Close
Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 244
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I DYTĖ: KĖRKESA PĖR ZBULESĖN.

    1. NDONJĖ SHEMBULL.

    c) Kuptimplotė pėr thellėsinė thuajse tronditėse tė dėshirės njerėzore pėr zbulesė (rivelacion) ėshtė, nė kontekstin e feve tė Greqisė sė lashtė, aq tė largėt nga njė shpresė pėr marrėdhėnie me hyjnoren, pėrvoja dioniziake.
    “Mė tepėr se perėnditė e tjera greke, Dionizi tė mahnit pėr shumėsinė dhe risisė e epifanive (paraqitjeve) tė veta, pėr larminė e ndryshimeve tė tij.
    Ėshtė nė lėvizje tė pėrhershme, depėrton kudo, nė tė gjitha vendet, tek tė gjithė popujt, nė tė gjitha fetė, i gatshėm pėr t’u bashkuar me hyjni tė ndryshme...
    Ėshtė, pa dyshim, e vetmja perėndi greke qė, duke e zbuluar veten nėn aspekte tė ndryshme, magjeps dhe tėrheq sa fshatarėt ashtu dhe elitat intelektuale, politikanet dhe soditėsit (kontemplativėt), ndjekėsit e orgjive dhe asketėt.
    Dehja, erotizmi, pjellorja nė shkallė univesale, por edhe pėrvojat e paharrueshme tė kthimit periodik tė tė vdekurve, tė shkaktuara ose nga mania, nga zhytja nė pavetėdijen kafshore ose nga dalldia e enthousiasmos-it – tė gjitha kėto tmerre dhe zbulesa kanė njė zanafillė tė vetme: praninė e perėndisė.
    Natyra e tij shpreh unitetin paradoksal ndėrmjet jetės dhe vdekjes.
    Pėr kėtė arsye Dionizi pėrbėn njė tip hyjnie rrėnjėsisht tė ndryshme nga perėnditė e Olimpit.
    Ndoshta ishte, nga tė gjitha perėnditė e tjera, mė i afėrmi me njerėzit?
    Nė ēdo rast mund t’ia afroheshe atij, arrinte puna deri aty sa tė shkriheshe me tė, dhe ekstaza e mania-s dėshmonte se gjendja njerėzore mund tė tejkalohej”.

    Nga ana tjetėr, nė epoke pėrandorake tė Romės, “njė epokė e terrorizuar nga gjithpushteti i fatit”, jehon nė shkrimet e hermetizmit popullor, dėshmia e faktit se prania e perėndisė do t’i pėrgjigjej etjes mė tė thellė njerėzore pėr ta njohur dhe pėr ta sunduar natyrėn pėr tė pasur njė jetė mė tė mirė: “Sepse ėshtė fjala pėr tė zbuluar njė rrjetė tė tėrė simpatish dhe antipatish, tė cilat natyra i mban tė fsheta dhe si ėshtė e mundur tė depėrtohet nė kėtė sekret nė rast se nuk na e zbulon njė perėndi?”.

    Torrkerry

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I DYTĖ: KĖRKESA PĖR ZBULESĖN.

    1. NDONJĖ SHEMBULL.

    d) Ajo qė i bashkon nismėtarėt e feve, ėshtė siguria se janė bartės tė njė zbulese thelbėsore tė perėndisė.

    Thotė Eliade kur bėn fjalė pėr fenė iranike: “Zarathustra shpall se e ka “njohur” Ahura Mazda-n me anė tė mendimit, si tė parin dhe tė fundit” (Yasna, 31,8), domethėnė si fillim dhe mbarim.
    Ai “e merr zbulesėn e fesė tė re drejpėrdrejtė nga Ahura Mazda.
    Duke e pranuar, ai pėrsėrit njė pėr njė veprimin zanafillės tė Zotit – zgjedhjen e sė mirės (Yasna 32,2) – dhe asgjė tjetėr nuk kėrkon nga besnikėt e vet.
    “Zarathustra pyet Zotin e vet...dhe pyetjet e tij mbi Krijimin ndjekin varg njėra-tjetrėn me njė ritėm pėrherė e mė tė vrullshėm.
    Por ai do tė dijė edhe nė ē’mėnyrė shpirti i tij, qė ka arritur tek e mira, do tė mbushet me gėzim dhe “si do tė ēlirohemi nga e keqja”
    Pyetje tė pėrjetshme, qė do tė kenė njė ritėm tė vrullshėm sa tė jetė jeta: pėrballė tyre njeriu ka pritur gjithmonė njė pėrgjigje pėr Zanafillėn e mistershme tė gjithēkaje.

    E ndryshme ėshtė klima e teksteve tė Kuranit, por i njėjtė me tė gjithė ata qė cituam shkurtazi ėshtė afirmimi (pohimi) se njė njeriu, tė zgjedhur nga Zoti, i jepet zbulesa qė do t’i japė mundėsi atij dhe njerėzimit qė ta njohė mė mirė dhe tė jetojė mė nė pėrputhje me dinjitetin njerėzor.
    Kurani pėrshkruan mėnyrat e zbulesės: asnjė njeriu nuk mund t’i flasė ndryshe Perėndia veēse me anė tė Zbulesės, ose prapa njė tisi (perdeje), ose dėrgon njė Lajmėtar, i cili t’i tregojė atij, me lejėn e Tij, atė qė do Ai”.
    Dhe janė tė ndryshme rrethanat dhe figurat nėpėrmjet tė cilave kjo veprimtari e Zotit pėr zbulesėn arrin deri tek i zgjedhuri i tij.
    “Si i shtyrė nga njė parandjenjė, nė muajn shkurt-mars tė vitit 632 Muhamedi shkoi nė Mekė: ky qė pelegrinazhi i tij i fundit... Dhe Engjėlli i diktoi kėto fjalė tė Allahut: ‘Sot e bėra tė pėrsosur fenė tuaj; i kreva punėt e mia mbi ju; mė ka pėlqyer t’ju jap Islamin si fe’ (5,3).
    Muhamedi paskėsh thirrur: ‘O Zot, a kam kryer mirė misionin tim?’, dhe turma paskėsh pėrgjigjur: ‘Po, e ke kryer mirė!’”.
    “Pėrkundrazi, njė traditė tjetėr kujton shkallėn, nė tė cilėn Muhamedi, i tėrhequr nga engjėlli Gabriel, paskėsh hipur deri nė dyert e Qiellit: aty arrin pėrpara Allahut dhe mėson drejpėrdrejtė nga goja e tij se ėshtė vendosur mbi tė gjithė profetėt e tjerė dhe se pikėrisht ai, Muhamedi, ėshtė ‘miku’ i Allahut”.

    Nė pėrvojėn e themeluesit tė Manikeizmit, Mani-t, shohim edhe sigurinė se ka realizuar njė fe tė madhe universale, sipas mėsimit qė kishte marrė nga zbulesat e marruna nė moshėn 12 vjeē dhe 24 vjeē, atėherė kur “njė engjėll i solli mesazhet e “Mbretit tė Parajsės sė dritės” (Zoti suprem dhe i mirė i manikeizmit), duke i dhėnė kėtė siguri: “Ashtu si njė lumė dikon (derdhet) nė njė lumė tjetėr pėr tė formuar njė rrymė tė fuqishme, kėshtu edhe librat e lashtė janė derdhur nė Shkrimet e mia dhe kanė formuar njė Dituri tė madhe, e cila nuk ka qenė asnjėherė mė parė nė brezat e kaluar”
    Porse themeluesi ėshtė i vetėdijshėm se ka bėrė diēka qė vjen nga lart.
    Kėtė e shpreh nė njė bashkėbisedim tė stuhishėm me mbretin e vet:
    “Kur Mani shpall natyrėn hyjnore tė misionit tė vet, Bahram-i thėrret: “Pėrse vallė kjo zbulesė tė ėshtė bėrė ty dhe jo neve, qė jemi zotėr tė vendit?”
    Mani nuk i mbetet gjė tjetėr veēse tė pėrgjigjet: “Sepse i tillė ėshtė vullneti i Zotit”.
    Torrkerry

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I DYTĖ: KĖRKESA PĖR ZBULESĖN.

    1. NDONJĖ SHEMBULL.

    e) Mė nė fund po pėrmendim sigurinė nė zbulesėn e besimit tek Izraeli, qė ėshtė mė e njohur pėr Perėndimin e krishterė.
    “Besimi i Izraelit nuk paraqitet si njė shpallje e trashendencės shumė tė qartė tė Zotit, nėpėrmjet njė rreshtimi teoremash teologjike abstrakte, por as, siē ndodh pėrkundrazi nė fenė vendase tė Kanaanit, nuk paraqitet si njė celebrim me frymė imanente i tė hyjnueshmes, tė reduktuar nė mekanizmat biologjike tė pjellorisė seksuale dhe tė ritmeve tė stinėve.
    Kredoja (besojma) e Izraelit, e dėshmuar nga Lp 26,4-9; Zn 24,1-13; Ps 136, zgjedh, nė tė kundėrtėn, historinė dhe kohėn si mjedis tė privilegjuar brenda tė cilit Zoti zbulohet.
    Kėshtu Ai mbetet trashendent, por praninė dhe fjalėn e vet ia beson atij realitetit qė lidhet mė tepėr me njeriun, me historinė”.

    Kjo mėnyrė konceptimi i njė Zoti qė zbulohet nė histori ngėrthen kapjen me intuitė tė vazhdimėsisė sė mundshme tė marrėdhėnies sė njeriut me Zotin, tė cilėn “ngjarja” e konkretizon si pikėnisje, si stimul, si mėsim.
    “Besimi i Izraelit ka qenė kurdoherė njė marrėdhėnie me njė ngjarje, me njė vetėdėshmim hyjnor nė histori”.

    Njė vazhdimėsi e tillė tėrheq pas vetes zhvillimin e ngjarjeve tė njė populli tė tėrė.
    “Ne e shohim kėtė popull pa pushim tė shtyrė pėrpara, tė vėnė nė lėvizje, tė formuar, tė transformuar, tė asgjėsuar dhe tė rimėkėmbur pėr hir tė fjalės sė Zotit tė shqiptuar gjithmonė rishtazi”.

    Mund tė themi, sė bashku me njė studiues tė Testamentit tė Vjetėr: “Nė sintesė, Jahve-ja dhe njeriu janė kurdoherė nė marrėdhėnie, por kjo marrėdhėnie ėshtė e pėrparme dhe pėrgatitore e zbulesės sė mirėfilltė: ajo duket si kusht pėr takimin e pėrsosur”.

    Torrkerry

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I DYTĖ: KĖRKESA PĖR ZBULESĖN.

    2. PĖRBALLĖ NJĖ PRETENDIMI TĖ PAPĖRFYTYRUESHĖM.

    Nė kapitullin e mėparshėm kemi parė se, nė pėrpjekjen fisnike tė arsyeshme, tė moralshme dhe estetike qė ato shprehin, tė gjitha fetė janė tė vėrtetė dhe se njeriu, i shtyrė nga kėrkesat e humanitetit tė tij (tė natyrės sė tij njerėzore), ėshtė i detyruar (duhet) ta bėjė kėtė pėrpjekje, prandaj tė ketė njė fe.

    Pastaj kemi parė se kėrkesa pėr njė zbulesė ėshtė nė rrėnjė (nė themel) tė pėrpjekjes dhe kjo vlen pėr pėrvojat fetare nga mė tė ndryshmet.

    Nė kuadrin e lirisė dhe tė formave tė shumta tė pėrpjekjeve dhe tė mesazheve, nėse ekziston njė krim qė mund ta bėjė njė fe, ėshtė ai qė thotė: “Unė jam feja (e vėrtetė), rruga e vetme”.

    Pikėrisht kėtė pretendon krishtėrimi.
    Do tė ishte njė krim, pėrderisa do tė rezultonte si njė imponim moral i shprehjes sė vet ndaj tė tjerėve.

    Pėr pasojė nuk ėshtė e padrejtė ta ndiesh veten tė papranueshėm nga tė tjerėt pėrballė njė pohimii tė tillė: do tė mbetej diēka e padrejtė tė mos i bėje vetes pyetjen nga vjen vallė njė pohim i tillė, cili ėshtė motivi i kėtij pretėndimi kaq tė madh?

    Torrkerry

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I TRETĖ: ENIGMA SI FAKT:
    NJĖ TRAJEKTOREN NJERĖZORE.


    Pretendimi pėr njė zbulesė pėrmbledh situatėn e shpirtit njerėzor nė konceptimin dhe realizimin e marrėdhėnies me hyjnoren sipas njė alternative qė shprehet me kėtė skemė.

    Imagjinoni njė vijen horizontale qė pėrfaqėson trajektoren e historisė njerėzore mbi tė cilėn bie prania e njė X-ksi, i paracaktuar, fati, quid-i i fundit, mister, “Zot”.
    Mund tė imagjinojmė edhe shumė vije qė nga vija horizontale drejtohen kah ky X-ksi.
    Njerėzimi, nė ēdo moment tė trajektores sė vet historike, teorikisht ose praktikisht, ėshtė pėrpjekur tė kuptojė marrėdhėnien qė ekzistonte ndėrmjet realitetit tė vet kontingjent (tė rastėsishėm), pikės sė vet jetėshkurtėr, dhe kuptimit tė fundit tė tij; ka kėrkuar ta pėrfytyrojė dhe ta jetojė lidhjen ndėrmjet ditėshkurtėsisė sė vet dhe tė amshuarės.
    Ta zėmė tani sikur enigma e X-ksit, prani enigmatike qė rri varur pėrtej horizontit, pa tė cilėn arsyeja nuk do tė mund tė ishte arsye, sepse ajo ėshtė afirmim i kuptimit tė fundit, pra, ta zėmė sikur tė dėpėrtonte ajo prani nė indin e historisė, tė hynte nė rrjedhėn e kohės dhe tė hapėsirės, dhe me forcė shprehėse tė paimagjinueshme tė mishėrohej nė njė “Fakt” nė mes nesh.
    Po ēdo tė thotė “tė mishėrohet”, sipas kėsaj hipoteze?
    Do tė thotė tė supozohet se ai X i mestershėm ėshtė bėrė njė dukuri, njė fakt normal, i kapshėm nė trajektoren historike dhe veprues pėrmbi tė.

    Ky supozim do t’i pėrgjigjej kėrkesės pėr zbulesė.
    Mundėsinė qė misteri i cili bėn sendet, tė arrijė nė trajektoren historike, duke u pėrzier drejtėpėrdrejtė dhe personalisht me njeriun, do tė ishte diēka irracionale ta mohosh: e kemi parė sesi, pėr vetė natyrėn tonė, nuk mund t’i vėmė kufij misterit.
    Prandaj, pėrpara mandėsisė sė faktit dhe arsyeshmėrisė (racionalitetit) sė hipotezės, ēfarė na mbetet tė bėjmė pėrpara saj?
    E vetmja gjė qė na mbetet tė bėjmė, ėshtė tė pyesim: ka ndodhur apo jo?

    Po tė kishte ndodhur, kjo rrugė do tė ishte e vetmja, jo sepse tė tjerat janė tė rreme (false), por sepse do ta kishte caktuar vetė Zoti; historikisht misteri do tė ishte paraqitur si njė fakt qė askush, qė i ka dalė pėrballė seriozisht dhe realisht, nuk do tė mund t’i shmangej pa mohuar rrugėn e vet tė mirėfilltė.

    Duke e pranuar dhe duke e pėrshkuar atė rrugė tė shenjuar nga Zoti, njeriu do tė mund ta kuptojė se nė krahasim me rrugėt e tjera, ajo paraqitet mė njerėzore si sintezė, mė e plotėsuar nė vlerėsimin e faktorėve nė lojė.
    Duke ndjekur atė rrugė tė jashtėzakonshme, unė a priori do tė duhej t’i kuptoja edhe rrugėt e tjera, dora-dorės, qė arrij t’i njoh ato: kėshtu do tė fitoja aftėsinė pėr tė kapur ēdo gjė tė mirė qė ndodhet edhe nė rrugėt tjera; dhe kjo do tė ishte njė pėrvojė vlerėsuese, e hapur, e gjerė, plot zemėrgjerėsi.
    Do tė ishte mjė pėrvojė e aftė pėt tė rrokur tėrėsinė e vlerave, “katolike”, nė kuptimin e saj etimologjik (domethėnė “universal”).
    Thuhet nė njė dokument tė Koncilit Vatikanas II: “Kisha katolike nuk hedh poshtė asgjė nga ajo qė ėshtė e vėrtetė dhe e shenjtė nė kėto fe.
    Ajo i shikon me respekt tė sinqertė kėto mėnyrė veprimi dhe jetese, kėto norma dhe doktrina, tė cilat, megjithėse ndryshojnė nė shumė pika nga ato qė ajo mbron dhe propozon, prapėseprapė, shpesh sjellin njė rreze tė asaj tė vėrtetė qė ndriēon tė gjithė njerėzit.
    ...prandaj, ajo i porosit bijtė e vet qė, me urtėsi e dashuri vėllazėrore, nėpėrmjet dialogut dhe bashkėpunimit me ata qė ndjekin fe tjera, edhe pse duke dėshmuar besimin pėr jetėn e krishterė, ata le t’i njohin, t’i ruajnė dhe t’i bėjnė tė pėrparojnė vlerat shpirtėrore morale dhe socio-kulturore qė gjenden nė to” (Nostra aetate, 857-8).

    Po tė pranojmė hipotezėn se misteri qė qėndron pėrtej horizontit tė ēdo hapi tė njeriut e ka ēarė vijėn e sė fshetės sė madhe dhe ka depėrtuar nė rrugėn e atyre hapave, atėherė gjendemi pėrpara njė ndryshimi rrėnjėsor qė e dallon kėtė modalitet “fetar” nga ēdo pėrpjekje tjetėr e njeriut pėr t’u lidhur me tė panjohurėn.
    Por ama, fakti qė ajo hipotezė merret nė konsideratė seriozisht si e vėrtetė, kjo nuk do tė thotė aspak qė tė mos shikohet me vėmendje e simpati ēdo veprimtari kėrkimore njerėzore.

    Torrkerry

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I TRETĖ: ENIGMA SI FAKT:
    NJĖ TRAJEKTOREN NJERĖZORE.

    1) Njė pėrmbysje e metodės fetare.
    Po tė pranojmė hipotezėn se misteri ka depėrtuar nė ekzistencėnn e njeriut duke i folur me gjuhė njerėzore, marrėdhėnia njeri-fat (destino) nuk do tė mbėshtetet mė mbi njė pėrpjekje njerėzore, si ndėrtim dhe imagjinatė, mbi njė studim tė drejtuar kah njė diēka e largėt, enigmatike, tension pritjeje pėr njė qė mungon qė nuk vjen.
    Pėrkundrazi, do tė jetė njė takim me tė tanishmen.
    Sikurse Zoti, gjatė historisė sė njerėzimit, tė kishte shfaqur njė vullnet te vetin tė veēantė, tė kishte shėnjuar njė rrugė pėr ta arritur, problemi qėndror i dukurisė fetare nuk do tė ishte mė pėrpjekja – qė sidoqoftė, shpreh dinjitetin mė tė madh njerėzor – qė ta “sajonte” Perėndinė: i tėrė problemi do tė qėndronte nė gjestin e pastėr tė lirisė qė pranon ose refuzon.
    Kėtu qėndron pėrmbysja.
    Nuk ėshtė mė nė qėndėr pėrpjekja e njė zgjuarsie (inteligjence) dhe e njė vullneti ndėrtimtar (konstruktiv), i njė fantazie tė sforcuar, i njė moralizmi tė ndėrtuar: porse, thjeshtėsia e njė njohjeje, njė qėndrim i ngjashėm me tė atij, qė kur sheh se po vjen njė mik, e shquan nė mes tė tjerėve dhe e pėrshėndet.
    Sipas kėsaj hipoteze metodologjia fetare do t’i humbte tė gjitha tiparet e saj tė shpėnies enigmatike te njė largėsi, dhe do tė pėrputhej me dinamikėn e njė pėrvoje, pėrvojėn e njė sė tanishmeje, pėrvojėn e njė takimi.

    Duhet shėnuar se metoda e parė favorizon inteligjentin, tė kulturuarin, njeriun me fat, tė fuqishmin; nė metodėn e dytė favorizohet i varfri, njeriu i zakonshėm.
    Tė takohesh me njė njeri tė pranishėm ėshtė njė punė e lehtė si pėr fėmijėn ashtu pėr tė rriturin.
    Nė dinamikėn e kėsaj hipoteze nė lidhje me zbulesėn, theksi i parė nuk do tė vihej mė mbi gjenialitetin ose aftėsinė ndėrmarrėse tė individit, por mbi thjeshtėsinė dhe mbi dashurinė.
    Dashuri, e cila pėrfaqėson tė vetmen vartėsi tė njeriut, afirmimin e Tjetrit si pėrmbajtje (consistenza) e vetvetes, zgjedhje supreme e lirisė.

    Sidoqoftė, nė njė hipotezė tė tillė, afirmimi i karakterit unik, tė rrugės qė del si pasojė, nuk do tė ishte mė njė shprehje mendjemadhėsie, por nėnshtrim para njė fakti, para Faktit vendimtar tė kohės.

    Mbetet hapėsirė pėr njė ikje tė vetme: mohimi i vetė mundėsisė sė kėtij Fakti.
    Njė krim tė tillė kundėr kategorisė supreme tė arsyes, kategorisė sė mundėsisėm stigmatizonte frati i vogėl i Graham Green-it, pėrpara vėrshimit tė urrejtjes nga ana e “mendimtarit tė lirė”, kur nė veprėn Fundi i aventurės, shpjegonte kontradiktėn e thellė tė tij duke thėnė se i dukej mė shumė mendim i lirė pranimi i tė gjitha mundėsive sesa pėrjashtimi i ndonjėrės prej tyre.

    Torrkerry

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I TRETĖ: ENIGMA SI FAKT:
    NJĖ TRAJEKTOREN NJERĖZORE.

    2) Njė hipotezė qė nuk ėshtė mė vetėm hipotezė.
    Kemi parė se kjo hipotezė ėshtė e mundur, dhe pse, po tė ishte e vėrtetė, do ta revolucionarizonte metodologjinė fetare.
    Tani duhet tė pranojmė se ajo ka qenė dhe mbahet si e vėrtetė nė historinė e njeriut.
    Lajmėrimi (anuncimi) i krishterė thotė:
    “Po, kjo ka ndodhur”.

    Le ta pėrfytyrojmė botėn si njė fushė tė pamasė, nė tė cilėn grupe tė pafundme njerėzish, nėn drejtimin e inxhinierėve dhe arkitektėve tė tyre mundohen tė zbatojnė forma projektesh nga mė tė ndryshsmet pėr tė ndėrtuar ura prej mijėra harqesh, pėr tė lidhur tokėn me qiellin, ndėrmjet vendit jertėshkurtėr tė banimit tė tyre dhe “ylli” tė fatit qė i pret.
    Fusha ėshtė e mbushur majė nė majė me njė numėr pa fund kantjeresh ku bėhet njė punė e ethshme.
    Nė njė ēast tė caktuar vjen njė burrė, me njė shikim rrok tėrė atė punė ndėrtimore tė dendur dhe, nė njė farė pike, thėrret: “Ndaloni punėn!”
    Tė gjithė duke filluar nga ata mė tė afėrmit, ndėrpresin punėn dhe e shikojnė.
    Ai u thotė: “Jeni tė mėdhenj, edhe fisnikė, puna juaj ėshtė e lartė, por mjerane, sepse nuk ėshtė e mundur qė tė arrini tė ndėrtoni rrugėn qė lidh tokėn tuaj me misterin e fundmė.
    Hiqni dorė nga projektet tuaja, pėrdhe veglat tuaja: fati ka pasur mėshirė pėr ju: mė ndiqni mua, urėn do ta ndėrtoj unė: sepse unė jam fati i paracaktuar (destino).

    Le ta marrim me mend pakėz reagimi e tėrė atyre njerėzve pėrballė pohimeve tė tilla.
    Mė tė parėt arkitektėt, pėrgjegjėsit e kantjereve, mjeshtrat mė tė mirė, instinktivisht do tė tregoheshin tė gatshėm t’u thoshin punėtorėve tė vet: “Mos e ndėrprisni punėn, me guxim pėrpara: tė vazhdojmė punėn tonė. A nuk e shihni se ky burrė ėshtė i ēmendur?”
    “Sigurisht qė ėshtė i ēmendur” – do t’ia kthente turma –
    “Duket se ėshtė i ēmendur” – do tė komentonin njerėzit, duke rimarrė punėn, sipas urdhėrit tė krerėve.

    Vetėm disa nuk ia ndajnė sytė atij, shihet se janė prekur thellė, nuk u binden krerėve ashtu si masa e punėtorėve, i afrohen, venė pas tij.
    Mirė pra, nė brendi tė kėsaj historie fantastike, ėshtė ajo qė ka ndodhur nė histori, ajo qė ndodh ende nė histori. (vazhdon).

    Torrkerry

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I TRETĖ: ENIGMA SI FAKT:
    NJĖ TRAJEKTOREN NJERĖZORE.

    2) Njė hipotezė qė nuk ėshtė mė vetėm hipotezė. (vazhdim).

    Pasi kemi arritur nė kėtė pikė, nuk ndodhemi mė pėrballė njė problemi tė rėndit teorik (filozofik ose moral), por pėrballė njė problemi historik.
    Pyetja e parė, me tė cilėn duhet tė merremi, nuk ėshtė: “A ėshtė punė e arsyeshme ose e drejtė ajo qė thotė lajmėrimi (anuncimi) i kristerė?”, por “A ėshtė e vėrtetė qė ka ndodhur apo jo?”, “A ėshtė e vėrtetė se Zoti ha ndėrhyrė?”.
    Do tė dėshiroja tė vė nė dukje, megjithėse pėrfshihet nė ato qė kemi thėnė deri tani, ndryshimin e metodės qė nevojtet pėr tė pėrballuar pyetjen “e re”.
    Ky ndryshin do tė mund tė paraqitej kėshtu.
    Ndėrsa zbulimi i ekzistencės sė njė quid-i tė mistershėm, i perėndishėm, mundet dhe duhet tė arrihet nga njeriu nėpėrmjet njė perceptimi analitik tė pėrvojės qė e bėn realen (dhe kemi parė sesi historia na dokumenton gjerisht se ashtu arrihet), problemi pėr tė cilin po flasim tani, duke qenė njė fakt historik, nuk mind tė vėrtetohet me anė tė njė reflektimi analitik mbi strukturėn e marrėdhėnies sė vet me realen.
    Ėshtė njė e dhėnė faktike, qė ka ndodhur ose jo nė kohė: o ėshtė ose nuk ėshtė, ėshtė vėrtetuar apo nuk ėshtė vėrtetuar.
    Ose ėshtė vėrtetė njė ngjarje qė ka dalė nė dritė gjatė ekzistencės sė njeriut brenda historisė, prandaj kėrkon konstatimin e diēkaje qė ka ndodhur, apo mbetret njė ide.
    Pėrballė kėsaj hipoteze metoda ėshtė regjistrimi historik i njė fakti objektiv.

    Atėherė pyetja: “A ėshtė e vėrtetė se Zoti ka ndėrhyrė nė histori?”, detyrohet t’i referophet kryesisht atij pretendimi tė pakrahasueshėm qė pėrfaqėson pėrmbajtjen e njė mesazhi tė pėrcaktuar mirė, detyrohet tė bėhet kjo pyetja tjetėr: “Kush ėshtė Jezusi?”.
    Krishterimi lind si pėrgjigje ndaj kėsaj puetjeje.


    Torrkerry

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I TRETĖ: ENIGMA SI FAKT:
    NJĖ TRAJEKTOREN NJERĖZORE.

    3) Njė problem qė duhet zgjidhur.

    Thotė Dostojevskij nė Vėllezėrit Karamazov: “Besimi reduktohet nė kėtė problem tė ankthshėm: njė njeri i kulturuar, njė europian i ditėve tona, a mund tė besojė, tė besojė vėrtet, nė natyrėn hyjnore tė Birit tė Zotit, Jezu Krishtit?”.
    Nė nivelin e kėsaj pyetjeje luhet tashmė ēėshtja fetare: nė ēdo rast, pėr ēdo individ tek i cili ka arritur ky lajm, fakti i thjeshtė se ekziston qoftė dhe njė njeri i vetėm i cili pohon: “Zoti u bė njeri”, shtron njė problem rrėnjėsor dhe tė pamėnjanueshėm pėr jetėn fetare tė njerėzimit.
    Dhe Kirkegaard nė Ditarin e vet shkruan: “Forma mė e ulėt e skandalit, duke folur nė mėnyrė njerėzore, ėshtė qė ta lėsh pa zgjidhje problemin e Krishtit.
    E vėrteta ėshtė se ėshtė harruar plotėsisht impeativi i krishterė: ti duhet tė...; ti e ke pėr detyrė.
    Fakti qė krishterimi tė ėshtė lajmėruar, do tė thotė se duhet tė marrėsh qėndrim pėrballė Krishtit.
    Ai, ose fakti se Ai ekziston, ose fakti qė ka ekzistuar, ėshtė vendimi i tėrė ekzistencės”
    Janė disa thirrje qė, falė karakterit tė tyre radikal, njė njeri, pasi i ka perceptuar, po tė veprojė si i ka hije njeriut, nuk mund tė mėnjanohen, tė censurohen.
    Njeriu ėshtė i detyruar tė thotė po ose jo.
    Pėr vetė faktin se ka marrė lajmin qė njė njeri ka shpallur: “Unė jam Zot”, njeriu nuk mund tė mos tregojė interes, do tė jetė i detyruar tė bėjė pėrpjekje qė tė formojė bindjen nėse lajmi ėshtė i vėrtetė apo i rremė.
    Njė njeri nuk mund tė pranojė tė shmanget, tė largohet nga njė problem i tillė dhe pikėrisht nė kėtė kuptim Kierkegaardi e ka pėrdorur fjalėn “skandal”, sipas etimologjisė, ku “skandalon” do tė thotė pengesė.

    Do ta pengonte vetveten tė ishte njeri ai qė, nė mėnyrė tė menjėhershme ose ngadalė, do ta linte veten t’i ikte mundėsia pėr tė krijuar njė opinioin vetjak rreth problemit tė Krishtit.
    Meqė ra fjala, do tė doja tė vė nė dukje se mund tė kesh bindjen se je duke jetuar si i krishterė, i pėrfshirė nė diēka qė do tė pėrcaktoja njė “ushtri i krishterė”, megjithėse nuk e ke zgjidur asnjėherė kėtė problem pėr personin tėnd, pa qenė ēliruar nga kjo pengesė. (vazhdon)

    Torrkerry

  10. #160
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I TRETĖ: ENIGMA SI FAKT:
    NĖ TRAJEKTOREN NJERĖZORE.

    3) Njė problem qė duhet zgjidhur (vazhdim).

    Njė fakt ka nė vetvete njė pashmangshmėri; diēka tė paevitueshme.
    Kur fakti ka njė pėrmbajtje tė rėndėsishme, ta mėnjanosh, t’i bėsh bisht, me atė shkujdesje tė qėndrueshme dhe irracionale pėr tė cilėn njeriu ėshtė i aftė nė mėnyrė paradoksale, kjo e deformon rėndė personalitetin njerėzor.
    Sikur dikush qė nget njė furgon pėrngjatė njė rruge tė gjerė dy metra dhe papritur sheh se rruga ėshtė e zėnė nga njė shkarje dheu, ai shoferi i furgonit nuk do tė mund tė vazhdonte rrugėn mė tej, do t’i duhej tė pėrpiqej pėr tė zgjidhur situatėn.
    Ai shofer do tė gjendej pėrballė asaj qė Kirerkegaard-i e quante, nė atė pjesėn e cituar, njė “duhet”, njė imperativ, njė problem qė duhet zgjidhur.

    Mirė atėherė,imperativi i krishterė ėshtė se pėrmbajtja e mesazhit tė tij shtrohet si njė fakt.
    Kjo nuk do tė tė theksohet kurrė aq sa duhet.

    Njė mungesė sinqeriteti kulturor tinzar ka bėrė tė mundur, edhe nga qėndrimi i lėkundur dhe dobėsia e tė krishterėve, pėrhapjen e njė ideje tė vagėt pėr krishterimin si ligjėratė, si doktrinė, prandaj deri si pėrrallė ose moral...Jo: krishterimi, mbi tė gjitha ėshtė njė fakt, njė ngjarje qė ka hyrė nė kategorinė e njerėzve.

    Veēse imperativi ka tė bėjė edhe me njė tjetėr lakim tė faktit: ardhja e atij njeriu ėshtė njė lajm i transmetuar deri sot, deri sot ajo ngjarje ėshtė shpallur, ėshtė lajmėruar, si ngjarja e njė Pranie.
    Pasi njė njeri ka thėnė: “Unė jam Zoti”, dhe pasi kjo referohert si njė fakt i pranishėm, ėshtė diēka qė kėrkon me forcė njė mbajtje qėndrimi vetjak.
    Mund tė buzėqeshėsh, mund tė vendosėsh tė mos bėhesh merak: sidoqoftė, kjo do tė thotė se ke dashur tė zgjidhėsh problemin negativisht, se nuk ke dashur tė vėsh re se gjendesh para njė propozimi qė ėshtė shprehur nė mėnyrė tė atillė qė asnjė imagjinatė njerėzore nuk mund tė fantastikojė diēka mė tė madhe.

    Ja sepse kaq shpesh shoqėria nuk do t’ia dijė pėr kėtė lajm, kėrkon ta kufizojė brenda mureve tė kishave, nė ndėrgjegjjet e njerėzve.
    Ajo qė krijon shqetėsim ėshtė pikėrisht madhėsia kolosale e kufizave (caqeve) tė problemit: qė Ai ka ekzistuar apo nuk ka ekzistuar, mė mirė tė themi, tė kontaktosh apo tė mos kontaktosh se Ai ėshtė, ose ka ekzistuar, ky ėshtė vendimi mė i madh i ekzistencės.
    Asnjė zgjedhje tjetėr, qė shoqėria mund tė propozojė ose njeriu mund ta pėrfytyrojė si tė rėndėsishme, nuk e ka kėtė vlerė.
    Dhe kjo tingėllon si njė imponim: tė afirmosh pėrmbajtjen e krishterė duket si despotizėm.
    Por, a ėshtė despotizėm, tė japėsh lajmin e diēkaje qė ka ndodhur, sado gjė e madhe qė mund tė jetė?

    Torrkerry

Faqja 16 prej 25 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •