Nė zhurmen e madhe tė ngritur pas ndryshimeve kushtetuese tė 21 prillit nga Kuvendi i Shqipėrisė,sikur mbeti nėn hija njė nga ndryshimet mė rrėnjėsore qė kanė ndodhur nė sitemin politik tė Shqipėrisė post-komuniste-ndryshimi i sistemit zgjedhor -nga mazhoritar i kombinuar nė proporcional tė pastėrt me lista tė mbyllura.Ky ndryshim i sistemit,kėto ditė ėshtė temė qendrore e Komisionit pėr hartimin e Kodit tė ri elektoral tė Republikės sė Shqipėrisė,me tė cilin sankcionohet edhe ndryshimi i Kushtetutes i bėrė me 21 prill.
Do tė ishte me interes pėr tė gjithė, qė tė diskutojmė rreth tė mirave dhe dobėsive tė kėtij sistemi(proporcionalit tė pastėrt me lista tė mbyllura),duke pasur parasysh edhe pėrvojėn e vėndeve tjera nė Rajon dhe mė gjėrė.
Pyetje e tė gjitha pyetjeve ėshtė : Sa do ta bėjė mė transparnte politikėn dhe vendimmarrjen ky sistem? ,a do tė ndikojė sistemi i ri nė rritjen e pėrgjegjėsisė sė deputetėve karshi zgjedhėsve?,a do tė ndikoj pozitivisht apo negativisht sistemi i ri
nė demokratizimin e brėndshėm tė partive politike?, sa do tė prodhojė qendrueshmėri institucionale mungesa partive tė vogla nė Kuvend dhe a do tė kemi prurje tė reja nė kandidaturat pėr Kuvend (mendoj nga bota shkencore-akdemike), apo do tė forcohet elementi militant dhe servil i liderėve?
E hap kėtė temė,sepse kam pėrshtypjen dhe pėrvojen e Kosovės,se sistemi i ri nuk ėshtė zgjidhja e duhur pėr problemet e funksionimit tė sistemit politik,juridik dhe kushtetues tė Shqipėrisė.Proporcionali i listave tė mbyllta (nuk bėnė pėrjashtim as ai me lista tė hapura),prodhon shumė uniformitet,kumtesa pėr media,zhdukė debatin dhe individualitetin e bartėsėve tė politikės dhe largon edhe mė tej kontaktin e drejtėpėrdrejtė tė zgjedhėsit dhe tė zgjedhurit dhe forcon kultin e tė parit tė piramidės partiake.
Krijoni Kontakt