Oratoria e te shkruajturit gjendet ne nivelin e duhur por fatkeqesisht une prap nuk gjeta pergjigje per pse-ne time.
Oratoria e te shkruajturit gjendet ne nivelin e duhur por fatkeqesisht une prap nuk gjeta pergjigje per pse-ne time.
SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.
KAPITULLI I PESTĖ:
GJATĖ KOHĖS, NJĖ SIGURI E THELLĖ.
3. NJĖ RAST SIGURIE MORALE.
Psikologjikisht fraza e Pjetrit ėshtė zbatimi i vėrejtjes qė kemi bėrė tashmė pėr sigurinė ekzistenciale dhe morale.
Nė tė vertetė, ai shpjegim ėshtė thellėsisht i arsyeshėm.I mbeshtetur nė bashkėjetesėn me natyrėn e jashtėzakonshme tė tė qenit dhe tė qėndrimeve tė Jezusit, ai grup i vogėl nuk kishte sesi tė mos ushqente besim pėr fjalėt e tij.
Do t’u ishte dashur tė mohonin diēka mė evidente e bindėse nė sytė e tyre: “Nėse nuk mund t’i besoj kėtij njeriu, nuk mund tė besoj mė asgjė”.
Pėrsėritja e vazhdueshme qė bashkėjetesa realizonte pėr kėtė pėrshtypje tė diēkaje tė jashtėzakonshme, i jepte arsyej tė plotė gjykimit tė tyre pėr tė pasur besim tė pakrahasueshėm.
Sigurisht, shkėlqimet e forta tė asaj natyre tė jashėzakonshme, nė turmėn qė shkonte pėr ta parė, e shtyrė nga kureshtja ose interes dhe pastaj largohej pa pėrballuar fare atė qė sapo e kishte cikur, nuk mund tė pėrcaktonte kurrfarė gjykimi tė denjė pėr ta quajtur si tė tillė.
Gjykimi kėrkon qė ta pėrballosh pėrvojėn, duke pėrfshirė nė tė kohėn e “zgjatjes” sė saj (kohėn sa zgjat kjo pėrvojė).
Pa kohėn e kėsaj bashkėjetese objekti real mbetet i panjohshėm, kurse siguria morale, ajo qė lind nga njė gatishmėri e hapur, besnike nė kohė, ėshtė djepi i njė ekzistence tė arsyeshme.
Prandaj Jezusi, pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes qė i vinte nga miqtė dhe nga armiqtė: “Po atėherė, kush je tij?”, ka pritur qė koha t’i bėnte dishepujt tė sigurt pėr lidhjet e tyre, dhe armiqtė kėmbėngulės nė armiqėsinė e tyre.
Domethėnė, Jezusi e ka shqaruar misterin e vet, atėherė kur njerėzve u ishte ngulitur pėrfundimisht njohja ose mosnjohja ndaj tij.Zbulimi i Tij i fundit nxorri nė sheh edhe “mendimet e fshehta tė zemrave”, ashtu siē kishte profetizuar Simeoni.
Pėrcaktimi i Tij i fundit pėr vetveten, pėrforcoi varfėrinė e skajshme shpirtėrore tė atyre qė besonin tek Ai; dhe u dha pretekstin e fundit dhe suprem atyre tė cilėt tashmė kishin vendosur nė zemrėn e tyre tė mos e pranonin.
“Lum tė varfėrit nė shpirt”, “Po tė mos jeni si fėmijėt,, nuk do tė hyni kurrė...”.
Torrkerry
SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.
KAPITULLI I GIASHTĖ:
PEDAGOGJIA E KRISHTIT NĖ ZBULESĖN E VET.
Jemi pėrpjekur deri tani tė hetojmė modalitetin psikologjik dhe ēastin nė tė cilijn dokumentet ungjillore tregojnė sesi ėshtė shtruar problemi “Jezus”.
Mėnyra e jashtėzakonshme e sjelljes sė Jezusit ishte e atillė, saqė as njohja e kontekstit tė tij familjar, e historisė sė tij vetjake, nuk vlente mė pėr ta pėrcaktuar cili ishte.
Dhe kėshtu nxirrte krye pyetja: “Kush ėshtė ky vallė?”.
Le tė kthehemi tek ky fakt: ai qė e bėri kėtė pyetje i pari e njihte mirė, e takonte, e shoqėronte pėr nė shtėpi, ishte mik i tij.
Eshte pikėrisht lindja e kėsaj pyetjeje brenda njė familjariteti kaq njerėzor, qė e bėn simptomatike tė njė problemi tepėr tė madh.
“Kush ėshtė ky, vallė?”.
Dhe pyetja e dishepujve gjente jehonė nė gojėt e kundėrshtarėve tė Jezusit nga fundi i jetės sė tij, kur edhe ata vetė ishin tė shtrenguar nga faktet tė bėnin pyetjen: “Deri kur do tė na mbash mė frymėn pezull? Thuajna nga vjen, kush je?” (Gjn 10,24).
Ėshtė e njėjtė kėrkesa e dishepujve, por nė ēelės tė kundėrt: armiqėsore, plot tėrbim; ndėrsa pėr tė parėt ėshtė shprehje mahnitjeje.
Mund tė pėrfytyrojmė njė histori tė vogėl qė, mė anė tė analogjisė, na ndihmon pėr ta sqaruar zanafillėn e pyetjes sė madhe.
Le tė pėrfytyrojmė njė fshat tė vogėl malor, disa dhjetėvjeēarė mė parė.
Njė shteg malor i vetėm e lidh fshatin me qytezėn mė tė madhe, poshtė nė fund tė luginės.
Fshati nuk ka mjek tė pėrhershėm, por ėshtė komunė me njė kryetar.
Tė gjithė rrojnė me tė ardhurat nga pylli, ndonjė pulė, ndonjė lopė, pa kurrfarė lidhjeje me botėn.
Njė fshat i humbur, i harruar.
Nė tė vetmen shtėpi, paksa mė tė bukur tė fshatit, vjen e zė vend njė familje nga qyteti.
Njė zotėri dhe njė zonjė shumė tė dalluar, me dy fėmijė.
Janė shumė tė njerėzishėm, por tėrė fshati tėrhiqet pėrpara tyre.
I hetojnė nga tė ēarat e grilave kur kalojnė rrugės; nė tė vetmin dyqan tė fshatit nuk pranojnė kurrfarė bisede, askush nuk i pėrshendet.
Ndodh njė ditė qė njė banor i fshatit pėson njė aksident tė rėndė.
Zonja ėshtė mjeke dhe pėrkujdeset me tė gjitha mėnyrat pėr tė aksidentuarin deri sa shėrohet plotėsisht.
Kėshtu thyhet akulli, dhe pak e nga pak, fare ngadalė, krijohet njė lidhje jo aq me fjalė e biseda, sesa me rrugė pratike.
Edhe ai tregohet i gatshėm pėr tė ndihmuar nė ēdo nevojė: kur thyhet njė oxhak, kur prishet ndonjė makinė....ai zotėria nga qyteti di kurdoherė si duhet ndėrhyrė...”
“Do tė jetė inxhinier” thonė njerėzit nė fashat.
Mbrėmjeve ai shkonte vazhdimisht nė pijetoren e vetme tė fshatit, ku njerėzit luanin me letra tė mbeshtjellė nga njė re tymi.
Nė fillim rrinte aty vetėm si shikues, pastaj, pėr habinė e tė gjithėve, kėrkon tė hyjė nė lojė edhe ai dhe njerėzit e fshatit zbulojnė se qenkėsh edhe lojtar shumė i mirė.
Shkurt fjala, pas nja njė jave ajo ishte familja mė e dashur nė fshat.
Njė tė diel, ndėrsa po luani me letra, ndėrpret lojėn dhe nis tė tregojė sesi dikur kishte udhėtuar nė Tokėn e Zjarrit.
Tė gjithė mbeten si tė ngrirė, me letra nė dorė dhe me ēibukėt nė gojė pėr ta dėgjuar, sepse fliste nė mėnyrė tėrheqėse dhe dinte njė mijė gjėra. Nė njė moment tė caktuar, ai mė plaku i tė gjithėve heq ēibukun nga goja, ul letrat nė tryezė dhe thotė: “Dėgjo kėtu, ti duhet t’i japėsh njė pėrgjigje kureshtjes sonė. Shumė nga ne thonė se ti je inxhinier, tė tjerėt thonė se je shkencėtar, disa thonė gjėra tė tjera. Po ti cili je? Si ia del tė jesh kaq i zoti pėr ēdo punė?”.
Atėherė ai thotė: “O miqtė e mi, tani qė njihemi mirė nga afėr, mund t’jua them.
Veēse ama, nuk duhet tė mė tradhtoni, sepse pėr disa arsye, gjendem nė njė pozitė tė vėshtirė pėrpara ligjit, dhe po tė merrej vesh se ndodhem kėtu do tė mė arrestojnė menjėherė.
Unė jam Mbreti i Portugalisė nė mėrgim”.
Askujt nė pijetore nuk i vete mendja tė dyshojė pėr kėtė pėrgjigje: ishte e qartė se pėrgjigjet qė ishin pėrpjekur tė gėrmonin ata vet e shpjegonin personazhin shumė mė pak nga ato qė kishte deklaruar ai.
Pėrgjigjia e tij, tė cilėn nuk ja merrte mendja askujt, i shkonte pėr shkak tipit tė tij si person, atyre gjėrave evidente qė dukeshih tek ai, shumė mė mirė se hipoteza e tyre.
Torrkerry
SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.
KAPITULLI I GIASHTĖ:
PEDAGOGJIA E KRISHTIT NĖ ZBULESĖN E VET (pjesa e dytė).
Tani pyetjes qė lindte nė zemrėn e njerėzve qė i vėnin pas, tė mėsuar me bisedat e tij, me qėndrimin e tij, me aftėsinė e tij tė ndikimit dhe tė pushtetit mbi njėerėzit dhe mkbi sendet, Krishti nuk i ka dhėnė menjėherė njė pėrgjigje tė plotė.
Po ta kishte bėrė njė gjė tė tillė, sigurisht qė nuk do tė kishte pėrfunduar i vdekur nė kryq; nuk do ta kishin vrarė, sepse do ta kishin gjykuar thjesht si ēmendur.
Ē’ėshtė e vėrteta, njė pėrgjigjė si ajo qė duhej tė jepte, ishte diēka absolutisht pėrtej konceptimit dhe aftėsisė sė pėrceptimit tė atyre njerėzve.Do tė kishte tingėlluar mė shumė si ēmendur sesa si blasfemi.
Prandaj Jezusi ka pėrdorur njė pedagogji inteligjente pėr tė pėrkufizuar vetveten.
E ka bėrė mė ngadalė, nė mėnyrė tė atillė qė tė shkaktonte tek tė tjerėt njė evolucion tė shkallėzuar asimilimi, pėrmes procesesh tė paracaktuara pėr tė ndihmuar formimin e bindjes me anėn e njėfarė osmoze.
Pastaj edhe nė natyrė, asnjė hap i jetės nuk realizohet ndryshe veēse me kalime pafundėsisht tė vogla.
Forma mė e mirė e edukimit ėshtė ajo e bėrė nė mėnyrė tė atillė qė evolucioni tė ndodhė pa e kuptuar ai qė e pėrballon kėtė dukuri.
Sa mė pak ndeshje ka, aq mė normal ėshtė zhvillimi.
A do tė rritej i shėndetshėm ai stomak i nenshtruar dita-ditės traumės sė njė mostretjeje tė ushqimit?
Kėshtu, ēka nuk arrihet me anė tė evolucionit, nuk asimilohet.
Edhe njė pėrkufizim duhet tė jetė rezultati i njė arritjeje tė ndodhur mė parė, nė tė kundėrt, do tė dilte si imponimi i njė skeme tė gatshme.
Kėshtu, sikur Jezusi tė ishte pėrkufizuar shpejt dhe haptazi nė natyrėn e vet hyjnore, do tė kishte shkaktuar te cilido njė reagimi qė do ta kishte anuluar ēdo mundėsi pėr tė pasur besim tek Ai.Hebrejtė ishin monoteistė tepėr tė paepur dhe nuk e duronin kurrsesi njė pohim qė cenonte idenė e tyre shumė tė pastėr pėr Zotin, pa pasur parapėrgatitje tė pėrshtatshme.
Prandaj Jezusi ndoqi njė linjė edukuese, nė tė cilėn mė sė pari e paraqiti me shprehje tė pashtjelluara (implicite) dhe konkrete atė ide qė mė fund do ta shfaqte haptazi.
Konkretėsia – ideja qė mishėrohet – dhe e pashtjelluara (implicitja) – tė japėsh tė kuptosh pa pėrkufizuar nė mėnyrė abstrrakte – mbeten linja edukative mė e natyrshme dhe mė e efektshme.
As pėr dishepujt mė tė afėrm nuk ekzistonte mundėsia pėr ta kuptuar peshėn, rėndėsinė, e njė pėrgjigjje tė menjėhershme dhe tė drejpėrdrejtė pyetjes sė tyre.
Nė tė vėrtetė, ajo qė do tė thotė Jezusi pėr veten e vet, do tė arrijė tė imponohet vetėm e vetėm nga konteksti ilustrues qė do tė parcaktonte personi i tij.Siē e kemi thėnė tashmė, qė ai kontekst tė ndriēohej nga shenja treguese, do tė ishte e domosdoshme bashkėjetesa.
Kush vente pėr ta dėgjuar, i shtyrė nga kureshtja ose pėr tė pėrfituar nga ndodnjė mrekulli, shkurt fjala, kush e pėrbalonte nė mėnyrė tangjenciale, nuk mund ta kishte atė perceptim tė simptomave tė afta pėr ta bindur dhe pėr tė aderuar me fjalėn e tij.
Dhe ja ēfarė vėren Guardini: “Kjo zbulesė e natyrės hyjnore qė shfaqet nė ekzistencėn e gjallė tė Jezusit, veēse jo me manifestime tė rrėmbyeshme e me veprime madhėshtore, porse mė njė kapėrcim tė vazhdueshėm, tė heshtur, tė caqeve tė mundėsive njerėzore, nė njė madhėsi dhe njė gjerėsi qė pėrceptohen nė fillim vetėm si njė karakter i natyrshėm bamirės, si njė liri qė duket e natyrshme, si humanitet thjesht i ndjeshėm – tė shprehura nėn emrine mrekullueshėm “Biri i njeriut”, qė ai vetė me aq dėshirė ia vinte vetes -, mė nė fund zbulohet thjesh si njė mrekulli...njė hap i heshturr qė i kapėrcen caqet e shėnuara pėr mundėsitė njerėzore, por shumė mė i manihtshė, se palėvishmėria e diellit dhe lėkundja e tokės!”.
Torrkerry
SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.
KAPITULLI I GIASHTĖ:
PEDAGOGJIA E KRISHTIT NĖ ZBULESĖN E VET
1.Linjat e qenėsishme tė pedagogjisė zbulesore.
a) Mjeshtri pėr t’u ndjekur.
Mbi tė gjitha Jezusi kėrkon qė tė ndiqet.
Mėnyrat e para, me tė cilat Jezusi propozon vetveten,
janė tė kuptueshme dhe tė pranueshme.
Pėrmban nė vetvete njė implikim shumė mė tė madh,
por njerėzit kujtohen pėr kėtė.
Kur Jezusi u ka thėnė Andreut, Gjonit, Simonit: “Ejani me mua”,
u ka bėrė atyre njė ftesė qė mund ta kuptonin fare mirė.
Tė provojmė tani e tė hidhemi tridhjetė vjet mė vonė nga ai ēast i parė, kur dishepujt, tė shpėrndarė nė tėrė botėn e njohur atėherė janė bėrė zanafillėsit e njė realiteti krejtėsisht tė ri.
Duke e rikaluar nėmendje tė shkuarėn e tyre,
sa kuptim tė madh merrte atėherė ajo fjala e parė qė kishin dėgjuar: “Ndiqmėmi!”.
Por, nė atė ēast kur e kishin dėgjuar, pėrmbajtja e saj tokėsore
dhe e thellė nuk mund tė pėrcaktohej.
E kam bėrė tashmė analogjinė me njė pėrvojė tė zakonshme tė jetuar nga njerėzit.
Njė pėrson takohet me njė tjetėr, i cili mė vonė
do tė ketė njė kuptim vendimtar pėr jetėn e tij:
nė rast se, pas njėzet a tridhjetė vjetesh, do ta rimendojė atė rast tė parė,
sa shumė do tė preket duke kapur kuptimin e fshehtė tė njė farė ēasti tė ekzistencės,
duke njohur pėrmbajtjen e njė ēasti takimi, pėrmbajtjen qė historia e mėtejshme do ta nxjerrė nė dritė me ngadalė dhe koha do ta bėjė tė dukshėm!
Torrkerry
SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.
KAPITULLI I GIASHTĖ:
PEDAGOGJIA E KRISHTIT NĖ ZBULESĖN E VET
1.Linjat e qenėsishme tė pedagogjisė zbulesore.
b) Nevoja e njė heqje dorė (e njė sakrifice).
Por, sa mė shumė qė koha kalon, Jezusi e rėndon kėrkesėn e vet.Thirrja pėr ta ndjekur nuk barazohet vetėm me gatishmėrinė pėr ta njpohur si tė drejtė, qė meriton t’i besosh, por lidhet me nevojėn pėr “tė hequr dorė nga vetvetja (Mt 10,39: “Kush do ta ruajė jetėn e vet, do ta humbė, e kush do ta bjerrė jetėn e vet pėr shkakun tim, do ta rifitojė”).
Nė njėfarė kuptimi ėshtė e qartė: pėr tė ndjekur dike tjetėr, duhet braktisur posizioni vetjak, “vetvetja”.
Kėshtu, ai kėrkon nga dishepujt qė ta ndjekin, edhe sikur t’u duhet tė shkėputen nga ajo qė ėshtė e tyre, si jeta familjare ose tė mirat, pasuritė qė zotėrojnė.
Kėtu dukej se kishte diēka “tė ēuditshme”, por jo nė mėnyrė tė tepruar.
Nė atė epokė kishte shumė “rabbi” (si pėr shembull nė disa grupe Esenėsh qė tėrhiqeshin nė shkretėtirė, ose nguleshin nė afėrsitė e qyteteve) ithtarėt e tė cilave braktisnin ato qė kishin.
Por, edhe kuptimi i thellė e kėsaj heqje dorė – heqje dorė “nga vetvetja” si kriter – do tė jetė e paracaktuar tė duket mė vonė nė shpirtin e atyre qė e ndiqnin.
Torrkerry
SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.
KAPITULLI I GIASHTĖ:
PEDAGOGJIA E KRISHTIT NĖ ZBULESĖN E VET
[COLOR="Red"]1.Linjat e qenėsishme tė pedagogjisė zbulesore.
c) Pėrballė tė gjithėve.[/COLOR]
Porse Jezusi nuk pretendonte vetėm qė ta ndiqnin duke realizuar njė shkėputje nga ato qė zotėronin, por qė tė ishin “pėr tė” pėrballė shoqėrisė.
Ai kėrkon qė njeriu ta ndjekė atė edhe nga ana e jashtme, nė formėn shoqėrore (dėshmim) dhe bėn qė tė varet nga kjo vlera e njeriut shpėtimi.
“Kushdo, pra, pranon para njerėzve se ėshtė imi, edhe unė do tė pranoj para Atit tim qė ėshtė nė qiell, se jam i tij. E atij qė mė bie mohit para njerėzve, edhe unė do t’i bie mohit para Atit tim qiellor” (Mt 10,32).
Sidoqoftė asnjė marrėdhėnje nuk ėshtė kurrė e plotė dhe e vėrtetė, po tė mos ketė forcėn tė paraqitet shoqėrisht (nė formė shoqėrore).
Pėr shembull, nė qoftė se njė vajzė ka kohė qė ėshtė lidhur me njė djalė, nė njė farė kohe, qoftė dhe nėn trysninė e babait ose tė nėnės, do t’i thotė: “Eja nė shtėpinė time, njihu me njerėzit e mi”, dhe deri sa djali nxjerr bishta, duke thėnė: “Lėre tani, tė presim edhe ca”, dhe ngurron ta bėjė tė njohur lidhjen e vet edhe pėrpara miqve tė vet, vajza me tė drejtė do ta ndjejė veten ngushtė dhe pasigurt.
Nė tė vėrtetė, derisa njė ndjenjė ose njė marrėdhėnie nuk ka guxim tė pėrballojė shikimin e shoqėrisė, tė afirmohet para tė gjithė tė tjerėve, deri nė atė pikė sa mund tė thuhet ende se ndjenja ose marrėdhėnia janė tė vėrteta me siguri.
Prandaj Zoti shpreh kėtė trajektore kėmbėngulėse: ta ndjekesh deri nė atė pikė sa tė braktisėsh atė qė e quan pronėn tėnde, tė drejtėn tėnde; tė qėndrosh me tė pėrballė tė gjithėve, pėrndryshe nuk do te ishte vėrtet i plot aderimi me Tė, edhe sikur tė shkėputeshe nga ēdo gjė jotja.
Tė kthehemi tek ai shembulli me atė djalin: ai mund tė hoqė dorė nga ēdo gjė qė i intereson, edhe nga marrėdhėniet me njerėzit e familjes pėr tė qėndruar afėr vajzės qė dashuron, por kjo nuk do tė jetė ende shenja e sigurisė sė marrėdhėnies sė tij.
Sepse, nė tė njėjtėn kohė, mundet qė ai tė mos dojė qė ajo marrėdhėnie tė afirmohet para shoqėrisė, kurse njė ndjenjė njerėzore ka si shenjė tė skajshme (ekstreme) vėtetėsie daljen “pėrpara shoqėrisė”, daljen “pėrballė tė gjithėve”.
Torrkerry
SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.
KAPITULLI I GIASHTĖ:
PEDAGOGJIA E KRISHTIT NĖ ZBULESĖN E VET
1.Pėr sjhkak tė tij: qendra e lirisė.
Pjesėt qė kemi pėrshkruar, pėrbėjnė njė aspekt tė marrėdhėnjeve tė Jezusit me tė vetėt.
Mund tė flasim pėr njė moment tė mėvonshėm nė tė cilin Ai ngul kėmbė mė tej dhe e shtyn kėrkesėn e vet mu nė zemėr tė thellėsisė sė saj.
Ėshtė ky njė ēast i paracaktuar pėr tė lėnė njė pėrshtypje tė fortė tek ata qė e ndjekin nga afėr.
Jezusi nis ta pėrdorė me kėmbėngulje formulėn “pėr shkakun tim”.
Kėshtu, pak nga pak, bien poshtė ata faktorė qė mbaheshin si themelorė pėr tė pėrcaktuar njė identitet, dhe pėrvijohet njė identitet i ri, me njė fytyrė tė ndryshme, falė tė cilit ajo qė bėhet si punė e vlefshme, ėshtė e vlefshme jo sepse ndihet ose gykohet si e tillė, por sepse kryhet pėr atė. “Pėr shkakun tim”.
Por, kryesisht duhet pasur parasysh se, duke vepruar “pėr shkakun tim”, rrezikon tė jesh nė kundėrshtim me mendėsinė e pėrgjithshme.
Nė kapitullin e dhjetė tė Ungjillit tė Mateut, kur Jezusi i dėrgon tė 12 pėr tė predikuar ndėr fshatra, u jep atyre udhėzime qė e shprehin mirė kėtė moment tė dytė tė metodės sė tij edukuese: “Dhe nėse ndokush nuk ju pret, as nuk i dėgjon fjalėt tuaja, duke dalė nga ajo shtėpi ose nga ai qytet, shkundeni pluhurin nga kėmbėt tuaja. Pėr tė vėrtetė po ju them: nė ditėn e gjyqit vendi i Sodomės dhe i Gomorrės do tė trajtohet me mė pak rreptėsi se ai qytet. Ja, unė po ju dėrgoj nė mes tė ujqve, tė jeni tė vėmendshėm si gjarpėrinjtė dhe tė thjeshtė si pėllumbat. Veēse ruhuni nga njerėzit, sepse do t’ju tėrheqin zvarrė para gjykatoreve dhe do t’ju kamxhikosin nė sinagogat e tyre, dhe do t’ju shpien para sundimtarėve dhe mbretėrve pėr shkakun tim, pėr tė qenė dėshmi para tyre dhe paganėve....Tani, vėllai do ti shkaktojė vdekjen vėllait dhe babai tė birit; bijtė do tė ngrihen kundėr prindėrve dhe do t’i bėjnė tė vdesin. Dhe do tė urreheni nga tė gjithė pėr shkak tė emrit tim...Dishepulli nuk qėndron mė lart se mjeshtri, as shėrbėtori mė lart se zotėria e vet. Dishepullit i mjafton tė jetė si mjeshtri dhe shėrbėtori si zotėria. Nėse e kanė quajtur Beelzebul kryetarin e familjes, aq mė tepėr do t’i quajnė ashtu pjesėtarėt e familjes sė tij...Atė qė unė po jua them nė errėsirė, thuajeni nė dritėn e diellit; dhe atė qė ua thanė nė vesh, predikojeni pėrmbi ēatitė” (Mt 10,14-27).
(do tė vazhdojė).
Torrkerry
SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.
KAPITULLI I GIASHTĖ:
PEDAGOGJIA E KRISHTIT NĖ ZBULESĖN E VET
1.Pėr sjhkak tė tij: qendra e lirisė.
(pjesa e dyte: “Pėr shkakun tim”.
Tani, aspekti themelor, dhe po ta shikosh hollė edhe mė mbresėlėnės, i kėsaj shprehjeje “pėr shkakun tim”, nuk ėshtė gjithaq pėrshkrimi, sado realist dhe sigurisht i rėndė pėr atė qė e dėgjonte, i armiqėsivė tė mundėshme me tė cilat do tė pėrballohej ndjekėsi i Jezusit, por ėshtė fakti qė nėnkuptohet nga ky pėrshkrim: ngadalė-ngadalė Jezusi e vendos personin e vet nė qendėr tė ndjenjave dhe tė lirisė sė njeriut.
Dhe kjo bėhet fshikulluese, kur Ai vihet e krahasohet me afektet mė intime tė vetė njeriut.
“Ndėrsa po i drejtohet ende turmės, ja qė Nėna dhe kushėrinjtė e tij qė ishin pėrjashta, kėrkonin t’i flisnin.
Dhe atėherė dikush i tha: “Ja, jot ėmė dhe tė afėrmit e tu janė aty pėrjashta e duan tė flasin me ty”.
Por Ai, duke iu pėrgjigjur atij qė e kishte vėnė nė dijeni, tha: “Kush ėshtė nėna ime e kush janė tė afėrmit e mi?”
Pastaj, duke shtrirė dorėn kah dishepujve tė vet, tha: “Ja nėna ime dhe tė afėrmit e mi.
Sepse kush bėn vullnetin e Atit tim, qė ėshtė nė qiej, ai ėshtė im vėlla e ime motėr e ime ėmė” (Mat 12,46-50).
Ai e vė personin e vet si alternativė para ndjenjave tė natyrshme, edhe nėse fjala “alternativė” ėshtė e gabuar: shpjegon vertėm pėrplasjen e parė me kėtė qėndrim tė Jezusit.
Do tė duhej tė thuhej: Ai e vendos personin e vet nė zemėr tė vetė ndjenjave tė natyrshme, vendoset me tė drejtė tė plotė si rrėnjė e tyre e vėrtetė:
“Mos kujtoni se kam ardhur pėr tė sjellė paqe, por njė shpatė.
Sepse kam ardhur tė ndaj birin nga ati, bijėn nga ėma, nusen nga vjerra: dhe armiqtė e njeriut do tė jenė pjesėtarėt e familjes sė tij.
Ai qė do babanė ose nėnėn mė shumė se mua, nuk ėshtė i denjė pėr mua...
Ai qė mendon ta ruajė jetėn e vet, do ta humbasė, dhe ai qė do ta ketė humbur jetėn pėr dashurinė ndaj meje, do ta gjejė pėrsėri” (Mat 10,34-37.39).
Liria e njeriut vėrtetohet shumė mė tepėr nė pėrvojėn e marrėdhėnieve me atė qė i pėrket, qė e zotėron, sesa drejtpėrdrejtė me vetveten.
Njė njeri do tė pranonte shumė mė parė tė humbiste vetveten sesa personin e dashur; sepse liria e tij stimulohet nga marrėdhėniet e zotėrimit ose tė parapėlqimit.
Ja, pra, Jezusi e vė veten nė qendėr tė marrėdhėnieve tė tilla, si nė zemrėn qė i pėrfton dhe pa tė cilėn nuk do tė kishin jetė.
Dhe kėtu ėshtė pikėnisja e armiqėsive tė tij.
Deri sa Ai e quan veten “mjeshtėr” dhe kėrkon “mė ndiqni”, dikush mund ta njohė dhe tė vejė me tė ose tė mos e ndjekė, dhe ka ende hapėsirė pėr indiferencė tė plotė, por kur propozimi i tij sqarohet si njė pretendim pėr tė hyrė nė zotėrimin e lirisė sonė, atėherė ose pranohet, dhe bėhet dashuri, ose refuzohet, dhe bėhet armiqėsi.
Historia e sajuar mė parė saktėson edhe nė formė analogjie armiqėsinė qė lind pėrballė dikujt qė vė nė veprim karakterin qendror tė njė pretendimi.
Pra njė ditė, pasi “mbreti i Portugalisė” u ishte imponuar urtė e butė fshatarėve, arrin njė automibil i policisė nė fshat dhe e marrin me vete.
E kishin tradhtuar? Kush vallė? Kryetari i komunės? Po qysh vallė?
Asnjėherė mė parė kryetari i komunės nuk ishte nderuar dhe respektuar si gjatė qėndrimit nė fshat tė atij zotėrisė! Megjithatė, kryetari e ndiente dhe nuk e pranonte faktin se qendra e fshatit nuk ishte mė ai, konstatonte se ishte pėrjashtuar si pikė referimi dhe zot i fshatit.
Njė mekanizėm shumė i ngjashėm me kėtė ka hyrė nė veprim edhe pėrsa u takon reagimeve ndaj personit tė Jezusit.
Pikėrisht nga ajo mėnyrė si e paraqet veten Ai, ka lindur ajo armiqėsi ndaj tij, domethėnė atėherė kur nis ta manifestojė praninė e vet si pretendim pėr njė kuptim vendimtar dhe pėr njė pushtet pėrcaktues nė kuadrin e lirisė sė njerėzve.
Njė doktrinė qė shpjegon jetėn mund tė shkaktojė miratim (consensus) ose mohim – thotė Romano Guardini – por ndryshe qėndron puna kur njė figurė njerėzore pretendon pėr vete se zotėron njė rėndėsi absolute pėr jetėn tonė.
Pėr ta njohur, pėr ta pranuar njė pretendim kėsisoj, ai qė dėgjon duhet tė heqė dorė nga vetvetja, duhet tė flijiojė pavarėsinė e kriterit tė vet, nė njė mėnyrė po aq tė ndjeshme siē ndodh vetėm nė dashuri.
Po tė refuzohet kjo heqje dorė nga vetvetja, atėherė ēohet peshė njė armiqėsi rrėnjėsore, e thellė, qė do tė pėrpiqet me tė gjitha mėnyrat ta pėrligjė veten.
Apostujt do ta thellojnė zgjedhjen e vet pikėrisht nė kėtė moment tė dytė, po ashtu si tė tjerėt, qė nė kėtė moment do tė largohen nga Jezusi.
Thotė Tresmontant: “Po tė studiohet rasti i Jezusit tė Nazaretit, shikohet se kundėrshtimi qė i bėhet e ka burimin te fakti se Jezusi, me veprimet e veta e me fjalėt e veta, mėson njė doktrinė qė bie ndesh me zakonet e fituara dhe i pėrmbys ato, bashkė me pėrfytyrimet dhe paragjykimet e fituara.
Ata qė pėrēojnė paragjykime dhe i ruajnė, ngrenė krye kundėr kėtij mėsuesi gjėrash tė reja.
Ėshtė i padurueshėm pėr ta.
Kėshtu ka qenė dhe vazhdon tė jetė edhe sot.
Do tė jetė pėrgjithmonė”.
Veēse mbetet fakti se dalluesi (diskriminuesi) themelor pro ose kundėr Krishtit qėndron nė pretendimin e pakonceptueshėm tė personit tė tij, nė risinė absolute tė “natyrės” sė tij, nė pėrgjigjen e papėrfytyrueshme (paimagjinueshme) ndaj pyetjes sė Kush ėshtė ai: ky ėshtė ēelėsi kryesor pėr njė kapėrcim cilėsor nė perceptimin e vetvetes dhe nė imazhin e jetės.
torrkerry
SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.
KAPITULLI I GIASHTĖ:
PEDAGOGJIA E KRISHTIT NĖ ZBULESĖN E VET
3. Casti i identifikimit.
Por, kryesisht nė njė _ast tė tretė Jezusi pėrballon, qoftė edhe nė njė mėnyrė tė nėnkuptuar (implicite), pėrgjigjjen pėr atė pyetje: “Ti kush je?”>
Njė herė njė profesoreshe e fesė valdeze mė ka thėnė: “Krishti kurrė nuk thotė nė Ungjill: Unė jam Biri I Zotit.
Dhe unė iu pėrgjigja: “Po tė gjeja nė \ungjill se Krishti ka thėnė: “Unė jam veta e dytė e Fort tė shenjtėrueshmes Trini” do tė thosha aty pėr aty se kemi tė bėjmė me njė flsifikim”.
Dhe do tė ishte vėrtetė falsifikim, sepse duke qenė ai hebre, i lindur nė atė epokė, dhe duke i pėrkitur asaj shtrese shoqėrore, nuk mund tė fliste ndryshe nga mendėsia e njė njeriu tė asaj epoke e tė asaj shtrese shoqėrore. Nul mund ta pėrfytyrojmė duke folur me shkathtėsinė e njė greku tė shekullit IV, dhe aq mė pak sipas tipit tė kėrkesave qė dallojnė njeriun modern.
Njė hebre as qė mund ta shqiptonte emrin Zot, sepse do ta quante pėrbaltje. Emri Zotit, ēfarizejtė ngulnin kėmbė nė kėtė pikėē shqiptohej duke i ardhur rrothull (me anė perifrazash), sepse Zoti identifikohej me fjalėn e tij, me historine e popullit, domethėnė me tekstet, me Biblėn si histori e njė kombi, me etėrit e vjetėr.
Atėherė perifrazat me tė cilėt hebreu I atyre hohėve tregonte hyjninė ishin: “Ligji, profetė dhe Moisiu” ose “etėrit”, “tė vjetrit”, domethėnė ata qė ishin njohur si ndėrmjetėsimi, vegla e zėrit tė Zotit, nė atė pikė sa ato ato qė thoshin ata, ishin zėri, fjalė e vetė Zotit.Ato qė kishin ndodhur nė jetrėn e tyre, ishin bėma tė Zotit. Mirabilia Dei, bėma tė Zotit, ishin vėertetuar me Abrahamin, Isakun, me Jakobin, me Davidin.
Atėherė Jezusi i ktheu pėrgjigje pyetjes sė madhe: “Ti kush je?” duke I atribuar vetres vepra dhe role tė cilat tradita hebraike ia rezervonte me gjelozi Jahveēsė. Kėshtu ai u identifikua me Zotin. Duke i bėrė gjithnjė e mė vendimtare pohimet e veta, Jezus Krishti, hebre I njė epoke tė caktuar, i vesh vetes qėndrime qė I takojnė hyjnores, pėrdor metodėn qė i njihte vetes ato qė normalisht I pėrkisin mirėfilli Zotit.
Ky identifikim (njėjtėsim) ka ndodhur kryesisht sipas tri lakimeve.
Torrkerry
Krijoni Kontakt