SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.
KAPITULLI I DYTĖ: KĖRKESA PĖR ZBULESĖN.
1. NDONJĖ SHEMBULL.
c) Kuptimplotė pėr thellėsinė thuajse tronditėse tė dėshirės njerėzore pėr zbulesė (rivelacion) ėshtė, nė kontekstin e feve tė Greqisė sė lashtė, aq tė largėt nga njė shpresė pėr marrėdhėnie me hyjnoren, pėrvoja dioniziake.
“Mė tepėr se perėnditė e tjera greke, Dionizi tė mahnit pėr shumėsinė dhe risisė e epifanive (paraqitjeve) tė veta, pėr larminė e ndryshimeve tė tij.
Ėshtė nė lėvizje tė pėrhershme, depėrton kudo, nė tė gjitha vendet, tek tė gjithė popujt, nė tė gjitha fetė, i gatshėm pėr t’u bashkuar me hyjni tė ndryshme...
Ėshtė, pa dyshim, e vetmja perėndi greke qė, duke e zbuluar veten nėn aspekte tė ndryshme, magjeps dhe tėrheq sa fshatarėt ashtu dhe elitat intelektuale, politikanet dhe soditėsit (kontemplativėt), ndjekėsit e orgjive dhe asketėt.
Dehja, erotizmi, pjellorja nė shkallė univesale, por edhe pėrvojat e paharrueshme tė kthimit periodik tė tė vdekurve, tė shkaktuara ose nga mania, nga zhytja nė pavetėdijen kafshore ose nga dalldia e enthousiasmos-it – tė gjitha kėto tmerre dhe zbulesa kanė njė zanafillė tė vetme: praninė e perėndisė.
Natyra e tij shpreh unitetin paradoksal ndėrmjet jetės dhe vdekjes.
Pėr kėtė arsye Dionizi pėrbėn njė tip hyjnie rrėnjėsisht tė ndryshme nga perėnditė e Olimpit.
Ndoshta ishte, nga tė gjitha perėnditė e tjera, mė i afėrmi me njerėzit?
Nė ēdo rast mund t’ia afroheshe atij, arrinte puna deri aty sa tė shkriheshe me tė, dhe ekstaza e mania-s dėshmonte se gjendja njerėzore mund tė tejkalohej”.
Nga ana tjetėr, nė epoke pėrandorake tė Romės, “njė epokė e terrorizuar nga gjithpushteti i fatit”, jehon nė shkrimet e hermetizmit popullor, dėshmia e faktit se prania e perėndisė do t’i pėrgjigjej etjes mė tė thellė njerėzore pėr ta njohur dhe pėr ta sunduar natyrėn pėr tė pasur njė jetė mė tė mirė: “Sepse ėshtė fjala pėr tė zbuluar njė rrjetė tė tėrė simpatish dhe antipatish, tė cilat natyra i mban tė fsheta dhe si ėshtė e mundur tė depėrtohet nė kėtė sekret nė rast se nuk na e zbulon njė perėndi?”.
Torrkerry
Krijoni Kontakt