Nga Përparim HALILI -
Ndërsa shqiptarët varfërohen për ditë e më tepër, klika ekzekutive me fytyrë përfitimesh ekonomiko-financiare, që ka uzurpuar për së dyti pushtetin në Shqipëri, po pasurohet me vjedhje, korrupsion dhe trafiqe deri kriminale, duke vepruar me shpejtësi të madhe.Në krye të kësaj veprimtarie abuzive është vendosur kryeministri Sali Berisha, familja e tij, të afërmit dhe gjithë rrjeti pushtetar që ka lidhje me të. Realiteti shkatërrues që po vazhdojnë të përjetojnë shqiptarët në të gjithë drejtimet, nuk është paaftësi qeverisëse dhe menaxhuese, por vazhdim i "veprës" së tranzicionit barabar shqiptar, që nuk po mbyllet qëllimisht prej partive ortake PD-PS (Berisha-Rama), të cilat kanë vendosur të mos merren më me problemet e integrimit evropian të Shqipërisë, por me instalimin e monopoleve të tyre ekonomike e financiare dhe të klaneve që u shërbejnë për të shkatërruar këtë vend e këtë popull, vetëm e vetëm për të krijuar pasuri, ashtu siç kanë bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë pa asnjë pendesë. Ky shkatërrim kombëtar që po vazhdon prej 3 vjetësh, ka në krye Sali Berishën, (ar)mikun e klanit të Zemunit. Shqiptarët besuan "alternativën e Berishës", por tashmë ndihen të zhgënjyer, të braktisur prej qeverisjes së tij e cila, në vend të mirëqenies ekonomike, u ofroi ulje të nivelit të jetesës, administratë të korruptuar, mashtrim me lëvizjen e lirë, rritje taksash për biznesin e vogël e të mesëm, pasurim abuziv të qeveritarëve, bllokim për biznesin e madh, taksa të larta dhe rritje çmimesh në tregun që komandohet prej monopoleve. Të gjithë këto abuzime nuk u zhduken, siç premtoi Berisha, por janë shtuar. Shqiptarët kanë përballë qeverinë e "duarve të pastra" që po prezanton vetëm dosje të zeza në veprimtarinë e saj, duke arritur deri në trafiqe e tragjedi të tilla makabre si ajo e Gërdecit, në të cilën rezultojnë të përfshirë edhe familja kryeministrore. Pasuritë e zyrtarëve shqiptarë, sipas deklaratave të tyre, rezultojnë të jenë në rritje për shkak të detyrës dhe pozicionit në qeverisje e në pushtet. Nëse bënë llogaritë dhe ballafaqimet edhe brenda 1 viti, konstaton se këto pasuri janë vënë prej abuzimeve dhe përfitimeve të paligjshme. Edhe pse zyrtarët dhe qeveritarët, nuk i kanë treguar të gjithë pasuritë e tyre reale, përsëri pasuritë që ata kanë deklaruar janë të shumta e të papërligjura, në raport me pagat që ata kanë pasur dhe kanë. Edhe pse janë pasuruar për shkak të posteve të tyre me abuzime, ata dalin në parlament dhe flasin për ndershmëri, flasin për zbatim ligji, çirren e ngjiren për luftë kundër korrupsionit, bëjnë akuza dhe kundërakuza ndaj njeri-tjetrit. Në fakt, në luftën brenda llojit, zyrtarë e politikanë kanë të drejtë, mbasi ata ia dinë mirë pisllëqet njeri-tjetrit, sepse kanë bërë edhe shkëmbimin e pushtetit dhe kanë hapur dosjet në mënyrë reciproke, por nuk i kanë bërë publike abuzimet, nuk i kanë çuar përpara drejtësisë. Por i nxjerrin “letrat” vetëm kur cenohen në këtë pikë të nxehtë. Psh, Sali Berisha, në vitin 2005, kur ishte deputet i thjeshtë, rezulton me borxhe dhe me një pagë mujore së bashku me bashkëshorten. Ndërsa tani, rezulton miliarderë dhe pronar objektesh të shumta! Kështu edhe ministri i Bujqësisë Jemin Gjana, deri në vitin 2005 rezulton se nuk mbushte dot barkun me bukë, ndërsa tani ka pasuri dhe llogari të shtuara. Po kështu Jozefina Topalli, kur ishte deputete në opozitë nuk kishte pasuri dhe lloagri, ndërsa tani rezulton me pasuri të shumta financiare e të patundshme. Po kaq i “varfër” ka qenë dhe Sokol Olldashi, por tani ka vënë “diçka” në pasuritë e tij familjare. Shqiptarët e dinë mjaftë mirë, që këta pushtetarë janë futur në politikë në nivel jetese të ulët, por tashmë rezultojnë të pasur e shumë të pasur, madje sikur të kishin nga 5 e 6 fabrika. Natyrisht disa edhe këto i kanë vënë nëpërmjet pushtetit, sepse kanë zhvatur fondet publike dhe pasuritë kombëtare. Të gjithë kanë llogari e apartamente banimi, shtëpi në bregdet dhe në fshatra, prona të rikthyera (vetëm për vete). Këto pasuri, nuk vihen me ato paga e dieta që ata i deklarojnë dhe i justifikojnë, por vetëm me abuzime.
Ja skeda e pasurive e pushtetarëve të Berishës
Sali Berisha, Kryeministër
* Pakësim i 2/3 pjesë të apartamentit që ndodhet në Rruga "Prokop Myzeqari" dhe likuidim i borxhit 2.1 milion lekë që i morri vajzës së tij, Argita Sali Malltezi
* Shtim (pa shifër) nga shkëmbimit i apartamentit në Rrugën "Mustafa Matohiti" dhe vend parkimi makinash nëntokësor (poshtë shtëpisë)
* Pakësim i gjendjes cash me 950 000 lekë
* Shtesë llogarie (Liri Berisha) 736 lekë
* Shtesë llogarie (Liri Berisha) 16 334 lekë
* Shtesë llogarie 6 000 euro
* Shtesë llogarie 1 154 350 lekë
* Shtesë llogarie 408 857 lekë
* Shtesë llogarie 9 157 lekë
* Pakësim llogarie 286 lekë
* Të ardhura nga rroga (S.Berisha) 2 540 520 lekë
* Të ardhura nga KRRTSH dhe dietat për udhëtim jashtë vendit 386 250 lekë
* Paga e bashkëshortes 337 339 lekë
* Të ardhura nga shpërblimi i bashkëshortes 56 210 lekë
Jozefina Topalli, kryetare Kuvendi
* Pakësim depozite i deklaruar më parë, vlera 5000 Euro (5 mijë) (BIA).
* Benz (automjet) i blerë me shumën e tërhequr nga depozita e lartëpërmendur. Vlera 5000 Euro ( 5 mijë).
* E ardhur nga kompensimi i pronave për shkak të trashëgimnisë. Pjesë takuese imja 1/3. vlera 3.000.000 Lekë (3 milionë)
* Kursim nga llogari rrjedhëse (paga) e kaluar brenda të njëjtës bankë, në depozitë bankare (banka Credins). Vlera 1.000.000 lekë (1 milionë).
* Të ardhurat tërësore nga paga. Shuma 1.724.352 lek.
* Të ardhura sipas bilancit të shtypshkronjës
* Depozitë bankare (banka Credins), urdhërxhirimi (12.09.06), vlera 1 milionë lekë
* Llogari rrjedhëse (Banka Credins) për të kaluar në depozitë bankare në prill. Vlera 1 milionë.
* Të ardhurat nga pagat për 1 vit. Shuma 2.015.412
* Të ardhurat nga dietat për 1 vit. Shuma 1.035.567
* Kontratë sipërmarrje për truallin e ndodhur në Shkodër, sip 2500 m2 të deklaruar më parë. Në realizim të saj do të merret 1/12 pjesë e 30% të ndërtesës dhe 2500 Euro. Vlera 25000 Euro.
* Kontratë sipërmarrje të pronës së deklaruar më parë (shtëpi+ truall) në përfundim të së cilës do të merret pjesa takuese.
* Aktiviteti i shtypshkronjës ku kam qenë aksioner nuk e ka nxjerrë akoma bilancin.
* Nga aktiviteti im privat i deklaruar në Shkodër. Vlera 1.300.000 lekë (një milion e treqind mijë).
* Të ardhurat nga qeratë e ndryshme në valutë. Vlera 4000 USD
Fatos Beja, Zv/kryetar i Kuvendit
* Ndryshimet e interesave private pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme
* Apartament banimi 54m2, Lgj. 13 Durrës, blerë më 27.6.2007 nga Fatos Beja, vlerë 30.000 USD
* Apartament banimi sip 54m2+ garazh sip 18 m2 L. 13 Durrës me vlerë 40.000 USD
* Blerje bono thesari në BSH me emrin Arben Fatos Beja, me vlerë 1.02.20071.000.000 Lek
* Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private
* Të ardhurat vjetore neto si pagë personale me vlerë 1.936.487 Lek
* Të ardhurat vjetore si pagesë personale e bashkëshortes Albana Beja----719 962 Lek
* Të ardhurat vjetore neto të djalit Arben Beja me vlerë 1 171 327 Lek
* Të ardhurat vjetore neto të djalit Sokol Beja me vlerë 65 239
* Të ardhura nga Universiteti “Marin Barleti” 189 000 Lek
* Të ardhura nga qeraja e apartamentit në Rr. Karl Gega, pall 22 shk 2, me vlerë 240 000 Lek
* Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë
* Detyrim për pagesën e apartamentit 54m2 në Plazhin e Durrësit, të cituarë më lart kësaj deklarate, blerë në emrin Fatos Beja, me vlerë 30 000 USD
Lulëzim Basha, Ministër i Jashtëm
* Shitur shtëpia në Hollandë (te deklarimi i parë), nga kjo shumë e ka 199.726, është shlyer leverdia e mbetur. Pjesa tjetër në bankë, POST BANK
* EUR 257. 500 (dyqind e pesëdhjetë e shtatëmijë e pesëqind).
* Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe private
* Të ardhura nga paga si Ministër i MPTT me vlerë 5211200 lek
* Të ardhura nga paga si Ministër i MPJ, me vlerë 10422400 lek
* Të ardhura nga shpërblime fundviti në MPJ, me vlerë 46600 lek
* Të ardhura nga paga e bashkëshortes, me vlerë 51.391 Euro
* Shlyer kësti i fundit i apartamentit në Rr. Dervish Hima, Tiranë, me vlerë 35.000 USD
* Shlyer kredia e shtëpisë në Utrecut, Hollandë, me vlerë 199.726 EUR
* Shlyer rent për kredinë e shtëpisë në Utrecut, Hollandë, me vlerë 10.407 EUR
* Deklarimi i interesave private, pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme
* Shitur makina tip BMV (deklaruar në deklarimin e parë). Kjo vlerë është depozituar tek ALPHA BANK, Tiranë, me vlerë 45.000 EUR
Ridvan Bode, Ministër i Financave
Blerje makine "Wolksëagen" 1 651 000 lekë
Paga, shtesa e shpërblime 1 843 000 lekë
Paga e shtesa (bashkëshortja) 1 426 000 lekë
Shlyerje kredie 126 000 lekë
Kredi në euro nga 2007, 30 000 euro
Gazmend Oketa, Ministër i Mbrojtjes
Shitje autoveture "Golf" 300 000 lekë
Paga si deputet 658 003 lekë
Paga si zv/kryeministër 1 361 999 lekë
Kryetar i Bordit të Fond.Zhvill. 59 644 lekë
Paga e bashkëshortes 346 536 lekë
Kredi 10 000 euro, shlyer 2 304 euro
Jemin Gjana, Ministër i Bujqësisë
Paga e shtesa 1 584 739 lekë
Paga e bashkëshortes 819 077 lekë
Paga (Armand Gjana) 54 420 lekë
Kredi bankare 10 000 euro
Kredi + interesat 7.2 milionë lekë, shlyer 289 000 lekë
Lufter Xhuveli, Ministër i Mjedisit
Shtesë depozite 988 000 lekë
Shtesë depozite 104 300 lekë
Shtesë depozite 800 euro
Fituar me trashëgimi 58.23 metra katrorë apartament
Fituar trashëgimi 1541 metra katrorë truall
Paga dhe shpërblimet 1 602 323 lekë
Pensioni i bashkëshortes 140 000 lekë
Enkelejd Alibeaj, Ministër i Drejtësisë
Llogari në bankë 166 320 lekë
Llogari në bankë 1 194 991 lekë
Paga dhe shpërblime 201 470 lekë
Paga si drejtor i DK.B.AA në KM 1.149 093 lekë
Komisioni i Vlerësimit në Magjistraturë 74 720 lekë
Lektor në magjistraturë 72 000 lekë
Komisioni i Hartimit të Tezës së Noterisë 35 000 lekë
Paga e bashkëshortes avokate shteti 1 113 035 lekë
Të ardhura si juriste pranë ATK-së periudha 01.04.2007, 217 886 lekë
Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes
Apartament 220 metra katrorë 186 000 euro
Paga si ministër 1 593 735 lekë
Dieta si ministër të kursyera 300 000 lekë
Paga e bashkëshortes 932 250 lekë
Shpërblime 42 000 lekë
Kredi strehimi në vlerën 300 000 euro, shlyerje 9 134 euro
Shlyerje kredie 142 200 lekë
Bujar Nishani, Ministër i Brendshëm
Shtëpi banimi në selitë 152 metra katrorë
Paga si ministër 1595 802 lekë
Paga e bashkëshortes 720 000 lekë
Të ardhura, qira dyqani në Durrës 660 000 lekë
Kredi për blerje apartamenti 5 milionë lekë, marrë në dhjetor 2006, shlyer 285 804 lekë
Nard Ndoka, Ministër i Shëndetësisë
Shtesë llogarie 248 186 lekë
Shtesë llogarie 580 568 lekë
Shtesë llogarie 181 52 dollarë
Paga si ministër 1 958 400 lekë
Paga e bashkëshortes 627 012 lekë
Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit
Shtim depozite (bashkëshorti) 6 000 000 lekë
Pakësim depozite 200 000 lekë
Shtim depozite (M.Bregu) 4064 dollarë
Shtim depozite (M.Bregu) 3524 euro
Paga vjetore si ministre 1 750 000 lekë
Paga e bashkëshortit dhe shpërblimet 52 000 euro
Gjendje llogarie rrjedhëse 290 000 lekë
Gjendje llogarie rrjedhëse 362 580 lekë
Gjendje llogarie rrjedhëse 1494 euro
Kosta Barka, Ministër i Punës
Apartament 90 metër katrorë në Sarandë
Paga neto vjetore 1 585 818 lekë
Shpërblime neto 90 000 lekë
Këshilli Kombëtar i Punës 14 000 lekë
Këshilli Administrativ trepalësh 12 600 lekë
Kontratë kredie për shtëpi 5 milion
Genc Pollo, Ministër i Arsimit
Shtim llogarie bankare 305 776 lekë
Shtim llogarish, 129 dollarë, 34 euro, 37 lekë
Depozitë për vajzën 385 393 lekë
Depozitë për vajzën 281 056 lekë
Pakësim llogarie 973 euro
Paga 1 954 200 lekë
Shlyerje kredie 3 558 euro
Ylli Pango, Ministër i Kulturës
Gjendje nga kursimet, paga dhe shitja e librave 2 000 000 lekë
Paga si ministër 2 500 000 lekë
Të ardhura nga shitja e librave 750 000 lekë
Genc Ruli, Ministër i Ekonomisë
Shtim depozite 875 dollarë
Shtim depozite 9.781 dollarë
Shtim depozite 185 euro
Interesa nga bono thesari 452 400 lekë
Interesa nga bono thesari 369 124 lekë
Shtim depozite 1 456 euro
Investimi në fondet e investimit në R.Bank 395 euro
Paga si ministër 1 954 800 lekë
Paga e bashkëshortes 1 758 000 lekë
Shpërblime dhe pagesa për pjesëmarrje në bordin e KRRTRSH 180 000 lekë
Shlyerje kredie për makinë 13 000 euro
Shtesë nga shitja e autoveturës "Toyota" 25 000 euro
Blerje autoveture "Range Rover" (viti i prodhimit 2005) 28 000 euro
Fakte të reja nga pasuritë e qeveritarëve në "dietë"
Argita Berisha i kthen borxhin 2.1 milionësh të atit
Berishës i shtohet pasuria me 4.7 milionë lekë
Basha shet shtëpinë në Holandë 257 500 euro, shpërblime fundviti 46 600 lekë
Bode blen makinë 1.6 milionë lekë
Oketa kredi në shumën 10 mijë euro
Gjana kredi në shumën 10 mijë euro
Xhuveli fiton me trashëgimi apartament dhe truall
Mediu apartament 186 mijë euro me 220 metra katrorë
Nishani apartament banimi në selitë, 152 metër katrorë
Barka apartament në Sarandë, shpërblime 90 mijë lekë
Olldashi likuidon blerjen e një "Mercedez Benzi"
Pollo hap dy llogari bankare për vajzat
Bregu, 52 mijë euro në një vit nga bashkëshorti
Pango, 750 mijë lekë të ardhura nga shitja e librave
Ruli blen makinë "Range Rover" 28 mijë euro
Shënim: Shkëlzen Berisha nuk i bindet ligjit për të deklaruar pasuritë edhe pse është pjestar i familjes kryeministrore
Krijoni Kontakt