Close
Faqja 5 prej 25 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 244
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI I KATĖRT: KOROLAR.

    Nė lidhje me kėto, do tė doja tė beja njė vėrejtje qė mė duket sė ėshtė njė pasojė tepėr kuptimplotė.

    Dukuria vdekje – ashtu siē del nga pėrvoja nė Bibėl –shoqėrohet shpesh me njė shprehje shumė tė efektshme: prishje, shpėrbėrje (latinisht = corruptio).

    Nė kompleksin e njė njėsie, tė pėrcaktuar nga rrėnja cum (co), papritur ēdo fragment, ēdo pjesė ruit (ikėn, tutje), ndahet nga fragmentet e tjera, ose thyhet (latinisht=rumpitur), shkėputet.
    Ėshtė pikėrisht prishja, shpėrbėrja (de-compositio).
    Ky lloj shpėrqėndrimi marramendės, zbatohet pra nė ato gjėra qė nga vetė natyra e tyre mund tė pėrcelizohen, tė maten, tė modifikohen.

    Porse nė qoftė se tek unė ėshtė njė realitet qė nuk ėshtė i pjesėtueshėm, i matshėm, apo thelbėsisht i ndryshueshėm, tek ai nuk mund tė zbatohet ideja e vdekjes, dhe kėtė ma tregon pėrvoja ime.

    Duhet tė kemi guxim tė mos frikėsohemi nga kjo logjikė.
    Realiteti tėrėsor i unit, ashtu siē del nga pėrvoja, nuk mund tė reduktohet tėrėsisht me dukurinė e prishjes, e shpėrbėrjes; uni nuk e shteron qenien (konsistencėn) e vet, me aq sa shihet tek ai dhe konstaton se vdes.
    Ka tek uni diēka jo-tė vdekshme, tė pavdekshme!

    Thashė se duhet guxim, sepse vihet re te njeriu njė dobėsi e madhe, prandaj do t’i nevojtet njė mbėshtetje qė ta ngushėllojė nė frikėn endemike qė e godet, pėrderisa imazhi tėrėsor i jetės sė tij pėson tundimin qė tė trajtohet nė aspektin e saj tė dukshėm dhe materialisht tė eksperimentueshėm.

    Torrkerry

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI I KATĖRT, NR. 6.

    REDUKTIMI (THJESHTĖZIMI) MATERIALIST.

    Ekziston njė kundėrshtim i pėrhapur nė lidhje me praninė tė personi njerėzor i kėtyre dy realiteteve qė nuk mund tė shkrihen tė njėri-tjetri.

    Nė kohėt e fundit ai objeksion lind nga njė vėzhgim qė do tė kisha dėshirė ta pėrshkruaj.
    Sidoqoftė ėshtė njė objeksion (vėrejtje) qė mund tė lind me lehtėsi tek secili nga ne, nė atė masė qė personaliteti nuk ėshtė ende fryt e njė pune, si ecje pėrpara drejt sė vėrtetės.

    Imaxhinoni njė grafik: njė vijė e drejtė horizontale nga e cila nė njė pikė tė caktuar, del njė vijė tjetėr nė njė drejtim tjetėr.
    Ky grafik pėrshkruan trajektoren e njė jete njerėzore nė aspektin e saj qė shihet drejtpėrdrejtė.
    Jeta njerėzore, ashtu si edhe jeta e ēdo frymori, lind nga njė element mashkullor dhe nga njė element femėror dhe, nė zhvillimet e saj mė tė para, diēka qė mund tė pėrshkruhet dhe tė analizohet si jeta e ēdo frymori tjetėr.
    “A shikoni, pra, - do tė thoshtė materialisti – se ajo qė duket mė vonė, domethėnė shpirti (mendja), zgjuarsia, mendimi, dashuria, ėshtė njė pasojė e tė dhėnave materiale fillestare.
    Edhe i ashtuquajturi shpirt ėshtė fryt i materies; njeriu, nga vetė natyra e tij, ėshtė materie”.

    Ėshtė e qartė se askush nuk mund ta mohojė qė – sikundėr e tregon edhe grafiku pėr tė cilin kemi folur – tek njeriu del nė sipėrfaqe njė nivel shprehės, qė shkėputet nga aftėsia shprehėse e jetės frymore, qoftė dhe asaj mė tė zhvilluarės.
    Veēse, materialisti do tė shėnonte se ēdo shprehje qė duket e lirė nga pozicionet e kohės dhe tė hapėsirės, domethėnė qė shkėputet nga vija horizontale, e cila tregon nivelin e jetės materiale, sidoqoftė e ka zanafillėn nga e njėjta pikė dhe prandaj ėshtė njė shfaqje, thjesht mė e zhvilluar, e tė dhėnave materiale.

    Torrkerry

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    REDUKTIMI (THJESHTĖZIMI) MATERIALIST (vazhdim).

    Pasojat e njė vizioni tė tillė tė gjėrave njihen mirė pėr thjeshtėsimin banalizues qė u bėjnė edhe shprehjeve mė fisnike tė pėrvojes njerėzore: kėshtu, e tėrė dukuria e dashurisė, me njė pafytyrėsi tė hidhur, trajtohet si njė fakt biologjik.

    Porse, duke dashur tė reagojmė nė mėnyrė racionale ndaj pozitave materialiste, le tė vėmė nė dukje pikėsėpari njė kontradiktė me pėrvojen.
    Nėse nė tė vėrtetėn, siē e kemi parė, pėrvoja tregon se tek unė ekzistojnė dy tipe realitetesh qė nuk mund tė shkrihen, tė reduktohen njėra tek tjetra, nuk mund t’i bėj qė tė pėrputhen, sepse tė shpjegosh dryshimin nė mes tyre duke e zhdukur fare, do tė thotė ta shtrėngosh, ta dhunosh pėrvojen, do tė thotė ta mbulosh pėrvojėn me njė paragjykim.

    Kėrkesa pėr unitet ėshtė vėrtet njė kėrkesė madhore e arsyes, kėrkesė nga e cila merr shkas tėrė zelli, tėrė fuqia e dinamikės sė zgjuarsisė (inteligjencės); porse kjo etje pėr unitet nuk mund tė vihet nė lojė deri nė atė pikė sa tė veprohet me hile; domethėnė deri nė atė pikė sa tė mohohet fare ose tė lihet nė harresė diēka, pėr tė krijuar mundėsinė qė tė shpjegohet gjithēka nė mėnyrė unitare.

    Ka thėnė filozofi gjerman Karl Jaspers: “Tė gjitha shkakėsitė (lidhjet, shkak-pasojė) empirike dhe proceset biologjike tė zvillimit, duken si tė zbatueshme pėr nėnshtresėn materiale tė njeriut, porse jo pėr vetė njeriun”.
    Njeriu nuk mund tė reduktohet tek ato procese.
    Vetė Krishti e kishte thėnė nė njė mėnyrė edhe mė tė drejtėpėrdrejtė dhe aktuale: “Jo vetėm me bukė rron njeriu”.

    Sė dyti, nė rrėnjė tė kėsaj harresė, domethėnė tė kėtij falsifikimi, meqė nė emėr tė njė “a priori” ecet kundėr dėshmisė sė qarte tė pėrvojės, qėndron njė gabim metode.
    Kemi parė tashmė se njeriu e kap (e kupton) vetveten vetėm nė ēastin e pranishėm.
    Pra, nė qoftė se nė kėtė tė tanishme, dalin nė dritė dy faktorė qė nuk shkrihen nė mes tyre dhe nėse duke iu drejtuar sė kaluarės duhet tė vė re se, duke e bėrė rrugės sė prapthi, tė dy faktorėt dallohen mė pak deri sa puqen nė mes tyre, pikėrisht pėr kėtė dukuri unė duhet tė gjej njė shpjegim, porse duke u nisur nga pohimi (afirmimi) i dy tė dhėnave qė hetoj nė ēastin e pranishėm.

    Unė shoh ēka ėshtė njė farė nė atė tė tanishme nė tė cilėn zhvillohet nė pemė.
    Pėrpara pemės do tė them: “Ėshtė plep”, dhe, pasi ta kem njohur plepin, do ta analizoj mė mirė farėn, kėshtu qė sot njė botanist mund tė thotė qė nė shikimin e parė: “Kjo ėshtė njė farė plepi”.
    Ēka ėshtė njė njeri, shihet qė nė tė tanishmen e njė zhvillimi mė tė pjekur tė faktorėve (pėrbėrėsve) tė tij: ēka ėshtė njė njeri kuptohet mė mirė te Sokrati ose te Danteja sesa nė masėn e paarsimuar.

    Po tė kisha njė piano me bisht tė mrekullueshme dhe tė kisha mundėsinė tė ftoja Benedetti Michelangeli-n, do tė dehesha menjėherė nga muzika qė ekzekutuesi i madh do tė nxirrte nga pianoja: unė e dėgjoj me vėmendje tė madhe e me tension; aftėsia e tij artistike dhe instrumenti material formojnė njė trup tė vetėm, njė gjė tė vetme.
    Por, sikur dikush ta sabotonte instrumentin para koncertit dhe t’ia lironte kordat (telat), ai instrument nuk do tė ishte i pėrshtatshėm pėr tė shprehur muzikėn dhe Benedetti Michelangeli nuk do tė munte ta paraqiste artin e vet.

    Mund tė eksperimentohet nė mėnyrė tė pėrsosur, prandaj racionale (tė arsyeshme), njė unitet i pėrbėrė nga dy faktorė qė nuk shkrihen njėri tek tjetri, porse nė atė unitet dalja nė sipėrfaqe e faktorit tė dytė kushtėzohet nga njė farė zhvillimi i faktorit tė parė.
    Kėshtu trupi i njeriut duhet tė zhvillohet deri nė atė shkallė sa tė arrijė “tė akordohet”, ashtu siē duhet pėr shprehjen gjenjale tė shpirtit njerėzor.

    Ky pėrfundim i jep vlerėn qė i takon aspektit tė dyfishtė, tė pareduktueshėm nė diēka tė vetme, tė faktorėve, ashtu siē dokumentohen nė pėrvojėn e sė tanishmes, pa hequr dhe pa thjeshtėzuar asgjė.

    Torrkerry

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 5.

    NDJENJA FETARE: NATYRA E SAJ.



    E kemi motivuar tashmė se nga pikėpamja metodologjike pikėnisja pėr tė bėrė njė anketė, si ajo qė na intereson, duhet tė jetė nga pėrvoja vetjake, nga vetvetja-nė-veprim.
    I kemi nxjerrė nė pah, duke reflektuar qė nė fillim, faktorėt qė hyjnė nė lojė nė pėrvojėn tonė, tė cilėt na kanė treguar se nuk ka njėzėshmėri (uniovocita’) nė pėrbėrjen njerėzore, prandaj kemi aspektin material dhe shpirtėror tė jetės sonė.
    Tani le tė vėzhgojmė faktorin fetar si aspektin themelor tė faktorit shpirtėror.


    1. Niveli i disa pyetjeve.

    Tė shohim si mund tė afrohemi nė vija tė pėrgjithshme pėr tė kuptuar thelbin e kėtij faktori.

    Faktori fetar pėrfaqėson natyrėn e unit tonė, pėrderisa shprehet me disa pyetje: “Cili ėshtė kuptimi i fundit i ekzistencės?”. “Pėrse, vallė, ekziston dhembja, vdekja,, nė fund tė fundit, pėrse ia vlen mundimi qė tė jetohet?”
    Ose nga njė pikėpamja tjetėr: “Nga se dhe pėr ēfarė qėllimi ėshtė bėrė realiteti?”.
    Ja, pra, ndjenja fetare zė vend brenda realitetit tė unit tonė, nė nivelin e kėtyre pyetjeve: Puqet me atė impenjim rrėnjėsor tė unit tonė me jetėn, qė dokumentohet nė kėto pyetjeve.

    Njė nga copat letrare mė tė bukura ėshtė ajo ku “Bariu endacak i Azisė”, i poetit Leopardi, i parashtron hėnės, qė duket sikur sundon pafundėsinė e qiellit dhe tė tokės, pyetjet qė dalin nga horizonti, edhe ky i pafund:

    “Shpesh, kur unė tė kundroj
    Si rri kaq e heshtur mbi fushėn e shkretė,
    Qė nė hapsirėn e saj kufizohet me qiellin;
    ose, kur me tufėn time,
    ti mė ndjek gjatė udhėtimit pak e nga pak,
    dhe kur shoh nė qiell si flakėrojnė yjet;
    mendoj e them me vete:
    pėrse vallė tėrė kėto shkėlqime?
    Ēfarė bėn ajri i pafund dhe ajo e thellė
    Qetėsi e pafund? Do tė thotė kjo
    Vetmi e paanė? Dhe unė ēfarė jam?”

    Qė nė kohėt mė tė lashta, njė nga krahasimet mė tė pėrdorura pėr tė shembėllyer brishtėsinė dhe enigmėn e fundit nė lidhje me jetėn njerėzore, ėshtė bėrė me gjethet e thata qė bien nė vjeshtė.
    Ja, do tė mund tė thoshin se ndjenja fetare ėshtė ajo karakteristikė qė cilėson nivelin njerėzor tė natyrės dhe qė identifikohet me intuitėn e zgjuar (inteligjente) dhe emocionin dramatik, me tė cilin njeriu, duke shikuar jetėn e vet dhe tė njerėzve tė tjerė si ai, thotė:

    “Jemi si gjethet...,
    Larg nga dega jote,
    O gjethe e gjorė e brishtė,
    Ku vete, kėshtu?”.

    Megjithatė, rimarrja nga Leopardi e temės sė trajtuar nga poeti francez Arnault, ka paraardhės shumė tė njohur, jo vetėm nė letėrsinė greke dhe shfaqet nė tė gjitha letėrsitė e botės.

    Ndjenja fetare ėshtė e pranishme aty, nė nivelin e kėtyre emocioneve, qė sikundėr thashė mė parė, janė inteligjente dhe dramatike, tė pashmangshme, pavarėsisht se zhurma dhe topitja e jetės shoqėrore, duken se duan t’i bėjnė tė heshtin:

    “Dhe ēdo gjė pėrbetohet tė heshtė pėr ne,
    paksa, sikur lihet nė heshtje
    njė turp; ndoshta,paksa, sikur lihet nė heshtje
    njė shpresė e pashprehshme”.

    Torrkerry

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 2.

    2. Nė fundin e qenies tonė.

    Kėto pyetje i ngjiten pas fundit tė qenies sonė: janė tė pashkulshme, sepse pėrbėjnė pėlhurėn nga e cila ėshtė ndėrtuar kjo qenie.

    Shėn Pali, nė ligjėratėn para Areopagut, kur bisedon me athinasit nė kėrkim tė njė pėrgjigjeje pėr pyetjet e fundit qė bėjnė tė flasė fundin e qenies sonė, i identifikon ato pėrgjigje me atė energji qė mbisundon, duke e nxitur, duke e mbėshtetur, duke e ripėrcaktuar vazhdimisht, tė gjithė lėvizhmėrinė njerėzore, duke pėrfshirė kėtu edhe vetė ato lėvizje qė bėjnė popujt, atė endjen e tyre poshtė e lart nėpėr botė “ne kėrkim tė Zotit”, tė atij “qė secilit i jep jetėn, frymėn, gjithēka”.

    Ēdo lėvizje e njeriut ka kėtė burim, ka kėtė rrėnjė energjike, ėshtė dytėsore dhe e varur nga ky burim i fundit, origjinal, rrėnjėsor dhe enigmatik.


    Torrkerry

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 3.

    3. Kėrkesa pėr njė pėrgjigje tėrėsore.

    Nė ato pyetje aspekti vendimtar jepet me anėn tė mbiemrave dhe tė ndajfoljeve: cili ėshtė kuptimi i fundit i jetės, nė fund tė fundit nga se pėrbėhet realiteti? Pėr ēka e vlen vėrtetė mundimi qė unė tė jem, qė realiteti tė jetė?

    Janė pyetje qė e shterojnė energjinė, tėrė energjinė kėrkuese tė arsyes. Janė pyetje qė kėrkojnė njė pėrgjigje tėrėsore, qė mund ta mbulojė tėrė horizontin e arsyes, duke e shteruar tė gjithė “kategorinė e mundėsive”.

    Nė tė vėrtetė ekziston njė koherencė e arsyes qė nuk ndalet, veēse kur arrin nė njė shterim tėrėsor nė kėtė pikė.

    “Nėn kaltėrsinė e dendur
    tė qiellit ndonjė zog deti ikėn;
    dhe kurrė nuk ndalon:
    sepse tė gjitha imazhet mbajnė kėtė shkrim:
    ‘pėrherė mė tutje’”.

    Sikur, vetėm duke iu pėrgjigjur njė mijė pyetjeve tė mund tė shpjegohej nė mėnyrė shteruese kuptimi i realitetit dhe njeriu tė merrte pėrgjigje pėr nėntėqind prej tyre, do tė ishte i shqetėsuar dhe i pakėnaqur si nė fillim. Nė Ungjillin ka diēka qė lidhet me sa thamė:

    “Ēfarė i duhet njeriut qė tė ketė nė dorė tėrė botėn, nė rast se humbet kuptimin e vetvetes? Ose ēfarė do tė japė njeriu nė kėmbim tė vetvetes?”

    Kjo “vetvete” nuk ėshtė asgjė tjetėr, pėrveēse kėrkesa e bujshme, e pashkatėrrueshme dhe substancore pėr tė afirmuar kuptimin e gjithēkaje. Dhe pikėrisht nė kėtė mėnyrė ndjenja fetare e pėrcakton unin: vendi i natyrės ku afirmohet kuptimi, domethėnia e gjithēkaje.

    Duket punė e drejtė tė zbatohet pėr kėtė afirmim, me njė analogji tė zbuluar, ajo qė thotė Leopardi pėr ndjenjė njerėzore tė dashurisė nė poezinė Mendimi mbisundues.

    “Shumė i ėmbėl, i fuqishėm
    Sundues i mendjes sime tė thellė,
    E tmerrshme, por e dashur
    Dhuratė e qiellit; shoqėrues
    I ditėve tė mia tė hobshme,
    Mendim qė kaq shpesh mė del pėrpara.

    Pėr natyrėn tėnde tė mistershme
    Kush nuk flet? Fuqinė e tij ndėr ne
    Kush nuk e ndien?...

    Sa e vetmuar ėshtė bėrė
    Mendja ime, qėkur
    Ti zure vend tek ajo.
    Shpejt, krejt porsi vetėtima,
    Mendimet e tjera
    Tė gjitha m’u larguan. Si njė kullė
    Nė mes tė fushės sė vetmuar,
    Veē ti qėndron, vigan, nė mes tė saj".

    Torrkerry.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 4.

    4. Shpėrpjesėtim ndaj pėrgjigjes tėrėsore.

    Sa mė shumė qė dikush thellohet nė pėrpjekjen pėr t’iu dhėnė njė pėrgjigje atyre pyetjeve, aq mė shumė e pėrcepton fuqinė e tyre, aq mė shumė zbulon shpėrpjesėtimin e vet pėr tė kthyer njė pėrgjigje tėrėsore.
    Ėshtė argumenti dramatik i Mendimeve (Pensieri) tė Leopardit.


    “Tė mos arrish tė jesh i kėnaqur nga asnjė tokėsore, dhe si tė thuash, as nga bota e tjerė; tė shikosh gjerėsinė e pamatshme tė hapėsirės, numrin dhe madhėsinė e mrekullueshme tė botėve, dhe tė zbulosh se ēdo gjė ėshtė e paktė dhe e vockėl pėr aftėsinė e shpirtit tėnd; tė pėrfytyrosh numrin e botėve si tė pafund, dhe gjithėsinė e pafundme, dhe tė ndiesh se shpirti dhe dėshira jonė do tė ishte edhe mė i madh se kjo lloj gjithėsie; dhe pėrherė t’i akuzosh sendet si tė pamjaftueshme dhe hiēgjė, dhe tė pėsosh tė fikėt dhe zbrazėtirė tė brendshme, prandaj mėrzitje, mė duket mua shenja mė e lartė e madhėshtisė dhe e fisnikėrisė qė mund tė shihet nė natyrėn njerėzore”

    Pyetjet pa fund nxjerrin nė pah kundėrshtime (kontradikta) ndėrmjet vrullit tė kėrkesės dhe kufizimeve qė ka matja njerėzore, kur kėrkon tė zgjidhė diēka. Megjithatė, ne e lexojme me kėnaqėsi njė tekst, pėrderisa drithėrimi i atyre pyetjeve dhe dramaaciteti i atij shpėrpjesėtimi, nėnkuptojnė tematikėn e trajtuar.

    Nėse na prek fuqia dhe mprehtėsia e ndjeshmėrisė sė Leopardit, kjo ndodh sepse i jep zė diēkaje qė jemi ne, njė kundėrshti (kontradiktė) e pazgjidshme: “misteri i pėrjetshėm/ i qenies sonė” i kėngės Mbi portretin e njė gruaje tė bukur.

    “Dėshira tė pafundme
    Dhe vegime krenare
    Krijon nė mendimin e vagėlluar,
    Falė njė vetie tė natyrshme,
    Njė armoni e thellė;
    Kėshtu mbi detin e kėndshėm, plot mister
    Endet spirti njerėzor;
    Siē bėn pėr kėnaqėsinė e vet
    Notari i guxishėm nė oqean;
    Por, kur njė tingull i ēakorduar
    Lėndon veshin, nė asgjė
    Kthehet nė ēast tėrė ajo parajsė.

    O natyrė njerėzore, sa e brishtė dhe e ulėt je nė ēdo gjė,
    Pėrderisa je pluhur dhe hije, pėrse ndien kaq lart?
    Meqė ke dhe diēka tė njerėzishme,
    Si ndodh qė mendimet dhe ndjenjat e tua mė tė denja
    Kaq me lehtėsi ndizen dhe shulen
    Pėr shkaqe kaq tė ulėta?

    Torrkerry

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 5.

    5) Shpėrpjesėtim strukturor.

    Pėrgjigja e pashterueshme ndaj kėrkesave qė pėrbejnė unin tonė ėshtė strukturore, domethėnė kaq e pandarė (inherente) me natyrėn tonė, saqė pėrfaqėson karakteristikės e tė qenit.

    Po ta quajmė pėrkohėsisht “zot a perėndi” termin e papėrcaktueshėm tė kėsaj thirrjeje tė shkruar brenda nesh, poeti Rilke e shpall si tė pėrhershėm, si pėrfundimtar, nė njė poezi tė veten tė mrekullueshme:

    “Shuajma dritėn e syve, dhe unė ende tė shoh,
    mė bėj tė shurdhėr dhe dėgjoj zėrin tėnd;
    m’i pre kėmbėt, dhe unė vrapoj nė rrugėn tėnde,
    pa gojė, pėr ty do tė thurja lutje.

    M’i kėput krahėt, dhe unė tė shtrėngoj
    me zemrėn time, tė bėrė papritur, dorė;
    po ta ndalosh zemrėn, rreh mendja ime;
    digje dhe kėtė, atėherė, gjaku im
    do tė tė presė, o Zot, nė ēdo pikė tė tij”

    Pas njė milion vitesh, ēėshtja e shtruar nga ato pyetje, kushedi, do tė jetė e acaruar, por pa pėrgjigje.

    “Ndoshta, po tė kisha krahė
    do tė fluturoja pėrmbi retė,
    dhe yjet t’i numėroja njė nga njė
    ose si bubullima tė endesha skaj mė skaj,
    mė i lumtur do tė isha, o grigja ime e dashur,
    mė i lumtur do tė isha, o e bardha hėnė”.


    150 vjet pas Leopardit, “njeriu endet si bubullima, skaj mė skaj tė qiellit me aerooplanėt e vet reaktivė dhe i “yjet i numėron njė nga njė” me satelitėt e vet. Po a mund tė thuhet qė ndėrkaq njeriu ėshtė bėrė, qoftė edhe njė thėrrime, mė i lumtur se mė parė? Sigurisht qė jo. Ka diēka qė pėr vetė natyrėn e saj, qėndron “pertej” ēdo mundėsie tė njeriut.

    Nė njė kapitull tė librit tė vet Nga shkenca te besimi, matematikani i madh Francesco Severi, mik i ngushtė i Einsteinit, thotė se sa mė shumė qė thellohej nė kėrkimin shkencor, aq mė shumė i bėhej e qartė se ēdo gjė qė zbulonte, dora-dorės qė ecte pėrpara, “ishte nė funksion tė diēkaje absolute qė kundėrvihet si njė pritė, njė digė elastike...kur do ta kapėrcesh me mjete njohėse”.
    Sa mė shumė qė ecte pėrpara puna e tij kėrkimore, aq mė shumė horizonti qė arrinte, i shfaqej si njė shpėnie te njė horizont tjetėr i mėtejmė, duke e bėrė qė ta pėrceptonte arritjen e vet vetėm si njė funksion qė e shtynte mė tutje kah njė x , njė quid (njė diēka) qė ishte pėrtej kushteve nė tė cilat vepronte.
    Kur puna kėrkimore arrinte nė njė farė caku, objekti i veprimit, X-i, zhvendosej.
    Mund tė shėnohej kėshtu ky proces:

    r > I . . .x > I . . .x > I x. . . .

    r-ja ėshtė energjia kėrkuese e arsyes njerėzore dhe ėshtė liri; dhe x (iksi) ėshtė pikarritja e pėrkohshme, qė priret kurdoherė kah njė e panjohur e mėtejme.

    Nėse dikush impenjohet seriozisht tė zbatojė kėtė dinamikė, sa mė shumė qė ecėn pėrpara, aq mė shumė i bėhet e qartė pafundėsia dhe shpėrpjestimi ndėrmjet objektit nė studim dhe thellėsisė sė pyetjeve qė dalin pėrpara.
    Ėshtė njė pėrvojė e tillė qė e ka kthyer te feja Francesco Severin – e thoshte me gojėn e vet – pas pesėdhjetė vjetėve pėrvojė tė lartė shkencore.
    Nė njė bisedė qė pati me Einsteinin, pak ditė para vdekjes sė kėtij tė fundit, dhe pėr tė cilėn tregoi pastaj nė faqen e tretė tė gazetės “Corriere della sera”, diskutoi edhe me fizikanin e madh nė lidhje me temėn fetare.
    Einsteini, nė njė farė pike tė bisedės i tha: “Kush nuk pranon misterin e padepėrtueshėm, nuk mund tė jetė as shkencėtar”.
    Nė tė vėrtetė ajo qė e karakterizon shkencėtarin ėshtė impenjimi i thellė dhe i hapur nė punėn e tij kėrkimore pėrballė ēdo dukurie (fenomeni) dhe rrethane.
    Po nuk e pranoi atė x (iksi) tė pamatshėm, po nuk e pranoi hapėsirėn e pafund ndėrmjet horizontit tė fundit dhe aftėsisė sė hapave njerėzore, njeriu e eliminon kategorinė e mundėsisė, qė ėshtė pėrmasa mė e lartė e arsyes; sepse vetėm njė objekt i pamatshėm mund tė pėrfaqėsojė njė ftesė tė pakufishme pėr njė hapje strukturore te njeriu.
    Jeta ėshtė uri dhe etje e pasion pėr njė objekt tė fundit qė i shfaqet nė horizontin e vet, por qė qėndron kurdoherė pėrtej atij horizonti.
    Dhe kjo e bėn njeriun njė kėrkimor qė s’njeh pushim.

    Thotė Sakespear-i nė Hamletin: “O Horac, ka mė shumė gjėra nė qiell e nė tokė sesa nė filozofinė tėnde”.
    Gjithmonė do tė ketė mė shumė gjėra nė qiell e nė tokė – domethėnė nė realitetin – sesa nė perceptimin dhe konceptimin tonė te realitetit – domethėnė nė filozofinė.

    Prandaj, filozofia duhet tė ketė pėrvujtėrinė e thellė qė tė jetė njė pėrpjekje tėrėsisht e hapur dhe plot dėshirė qė tė pėrshtatet, tė plotėsojė, tė ndreqė: duhet tė sundohet nga kategoria e mundėsisė.
    Dhe aty ku mungon kategoria e mundėsisė, bllokohet ecja pėrpara.
    Ecja nė kėtė mėnyrė, paracaktohet nga projekti i pushtetit ose nga projekti i interesit vetjak.
    Ē’ ėshtė e vėrteta, njė shoqėri ideologjike (e ideologjizuar) ka prirjen tė ngrijė ēdo punė kėrkimore tė vėrtetė: e pėrdor pushtetin si njė vegėl pėr ta pėrmbajtur kėtė lloj veprimtarie kėrkimore brenda ca kufinjve realizmi dhe manifestimi.
    Njė diktaturė nuk ėshtė e interesuar kurrėn e kurrės qė puna kėrkimore rreth njeriut tė jetė e lirė, sepse njė veprintari kėrkimore rreth njeriut ėshtė caku mė i rrezikshėm pėr pushtetin, ėshtė burim i pakontrollueshėm mundėsish pėr t’iu kundėrvėnė.

    Aty ku mungon njė qėndrim i pėrvuajtur ndaj mundėsisė pėr njė reformim thelbėsor tė konceptimit njerėzor, metamorfoza nis patjetėr: filozofi bėhet ideologji.
    Dhe metamorfoza kryhet nė atė masė, sipas secilės mund tė quhet si diēka “normale” qė konceptimi pėr jetėn tė ketė prirje pėr t’u imponuar.
    Kėshtu del nė skenė dhuna e pushtetit.

    Torrkerry

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 6
    6. Trishtim.


    Mendhjamadhėsisė sė pushtetit, plot me censura dhe ndalesa, i pėrgjigjet tek individi, te njeriu real, trishtimi i madh, tipar themelor i jetės sė vetėdijshme pėr veten, “dėshirė pėr njė tė mirė qė mungon”, thoshte Shėn Toma.

    Pafundėsia (tė qenėt i pamasė) e objektit qė kėrkohet me tė vėrtetė nga aftėsia njerėzore pėr “tė hapur”, bėn qė tė jetohet pėrvoja e njė zotėrimi, qė pėr vetė natyrėn e tij ėshtė diēka qė tė ikėn.

    ‘Ēdo gjė qė ti thua ose bėn
    ėshtė njė thirrje brenda:
    nuk ėshtė pėr kėtė, nuk ėshtė pėr kėtė!

    Dhe kėshtu ēdo gjė e shpie
    tė njė pyetje e fshehtė:
    veprimi ėshtė njė pretekst...
    Nė afėrsinė e Zotit
    jeta grabit
    nga reservat jetėshkurtra,
    ndėrsa secili kapet,
    pas njė tė mirė tė vet qė i thotė: lamtumirė!”(C. Rebora).

    Kėshtu, trishtimi lind nga ajo “fuqi vepruese qė na lodh nga njėra lėvizje tek tjetra”; dhe “lodhja” e Foscolo-s bėhet “shqetėsimi, sėkėlldia”, paqėtėsia leopardiane e shkarguar nga

    “...njė shpor [qė} gati mė ther
    aq shumė, sa duke qėndruar ulur, jam mė larg se kurrė
    nga mundėsia pėr tė gjetur paqe ose vend”.

    Tė jemi tė vetėdijshėm pėr vlerėn e kėtij trishtimi, do tė thotė tė identifikohemi me ndėrgjegjjen e lartėsisė sė jetės dhe me ndjenjėn e fatit tė saj.
    Kėshtu nė veprėn Demonėt shkrimtari rus F. Dostojevskij mund tė tregojė me fisnikėri:

    “...kishte ditur tė prekte nė zemrėn i mikut tė vet ata telat mė tė ndjeshėm dhe tė nxiste tek ai ndjenjėn e parė, ende tė papėrcaktuar, tė atij trishtimi tė shenjtė e tė pėrjetshėm, qė ndonjė shpirt i zgjedhur, pasi e ka shijuar dhe e ka njohur njė herė, nuk do ta kėmbėjė kurrė, pastaj, mė njė kėnaqėsi me ēmim tė lirė (ka dhe ca amatorė tė ndėrtuar nė atė mėnyrė qė kėtė tishtim e pėlqejnė pėrmbi ēdo kėnaqėsi tjetėr mė rrėnjėsore, po ta pranojmė se ėshtė e mundur njė kėnaqėsi e tillė).

    Nė qoftė se trishtimi ėshtė ajo shkėndijė qė ndizet nga pėrvoja jetėsore e ndryshimit tė potencialit “ndėrmjet fatit (destinacionit) ideal dhe papėrfundimit historik, sheshimi i atij ndryshimi, i asaj “diferencė) potenciali – sido qė tė ketė ndodhur – krijon tė kundėrtėn logjike tė trishtimit, domethėnė dėshpėrimi.

    “Vetėm ideja e qėndrueshme, e parheshtur, se ekziston diēka pafundėsisht mė e drejtė dhe mė e lumtur se unė, oh! Sa mė mbush plot mallėngjim dhe lavdi, cilido qė tė jem unė, ēfarėdo qė tė kem bėrė! Pėr njeriun, shumė mė e nevojshme se lumturia vetjake, ėshtė tė dijė dhe nė ēdo ēast tė besojė se ekziston, diku nė njė farė vendi, njė lumturi e pėrsosur dhe e qetė, pėr tė gjithė dhe pėr gjithēka...I tėrė ligji i ekzistencės njerėzore qėndron vetėm nė kėtė: qė njeriu tė mund tė pėrkulet kurdoherė pėrpara diēkaje pafundėsisht tė madhe.
    Sikur njerėzve t’u hiqej kjo pafundėsisht e madhe, ata nuk do tė mund tė jetonin mė tej dhe do tė vdisnin duke u bėrė pre e dėshpėrimit”.

    Ndoshta, edhe komenti i njė vajze tė re drejtuar njė miku, nuk ka rėndėsi mė tė paktė se intuita e shkrimtarit tė madh rus: “Sikur punėt tė ishin vetėm ajo qė shohim, do tė ishim tė dėshpėruar”.

    Porse, ndoshta, nė asnjė faqė tė letėrsisė, nuk shprehet struktura filozofike dhe dinamizmi ekzistencial i pėrditshėm i atij trishtimi, me aq forcė si nė pjesėn e fundit tė poezisė sė Leopardit Mbrėmja e ditės sė festės.

    “...Ah, nėpėr rrugė
    Dėgjoj, jo larg, kėngėn e vetmuar
    Tė zejtarit, qė kthehet natėn vonė,
    Pas zbavitjeve, nė shtrehėn e vet tė varfėr;
    Dhe zemra mė rrudhet nė gjoks,
    Kur mendoj si kalon ēdo gjė nė kėtė botė,
    Gati pa lėnė gjurmė fare. Ja si iku
    Dita e festės, dhe pas ditės sė festimit
    Vjen dita e zakonshme, dhe koha merr me vete
    Ēdo punė njerėzore. Ku ėshtė tani jehona
    E atyre popujve tė lashtė? Ku ėshtė fama
    E tė parėve tanė tė pėrmendur, dhe perandoria e madhe
    E Romės sė dikurshme, e armet, e rropama
    Qė u pėrhap nė oqean e nė tokė?
    Ēdo gjė ėshtė paqe e heshtje, ēdo gjė e lė prapa
    Bota, dhe s’bėhet mė fjalė pėr to.
    Nė moshėn time tė njomė, kur e pret
    Me shumė dėshirė ditėn e festės, tani
    Qė ajo u shua, unė plot me dhembje, zgjuar,
    Nė shtrat pėrpėlitesha; dhe natėn vonė njė kėngė qė dėgjohej ndėr rrugica, dhe u larguar venitej pak nga pak,
    Po ashtu ma ndrydhte zemrėn”.

    Torrkerry

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 5, NR. 7.



    7. Natyra e unit si premtim.

    “Ēka kėrkon njeriu nė kėnaqėsitė e jetės ėshtė njė pafundėsi, dhe askush nuk do tė hiqte dorė ndonjėherė nga shpresa pėr tė arritur kėtė pafundėsi”.
    Kjo vėrejtje e Pavesė-s shoqėrohet me pohime tė tjera dramatike nė ditarin e tij.
    Pasi shkrimtari fitoi ēmimin e njohur pėr letėrsinė, ēmimin Strega, bėri kėtė koment: “Fitove edhe ēmimin e prodhimtarisė. Je zot i vetes, i fatit tėnd. Je i famshėm ashtu si ai qė nuk kėrkon tė jetė i tillė. Megjithatė, tėrė kjo do tė marrė fund. Ky gėzim yt i thellė, kjo ngopje e zjarrtė, pėrbėhet nga ca gjėra qė ti nuk i ke llogaritur. Tė ėshtė dhėnė [nga tė tjerėt]. Kė, kė, kė tė falėnderosh? Kė duhet tė blashfemosh atė ditė kur ēdo gjė do tė zduket pa lėnė gjurmė? Ditėn e ēmimit Strega: “Nė Romė, apoteozė. E pastaj?”.

    Porse, tashmė, qė nė shėnimet e para tė ditarit tė tij kishte nxjerrė krye njė vėrejtje me vlerė themelore: “Sa i madh ėshtė mendimi se, vėrtet, pėr asgjė nuk na detyrohet ndokush (askush nuk na ka borxh diēka).
    A mos na ka premtuar vallė ndokush diēka ndonjėherė?
    E atėherė, pėrse rrimė duke pritur?”.
    A nuk ka menduar, ndoshta, se pritja ėshtė vetė struktura e natyrės sonė? Ajo nuk ėshtė njė llogaritje: ėshtė diēka e dhėnė. Premtimi ėshtė qė nė zanafillė, qė nė vetė zanafillėn e pėrbėrjes sonė? Kush e ka bėrė njeiun e ka bėrė si “premtim”.
    Nga pikėpamja strukturore njeriu ėshtė njė pritje, nga ana strukturore ėshtė njė lypės: nga ana strukturore jeta ėshtė premtim.

    Mė kujtohet njė pjesė dialogu nga njė “blues” i Jamės Baldėin-it:

    Richard-i: Edhe ti, kur ishe vajzė e vogėl, ishe e bindur sė dije mė shumė se babai yt dhe nėna jote, ėshtė e vėqrtetė kjo? Vė bast se, thellė-thellė, brenda vetės sate, kėshtu mendoje, moj plaka ime.

    Nėna Henry: Aspak. Pėrkundrazi, mendoja se do tė njihja shumė gjėra, sepse njerėzit e mi kishin lindur sklevėr dhe unė kisha lindur e lirė.

    Richard-i: Dhe, a ke njohur shumė gjėra?

    Nėna Henry: Kam njohur ato qė duhej tė njihja: tė kujdeshesha pėr burrin dhe tė rissja fėmijėt nė frikėn e Zotit.

    Richard-i: Ti e di se unė nuk besoj Zotin, moj gjyshe.

    Nėna Henry: Ti s’di ēfarė thua; s’ėshtė e mundur qė ti tė mos besosh nė Zotin. Nuk vendos ti pėr kėtė.

    Richard-i: Kush tjetėr mund tė vendosė?

    Nėna Henry: Jeta; vendos jeta, qė ėshtė brenda teje. Ajo e di se nga vjen dhe beson nė Zotin”

    Ruaj, nė mes tė kujtimeve tė kohės kur jepja mėsim nė lice, zhdukjen tragjike tė njė profesori latinishtes dhe tė greqishtes sė vjetėr: vdiq papritur ndėrsa jepte mėsim nė katedėr.
    Nė varrim qėndroja disi mėnjanė, ndėrsa merrnin arkivolin; ktheva kokėn dhe pashė afėr meje njė profesor filozofie, qė njihej nė shkollė si ateist.
    Fytyrėn e kishte shumė e tendosur, dhe unė, ashtu si pa kujtuar, isha ndalur njė sekond mė tetėr pėr t’i hedhur njė vėshtrim.
    Atėherė, e ndieu veten si tė pyetur dhe thirri: “Vdekja ėshtė fakti qė qėndron nė tėrė zanafillėn e filozofisė”.

    Horizonti, tek i cili arrin njeriu, ėshtė si njė shenjė varri; vdekja ėshtė zanafilla dhe stimuli (nxitja) i tėrė kėrkimeve, sepse padepėrtueshmėria e pyetjes njerėzore pikėrisht aty gjenkontradiktėn mė tė fuqishme dhe mė tė pacipė. Veēse, kjo kontradiktė nuk e zhduk, por e acaron mė shumė pyetjen.

    Dikur nė tė kalurėn, nė Garbagnate, afėr Milanos, ishte njė sanatorium ku kisha shkuarpėr tė takuar njė person. Kur po dilja, mė erdhi pas njė infermier : njė i sėmurė ishte duke vdekur dhe kapelani i spitalit nuk ndodhej aty. Ishte njė djalosh pak mė i madh se njėzet vjeē, shumė i thjeshtė dhe i ēiltėr: mė ka lėnė pėrshtypje, sepse nga qėndrimi i tij dukej sikur numėronte, i qetė, rrahjet e zemrės dhe thoshte me vete: “Edhe njė.. “ Disa vdekje janė kaq tė kthjellta deri nė fund. Ai djaloshi vdiq i qetė. Dhe kam menduar sikur dikush tė ishte plotėsisht i vetėdijshėm pėr vdekjen qė po i vjen, vetėdija e tij a do ta ndiente si tė dėshpruara? Kur njė energji ėshtė e tendosur, po ndeshi nė nje pengesė, tendoset akoma mė shumė nuk shtendoset.

    Torrkerry

Faqja 5 prej 25 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •