėr autonomi, qė do tė mohonte varėsinė thelbėsore tė ēdo krijese nga Zoti – pėrfshi edhe njeriun – tė ēon nė situata dramatike tė cilat shkatėrrojnė kėrkimin racional mbi harmoninė dhe kujptimin e ekzistimit njerėzor.

    Ēėshtja e tė keqes morale – forma e tė keqes me tė tmerrshme – pėrmendet gjithashtu nė Bibėl, e cila na tregon se njė e keqe e tille nuk e ka prejardhjen nga ndonjė mangėsi qė rrjedh nga lėnda, por ajo ėshtė njė plagė e shkaktuar nga ushtrimi i parregullt i lirisė njerėzore.
    Nė fund, Fjala i Zotit parashtron ēėshtjen e kuptimit tė ekzistimit dhe jep pėrgjigjen e saj duke e drejtuar njeriun tek Jezu Ktrishti, Fjala e mishėruar e Zotit, i cili ėshtė pėrmbushja e pėrkryer e ekzistimit njerėzor.
    Leximi i tekstit tė shenjtė do tė nxirrte nė pah aspekte tė tjera tė kėsaj ēėshtjeje; por ajo qė duket qartė ėshtė mospranimi i asnjėlloj forme relativizmi, materializmi dhe panteizmi.

    Bindja themelore e kėsaj “filozofie” qė gjendet nė Bibėl, ėshtė se bota dhe jeta njerėzore kanė njė kujptim dhe shkohin drejt pėrmbushjes sė tyre, qė vjen pėrmes Jezu Krishtit.
    Misteri i mishėrimit do tė mbetet gjithmonė pika themelore e referimit pėr tė kuptuar enigmat e ekzistimit njerėzor, botės sė krijuar dhe Zotit.
    Brenda kėtij misteri sfidat pėr filozofinė bėhen tė skajshme, sepse arsyeja ėshtė e thirrur qė tė bėjė tė sajėn njė logjikė e cila shemb muret brenda tė cilėve rrezikon tė burgoset.
    Sidoqoftė, vetėm nė kėtė pikė, kuptimi i ekzistimit arrin momentin e tij pėrcaktues.
    Thelbi mė i brendshėm i Zotit dhe i qėnies njerėzore mund tė kapet me anė tė inteligjencės: nė misterin e Fjalės sė mishėruar, natyra njerėzore dhe hyjnore me autonominė e pėrkatėse, ruhen dhe njėherėsh shfaqet lidhja e vetme qė i bashkėvendos nė njė marrėdhėnie tė ndėrsjelltė dhe pa pėshtjellim.

    Torrkerry

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU I VII: KĖRKESAT DHE DETYRAT AKTUALE.

    A) 80-91: KĖRKESAT E DOMOSDOSHME TĖ FJALĖS SĖ ZOTIT.


    81. Ėshtė pėr t’u vėnė re qė njė nga aspektet tė dukshėm tė situatės sonė tė tanishme, ėshtė “kriza e kuptimit”.
    Pikėpamjet mbi jetėn dhe botėn, shpesh me karakter shkencor, janė shumėzuar aq shumė saqė ndeshim njė copėzim nė rritje tė njohjes.
    Kjo e bėn tė vėshtirė dhe shpesh tė kotė kėrkimin mbi kuptimin.
    Me tė vėrtetė, - diēka ende mė dramatike – nė kėtė vorbull tė dhėnash dhe faktesh nė tė cilat jetojmė, dhe qė duket se pėrmbėjnė gėrshetimin e vetė ekzistimit, shumė njerėz pyesin veten nėse ka akoma domethėnie tė kėrkohet njė kuptim.
    Shumėsia e teorive qė vihen nė garė pėr tė dhėnė njė pėrgjigje, dhe mėnyrat e ndryshme tė kėndvėshtrimeve mbi botėn, dhe jetėn njerėzore, shėrben vetėm pėr tė pėrkeqsuar kėtė dyshim rrėnjėsor, i cili mund tė na ēojė shumė lehtė nė njė gjendje skepticizmi, indifference apo shprehje tė ndryshme nihilizmi.

    Si rrjedhim, shpirti njerėzor shpesh pushtohet nga njė lloj mendimi i dykuptimtė qė e ēon drejt njė mbyllje akoma mė tė madhe nė vetvete, brenda kufijve tė imanencės sė tij, pa asnjė lloj referimi ndaj tė pėrtejmes.
    Njė filozofi e cila nuk i shtron mė vetes pyetje ne kuptimit tė ekzistimit, do tė ishte nė rrezikun e madh tė reduktimit tė arsyes nė funksione thjesht dytėsore, pa pasionin autentik pėr kėrkimin e sė vėrtetės.

    Qė tė jetė nė pėrkim me Fjalėn e Zotit, ėshtė e nevojshme para sė gjithash, qė filozofia tė rigjejė pėrmasėn e saj tė dijes sė kėrkimit tė fundėm dhe global tė jetės.
    Kjo nevojė parėsore, nė tė vėrtetė, pėrbėn pėr filozofinė njė stimul tė dobishėm pėr tė qenė nė pėrputhje me vetė natyrėn e saj.
    Duke bėrė kėshtu, ajo nuk do tė jetė vetėn faktori kritik vendimtar i cili pėrcakton themelet dhe kufijtė e fushave tė ndryshme tė njohjes shkencore, por gjithashtu do tė zėrė vendin e saj si nevojė pėrfundimtare e bashkimit tė njohjes dhe veprimit tė njeriut, duke bėrė qė ato tė bashkėpėrkojnė drejt njė qėllimi dhe kuptimi pėrfundimtar.
    Kjo pėrmasė e njohjes ėshtė sot kaq e nevojshme, pasi rritja e pamasė e pushtetit teknik tė njerėzimit kėrkon njė vetėdije tė pėrtėrirė dhe tė mprehtė tė kuptimit tė vlerave tė fundme.
    Nėse kėta mjete teknike nuk drejtohen drejt njė qėllimi jo vetėm dobiprurės, atėherė ajo shpejt mund tė rezultojė ēnjerėzore dhe madje tė shndėrrohen nė shkatėrrues potencial tė racės njerėzore.

    Fjala e Zotit zbulon qėllimin pėrfundimtar tė njeriut dhe i jep njė kuptim global veprimit tė tij nė botė.
    Kjo ėshtė arsyeja pse ajo e fton filozofinė qė tė merret me kėrkimin e themelit tė natyrshėm tė kėtij kuptimi, qė ėshtė religjoziteti pėrbėrės i ēdo personi.
    Njė filozofi qė mohon mundėsinė e njė kuptimi tė fundėm dhe global do tė ishte jo vetėm e papėrshtatshme, por edhe e gabuar.

    Torrkerry

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU I VII: KĖRKESAT DHE DETYRAT AKTUALE.

    A) 80-91: KĖRKESAT E DOMOSDOSHME TĖ FJALĖS SĖ ZOTIT.

    82. Sidoqoftė ky funksion i dijes nuk mund tė interpretohet nga njė filozofi, e cila nuk do tė ishte ajo vetė njė dije e vėrtetė dhe autentike, qė i drejtohet jo vetėm aspekteve tė veēanta dhe relative tė reales – qofshin kėto funksionale, formale apo utilitare – por edhe tė vėrtetės sė saj absolute dhe pėrfundimtare, domethėnė vetė qėnies sė objektit tė njohjes.
    Ja atėherė njė domosdoshmėri e dytė: sqarimi i aftėsisė sė njeriut pėr tė njohur tė vėrtetėn, qė tė arrijė nė njė njohuri e cila mund tė kapė tė vėrtetėn objektive me anė tė adaequatio rei et intellectus, sė cilės i referohen Doktorėt e Skoilatikės.
    Kjo kėrkesė, tipike e besimit, u ripohua shumė qartė nga Koncili i Dytė i Vatikanit: “Intyeligjenca nuk kufizohet vetėm nė caqet e fenomeneve, por ajo mund tė pushtojė realitetin e kuptueshėm me siguri tė plotė, edhe pse si pasojė e mėkatit, ajo errėsohet dhe dobėsohet disi.

    Njė filozofi rrėnjėsisht fenomeniste apo relativiste do tė ishte e papėrshtatshme pėr tė ndihmuar nė thellimin e pasurisė qė gjendet nė Fjalėn e Zotit.
    Shkrimi i shenjtė gjithmonė ka si parakusht qė individi, edhe nėse ėshtė fajtor pėr dyfytyrėsi dhe gėnjeshtėr, ėshtė i aftė tė njohė dhe tė rrokė tė vėrtetėn e thjeshtė dhe tė kthjellėt.
    Bibla dhe Besėlidhja e Re nė mėnyrė tė veēantė, pėrmbajnė tekste dhe pohime qė kanė njė rėndėsi ontologjike tė mirėfilltė.
    Autorėt e frymėzuar kishin si qėllim tė formulonin pohime tė vėrteta , domethėnė tė pėrshtatshme pėr tė shprehur realitetin objektiv.
    Nuk mund tė thuhet se tradita katolike ka gabuar kur pėrfshiu disa tekste tė Shėn Gjonit dhe Shėn Palit, si pohime tė vetė qėnies sė Krishtit.
    Duke dashur tė kuptojė dhe tė shpjegojė kėto pohime,teologjia ka nevojė pėr ndihmėn e njė filozofie e cila nuk mohon mundėsinė e njė njohurie qė ėshtė objektivisht e vėrtetė, edhe nėse nuk ėshtė e pėrsosur.
    Kjo vlen njėsoj edhe pėr gjykimet e ndėrgjegjes morale, qė Shkrimi i Shenjtė i konsideron tė afta pėr tė qenė objektivisht tė vėrteta.

    Torrkerry

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    A) 80-91: KĖRKESAT E DOMOSDOSHME TĖ FJALĖS SĖ ZOTIT.


    83. Kėto dy kėrkesa, tashmė tė pėrcaktuara, pėrfshijnė edhe njė tė tretė: nevojė pėr njė filozofi tė njė rangu vėrtet metafizik, domethėnė tė aftė, tė kapėrcejė faktet empirik nė mėnyrė qė tė pėrftojė diēka absolute, tė fundme dhe themelore nė kėrkimin e ndaj tė sė vėrtetės.
    Kjo kėrkesė ėshtė e fshehur si nė njohurinė me karakter sapiencial ashtu edhe nė atė me karakter analizues; dhe nė veēanti ėshtė njė kėrkesė pėr tė njophur tė mirėn morale, e cila ka themelin e saj tė fundėm nė tė Mirėn mė tė lartė, nė vetė Zotin.
    Kėtu unė nuk kam ndėrmend tė flas pėr metafizikėn nė kuptimin e njė shkolle tė veēantė apo e ndonjė rryme tė veēantė historike.
    Unė dua vetėm tė pohoj se realiteti dhe e vėrteta e kapėrcejnė faktikėn dhe empiriken, dhe tė pėrligj aftėsinė e qėnies njerėzore pėr tė njohur kėtė pėrmasė tė pėrtejme dhe metafizike, nė njė mėnyrė tė vėrtetė dhe tė sigurtė, megjithėse tė papėrkryer dhe analogjike.
    Nė kėtė kuptim, metafizika nuk duhet tė shihet si njė alternativė ndaj antropologjisė, sepse ėshtė metafizika ajo qė e bėn tė mundur themelimin e konceptit tė dinjitetit tė personit nė sajė tė gjendjės sė tij shpirtėrore.
    Njeriu, nė mėnyrė tė veēantė, pėrbėn njė rrafsh tė privilegjuar pėr takimin me qėnien, dhe qė kėtej me mendimin metafizik.

    Kudo qė njeriu zbulon praninė e njė thirrje drejt absolutes dhe tė pėrtejmes, i krijohet njė hapėsirė drejt pėrmasės metafizike tė realitetit: me tė vėrtetėn, bukurinė, vlerat morale, me personin e tjetrit, me vet qėnien, me Zotin.
    Nė fund tė kėtij mijėvjeēari, ne ndeshemi me njė sfidė tė madhe; tė dimė tė bėjmė kalimin nga fenomeni tek themeli, njė hap sa i nevojshėm aq edhe urgjent.
    Nuk mund tė ndalemi vetėm tėk pėrvoja; edhe nėse pėrvoja zbulon brendėsinė dhe pėrshpirtėsinė e njeriut, mendimi spekulativ duhet tė depėrtojė nė thelbin shpirtėror dhe themelin qė e mbėshtet.
    Prandaj, njė mendim filozofik qė shmang metafizikėn, do tė ishte rrėnjėsisht i papėrshtatshėm pėr tė kryer njė funksion ndėrmjetės nė tė kuptuarit e Zbulesės.

    Fjala e Zotit u referohet nė mėnyrė tė vazhdueshme gjėrave tė cilat tejkalojnė pėrvojėn njerėzore, madje edhe mendimin njerėzor, por ky “mister” nuk do tė zbulohej, e as teologjia nuk mund ta bėntė tė kuptueshėm nė brendėsi, nėse njohja njerėzore do tė ishte e kufizuar rreptėsisht nga pėrvoja e botės sė ndjeshme.
    Si rrjedhim metafizika luan njė rol thelbėsor ndėrmjetėsimi nė kėrkimin teologjik.
    Njė teoogji pa njė horizont metafizik nuk mund tė shkojė pėrtej njė analize tė pėrvojės religjozė, dhe as nuk do t’i lejonte intellectus fidei tė shprehte me koherencė vlerėn universale dhe tė pėrtejme tė sė vėrtetės sė zbuluar.

    Nėse po kėmbėngull kaq fort mbi elementin metafizik, kjo ndodh sepse jam i bindur se ky ėshtė shtegu qė duhet marrė pėr tė kapėrcyer gjendjen e krizės qė pushon sot sfera tė mėdha tė filozofisė dhe pėr tė korrigjuar kėshtu disa sjellje tė gabuara tė pėrhapura nė shoqėrinė tonė.

    Torrkerry

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    A) 80-91: KĖRKESAT E DOMOSDOSHME TĖ FJALĖS SĖ ZOTIT.

    84. Rėndėsia e metafizikės bėhet akoma mė shumė e dukshme nėse marrim parasysh zhvillimet aktuale tė hermeneutikės dhe analizės sė gjuhės.
    Rezultatet e studimeve tė tilla mund tė jenė shumė e dobishme pėr tė kuptuarit e besimit, meqėnėse ato sjellin nė dritė strukturėn e tė menduarit dhe tė folurit tonė dhe tė kuptimit qė mbart gjuha.
    Sidoqoftė, disa studiues tė kėsaj fushe, priren tė ndalojnė tek pyetja se si kuptohet dhe shprehet realiteti, pa shkuar mė tej pėr tė parė nėse arsyeja mund tė zbulojė thelbin e tij.
    Si mund tė mos shohim nė njė qėndrim tė tillė, njė vėrtetim tė krizės sė besimit, qė po pėrjeton koha nė tė cilėn jetojmė, nė aftėsinė e arsyes?
    Kur, nė bazė tė supozimeve tė bėra a priori, kėto pikėpamje priren tė errėsojnė pėrmbajtjen e besimit apo tė mohojnė vlefshmėrinė e tyre universale, atėherė ato jo vetėm poshtėrojnė arsyen, por duke bėrė kėshtu ato gjithashtu pėrjashtojnė vetveten.
    Besimi prezupozon qartė se gjuha njerėzore ėshtė e aftė tė shprehė realitetin hyjnor dhe tė pėrtejme nė njė mėnyrė universale – edhe pse nė terma analoge, por jo mė pak kuptimplotė domethėnės.
    Nėse nuk do tė ishte kėshtu, Fjala e Zotit, e cila ėshtė gjithmonė njė fjalė hyjnore nė njė gjuhė njerėzore, nuk do tė ishte e aftė tė thoshte asgjė pėr Zotin.
    Interpretimi i kėsaj fjale nuk mund na ēojė vetėm nga njė interpretim nė tjetrin, pa na drejtuar tek gjetja e njė pohimi i cili ėshtė i vėrtetė, pėrndryshe nuk do tė kishte zbulim tė Zotit, por vetėm shprehje tė mendimeve njerėzore pėr Zotin dhe rreth asaj qė Zoti mund tė mendojė pėr ne.

    Torrkerry

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    A) 80-91: KĖRKESAT E DOMOSDOSHME TĖ FJALĖS SĖ ZOTIT.

    85. E di shumė mirė qė kėto kėrkesa qė fjala e Zotit imponon mbi filozofinė, shumė njerėzve tė pėrfshirė nė studimin filozofik sot, mund ti duken tė ashpra.
    Sidoqoftė, kjo ėshtė arsyeja, qė duke e bėrė timen ēka pėr breza tė tėrė paraardhėsit e mi nuk kanė rreshtur sė mėsuari dhe ėshtė ripohuar nga Koncili i Dytė i Vatikanit, dėshiroj tė ripohoj fuqimisht bindjen se qėnia njerėzore mund tė arrijė nė njė vizion unitar dhe organik tė dijes.
    Kjo ėshtė njė nga detyrat qė duhet tė marrė mbi supe mendimi i krishterė.
    Segmentimi i njohjes, me afrimin e piesshėm ndaj tė vėrtetės dhe copėzimin pasues tė kuptimit, pengon unitetin e brendshėm tė njeriut bashkėkohor.
    Si mund tė mos shqetėsohet Kisha nga kjo?
    Kjo detyrė e dijes u vjen barinjėve tė saj, drejtpėrdrejtė nga Ungjilli, dhe ato nuk mund tė tėrhiqen nga detyrimi pėr ta kryer atė.

    Unė besoj se ata filozofė qė sot dėshirojnė t’u pėrgjigjen kėrkesave qė Fjala e Zotit ka mbi mendimin njerėzor, duhet ta shtjellojnė mendimin e tyre nė bazė tė kėtyre postulateve dhe nė vazhdimėsi tė logjikshme me traditėn e madhe, e cila fillon nga mė tė vjetrit, duke kaluar nėpėrmjet Etėrve tė Kishės dhe mėsuesve tė Skolastikės dhe deri tėk arritjet themelore tė mendimit modern dhe bashkėkohor.
    Nėse filozofėt do tė zėnė vendin e tyre brenda kėsaj tradite dhe tė frymėzohen prej saj, ato sigurisht nuk do tė vonojnė tė tregohen besnikė ndaj kėrkesės pėr autonomi tė mendimit filozofik.

    Nė kėtė kuptim, ėshtė shumė domethėnėse qė nė kontekstin aktual, disa filozofė tė bėhen promovues tė zbulimit tė rolit pėrcaktues tė traditės pėr njė formulim tė drejtė tė njohjes.

    Referimi ndaj traditės nuk ėshtė thjesht njė kujtesė e sė kaluarės; ajo pėrfshin mė tepėr njohjen e njė trashėgimie kulturore qė i pėrket gjithė njerėzimit.
    Me tė vėrtetė mund ta pėrdorim atė si tė duam ne.
    Pikėrisht duke i pasur rrėnjėt nė traditė, ne do tė jemi nė gjendje tė zhvillojmė nė tė ardhmen njė mėnyrė tė menduari origjinale, tė re dhe dobiprurėse.
    E njėjta gjė vlen nė pjesėn mė tė madhe edhe pėr teologjinė.
    Jo vetėm sepse teologjia ka Traitėn e gjallė tė Kishės, si burimin e saj zanafillės, por edhe sepse, pėr kėtė arsye, ajo duhet tė jetė e aftė tė rekupėrojė si traditėn e thellė teologjike tė kohėrave tė hershme ashtu edhe traditėn e fortė tė asaj filozofie e cila me anė tė urtisė sė saj autentike mund tė kapėrcejė kufijtė e kohės dhe hapėsirės.

    Torrkerry

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KREU VII: KĖRKESAT DHE DETYRA AKTUALE.

    A) 80-91: KĖRKESAT E DOMOSDOSHME TĖ FJALĖS SĖ ZOTIT.

    86. Kjo kėmbėngulje nė nevojen pėr njė marrėdhėnie tė ngushtė tė vazhdimėsisė midis filozofisė bashkėkohore dhe filozofisė sė zhvilluar nė traditėn e krishterė, bėhet pėr tė mėnjanuar rrezikun i cili gjendet i fshehur nė disa rryma tė mendimit qė sot janė nė mėnyrė tė veēantė dominuese.
    Ėshtė me vend, mendoj, t’i rishikojmė, por shkurtimisht, nė mėnyrė qė tė tregojmė gabimet e tyre dhe rreziqet logjike pėr punėn filozofike.

    E para mban emrim eklektizėm, me tė cilin nėnkuptohet qėndrimi i atyre qė, nė kėrkimin, mėsimin dhe argumentimin, edhe teologjik, priren tė pėrdorin ide individuale tė marra nga filozofi tė ndryshme, pa u shqetėsuar pėr njė pėrputhshmėri tė brendshme e pėr njė lidhje sistematike dhe as pėr kontekstin e tyre historik.
    Prandaj ato rrezikojnė tė jenė tė paafta tė dallojnė pjesėn e sė vėrtetės nė njė mendim tė caktuar, nga elementė tė cilėt mund tė jenė e gabuar ose tė papėrshtatshėm.
    Njė formė e skajshme e eklektizmit shfaqet gjithashtu nė abuzimet retorike tė termave filozofikė qė pėrdorin ndonjėherė disa teologė.
    Njė manipulim i tillė nuk e ndihmon kėrkimin pėr tė vėrtetėn dhe nuk ushtron arsyen – si atė teologjike, ashtu edhe atė filozofike – pėr tė argumentuar nė mėnyrė serioze dhe shkencore.
    Studimi rigoroz dhe i thelluar i doktrinave filozofike, terminologjia e tyre e veēantė dhe konteksti nga i cili rrjedhin, ndihmon pėr tė mposhtur rrezikun e eklektizmit dhe bėn tė mundur integrimin e tyre nė mėnyrė tė pėrshtatshme nė diskutimin teologjik.

    Torrkerry

Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •