SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 8:
PASOJA TĖ QĖNDRIMEVE TĖ PAARSYESHME
PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT.
1. PRISHJIA ME TĖ KALUARĖN (pjesa e parė).
Humbja e kuptimit shkon nė drejtim tė anulimit tė personalitetit: personaliteti i njeriut fiton peshė dhe qėndrueshmėri (konsistencėn) pikėrisht si kėrkesė, si aftėsi pėr t’i kapur gjėrat me intuitė, si perceptim dhe afirmim i kuptimit.
Njė qen do tė fėrkohej pas njė makinė pa e kapur kuptimin e saj, domethėnė vlerėn e pėrdorimit, qėllimin; kėshtu, njė njeri edhe do tė mund tė lozte me njė makinė, pa e zotėruar atė.
Por, nuk do ta zotėronte dot, pa ia nxjerrė kuptimin.
Pa ia nxjerrė kuptimin, njė send mbetet i huaj pėr ne.
Njeriu ėshtė si i shtangur, nuk ėshtė i aftė tė kuptojė dhe tė vėrė nė pėrdorim gjėrat.
Prandaj humbja e kuptimit sjell njė depresion tė personalitetit; depresion i personalitetit e errėson kuptimin e sė kaluarės.
Do tė doja ta shpjegoj kėtė duke pėrdorur prapė njė analogji, njė ngjashmėri.
Pa ia ditur kuptimin nje vegle qė ka pėrpara, si mund ta trajtojė dikush atė vegėl? Po ashtu, siē do ta trajtonte njė fėmijė, domethėnė duke luajtur me tė; do ta pėrdorte si lodėr.
Ēfarė e karakterizon “lojėn” me njė objekt? Qė lidhja ndėrmjet personit dhe objektit pėrcaktohet nga njė qėllim qė nuk pėrputhet me objektin (me pėrjashtim tė rastit kur ai objekt ėshtė ndėrtuar pėr tė luajtur me tė); prandaj nuk ėshtė njė qėllim i zgjuar, i rregullt, i kontrolluar dhe i drejtuar.
Njė fėmijė qė luan me njė aparat fotografik, do tė kishte si kriter tė marrėdhėniės sė tij me atė objekt vetėm reagimet e atij objekti; i bėn pėrshtypje pasqyrimi i dritės te lenteja, e sheh veten aty si njė pasqyrė, tėrhiqet nga enigma ēka ka brenda ajo kuti, shtie dorėn brenda, e ēan dhe e nxjerr pėrjashta copėzat e aparatit.
Nuk vepron ndryshe njeriu nė rastin kur humbet kuptimi i tė jetuarit tė tij, kur humbet pėrgjigjja ndaj atyre pyetjeve.
Nuk mund tė thuhet se po luan, po lodron me botėn, sepse jeta ėshtė tepėr dramatike dhe mė nė fund tragjike, prandaj fjala “lojė a lodrim” do tė vlentė vetėm pėr ndonjė rast o pėr disa ēast tė caktuara; por, mund tė pėrdorim tashmė fjalėn e cituar: “reagon”: njeriu reagon. Kriteri i lidhjes sė tij me realitetin ėshtė tė reaguarit, reagimi.
Tė reaguarit a reaktiviteti, si kriter i njė marrėdhėnje, i kėput urat me pasurinė e historisė dhe tė traditės, domethėnė i pret urat, lidhjet, me tė kaluarėn.
Reaktiviteti fiton epėrsinė, gjėja e parė qė prodhon, ėshtė njė prerje me tė kaluarėn.
Reaktiviteti bllokon lidhjen me historinė, i pret urat me ēdo gjė qė ėshtė arritur deri nė atė ēast.
Torrkerry
Krijoni Kontakt