Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 52 prej 52
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Edhe paret po nga padija i ka marre... E dashur doktoreshe, edhe naiviteti ka kufi.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366

    Post

    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Edhe paret po nga padija i ka marre... edhe naiviteti ka kufi.
    Paqe , jap doreheqjen , dhashe mendimin tim dhe kaq , nuk e di se cka bere i ka kerkuar vete parate , apo i ka marre thjesht sepse juve ja ofruat, nuk e di ......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pseudo : 08-07-2008 mė 17:02

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    mire do ishte qe ketij mjekut tia hiqnin ca organe te tij qe tia jepnin naj hallegjiu dhe leket tua shperndanin pacienteve te tij qe i ka rrjepur

  4. #44
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Qerim Lexo Postimin
    Pse kapen vetem tek mjeket dhe jo tek juristet, biznesmenet apo politikanet ,te cilet kane miliona dollare ?
    sepse tema eshte vetem per kte legen kastriotin,kte mostren,kte drakulen me surrat njeriu.

    dihet ajo qe gjithe sistemi eshte korrupsion,politike,polici,drejtesi,arsim,administ rate,gjithandej.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Qerim Lexo Postimin
    Pse kapen vetem tek mjeket dhe jo tek juristet, biznesmenet apo politikanet ,te cilet kane miliona dollare ?
    Qerimo,

    ti sa merr per vete?

    kto forumistat e elbasanit, i vizito falas me karte nicku?

    po kur s'ka nja 10 psikopate si ai qe i futi thiken atij kirurgut, se do ishit tut njeick ju mjeket, qe jeni bo tregtaret me te medhej ne shqiperi.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #46
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Me shqeteson stereotipi i mjekut shqiptar. Por kjo eshte vari torben, me shqetesuese eshte menyra se si luftohet korrupsioni. Kur ty te kerkohet te presesh nje peme, si druvar, nuk fillon te shkulesh gjethet ose deget; besoj se ka ndonje menyre me sistemore per ta shkulur pemen, se sa ta quash degen ose gjethen te kalbur - ne qofte e kalbur (lexo: horror), del nje tjeter ne vend te saj.
    Pershendetje Borix....M'pelqen menyra se si e ke trajtu ceshtjen pasi edhe un ndaj me ty pothuajse te njejtin opinion.....Per menimin tim para se ti veme "litarin ne fyt" keti mjeku duhet me e pyt vehten se si ka mundsi qe mrrini deri ne ket pik, ose me fjal te tjera pas ni PSE-je ka gjithmon ni SEPSE. Mendoj se SEPSE-te nuk mbarojn kurr, por po munohem me e trajtu shkurt. Mjeku ose cdo nenpunes ne infrastruture eshte "punetor" i SHTETIT dhe shteti duhet ti jap dinjitetin e duhun cdo nenpunesi duke e pagu aq sa i takon(duhet ti jap hakun) dhe duke e mbrojt, vetem pastaj shteti mund te kerkoj llogari, sepse skllavo-pronar nuk funksionon, jo ne dite e sotme. Ne duhet te jemi realist dhe jo te bejm "edukat morale" pasi shoqeria sot eshte e ndertuar mbi inetresat ekonomike dhe jo morale. Nuk mund te zgjithet problemi duke "var ata qe kapen", por duke eliminu SEPSE-te......Por shteti yn sot eshte ni shtet i semur, i zan rob nga formulat qeverisese qe sjellin vetem ni produkt: KORRUPSIONIN dhe asgja tjeter. Nuk e di cfar ilaci i duhet, e kam menu shum her....Ndoshta eshte s'munje pa kurim.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Dje pashe ne TV lajmet

    Kishte nje kronike ne lidhje me fenomenin e denoncimit te korrupsionit ne mjekesi

    Kamera kishte kapur disa fakira familjare te pacienteve qe ishin shtrire te "lulishtja" para 6-kateshit (kuptohet qe ne vend te barit aty ka m.. qeni dhe kakardhi delesh)

    Kur i pyesta gazetarja se sa lek paguat per operacionin ata thonin "asnje lek"

    Kuptohet qe kete nuk e ha as gomari

    Nuk e di por mua mu duken si ata qe "nuk kane seē te humbin"

    E kam fjalen qe nje pergjegjesi qytetare e kemi dhe ne qe nuk denoncojme keta kanibale

    Sepse une jam i mendimit qe gjithmone faji eshte kompleks

    Po qe se ne vete nuk ngreme zerin per padrejtesite qe vuajme ne kurriz, atehere as qe kemi per te pare dite te bardhe

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Po Dhe Po Dencove Ore Me Gjykatesit Qe Ka Shqiperia Qa Do Ndodhi Ne Na Qelbet Peshku Nga Koka Fillo Te Kryeministri E Poshte

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Nga Fatos Lubonja

    Lajmi i arrestimit tė kirurgut me tituj Prof. Dr. Kastriot Dauti, i cili pėr njė operacion veshkash ka kėrkuar si mitmarrje 50 000 lekė dhe se nė shtėpinė e tij u gjend shifra e 420 000 eurove, u bė lajm i parė i mediave, por edhe ēėshtje e parė e diskutimeve midis njerėzve.

    Lajmi i arrestimit tė kirurgut me tituj Prof. Dr. Kastriot Dauti, i cili pėr njė operacion veshkash ka kėrkuar si mitmarrje 50 000 lekė dhe se nė shtėpinė e tij u gjend shifra e 420 000 eurove, u bė lajm i parė i mediave, por edhe ēėshtje e parė e diskutimeve midis njerėzve.

    Personalisht mė ktheu mbrapa disa muaj mė parė, kur gjatė njė emisioni televiziv, “Opinion”, kam debatuar mbi gjendjen e mjekėsisė nė Shqipėri. Mė kujtohet se edhe nė debat, edhe pas debatit njė nga gjėrat qė u diskutuan ishte edhe problemi i mitmarrjes.

    Le ta marrim shtruar kėtė problem. Ajo qė pranohej edhe nga ata qė e sulmuan ashpėr sistemin tonė mjekėsor, edhe nga ata qė e mbronin, ishte fakti se rrogat e mjekėve janė shumė tė vogla. Se mitmarrja ėshtė njė mėnyrė mbijetese, pasi me ato rroga nuk jetohet. Thėnė mė konkretisht, me ato rroga e ke tė vėshtirė tė paguash njė celular, karburantin e makinės dhe dritat e ujin e jo mė tė tė mbetet pėr ushqim, veshmbathje pėr gjithė ēka kanė nevojė fėmijėt e tė tjera e tė tjera. Kjo e vė mjekun pėrpara njė situate, ku o do tė ngordhė, o do tė ikė jashtė shtetit tė punojė atje, o do tė ēalltisė. Nė kėto kushte shumica, kuptohet, ēalltisin.

    Mirėpo rasti nė fjalė na bėn tė themi se edhe “ēalltisja” e ka njė kufi. Nuk mund tė quhet “ēalltisje” apo “luftė pėr mbijetesė” kjo e Prof. Dr. tė arrestuar. Kjo quhet babėzi e paturpėsi. Mirėpo, hajde e ndaje kufirin ku mbaron ēalltisja mbijetuese e ku fillon ēalltisja e babėzitur. Pėr disa kufiri mund tė jetė diēka si trefishi i rrogės modeste, pėr tė tjerėt shumė herė mė i lartė. Nė fakt, ndaj pyetjes se sa fitojnė jashtė rrogės mjekėt nėpėrmjet mitmarrjes, Dr. Halim Kosova nė emisionin nė fjalė dha pėrgjigjen se shifrat mund tė shkojnė nga trefishi i rrogės deri nė afro 20.000 euro.

    Sipas Halim Kosovės, dalja nga kjo situatė mund tė kryhet duke bėrė njė reformė, ku tė hollat qė jepen nėn tryezė tė dalin mbi tryezė dhe ato pastaj, tė shpėrndahen nė mėnyrė sa mė racionale edhe pėr rroga mė tė mėdha, edhe pėr mirėmbajtje e pajisje tė spitaleve. Nė spitale duket se hyjnė aq tė ardhura nėn tryezė, saqė sikur kėto tė dalin mbi tryezė, do tė mund tė siguronin njė shpėrndarje tė ardhurash qė siguron edhe mbijetesėn, edhe dinjitetin e personelit e tė pacientėve njėherėsh. Duket gjėja mė e lehtė dhe mė e arsyeshme. Gjithkush paguan sipas fitimit njė siguracion shėndetėsor, i cili siguron pikėrisht kėto tė ardhura edhe shteti, si nė gjithė botėn, bėn subvencionet e veta dhe ja ku u zgjidh ēėshtja. Dikush mund tė shtrojė kundėrargumentin se, edhe sikur tė bėhet njė reformė e tillė, kjo nuk i ndalon njerėz si Dauti qė edhe tė marrin kėtė rrogė, edhe tė bėjnė mitmarrje. Them se nėse njerėzit paguajnė sigurim shėndetėsor nė njė shifėr tė konsiderueshme, ata do tė jenė shumė mė tė vetėdijshėm se nuk kanė mė pse paguajnė nėn dorė. Pra, vėrtet mund tė mos ndalohet mitmarrja krejtėsisht, por gjithsesi, ajo do tė reduktohej shumė dhe, po ashtu, sikur tė shoqėrohej edhe me penalizime tė rėnda, nė rastet kur kapet apo denoncohet, do tė arrinte nė nivele normale tė njė shoqėrie tė shėndoshė, ndėrkohė qė ėshtė nė njė gjendje anormale pėrtej imagjinatės. Po pse ka 18 vjet qė flitet edhe nuk bėhet njė reformė e tillė? Sepse kėtu lind njė ēėshtje tjetėr. A duan vėrtet ata tė kategorisė sė Prof. Doktorit tė arrestuar tė bėhet njė reformė e tillė, tė kenė pranga tė tilla morale dhe ligjore apo u leverdis mė mirė kjo xhungėl dhe justifikimi moral, se me aq sa paguhen nuk jetohet? Pas emisionit nė fjalė mė erdhi njė sms nga njė shqiptar qė jeton nė Vjenė, i cili mė thoshte se njė Prof. Dr. nė spitalin e Vjenės e ka rrogėn 4000 euro. Kurse ne na rezulton se njerėz si Prof. Dr Dauti kėtė rrogė sot e pėrqeshin. Sipas meje, njė nga arsyet kryesore pse nuk bėhet njė reformė e tillė, ėshtė pikėrisht fakti se kategoria e Dautit, i cili del se ėshtė njė nga bosėt e spitalit, nuk ėshtė e interesuar tė bėhet njė reformė e tillė. Me njė reformė tė tillė ata do tė merrnin, le tė themi 2000 euro dhe kjo u duket pak.

    Mirėpo pėrsėri ēėshtja nuk ėshtė kaq e thjeshtė. Shumica e mjekėve, jam i bindur, do ta pranonin njė reformė tė tillė me rroga tė tilla, sepse edhe ata nuk e kanė aq tė lehtė tė jetojnė duke parė duart e pacientėve. Ajo do tė implementohej sikur tė mos kishte njė vėshtirėsi edhe mė tė madhe. Nė fakt, historia e mjekėve mitėmarrės si Dauti ėshtė vetėm njė metaforė e tėrė shoqėrisė. Nė rolin e mjekėve mitmarrės janė thuajse tė gjitha kategoritė e atyre qė mbahen me rroga shtetėrore dhe qė duhet tė jenė shtyllat e shtetit e tė shoqėrisė. E kam fjalėn pėr gjyqtarėt, prokurorėt, policėt, mėsuesit e pedagogėt e universiteteve, punonjėsit e administratės, por edhe pėr politikanėt tanė. Mbi tė gjitha, politikanėt tanė, ministrat e deputetėt tanė, pikėrisht ata qė duhet tė jenė nė krye tė reformave. Edhe ata, ashtu si mjekėt, kanė njė rrogė tė vogėl qė marrin nga shteti, por kanė edhe fitimet e majme qė nxjerrin nga mbretėria e informalitetit dhe imunitetit qė kanė krijuar. Jam i bindur se tek ne ka jo pak politikanė qė qeshin me shifrėn “modeste” tė fitimit qė nxjerr Dauti me njė mund aq tė madh, sepse, le ta themi edhe kėtė, tė bėsh njė operacion nuk ėshtė njėlloj sikur tė firmosėsh njė tender. Dhe politikanėt tanė kanė njė justifikim shumė mė tė fortė sesa doktori qė thotė se me kėto rroga nuk jetohet. Ata tė thonė: mirė se mund tė arrish tė ngresh rrogat e doktorėve deri nė shifra si 1000 - 2000 euro, por duhen rritur po kėshtu edhe rrogat e gjyqtarėve, prokurorėve, policėve, administratorėve, politikanėve… e ku t’i gjesh kėto para? Prandaj gjithēka do tė rregullohet gradualisht me kohėn, d.m.th. pasi tė ketė vdekur ky brez e tė jetė plakur ai pasardhės e kur tė jetė harruar sesi e kanė bėrė ata pasurinė e tyre.

    Nė kėtė pikė tė shkrimit tė vjen tė ngresh pyetjen: po ēfarė ka tė re nė gjithė kėtė histori atėherė qė po e trajton kaq shumė edhe media, pėrveē faktit qė ėshtė kapur njė Prof. Dr me ryshfet dhe ėshtė arrestuar? Ndoshta e reja qėndron tek arrestimi, sepse sikur tė bėhej fjalė pėr ndonjė akuzė mitmarrjeje e dėrguar nė ndonjė media nga ndonjė pacient, lajmi ndoshta nuk do tė hynte fare nė defter. Sepse akte tė tilla pa arrestim, qytetarėt shqiptarė i jetojnė pėrditė. Ata e dinė tė gjithė se pse jetojnė si nė xhungėl. Sepse kėtė xhungėl e duan luanėt. Megjithatė, mė duket shumė i rėndėsishėm ky reagim i mediave dhe i opinionit. Dua tė besoj se nė kėtė histori e reja nuk qėndron vetėm tek arrestimi. Sipas meje, arrestimi ka sjellė njė provė tronditėse e revoltuese pėr qytetarėt, dhe pėr mua e reja qėndron nė atė, se qytetarėt nuk e kanė humbur krejtėsisht ndjeshmėrinė dhe aftėsinė pėr t’u revoltuar me njė realitet qė po i mpin pėrditė e mė shumė. Njė i njohur mė thoshte para disa ditėsh, se kemi arritur nė njė gjendje si ajo e anestezisė, ku pasi tė kanė mpirė krejtėsisht, mund tė tė heqin cilin organ tė duan pa ndjerė dhembje. Humbja e aftėsisė pėr t’u revoltuar me padrejtėsinė ėshtė baras me vdekjen politike e morale tė njė shoqėrie. Fatmirėsisht, ky arrestim dhe reagimi ndaj tij tregon se kjo vdekje nuk ka ardhur ende. Kjo ndoshta edhe pse e keqja po prek tashmė deri nė kockė.

    Prandaj rasti nė fjalė nuk duhet ndalur tek arrestimi. Ai duhet tė rihapė edhe njė herė nevojėn e reformave nė Shqipėri. Rasti duhet tė ndėrgjegjėsojė edhe shumė nga ata aventurierė qė pasurohen sot nė mėnyrė tė paligjshme, me mendimin se asnjėherė nuk do tė vendoset rregull e ligji nė kėtė vend, qė do t’i vendosė pėrpara pyetjes “si e vure ti kėtė pasuri?”, se jeta ėshtė shumė e gjatė dhe Shqipėria shumė e vogėl qė kjo tė ndodhė. Rasti i arrestimit tė doktorit mitmarrės mbi tė gjitha, duhet tė shkundė e zgjojė ēdo ndėrgjegje tė fjetur qė i ėshtė nėnshtruar anestezisė politiko-morale, nė mėnyrė qė tė kėrkojė ndryshimin.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Nje person qe takova pardje ishte shume i irrituar me rastin e ketij kirurgut

    Ai kishte dhe nje zgjidhje te veten

    Me parate qe ju gjeten ne llogarine bankare te ndertohej nje spital qe te jete shembull dhe per te tjeret

    Nuk e di por mua me pelqeu si ide

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Nuk e di por mua me pelqeu si ide
    Wow, une kam token. Ju ftoj tek toka ime, sigurisht, kundrejt nje qeraje, nese kjo nuk quhet korrupsion...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    me sa mora vesh i ishin vene prangat jo vetem doktorit , por edhe babait te pacientes ,qe kishte dhene leket.....
    Keshtu, kujdes o njerez se cfare beni sot e tutje ..., pranohen vetem transfere bankare.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pseudo : 14-07-2008 mė 08:31

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Pranga pėr shfrytėzim prostitucioni 76-vjeēarit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 18:25
  2. “Krushqit”, vėnė nė pranga tre trafikantė klandestinėsh
    Nga new-man nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 10:31
  3. Trafiku i vizave: Njė deputet gati pėr nė pranga
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2005, 17:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •