Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    shpresoj qe keto para do te mbikqyren nga ato shtete qe kontribojn me donaciones,ne te kunderten do behen rrush e kumbulla.
    Absolutikishte nuk ben qe keto para te bien ne duar te shqiptave,e para nuk jan te afte per ti menagju drejt dhe e dyta jan shum te afte per ti vjedhur.
    boll qe nuk bine ne duar ta Astrit Haraçia, Lutfi Haziri , se i kishin bere rrush e kumbulla si ato tjerat

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    du te dhuroj dhe un ja 10 euro ku andrrese ti dergoje ?!
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  3. #23
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kosova merr 1.2 miliardë euro nga SHBA dhe BE

    Bruksel, përfundon me sukses Konferenca e Donatorëve. Thaçi: Tani në BE

    Në Bruksel përfundoi Konferenca e Donatorëve për Kosovën. BE-ja, SHBA-ja dhe Gjermania janë tre donatorët më të mëdhenj. Donatorët premtuan 1.2 miliardë euro për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë, në Konferencën e Donatorëve që u mbajt në Bruksel. "Konferenca ka qenë shumë e suksesshme", tha Pier Mirel, zyrtar i lartë i Komisionit Evropian, përgjegjës për Ballkanin. "Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për të ardhmen e Kosovës si shtet i sigurt, demokratik dhe shumetnik", tha Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbyllje të Konferencës së Donatorëve. Sipas tij, qeveria e Kosovës premton se do të vazhdojë me qeverisjen e mirë dhe shtoi se "asnjëherë nuk do t‘ju zhgënjejmë". Konferencën e organizoi Komisioni Evropian dhe në të si donatorë u paraqitën organizatat ndërkombëtare, shtetet anëtare të BE-së dhe vende të tjera. Komisioni Evropian është donatori më i madh dhe premtoi 500 milionë euro ndihmë financiare për Kosovën. Komisioneri i zgjerimit të BE-së, Olli Rehn, në hapje të konferencës tha:

    "Jam krenar se duke premtuar 500 milionë euro, që në fakt është gjysmë miliardi, Bashkimi Evropian demonstron qëndrimin se Kosova është çështje evropiane, thellësisht evropiane. Ky qëndrim nuk është një formulë diplomatike, por provë reale e angazhimit tonë në Kosovë". Rehn tha se me paratë e premtuara mund të zvogëlohet hendeku i nevojave buxhetore në Kosovë për periudhën trevjeçare.

    "Duke iu falënderuar kësaj përpjekjeje, shpresoj që premtimet në këtë konferencë të arrijnë një miliard euro. Ky do të jetë një kontribut i madh për zhvillimin e Kosovës dhe adresimin e nevojave reale të njerëzve që jetojnë atje. Këtu hyjnë çështje si energjia, transporti, ndërtimi i institucioneve apo kapaciteteve administrative", tha Rehn. Komisioneri evropian po ashtu tërhoqi vërejtjen se paratë e donatorëve evropianë duhet të shpenzohen duke respektuar rregullat strikte të BE-së. "Padyshim është e rëndësishme që qeveria e Kosovës dhe administrata të sigurojnë se çdo euro do të shpenzohet me efikasitet në fushat e energjisë, arsimit dhe zhvillimit social", tha Rehn. Komisioneri për Zgjerimin tha gjithashtu se këto premtime për buxhetin e Kosovës e në përgjithësi ndihmat financiare nga bashkësia ndërkombëtare duhet të përdoren për të mirën e të gjithë popullit të Kosovës, për të gjitha komunitetet, përfshirë bashkësinë serbe në Kosovë.

    Në lidhje me këtë, edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se qeveria e Kosovës do të ndjekë politikën e zero tolerancës ndaj dukurive si korrupsioni dhe keqpërdorimi i këtyre mjeteve, ndërsa nuk do të bëjë dallime në përkatësinë etnike për të realizuar projekte në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe komunitetin serb. Thaçi foli edhe për perspektivën e integrimit euroatlantik të Kosovës. "Konferenca e Donatorëve paraqet fillimin e një faze të zhvillimit për Kosovën. Ne do të punojmë me partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe me NATO-n, për ta fituar ardhmërinë për Kosovën", tha Hashim Thaçi. Ai po ashtu tha se Kosova ka bërë edhe kërkesën formale për t‘u integruar në institucionet financiare ndërkombëtare. "Unë besoj se ne e meritojmë të jemi shumë shpejt pjesë e NATO-s, BE-së dhe e të gjitha institucioneve financiare ndërkombëtare. Mendoj se shumë shpejt do të kemi një përgjigje nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ajo do të jetë një përgjigje pozitive", tha Kryeministri i Kosovës. Pas BE-së, si donatorët më të mëdhenj renditen SHBA-të, me 400 milionë dollarë, dhe Gjermania me 100 milionë euro. Norvegjia dhe Britania e Madhe premtuan nga 30 milionë euro dhe Luksemburgu 15 milionë.

    Shqip
    Sui generis

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Lajmi i mesiperm, me shume se sa nje "lajm i mire ekonomik" eshte nje lajm i mire politik. Ajo qe une lexoj nga shifra e larte eshte mbeshtetja politike qe shteti i ri kosovar gezon ne Perendim. Te gjitha shtetet perendimore duan te shohin nje histori shtetformimi te suksesshem ne Kosove dhe per kete jane gati te investojne financiarisht: te pakten kane shprehur vullnetin te financiojne reformat ne shtetin e sapolindur.

    1. Arysyeja kryesore perse lexon dhe degjon nje entuziazem ne lidhje me Kosoven ne kancelarite Perendimore eshte fakti se Kosova shihet prej tyre si nje "problem evropian", nje mundesi per shtetet evropiane per te qene relevante ne arenen nderkombetare, nje mundesi per te treguar qe Bashkimi Evropian eshte ne gjendje qe te zgjidhi vete problemet ne oborrin e vete. Evropianet e kane te qarte qe kriza e Kosoves dhe zgjidhja e saj perben sfiden e pare te madhe per te ardhmen e Bashkimit Evropian.

    2. Arsyeja e dyte perse evropianet shfaqin entuziazem per Kosoven, ka te beje me pergjegjesite e tyre ne kuadrin e NATO. SHBA eshte duke ushtruar presion ndaj aleateve evropiane qe te marrin persiper pergjegjesite e tyre e te dergojne trupa ne Afganistan dhe te marrin nje rol me aktiv ne luften kunder terrorizmit. Evropianet kane gjetur tek Kosova nje justifikim: "nuk dergojme dot trupa ne Kosove pasi jemi te impenjuar plotesisht ne Kosove". Nje perpjekje kjo per te ruajtur status-quo dhe impenjimin e evropianeve ne kuadrin e NATO vetem brenda kufijve te kontinentit evropian.

    3. Arsyeja e trete perse evropianet tregojne entuziazem karshi Kosoves eshte se e shohin Kosoven ne kuadrin e problemeve te tyre te brendshme, problemit te emigracionit qe eshte kthyer ne nje problem serioz ne Evrope. Duke qene se eksporti me i madh i Kosoves vazhdon te jete eksporti njerezor i emigranteve ne drejtim te Evropes, evropianet e shohin stabilizimin dhe ngritjen e shtetit ne Kosove si nje menyre per te riatdhesuar nje pjese te mire te emigranteve nga Kosova: duke patur shtetin e tyre, kosovaret nuk do te zgjedhin me rruget e Evropes per nje jete me te mire, por rruget e Kosoves.

    Historia e viteve te fundit dhe takimet e donatoreve ka treguar qe donatoret nuk e kane aspak te veshtire te deklarojne ne leter shifra maramendeseve donacionesh, por kur vjen fjala tek levrimi i ketyre fondeve ne kohe dhe venia ne jete ne projekte, donatoret jane shume me doreshtrenguar. Rasti me i mire eshte rasti i Afganistanit dhe Irakut, ku donatoret kane bere premtime te medha, por nuk i kane levruar fondet te plota, vetem pjeserisht.

    Pas ketij takimi, topi kalon ne kembet e qeverise se Kosoves, per te perpiluar projekte dhe reforma konkrete per te justifikuar fondet e premtuara.

    Albo

  5. #25
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ke harruar arsyen kryesore.

    Kjo gje behet per inat te Serbise.Meqe Serbia vazhdon ti rezistoje BE-se dhe Nato-s ,keta mundohen ti ndersejne vendet fqinje si Kosova dhe Bosnia.Vazhdon lufta e ftohte me Rusine.Qellimi final eshte Rusia, e cila ka pozita shume te fuqishme ne Serbi.

    Ja nje shembull qe e njejta politike ndiqet edhe ne Bosnje.

    BOSNIA: INTERESSE AMERICANO PER INVESTIMENTI NEL PAESE

    (ANSA) - SARAJEVO, 21 LUG - L'interesse degli investitori americani verso aziende e societa' della Bosnia Erzegovina e' stato confermato nel corso di un incontro tra diplomatici statunitensi e il presidente della Federazione. L'interesse, come ricorda una nota dell'Ufficio Ice di Sarajevo, e' stato mostrato soprattutto nella privatizzazione della compagnia telefonica di Stato Bh Telekom e nella ricapitalizzazione della compagnia di bandiera, la Bh Airlines. Nel corso dell'incontro e' stata sottolineata l'esigenza che la Federazione introduca nuove norme che siano conformi ai principi sanciti dall'Unione europea. Si e' anche discusso dell'impegno dell'Usaid (United States agency for international development) e, quindi, di due specifici progetti, Elmo e Spira, in fase di attuazione e che, una volta realizzati, dovrebbero consentire una piu' efficace gestione del bilancio della Federazione. ((ANSA). RED
    21/07/2008 11:58

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Leonidas
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    20
    prej 1999 deri tani kena mare shume ma shume se 1 miliard dhe dihet se ku kane perfunduar ato para, pse tani te besojme se do jete ndryshe, 90% te parave kthehen prej nga kan ardhur (ne menyra te ndryshme), 10% i mbetur ndahet ndermjet qeveritarve dhe popullit (per te cilin jane te destinuar ato para) fifti-fifti, pra vetem 5%
    Give them nothing! But take from them EVERYTHING!

  7. #27
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga BaBa Lexo Postimin
    du te dhuroj dhe un ja 10 euro ku andrrese ti dergoje ?!
    ta dergon "xhaja" ty: 2700454488 Raiffaisen bank.
    Ndihmoni "Rep. e Kosoves".
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  8. #28
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjermania jep 40 milionë eurot e para

    Gjermania ka ndarë 40 milionë eurot e para, nga 100 milionë euro ndihmë që ky vend premtoi se do të ja japë Kosovës në konferencën e donatorëve.

    Pjesa e 40 milionëve është vetëm për vitin 2008, e cila përfshin 23 milionë euro grant apo para falas nga qeveria gjermane dhe 17 milionë tjera kredi e butë me pothuajse 0 për qind interes.

    Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, tha se 40 milionë euro, janë pjesë e 100 milionë eurove që Qeveria e Gjermanisë ka dhënë në korrik në Konferencën e Donatorëve për shtetin e ri të Kosovës.

    “Fokusi i Qeverisë Gjermane është po ai që Qeveria e Kosovës ka deklaruar dhe në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare ka vendosur në prioritetet e saj energjinë, infrastrukturën, arsimin, rendin dhe ligjin”.

    Leo Kreuz, Shef i Divizionit në Ministrinë Federale për Ekonomi, Bashkëpunim dhe Zhvillim, tha se 40 milionë eurot e dhëna nuk do të jenë në tavolinë të Qeverisë së Kosovës menjëherë, mirëpo këto mjete do të shpërndahen varësisht projekteve.

    “Financimi i parë është linja e transmisionit elektrik nga Tirana në Prishtinë, që është një shenjë e mirë për Kosovën dhe integrimin e saj në aspektin ekonomik”.

    Sa i përket 60 milionë eurove tjera të cilat Qeveria e Gjermanisë i ka premtuar në Konferencën e Donatorëve, do të ketë edhe një protokoll tjetër në vitin 2009, që ata t’i japin të gjitha mjetet e premtuara.

    Ndryshe nga 1.2 miliardë euro të dhëna në Konferencën e Donatorëve, 613 milionë janë projekte dhe të tjera shlyerje të borxheve ndërkombëtare, disa për buxhetin e Qeverisë së vendit.

    Pas përfundimit të ceremonisë, është bërë edhe një ceremoni tjetër e nënshkrimit ndërmjet Bankës Gjermane për zhvillim dhe ProCredit Bankës, ku kjo e fundit ka fituar 10 milionë euro kredi për matjen efikase të energjisë elektrike.

    /Telegrafi/
    Sui generis

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. nje ndihme djemeve nga Kosova per studime ne Amerike .
    Nga florinlima në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2003, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •