Close
Faqja 9 prej 25 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 244
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 8:
    PASOJA TĖ QĖNDRIMEVE TĖ PAARSYESHME
    PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT.

    3)HUMBJE E LIRISĖ.

    C) Themel i lirisė.

    Vetėm Kisha, duke ndjekur traditėn e vet, mbron vlerėn absolute tė personit, qė nga ēasti i parė i ngjizjes deri nė ēastin e fundit tė pleqėrisė, qoftė dhe e mbetur fare dhe e padobishme: mbi ē’ bazė e bėn kėtė?
    Si ėshtė e mundur qė njeriu ta gėzojė kėtė tė drejtė, kėtė gjė absolute, pėr hir tė sė cilės, edhe sikur tė zhvendosej bota, ai ka nė vetvete diēka qė i jep tė drejtėn tė mos zhvendoset?
    Ka pėrbrenda diēka, falė sė cilės, mund ta gjykojė botėn nga e cila u lind.

    Sikur njeriu tė lindte tėrėsisht nga biologjia, nga babai dhe nėna, njė ēast i shkurtėr, gjatė tė cilit e tėrė rrjedha e reagimeve tė kaluara tė panumerta arrin tė prodhojė kėtė frytė jetėshkurtėr; sikur njeriu tė ishte vetėm kaq, do tė ishte vėrtetė qesharake, qesharake nė mėnyrė cinike, fjala “liri”, shprehja “tė drejta tė njeriut”, vetė fjala “person”.
    Liria nė kėtė mėnyrė pa baza, ėshtė flatus vocis: njė tingull i kulluar qė e merr era.

    Vetėm nė njė rast, kjo pikė, qė ėshtė njeriu i vetėm, ėshtė i lirė nga tėrė bota, ėshtė i lirė, dhe tėrė bota nuk mund ta detyrojė; vetėm nė njė rast ky imazh i njeriut tė lirė ėshtė i shpjegueshėm, po tė supozohet se ajo pikė nuk pėrhėhet vetėm nga biologjia e babait dhe e nėnės, por zotėron diēka qė nuk buron nga tradita biologjike e rrethanave tė mėparshme mekanike, por qė ėshtė nė raport drejpėrdrejtė me pafundėsinė, nė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejtė me zanafillėn (origjinėn) e tėrė rrjedhės sė botės, e tėrė “rrethit” me atė X tė mistershėm qė qėndron pėrmbi rrjedhėn e realitetit, domethėnė Zoti.

    Ėshtė ajo qė thotė katekizmi i shėn Piut X, kur afirmon : “trupi jepet nga prindėrit, por shpirti futet drejtpėrdrejtė nga Zoti”.
    Pėrveē formulimit skolastik, ky “shpirt” tregon pikėrisht se ekziston njė quid (diēka e papėrcaktuar) brenda meje qė nuk buron nga njė faktor i biologjisė se babait tim dhe nėnės sime; ai ėshtė nė varėsi tė drejtpėrdrejtė nga pafundėsia, nga ajo qė bėn tėrė botėn.
    Vetėm, duke ndjekur hipotezėn se tek unė ekziston kjo marrėdhėnie, bota mund ta bėjė me mua ēfarė tė dojė, por nuk mė mund, nuk mė kapėrthen, nuk mė kap, unė jam mė i madh, unė jam i lirė.

    Kėtu bazohet dhe shpjegohet e drejta themelore pėr lirinė e ndėrgjegjes, prandaj pėr aftėsinė dhe detyrėn pėr tė gjykuar dhe pėr tė vepruar sipas njė krahasimi tė fundit vetjak me tė vėrtetėn dhe tė mirėn.

    Ja paradoksi: liria ėshtė varėsia nga Zoti.
    Ėshtė njė paradoks, por ėshtė shumė i qartė.
    Njeriu – njeriu konkret, unė, ti – nuk ishte, tani ėshtė, nesėr nuk do tė jetė mė: pra ėshtė i varur.
    Ose varet nga rrjedha e rrethanave tė mėparshme materiale, dhe ėshtė skllav i pushtetit; ose varet nga diēka qė qėndron nė zanafillė tė rrjedhės sė gjėrave, pėrtej kėtyre, domethėnė nga Zoti.

    Liria njėtėsohet (identifikohet) me varėsinė nga Zoti nė nivel njerėzor, domethėnė liri e njohur dhe e jetuar.
    Ndėrsa skllavėria ėshtė ta mohosh ose ta censurosh kėtė marrėdhėnie.
    Ndėrgjegja e jetuar e kėsaj marrėdhėnieje quhet fetari.
    Liria qėndron nė fetarinė!
    Prandaj e vetmja pengesė, i vetmi kufi, i vetmi cak qė i kundėrvihet diktaturės sė njeriut mbi njeriun, qoftė ky burrė ose grua, qofshin prindėr ose fėmijė,qoftė qeveri apo qytetarė, qofshin padronė apo punėtorė, qofshin krerė partish dhe strukturash nė tė cilat njerėzit shėrbėjnė, e vetmja pengesė, dhe i vetmi kufi, i vetmi kundėrshtim ndaj skllavėrisė sė pushtetit, e vetmja ėshtė fetari.

    Prandaj, kushdo qė ka nė dorė pushtetin, cilido qoftė ai, pjesėtar familjeje ose kolektiv, pėson tundimin qė ta urrejė fetarinė e vėrtetė, me pėrjashtim tė rasteve kur ėshtė thellesisht fetar ai vet.
    Kėshtu, pėr shembull, nė marrėdheniet mes burrit dhe gruas, nė mes djalit dhe vajzės, nuk ekziston asgjė mė e urryer dhe e frikėsuar se njė fetari e vėrtetė (autentike) tek tjetri ose tek tjetra, sepse ėshtė njė kufi qė i vehet zotėrimit tė tjetrit, ėshtė njė sfidė qė i bėhet kėtij zotėrimi.
    Mė kujtohet pėrshtypja qė mė pati bėrė njė artikull nė faqen e trėtė tė gazetės “Corriere della Sera” mbi shkencėtarin Julian Huxley. Artikulli po dilte pak kohė pasi shtypi kishte zhvilluar njė fushatė tė madhe kundėr neonazizmit, sepse nė qytetet si Milano-ja ishin dukur kryqe tė thyera mbi muret .
    Natyrisht, njerėzve u kujtoheshin mirė Dachau dhe Auschėitz-i, dhe masakrimi i njeriut, mohimi i qytetėrimit tė njerėzores.
    Artikulli mbronte tezėn e mundėsisė dhe tė nevojės pėr tė krijuar njė brez pasardhėsish tė pėrsosur, nėpėrmjet njė kontrolli tė lindjeve, qė do t’i eliminonte tė gjithė tipat e papėrsosur.
    Po kush do t’i pėrcaktonte vallė kriteret dhe kufijtė pėr njė punė tė tillė? Nė fund tė fundit, vetė pushteti.
    Pikėrisht, vetė sistemi nazist.
    Thoshte i madhi Pasternak:”Tė puqesh plotėsisht me tipin ėshtė shuarja e njerėzores”.
    Ai kishte parasysh imazhin e njeriut skllav tė pushtetit. Pa mbrojtjen e mardhėnies sė vet me Zotin,njeriu ėshtė tėrėsisht nė mėshirėn e njė konceptimi tė dobishėm pėr pushtetin dhe tė mbėshtetur prej tij me ēdo mjet.

    Me tė drejtė gazetari Ronchej, duke cituar Sollzhenicinin nė “Corriere della sera”, vinte nė dukje se Machethi, nė tragjedinė e Shakespeare-it ka qenė kriminel sepse kishte vrarė shtatė persona.
    Pėr tė vrarė gjashtė milionė nevojtej njė shumėfishues: ky shumėfishues i krimit ėshtė ideologjia, njė konceptim totalitar i njeriut i pėrkrahur nga pushteti.

    Nėse Lenin thotė: “Ėshtė koha tani kur nuk ėshtė e mundur mė tė dėgjosh muzikė, sepse muzika tė ngjall dėshirėn pėr t’u ledhatuar kokėn fėmijėve, kurse ka ardhur koha pėr t’ua prerė”
    Me kėto koncepte do ta pėrballojmė aventurėn e mbrojtjes sė njeriut?
    Por nė qoftė se njeriu, njeriu i veēantė, nuk ėshtė nė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejtė me pafundėsinė, ajo qė bėn pushteti ėshtė e drejtė.
    Prandaj Krishti, nė Ungjill, ka ngritur lart marrėdhenien e vet me fėmijėt, me tė sėmurėt, me mėkatarėt publikė, me tė varfėrit, me njerėzit qė i tregonin me gisht, domethėnė me njerėz shoqėrisht tė paaftė pėr tė mbrojtur veten.
    Ēka do tė thoshte: edhe mė i paafti pėr t’u mbrojtur ka njė vlerė tė shenjtė, absolute; mė parė se t’i shkulje njė fijė floku tė vetme, do tė ishte mė mirė “tė varje njė gur mulliri nė fyt dhe tė hidheshe nė fund tė detit”
    Dhe ku vallė gjetiu ėshtė afirmuar dinjiteti absolut i njeriut me njė dramaticitet mė tė vendosur, mė tė prerė, sesa nė frazėn tashmė tė cituar: “Ēfarė dobie ke, edhe sikur tė fitosh rruzullimin dhe pastaj tė humbasėsh veten? Ose, ēka do tė japė njeriu nė shkėmbim tė vetvetes?”.


    Antipushteti ėshtė dashuri: dhe hyjnoria ėshtė afirmimi i njeriut si aftėsi pėr liri, domethėnė si aftėsi e pakundėrshtueshme pėr pėrsosuri, pėr tė arritur lumturinė – si aftėsi e pamposhtur pėr tė arritu Tjetrin, Zotin.
    Hyjnorja ėshtė dashuri.
    Sikundėr e dėshmon kjo poezi e shkėlqyer e poetit dhe shkrimtarit indian R. Tagore:

    “Nė kėtė botė, ata qė mė duan
    pėrpiqen me ēdo mjet
    tė mė mbajnė tė lidhur pas tyre.

    Dashuria jote ėshtė mė e madhe se e tyre,
    megjithatė ti mė lė tė lirė.

    Nga frika qė tė mos i harroj,
    nuk guxojnė tė mė lėnė vetėm.

    Porse ditėt kalojnė njėra pas tjetrės
    dhe Ti nuk dukesh kurrė tė tė shoh.

    Nuk tė thėrres nė lutjet e mia,
    nuk tė mbaj nė zemrėn tme,
    megjithatė, dashuria jote pėr mua
    edhe pret dashurinė time”.

    Torrkerry

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 9:
    PARAGJYKIM, IDEOLOGJI, RACIONALITET DHE NDJENJĖ FETARE.


    `1) SAKTĖSIME NĖ LIDHJE ME PARAGJYKIMIN.

    Meqė mohimi sillka pasoja kaq tė theksuara kundėr natyrės, pėrse atėherė njeriu e lė veten tė rrėmbehet nga qėndrime tė tilla?
    Mė duket se e vetmja pėrgjigje e pėrshtatshme ėshtė: sepse mbizotėron paragjikimi, ēdo gjė e mbulon paragjykimi.

    Nuk ėshtė pa dobi tė pėrsėriten disa vėrejtje tė cekura mė parė.

    Mbi tė gjitha duhet bėrė dallimi:

    a) Sikundėr e kemi parė, ekziston njė kuptim i drejtė i termit “paragjykim”: dhe ėshtė nė ato raste kur kjo fjalė pėrdoret sipas kuptimit tė saj etimologjik.
    Ē’ėshtė e vėrteta, pėrballė njė propozimi, i ēfarėdo natyre qoftė, njeriu reagon, dhe reagon nė bazė tė asaj qė di dhe qė ėshtė.
    Madje, sa mė shumė tė ketė personalitet, sa mė i pasur dhe mė i ditur tė jetė dikush, aq mė tėpėr, pėrballė ēdo takimi, ndien se i formohet brenda vetes njė imazh i qartė e i pėrcaktuar: njė ide, njė gjykim.
    Nė mėnyrė tė paevidentueshme lind kėshtu njė para-gjykim pėrballė ēdo gjėje.

    b) Kuptimi i keq i termit “paragjykim” ėshtė atėherė kur njeriu vihet pėrballė realitetit tė propozuar, duke e pasur atė reagim si kriter gjykimi dhe jo vetėm si njė kushtėzim qė duhet kapėrcyer nė njė hapje tė pyetjes (krahaso me sa kemi thėnė nė lidhje me moralitetin nė veprimin e njohjes).
    Nė tė vėrtetė, ėshtė kapėrcimi i paragjykimit qė tė jep mundėsi tė nxjerrėsh njė kuptim qė e tejkalon atė qė ti tashmė e di (ose mendon se e di).
    “Njerėzit rallėherė mėsojnė ato gjėra qė kujtojnė se i dinė”, thotė shkrimtaria angleze Barbara Ward.

    Njė herė, kur po jepja mėsim, pėr t’i nxitur nxėnėsit, shkrova nė dėrrasė tė zezė fjalėn: “rau”.
    Njė djalė thirri: “Ju kurdoherė bėni politikė”!
    Ishim nė ato vite kur sapo ishte krijuar Republika Arabe e Bashkuar (Egjipt dhe Siri).
    Njė nxėnės tjetėr pyeti: “Ē’do tė thotė ajo fjalė?”.
    U pėrgjigja : “Nuk lexohet “rau”, por lexohet “ēaj”, qė rusisht do tė thotė “ēaj”.
    Ndėrhyrja e parė, nga ana e mė “tė politizuarit” tė klasės, mė kishte gjykuar mua nga pikėpamja e shqetėsimeve tė tij pėr politikėn, i mbyllur tėrėsisht brenda kėsaj fushe; i dyti kishte shpėtuar nga njė mbyllje e tillė, pyetja e tij ishte instinktivisht e hapur dhe e kishte vėnė nė kushte tė tilla qė tė mund tė mėsonte ndonjė njė tė re.

    Pėr sa na intereson neve, dy janė rrėnjėt kryesore tė njė paragjykimi bllokues.

    Paragjykimi materialist. Kėtė pozitė e dėshmon njė copė e shkruar nga Pavese kur ishte i ri (17 vjeē):
    “Pasi kemi arritur njė herė e mirė te materializmi, nuk kemi pėrse tė vemi mė pėrpara...Pėrpelitem tė dal nga kjo gjendje, por nuk ia dal dot”.

    Kjo ėshtė ajo qė unė da ta quaja “vetėmbrojtja shoqėrore e paragjikimit”.
    Mė duket se hetohet mirė nga njė pjesė e veprės Gorgia tė Platonit:
    “Kalikli. Nuk e di si tė them, por nganjėherė mė duket se ti arsyeton mirė, o Sokrat, megjithėse edhe mua mė ndodh si shumė tė tjerėve, qė nuk mbetem plotėsisht i bindur.
    Sokrati. Ėshtė ngjitja pas mendėsitė sė rėndomtė tė popullit, e rrėnjosur nė shpirtin tėnd, qė mė pengon mua”.

    Torrkerry

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 9:
    PARAGJYKIM, IDEOLOGJI, RACIONALITET DHE NDJENJĖ FETARE.


    `2) Mbi ideologjinė.

    Ideologjia ėshtė ndėrtimi teoriko-praktik i zhvilluar mbi njė paragjykim.
    Mė saktė, ėshtė njė ndėrtim teoriko-praktik, i mbėshtetur mbi njė aspekt tė realitetit, qoftė dhe i vėrtetė, por i marrė nė njė farė mėnyre tė njėanshme dhe i absolutizuar nė mėnyrė tendencioze pėr qėllimet e njė filozofie ose tė njė projekti politik.
    Ideologjia ndėrtohet mbi njė shkas qė ia jep pėrvoja, kėshtu vetė pėrvoja merret si pretekst pėr tė bėrė njė veprim qė pėrcaktohet nga shqetėsime tė huaja ose tė tepruara.
    Pėr shembull, pėrballė ekzistencės sė njeriut “tė varfėr”, teorizohet rreth problemit tė nevojės, porse njeriu konkret, me nevojat e veta konkrete bėhet njė pretekst; individi,si qenie konkrete, largohet nga fusha e vėmendjes, pasi i ka dhėnė shkas intelektualit pėr tė mbrojtur pikėpamjet e veta, ose politikanit pėr tė justifikuar dhe pėr t’i dhėnė publicitet njė veprimi nga ana e tij.
    Pikėpamjet e intelektualėve, tė cilat i duken tė pėrshtatshme pushtetit dhe qė i bėn tė vetat, kthehen nė mendėsi tė pėrgjithėshme nėpėrmjet masmediave, shkollave, porpagandės, kėshtu qė ajo qė Roza Luksemburgu akuzonte, me njė kthjelltėsi mendore revulucionare, si ”zvarritje tė teoricienit”, kafshon qė nė rrėnjė dhe korrupton ēdo vrull tė vėrtetė (autentik) pėr ndryshim.
    Njė shembull klasik i kėsaj dinamike shoqėrore dokumentohet pikėrisht nga paragjykimi materialist kundėr fesė.
    Dua tė citoj njė pjesė nga shkencėtari i njohur Lecomte du Nouy, tė nxjerrė nga njė libėr i tij i famshėm L’Avenir de l’esprit ( E ardhmja e shpirtit ):

    “Ata qė, pa kurrfarė prove (sikundėr e kemi demonstruar gjetiu), janė pėrpjekur sistematikisht tė shkatėrrojnė idenė e Zotit, kanė bėrė punė tė ulėt dhe antishkencore. Po e shpall kėtė me forcė dhe bindje mė tė madhe pėrderisa nuk e kam Besimin, atė besim tė vėrtet qė buron nga thellėsia e qenies. Nuk besoj nė Zotin mė shumė sesa besoj nė vėrtetėsinė e evolucionit ose nė ekzistencėn reale tė elektroneve...Dhe kam sigurinė shkencore se nuk gabohem. Larg nga tė qenėt i mbėshtetur (si shumė njerėz tė tjerėt tė shkencės, tė cilėt i kam zili), i ndihmuar nga njė besim i palėkundur nė Zotin, jam nisur nė jetėn me skepticizmin shkatėrrimentar, qė atėherė ishte nė modė. Mė janė dashur tridhjetė vjet punė nė laborator pėr tė arritur qė ta bind veten se ata qė e kishin pėr detyrė tė mė ndriēonin, tė paktėn duke rrėfyer injorancėn e vet, mė kishin gėnjyer me dashje. Bindja ime sot ėshtė racionale. Kam arritur aty pėrmes shtigjeve tė biologjisė dhe tė fizikės dhe jam i bindur se ėshtė e pamundur tė mos arrijė aty ēdo njeri i shkencės qė mendon, veēse po qė i verbuar ose dashakeq. Porse, rruga qė kam ndjekur ėshtė plot dredha, nuk ėshtė rruga e mirė. Dhe pikėrisht pėr t’i shpėtuar tė tjerėt nga humbja tepėr e madhe e kohės dhe e mundit, nga tė cilat kam vuajtur unė vetė, po ngrihem me vrull kundėr frymės sė ligė tė barinjve tė kėqij”.

    Sollzhenicini, nė romanin e vet tė madh Reparti C, merr shkas nga filozofi Bejcon dhe analizon me hollėsi mekanizmin e larmishėm tė kėsaj vartėsie qė e tjetėrson njeriun me ideologjinė sunduese.

    “Fransis Bejkoni krijoi teorinė e idhujve (idola). Thoshte se njerėzit nuk janė tė prirur tė jetojnė vetėm me pėrvojėn e tyre dhe u pėlqen mė mirė ta turbullojnė me paragjykimet. Paragjykimet janė pikėrisht idhujt. Idhujt e llojit, siē i quante Bejkoni... Idhujt i teatrit janė opinionet me autoritet tė tjerėve, nga tė cilat njeriu e lė veten tė drejtohet, kur interpreton gjėra qė nuk i ka provuar vetė...Idhujt e teatrit burojnė edhe nga pranimi tej mase i rezultateve tė shkencės. Me njė fjalė, janė gabimet e tė tjerėve tė pranuara vullnetarisht... Idhujt e tregut janė gabimet qė rrjedhin nga lidhja e bashkimit i ndėrsjellė i njerėzve. Kėto e ngatėrrojnė keq njeriun, sepse vendosen ca formula qė e dhurojnė arsyen. Pėr shembull formula armik i popullit: shfaqjee huaj! Tradhtar! Dhe tė braktisin tė gjithė”.

    Torrkerry

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 9:
    PARAGJYKIM, IDEOLOGJI, RACIONALITET DHE NDJENJĖ FETARE.

    3) Mbi arsyen.

    Paragjykimi kufizohet nė aspekte tė njophura ose tė ditura mė parė, dhe ideologjia priret t’u vėrė breroren e shėlbimit dhe tė shpėtimit disa vegimeve (vizioneve) dhe praktikave tė pėrcaktuara mirė, tė sundueshme dhe tė manovrueshme: i quajnė “shkencore”.
    Porse, kėrkimet mė serioze sot, janė dėshmi e qartė kundėr procesit thjeshtėzues tė paragjykimit dhe tė ideologjisė.

    Qėndrimi shkencor – nė kuptimin e mirėfilltė tė kėtij termi – e dimė se nuk ėshtė gjithēka para vėmendjes ndaj pėrvojės.
    Pikėrisht “pėr hir tė pėrvojės” ne jetojmė mėnyra (moduli) dhe dukuri qė nuk mund tė pėrfshihen brenda kuadrit biologjik dhe fiziko-kimik.

    Vetė pėrvoja nė tėrėsinė e vet, tė drejton kah tė kuptuarit autentik tė termit arsye ose racionalitet (arsyeshmėri).
    Nė tė vėrtetė arsyeja ėshtė ajo ngjarje e veēantė e natyrės, nė tė cilėn kjo e fundit shfaqet si kėrkesė vepruese pėr ta shpjeguar realitetin nė tė gjithė faktorėt (pėrbėrėsit) e tij, kėshtu qė njeriu tė nisė ta kuptojė tė vėrtetėn e sendeve.
    Kėshtu realiteti del nė sipėrfaqe nė bazė tė pėrvojės dhe racionaliteti ia ndriēon faktorėt.
    Tė thuash “racional” ėshtė tė afirmosh tejdukshmėrinė (trasparencėn) e pėrvojės njerėzore, thelbin dhe thellėsinė e saj; racionaliteti ėshtė trasparenca kritike – domethėnė qė bėhet sipas njė shikimi tėrėsor -, e pėrvojės sonė njerėzore.

    Ngulim kėmbė kėtu: karakteristika e ekzistencės sė mirėfilltė tė njeriut ėshtė qė tė jetė trasparent ndaj vetvetes, i ndėrgjegjshėm pėr veten dhe nė vetvete pėr tė gjithė horizontin e reales.

    Siē e kemi parė tashmė, racionaliteti (arsyeshmėria) nuk pėrputhet me matshmėri (misurabilita’) tė pėrpiktė ose dialektizim.
    Njė filozof i madh francez bashkėkohor, Paul Ricoeur, ka treguar thelbin e hapjes sė pashtershme tė arsyes pėrballė thirrjes sė pashtershme tė reales, me njė frazė tė pėrsosur: “Ajo qė unė jam, ėshtė e pabashkėmatshme me atė qė unė di”.

    Pėr ta theksuar edhe njė herė: pasi tė shtrojmė njė koncept qė nuk mund tė demonstrohet nga pėrvoja e plotė (integrale), mund tė bėhen biseda logjike edhe nė vėllime tė tėra, por ama jashtė realitetit. Kėtė provon kjo letėr qė ma ka dėrguar njė nxėnėse dhe qė po e tejshkruaj kėtu:
    “Ēfarė mund t’i them njė personi si im atė qė mbron mendimin se pyetjet pėr kuptimin qė ka jeta, nuk kanė kuptim? Sipas tim eti njeriu mund tė pyesė shumė-shumė ‘Ēfarė qėllimi dua t’i jap jetės time? Pėr cilin dhe pėr ēka dua t’i jap energjitė e mia?’.Pyetje tė tilla si ‘Cili ėshtė kuptimi i fundit i jetės sime? Pėrse po jetoj, qysh gjendem kėtu? Dhe ku e si do tė pėrfundoj? janė fjalė pa mend, sepse njeriu ėshtė i ēmendur po tė mendojė se ka njė kuptim. Dhe kur don t’i japė njė kuptim botės nė funksion tė vet, mė paraqet kurdoherė kėtė shembull: “A nuk do tė ēuditeshe sikur njė gur tė tė pyeste pėrse ėshte aty? Ėshtė aty e mjafton me kaq, prania e tij nuk ka asnjė kuptim’. Po ashtu njeriu, brenda gjithsisė (universi) ėshtė njė grincė fare e vogėl dhe mjerane, qė nuk ka asnjė kuptim. Sipas babait duhet tė ēlirohemi nga dėshira pėr tė qenė nė qendėr tė botės dhe ta pranojmė gjendjen tonė, tė pranojmė atė qė jemi. Kurse mua, qė nuk kėnaqem me kaq, mė thotė se rroj me iluzione e pa kuptim, se nuk ndėrtohet personaliteti im duke u zvarritur pėr vite me radhė pas kėtyre pyetjeve, tė cilave nuk di si t’u pėrgjigjem. Unė e kuptoj sa ēnjerėzor ėshtė ky qėndrim, por nuk di asnjėherė si t’i pėrgjigjem, argumentet e babait mė duken logjike dhe racionale”.

    Do ta doja ta pyesja atė burrė: pėrse vallė ato pyetje, tė cilat pėrbėjnė njė hapje, qė ėshtė diēka e pandarė me natyrėn, qenkan diēka “pa mend”?
    Ka vetėm njė pėrgjigje, me duket mua: sepse kėshtu thotė ai! Projekton hijen e vet mbi dritėn e zemrės: pikėrisht ky ėshtė paragjykimi.
    Dhe ėshtė gjė e sigurt qė njė gur nuk pyet “pėrse jam”: pikėrisht sepse ėshtė gur, nuk ėshtė njeri; njeriu ėshtė pikėrisht ai nivel i natyrės tek i cili natyra pyet “pėrse jam?”.
    Dhe njeriu ėshtė ajo grimcė fare e vogėl qė kėrkon njė kuptim, lyp njė arsye, arsyen.
    Dhe pikėrisht sepse pranojmė atė qė jemi, nuk mund tė frenojmė dėshirėn qė na shtyn si njė shpor (mamuz).
    Njeriu e ka nė brendėsi tė vet kėtė pyetje, dhe meqė pėrgjigjia ėshtė mė e madhe se aftėsia e tij pėr t’i kapur gjėrat dhe pėr t’i pėrfytyruar, ta quash pėr kėtė “iluzion” ose “gėnjim” ėshtė tė pėrsėritėsh pėrallėn e Ezopit tė dhelprės dhe tė rrushit tė papjekur, tė tharbėt.

    Kėshtu argumentet e atij burri mund tė jenė tė logjikshme, por nuk janė racionale, pikėrisht sepse mbėshteten mbi njė paragjykim, nuk zhvillohen sipas tė dhėnave tė pėrvojės, dhe nuk e ndjekin pėrvojėn pikėrisht nė ftesėn e saj tė fundit dhe vendimtare.
    Nė kulmin e pyetjes sė madhe ai mohon dhe censuron.

    Torrkerry

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 9:
    PARAGJYKIM, IDEOLOGJI, RACIONALITET DHE NDJENJĖ FETARE.

    4) Mbi kuptimin fetar dhe racionalitetin.
    Kuptimi fetar rron me kėtė racionalitet (tė qenėt racional), ėshtė fytyra e tij, shprehja mė autentike e tij.
    Pikėrisht nė kėtė drejtim autori rus Sinjavskij nė Mendime tė papritura (Pensieri improvvisi) pohon:
    “Nuk duhet tė besojmė tė shtyrė nga tradita, nga frika e vdekjes ose pėr t’u mbrojtur nga ndonjė e keqe. Ose, sepse ėshtė dikush qė komandon e kall frikė, ose pėr humanizėm, pėr tė shpėtuar e pėr t’u dukur origjinal. Duhet besuar pėr arsyen e thjeshtė se Zoti ekziston”.

    Ndjenja fetare duket si zbatimi i parė dhe mė autentik i termit arsye, pėrderisa nuk pushon tė priret dhe t’i pėrgjigjet kėrkėsės sė saj mė strukturore: asaj tė kuptimit.

    Nė veprėn TRACTATUS Witgenstein pohon: “Kuptimin e jetės, domethėnė kuptimin e botės, mund ta quajmė Zot...Tė lutesh do tė thotė tė mendosh pėr kuptimin e jetės”.

    Vetėm pėrbrenda njė pėrmnase (dimensioni) fetare ėshtė e mundur tė kapet me anė tė intuitės e tėrė dinamika strukturore e ndėrgjegjes (ose arsyes):
    1) sepse shtron kėrkesėn e kuptimit qė ėshtė si shuma e fundit ose intensiteti i fundit i tė gjithė faktorėve (pėrbėrėsve) tė realitetit;
    2) sepse hap dhe vendos nė pragun e saj qė ėshtė e ndryshme, ėshtė tjetėr, ėshtė e pafundme.
    Kanti e hap kėtė me intuitė nė njė faqe tė paharrueshme tė veprės KRITIKĖ E ARSYES SĖ KULLUAR:

    “Arsyeja njerėzore ka kėtė fat tė veēantė, nė njė lloj tė njohurive tė saj: qė ajo shtypet nga ēėshtje qė nuk mund t’i largojė nga vetja, sepse i imponohet nga vetė natyra e arsyes; kurse ajo nuk ėshtė nė gjendje t’u japė pėrgjigje, sepse ato kapėrcejnė, tejkalojnė ēdo fuqi tė arsyes njerėzore...Ajo niset nga parime, pėrdorimi i tė cilave ėshtė i paevitueshėm gjatė ecurisė sė pėrvojės..., ngjitet pėrherė e mė lart.
    Por meqė kujtohet se nė kėtė mėnyrė vepra e saj do tė mbetet pėrherė e paplotėsuar, detyrohet tė kėrkojė strehim nė parime qė kapėrcejnė ēdo pėrdorim tė mundshėm tė pėrvojės..., qė nuk e pranojmė mė gurin e provės (e krahasimit) tė pėrvojės”.

    Por, qė arsyeja “tė ndihet e detyruar” tė kėrkojė parime tė tjera, njė “shtrengim” i tillė ėshtė i ngėrthyer nė pėrvojėn, ėshtė njė faktor i vetė pėrvojės: tė mohosh kėtė kalim ėshtė tė shkosh kundėr pėrvojės, ėshtė tė mohosh diēka tė nfgėrthyer tek ajo.

    Po tė mos pranohet njė ngėrthim (implikim) i tillė, nuk shpėton dot pa rėnė nė ideologji dhe nė paragjykim.

    Torrkerry

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 10:
    SI NGRIHEN PYETJET E FUNDIT: ITINERAR E NDJENJĖS FETARE.

    Njė pėrballim i ri e problemit na pret.

    Nėse ato pyetjet tė fundit janė elementi pėrbėrės, thelbi i ndėrgjegjes njerėzore, i arsyes njerėzore, qysh bėjnė qė tė zgjohen?
    Pėrgjigja qė duhet t’i japim kėsaj pyetjeje, na detyron tė dallojmė strukturėn e reagimit qė njeriu ka pėrballė realitetit.
    Nėse njeriu i vė re faktorėt qė e pėrbėjnė, duke vėzhguar vetveten nė veprim e sipėr, pėr t’iu pėrgjigjuar asaj pyetjeje, duhet vėzhguar dinamika njerėzore nė ndeshjen e saj me realitetin, ndeshje qė vė nė lėvizje mekanizmin zbulues tė faktorėve. Njė individ qė e ka jetuar pak ndeshjen me realitetin, sepse, pėr shembull, nuk ka pasur raste tė mundohet shumė, do ta ketė tė dobėt ndjenjėn e ndėrgjegjes sė vet, do ta perceptojė mė pak energjinė dhe “vibrimin” e arsyes sė vet.

    Nė pėrshkrimin qė po nisim, faktorėt individualė nė mekanizėm, bashkėveprojnė; nė njė farė vėshtrimi, sikur ndjekin kronologjikisht njėri-tjetrin.

    Torrkerry

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 10:
    SI NGRIHEN PYETJET E FUNDIT: ITINERAR E NDJENJĖS FETARE.

    1) Manhnitja e “pranisė” (pjesa e parė).

    Pikėsėpari, qė tė bėhem i kuptueshėm, po provokoj njė pėrfytyrim.
    Zėrėni se po lindni, se po dilni nga barku i nėnės nė moshėn qė keni nė kėtė ēast. Me atė zhvillim dhe ndėrgjegje ashtu siē keni mundėsi t’i keni tani.
    Cila do tė ishte ndjenja e parė, absolutisht e parė, domethėnė faktori i parė i reagimit pėrballė reales?
    Sikur unė t’i hapja sytė pėr herė e parė nė kėtė ēast, duke dalė nga kraharori i nėnės, unė do tė mbetesha i mposhtur nga ēudia dhe nga mahnitja e sendeve si para njė “pranie”.
    Do tė mbetesha i goditur keq nga njė prani qė nė fjalorin e rėndomtė shprehet me fjalėn “gjė-send”.
    Sendet! Ēarė “sendi”!
    Ēka ėshtė njė version konkret dhe, po deshėt, banal, i fjalės “tė qenė”.
    Tė qenėt, jo si entitet abstrakt, por si prani, prani qė nuk e bėj unė, por e gjej, njė prani qė mė imponohet.

    Kush nuk beson nė Zotin ėshtė i pafalshėm, thoshte shėn Pali nė Letrėn dėrguar Romakėve, sepse i duhet tė mohojė kėtė dukuri origjinale, kėtė pėrvojė origjinale tė “tjetrit”.
    Fėmija e jeton kėtė kėtė situatė pa e kuptuar, sepse nuk ėshtė ende plotėsisht i ndėrgjegjshėm,: por i rrituri qė nuk e jeton dhe nuk e percepton si njeri i ndėrgjegjshėm, ėshtė mė pak se njė fėmijė, ėshtė si i atrofizuar.

    Mahnitja, ēudia para kėtij realiteti qė mė imponohet, i kėsaj pranie qė mė rrėmben, qėndron nė zanafillė tė ndėrgjegjies njerėzore.

    “Mahnitja absolute ėshtė pėr tė kuptuarit (inteligjencėn) e realitetit tė Zotit, ajo qė ėshtė qartėsia dhe dallimi pėr tė kuptuar idetė matematike. Kur na mungon ēuditja, mbetemi tė shurdhėr para sublimes”.

    Prandaj, ndjenja mė e parė e njeriut ėshtė ajo se ndodhet pėrballė njė realiteti qė nuk ėshtė i tij, se ekziston pavarėsisht nga ai dhe nga i cili varet.

    Po ta pėrkthesh nė mėnyrė empirike, ėshtė perceptimi origjinal i njė “tė dhėnė”.
    Njė pėrdorim tėrėsisht njerėzor i kėsaj fjalė “i dhėnė”, nė atė kuptim qė dikush zbaton nė tė gjitha ngėrthimet (implikimet) e personit tė vet, tė gjithė faktorėt e personalitetit tė vet, e bėn gjallė: “e dhėnė”, njė mbiemėr nga pjesorja e shkuar e fjalės “jap”, ngėrthen diēka qė “jep”.
    Fjala e cila pėrkthen nė terma krejtėsisht njerėzorė fjalėn “dhėnė”, prandaj edhe pėrmbajtjen e parė tė ndeshjes me realitetin, ėshtė fjala dhuratė.

    Por, pa e ndalur te kjo pasojė, vetė fjala “e dhėnė” ėshtė plot energji tė atillė, para sė cilės jam pasiv: dhe ky ėshtė njė pasivitet qė pėrbėn veprimtarinė time qė nė zanafillė tė saj, domethėnė tė marrjes, tė konstatitmit, tė njohjes.

    Njė herė, ndėrsa po jepja mėsim nė njė klasė tė parė liceu, bėra kėtė pyetje: “Atėherė, sipas jush, ēfarė ėshtė pėr ju diēka qė duket qartė, qė nuk ka nevojė pėr demonstrim (evidenca)? A mund tė ma pėrkufizojė ndonjėri prej jush?”.
    Njė djalė, nga ana e dhjatė e katedrės, pas njė heshtjeje tė gjatė tė nxėnėzve qė e ndienin veten ngushtė, thirri: “Po, atėherė “evidenca” ėshtė njė prani e pamėshirshme, qė s’tė fal!”.
    Tė arrish tė kuptosh se gjendesh para njė pranie qė s’tė fal! Unė hap sytė para kėtij realiteti qė mė imponohet, qė nuk varet nga unė, por nga i cili varem edhe unė vetė: ja kushtėzimi i madh i ekzistencės sime, ose, po tė doni, “e dhėna”.

    Pikėrisht kėtė mahnitje zgjon pyetja e fundit brenda nesh: jo njė regjistrim me gjak tė ftohtė, por njė ēudi i ngarkuar plot tėrheqje, si njė gjendje pasive, nė tė cilėn, nė tė njėjtin ēast, ngjizet tėrheqja.

    Nuk ka qėndrim mė tė prapambetur, regresiv, sesa njė qėndrim me pretendim shkencor ndaj fesė dhe njerėzores nė pėrgjithėsi.
    Ėshtė vėrtet punė shumė e sipėrfaqshme tė pėrsėritėsh se feja paska lindur nga frika.
    Frika nuk ėshtė ndjenja e parė e njeriut.
    Ajo ėshtė njė forcė tėrheqėse, njė joshje: frika lind nė njė ēast tė dytė, si pasqyrim i perceptimit tė rrezilut se ajo forcė tėrheqėse nuk do tė qėndrojė.
    Nė radhė tė parė ėshtė ngjitja pas tė qenit, pas jetės, ėshtė mahnitja pėrpara “evidencės” (qartėsisė sė gjėrave); si mundėsi e mevonshme lind frika se mos zhduket ajo “evidencė” (ajo qartėsi), se ai tė qenė nuk ėshtė yti, se ajo joshje nuk do tė kryhet.
    Ti nuk ke frikė se do tė mungojnė gjėra qė nuk tė interesojnė, ke frikė se do tė mungojnė ato gjėra qė mė parė tėrheqin interesin tėnd.

    Fetaria ėshtė mbi tė gjitha, afirmimi dhe zhvillimi i njė force tėrheqėse, joshėse.
    Ėshtė, mė parė, diēka e qartė (evidenca) dhe njė mahnitje me tė cilėn ėshtė i mbushur qėndrimi i kėrkuesit tė vėrtetė: ēudja e pranisė mė tėrheq, ja nga merr shkas tek unė puna kėrkimore.
    Frika ėshtė njė hije qė bie si reagim i dytė.
    Ke frikė se do tė humbasėsh diēka, kur e ka pasur qoftė dhe pėr njė ēast tė vetė.

    Torrkerry

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 10:
    SI NGRIHEN PYETJET E FUNDIT: ITINERAR E NDJENJĖS FETARE.

    1) Manhnitja e “pranisė” (pjesa e dytė).

    Njė fjalė tjetėr e madhe duhet tė ndėrhyjė pėr tė sqaruar mė tej kuptimin e fjalės “i dhėnė”: ėshtė fjala “tjetėr”, “tjetėrsi”.
    Duke rimarrė njė figurė tė pėrdorur mė parė, sikur unė tė lindsha me ndėrgjegjen e tanishme tė moshės sime, dhe t’i hapja sytė pėr herė tė parė, prania e realitetit do tė shfaqej si prani e diēkaje “tjetėr” nga unė.

    ”Mahnitja fetare ėshtė diēka e ndryshme nga ēuditja, nga e cila, sipas Platonit dhe Aristotelit, lind filozofia...Kur Tjetėrsia del nė sipėrfaqe nė botė dhe tek ai, njeriu nuk tėrhiqet pas krijimit tė problemeve, por nis tė adhurojė, tė bėjė yshtje, namatisje (tė urojė qė tė mos ndodhė diēka), tė bėjė thirrje, tė soditė...Kjo mbetet diēka e qėndrueshme se ajo ėshtė pikėrisht e ndryshmja [nga vetja] dhe pėrtej [=meta’ nė greqisht] natyrorja”.

    Varėsia origjinale e njeriut tregohet mirė nė Bibėl, nė dialogun (“duelin”) dramatik ndėrmjet Zotit dhe Jobit, pasi ky kishte nisur ankimin kryengritės.
    Dy kapituj rresht Zoti e vė pėrpara me pyetjet e veta radikale dhe na duket silur e shohim Jobin tė rrėgjuaur fizikisht, sikur dėshiron tė zhduket pėrballė pamundėsisė pėr tė kthyer ndonjė pėrgjigje.

    “Atėherė Zoti iu pėrgjigj Jobit pėrmes shakullimės:
    Kush ėshtė ai qė errėson planin tim
    me fjalė pa kripė?
    Ngjish brezin si trimat,
    unė do tė tė pyes e ti mė thuaj.
    Ku ishe ti kur unė hodha themelet e tokės?
    Thuaje, po pate aq zgjuarsi!
    Kush i caktoi pėrmasat e saj, po ta dish,
    ose kush e shtriu masėn pėrmbi tė?
    Ku janė ngulur themelet e saj
    ose kush ia vuri gurin e kėndit,
    ndėrsa ngazėllenin nė kor yjet e mėngjesit?
    [...]
    Kritikuesi, a mos do vallė prapė tė kundėrshtojė
    tė Gjithėpushtetshmin?”

    Nuk ekziston asgjė mė e pėrshtatshme, mė nė pėrputhje me natyrėn e njeriut sesa tė jetė e zotėruar (posseduta) falė njė varėsie origjinale: sepse natyra e njeriut ėshtė e tillė qė tė jetė e krijuar.

    Nė kėtė faktor tė parė tė dalluar gjenden tri ngyrime (sfumature).

    Ngjyrimi i parė ėshtė ‘i tjetėrsisė” ose i “tė dhėnės”, si diēka e kuptuar nė mėnyrė tė pėrgjithshme, domethėnė realiteti.

    Vetėm nė njė rrethanė tė mėpastajme dalloj nė kėtė realitet fytyra dhe sende.

    Vetėm nė njė ēast tė tretė mė bie nė mend pėr vetveten.
    Dallime vijnė mė vonė dhe dallimi i fundit e kap unin si diēka tė dalluar nga sendet e tjera.

    Trajektorja psikologjike e njeriut e pėrforcon kėtė, sepse perceptimi i vetes si “e dalluar nga” ndodh nė njė pikė tė evoluciionit tė ndėrgjegjes vetjake.
    Arrihet tek vetvetja si “e dhėnė”, “si fakt”, si hap i fundit brenda perceptimit tė realitetit si “send” ose si “sende”.

    Kėshtu, tė kuptuarit e parė origjinal me anė tė intuitės, ėshtė mahnitja e tė dhėnės dhe e unit si pjesė e kėsaj tė dhėnė, qė ekziston.
    Mė parė prekesh (goditesh) e pastaj e sheh veten se je prekur (goditur).
    Prej kėtu buron koncepti i jetės si dhuratė; kur ai mungon, nuk mund t’i pėrdorim sendet pa i fishkur fare.

    Torrkerry

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 10:
    SI NGRIHEN PYETJET E FUNDIT: ITINERAR E NDJENJĖS FETARE.


    2) Kozmosi.

    Njeriu sapo kujtohet pėr kėtė “Tė qenė” real, pėr kėtė prani tė pamėshirshme me larmitė e veta dhe unin vetjak si pjesė e saj, e kupton edhe faktin se brenda kėtij realiteti ekziston njė rend, se ky realitet ėshtė kozmik (nga greqishtja kozmos qė do tė thotė pikėrisht rend, rregull).

    Kanti pati rrėfyer se ēasti kur i vinte ndėr mend njė vėrejtje kundėr tėrė veprės sė tij “Kritikė e arsyes sė kulluar”, - nė tė cilėn mohohej se nga realiteti mund tė kalohej te njė tjetėr prani, - ishte atėherė kur dilte prej shtėpisė dhe duke pėrkulur kokėn prapa, shikonte qiellin plot me yje.

    “Vėrtet tė ēmendur ishin nga natyra e tyre tė gjithė njerėzit
    qė rronin pa e njohur Zotin,
    dhe nga tė mirat qė duken, nuk e njohėn atė qė ėshtė,
    nuk e njohėn mjeshtrin, megjithėse ia shihnin veprat.
    Porse, zjarrin ose erėn ose ajrin e hollė,
    ose kupėn e qiellit me yje ose ujin e rrėmbyer,
    ose ndriēuesit e qiellit,
    i quajtėn si perėndi, sundues tė botės.
    Nėse tė hutuar nga bukuria e tyre, i kanė marrė pėr perėndi,
    le tė mendojnė sa shumė qėndron mė lart Zoti i tyre,
    sepse i ka krijuar vetė autori i bukurisė.
    Nėse kanė mbetur tė prekur nga fuqia e veprintaria e tyre,
    le t’i bėjė kjo tė mendojnė sa ėshtė mė i fuqishėm ai qė i ka krijuar.
    Nė tė vėrtetė, nga madhėshtia e bukuria e krijesave,
    njihet me anė tė analogjisė, krijuesi i tyre”.

    Kėshtu, mahnitja origjinale ngėrthen nė vėrtetė njė ndjenjė bukurie, tėrheqjen nga bukuria harmonike.
    Mė tutje do ta dallojmė mė mirė vlerėn e fjalės “analogji” tė cituar nė pjesėn nga Bibla.

    Torrkerry

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 10:
    SI NGRIHEN PYETJET E FUNDIT: ITINERAR E NDJENJĖS FETARE.


    3) Realitet “i provanishėm”.

    Njeriu, jo vetėm qė e kupton se kjo prani e pamėshirshme ėshtė e bukur, tė tėrheq, ėshtė nė harmoni me vertveten nė rendin e saj: konstaton edhe faktin se ajo lėviz sipas njė plani qė mund tė jetė i dobishėm pėr tė.
    Ky realitet bėn ditėn dhe natėn, mėngjesin dhe mbrėmjen, vjeshtėn, dimrin, verėn, pranverėn, vendos ciklet gjatė tė cilave njeriu mund tė rinohet, tė freskohet e tė mbahet, tė riprodhohet.

    Pėrmbajtja e feve mė tė vjetra pėrputhet me kėtė pėrvojė mundėsie tė realitetit “tė provanishėm”.
    Lidhjet me hyjnoren kishte si pėrmbajtje (rreth sė cilės zhvilloheshin doktrina dhe ritet) faktin e kėtij misteri tė pjellorisė sė tokės dhe tė lindshmėrisė sė gruas.

    Pikėrisht kjo e prek Zotin e Bibklės mė shumė se +do tjetėr, pas pėrmbytjes sė pėrbotshme. “Zoti nuhati kundėrmimin e kėndshėm tė tokės dhe mendoi:
    ‘Nuk do ta mallkoj mė tokėn pėr shkakun e njeriut, sepse instinkti i zemrės njerėzore ėshtė i prirur kah e keqja qė nė moshė tw re; as nuk do tė godas mė ēdo qenie njerėzore,
    siē kam bėrė
    pėrsa do tė jetė bota,
    mbjelle e korrje,
    tė ftohtė e tė nxehtė,
    verė e dimėr,
    ditė e natė,
    nuk do tė pushojnė asnjėherė”.

    Dhe pikėrisht kjo e shqetėson Shėn Palin, nė ligjėratėn e tij nė Listra tė Azisė sė Vogėl, atėherė kur, pasi kreu njė mrekulli, tė gjitė njerėzit, pėrfshirė aty edhe priftėrit e tempullit tė Zeusit, kishin shkuar aty, tek ai dhe Barnaba, duke e marrė apostullin pėr Hermesin (zoti mė i vogėl) dhe Barnabėn pėr Zeusin (mė shtatlartė e mė i fuqishėm); kishin shkuar aty me temjamica e temjane, sepse i besonin si perėndi tė ardhur nė atė qytet.

    “O qytetarė, pėrse bėni kėshtu? Edhe ne jemi qenie njerėzore, tė vdekshme si ju, dhe po ju predikojmė dhe tė ktheheni nga kėto kotėsi te Zoti i gjallė qė ka bėrė tokėn, detin dhe tė gjitha sendet qė gjenden nė tė. Ai, nė brezat e kaluar, ka lejuar qė ēdo popull tė ndiqtė rrugėn e vet, por nuk ka pushuar sė dhėni prova tė bamirėsisė sė vet, duke ju dhėnė nga qielli shirat dhe stinėt e ngarkuar me fryte, duke ju siguruar ushqimin e duke ju mbushur me hare zemrat tuaja”.

    Kėto janė gjurmėt e ligjėratės origjinale tė ēdo feje tė lashtė: tė kuptuarit e hyjnorės si provani.

    Torrkerry

Faqja 9 prej 25 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •