Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Konferenca e Donatorëve, Kosova pretendon 1 miliard e 400 mln euro ndihmë

    PRISHTINË - Kosova do të kërkojë rreth 1 miliard e 400 milionë euro ndihmë buxhetore në Konferencën e Dhuruesve që pritet të mbahet më 11 korrik në Bruksel. Sipas ministrit te Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, Ahmet Shala ndihma buxhetore do të ishte më e favorshme për vendin, pasi kështu qeveria do t'i caktonte vetë projektet me përparësi. Në prag të Konferencës, ai thekson se qeveria e Kosovës është e mirë përgatitur dhe se shuma e parashikuar nga projektet që do të paraqiten, arrin në disa miliardë euro.
    Megjithatë ministri kosovar shton se pret që të dhurohen rreth 1 miliardë e 400 milionë euro. Në Konferencën e Dhuruesve që kryesohet nga Komisioni Evropian, janë thirrur vetëm vendet që kanë shprehur gatishmërinë dhe janë zotuar se janë të interesuara që të ndihmojnë me shuma të konsiderueshme. Kështu do te jene te ftuara shtetet e BE-së, Banka Botërore, Banka Europiane për Investime, Banka Evropiane për Zhvillim, Banka Islamike për Zhvillim, Japonia, Kanadaja, Turqia dhe disa shtete të Konferencës islamike.

    (a.s/News24/Balkanweb)
    Sui generis

  2. #2
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin

    Aty do te jane edhe amerikanët me donacionet e tyre dhe te gjitha shtetet që duan të ndihmojnë Kosovën. Z. Ministri Shala sigurisht që do të kishte dëshirë qe ato ndihma të jipen nepërmjet vijës buxhetore por nuk besoj se do te jete ashtu. Së pari ato donacione nuk janë për të forcuar apo promovuar cilëndo parti në pushtet në Kosovë dhe së dyti duke e ditr donatorët për rrezikun e keqpërdorimit të donacioneve jam mëse i bindur se ata do të monitorojnë vet donacionet e tyre e nuk do tja japin qeverisë e cila pastaj do të dilte me propagandë të re për sukseset e saja në saj të zotësisë së saj e jo të donacioneve. Por sigurisht që një loj të tillë e din edhe BB e FMN .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    shpresoj qe keto para do te mbikqyren nga ato shtete qe kontribojn me donaciones,ne te kunderten do behen rrush e kumbulla.
    Absolutikishte nuk ben qe keto para te bien ne duar te shqiptave,e para nuk jan te afte per ti menagju drejt dhe e dyta jan shum te afte per ti vjedhur.

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Me mire keto leke ti jepeshin Shqiperise.Kosova nuk ka shume mundesi ku ti investosh dhe ka burime natyrore te kufizuara ose shtrenjtesisht te shfrytezueshme.E kunderta ndodh me Shqiperine ku ka shume me teper burime natyrore te perfitueshme.Shqiperia ka dhe shume me teper siguri si shtet per administrimin e sakte te ketyre fondeve.Aq me teper qe pas nje viti mbarimi i rruges Durres-Morine do te afroje nje realitet tjeter dhe Kosova dhe Shqiperia do te jene shume me prane.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ishalla do zoti qe keto lek nuk bin ne dor te shqiptarve.. se kan per ti hargjit brenda dites.. e mjer na per vete.. ktyne ju kisha ba.. kshtu , sikur femij me kan si amerika . qe ty 10 euro qe ty 10 euro.. se kan me i hanger.. be mjer na qe sjemi per ndihma..

    po ta shohim nqs i mbajn te huajt ateher ka me qen ma mire per neve..

    Gjith te mirat
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Me mire keto leke ti jepeshin Shqiperise.Kosova nuk ka shume mundesi ku ti investosh dhe ka burime natyrore te kufizuara ose shtrenjtesisht te shfrytezueshme.E kunderta ndodh me Shqiperine ku ka shume me teper burime natyrore te perfitueshme.Shqiperia ka dhe shume me teper siguri si shtet per administrimin e sakte te ketyre fondeve.Aq me teper qe pas nje viti mbarimi i rruges Durres-Morine do te afroje nje realitet tjeter dhe Kosova dhe Shqiperia do te jene shume me prane.
    Fjala është për Konferencë të Donatorëve (LËMOSHË),që zakonisht organizohen për vendet (shtetet) të cilat janë shkatërruar në një mënyrë apo tjetër (luftë, katastrofa natyrore etj),sikurse në këtë rast Kosova e dalur nga lufta (si dhe para luftës) të cilës i është shkatërruar e gjithë infrastruktura ekonomike,arsimore,shëndetësore,ligjore,energjetik e etj,etj.

    Ti qysh po e përshkruen Shqipërin (në krahasim me Kosovën)at'herë Shqipërisë më mirë do t'i përshtatej një Konferencë për Investime e jo konferencë lëmoshe!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  7. #7
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Me mire keto leke ti jepeshin Shqiperise.Kosova nuk ka shume mundesi ku ti investosh dhe ka burime natyrore te kufizuara ose shtrenjtesisht te shfrytezueshme.E kunderta ndodh me Shqiperine ku ka shume me teper burime natyrore te perfitueshme.Shqiperia ka dhe shume me teper siguri si shtet per administrimin e sakte te ketyre fondeve.Aq me teper qe pas nje viti mbarimi i rruges Durres-Morine do te afroje nje realitet tjeter dhe Kosova dhe Shqiperia do te jene shume me prane.
    Donacionet nuk jipen vetëm në emër të sigurisë investuese apo lehtësisë së aplikimit të projekteve. Sa i përket burimeve natyrore sigurisht që edhe Kosova e edhe Shqipëria ka burime të mëdha natyrore të cilat në Kosovë janë shfrytëzuar përpara dhe sigurisht se do të shfrytëzohen edhe në të ardhmën. Për neve është një kënaqësi dhe një siguri e së ardhmës sonë shqiptare kur i shohim mundësitë dhe pasuritë tona si për nga pasuritë nëntokësore të cilat i ka Shqipëria dhe Kosova e edhe ato bregdetare të cilat i ofron Shqipëria. Në krahasim me vendet fqinje ne e kemi një të ardhme shumë më të ndritshme ( merr shembull Greqinë e cila thith të hollat e EU-së çdo vjet dhe prapseprapë mbetet nga vendet me standardin më të ulët ne EU).

    Donacionet janë të lidhura ngusht me situatën politike dhe të sigurisë në vendin për të cilat janë të dedikuara dhe ato pretendojnë të kontribuojnë që projektet e tilla të ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit dhe fuqizimin apo rritjen e kapaciteteve ekonomike, sociale, politike dhe të sigurisë. Kosiva gjendet në një fazë të tillë dhe janë shtetet që e kanë filluar projektin Kosovë dhe sigurisht që nuk do të lejojnë që ky projekt të dështoj.
    Prandaj një shkrim i till nga ti përpos që mund të quhet tendencë për provokim të një grindjeje mes forumistëve nga Kosova dhe Shqipëria nuk mund të quhet ndryshe. Ose për shkrimin tënd mund të thuhet që është i shkruar nga dikush që nuk ia paska idenë për çka është duke shkruar. Thjeshtë i paditur.

    Ti duke provuar të provokosh në gjithçka shqiptare nuk je duke e vërejtur që je duke e arritur të kundërtën. Për të provokuar duhet të jesh i mençur që mos të zbulohesh se përndryshe provokimi të kthehet si bumerang.

  8. #8
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga Harudi Lexo Postimin
    Fjala është për Konferencë të Donatorëve (LËMOSHË),që zakonisht organizohen për vendet (shtetet) të cilat janë shkatërruar në një mënyrë apo tjetër (luftë, katastrofa natyrore etj),sikurse në këtë rast Kosova e dalur nga lufta (si dhe para luftës) të cilës i është shkatërruar e gjithë infrastruktura ekonomike,arsimore,shëndetësore,ligjore,energjetik e etj,etj.

    Ti qysh po e përshkruen Shqipërin (në krahasim me Kosovën)at'herë Shqipërisë më mirë do t'i përshtatej një Konferencë për Investime e jo konferencë lëmoshe!
    Konferenca e donatorëve e ka emrin e saj të cilën nuk kemi nevoj ta ndërrojmë dhe ta bëjmë të lëmoshës.

  9. #9
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Ka per te mrrit naj pare nga vellezerit myslimane te Afrikes dhe Azise?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Do tua gjejne vendin shpejt

    Ideja e ndihmave eshte e tille:

    Jepen nga Konferenca e Donatoreve vendeve te korruptuara dhe pastaj merren perseri dhe ndahen me pushtetaret perkates

    1 miliard e 400 milione goxha cope

    Inshallah arrijne 140 milione te investohen per hajer

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. nje ndihme djemeve nga Kosova per studime ne Amerike .
    Nga florinlima në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2003, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •