Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nince_tutes
    Anëtarësuar
    17-12-2007
    Postime
    216

    Access: Si të shfaq në Formular ose Raport vlerën Query?

    Pershendetje cuna,

    E kam nje databaze ne akses, dhe kam krijuar nje query, ku do te nxjerr te dhenat e futur gjate nje intervali kohor. Kur te ekzekutohet kjo query, perdoruesi do te pyetet per te futur daten e pare te intervalit, me pas per te futur daten e dyte t intervalit, dhe ne varesi te ketyre vlerave, te shfaqet nje rapot ose formular, por qe te jete e mire percaktuar, psh ne Report_Header, intervali. psh

    kur ti kerkohet perdoruesit data e pare e intevalit ai te fuse: 03/04/2008

    kur ti kerkohet perdoruesit data e dyte e intevalit ai te fuse: 28/08/2008

    dhe pas kesaj, ne raportin ose formularin perkates qe do te ekzekuhet pas queryt

    te shfaqet tek Headeri psh

    Te dhenat per intevalin: 03/04/2008 deri ne 28/08/2008 jane si me poshte:

    dhe te parqiten te dhenat per kete inteval


    Besoj se e kuptuat problemin tim

    N pritje te mendjeve te ndritura tuajat, mos m zhgenjeni, pasi me eshte bllokuar puna n nje baze te dhenash qe po krijoj.

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Kam bashkëngjitur një databazë shembull (Shembull.zip) për këtë që kërkon ti.

    Databaza ka një tabelë me emrat dhe datëlindjen e disa personave. Në fillim krijova një formular me dy fusha për të vendosur datën e fillimit dhe mbarimit të raportit. Përdoruesi mbush kutitë dhe shtyp butonin "Krijo Raportin". Në këtë moment ekzekutohet kodi i klikimit të butonit, i cili hap raportin dhe shfaq personat nga datëlindja e fillimit, deri në datëlindjen e mbarimit.

    Tabela:

    Kodi:
    Emri	Datelindja
    Agimi	1/1/1956
    Jehona	2/2/1959
    Agron	3/3/1965
    Rozafa	4/4/1955
    Gjergji	5/5/1984
    Teuta	6/15/1977

    Formulari:
    Emri:  krijoRaportin .jpg

Shikime: 190

Madhësia:  14.0 KB


    Raporti:
    Emri:  raporti.jpg

Shikime: 184

Madhësia:  16.9 KB


    Kodi për të hapur raportin është i thjeshtë dhe vendoset tek ngjarja (event) e klikimit (on click):


    Kodi:
    Private Sub KrijoRaportin_Click()
        
        ' mbylle raportin nese eshte hapur
        DoCmd.Close acReport, "RaportiPersonat", acSaveNo
        
        ' hap raportin e ri
        DoCmd.OpenReport "RaportiPersonat", acViewReport
        
    End Sub


    Vër re se të dhënat e raportit vijnë nga kërkesa më poshtë, e cila ka si parametër datën NGA dhe datën DERI NE të përcaktuara në formular:

    Kodi:
    SELECT Personat.Emri, Personat.Datelindja
    FROM Personat
    WHERE (((Personat.Datelindja) Between [Forms]![KrijoRaportin]![nga] 
    And [Forms]![KrijoRaportin]![deriNe]))
    ORDER BY Personat.Datelindja;
    Përkthyer shqip, kërkesa thotë, zgjidh emrin dhe datëlindjen nga tabela Personat ku datëlindja është midis datës [KrijoRaportin]![nga] dhe [KrijoRaportin]![deriNe]; dhe renditi rezultatet kronologjikisht sipas datëlindjes.

    Kërkesa më lart duhet të vendoset tek burimi i të dhënave (record source) i raportit.

    Për të shfaqur datat përkufizuese në krye të raporti, mjafton të krijojmë një fushë me burimin (control source):
    Kodi:
    ="Lindur nga " & [Forms]![KrijoRaportin]![nga] & " deri në  " & [Forms]![KrijoRaportin]![deriNe]
    Edi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nince_tutes
    Anëtarësuar
    17-12-2007
    Postime
    216

    Edi, flm shume, por enigma vazhdon...

    Edi, je i madh, ta kam thene disa here dhe nuk po nguroj te ta them perseri,

    Mgjthte, gjate kohes q une e lancova tek forumi, dhe pergjigjet po mungonin, e gjeta te njejten gje identike me tenden ne google, dhe pjesen tende e kuptova menjehere, pavarsisht se ti e kishe kuptuar shume mire

    Pyetja ime e radhes eshte:

    si te ndaloj qe butoni next, (qe un e kam krijuar nga Design view, pasi ne formular i kam bere disable butonat e navigacionit) ne momentin kur jam tek rekordi i fundit te mos me krijoj rekord te ri.

    Pra, nese jam tek rekordi i fundit dhe shtyp butonin next, atehre t m shfaqet nje msgbox psh ("Kujdes, ndodheni tek rekordi i fundit, nuk mund te krijoni rekord te ri me ane te ketij butoni, por perdorni butonin btnIri")

    Ku ky btnIri, eshte nje buton n formular qe do e perdor per new records,

    besoj e kuptove, n rast t kundert m thuaj q t ta sqaroj ndoshta edhe me qart

    flm shume edi,

    je mjeshter per programim, e kam vere re prej kohesh!

    pres pergjigje dhe per kete

  4. #4
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Mua spara ma pret per Access edhe programimin pothuajse e kam haruar por kjo eshte ajo cka gjeta ne internet per ty megjithese edi eshte me i mire prej meje ne kete pike do te te jape dicka me te detajuar

    Kodi:
    Public Sub Rekordi_fundit()
    
    With recordset
      If .AbsolutePosition = .RecordCount - 1 Then    
          'do te thote qe je ne rekoridn e fundit
          'fut text box qe tu tregosh se cfare duhet te perdorin
            DoCmd.GoToRecord , , acFirst 'ktheji ne rekoridn e pare fare
      Else      'jane ne rekord tjeter kshu qe vazhdo me rekordin ne vazhdim
            DoCmd.GoToRecord , , acNext
      End If
    End With
    
    Exit_Rekordi_fundit:
        Exit Sub
    
    End Sub
    
    __________________________________________________
    
    Private Sub butoniRecordi_tjeter() 'ku eshte funksjoni i klikimit te butonit
    Call Rekordi_fundit
    End Sub
    Jam shume i bindur qe edi do te te jape dicka me te detajuar edhe me me shume sqarime per kete gje por po te beri pune provoje
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nince_tutes
    Anëtarësuar
    17-12-2007
    Postime
    216
    Ardi, gjithsesi t falenderoj, por ka pak mangesi kur ke perdorur:

    Private Sub butoniRecordi_tjeter() 'ku eshte funksjoni i klikimit te butonit
    Call Rekordi_fundit
    End Sub

    Nuk po shoh ndonje procedure qe po ekzekutohet ne momentin qe klikohet butoni tjeter e tipit

    Public Sub Rekordi_fundit_on_Click()

    ose ku duhet vendosur ajo pjese kodi

    flm

  6. #6
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Nice flm per korigjimin. Me sa e kuptoj une kodin recodi_fundid() eshte nje subrutine qe thiret ne perdorim nga nje rutine tjeter. Arsyeja pse ai miku qe une e mora e ka bere kshu eshte qe ta therase ate nga cdo forme pa patur nevoje te shkruaje ate statementin if else ne cdo buton "next" qe mund te kete krijuar ne cdo forme. Edhe butoni "next" kudo qe te jete me proceduren
    butoni_recordi_tjeter_on_click() theret kete subrutine per te bere kontrollin pa patur nevoje te shkruaje if else ne cdo buton. Nje gje tjeter qe vura re tani ajo
    Exit_rekordi_fundit()
    Exit sub

    Eshte pjese e nje error check qe ai mund te kete patur ne script prandaj nuk duhet. Sic e thashe spara ma pret per keto gjera thjesht mendova se do te te bente pune. Flm per korigjimin.

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  7. #7
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Vendos kodin më poshtë si procedurë të klikimit të butonit që ndërron rekordet. Kodi

    Kodi:
    Private Sub vazhdim_Click()
        
        If Me.Recordset.EOF Then
            GoTo GABIM
        End If
        
        Me.Recordset.MoveNext
        
    GABIM:
        If Me.Recordset.EOF Then
            MsgBox "Kujdes, ndodheni tek rekordi i fundit, nuk mund te krijoni " & _
            "rekord te ri me ane te ketij butoni, por perdorni butonin btnIri"
        End If
        
    End Sub
    Edi

Tema të Ngjashme

  1. Debimi dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarve ne sanxhakun e Nishit
    Nga bela70 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 12:35
  2. Access - Raport me një pjesë të të dhënave (i filtruar)
    Nga Donliri në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2005, 10:28
  3. Projekti amerikan për Lindjen e Mesme të Madhe
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  4. Nga Access në MySQL, fjalëkalimet, printimet
    Nga alditirona në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-01-2005, 05:53
  5. Access - Si ta kthej programin per Linux
    Nga Pogradecari në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2003, 03:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •