Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131

    Xhelozia, polici vret gruan dhe veten

    Xhelozia, polici vret gruan dhe veten

    Hazir Sallahu, efektiv i Tiranės, e ka kryer kėtė krim pas njė debati tė momentit


    Krimi nė familje ka tronditur dje pasdite Tiranėn, kur njė punonjės policie ka vrarė me armė zjarri bashkėshorten e tij dhe mė pas ėshtė vetėvrarė. Ngjarja tragjike ėshtė regjistruar nė zonėn e Porcelanit, nė mes tė rrugės, nė prani tė shumė dėshmitarėve. Hazir Sallahu ka qėlluar tre herė me pistoletėn e punės mbi bashkėjetuesen e tij dhe mė pas ka ekzekutuar edhe veten me njė plumb nė kokė. Burimet policore tė kryeqytetit bėnė tė ditur se ngjarja ėshtė regjistruar rreth orės 15:55, nė afėrsi tė njė kompleksi privat nė rrugėn e Porcelanit. Strukturat e hetimit tė krimit tė Policisė sė Tiranės, me marrjen e kėtij informacioni, pėrmes njė telefonate tė mbėrritur nė sallėn operative, shkuan menjėherė nė vendin e ngjarjes, ku kryen tė gjitha veprimet hetimore pėr kėtė ngjarje tė rėndė, duke identifikuar kufomat dhe zbardhur motivet e krimit. Sipas tė dhėnave nga grupi hetimor, 45-vjeēari Hazir Sallahu, efektiv nė Seksionin e Objekteve, pranė Komisariatit tė Policisė Nr. 2 Tiranė, ka qėlluar me armėn organike tė shėrbimit, Anila Dule Lazen, 34 vjeēe, lindur nė Skrapar e banuese nė Tiranė, me profesion rrobaqepėse, e cila ka gjetur vdekjen e menjėhershme. Grupi hetimor shpjegoi se polici kishte mbaruar punė dhe kishte shkuar te puna e gruas, me tė cilėn bashkėjetonte prej dy vitesh. Ajo punonte si rrobaqepėse nė zonėn e lartpėrmendur dhe gjatė kthimit pėr nė shtėpi mes tyre ka nisur njė debat pėr motive xhelozie. Polici ėshtė shprehur i bindur se ajo e tradhtonte, por ajo nuk e ka pranuar njė akuzė tė tillė dhe e revoltuar ka nxituar pėr t‘u larguar nga rruga, ku ishte tėrhequr vėmendja e shumė kalimtarėve. Por, punonjėsi i policisė e ka kapur pėr krahu pėr ta ndaluar dhe ajo sėrish nuk ka pranuar. Policia detajoi se pas kėsaj grindjeje tė ashpėr midis tyre, gjė e cila vėrtetohet edhe nga dėshmitarėt okularė nė vendngjarje, Hazir Sallahu, lindur nė Tropojė e banues nė Tiranė, ka qėlluar me pistoletė mbi 34-vjeēaren, me tė cilėn bashkėjetonte prej 2 vjetėsh nė njė apartament nė Tiranė, dhe mė pas ka qėlluar edhe veten, duke gjetur vdekjen e menjėhershme. Sipas grupit hetimor, 34-vjeēarja ka marrė tre plumba, ndėr tė cilėt dy i ka nė trup dhe njė nė kokė, ndėrsa veten Sallahu e ka qėlluar nė kokė. Menjėherė pas krimit, nė vendin e ngjarjes ka mbėrritur grupi i posaēėm hetimor, ku ka kryer tė gjitha veprimet, kėqyrjen e vendit tė ngjarjes, tė viktimave, grumbullimin dhe marrjen e provave materiale nė vendngjarje, ku u gjetėn pesė gėzhoja pistolete. Sipas tė dhėnave tė policisė, ēifti nuk ka pasur debate tė mėparshme, kėshtu qė mendohet se krimi ka ardhur pas njė konflikti tė momentit, qė mund tė jetė shtyrė nga ndonjė fakt dyshues pėr punonjėsin e policisė. Ndėrkohė, nga burimet e policisė mėsohet se efektivi i policisė sė Tiranės ishte ndarė nga gruaja kohė mė parė. Pėr njė kohė tė konsiderueshme kishte punuar nė Komisariatin Nr. 1 tė Tiranės, ndėrkohė qė kohėt e fundit ishte transferuar te Komisariati Nr. 2. Ngjarja e djeshme ka tronditur edhe publikun e Tiranės, ku prej kohėsh nuk ishin regjistruar krime tė rėnda, e pėr mė tepėr brenda familjes.

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=47269
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Mire veten qe e ka vrare kafsha, po me gruan ca pati? Nese ishte burre ta linte, dhe jo ta vriste!
    Yyyt, jane bere njerezit bisha kriminele!

  3. #3
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Hazir Sallahu, lindur nė Tropojė e banues nė Tiranė, ka qėlluar me pistoletė mbi 34-vjeēaren, me tė cilėn bashkėjetonte prej 2 vjetėsh nė njė apartament nė Tiranė, dhe mė pas ka qėlluar edhe veten, duke gjetur vdekjen e menjėhershme.
    Eh, xhelozia nuk nje krahine apo ide, ska rendesi nga ka qene me origjine, duket se xhelozia te ben te vrasesh edhe veten.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #4
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anėtarėsuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Mire veten qe e ka vrare kafsha, po me gruan ca pati? Nese ishte burre ta linte, dhe jo ta vriste!
    Yyyt, jane bere njerezit bisha kriminele!
    jo mer ti un them mir qe vrau grun dhe hoqi sikletin,po tani qe ra rehat cju desh me vra veten?jan bo budallenj robt
    dhe kto gra kucka jan bo

    ej po se lexova gjith temen se shhum ka shkrujt me ze gjumi,gruja e tradhtonte te pakten apo kot ja futi?

  5. #5
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Atehere, sa per t'ju sqaruar; ky efektiv policie ishte ndare nga gruaja dhe prej 2 vitesh jetonte me te dashuren, e cila nga ane e saj kishte tentuar disa here te ndahesh prej tij. Por ai nuk e lejonte dhe ne fakt nuk e lejoi.
    Nuk e lexova me siper shkrimin, por di qe ai kishte lene edhe nje leter ku ishte shprehur se per ty (per te dashuren) une braktisa familjen time, u ndava nga shoqeria dhe mbeta i vetem.
    Pak a shume keto ishin fjalet e tij gje qe tregon se kjo ishte nje vrasje me paramendim.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 21:28
  2. Histori Dashurie N.2
    Nga no name nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 16:54
  3. Xhelozia
    Nga YaSmiN nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 11:40
  4. Edukata seksuale
    Nga Ferdinandi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-05-2003, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •