SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 3 NR 5 (vazhdim).
Kjo ėshtė njė gjė e pamundur, kryesisht pėr hir tė vetė strukturės sė dinamikės njerėzore: ky ndikim i faktorit n (ndjenja) nuk pakėsohet, por shtohet aty ku objekti ngarkohet me njė domethėnjė mė tė madhe.
Pastaj, propozimi qė jepet pėr tė shpjeguar domethėnjen e diēkaje jetėsore pėr jetėn e njeriut, ta gjykosh me indiferencė tė plotė, ėshtė ta trajtosh sikur ke tė bėsh me njė copė gur.
Dhe normalisht nuk kuptohet mė asgjė.
Tani le tė shohim ēdo tė thotė “ta vesh nė focus lenten” ose ē’do tė thotė “ndjenja nė vendin e vet”?
Mbi tė gjitha ėshtė e qartė se njė problem i tillė nuk ėshtė njė problem shkencor, por ėshtė njė problem qėndrimi ose sjelljeje ndaj diēkaje, domethėnė njė problem “moral”, njė problem qė ka tė bėjė me qėndrimin qė marrim ne, me mėnyrė si e drejtojmė a si e “qeverisim” veten tonė, si i dalim pėrballė realitetit.
Nuk ėshtė problem mprehtėsie mendore, as problem zgjuarsie.
Dua tė bėj njė krahasim historik. Kristofor Kolombi, ose Galileo Galilei e kanė revolucionuar mėnyrėn e shikimit tė geografisė dhe tė astronomisė nga ana e njeriut: janė nga ato ēaste kulmore tė atyre kalimeve qė e shtyjnė pėrpara historinė, kulturėn, qytetėrimin.
Njė emėr tjetėr i krahasueshėm me tė parėt ėshtė ai i Pastėrit (Pasteur): Zbulimi i rolit tė mikroorganizmave nė mjekėsi ka revolucionuar vėrtetė ēdo gjė.
Pastėrit i ėshtė dashur t’i pėrsėriste vazhdimisht eksperimentet e veta, sepse dukej se askush nuk po ishte i aftė t’ua njihte vlerėn.
Tė fundit qė arritėn tė njohin vlerėn shkencore tė eksperimenteve tė Pastėrit qenė profesorėt e Sorbonės, tė cilėt bėnin pjesė nė Akademinė e Shkencave tė Parisit.
Pėr kėta profesorė, tė pranonin atė qė mbronte Pastėri, do tė thoshte se qė tė nesėrmen u duhej tė hypnin nė katedėr dhe tė pohonin se duheshin ndryshuar shumė gjėra.
Kėshtu prekej krenaria, fama, paratė.
Problemi i funksionimit tė mikrobeve, qė ėshtė njė problem objektiv, shkencor, pėr ata ishte njė problem jetėsor.
Ēka duhej tė bėnin ata profesorė, qė tė ishin tė aftė pėr tė kuptuar vlerėn e atyre eksperimenteve, tė pakundėrshtueshme edhe nga profanėt, jo mė nga specialistėt!
Atyre u duhej tė kishin ndershmėri, dinjitet moral, pasionin pėr objektivat e vėrteta shkencore.
Porse kėto veti nuk mund tė fitoheshin menjėherė, nga njė ditė nė tjetrėn, por duhej tė ishin rezultati i njė edukimi pikėrisht moral.
Shkurt fjala, po qe se njė gjė nuk mė intereson, unė nuk ia hedh sytė fare: po tė mos e shikoj, nuk kam sesi ta njoh.
Pėr ta njohur atė, mė duhet ta pėrqendroj vėmendjen tek ajo. Vė-m,endje (it. Attenzione) vjen nga latinishtja (ėshtė fjala pėr italishten attenzione, F.L.) dhe do tė thotė “tė jesh i tendosur drejt…”. Po tė mė interesojė, po tė mė prekė diēka, atėherė do tė jem i tendosur drejt saj.
Duhet vėnė nė dukje fakti se njeriu e studion me vėshtirėsi njė gjė qė nuk njall interes.
Kjo mund tė jetė edhe shenjė mendjengushtėsie; porse, sigurisht qė do tė ishte padrejtėsi tė jepej ndonjė gjykim mbi kėtė ēėshtje.
Ta zėmė se unė dhe Marku jemi duke ecur nėpėr trotuarėt e qytetit, sepse Marku mė ka shtruar njė problem tė rėndėsishėm pėr t’ia zgjidhur dhe unė po heq keq t’i jap shpjegime.
Ai po ndjek pas, dhe unė gjithnjė e mė i nxuhur, gjithnjė e mė i qartė - ashtu mė duket mua - i paraqes ato arsyet e mia. “Pra, kuptove ēka tė thashė?”.
“Po, po, deri kėtu tė kam kuptuar mirė”.
Ecim me sytė e ngulur nė trotuar, duke diskutuar.
Porse ai ngre sytė lart, ndėrsa nė anėn e kundėrt tė trotuarit kalon njė vajzė e hijshme dhe Marku thotė: “Po, po”, duke i pėrsėritur kėto fjalė gjithnjė e mė mekanikisht, pasi ia ka ngulur sytė bukuroshės nė kalim dhe duke e kthyer kokėn prapa ndėrsa ajo largohet.
Mė nė fund, duke ia ndarė sytė me melankoli, sapo ajo ėshtė zhdukur nė horizont, kthehet nga unė pikėrisht nė ēastin kur unė kam nxjerrė pėrfundimin dhe i them: “Atėherė, je e njė mendjeje me mua, Mark?”.
Dhe ai pėrgjigjet: “Jo, jo! Nuk mė mbushet mendja!”.
Kjo nuk ėshtė e dtrejtė, sepse nuk mė ka dėgjuar me vėmendje.
Ėshtė ai krimė qė shumica e njerėzve bėjnė pėrballė problemit tė fatit tė njeriut, tė besimit, tė fesė, tė kishės, tė krishterimit.
Shumica dėrmuese e bėn kėtė lloj krimi sepse “e zėnė me punė krejt tė tjera”, truri i saj ėshtė “i vdekur dhe i varrosur”pėr gjėra tė tilla, megjithėse pastaj pretendon tė kėtė njė gjykim, tė shpreh njė opinion: njė bir e njė bijė, nuk ka sesi tė mos kenė mendimet e veta (opinionet) pėr babanė e nėnėn; po ashtu edhe njė njeri qė jeton, nuk mund tė shpėtojė pa pasur njė opinion rreth lidhjes qė ka e tashmja me fatin e tij.
Nga shėmbulli me Pastėrin dhe nga shėmbulli i fundit mė rėndomtė, mė duket, del e qartė se thelbi i problemit njerėzor tė njohjes nuk qėndron te ndonjė afėrsi e veēantė zgjuarsie.
Njė vlerė, sa mė shumė qė ėshtė jetėsore dhe themelore pėr rėndėsinė e saj – fati i njeriut, dashuria pėr njeriun, bashkėjetesa nė mes njerėzve – aq mė shumė natyra i jep secilit zgjuarsinė pėr tė njohur dhe pėr tė gjykuar.
Qėndra e problemit ėshtė njė pozicion i drejtė i zemrės, njė qėndrim i saktė, njė ndjenjė nė vendin e vet, njė moralitet.
Torrkerry
Krijoni Kontakt