Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Në kërkim të etapave gjygjësore kombëtare dhe ndërkombëtare!

    Hyrje:

    Do prezantoj vështirësinë e pronësimit të një ndërtese ndërtuar në 1939. Konflikti i këtij pronësimi është midis 13 familjeve që jetojnë aty, shumica mbi 60 vjet, dhe ish pronarit të deklaruar.

    Qëllimi i prezantimit të kësaj situate është informimi nga persona që njohin fushën e drejtësisë (studentë/e apo specialistë juridikë nga Shqipëria apo jashtë saj) për përndjekjen e mëtejshmë të çështjes. Qoftë edhe në drejtësinë internationale.

    Ndjehem e prekur nga kjo çështje sepse në atë ndërtesë banojnë aktualisht dy prindërit e mi si dhe 11 familje të tjera me të cilët kemi ndarë gëzime e hidhërime ndër vite. Jam rritur mes tyre. Nëse do mundja qoftë edhe pak ti ndihmoja me rrugëzgjidhje të mëtejshme do ndjehesha shumë e lumtur.


    Kronologjia e ngjarjeve :


    • 7 prill 1939 Ndërtesa figuron e ndërtuar. Ky figurim vazhdon deri në vitin 1944.

    • Shkurt 1943 Nga Bashkia e Durrësit të asaj kohe, jepet leja e ndërtimit për këtë ndërtesë.Kjo leje ndërtimi jepet vetëm për dy kate.


    • 1943- 1944 Nga qeverisja e asaj kohe ndërtesa i ç’pronësohet pronarit T.Xh. për mospagim tatimesh të jashtëzakonshme.


    • 1944 Ndërtesa i kalon në pronësi shtetit shqiptar. Konstatohet që ajo është e ndërtuar vetëm 17%. Janë të ndërtuara vetëm themelet dhe gjysma e katit të parë.

    • 1945 Ndërtesa mbarohet nga shteti shqiptar. Në përfundim kjo ndërtesë është trekatëshe. Dallimet midis 17% të ndërtur nga pronari në 1939 dhe 83% të ndërtuar nga shteti në 1945 janë të dukshme. Punimet e para janë lluksoze dhe të kushtueshme ( pllaka mermeri, vaska, zbukurimet murale), punimet e dyta, pra gjysma tjetër e katit të parë dhe dy katet e sipërme janë të thjeshta ( pllaka të thjeshta komunaleje, suvatim bazik, asgje lluksoze).


    • 8 mars 1994 Gjykata e Durrësit njeh këtë pronë banorëve të saj pas 1945. Për njohjen e kësaj prone shteti shqiptar bazohet në dokumentat e mëposhtëm :
      • -Mungesë dokumenti mbi pronësinë e truallit që të vërtetojë nga është blerë a marrë ky truall për ndërtim.
      • -Leja e ndërtimit dhe data e ndërtimit ( leja 1944, data e ndërtimit 1939) nuk përputhen.
      • -Mungesa e plan revelimit.
      • -Një dokument të njohur e zyrtarizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme Romë ( Itali) ku njihet zyrtarisht që shtetasi shqiptar T.Xh. dhe 6 shtetas të tjerë shqiptar janë nën shërbimin e tyre. Në këtë dokumentet ceket marrëveshja deklaratë /akt-shpërblim midis këtyre shtetasve dhe shtetit italian dhe këta persona njihen si bashkëpunëtor të fashizmit. ( çuditërisht data e ndërtimit të kësaj ndërtese figuron vërtet zyrtarisht me 7 prill 1939)
      • -Ç’pronësim të pronës për tatime të jashtëzakonshme midis viteve 1943-1944 nga qeveria shqiptare e asaj kohe.
      • -Përfundim i 83 % të ndërtimit nga shteti shqiptar në vitin 1945.


    • 22 mars 1994 Ky vendim merr formë të prerë.


    • 26 maj 1994 Banorët blejnë banesën nga shteti shqiptar. U jepen tapitë e banesave dhe bëhet hipotekimi i pronës në hipotekën e Durrësit në emër të tyre.

    • 15 qershor 1994 Qytetari T.Xh. ankohet pranë Gjykatës së Kasacionit. Gjykata e Kasacionit refuzon kërkesën e qytetarit T.Xh. dhe lë në fuqi « Vendimin e Formës së Prerë të datës 22 mars 1994 ».

    • 07 shtator 1995 Çuditërisht bëhet një gjygj tjetër me kërkesë të qytetarit T.Xh. Në këtë gjygj vendimi i Gjykatës së Durrësit është përsëri në favor të banorëve.
    • Ajo që është për tu çuditur në hapjen e këtij gjygji, është koha e kaluar nga « Vendimi i Formës së Prerë të datës 22 mars 1994 », « Hipotekimit të banesave nga banorët në maj 1994 » dhe këtij gjygji. Kanë kaluar 16 muaj. Ligji parashikon vetëm 12 muaj afat ankimi. Nuk kuptohet me çfarë të drejte u hap ky gjygj. Cili ishte dhe është ligji që lejon hapjen e një gjykimi pas kalimit të afateve ?!
    • Kjo çudi vazhdon me gjykimet e mëpsshme.

    • 22 dhjetor 1995 Çështja dergohet në Gjykatën e Apelit në Tiranë nga qytetari T.Xh. Vendimi i Gjykatës së Apelit është përsëri në favor të banorëve të kësaj ndërtese. Në këtë Vendim të Gjykatës së Apelit cilësohet : Përderisa kontratat e të paditurve ( banorët janë të paditurit) janë të lidhura në bazë të një « Vendimi i Formës së Prerë »,ato duhen konsideruar të ligjshme. Në mbështjetje të nenit 180 të Kodit Proçedural Civil « Vendimi i Formës së Prerë » është i detyrueshëm jo vetëm për pjesëmarrësit në proçes por edhe për Gjykatat që kanë dhënë « Vendimin e Formës së Prerë » si dhe për të gjitha Gjykatat dhe Institucionet e tjera.

    • 16 prill 1996 Qytetari T. Xh. ribën kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë lundër vendimit të datës 8 mars 1994 nga Gjykata e Durrësit. Gjykata e Kasacionit njofton pjesëmarrësit në proçes që ky gjygj do zhvilloj me datë 19 qershor 1996.

    • 19 qershor 1996 Gjygji i kërkuar me datë 16 prill 1996 nuk u zhvillua sepse nuk ishte mbështetur në ligjshmëri, duke patur parasysh Vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 22 dhjetor 1995.


    • 19 nëntor 1996 Qytetari T.Xh. ribën kërkesë në Gjykatëne Kasacionit për mbrojtje të ligjshmërisë kundër « Vendimi i Formës së Prerë të datës 22 mars 1994» edhe pse të gjitha afatet janë të djegura. Kanë kaluar 30 muaj nga kjo datë. Ka pesë vendime në favor të banorëve. Gjykata e Apelit është prononcuar që : « Në mbështjetje të nenit 180 të Kodit Proçedural Civil « Vendimi i Formës së Prerë » është i detyrueshëm jo vetëm për pjesëmarrësit në proçes por edhe për Gjykatat që kanë dhënë « Vendimine Formës së Prerë » si dhe për të gjitha Gjykatat dhe Institucionet e tjera ». Gjykata e kasacionit me datë 19 nëntor 1996 shkel të gjitha Vendimet e mëparshme. I jep të drejtë prone qytetarit T.Xh.


    • 24 shtator 2003 Hipoteka e Durrësit refuzon të regjistrojë ndërtesën në emër të qytetarit T.Xh. Mungojnë dokumenta themelorë:
    • -Dokumenti që provon pronësinë e truallit në emër të qytetarit T.Xh. që nga viti 1939.
    • -Leja e ndërtimit nga organi kompetent i vitit 1939
    • -Plan revelimi


    • 20 prill 2005 Bëhet hipotekimi i pronës në emër të qytetarit T.Xh në Hipotekëne Durrësit edhe pse :
    • -mungojnë dokumetat e nevojshëm,
    • -Kanë kaluar 8 vjet e 5 muaj nga Vendimi i Parë dhe i Prerë i Gjykatës së Kasacionit
    • -Kanë kaluar 10 vjet nga Vendimi i Gjykatës së Apelit në Tiranë.
    • -Kanë kaluar 11 vjet nga "Vendimi i Formës së Prerë të datës 22 mars 1994" nga Gjykata e Durrësit


    Përfundim :

    Që nga kjo datë familjet e kësaj ndërtese janë të detyruara të paguajnë qera simbolike familjes së qytetarit T.Xh.

    Zyra e strehimit të pastrehëve ka hyrë në lëvizje për të strehuar të pastrehët e kësja ndërtese. I pari i pastrehë i kësaj ndërtese që u rehabilitua menjëherë pas vendimit të datës 19 nëntor 1996 kur ndërtesa iu akordua qytetarit T.Xh në bazë të kësaj zyre, ishte komshiu ynë, zoti H.A. me profesion avokat dhe njëkohësisht avokati zyrtar i kësaj çështjeje në favor të banorëve. Më pas u rehabilitua dhe një familje tjetër. Aktualisht janë dhe 11 familje për tu rehabilituar me banesa nga etni i banimit, në mënyrë që shtetasit T.Xh. ti kthehet një ndërtesë e paligjshme.

    Për hir të prindërve të mi që shteti shqiptar i la punë e pensione në një moshë të mesme relativisht të re, së fundmi dhe pa strehë, si dhe për hir të njerëzve të 11 familjeve të tjera, rreth e rrotull të cilëve jemi rritur, personalisht kam vendosur ta çoj këtë çështje shumë më larg se deri ku është. Kemi në dispozicion të gjithë dokumentacionin e duhur dhe jam e gatshme të investoj shumën e duhur për gjygj international.

    Ndihma që kërkoj nga lexuesit e kësaj situate është tregeshmëria e rrugëtimit të ndjekjes ligjore të kësaj çështjeje brënda dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë. Besimi tek Drejtësia Shqiptare është thyer. Fatkeqësisht pas gjithë kësaj gjullurdie ligjore, nuk di kujt ti drejtohem. Ndaj, shpresoj që ky shkrim të ketë shansin të lexohet edhe nga ndonjë person/e që studion ose punon në fushën e drejtësisë jashtë kufinjve të Shqipërisë. Ndoshta jepet ndonjë tjetër alternativë ligjore.

    Falenderimet e mia paraprake për leximin tuaj dhe përgjigjet e mundshme.

    Me shumë respekt

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 08-07-2008 më 00:31

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Talkitna
    Anëtarësuar
    10-06-2008
    Postime
    13
    E nderuar Elna. Me vjen keq qe nuk mundem tju ndihmoj me ndonje rrugezgjidhje, por mbasi lexova gjithe informacionin, nje gje kuptova. Ne kete ceshtje bie era tradheti. Ndoshta komshiu juaj avokat ka marre nje dore te mire parash per te shitur ceshtjen qe mbronte, se ndryshe nuk mund te shpjegohet fitorja e befasishme e zotit T. Xh. mbas gjithe atyre gjyqeve te humbura.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Talkitna Lexo Postimin
    E nderuar Elna. Me vjen keq qe nuk mundem tju ndihmoj me ndonje rrugezgjidhje, por mbasi lexova gjithe informacionin, nje gje kuptova. Ne kete ceshtje bie era tradheti. Ndoshta komshiu juaj avokat ka marre nje dore te mire parash per te shitur ceshtjen qe mbronte, se ndryshe nuk mund te shpjegohet fitorja e befasishme e zotit T. Xh. mbas gjithe atyre gjyqeve te humbura.

    Nuk di ç'të them. Do më vinte vërtet shumë keq nëse kjo do ishte e vërtetë. 13 familje varën shpresën e strehimit në besimin e tij... Megjithatë, mendoj se nuk ia vlen ndalja në këtë supozim. Ka shumë elemente të vlefshme dhe të provuara në këtë çështje për ta çuar në instanca më të larta gjygjësore.

    Falenderime për përgjigjen dhe mbështetjen tënde.

    Përshëndetje

    Elna.

  4. #4
    Përshëndetje...

    Prindërit e mi më komunikuan që për vazhdimësinë e kësaj çështjeje duhet ti drejtohen së pari Gjykatës Kushtetuese Shqiptare. Ndaj, kam disa pyetje në lidhje me çështjen e mësipërme. Nëse dikush mundet ti japë përgjigje, ose të më adresojë në web ku mund të informohem në lidhje me këto pyetje, do i isha shumë mirënjohëse.

    Pyetjet e mia janë këto:
    • Kush është roli i Gjykatës Kushtetuese Shqiptare?
    • Si është radha ( ose proçedura) e Gjykatave në Shqipëri (nga më ulëta deri tek më e larta, si dhe nga e para deri tek fundit)?
    • A mund të kalojë kufinjtë e Shqipërisë për gjykim kjo çështje pa kaluar detyrimisht nga Gjykata Kushtetuese?


    Falenderimet e mia paraprake për përgjigjet tuaja.

    Elna!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    Pershendetje Elna!

    Desha te te jap thjesht nje ide, se nuk jam eksperte.
    Me sa vura re, midis sh parregullsive, hipotekimi nga "pronari" i vjeter (i shpronesuar per me teper JO gjate viteve te komunizmit) ka shkelje flagrante ligjore.

    Edhe sh pika te tjera jane te diskutueshme, por hipotekimi eshte bere vertet ne menyre te pacipe.

    Nuk e di nese iu ka shkuar ndonjehere ne mend televizioni. Jane dy programe, ne s'gaboj, ne Shqiperi qe degjojne nepermjet telefonatave ankimet e qytetareve. Nuk e mbaj mend si quhen, por mami im i ndiqte mengjeseve duke bere punet. (Kush eshte ne Shqiperi ndoshta mund te na ndihmoje).
    Zakonisht qytetaret zgjedhin te flasin ne menyre anonime dhe denoncojne lloj-lloj situatash: qe nga ato te korrupsionit, deri tek neglizhencat shendetsore, administrative, bashkiake ose qeveritare. Ka dhe nga ata qe marrin se per te shfryre dufin, por atyre nuk ua zgjasin; gazetaret insistojne per fakte konkrete e mundesisht per emra e mbiemra, qe sensibilizimi te jete sa me konkret. Mami me thosh qe i degjojne dhe qeveritaret, se ka patur raste ne te cilat kane reaguar (natyrisht, kur jane thene emra e mbiemra), edhe gazetaret e ndjekin ceshtjen.

    U zgjata ndoshta me pershkrimin e emisionit, por nese s'keni c'humbisni mund ta provoni. Mjafton te flitet ne emer te pallatit e te ngrihet ceshtja ne menyre sa me efikase: psh, menyra e papergjegjshme se si ka vepruar hipoteka; data, nr etc. Nese keni ndonje emer nepunesi qe ka firmosur ato karta, aq me mire. Mendoj se mund te kete impakt, aq me teper qe ne keto kohe i eshte "shpallur lufte korrupsionit". Jo se u besoj sh propagandave, por me duket pike e mire sensibilizimi.
    Di qe edhe kryeministri ka nje nr ne dispozicion per keto gjera, sms ndoshta. Te tentohet asgje s'humbitet.

    Paci Fat!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lady Oscar : 01-12-2008 më 22:34

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    Po te nis dy links, per nje reserach per pyetjet qe beje, besoj se ndonje pergjigje do e gjesh:

    Gjykata Shkalla e Pare Tirane
    http://www.gjykatatirana.gov.al/

    Gjykata Kushtetuese
    http://www.gjk.gov.al/hyrja.html

    Ne kete faqe lidhje te tjera persa i perket drejtesise dhe gjygjesorit (ka dhe lidhje internacionale)
    http://www.gjk.gov.al/lidhje.html

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Biblioteka kombëtare në 80-vjetor
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •