Close
Faqja 8 prej 25 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 244
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 8:
    PASOJA TĖ QĖNDRIMEVE TĖ PAARSYESHME
    PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT.

    1. PRISHJIA ME TĖ KALUARĖN (pjesa e parė).

    Humbja e kuptimit shkon nė drejtim tė anulimit tė personalitetit: personaliteti i njeriut fiton peshė dhe qėndrueshmėri (konsistencėn) pikėrisht si kėrkesė, si aftėsi pėr t’i kapur gjėrat me intuitė, si perceptim dhe afirmim i kuptimit.

    Njė qen do tė fėrkohej pas njė makinė pa e kapur kuptimin e saj, domethėnė vlerėn e pėrdorimit, qėllimin; kėshtu, njė njeri edhe do tė mund tė lozte me njė makinė, pa e zotėruar atė.
    Por, nuk do ta zotėronte dot, pa ia nxjerrė kuptimin.
    Pa ia nxjerrė kuptimin, njė send mbetet i huaj pėr ne.
    Njeriu ėshtė si i shtangur, nuk ėshtė i aftė tė kuptojė dhe tė vėrė nė pėrdorim gjėrat.

    Prandaj humbja e kuptimit sjell njė depresion tė personalitetit; depresion i personalitetit e errėson kuptimin e sė kaluarės.

    Do tė doja ta shpjegoj kėtė duke pėrdorur prapė njė analogji, njė ngjashmėri.
    Pa ia ditur kuptimin nje vegle qė ka pėrpara, si mund ta trajtojė dikush atė vegėl? Po ashtu, siē do ta trajtonte njė fėmijė, domethėnė duke luajtur me tė; do ta pėrdorte si lodėr.

    Ēfarė e karakterizon “lojėn” me njė objekt? Qė lidhja ndėrmjet personit dhe objektit pėrcaktohet nga njė qėllim qė nuk pėrputhet me objektin (me pėrjashtim tė rastit kur ai objekt ėshtė ndėrtuar pėr tė luajtur me tė); prandaj nuk ėshtė njė qėllim i zgjuar, i rregullt, i kontrolluar dhe i drejtuar.
    Njė fėmijė qė luan me njė aparat fotografik, do tė kishte si kriter tė marrėdhėniės sė tij me atė objekt vetėm reagimet e atij objekti; i bėn pėrshtypje pasqyrimi i dritės te lenteja, e sheh veten aty si njė pasqyrė, tėrhiqet nga enigma ēka ka brenda ajo kuti, shtie dorėn brenda, e ēan dhe e nxjerr pėrjashta copėzat e aparatit.
    Nuk vepron ndryshe njeriu nė rastin kur humbet kuptimi i tė jetuarit tė tij, kur humbet pėrgjigjja ndaj atyre pyetjeve.
    Nuk mund tė thuhet se po luan, po lodron me botėn, sepse jeta ėshtė tepėr dramatike dhe mė nė fund tragjike, prandaj fjala “lojė a lodrim” do tė vlentė vetėm pėr ndonjė rast o pėr disa ēast tė caktuara; por, mund tė pėrdorim tashmė fjalėn e cituar: “reagon”: njeriu reagon. Kriteri i lidhjes sė tij me realitetin ėshtė tė reaguarit, reagimi.

    Tė reaguarit a reaktiviteti, si kriter i njė marrėdhėnje, i kėput urat me pasurinė e historisė dhe tė traditės, domethėnė i pret urat, lidhjet, me tė kaluarėn.
    Reaktiviteti fiton epėrsinė, gjėja e parė qė prodhon, ėshtė njė prerje me tė kaluarėn.
    Reaktiviteti bllokon lidhjen me historinė, i pret urat me ēdo gjė qė ėshtė arritur deri nė atė ēast.

    Torrkerry

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    59
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 8:
    PASOJA TĖ QĖNDRIMEVE TĖ PAARSYESHME
    PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT.

    1)PRISHJIA ME TĖ KALUARĖN (pjesa e dytė).


    Po sjell kėtu njė dokument tė letėrsisė kineze, nė kapėrcell ndėrmjet shekullit tė tetė dhe tė nėntė, qė mund tė ishte shkruar edhe nė ditėt tona:

    “Sigurisht, tė shumta kanė qenė tė kėqijat,
    nga tė cilat vuanin njerėzit nė lashtėsi.
    Veēse kishte dhe burra tė urtė.
    Kėta u mėsuan njerėzve parimin
    e bashkėjetesės sė ndėrsjellė
    dhe tė ndihmės sė ndėrsjellė.
    Ata i bėnė mbretėrit dhe mėsuesit e vet.
    I bėnė tė ikin zvarranikėt e bishat,
    dhe vendosėn pėrparėsinė e njeriut.
    Pėr ata qė kishin tė ftohtė, bėnė roba;
    pėr ata qė kishin uri, pėrgatitėn ushqime,
    pėr ata qė banonin mbi pemė...o ndėr shpella...
    ata ndėrtuan shtėpi.
    Mėsuan ca punėtorė
    qė tė ndėrtonin vegla;
    ca tregtarė qė tė bėnin shkėmbime
    tė atyre gjėrave qė kishin
    ose qė u mungonin: disa mjekė,
    qė tė pėrdornin barnat...ngulitėn
    mirėnjohjen ndaj bamirėsve;
    caktuan rregulla qė secilit
    t’i jepej vendi qė i takonte.
    Krijuan muzikėn qė tė largonte trishtimin
    e grumbulluar nė zemėr,
    qeverinė qė tė shkundte pakujdesinė,
    ndėshkimet qė tė mposhtnin kryeneēėsinė.
    Dhe pasi njerėzit ua hidhnin njėri-tjetrit,
    tė urtėt u dhanė atyre...shinikėt, litrat,
    peshat, e kandarėt, pėr tė pasur besim
    nė shitblerjet.
    Dhe tani na dalin ca tė thonė:
    “...t’i prishim shinikėt, t’i thyejmė kandarėt,
    dhe atėherė populli nuk do tė ketė mė
    pėr ēfarė do tė grindet”.
    Tė vjetrit, duke dashur tė tregonin
    fuqinė e intelektit, mė parė
    qeverisnin shtetin e vet;
    po pėr tė qeverisur shtetin e vet,
    mė pare organizonin familjen e vet,
    mė parė mendonin pėr sjelljen e vet;
    po pėr tė menduar pėr sjelljen e vet,
    mė parė ndreqnin zemrėn e vet,
    por, pėr tė ndrequr zemrėn,
    ndreqnin mė parė qėllimet e veta...
    Parimet e ligjeve tė lashta
    kuptoheshin me lehtėsi
    dhe viheshin...nė zbatim...
    Sot pėrkundrazi, kėrkohet tė lavdėrohen
    ligjet e barbarėve, madje duan
    tė parapėlqejnė ato para ligjeve tė vjetra...
    Sot ata qė pretendojnė tė rinovojnė,
    hedhin postė shtetin dhe familjen
    dhe shfuqizojnė lidhjet natyrore,
    kėshtu qė biri nuk e respekton mė atin,
    nėnshtetasi nuk i bindet mė ligjit...
    Duhet qė njerėzit tė veprojnė
    si njerėz tė vėrtetė...dhe pėrsėri
    tė mėsojnė doktrinėn e vjetėr...
    Shpresojmė qė tė bėhet kėshtu”

    Torrkerry

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    59
    nje mesim i veshtire. por i dobishem per te kuptuar e per te gjykuar kulturen e sotme.
    Mendoj qe do te ishte shume e rendesishme te diskutohet kjo. Duket vetwm nje monolog.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ademmerovci : 20-11-2008 mė 12:19

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 8:
    PASOJA TĖ QĖNDRIMEVE TĖ PAARSYESHME
    PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT.

    1. PRISHJIA ME TĖ KALUARĖN (pjesa e tretė).

    Kėtė shkatėrrim tė sė kaluarės, sot kanė guxim qė ta paraqesin si diēka ideale.
    Ėshtė njė tjetėrsim i pėrgjithėsuar.

    Por, po tė errėsohet kuptimi i sė kaluarės dhe e tashmja duket si dhe afirmohet thjesht si reaktivitet (fuqi reafuese), shterohet dhe pjelloria e sė ardhmes.
    Sepse, me ēka e ndėrtojmė ne tė ardhshmėn?
    Me tė tanishėm.
    Po e tanishmja, qė ėshtė kjo sekondė, ky ēast, e tanishmja nga i merr energjitė, figurat, pasuritė, pasurinė e ndjenjave, me tė cilat i duhet tė shndėrrojė tė ardhmėn?
    Ku i gjen?
    Sa e sipėrfaqshme ėshtė forca e njė veprimi qė do tė lindte thjesht si njė reagim i ēastit?
    Dhe, vėrtet, nė fund tė fundit, njė gjė e tillė as qė mund tė konceptohet, sepse reagimi i ēastit mė detyron tė pranoj se unė, pėr tė reaguar tani, duhet tė pėrdor njė gjė qė ma kanė dhėnė nė tė kaluarėn: mishin tim, kockat e mia, zgjuarsinė time, zemrėn time.
    Prandaj forca e ndėrtimit tė ardhshėm ėshtė energjia, fuqia e imagjinatės, guximi i sė tanishmes, veēse pasuri e sė tanishmes vjen nga e kaluara.

    Ėshtė ēasti i mistershėm nė tė cilin kjo pasuri e sė kaluarės konceptohet, rikonceptohet, nė njė figurė tė nxitur prej saj, tė bėrė tė mundur prej saj, por qė filtron pėrmes kėtij misteri tė karakterit origjinal tė sė tanishmes sime, tė lirisė sime, sikundėr e kemi vėnė nė dukje tashmė mė parė.
    Sepse liria ime ėshtė kurdoherė njė diēka e tanishme.
    Porse pėrmbajtja ėshtė nė tė kaluarėn, pasuria ėshtė nė tė kaluarėn.
    Sa mė i fuqishėm tė jetė dikush si personalitet, aq mė i aftė ėshtė tė rifitojė tėrė tė kaluarėn: sa mė fėmijė qė ėshtė dikush, aq mė shumė harron atė ēka ishte mė parė; dhe nuk ėshtė i zoti ta pėrdorė edhe atėherė kur i kujtohet.

    Njė shkrimtar i Samizdatit, domethėnė i letėrsisė klandestine sovjetike, thoshte:
    “Ne e dimė mirė se aspekti i gėnjeshtėrt i tė gjitha revolucioneve qėndron nė faktin se ato janė tė fiqishme dhe konkrete pėr tė dėnuar dhe pėr tė shkatėrruar, por janė absolutisht tė dobėta dhe abstrakte pėr tė ndėrtuar dhe krijuar”.
    Domethėnė, janė tė pafuqishme, tė pafuqishme pėrballė sė ardhmes, sepse i kanė prerė urat me tė kaluarėn, duke mohuar kėshtu qė ta shohin si njė ind lidhės tė asaj sė tanishmjeje qė e kanė aq pėr zemėr.
    Sepse, ashtu si njeriu qė ėshtė njė, po ahstu dhe historia ėshtė njė dhe fuqia e ndėrmarrjes sė tanishme qėndron nė ēdo gjė qė ka qenė mė parė.

    Torrkerry

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 8:
    PASOJA TĖ QĖNDRIMEVE TĖ PAARSYESHME
    PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT.

    2. MUNGESĖS KOMUNIKIMI (PAKOMUNIKUESHMĖRI) DHE VETMI.

    Pakomunikueshmėri. Porse, ky errėsim, kjo venitje e ndjenjės sė tė kaluarės, qė e than prodhimtarinė e sė ardhmes, e dobėson nė mėnyrė marramendėse dialogun dhe komunikimin nė mes njerėzve.
    Ē’ėshtė e vėrteta, e kaluara ėshtė humus-i nė tė cilin lėshon rrėnjet dialogu.
    Ky ėshtė njė nga konceptet themelore tė Sollzhenicinit, tė cilin ai e shpreh nė mėnyrė magjepėse kudo nė veprėn e vet, aty ku flet pėr popullin rus si njė realitet nė tė cilin “kujtesa e popullit ėshtė copė e grimė”.
    Tani kujtesa e vetevetes “e bėrė copė e grimė”, do tė thotė varfėrimi, trishtimi, hollimi, tharja e unit.

    A ka gjė mė tė ngrohtė, si shprehje komunikuese e personalitetit tim, se ajo qė unė kujtoj nga e kaluara?
    Pikėrisht nė atė kujtim angazhimi im me tė tanishmen dhe pėrgjegjėsia ime pėr tė ardhmen gjen mbėshtetjen, ndriēime, paradigma, pėrkrahje, qartėsi.
    Kujtesa e popullit ėshtė bėrė copė e grimė, kėshtu populli ėshtė shndėrruar nė njė grumbull “njerėzish tė detyruar tė mos komunikojnė ndėrmjet tyre, sepse u ndalohet tė kujtojnė”, thotė mė tej autori rus.
    Janė shėnime qė depėrtojnė thellė, si teh shpate, nė rrėnjėn e sė keqes pėr vdekje nė tė cilėn gjendet njerėzimi i sotėm, njeriu i sotėm.

    Dialogu, komunikimi, ku lind? Nga buron? Dialogu dhe komunikimi burojnė nga pėrvoja, thellėsia e sė cilės varet nga kujtesa: sa mė shumė qė tė kem pėrvojė, aq mė shumė jam i aftė tė tė flas, aq mė shumė jam i aftė tė komunikoj me ty, aq mė shumė nė pozicionin tėnd, s’ka rėndėsi se ėshtė mė shumė ose mė pak i thatė, unė gjej lidhje me atė qė kam brenda vetes.
    Dialog dhe komunikim njerėzor i kanė rrėnjėt te pėrvoja: nė tė vėrtetė, thatėsia, flashkėsia e bashkėjetesės, e bashkėjetesės sė komuniteteve, nga se varet tjetėr, pėrveēse nga fakti se janė fare tė paktė ata qė mund tė thonė se janė tė angazhuar nė pėrvojė, nė jetėn si pėrvojė?
    Ėshtė mungesa e angazhimit nė jetė si pėrvojė qė tė ēon tė “bėsh muhabet” por jo tė flasėsh.
    Mungesa e dialogut tė vėrtetė, kjo thatėsi e tmerrshme nė komunikim, kjo paaftėsi pėr tė komunikuar, ėshtė e barabartė vetėm me thashthėmet.

    Torrkerry

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 8:
    PASOJA TĖ QĖNDRIMEVE TĖ PAARSYESHME
    PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT.

    2. MUNGESĖ KOMUNIKIMI (PAKOMUNIKUESHMĖRI) DHE VETMI (pjesa e dytė).

    Por pėr tė kuptuar mė mirė dinamizmin qė pėrfton pjesėmarrje, komunikim, ngul kėmbė nė dy shėnime:

    A) Pėrvoja ruhet nga kujtesa.
    Kujtesa ėshtė tė ruajturit e pėrvojės; pra, nevojtet pėrvojė e ruajtur nga kujtesa, sepse unė nuk mund tė dialogoj me ty, nėse pėrvoja ime nuk ruhet tek unė, e mbrojtur tek unė si njė fėmijė nė prehėr tė nėnės, dhe kėshtu tė rritet pak nga pak me kalimin e kohės.

    Torrkerry

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 8:
    PASOJA TĖ QĖNDRIMEVE TĖ PAARSYESHME
    PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT.

    2. MUNGESĖ KOMUNIKIMI (PAKOMUNIKUESHMĖRI) DHE VETMI (pjesa e tretė).

    B) Pėrvoja duhet tė jetė vėrtetė e tillė, domethėnė e gjykuar nga zgjuarsia (inteligjenca), pėrndryshe komunikimi bėhet njė dėrdėllitje fjalėsh ose njė vjellje ankesash.
    Dhe si vepron zgjuarsia qė ta gjykojė pėrvojėn?
    Gjithmonė duke krahasuar pėrmbajtjen shprehėse nė bazė tė kėrkesave qė pėrbėjnė natyrėn tonė njerėzore (humanitetin tonė), nė bazė tė “pėrvojės fillestare”, sepse pėrvoja fillestare ėhtė inteligjenca nė veprim nė thelbin e vet.


    Duke pėrmbledhur, kemi thėnė se humbja e kuptimit, e kryer nė njėrin ose nė tjetrin qėndrim, nga ata qė kemi rreshtuar sipėr, e errėson, e anulon personalitetin, sepse personaliteti niset si ndėrgjegje e njė kuptimi qė lejon zotėrimin, domethėnė renditjen ndaj kuptimit tė tėrėsisė sė elementeve me tė cilat takohet, tė takimit sipas realitetit tė vet.

    Asgjėsimi i personalitetit, nga ana e tij, errėson kuptimin e sė kaluarės, sepse e tanishmja i lihet nė dorė reaktivitetit , reaktiviteti kėput urat me traditėn, me historinė, than vrullin drejt sė ardhmes si prodhimtari (mund tė mbetet si zemėrim, si zemėrim i kotė: “Flegjfas, Flegjfas, mė kot bėrtet”.

    Ky reaktivitet e pakėson aftėsinė e dialogut dhe tė komunikimit, sepse dialogu dhe komunikimi i kanė rrėnjėt te pėrvoja, e ruajtur, prandaj edhe e pjekur nė kujtesė dhe e gjykuar nga inteligjenca, domethėnė e gjykuar sipas tipareve, e kėrkesave pėrbėrėse tė humanitetit tonė.

    Torrkerry

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 8:
    PASOJA TĖ QĖNDRIMEVE TĖ PAARSYESHME
    PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT.


    2. MUNGESĖ KOMUNIKIMI (PAKOMUNIKUESHMĖRI) DHE VETMI (pjesa e katėrt).

    VETMI.

    Moskomunikueshmėria (mungesa e komunikimit) si vėshtirėsi dialogu dhe komunikimi, e bėn edhe mė tragjike vetminė qė provon njeriu para fatit tė vet.
    Pėrballė fatit, si mungesė kuptimi, njeriu ndien nje vetmi tė tmerrshme.
    Sepse vetmia nuk ėshtė tė jesh vetėm, por ėshtė mungesa e njė kuptimi.
    Mund tė jesh nė mes miliona personash dhe tė jesh i vetėm si qen, po tė mos ketė asnjė kuptim prania e tėrė atyre njerėzve.

    Vetmia qė akuzohet nė jetėn e pėrbashkėt, ėshtė akuzė ndaj njė pranie vetjake nė jetėn e pėrbashkėt pa inteligjencėn e kuptimit.
    Qėndrohet aty pa njohur atė qė bashkon, e atėherė sjellja mė e vogėl e panjerėzishme bėhet shkak pėr rrėzimin e tėrė godinės sė besimit tė ndėrsjellė.

    Pėrkundrazi, kur dikush ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr motivin e pėshtatshėm qė e bėn tė jetė sė bashku me tė tjerėt, edhe sikur tė gjithė tė jenė tė pavėmendshėm dhe jo tė kuptueshėm, nuk do tė ishte aspak vetėm.
    Kur nė njė vend tė huaj, siē mė ka ndodhur sa herė, pa njohur njeri dhe pa ditur as gjuhėn, hyj nė njė kishė, ndėrgjegja e kuptimit tė pėrbashkėt nuk mė lė mė tė ndihem i vetėm; kėtė veprim timin e bėn tė ngjeshur, tė dendur, tė qėndrueshėm.

    Mungesa e komunikimit e shton ndjenjėn tragjike tė vetmisė qė njeriu modern dhe bashkėkohor ndien pėrballė fatit pa kuptim.

    Porse, moskomunikueshmėria, pėrveēse e acaron mė tej kėtė vetmi vetjake,i jep edhe njė reliev tė jashtėm, kėshtu qė ajo bėhet njė klimė (atmosferė) shoqėruese dėshpėruese, qė ėshtė figura karakteristike e trishtuar e shoqėrisė sė sotme.

    Kėshtu zemra gėrryhet nga skleroza, domethėnė nga humbja e pasionit dhe e shijes pėr tė jetuar.
    Ē’ėshtė e vėrteta, tėrheqja pėr tė jetuar vjen nga e kaluara (sa lirisht merr frymė njeriu duke lexuar njė faqe nga Homeri ose duke pėrsėritur pėrmendsh vargje tė Virgjilit, ose duke kujtuar thurjen e njė tragjedie tė Sofokliut).
    Tėrheqia pėr tė tanishmen vjen nga pasuria me tė cilėn ėshtė e mbushur, prandaj vjen nga trashėgimia e sė kaluarės, pėrndryshe humbet sė tepėrmi, hollohet dhe bėhet diēka e thatė, po ashtu si tėrheqja pas njė relativiteti tė kulluar.

    Pleqėria nė moshėn njėzetvjeēare, pleqėria nė pesėmbėdhjetė vjeē, kjo ėshtė karakteristika e botės sė sotme. Emri i madh i Teillhard de Chardin-in na e kujton kėtė me njė pohin tė tmerrshėm: “Rreziku mė i madh nga i cili duhet tė trembet njerėzimi sot, nuk ėshtė ndonjė katastrofė qė mund tė vijė nga jashtė, ndonjė katastrofė yjore, nuk ėshtė as uria, as murtaja: ėshtė pėrkundrazi, ajo sėmundje shpirtėrore, - mė e tmerrshmja, si njė ndėr shuplakėt mė tė drejtpėrdrejta njerėzore, - qė ėshtė humbja e shijes pėr tė jetuar.

    Nė njė situatė tė tillė, individi gjendet pėrherė e mė i lėndueshėm brenda mjedisit shoqėror.
    Ky ėshtė pėrfundimi mė i rrezikshėm i vetmisė.
    Nė Dialogė me shokun (Dialoghi col compagno) Cesare Pavese e tregon kėtė lėndueshmėri dramatike: “Tė gjithė e kėrkojnė dikė qė shkruan, tė gjithė duan tė flasin me tė, tė gjithė duan tė kenė mundėsinė tė thonė nesėr ‘e di si je bėrė ti’; duan ta pėrdorin, por askush nuk i dhuron, qoftė dhe njė ditė tė vetme simpatie tė plotė, si njeri me njeriun”.
    Po atė gjė dėshmon edhe kjo poezi rrėqethse e poetit klandestin Ēuadakov:

    “Kur thėrresin
    “Njė njeri nė det!”.
    Transatlantiku, i madh sa njė shtėpi,
    ndalohet menjėherė
    dhe njeriun
    e nxjerrin nga deti me litarė.
    Por atėherė kur
    jashtė bordit ėshtė shpirti i njeriut,
    kur ai po mbytet
    nga tmerri
    e nga dėshpėrimi,
    as shtėpia e tij
    nuk ndalohet,
    por largohet”.

    Individi ndodhet pėrherė e mė i lėndueshėm nė mjedisin shoqėror, nė dorė tė forcave mė tė pakontrolluara tė instinktit dhe tė pushtetit.
    Vetmia bėhet aq e madhe saqė njeriu e sheh veten tė bėrė copė-copė, tė tronditur nga njė mijė shqetėsime anonime.
    Kam gjetur edhe kėtė poezi tjetėr ruse klandestine, aq bindėse si figurė:

    “Po tė mos kesh qenė nė njė kamp pėrqėndrimi,
    Nėse nuk tė kanė torturuar,
    Nėse miku yt i mirė nuk ka shkruar njė letėr anonime kundėr teje.
    Nėse nuk je zvarritur pėrjashta nga njė grumbull kufomash,
    Duke shpėtuar, nga njė mrekulli, prej pushkatimit,
    Nėse nuk e njeh teorinė e relativitetit
    Dhe tė llogaritjes tensoriale,
    Nėse nuk di tė vraposh me motoēikletė me 200 nė orė,
    Nėse nuk ke vrarė tė dashurėn, duke zbatuar urdhėrin e njė tjetri,
    Nėse nuk je i zoti tė gjesh gjysmėpėrēuės pėr radiomarėse,
    Nėse nuk je i zoti, duke harruar vetveten, tė bėrtasėsh urra me tė gjithė tė tjerėt,
    Nėse nuk je i zoti tė fshihesh brenda dy sekondave nga njė shpėrthim atomik,
    Nėse nuk di tė vishesh duke kursyer nė ngrėnie,
    Nėse nuk je i zoti tė rrosh nė pesė metrakatrore
    Dhe nuk luan as basketboll,
    Atėherė nuk je njeri i shekullit XX!”.

    Ėshtė shpėrbėrja!

    Torrkerry

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 8:
    PASOJA TĖ QĖNDRIMEVE TĖ PAARSYESHME
    PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT.

    1) HUMBJE E LIRISĖ.

    A) Perceptimi i lirisė.

    Pėrfundova me fjalėt se njeriu mbetet nė dorė tė forcave mė tė pakontrolluara tė instinktit dhe tė pushtetit: ėshtė zhdukja e lirisė. Unė do tė doja tė ndalohesha kėtu, edhe pse ky ligjėrim nė tėrėsinė e vet, nuk duket se e motivon njė gjė tė tillė.

    Nė tė vėrtetė, dua tė kujtoj kėtu njė ēėshtje metode, sepse, sikur unė po tė pyesja sė ēfarė ėshtė liria, shumica mė e madhe do tė pėrgjigjej sipas disa pėrfytyrimeve, pėrkufizimeve ose ndijimeve (sensacioneve) tė mendėsisė sė rėndomtė.
    Pėrkufizimi i fjalėve mė tė rėndėsishme tė jetės,po tė pėrcaktohet nga mendėsia e rėndomtė, e pėrgjithshme, siguron vetėm skllavėrinė e plotė, tjetėrsimin tėrėsor.
    Ēka ėshtė dashuria ndėrmjet burrit dhe gruas, ēfarė ėstė atėsia, amėsia, ēfarė ėshtė dėgjesa, shoqėrimi, solidariteti dhe miqėsia, ēfarė ėshtė liria, tė gjitha kėto krijojnė nė imagjinatėn e shumicės sė njerėzve njė imazh ose njė opinion,ose njė pėrkufizim tė huazuar pikė pėr pikė nga mendėsia e rėndomtė, e pėrgjitshme, domethėnė nga pushteti.

    Ėshtė njė skllavėri nga e cila nuk ēlirohesh dot automatikisht, mund tė lirohesh me njė askezė.
    Sikundėr e kemi thėnė: askeza ėshtė njė zbatim qė njeriu e bėn energjive tė veta nė njė punė mbi vetveten, ėshtė zgjuarsi (inteligjenca) dhe vullnet.

    Ky ėshtė fillimi i lirisė, si thoshin tė vjetrit: “Intellectus cogitabundus initium omnis boni”, njė zgjuarsi qė vihet nė zbatim ėshtė fillimi i ēdo pune tė mirė.
    Porse, zgjuarsia qė zbatohet, me intuitėn e vet pėrdor edhe njė metodė, pėrndryshe as qė mund tė eci, sepse metoda ėshtė rruga.
    Atėherė, si mund tė arrijmė ta dimė se ēfarė ėshtė liria? Fjalėt janė disa shenja, mė tė cilat njeriu identifikon njė pėrvojė tė caktuar: fjala dashuri nxjerr nė pah njė pėrvojė tė caktuar, fjala liri nxjerr nė pah njė pėrvojė tė caktuar.
    Pėrvoja pėrshkruhet kryesisht nga mbiemri pėrgjegjės, sepse mbiemri ėshtė pėrshkrimi i shpejtė dhe pėrgjithėsues i njė pėrvoje tė jetuar; pastaj emri do tė jetė si njė sprovė pėrkufizimi qė buron nga mbiemri.
    Kėshtu, pėr tė kuptuar ēfarė ėshtė liria, ne duhet tė nisemi nga pėrvoja qė kemi nga fakti se e ndiejmė veten tė lirė.
    Kur ndodh qė pėrvoja jonė natyrore, e gjykuar sipas gjėrave tė qarta (evidenca) dhe kėrkesave fillestare, na bėn tė ndihemi tė lirė?

    Ti, bija ime, shkon te babai dhe i thua: “Do mė lėjosh tė vete pėr njė pushim fundjave bashkė me shoqėrinė time?”
    Yt atė, i zėnė me tėrė ato punė dhe gjėra tė tjera, kurdoherė ka qenė i mendimit se njeriu modern ēdo gjė ua lė nė dorė vetė fėmijėve, prandaj , ty, moj vajzė, nuk mbahet mend tė tė ketė thėnė “jo” ndonjėherė. Atė natė, i bėrė nervoz nga sekretarja e vet, tė thotė: “Jo, mos shko!”.
    Ėshtė e pamundur qė ti tė mos e ndiesh veten se po tė bėhet njė padrejtėsi, diēka si e burgosur, e mbytur, pa liri.
    Pėrkundrazi, aq sa ngurroje me parė pėr tė parashikuar ēfarė do tė ndodhte, pyet dhe babai tė thotė: “Po, shko patjetėr!”,sa mė e fuqishme qė ishte dėshira, aq mė e madhe ėshtė pėrvoja jote e lirisė.

    Nga pėrvoja e dimė se ndihemi tė lirė kur kėnaqim njė dėshirė.
    Liria shfaqet si pėrvojė nė elzistencėn tonė, si njė realizim i njė nevoje ose realizim i njė aspirate, si plotėsim i diēkaje. Dhe nė kėtė vėshtrim ka njė vėrtetėsi ajo shprehja e rėndomtė: “Tė jesh i lirė ėshtė tė besh ēfarė tė duash dhe ēfarė tė pėlqen”.

    Por jo vetėm tė jesh i lirė pėr njė fundjavė, pėr njė mbrėmje, jo vetėm tė jesh i lirė nė njėqind, dyqind, njė mijė raste, por gjithmonė, tė jesh fare i lirė, domethėnė tė kesh lirinė, jo njė ēast lirie...Duke ndjekur ēka na tregon pėrvoja, ėshtė e qartė se liria na paraqitet neve si kėnaqėsia tėrėsore, realizimi tėrėsor i unit, i personit, ose si vetė pėrsosja.
    Do tė thotė se liria ėshtė aftėsia e qėllimit, ėshtė aftėsia e tėrėsisė, ėshtė aftėsia e lumturisė.

    Plotėsimi (realizimi) tėrėsor i vetes, kjo ėshtė liria. Liria ėshtė pėr njeriun mundėsia, aftėsia, pėrgjegjėsia pėr t’u realizuar, domethėnė pėr tė arritur fatin e vet.
    Liria ėshtė krahasimi me fatin e njeriut (destino): ėshtė kjo aspiratė tėrėsore pėr fatin.
    Kėshtu liria ėshtė pėrvoja e sė vėrtetės mbi vetveten.

    Prandaj Zoti ynė thoshte: “E vėrteta do t’iu bėjė tė lirė”.
    Nėse Zoti ėshtė e vėrteta, mund t’i them Zotit: e vėrteta ime je ti, uni im je ti, duke ndjekur formulimin e Sakespeare-t nė dramėn Romeo e Xhulieta: “Ti je unė, unė jam ti”.
    Njė Tjetėr ėshtė kjo e vėrtetė e vetes sime: kjo plotėsi e qenies sime je Ti, kuptimi im je Ti.
    Prandaj liria ėshtė aftėsia e Zotit.

    Shumė mė thellėsisht se njė aftėsi pėr tė zgjedhur, liria ėshtė njė pėrkushtim i pėrvuajtur dhe i apasionuar, besnik e tėrėsor ndaj Zotit nė jetėn e pėrditshme. “Zoti, dashurues i jetės”, thotė liturgjia.
    Besimi ėshtė gjesti i lirisė themelore dhe lutja ėshtė edukimi i zellshėm i zemrės, i shpirtit, pėr vėrtetėsi (autenticitet) njerėzore, pėr liri: sepse besim dhe lutje janė njohja e plotė e asaj Pranie qė ėshtė fati im, dhe vartėsia prej saj ėshtė liria ime.

    Nga pikė pamja ekzistenciale kjo liri nuk ėshtė plotėsuar ende; nga pikėpamja ekzistenciale ėshtė njė tendosje drejt plotėsimit, ėshtė njė tendosje drejt tė qenit dhe afrim progresiv, ėshtė nė kryerje e sipėr.

    Torrkerry

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 8:
    PASOJA TĖ QĖNDRIMEVE TĖ PAARSYESHME
    PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT.

    3) HUMBJE E LIRISĖ.

    B) Paqėndrueshmėri e lirisė.

    Le ta kujtojmė mirė thelbin zanafillės tė lirisė.
    Le ta paraqesim tė gjithė realitetin e eksperimentueshėm duke imagjinuar nė kėtė faqe njė rrumbullak pa asgjė brenda. Brenda nuk ka asgjė.
    Imagjinojmė pastaj e njėjtin rumbullak me njė pikė brenda.
    Kjo pikė e vogėl je ti, jam unė. Mė parė nuk ishe, tani je aty.
    Por ē’do tė thotė tė flasėsh pėr liri, nėse kjo pikė nuk ishte mė parė dhe del nė dritė tėrėsisht si njė ēast qė del nė sipėrfaqe, si njė dallgė kalimtare e tėrė asaj dallge kolosale, e kėtij pėrroi tė madh qė ėshtė bota dhe historia (tė pėrfaqėsuar nga rrethi)?

    Nėse kjo pikė lind tėrėsisht si njė pjesė e atij realiteti nė bėrjė e sipėr, si pėrfundim i veprimeve fizike dhe biologjike paraardhėse, nuk ka asnjė tė drejtė pėrpara tij – ai (realiteti) mund tė bėjė ēfarė tė dojė, siē vepron njė pėrrua i rrėmbyer me njė gur -.

    Por, kujdes! Kjo botė, ky realitet nė nivel njerėzor, quhet njerėzim

    Njerėzimi ėshtė njė koncept ende abstrakt, sepse, konkretisht, njerėzimi quhet shoqėri.

    Veēse, shoqėria ėshtė njė farė rendi organik, i caktuar.
    Dhe ky rend mbahet nė kėmbė me anė tė pushtetit.
    Edhe qeveria mbahet nga zotėrimi i pushtetit, i cili nė fakt arrin t’i japė formė shoqėrisė.

    Atėherė ajo pikė (domethėnė unė, ti) nuk ka asnjė tė drejtė pėrballė pushtetit, asnjė, sepse pushteti ėshtė shprehja mbizotėruese e njė ēasti tė caktuar tė rrjedhės sė historisė.
    Ēdo konceptim panteist, materialist, biologjik, ose idealist i njeriut duhet tė nxjerrė kėto pėrfundime: nė kėtė vėshtrim Hitleri ose Stalini janė e njėjta gjė. Pushteti ėshtė dalja nė sipėrfaqe e fuqisė reale nė kėtė ēast.
    Nėse, pėr t’i bėrė shėrbim historisė, pushteti ka bindjen se duhet tė vrasė tė gjithė hebrejtė, sipas kėtyre koncepteve do tė bėnte fare mirė t’i vriste ose t’i pėrdorte si kavie (minj tė bardhė pėr eksperimente).

    I tėrė realiteti i epokės tonė ka kodifikuar kėtė: Shtetin, si burim tė ēdo tė drejtė, shtetin liberal ose qoftė dhe marksist.

    Dy mijė vjet mė parė, i vetmi njeri qė gėzonte tė gjitha tė drejtat njerėzore ishte CIVIS ROMANUS (qytetari romak).
    Po ky civis romanus nga kush vendosej? Pushteti i pėrcaktonte statusin e civis romanus.

    Njė nga juristėt mė tė mėdhenj tė Romės sė lashtė, Gaius-i, dallonte tri lloje veglash qė civis-i, domethėnė njeriu me tė gjitha tė drejtat, mund tė zotėronte: veglat a pėrdorėset qė nuk lėvizin dhe nuk flasin, dhe veglat qė lėvizin e flasin, skllevėrit.
    Mungonte tėrėsisht liria si pėrmasė thelbėsore e personit.

    Po tė lexohet pėrkufizimi qė jep pėr edukimin pedagogjisti mė i fanshėm sovietik Makarenko, kapet me intuitė rrėqethse teorizimi nė mėnyrė konsekuente i njė shteti, i pėrfaqėsuar nga krerėt partiakė, qė gėzon tė drejtėn ta kėtė pronė tė veten e ta pėrcaktojė fatin e njeriut, ashtu siē vepron njė mekanik me njė bulon tė makinės sė vet: “Edukimi ėshtė zinxhiri i montimit nga i cili do tė dal produkti i qėndrimit nė pėrputhje me kėrkesat e atij qė pėrfshin dhe interpreton nė mėnyrė organike kuptimin e zhvillimit historik”.
    “Ai qė pėrfshin (trupėzon) dhe interpreton kuptimin e zhvillimit historik:” ėshtė pikėrisht ai qė ka nė dorė pushtetin nė atė moment: ėshtė fjala pra, pėr njė tjetėrsim tėrėsor tė personit njerėzor sipas konceptimit ideologjik tė shoqėrisė tė mbrojtur me forcė nga pushteti.

    Me trishtim nė zemėr, Ēmimi Nobel pėr poezinė mė 1980, poeti polak Czelaw Milosz, denonconte:

    “Kanė arritur t’u mbushin kokėn njerėzve
    se po jetojmė mbi tokė veē pėr hir tė tė fuqismėve.
    Prandaj, mos e lodh mendjen pėr tjetėr,
    veē pi kafen dhe zėr flutura.
    Kush merakoset pėr ēėshtjen publike (punėt e shtetit)
    do t’i pritet koka”.

    Torrkerry

Faqja 8 prej 25 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •