Close
Faqja 7 prej 25 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 244
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 7:

    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT: THJESHTĖZIM I PYETJES.

    Tri qėndrimet qė kemi rreshtuar, kanė njė ngjashmėri nė mes tyre: pėrpiqen t’i lėnė pa kuptim pyetjet: teorikisht, bėjnė njė zėvendėsim vullnetarisht me idealet e veta emocionale, praktikisht bėjnė njė mohim.
    Tri qėndrimet e tjera, qė do tė dėshirojmė t’i rreshtojmė kėtu, edhe ato kanė njė emėrues tė pėrbashkėt tė arsyės, por e thjeshtėzojnė, e reduktojnė: njėri duke mbetur nė gjysmė tė rrugės, tjetri duke u skatėrruar nga vėshtirėsia e pėrgjigjjes, i treti – me tinzari edhe mė ciniku – duke i kthyer nė vegla tė pushtetit ato pyetje tė shenjta mbi tė cilat mbėshtetet jeta jonė.

    Torrkerry

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 7:

    QĖNDRIME TĖ PASRSYESHME PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT: THJESHTĖZIM I PYETJES.

    1) Ikje estetike ose sentimentale.

    Njeriu i pranon pyetjet, i marr dhe i kalibron me ndjenjėn, por mungon impenjimi vetjak i unit.
    Nuk ka impenjim tė lirisė vetjake,, por vetėm njė kėnaqje shprehese tė pasqyrimit emotiv qė pėrftohet nga pyetja. Kėrkimi i kuptimit tė jetės, urgjenca, kėrkesa pėr njė kuptim tė jetės, kthehet nė njė shfaqje, nė njė spektakėl bukurie, merr njė formė estetike.

    Poeti mė i madh grek modern, Nikos Karanzakis, nė poemėn e vet Odisseus thotė nė njė farė vendi : “Liria, o vėllezėr, nuk ėshtė as te vera, as te gruaja e ėmbėl, as nė pasuritė brenda sirtareve...as te bijtė nė djep. Liria ėshtė njė kėngė e vetmuar dhe mospėrfillėse qė humbet nė erė”.
    Ėshtė shprehur mirė urgjenca pėr njė kuptim tėrėsor, nėpėrmjet vlerėsimit tė lirisė, por ndalohet te njė emocion estetik.

    Tė vjen nė mend poezia e Carducci-t Jaufre’ Rudek:

    “Konteshė, ēfarė ėshtė vallė jeta?
    Ėshtė hija e njė ėndrre qė zhduket.
    Pėrralla e shkurtėr mori fund.
    (Pėrralla ime e shkurtėr e kotė)
    E pavdekshmja e vėrtetė ėshtė dashuria”.

    Serioziteti ekzistencial i pyetjeve njerėzore nuk mund tė gjendet lehtė nė estetizmin e vagulluar tė tyre.

    Edhe pse kam parė, kur lundroja nė Mesdhe drejt Gjibraltarit, spektaklin e delfinėve qė bėnin ushtrimet e tyre duke ndjekur njėri-tjetrin varg, nė njė sinkroni tė plotė dhe nė mėnyrė tė pėrsosur, nuk mund tė pranoj me Andre Gide-in, dėshmitarin e njė skene tė ngjashme, se ajo pėr tė cilėn e vlen mundimi tė jetosh, qenka shija artistike, dhe natyra si burim i vazhdueshėm i shijes estetike.
    Pėrpara njė nėne qė i vdes biri, kaq nuk ėshtė e mjaftueshme; po ashtu edhe pėr atė qė ka mbetur pa punė.
    Ndėrsa urgjenca e ndjenjave tona hapet para jetės nė konkretėsinė dhe plotėsinė e saj, nuk mund tė qėndrojė nė mes tė rrugės, duke u kolovitur nė njė pėrvojė emotive qė bėhet ikje nga realiteti dhe shkapėrderdhje.

    Pėr tė njėjtėn estetizėm tė paangazhuar, pavarėsisht nga tė tjerat, mė duket se ėshtė dėshmitare kjo poezi e bukur e Jevgenij Jevtushenkos:

    “Pas ēdo mėsimi, gjithmonė, me njė mijė mėnyra,
    duan tė tė afrojnė tė gjithė, tė bezdisin.
    Nga gojė djemsh dėgjon
    komplimenta plot lajka
    tė sheqerosura. Gjėra tė mira nė jetė
    ka plot : takimet, lulet, teatri...mungon vetėm
    ēka dėshiron ti – mungon
    gjėja thelbėsore.

    Ja, ti vrapon duke ngjitur shkallėt.
    Je tetėmbėdhjetėvjece.
    Nė ēantė
    mban, me profilin e Leninit,
    teserėn e vogėl tė anėtarit tė Komsomolit.
    Nėn tik-takun e vetmuar tė mesnatės sate,
    nė apartamentin nė gjumė,
    ti kėrkon –
    unė e di –
    ndihmėn e ndonjė ideje tė rreptė.
    Dhe mendohesh pėr revolucionin,
    ose kėrkon dashurinė e madhe,
    ndėrsa shpalos gėrshetat e dendura
    tė tė shkėlqyerve
    flokė gėshtenjė.
    Nė shtėpinė tėnde ėshtė vetėm kjo rrahje e ngadalshme
    e lavjerrėsit,
    ky tė folurit tėnd me shpirtin...
    Vėrtet, je ende shumė e vogėl.
    Unė, unė jam i madh nė krahasim me ty, vėrtet,
    i madh.
    Ti je shoqja ime shumė e re e udhėtimit.
    Unė, shoku yt i moshuar.
    Mė godet nė kokė mendimi
    i asaj qė do tė ndodhė
    Me flokėt e tu gėshtenjė.
    Dhe, nėse po tė mendoj me kėrkimin
    e diēkaje tė lartė, sublime.
    Unė, qė para teje kam besuar nė shumė gjėra,
    e bėj kėtė, qė edhe ti tani tė mund tė besosh”.

    Ikje (evasione) dhe shkapėrdarje: njė cekje e njohur mirė, e shumė marrėdhėnjeve, tė paktėn fillestare...

    ”O ėndėrr, e vėrtetė pa shpresė pėr t’u kujtuar”, thotė Shakespeare-i nė dramėn Stuhja. Ėndrra merr shtysėn nga njė e vėrtetė, ka njė vrull ideal qė krijon njė farė breroreje tė figurshme, emotive: por ėshtė diēka pa “themel”, pa bazė, qė duhet tė rifitohet vazhdimisht pėr t’u bindur, duke u pėrpjekur pėr ta vėrtetuar nė njė siguri nė rritje e sipėr!

    Torrkerry

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 7:

    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT: THJESHTĖZIM I PYETJES.

    2) Mohimi i dėshpėruar (pjesa e parė).

    Nga tė gjitha qėndrimet e gabuara, ky ėshtė mė dramatiku, mė rrėmbyesi, mė seriozi.
    Ėshtė mohimi i mundėsisė pėr t’u dhėnė pėrgjigje pyetjeve.
    Sa mė shumė qė ndihen, qė bėjnė pėrshtipje pyetjet, aq mė i gjallė ėshtė ky qėndrim.
    Nė qėndrimet e mėparshme kėrkohet tė zhduken pyetjet, kėtu jo.
    Kėtu merren seriozisht, janė tepėr serioze pėr t’i mohuar.
    Porse, ėshtė vėshtirėsia e pyetjeve qė nė njė farė vendi i bėn tė thonė: “Ėshtė e pamundur”.

    Ėshtė qėndrimi mė dramatik, sepse kėtu hyn nė lojė, nė mes tė njė po dhe njė jo, thjesht zgjedhja (opsioni) qė bėn vetė njeriu.
    Por, nė mes tė zgjedhjes (tė opsionit) pėr tė thėnė po dhe zgjedhjes pėr tė thėnė jo, cila i pėrgjigjet mė shumė zanafillės, tė gjithė faktorėve tė strukturės sonė, domethėnė cila ėshtė e arsyeshme?
    Kjo ėshtė ēėshtja.
    Fetaria e vėrtetė, autentike, ėshtė mbrojtja deri nė fund e vlerės sė arsyes, e ndėrgjegjes njerėzore.
    Racionalizmi shpesh shkatėrron vetė mundėsinė e arsyes, ose arsyen si kategori e mundėsisė.

    Dua tė marr shkas nga njė pjesė e Minima moralia e filozofit e sociologut gjerman Th. Adorno, mendimtar i madh i Skollės sė Frankfurtit.
    Ashtu si nė mėngjes, qė duhet tė zgjohesh sapo bie zilja e orės, dhe njė zė tė thotė: “Qėndro kėtu e mos lėviz” – do tė ishte njė e metė nga ana njerėzore, do tė ishte njė mungesė ndaj vetes tė mos ngrihesh nga krevati, tė qėndrosh aty – kėshtu vėren Adorno-ja, “kur shpresojmė nė shpėtimin, njė zė na thotė se shpresa ėshtė e kote”.
    Porse, do tė ishte njė mohim i vetvetes t’i vijė vesh kėtij zėri, sepse nuk lė arsye pėr tė shpresuar, megjithėse kjo ekziston.
    Ē’ėshtė e vėrteta, vazhdon Adorno-ja, “ėshtė ajo, vetėm ajo, shpresa e pafuqishme”, qė na lejon tė marrim frymė, domethėnė tė jetojmė.
    Prandaj, ai flet pėr “dyvlerėsi (ambivalencė) tė trishtimit”, duke afirmuar trishtimin e njė kontradikte tė pranuar, tė zgjedhur.
    Ēdo meditim rreth vetvetes, thotė ai, nuk mund tė bėj mė tepėr veēse tė rivizatojė me durim nė figura dhe trajtime pėrherė tė reja dyvlerėsitė e trishtimit: e vėrteta nuk mund tė ndahet nga ankthi, se nga figura e dukjes sė jashtme, do tė dalė nė sipėrfaqe, pa dukje tė jashtme, shpėtimi.
    E vėrteta e zgjedhjes mendore dhe psikologjike, sipas Adorno-s, - domethėnė se shpėtimi nuk ėshtė – nuk mund tė ndahet nga “ankthi, se nga figurat e dukjes sė jashtme, do tė dalė nė sipėrfaqe shpėtimi”.
    Ajo qė Adorno-ja quan ankth, ide fikse (ossessione) ėshtė struktura e njeriut, ėshtė ajo qė ne quanim “zemėr” ose pėrvojė fillestare: ta pėrjashtosh, ėshtė tė mohosh diēka, ėshtė punė e paarsyeshme, ēnjerėzore.

    Nė mėnyrė mė tė qetė, Cesare Pavese pėrmendte tė njėjtin trishtim: “E atėherė, pėrse presim?” Ja ku nxjerr krye ankthi: ėshtė struktura e jetės sonė qė na ėshtė premtuar, siē e kemi parė tashmė; pashmangėshmėria e pyetjeve tė thella ėshtė dalja nė sipėrfaqe e premtimit.
    Tė harrosh ose tė mohosh, kjo ėshtė irraconalja.

    Dėshpėrimi qė lind nga njė mohim i tillė takohet nė dokumente magjepsėse tek ata qė dinė ta shprehin njerėzoren dhe dramėn e saj.
    Po sjell ca shembuj nė ri versione tė ndryshme:

    Torrkerry
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 11-11-2008 mė 12:19

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 7:

    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT: THJESHTĖZIM I PYETJES.

    2.Mohimi i dėshpėruar.(pjesa e dytė).

    a) Aspirata e pamundur (“shpresa e pafuqishme”).

    Nga njė roman i shkrimtarit Jack Kerouac:
    “Shiko dorėn time tė pėrmbysur, mėso tė fshehtėn e zemrės time; mė jep atė ēka kėrkoj, jepma dorėn tėnde, mė ēo nė njė vend tė sigurt, bėhu i njerėsishėm, bėhu i mirė; buzėqesh; tani jam i lodhur nga ēdo gjė, nuk mundem mė, nuk qėndroj dot, po dorėzohem, dua tė vete nė shtėpi, mė ēo nė shtėpi,...mė mbyll nė njė vend tė sigurt, shpjermė aty ku nuk ka shtėpi, ku ēdo gjė ėshtė paqe dhe miqėsi, nė atė vend qė nuk duhej tė dihej tė kishte ekzistuar kurrė, pėr tė cilin nuk do tė duhej tė dihej asgjė, nė familjen e jetės. O nėna ime, o babai im, mortra ime, gruaja ime dhe ti, o vėllai im, edhe ti miku im, shpjermė nė familjen qė nuk ekziston, por kėtė nuk e shpresoj, nuk e shpresoj; zgjohem dhe do tė jepja njė mijė dollarė pėr tė qenė nė shtratin tim”.

    Kjo shprehje “kėtė nuk e shpresoj” duket qartė se ėshtė njė zgjedhje, njė opsion qė sugjerohet, sigurisht, nga pėrvoja e dhembshme: porse, mohimi nuk i mbulon dot, nuk arrin t’i shpjegojė, tė gjithė faktorėt nė lojė.
    Ajo qė e kam quajtur aspirata e pamundur, mė shumė se njė zgjedhje (opsion) e hapur mohuese, ėshtė shpeshherė njė farė ndalimi i pėrhumbur nė pragun e pėrfundimit (konkluzionit) tė vėrtetė – sikur tė jesh rob i njė pyetjeje problemore qė e pėrtėrin vazhdimisht plagėn e fillimit.
    Kemi cituar mė lart kėngėn e Leopardit: Sopra il ritratto di una bella donna (Mbi portretin e njė gruaje tė bukur). Ėshtė pėrfundimi (konkluzion) dramatik i kėtij rikujtimi dramatik dhe magjepsės, qė na intereson: “Mistero eterno /dell’essere nostro “(Mister i pėrjetshėm i qenies sonė) therret poeti. Kjo ėshtė pyetja e madhe, ky ėshtė pragu i vėrtetė i nxerrjes sė pėrfundimit.

    Te Leopardi mohimi vjen si diēka e shtuar, qė vjen nga jashtė dhe arrin tė rikujtojė tė gjithė faktorėt e zemrės njerėzore, saqė bėhet, nė mėnyrė paradoksale, njė dėshmi pozitive. Shprehja “jo” arrin si njė zgjedhje qė duket qartė si e padrejtė.

    Torrkerry

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 7:

    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT: THJESHTĖZIM I PYETJES.

    2.Mohimi i dėshpėruar.(pjesa e tretė).

    b) Realitetisi iluzion.

    Po shpjegohem me njė poezi shumė tė bukur tė E. Montale-s:

    “Ndoshta njė mėngjes, duke ecur nė njė ajėr tė xhamtė,
    tė thatė, duke u kthyer, do tė shoh tė kryhet mrekullia:
    hiēi prapa kurrizit tim, zbrazėtia prapa
    meje, me tmerrin e njė tė dehuri.

    Pastaj, si mbi njė ekran, do tė rreshtohen menjėherė
    pemė shtėpi kodra, sipas gėnjeshtrės sė zakonshme.
    Por do tė jetė tepėr vonė; dhe unė do tė largohen i heshtur
    nė mes tė njerėzve qė nuk do tė kthejnė kokėn, me tė fshehtėn time.

    Unė nuk e kam takuar asnjėherė tė pėrshkruar kaq mirė pėrceptimin e kontingjencės sė realitetit, domethėnė tė faktit qė realiteti nuk bėhet vetiu.
    Gjeja mė e qartė (evidente) pėr njė njeri tė rritur ėshtė fakti se ai nuk bėhet vetvetiu: dhe njeriu ėshtė ai nivel i natyrės, sikundėr e kemi thėnė, nė tė cilin natyra merr ndėrgjegjje pėr veten, dhe kujtohet se nuk qėndron nė vetvete, se sendet nuk qėndrojnė nė vetvete.
    Tani, kjo pėrvojė ėshtė pragu edhe i zbulimit tė faktit tė krijimit, se sendet janė bėrė nga njė Tjetėr. Pėrpara pėrceptimit tė “asgjė prapa meje”, dy janė hipotezat: ose sendet nuk bėhen vetiu, po janė bėrė nga njė Tjetėr, ose janė iluzione dhe hiē.
    Cila nga kėto dy hipoteza i pėrgjigjet mė mirė realitetit?, jo sipas njė opinioni tonė, qoftė dhe tė mbėshtetur nė ideologjinė nė fuqi; cila hipotezė i pėrgjigjet mė mirė realitetit, ashtu siē i duket pėrvojės sonė?
    Pa dyshim i pėrgjigjet pėrvojės hipoteza se realiteti ėshtė bėrė nga njė Tjetėr: sepse, edhe pse ėshtė jetėshkurtėr dhe i paqėndrueshėm, megjithatė ėshtė.
    Montale-ja, nga ky perceptim marramendės (“prej tė dehuri”) i paqėndrueshmėrisė, i dukjes jetėshkurtėr tė sendeve, nė vend qė tė arrijė tek ajo njohje e arsyeshme, me tė cilėn nis ēdo pėrvojė fetare e vėrtetė dhe ēdo lutje e sinqertė, ai shkėputet nga vrulli qė shfaq sendet ekzistuese, mohon njė tė dhėnė tė qartė (evidente), dhe lėshohet pas mohimit tė dėshpėruar. Kėshtu, nė poezi, e zėmė nė befasi duke zgjedhur “jo-nė”; “jo” ėshtė njė zgjedhje (njė opsion) tragjike dhe e trishtuar.

    Torrkerry

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT: THJESHTĖZIM I PYETJES.

    2.Mohimi i dėshpėruar.(pjesa e 4).

    C) Hiēi si thelb (si esencė).


    Poezia e Montale-s e kap njeriun nė ēashtin marramendės kur zgjedh humnerėn, ndėrsa kjo e Pavese-s ėshtė pėrshkrimi i realitetit tė humnerės.

    “Ti je si njė tokė
    qė askush e ka thėnė ndonjėherė.

    Ti nuk pret asgjė
    pėrveē fjalės,
    qė do tė gufojė nga fundi
    si njė fryt nė mes tė degėve.

    Fryn njė erė qė tė arrin.
    Gjėra tė thata e tė rivdekura
    tė zėnė rrugėn dhe ikin nė erė.

    Gjymtyrė dhe fjalė tė lashta.
    Ti dridhesh nė mes tė verės”

    Ja, menjėherė, zgjedhja mohuese: “Ti je si njė tokė qė askush nuk e ka thėnė asnjėherė”.
    Je, prandaj varesh nga diēka e Fundit; pėr ta mohuar, duhet tė mohosh kėtė “Ti”, qė ėshtė fjala e cila pėrputhet mė shumė me natyrėn qė nxjerr krye nga thellėsitė e zanafilės sate.
    Dhe ėshtė tė mohosh natyrėn kur thua: “Ti nuk pret asgjė”.
    Po ashtu, nuk ka pėr ty asgjė tė gjallė: “Gjėra tė thata e tė rivdekura”, gjethe pa degė e pa trung, sipas idesė biblike tė psalmit, ku thuhet se pėr njeriun pa Zot gjithēka ėshtė pluhur, ēdo kokrrizė ėshtė thjesht e vendosur pranė tjetrės, pa kurrėfarė lidhjeje.
    “Gjymtyrė dhe fjalė tė lashta”: jo njė trup, jo njė ligjėratė – ēdo gjė vjen nga njė vorbull e mėparshme, pa kuptim.
    Dhe ja kontradikta qė bluan ēdo gjė, shakullima e pandėrprerė e humnerės: “Ti dridhesh nė mes tė verės”.
    Vera ėshtė e nxehtė e ti ke tė ftohtė, dridhesh, nuk mund tė veprosh, tė ndėrtosh.
    Nė tė vėrtetė, e vetmja ngrohtėsi qė mund ta bėjė ndėrtim tė kaluarėn nė tė tanishmen, ėshtė njohja, pranimi, i njė plotėsie inteligjence dhe dashurie, i gjetjes sė njė “kuptimi” nė atė “fund nga i cili gufon”, ashtu siē e kėrkon tėrėsia e shikimit tė ndėrgjegjjes njerėzore.

    Torrkerry.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 7:

    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT: THJESHTĖZIM I PYETJES.

    3) Tjetėrsimi.(pjesa e parw)

    Sipas kėtij qėndrimi tė fundit, jeta ka njė kuptim tėrėsisht pozitiv, porse mohohet qė ky kuptim tė ketė njė tė vėrtetė pėr personin, tė jetė pėr personin.

    Ideali i jetės do tė ishte njė evolucion hipotetik nė tė ardhmen, drejt sė cilės do tė duhej tė vraponin tė gjithė sė bashku, si pėr tė vetmin kuptim tė tė jetuarit.
    Dinamika shpirtėrore e pėrsonit dhe mekanizmi nė zhvillim e sipėr i realitetit shoqėror, kanė tė vetmin qėllim qė tė arrinė tė realizojnė kėtė tė ardhėmen, dhe kjo dukuri, nė kompleksin e saj, shprehet me atė fjalė mė tė dyshimtė qė mund tė jetė, progres (pėrparimi).

    Kjo optikė, pyetjet themelore tė njeriut, i merr si stimul funksional pėr ndėrtimin e kėtij lloj progresi, gati si tė thuash njė farė dredhie me tė cilėn natyra tė detyron t’i shėrbesh projektit tė saj tė pakthyeshėm.

    Po kėtu del njė vėrejtje thelbėsore, rrėnjėsore.
    Pyetje themelore shėnojnė daljen nė sypėrfaqe nė natyrė, pikėrisht tė pėrmasės (dimensionit) vetjake tė njeriut, tė tiparit origjinal tė pashmangshėm tė personalitetit tė tij.
    Ato pyetje pėrbėjnė personin tim, njėtėsohen (identifikohen) me arsyen dhe me ndėrgjegjen time, janė pėrmbajtja e vet ndėrgjegjes sime: zgjidhja e tyre, vėrtetimi i kuptimit tė tyre duhet tė mė prek mua, ka tė bėjė drejtpėrdrejt me mua.
    Njė pėrgjigje nuk ėshtė e dhėnė, po nuk mė qė dhėnė mua dhe po nuk qe pėr mua.

    Ėshtė e pamundur ta kthesh pėrgjigjen ndaj atyre pyetjeve nė njė realizim qė i pėrket njė bashkėsie nė njė tė ardhme hipotetike, pa e zhdukur, pa e shpėrbėrė identitetin e njeriut, pa e tjetėrsuar nė njė figurė, nė tė cilėn thurja e kėrkesave tė thella dhe urgjente tė unit tė tij, mbetet e paplotėsuar, e zhgėnjyer.
    Kjo thurje e thellė mė pėrbėn mua, ashtu si indet formojnė trupin: do tė ishte sikur tė shpėrbėhej, tė shthurej identiteti i pakthyeshėm, i pashmangshėm, i trupit tim.
    Pyetjet janė un-i im: dhe nė zgjidhjen qė japin progresistėt, uni nuk merr pėrgjigje.
    Ėshtė njė zgjidhje kjo qė nuk pėrputhet me faktorėt nė lojė, ėshtė e paarsyeshme.
    Unit do t’i duhej tė shkatėrrohej qė tė mund tė bėhej ai evolucion i realitetit.

    Torrkerry.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT: THJESHTĖZIM I PYETJES.

    4) Tjetėrsimi.(pjesa e dytė).

    Veēse tė eliminosh faktorin kryesor dhe themelor, qė ėshtė uni, duke e shpėrbėrė fare, kjo nuk ėshtė zgjidhje: i thonė tė eliminosh faktorin mė tė bezdisshėm dhe mė vendimtar.
    Po ia lė Dostojevskit, nė Romanin Vėllezėrit Karamazov, tė na thotė kėtė punė tė qartė racionale.

    “Sipas zgjuarsisė sime tė varfėr tokėsore, euklidiane, di vetėm se vuajtja ekziston dhe fajtorėt nuk ekzistojnė, se ēdo gjė rrjedh dhe ēdo gjė ekuilibrohet, kėtė e di mirė dhe nuk mund tė kėnaqem tė rroj duke u mbėshtetur mbi budallallėqe tė tilla! Ē’rėndėsi ka pėr mua se nuk ekzistokan fajtorė, se ēdo gjė buroka thjesht e drejtpėrdrejtė nga njė tjetėr, dhe qė unė e ditkam kėtė! Kam nevojė pėr njė shpėrblim, pėrndryshe shkatėrrohem fare. Ėshtė njė shpėrblim jo nė pafundėsi, kushedi ku dhe kushedi kur, po kėtu, mbi tokė dhe dua ta shoh me kėta dy sy!
    Unė kam besuar, prandaj dua tė shoh edhe unė, dhe nė qoftė se atėherė do tė kem vdekur, duhet tė mė ngjallin, sepse po tė ndodhte gjithēka pa mua, do tė ishte poshtėrim.
    Nuk kam vuajtur pėr tė plehėruar me fajet e mia dhe me vuajtjet e mia njė harmoni tė ardhme, nė dobi tė kushedi kujt!
    Dua ta shoh me sytė e mi drerin duke luajtur pranė luanit, dhe tė vrarin qė ngrihet e pėrqafon vrasėsin. Dua tė jem edhe unė, kur tė gjithė do ta dinė mė nė fund pėrse punėt kanė ecur ashtu”.

    Kjo ėshtė e arsyeshme, domethėnė merr parasysh tė gjithė faktorėt e situatės edhe pse mėnyra e zgjidhjes ėshtė pėrtej tė kuptuarit dhe tė njė pėrfytyrimi tė pėrshtatshėm (adekuat), sepse kemi tė bėjmė me njė ngjarje qė i kalon kufijtė e pėrvojės ekzistenciale, tė tė tanishmes.

    Ddo tė doja tė vija nė dukje dy vėrejtje.

    1) Qė ekziston njė lidhje origjinale, e thellė, ndėrmjet afirmimit tė personit tim, rrugės sė personit tim dhe fatit tė botės, zhvillimit tė kozmosit, rrugės sė popullit njerėzor drejt planit tė tij tė fundit – kjo ėshtė njė e vėrtetė e madhe, e afirmuar, mbi tė gjitha, nė idenė e krishterė tė meritės.
    Nė konceptim e krishterė tė meritės, tė meritimit, njeriu i pėrshtatės fatit tė vet, rritet nė drejtim tė fatit tė vet, nė atė masė nė tė cilėn veprimi i tij “vė nė lėvizje” botėn, ėshtė pėr botėn, e nderon atė, ndėrton anėn njerėzore (humanitetin).
    Ajo (merita) “lėviz) botėn, ndėrton humanitetin, nėse “i ofrohet” Zotit, domethėnė, nėse kryhet nė funksion tė planit tėrėsor tė Zotit pėr botėn.
    “Mos vallė qėllimi i jetės ėshtė tė jetosh? Jo tė jetosh, por tė vdesėsh...dhe tė japin me gėzim atė qė kemi. Kėtu qėndron gėzimi, liria, hiri, rinia e pėrjetshme”, thotė Anna Vercore pėrballė trupit tė sė bijės Violaine nė dramėn e P. Claudel-it Lajmi i dhėnė Marisė. “Ēka vlen bota nė krahasim me jetėn? Dhe pėr ēfarė tjetėr vlen jeta, pėrveēse pėr ta dhėnė?”.

    Pėrkundrazi, ēfarė abstragimi ēnjerėzor nė qėndrimin e Diderot-sė, tė Enciklopesisė sė shekullit tė iluministėve:

    “Ah, botė e pasardhėsve, e shenjtė dhe e shenjtėruar! Mbėshtetje e tė shtypurve dhe e tė mjerėve, ti qė je e drejtė, ti qe je e pakorruptueshme, ti qė do tė nxjerrėsh nė dritė njeriun e mirė dhe do tė demaskosh hipokritin, ide ngushėlluese dhe e sigurt, mos mė braktis. Bota e ardhshme ėshtė pėr filozofin ajo qė bota tjetėr ėshtė pėr fetarin”.

    Mė duket sikur jemi kthyer nė epokėn mė primitive qė mund tė mendohet. Atėherė kur Zoti, pėr t’i shpjeguar Abrahamit se do ta pėrkrahte, i premtonte pasardhės pėr njė kohė tė gjatė.
    Por jemi shumė larg nga ajo botė.
    Megjithatė, ėshtė i njėjti qėndrim: me fjalė mė pak tė ngrohta, sot thuhet se qėllimi i tė gjitha energjive tona ėshtė qė tė shkrihemi pėr progresim e sė ardhmes!

    Torrkerry

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    QĖNDRIME TĖ PAARSYESHME PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT: THJESHTĖZIM I PYETJES.

    3)Tjetėrsimi.(pjesa e tretė).

    2) Progresi drejt sė ardhmes kush e administron?
    Tė fuqishmit, ata qė pėr kėtė punė zotėrojnė forcėn dhe rrethanat e favorshme qė tė tjerėt nuk i kanė, tė pasurit e sotėm, qė nuk lindin mė nga mundi pėr tė krijuar njė ndėrmarrje, por lindin nga shkathtėsia e treguar pėr tė bėrė karrierė nė njė parti ose nga pėrdorimi i njė trashėgimie.
    Edhe nga kjo pikėpamje jemi para njė tjetėrsimi, njė humbjeje tė pandershme tė vetvetes.

    Ėshtė kryengritja para njė tjetėrsimi tė tillė qė i ka dhėnė fisnikėri tė lartė rilindjes shpirtėrore ruse tė kėtyre dhjetėvjeēarėve tė fundit, edhe nė mes tė rrezikut tė vazhdueshėm tė njė veprimtarie klandestine tė pėrndjekur me qėllimin pėr ta zhdukur.
    Ja njė dokument i pėrplasjes kryengritėse tė njė rebeli:

    “Jepini progresit nė emėr tė njeriut!
    E mallkoj dhe e urrej progresin e gėnjeshtėrt.
    Ma djegin fytin termat teknike.
    Unė u dhashė atyre shpirt dhe zė.

    I mallkuar, sepse njė grua nė tė ardhmen
    do tė pyesė, duke pėrēapur pilula sintetike:
    “Te vėllimi i tretė i Voznesenskit,
    ciclotroni ēfarė kafshe ėshtė?”.

    Po i pėrgjigjem menjėherė: “Kockat e tij tė ndryshuara,
    nuk tė trembin mė shumė se njė karrocė”.
    Teknikėt dhe fuqitė i ka mbuluar
    vdekja dhe harresa.

    Njė gjė e vetme rron gjatė mbi tokė
    si rreze ylli tė shuar qė vazhdon tė ndriēojė:
    dikur atė e quanin shpirt”.

    Churchill-i, kur e ftuan pėr njė udhėtim trimfal si shpėtimtar i qytetėrimit, vizitoi edhe Institutin e Teknologjisė tė Bostonit.
    Drejtoiri i Institutit mbajti njė ligjėratė tė fryrė me tė cilėn ngriti lart vlerėn pėrfundimtare (definitive) tė kėtij qytetėrimi tė njeriut, qė kishte arritur tashmė po sundonte ēdo gjė, edhe vetė njeriun, nė kuptimin qė do tė mund tė programonte mendimet, ndjenjat: kėshtu nuk do tė mund tė lindte mė nė tė ardhmen njė tjetėr Hitler.
    U ngrit Churchill-i dhe tha tekstualisht kėto fjalė: “Dekani i studimeve humanitare foli me adhurim pėr aftėsinė shkencore qė po afrohet, pėr tė arritur tek kontrolli me saktėsi i mendimeve njerėzore.
    Unė do tė isha shumė i lumtur sikur tė kisha vdekur mė parė se tė ndodhė njė gjė e tillė”.
    Politika e sotme sundohet nga ky tip kulture nė mbarė botėn. Prandaj nevojitet revolucioni pėr mbrojtjen e aspektit njerėzor, dhe ai mund tė ketė vetėm njė synim, atė fetar, atė vėrtet fetar, prandaj tė krishterin e vėrtetė nė vijė tė parė.

    Pas kėtij vargu analizash tė qėndrimeve tė ndryshme, dua tė kujtoj se vlera dialektike e denoncimit tonė ėshtė njė: ato qėndrime nuk u pėrgjigjen terėsisht faktorėve qė pėrvoja na paraqet nė lojė.
    Janė ėndrra qė harrojnė atė qė qėndron mė parė, nga e cila duhet nisur, janė gabime, nė tė cilat tensioni ose pasioni pėr tė arritur qėllimin, bėn qė tė harrohen tė dhėnat origjinale, origjina a zanafilla, prandaj tė bėjnė tė ēmendesh.
    Tė gjitha kanė njė aspekt tė drejtė, ose njė pretekst qė ka njėfarė vėrtetsie, porse qė u ėshtė dhėnė njė rėndėsi e tepruar (e shpėrpjesėtuar).

    E vėrteta qė duket mė qartė ėshtė ajo e Dostojvskiit: “Bleta e di formulėn e zgjoit tė vet, milingona e njeh formulėn e folėse sė vet, kurse njeriu nuk e njeh formulėn e vet”.

    Sepse, formula e njeriut ėshtė marrėdhėnie e lirė me pafundėsinė, prandaj nuk pėrfshihet nė asnjė masė dhe i ēan muret e ēdo banesė ku ndokush kėrkon ta burgosė.

    Pyetjet dhe qartėsitė pėrbėrėse tė “zemrės” (ose tė “pėrvojės fillestare”) janė gjurma ekzistenciale e marrėdhėnies sė lirė me pafundėsine.

    Torrkerry

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 8:
    PASOJA TĖ QĖNDRIMEVE TĖ PAARSYESHME
    PĖRBALLĖ PYETJES SĖ FUNDIT.


    Gjashtė katgegoritė, pėr tė cilėt folėm, kanė tė pėrbashket njė zhvleftėsim tė pyetjeve, njė boshatisie tė pėrmbajtjes dhe tė rėndėsisė sė pyetjeve qė ne i kemi pranuar si shprehėse tė natyrės origjinale specifike tė njeriut.
    Humbja e kuptimit, si pasojė e boshatisjes osė thjeshtėzimit (riduktimit) tė pyetjeve, sjell pasoja tė rėnda nga pikėpamja kulturore.

    Njeriu humbet kontrollin e vetvetes, tė tėrėsisė sė pėrbėrėsve tė vet.
    Ėshtė sikur tė ishte njė shofer qė humbet kontrollin e makinės sė vet dhe kjo, ta zėmė se do t’i dilte nga kontrolli, ose mė mirė tė themi do tė merrtė hov nė njė vrap pa drejtim tė caktuar dhe gati pėr t’u pėrplasur diku.

    Pasoja e parė ėshtė prishja me tė kaluarėn, e dyta vetmia e njeriut nė formė konkrete, dhe e treta ėshtė eliminimi i lirisė vetjake si karakteristike antropologjike dhe shoqėrore.

    Torrkerry

Faqja 7 prej 25 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •