Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263

    Smile

    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Me mire keto leke ti jepeshin Shqiperise.Kosova nuk ka shume mundesi ku ti investosh dhe ka burime natyrore te kufizuara ose shtrenjtesisht te shfrytezueshme.E kunderta ndodh me Shqiperine ku ka shume me teper burime natyrore te perfitueshme.Shqiperia ka dhe shume me teper siguri si shtet per administrimin e sakte te ketyre fondeve.Aq me teper qe pas nje viti mbarimi i rruges Durres-Morine do te afroje nje realitet tjeter dhe Kosova dhe Shqiperia do te jene shume me prane.
    O qerim
    Mos more burr se ma mir u kan me mi dhan mu ndoshta,pajtohesh apo jo?

    http://www.forumishqiptar.com//images/icons/icon7.gif
    Smile

  2. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Me sa kam ndegjuar keto Te Holla,ne Shumicen e Rasteve do investohen ne Projekte Jo Ekonomike...(Ne Shkolla,Spitale,Ne Kulture,Ne Projekte Arkeologjike,Ne Rregullim shtratesh te Lumenjeve etj...)

    Dhe Frytet e ketyre Investimeve brenda 3 vjeteve nuk do verehen...


    Popullit te Kosoves besoj qe do ti nevojiten disa Vite Agjerim dhe te bej shoqeri me nje Varferi Extreme ne vitetet e ardhshme...

    PoR I Bindur se do ta ndjej Veten si Hong Kongu ne Dekadat ne Vazhdim
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 09-07-2008 më 12:57
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shala: Konferenca e Donatorëve, rast i rëndësishëm për Kosovën

    PRISHTINE-“Konferenca ndërkombëtare e donatorëve për Kosovën, është njëri nga rastet më të rëndësishme të Kosovës, që së bashku me aleatët e saj strategjik, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, t'i shqyrtoj kërkesat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet". Deklarata u be nga ministri i ekonomisë dhe i financave, Ahmet Shala, sipas te cilit konferenca e donatorëve për Kosovën, që mbahet këtë javë në Bruksel, "është rast për të ndërtuar një Republikë moderne dhe për të riafirmuar vizionin tonë të qartë për integrime evropiane".


    (d.b/Europalire/BalkanWeb)
    Sui generis

  4. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zvicra 76,6 milion franga ndihmë për Kosovën

    Zvicra ka rritur sot ndihmën për Kosovën për 16 milion franga zvicerane, duke siguruar një shumë prej 76,6 milion franga.

    Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA), një ditë para Konferencës Donatore për Kosovën, e cila zhvillohet nesër në Bruksel. Këta donacione rrjedhin nga buxheti i DEZA-së, sektretariatit të Shtetit për Ekonomi dhe nga Qeveria zvicerane.

    “Zvicra vepron në interes të vetin për stabilizimin dhe integrimin e Kosovës, e cila nga shpallja e pavarësisë në shkurt përballet me sfida të mëdha”, deklaroi kryetari i DEZA-s, Martin Dahinden.Sipas tij, në Kosovë ndërtimi i institucioneve shtetërore, zhvillimi i ekonomisë të shkatërruar dhe zhvillimi social kërkojnë shumë investime.


    (INA)
    Sui generis

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Kosova do të jetë përfituese meritore nga Konferenca e Donatorëve









    Prishtinë, 9 korrik 2008

    Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi, pas përfundimit të mbledhjes se Qeverisë foli para gazetarëve për përgatitjet e Qeverisë së Kosovës për Konferencën e Donatorëve për Kosovën, që do të mbahet me 11 korrik në Bruksel.

    Me këtë rast, kryeministri Thaçi theksoi:

    Delegacioni i Qeverisë së Kosovës në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, që organizohet për herë të parë për Kosovën, shkon shumë i përgatitur profesionalisht, me përgjegjësinë më të lartë shtetërore, bashkëpunimin shumë të ngushtë me gjithë faktorin relevant ndërkombëtarë, SHBA-të edhe me BE-në. Ju kemi bërë thirrje të gjitha vendeve për pjesëmarrje dhe mbështetje për Kosovën.

    Projektet që ne do të prezantojmë janë projekte shumë mirë të përgatitura, të konsultuara me ekspertë vendor, jo vetëm të Qeverisë, por edhe të opozitës dhe të shoqërisë civile. Falënderoj të gjithë për kontributin e tyre dhe besoj fuqishëm se prezantimi ynë do të jetë mjaft reflektues dhe Kosova do të jetë përfituese meritore nga kjo konferencë e parë për Kosovën si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

    Ne do të prezantojmë edhe suksesin e arritur në Kosovë; instalimin e qeverisjes së mirë, të sundimit të ligjit, të respektimit të të drejtave të minoritarëve, të qeverisjes transparente, të zotimit tonë të përkushtuar në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; për kultivimin e demokracisë qytetare, për zotimin tonë për bashkëpunim shumë me të mirë me të gjitha vendet në rajon, edhe me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, e në të ardhmen e afërme demokratike, si dy shtete të veçanta, edhe me Serbinë. Do të prezantojmë qëllimin dhe vizionin tonë që Kosova të jetë pjesë e familjes euroatlantike, pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian sa më shpejtë që është e mundur.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rehn dhe Thaçi vlerësojnë Konferencën e Donatorëve - ngjarje shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës

    Në Bruksel po mbahet Konferenca e Donatorëve për Kosovën. BE ka premtuar 500 milionë euro, derisa SHBA janë zotuar të japin 400 milionë dollarë. Në një takim të veçantë me kryeministrin Hashim Thaçi, komisioneri për zgjerim Oli Rehn ka kërkuar garanci të plotë për shfrytëzimin e drejtë të mjeteve. Në konferencën e përbashkët për media, Oli Ren dhe Hashim Thaçi, e vlerësuan konferencën, ngjarje shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.
    Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian Oli Rehn tha se do të sigurohen rreth 1 miliard euro për Kosovën. Por, ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të garantojë për menaxhimin e drejtë të këtyre mjeteve. Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Hashim Thaçi, komisioneri Oli Rehn theksoi nevojën e radhitjes së prioritete për shfrytëzimin e këtyre mjeteve.

    “Zotimi ynë sot për të ardhmen e Kosovë dhe për stabilitetin rajonit paraqet një detyrë për autoritete e Kosovës dhe këtë e kemi diskutuar sot para konferencës edhe me kryeministrin e Kosovës dhe jam i sigurt që autoritet e Kosovës e dinë që duhet të materializojnë, të realizojnë premtimet për të gjithë njerëzit në Kosovë. Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë që për secilën euro të shpenzuar të jepet llogari dhe të përdoret drejtë”, ka thënë Rehn.

    Vetëm BE-ja do të japë 500 milionë euro për Kosovën. Komisioneri Rehn tha Komisioni Evropian ka mekanizëm të fortë kontrollues për mënyrën e shpenzimit të mjeteve që dhurohen. Prandaj, ai tërhoqi vërejtjen se Komisioni Evropian do të kontrollojë në mënyrë strikte edhe Kosovën se si do të menaxhojë paratë e fituara nga donatorët.

    “Komisioni Evropian ka një mekanizëm shumë të saktë të kontrollit”, ka thënë Rehn.

    Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi, falënderoi të gjitha vendet që po ndihmojnë Kosovën dhe u zotua se asnjë donacion nuk do të shkojë në drejtim të gabuar.

    “Jemi zotuar dhe do të respektojmë parimin zero tolerancë ndaj dukurive negative në kuptimin e thellë për respektimin e ligjit. Ne kemi prezantuar këtu në Bruksel, qëllimin tonë, vizionin tonë që është zhvillimi i Kosovës, prandaj gjithçka do të jetë e menaxhuar shkëlqyeshëm, e koordinuar ngushtë me gjithë donatorët dhe gjithë partnerët që e mbështesin Kosovës”, ka theksuar kryeministri Thaçi.

    Kryeministri Thaçi vlerësoj se KKonferenca e Donatorëve paraqet një fazë të re për zhvillimin e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim. Ai ritheksoi se prioritete e Kosovës nuk janë të ndara në baza etnike.

    “Prioritetet e Kosovës nuk janë të ndara në baza në etnike, por janë në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike. Serbët, qytetarë shtetas të Kosovës, janë të respektuar në kuptimin më afirmativ të mundshëm. Unë punoj me ta për ta, në realitetin e ri dhe kjo konferencë e donatorëve do të jetë një hap tjetër i ri pozitiv për jetë më të mirë për të gjithë qytetarëve”, ka thënë kryeministri Thaçi.

    Konferenca e Donatorëve është një kontribut i madh për zhvillimin e Kosovës, sepse përmes saj adresohen më saktë nevojat dhe shumë probleme që kërkojnë zgjidhje në Kosovë. Investime urgjente pritet të bëhen në arsim, shëndetësi, energjetikë, transport, e ndërtimin e kapacitete administrative.

    Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oli Rehn, tha se BE është e gatshëm të ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës përmes një perspektive të qartë evropiane, në kuadër të perspektivës që BE-ja ka edhe për rajonin.
    Po ashtu Komisioneri për zgjerim i BE-së bëri të ditur se në konferencën e donatorëve për Kosovën janë përfaqësuara të 27 vendet anëtare ët BE-së, dhe ai shfaqi besimin se do të ketë donacione edhe nga vendet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. /Hyre Tejeci/



    11 korrik 2008 - 13:34:25
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjermania jep sot 100 milionë euro për Kosovën

    BERLIN-Gjermania do të japë 100 milionë euro për Kosovën në konferencën e donatorëve që zhvillohet sot ne Bruksel. Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi se Berlini është kontribuesi i dytë më i madh në Kosovë pas SHBA-ve.

    Të njëjtat burime thanë se do kërkonin nga kryeministri Hashim Thaçi të përqëndrohej në qeverisjen e mirë, ta bëjë zhvillimin e vendit përparësi të qeverisë së tij dhe të mbrojë pakicat.
    Përveç ndihmës prej 100 milionë euro Gjermania kontribuon dhe në misionet ndërkombëtare në Kosovë si UNMIK-u dhe KFOR-i.



    (d.b/Balkanweb)
    Sui generis

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    1. 2 miliardë euro për Kosovën në Konferencën e Donatorëve në Bruksel

    Bashkësia ndёrkombёtare ёshtё zotuar se Kosovёs do i jep 1.2 miliardë euro, pёr zhvillim socio-ekonomik. Kjo shumё i ka tejkaluar edhe vlerёsimet e ekspertёve tё Komisionit Evropian, tё cilёt kanё shpresuar se shuma e ndihmave tё mblёdhura do arrijё deri nё njё miliardё euro.
    Donatori mё i madh ёshtё Bashkimi Evropian i cili ka premtuar 500 milion euro, ndёrsa sё bashku me ofertat individuale tё shteteve evropiane, asistenca e palёs evropiane pёr Kosovёn tejkalon shumёn prej 800 milion euro. Nё kёtё kuadёr shteti evropian qё ka dhёnё shumёn mё tё madhe tё ndihmave ёshtё Gjermania, me ofertën prej 100 milion euro.

    Donacionet janё kryesisht tё dedikaura pёr infrastrukturё, edukim dhe decentracilizim dhe cёshtjet tjera teknike.

    Nё Konferencёn Donatёrore morën pjesё 37 shtete dhe 16 organizata ndërkombëtare.

    Vendet e Bashkimit Evropian qё nuk e kanё njohur pavarёsinё e Kosovёs, nuk kanё ofruar asistencё financiare dhe kanё pohuar se nё konferencё marrin pjesё vetёm si vёzhgues.

    Sidoqoftë, Komisioni Evropian pret qё nё njё tё ardhme tё afёrt edhe kёto shtete tё ofrojnё mjete pёr zhvillimin nё Kosovё. /gj. tuhina/
    |/s.b & RTK staff /

    11 korrik 2008 - 19:33:02
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    FJALIMI I KRYEMINISTRIT TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, HASHIM THAÇI, MBAJTUR NË KONFERENCËN E DONATORËVE PËR KOSOVËN



    Bruksel - 11 korrik 2008

    I nderuari Komisioner Rehn,
    Z. Feith,
    Përfaqësues të Bashkimit Evropian, të Komisionit Evropian,
    Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
    Bankës Botërore,
    FMN-së,
    NATO-s,
    Zyrave diplomatike,
    Agjencive donatore,
    Institucioneve financiare,
    Agjencive zhvillimore të OKB-së,
    Kolegë, Zonja dhe Zotërinj,

    Ndjehem i nderuar t’i drejtohem këtij forumi të çmuar dhe ta përfaqësoj vendin tim Kosovën – një shtet i ri me miq të vjetër, me shpresa të reja, me vizion të ri dhe me mundësi të reja. E kam vështirë të gjej fjalë për t’ju falënderuar të gjithëve për organizimin e kësaj konference dhe që na keni mbledhur këtu për të diskutuar të ardhmen tonë të re.

    17 shkurti, Deklarata e Pavarësisë, shënoi fillimin e një epoke të re.

    15 qershori, hyrja në fuqi e Kushtetutës sonë, shënoi historinë tonë të re.

    Dhe sot 11 korriku, Konferenca e Donatorëve, shënon vizionin tonë të ri për zhvillimin e Kosovës.

    Ne jemi të vendosur fuqishëm në rrugën tonë të bërjes pjesë e Bashkimit Evropian, si një republikë demokratike, multi-etnike dhe moderne.

    Si shoqëri, ne jemi të ngazëllyer, të entuziazmuar dhe të motivuar për të bërë ndryshimet që do të mundësojnë realizimin e qëllimit tonë.

    Ne duam ndihmën tuaj në ndërtimin e mëtejshëm të ekonomisë sonë të re, e cila ka nevojë për asistencë të madhe.

    Kosova, bashkë me ju, ka bërë shumë hapa konstruktivë në përgatitjen e politikave adekuate, në krijimin e kornizës adekuate ligjore, ambientit adekuat institucional dhe në hartimin e programeve konkrete.

    Dokumenti i Politikave Prioritare të Qeverisë, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, dokumenti në përgatitje e sipër për Politikën Sociale, si dhe Shënimet dhe Këshillat për politika të Bankës Botërore, janë të gjitha pjesë e një grupi unik të politikave të mira, të cilat jemi të përkushtuar për t’i zbatuar në bashkëpunim me partnerët tanë.

    Kosova ka vërtet shumë fat që ka pranë donatorët dhe partnerët zhvillimorë më të mirë.

    Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, të cilën e kemi përgatitur me shumë përkushtim, duke i involvuar qytetarët tanë, komunat, ekspertët tanë, politikbërësit tanë dhe shumë prej jush, dëshmon se ku jemi, ku duam të shkojmë në tri - katër vitet e ardhshme.

    Ajo përshkruan kufizimet tona, burimet tona, mundësitë tona, dhe prioritetet tona. Ajo na tregon edhe zbrazëtirat në burimet tona teknike, njerëzore dhe financiare, të cilat kanë nevojë për vëmendje urgjente dhe për konsideratën tuaj.

    Zonja dhe zotërinj,

    Qeveria jonë është e përkushtuar për të qenë në ballë të zhvillimeve.

    Katër politikat tona prioritare janë rritja ekonomike, zbatimi i suksesshëm i marrëveshjes për status, qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe stabiliteti social.

    Ne kërkojmë bashkëpunim aktiv nga donatorët dhe nga sektori privat për të arritur këto prioritete, dhe për ta bërë ekonominë tonë më tërheqëse për investitorët ndërkombëtarë.

    Ekipi im i ministrave është shumë i përkushtuar për të qenë llogaridhënës, për të sjellë rezultate të qëndrueshme me shpejtësi të madhe dhe me kualitet të lartë.

    Kur të vendosni sot përkushtimet tuaja, u lus të mos na gjykoni sipas politikës së kaluar, por sipas realiteteve ekonomike të Kosovës, jo sipas mangësive tona të mëhershme, por sipas potencialit tonë të ardhshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve tonë.

    Stabiliteti ekonomik është fundamental për stabilitetin politik dhe social.

    Të gjitha këto janë parakushte thelbësore për integrim në NATO dhe BE.

    Zonja dhe zotërinj,

    Historia e re në Ballkan tregon se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar maturi në rritje, durim të jashtëzakonshëm dhe paqe të rëndësishme.

    Kemi mirëpritur fqinjët tanë, kemi trajtuar minoritetet me respekt, madje edhe me veprime afirmative, dhe kemi siguruar që sundimi i ligjit të vlejë për secilin, pavarësisht nga etnia, raca, klasa apo gjinia.

    Kemi bërë përparim në legjislacionin e Ahtisaarit, kemi bërë lëvizje përpara në marrëveshjen për status, jemi duke punuar për të kryer me sukses tranzicionin e përgjegjësive, përherë duke i kontribuar paqes dhe stabilitet në rajon.

    Në cilësinë e Kryeministrit, unë kam themeluar një zyre speciale për çështje të komuniteteve brenda zyrës sime.

    Jam krenar që udhëheq një qeveri shumetnike.

    Zonja dhe zotërinj,

    Më lejoni të theksoj se ne tashmë kemi politikat dhe strategjitë tona zhvillimore.

    Ne jemi plotësisht përgjegjës për planifikimin, zbatimin, vëzhgimin dhe vlerësimin e zhvillimit.

    Ne do të rrisim aftësinë e institucioneve tona për të absorbuar ndihmën për zhvillim në mënyrë efektive.

    Ne kemi themeluar qeverisje të mirë, me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Ne besojmë në transparencë dhe në të qenit të hapur, prandaj do të sigurojmë që fondet zhvillimore as nuk do të shpenzohen kot, e as nuk do të rrjedhin tek duart e gabuara.

    Ne besojmë fuqishëm se këto fonde zhvillimore do të përputhen dhe do të lehtësojnë përkushtimin e Kosovës për ndërtimin e një sistemi të menaxhimit efektiv dhe efikas të financave publike.

    Ato ngërthejnë në vete përfshirjen e kapitalit privat në projektet e mëdha infrastrukturore nëpërmjet partneriteteve private-publike, për krijimin e kushteve më të mira për bujqit dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për krijimin e bazës për një ekonomi të vetqëndrueshme.

    Ne pranojmë se ka nevojë të punojmë më shumë në koordinimin e donatorëve, mirëpo për këtë na duhet bashkëpunimi juaj.

    Qeveria jonë beson në një partneritet të fuqishëm me vendet tuaja respektove, dhe ne duam ta forcojmë bashkëpunimin bilateral dhe marrëdhëniet tona ekonomike, tregtare, politike dhe sociale.

    Zonja dhe zotërinj,

    Më lejoni të përfundoj duke thënë se qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar për t’i treguar bashkësisë ndërkombëtare se shteti ynë i ri na ofron mundësi të mëdha.

    Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të siguruar që Kosova të jetë një rrëfim i suksesshëm për ne, për miqtë tanë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe për gjithë botën.

    Kosova Ju falënderon që na dhatë këtë mundësi. Ne jemi të gatshëm të ndajmë me ju prezantimin tonë, të dëgjojmë komentet dhe përkushtimin tuaj.

    Kosova do t’u mbetet falënderuese për kontributet tuaja në këtë takim të rëndësishëm, që paraqet një dritare kah e ardhmja jonë. Ne jemi të mbushur me shpresë dhe krenari dhe nuk do t’ju zhgënjejmë.

    Kosova është shtet i ri i mundësive të reja.

    Kosova beson në të ardhmen e vet.

    Dhe Kosova do të dalë fitimtare në të ardhmen sepse gëzon partneritetin dhe mbështetjen tuaj.

    Faleminderit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Me mire keto leke ti jepeshin Shqiperise.Kosova nuk ka shume mundesi ku ti investosh dhe ka burime natyrore te kufizuara ose shtrenjtesisht te shfrytezueshme.E kunderta ndodh me Shqiperine ku ka shume me teper burime natyrore te perfitueshme.Shqiperia ka dhe shume me teper siguri si shtet per administrimin e sakte te ketyre fondeve.Aq me teper qe pas nje viti mbarimi i rruges Durres-Morine do te afroje nje realitet tjeter dhe Kosova dhe Shqiperia do te jene shume me prane.
    soll mende tu koke bre , po kush s'din per veti s'din per askend e ti boll mire ke dite

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. nje ndihme djemeve nga Kosova per studime ne Amerike .
    Nga florinlima në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2003, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •