Fizikantët në institutin JILA të Colorado kanë zbuluar një metodë të re dhe të shpejtë laserike e cila mund të "vëzhgon" karakteristika elektrike të papara deri tani në gjysmëpërçues. Kjo mund të ndikon në zhvillimin e optoelektronikës më efikase si dhe të LED-ave më efikas.
Metoda ka të bëjë me manipulimin e energjisë së dritës dhe valëve për t'i zbuluar "sjelljet" delikate si p.sh. lëkundjet korelative mes dy objekteve. Korelacionet e tilla janë të rëndësishme sepse i'u lejojnë shkencëtarëve të parashikojnë më saktësisht frekuencat e prodhuara nga pajisjet optoelektronike, varësisht nga struktura e materialit gjysmëpërçues.
Kjo do të thotë se shkencëtarët arritën të përdorin dritën si mjet preciz për t'a kontrolluar sjelljen elektronike, gjë që do të përmirëson pajisjet optoelektronike.
Në metodën e JILA mostrat e holla të bërbëra nga Aresnidi i Galiumit goditen nga pulset e njëpasnjëshme të laserit infra-kuq të cilët zgjasin 100 fatomsekonda. Kjo ndikon në krijimin e biliona struktura elektrike të quajtura eksitone. Eksitonet janë struktura të përbëra nga elektronet e ekcituara si dhe gropat e lëra kur elektronet ngriten në nivele më të larta energjetike. Duke e ndryshuar kohëzgjatjen e laserit dhe duke analizuar formacionet e valëve të dritës, shkencëtarët arritën të zbulojnë korelacionet mes absorbimit dhe lirimit të dritës nga materiali.
Krijoni Kontakt