NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 8
8. Ndjenja fetare si pėrmasė (dimension).
Zelli rrėnjosur, i pamėshirshėm, nga i cili ēlirohet ajo lėvizje e pashterueshme njerėzore nė kėrkim tė fundit tė mbramė tė sendeve – zanafillė dhe fat i fundit – pėrshkruhet me njė figurė tė mrekullueshme nė faqen e parė tė veprės sė Thomas Mann-it: Zefi dhe vėllezėrit.
“I thellė ėshtė pusi i sė kaluarės, a nuk mund ta quajmė tė padepėrtueshėm? I padepėrtueshėm, dhe ndoshta mė shumė se kurrė kur bėhet fjalė pėr tė kaluarėn e njeriut: tė kėsaj qėnije enigmatike, qė ndryn nė vetvete ekzistencėn tonė, qė pėr nga natyra e saj ėshtė e gėzuar, por pėrtej natyrės , e mjeruar dhe e dhemshme. Ėshtė fare e kuptueshme qė misteri i saj arrin tė formojė alfėn dhe omegėn e tė gjitha ligjėrimeve dhe tė gjitha pyetjeve tona, qė i jep zjarrė dhe tension ēdo fjale tonė, urgjencė ēdo problemi tonė. Sepse pikėrisht nė kėtė rast, ndodh ajo qė sa mė shumė gėrmojmė nė botėn e nėndhemshme, tė sė kaluarės, [...] aq mė shumė fazat e para tė njerėzore, tė historisė sė saj, tė qytetėrimit tė saj, shfaqen krejtėsisht tė padepėrtueshme.
Dhe, megjithėse zbresim nė ca thellėsi pėrrallore, thellėsimatėsi vetė duke u sprapsur gjithnjė e mė tepėr drejt humnerash pa fund. Me tė drejtė pėrdorėm shprehjen “vetėm duke u sprapsur” dhe “gjithnjė mė shumė”, sepse e padepėrtueshmja zbavitet duke lodruar me pasionin tonė kėrkimtar, i ofron caqe dhe pikarritje tė gėnjeshtėrta, prapa tė cilave, sapo kemi arritur, kapen para nesh rrugė tė tjera tė sė kaluerės , siē i ndodh atij, qė duke ecur pėrgjatė brigjeve tė Detit tė Veriut, nuk e gjen kurrė fundin e rrugės qė ka ndjekur, sepse, prapa ēdo ndarjeje tė formuar nga dunat e rėrės, ku donte tė arrinte, hapėsira tė tjera mė tė gjera e tėrheqin pėrpara, drejt dunash tė tjera”.
“Misteri – thotė Mann-i – i jep zjarr dhe tension ēdo fjale tonė”.
Ėshtė po ajo metaforė qė pėrdor Cesare Pavese nė letrėn drejtuar njė profesoreshe, pėrkthyesė e Iliadės dhe e Odisė pėr serinė e botuesit Einaudi, tė drejtuar nga shkrimtari i madh. Urimit qė i bėnte profesoresha,qė njė shenjė kėrkese nė drejtim tė fesė, - e cila nėpėr dukje nė librin e tij tė fundit “Para se tė kėndojė gjeli”, tė mund tė zvillohej dhe tė kryhej, Pavese i pėrgjigjet:
“Pėrsa i takon zgjdhjes qė mė uron tė gjej, unė besoj se me vėshtirėsi do tė vete pėrtej kapitullit XV tė “Gjelit”. Sidoqoftė, nuk jeni gabuar kur e keni ndier se kėtu ėshtė pika e zjarrtė, locus-i i tėrė ndėrgjegjes time”.
Ndjenja fetare ėshtė aftėsia qė ka arsyeja pėr tė shprehur natyrėn e vet tė thellė nė pyetjen problematike tė fundit, ėshtė locus-i i ndėrgjegjes qė ka njeriu pėr ekzistencėn.
Njė pyetje e tillė e pashmangshme gjendet tė ēdo individ, dhe brenda shikimit tė tij pėr tė gjitha gjėra.
Filozofi amerikan Alfred N. Ėhaitehead e pėrcakton kėshtu fenė: “Ajo qė bėn njeriu nė vetminė e vet”.
Pėrkufizimi ėshtė me interes, megjthėse nuk e thotė tėrė vlerėn nga e cila niset intuita qė e ka pėrfituar atė pėrkufizim
Nė tė vėrtetė, kjo pyetje e fundit ėshtė diēka pėrbėrėse e individit, dhe nė kėtė vėshtrim individi ėshtė tėrėsisht vetėm: si vetė ėshtė ajo pyetje problematike, dhe asgjė tjetėr.
Prandaj po e shikojmė njė burrė, njė grua, njė mik, njė kalimtar rrugės, dhe tė mos bėjė jehonė te ne pasqyrimi i asaj pyetjeje, i asaj etjeje pėr fatin nga i cili pėrbėhet, marrėdhėnia jonė nuk do tė ishte njerėzore nė ēdo nivel: sepse nuk do tė respektonte dinjitetin e tjetrit, nuk do tė ishte nė pėrputhje me pėrmasėn njerėzore tė tjetrit.
Porse, e njejta pyetje, po nė atė ēast qė pėrcakton vetminė time, lėshon rrėnjėt e shoqėrisė sime, sepse do tė thotė qė unė pėrbėhem nga diēka tjetėr, qoftė dhe e mistershme.
Prandaj, po tė duam ta plotėsojmė pėrkufizimin e dhėnė nga filozofi amerikan, feja ėshtė me tė vėrtetė ajo qė njeriu bėn nė vetminė e vet, po ama ėshtė edhe ajo nė tė cilėn zbulon shoqėrinė e vet thelbėsore.
Pastaj, kjo shoqėri ėshtė mė origjinale se vetmia, pėrderisa ajo strukturė e pyetjes nuk pėrftohet nga dėshira e vullneti im, por ėshtė diēka qė mė ėshtė dhėnė.Prandaj,me parė se vetmia,ėshtė shoqėria,e cila pėrqafon (pėrfshin) vetmin time,kėshtu qė ajo nuk ėshtė mė vetmi e vėrtetė,por njė britmė thirrjeje qė i drejtohet shoqėris sė fshehur.
Njė jehonė mbresėlėnėse takohet nė poezin e ēmimit Nobėl pėr letėrsin nė vitin 1951, Par Lagerkvist:
Njė i panjohur ėshtė miku im, njeri qė nuk e njoh.
Njė i njohur i largėt,i largėt.
Pėr te zemra ime ėshtė mbushur me mall.
Sepse ai nuk ėshtė pran meje.
Sepse,ndoshta,ai nuk egziston fare?
Kush je ti ,qė mbush zemrėn time me mungesėn tėnde?
Qė mbush tėrė tokėn me mungesėn tėnde?
Torrkerry
Krijoni Kontakt