Mėsim pėr njė jetė tė krishtėre. Shkolla e komunitetit (vazhdim).
d) Kritere pėr vlerėsimin.
Atėherė, le tė pyesim vete: cili ėshtė kriteri qė na lejon tė gjykojmė pėr atė qė na ndodh nė vetvete?
Dy janė mundėsitė: ose kriteri nė bazė tėė tė cilit gjykojmė atė qė shohim nė veten tonė ėshtė I marrė nga jashtė vetės sonė, ose ky kriter mund tė gjendet brenda vetes tonė.
Nė rastin e parė, do tė binim nė situatėn tjetėrsuėse qė kemi pėrshkruar mė parė. Edhe po tė kishim bėrė njė hetim ekzistencial nė vetė tė parė, duke refuzuar pra t’ju drejtoheshim hetimeve tė bėra nga tė tjerėt, por nga tė tjerėt tė merrnin kriteret pėr tė gjykuar veten, rezultati tjetėrsues nuk do tė ndryshonte. Do tė benim nė kėtė mėnyrė qė kuptimi I asaj qė jemi tė varej nga diēka qė ėshtė jashtė nesh.
Kėtu ama mund tė mė bėhej njė kundėrshtim I zgjuar: meqėnėse njeriu, para se tė jetė nuk ishte, nuk ėshtė e mundur qė t’i japė vetvetes njė kriter gjykimi. Megjithatė ky kriter ėshtė diēka qė “jepet”.
Tani, qė ky kriter ėshtė brenda nesh (imanent) nuk do tė thotė qė ja japim vetes: ėshtė i thithur nga vetė natyra jonė, d.m.th. na jepet bashkė me natyrėn tonė (ku me fjalėn natyrė nėnkuptojmė nė njė mėnyrė mjaft tė qartė fjalėn Perėndi, me njė fjalė shnjėn e origjinės fillestare tė unit tonė).
Vetėm kjo mund tė kuptohet si njė zgjidhje metodologjike e arsyeshme, jo tjetėrsuese.
Kriteri pėr tė gjykuar kėtė reflektim mbi vetėqenien njerėzore duhet tė jetė pra brenda strukturės origjinale tė personit.
torrkerry
Krijoni Kontakt