Close
Faqja 3 prej 25 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 244
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Pres disa verejtje, pyetje, thellime.
    Torrkerry
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 28-08-2008 mė 14:03

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    VAZHDOJMĖ SHKOLLĖN E KOMUNITETIT: KAPITULLI 2, PJESA 4.

    4) Njė mėnyrė veprimi me njė rėndėsi tė veēantė.(Vazhdim i pjesės sė IV).


    Tema: Metoda e pėrshtatshme pėr tė vėrtetat “morale”.

    Njė fushė e realitetit tė cilin mund ta kuptojė e ta pėrfshijė ndėrgjegjja jonė ėshtė pra lėmi e realiteteve ose e tė vėrtetave “morale”: morale nė vėshtrim etimologjik tė fjalės, pėrderisa ato pėrcaktojnė “sjelljen” njerėzore, “qėndrimin” njerėzor, qė nė gjuhėn latine quhet mores.

    Nė zbulimin e tė vėrtetave dhe tė sigurive nė lidhje me sjelljen njerėzore, arsyeja duhet pėrdorur nė njė mėnyrė tė ndryshme, pėrndryshe nuk do tė ishte mė e arsyeshme: pėr shembull, tė pretendosh ta pėrkufizosh sjelljen njerėzore me anė tė njė metode shkencore, do tė ishte njė veprim i papėrshtatshėm.

    Ta zėmė se unė sonte vete nė shtėpi dhe nėna mė shtron pėrpara njė pilaf tė mirė dhe unė, ashtu papritur ndalohem dhe nė vend qė tė filloj tė ha, i uritur, ia nguli sytė pilafit me dyshim, dhe ajo, e shqetėsuar, mė pyet: “Cfarė ke kėshtu…mos je gjė i sėmurė?”, dhe unė i them; “Jo, jo, veēse desha t’i bėj njė analizė kėtij pilafi qė tė sigurohem se mos ka brenda cianur”, nėna do tė mė thoshte: “Dashke tė bėsh shaka sonte?”; ama, po ta shihte se unė e kam seriozisht me atė kėrkesė tė ēuditshme, nuk do tė thėrriste njė kimist analizash, por njė psikiatėr.
    Siguria se nėna nuk ka fare ndėr mend tė mė helmojė ekziston, pavarėsisht nga mundėsia pėr t’i bėrė njė analizė kimike ushqimit tė pėrgatitur.

    Pėrsėri ta zėmė qė jemi dy miq qė gjendemi nė tė njejtėn ndales tė tramit. “Tungjatjeta”, “Tungjatjeta! Si vete?”. Tjetri hipėn nė tram, kurse unė qėndroj nė vend. Ndėrkaq trami vihet nė lėvizje dhe miku nxjerr kokėn nga dritarja dhe mė pyet: “Pėrse nuk hipe?”. Dhe unė ia kthej: “ Pėr derisa kėshilli bashkiak nuk e ka vizituar pėr ēdo ndalesė gjendjen psiko-fizike tė trenistit, unė nuk do tė hipi mė nė tram…”.
    Atij trami, pėr tė arritur nga Katedralja e Milanos (Duomo) deri te Porta Ticinese, do t’i duhej plot njė vit!

    Matematika, shkenca, filozofia, janė tė nevojshme pėr evolucionin e njeriut si histori, janė kushte themelore pėr qytetėrimin. Po ama, dikush do tė mund tė rronte fare mirė pa filozofinė, pa e ditur se toka rrotullohet rreth diellit: porse, njeriu nuk mund tė rrojė pa siguritė morale. Pa pasur mundėsinė qė tė japė gjykime tė sigurta pėr sjelljen e tjetrit ndaj tij, njeriu nuk mund tė rrojė.

    Aq e vėrtetė ėshtė se pasiguria nė marrėdhėniet ėshtė njė nga tė kėqijat mė tė tmerrshme tė brezit tonė: ėshtė e veshtirė siguria e marrėdhėnieve tė ndėrsjella, duke u nisur qė nga familja. Kalohet jeta si tė zėnė nga sėmundja e detit, me njė pasiguri tė tillė nė gėrshetimin e marrėdhėnieve, saqė nuk ndėrtohet mė aspekti njerėzor. Do tė ndėrtohen grataēele, bomba atomike, sisteme tepėr tė holla filozofike, por jo njerėzorja, sepse ajo qėndron nė marrėdhėniet.


    Torrkerry

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    VAZHDOJMĖ SHKOLLĖN E KOMUNITETIT: KAPITULLI 2, PJESA 4.

    4) Njė mėnyrė veprimi me njė rėndėsi tė veēantė.(Vazhdim e pjesės sė IV).

    Ja pėrse natyra ka krijiuar nė disa fusha njė metodė, njė rrugė, njė mėnyrė zhvillimi tė ngadalshėm: tė gjitha kalimet duhet bėrė nė njė farė mėnyrė, ose nuk jemi tė sigurt sesi duhet vepruar; kėshtu qė pėr disa gjėra arrihen rezultatet pasi kanė kaluar shekuj, madje mijėvjeēare. Pėrkundrazi, pėr tė arritur qė tė korrim siguritė nė marrėdhėnjet tona, na ėshtė dhėnė njė metode shumė e shpejtė, qė ėshtė mė tepėr njė intuitė sesa njė mėnyrė veprimi a njė process.
    Kjo metode e katert ėshtė shumė mė e afėrt me punėn e artistit sesa me atė tė teknikut dhe tė demonstruesit, sepse njeriu ka nevojė pėr tė jetuar nė cast.

    Njėra metodė tė jepet siguri matematike, njė metodė tjetėr sjell siguri shkencore, njė tjetėr tė pajis me siguri filozofike: metoda e katėrt tė shpie te siguritė pėr sjelljen njerėzore, sjell siguri”morale”.
    Thashė se, si metodė, kjo e fundit ėshtė mė e krahasueshme me metodėn e gjeniut dhe tė artistit: kėta nga shenjat arrijnė nė pėrceptimin e sė vėrtetės.
    Kur Njutoni pa tė binte atė mollėn e famshmė, kjo qe njė shenjė qė bėri tė shkrepte hipotezėn e madhe.
    Gjeniu nga njė shenjė e vogėl zbulon njė intuitė universale.
    Metoda, sipas sė cilės kuptoj se nėna mė do tė mirėn, qė mė jep sigurinė se shumė veta i kam miq, nuk ėshtė ngulitur mekanikisht, por ėshtė kapur me anė tė intuitės nga intelekti, si e vetmja ndjenjė e arsyeshme, i vetmi motiv i pėrshtatshėm pėr tė shpjeguar konvergjencėn e disa “shenjave” tė caktuar.
    Shumėzojini pa kufi kėto shenja, me qindra , me mijėra: pika ku ato puqen, ėshtė se nėna mė do tė mirėn. Me mijėra shenja konvergojnė nė kėtė pikė: i vetmi kuptim i sjelljes sė nėnės ėshtė ky: “Nėna ma do tė mirėn”.

    Demosnstrimi, prova, e njė siguri morale, ėshtė njė kompleks shenjash, i vetmi kuptim
    i tė cilave, i vetmi motiv i pėrshtatshėm (adekuat), i vetmi lexim i arsyeshėm qė mund t’u bėhet, ėshtė pikėrisht ajo siguri.

    Quhet jo vetėm siguri morale, por edhe siguri ekzistenciale (qė ka tė bėjė drejtpėrdrejtė me jetėn), sepse lidhet me ēastin nė tė cilin ti lexon dukurinė, domethėnė kap me anėn tė intuitės tėrėsinė e shenjave.
    Pėr shembull: unė jam i qetė, sepse ai qė kam pėrpara nė kėtė ēast nuk ka nė mend tė mė vrasė; edhe pasi ta them kėtė, ky person nuk do tė mė vrasė, qoftė dhe nga dėshira pėr tė provuar se jam gabuar.
    Ėshtė njė sjellje , njė qėndrim, tė cilin pasi e lexoj, arrij nė kėtė siguri. Po ama, nuk do tė mundja ta pohoja njė siguri tė tillė nė njė kohė tė ardhme, pasi tė kenė ndryshuar tiparet e rrethanave!

    Dy gjėra tė rėndėsishme qė duhen tė vėnė nė dukje:

    E para: unė do tė kem mė shumė mundėsi tė kem siguri pėr ty, sa mė shumė qė e vezhgoj jetėn tėnde, domethėnė bėj njė jetė tė pėrbashkėt me ty. Nė kėtė mėnyrė shenjat shumėfishohen.
    Pėr shembull, nė Ungjill, cilėt qenė ata qė mundėn tė kuptojnė se duhej pasur besim tek ai njeri? Jo turma qė shkonte pėr t’u shėruar, por kush i vajti pas dhe jetoi bashkė me tė. Bashkėjetėse dhe fat i pėrbashkėt!

    E dyta. Anasjelltas, sa mė i fuqishėm tė jetė njė njeri aq mė shumė ėshtė i aftė qė nga disa shenja tė arrijė njė siguri nė lidhje me tjetrin.
    Kjo ėshtė ana gjeniale e njėrzores, ėshtė gjeniu i aftė pėr tė lexuar tė vėrtetėn e sjelljes, tė mėnyrės sė tė jetuarit tė njeriut.
    Sa mė i fuqishėm qė ėshtė dikush si “aftėsi njerėzore”, aq mė shumė ka mundėsi qė tė pėrceptojė me siguri.
    “T’i besosh dikujt ėshtė mirė, por tė mos i besosh, ėshtė akoma mė mirė”, thotė njė fjalė e urtė, dhe kjo ėshtė njė urtėsi mjaft e sipėrfaqshme, sepse mundėsia pėr tė pasur besim ėshtė veti e njeriut tė fuqishėm dhe tė sigurt nė vetvete,
    Njeriu i pasigurt s’i beson as nėnės sė vet.
    Sa mė burrė qė ėshtė dikush, aq mė shumė ėshtė i aftė tė ketė besim, sepse i kap me anė tė intuitės motivet e drejta pėr t’i besuar tjetrit.

    Atij qė e ka “dellin” pėr njė lėndė tė caktuar shkollore, i mjafton njė shenjė e vogel pėr ta hetuar zgjidhjen e problemit, ndėrsa tė tjerėt u duhet tė ecin me mundin hap pas hapi pėr tė gjetur zgjidhjen. Tė kesh “dell” pėr diēka ėshtė sikur tė kesh njė afri me tė.
    Delli i njerėzores do tė thotė tė kesh shumė humanitet (anė njerėzore) nė vetvete; atėherė, po, unė arrij tė zbuloj se deri nė ē’pikė mund t’i besoj humanitetit tėnd.

    Ėshtė sikur njeriu tė bėnte njė krahasim tė shpejtė me veten e vet, me “pėrvojėn e vet fillestare”, me “zemrėn” e vet dhe tė thoshte: deri kėtu puqet me mua, prandaj ėshtė e vėrtetė dhe mund tė kem besim.

    Torrkerry

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DO TA KOPJOJ KĖTU KAPITULLIN 2 NR 5 E SHLKOLLĖS TĖ KOMUNITETIT.

    5) Njė zbatim i metodės sė sigurisė morale: besimi.

    Ēfarė ėshtė besimi?
    Ėshtė tė bashkohesh me atė qė pohon dikush tjetėr.
    Kjo mund tė jetė diēka e paarsyeshme, po tė mos ketė motive tė pėrshtatshme pėr ta bėrė; ėshtė e arsyeshme po tė ketė motive tė tilla. Po tė kem arritur sigurinė se njė person di ēfarė thotė dhe nuk mė gėnjen, atėherė pėrsėritja nga ana ime me siguri e asaj qė ai e thotė me siguri, ėshtė njė koherencė me veten time.

    Po unė mund tė arrij sigurinė pėr sinqeritetit dhe aftėsinė e njė personi, pikėrisht duke vėnė nė veprim sigurinė morale.

    Pa metodėn e njohjes sė besimit nuk do tė kishte zhvillim njerėzor. Sikur e vetmja arsyeshmėri tė qėndronte nė ato gjėra qė duken qartė nė mėnyrė tė dretpėrdrejtė ose qė mund tė provohen personalisht (sikundėr do tė pretendonte ai profesori i filozofosė, pėr tė cilin kemi folur nė lidhje me Amerikėn), njeriu nuk do tė mund tė vepronte mė tej, sepse secili duhej t’i niste nga fillimi tė gjitha proceset e jetės, kėshtu qė do tė mbeteshim pėrherė trogloditė (banorė tė shpellave).

    Nė kėtė vėshtrim problemi i sigurisė morale ėshtė problemi qendror i jetės si ekzistencė, por pėrmes saj edhe i jetės si qytetėrim dhe kulturė, sepse i tėrė prodhimi i tė tri metodave tė tjera bėhet bazė pėr njė hov tė ri, falė kėsaj metodė tė katėrt.

    Besoj se del qartė pėrse e kam tematizuar kėtė premisė si domosdoshmėri tė arsyeshmėrisė. Objekti i njė studimi kėrkon realizėm, metoda imponohet nga objekti;
    Por krahas kėsaj dhe plotėsuese pėr tė, duhet qė puna ndaj objektit tė respektojė atė kėrkėsė tė natyrės sė njeriut qė ėshtė arsyeshmėria: duhet tė kesh motive tė pėrshtatshme (adekuate) gjatė hapave qė bėn drejt objektit tė njohjes. Ndryshueshmėria e metodave pėrcakton rendin e kėtyre motivave tė pėrshtatshme.
    Njė metode ėshtė vend pėr motive tė pėrshtatshme (adekuate).

    Tė pretendosh se pėr tė qenė tė sigurt pėr sjelljen e njeriut, duhet zbatuar metri shkencor, sepse pa e zbatuar kėtė, nuk arrike sigurinė. Kjo ėshtė diēka e paarsyeshme. Sepse ėshtė njė pozicioin qė nuk ka motive tė pėrshtatshme (adekuate) sikundėr e provon njė vėzhgim mbi pėrvojėn.

    Anasjelltas, arritja e sigurisė pėr sjelljen njerėzore, mund tė ketė fare mirė motive tė pėrshtatshme (adekuate) e prandaj mund tė ngjasė me njė arsyeshmėri tė skajshme. Jeta jonė pėrbėhet nga ky lloj arsyeshmėrie.
    E kam fjalėn pėr anėn mė interesante tė jetės sonė, atė tė marrėdhėnjeve, por, nė fund tė fundit pėr atė aspekt tė marrėdhėnjeve qė vendosin historinė dhe pėrmes tė cilave pėrēohen brez pas brezi gjetjet e zbulimeve tė bėra edhe me metoda tė tjera.

    Mė nė fund shėnojmė se njeriu mund tė gabohet gjatė pėrdorimit tė metodės shkencore, ose tė metodės filozofike, ose tė metodės matematike.
    Po aashtu mund tė gabohet edhe atėherė kur jepet njė gjykim sigurie mbi sjelljen njerėzore. Po kjo nuk do tė thotė se me metodėn shkencore nuk mund tė arrihen siguri; po ashtu mund tė thuhet edhe pėr metodėn e njohjes “morale”.

    Torrkerry

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DO TA KOPJOJ TANI KAPITULLIN E TRETĖ TĖ SHKOLLĖS TĖ KOMUNITYETIT.


    PREMISA E TRETĖ: NDIKIMI I MORALITETIT MBI DINAMIKĖS E NJOHJES.



    Nė premisėn e parė ngulej kėmbė mbi nevojėn e njė realizmi: realizmi imponohet nga natyra dhe situata e objektit.
    Premisa e dytė ngul kėmbė te shqetėsimi dhe dashuria pėr tė qenė racional, dhe kjo do tė thotė tė hidhet dritė mbi subjektin e veprimit, mbi mėnyrėn e lėvizjeve tė tij.
    Porse, pėrballė njė pyetjeje tė tipit: “Si duhet vepruar pėr tė pasur besim te njė njeri?” mbetet i hapur problemi, jo sepse lidhet me dinamikės e saktė tė arsyes, po pėr faktin se tė kesh besim te njė person tjetėr hyn nė lojė njė factor qėndrimi i personit, qė ne e quajmė me termin e zakonshėm “moralitet”. Premisa e tretė kėrkon tė bėjė fjalė pėr ndikimin e moralitetit nė brendėsinė e dinamikės sė njohjes.


    1) Arsyeja ėshtė e pandashme nga uniteti i unit.

    Njė vaizė e vogėl ėshtė shumė e zonjė nė matematikė. Behet njė detuyrė nė klasė. Ka njė dhembje e fortė stokaku: atė ditė nuk e zhvillon mirė detyrėn e klasės: papritur ėshtė bėrė e prapambetur? Jo, vetėm se i dhemb stomaku dhe asgjė tjetėr.

    Njė djalė ėshtė shumė i aftė nė hartime, do tė bėhet gazetar. Vete i ftuar te disa miq ku i shtrojnė darkėn me mish dhe verė. Djali ka oreks tė mirė: han e pi sa mundet dhe gjatė natės bėhet shumė keq. Te nesėrmen, ka shumė gjasė qė hartimi i tij nuk do tė jetė njė nga “kryeveprat” e tij letrare. E zhvillon temėn ashtu sa pėr tė kaluar radhėn. A mos vallė e humbi tėrė aftėsinė e vet e mbeti bosh fare nga ana shpirtėrore? Jo, jo, ai gjori pati vetėm njė prishje stomaku nga ngrėnia pa rregull.

    Atėherė ekziston njė unitet i thellė, ka njė lidhje organike ndėrmjet veglės (instrumentit) tė arsyes dhe pjesės tjetėr tė personit tonė.
    Njeriu ėshtė njė, dhe arsyeja nuk ėshtė njė makinė qė mund tė shkėputet nga pjesa tjetėr e personaliteti pėr ta vėnė nė veprim tė vetmuar, sikur tė ishte mekanizmi ose zembereku i njė lodre.
    Arsyeja ėshtė pjesė e brendshme e pandarė (imanente) e tėrė unitetit tė unit tim,ėshtė lidhur me njė mėnyrė organike, prandaj, para njė dhembjeje fizike nuk shfrytėzohet mirė arsyeja, ose, kur kemi tė bėjmė me njė zemėrim ose me njė zhgėnjim ndaj dikujt qė nuk na kupton.
    Po ai djalė pėr tė cilin folėm pak mė lart, i mėrzitur qė prindėrit nuk po e kuptojnė, do tė arsyetojė mė pak mirė gjatės detyrės ne klasė.
    Pastaj sikur vajza e tij ta linte nė mėnyrė tė pabesė, pas tėrė asaj kohe qė ishin bashkė, vetėm pėr faktin qė ajo ka takuar njė tjetėr, ai djalė mbetet vetėm, i zbrazėt shpirtėrisht dhe si i ngrirė, dhe mund tė arrijė nė njė gjendhje tė tillė shpirtėrore sa tė mos jetė i zoti tė pėrdorė instrumentet e veta tė arsyetimit.

    Pra, pikėsėpari, pranojmė pohimin se arsyeja nuk ėshtė njė mekamizėm qė mund tė ēmbrehet nga pjesa tjetėr e kėti kali qė ėshtė njeriu nė vrapim e sipėr gjatė rrugės sė vet; ajo ėshtė e lidhur thellė dhe nė mėnyrė organike me pjesėt tjetra e unit.

    Torrkerry

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ĖSHTĖ PJESA E DYTĖ E KAPITULLIT TĖ TRETĖ TĖ SKOLLĖS SĖ KOMUNITETIT.

    2) Arsyeja e lidhur me ndjenjėn.

    Njė individ, duke rrėshqitur me ski, humbet ndjenjat pas njė rėnjeje tė rrezikshme. E sheh veten tė shtruar nė njė dhomė tė pastėr spitali dhe sapo zgjohet nga tronditja ndien menjėherė njė dhembje tė fortė: ka thyer kularthin (klavikulės).
    Nė klasė jepet tema: koha kalon pa rezultate. Pas tre ēerekė ore plot mundim, shkrep njė ide e papritur dhe gjeniale dhe studenti, i gėzuar, merr fletė dhe shkruan, shkruan pa pushim…
    Rasti i tretė: njė vajzė e vogėl ėshtė duke ecur dhe ndien prapa shpinės njė thirrje “pėss, pėss”.
    Ndodhet para tre rasteve: “Mos ėshtė vallė prapė ai personi qė i bie nė qafė?”, ose “Kush mund tė jetė vallė?”, ose nis t’i rrahė zemra mė me forcė, sepse ajo e di kush mund tė jetė personi qė e thėrret.

    Tani ka njė emėrues tė pėrbashkėt pėr tėrė ato dukuri: kemi tė bėjmė nė secilin rast me diēka qė ndėrhyn nė horizontin e pėrvojės sė individit.
    Nė pėrvojėn vetjake depėrton njė ngjarje, njė njarje fizike (kularthi i thyer), njė ngjarje mendore (njė ide qė vjen papritur), njė emocion (mėrzitje, kureshtje, pėlqim pėr diēka); diēka ndodh brenda horizontit tė pėrvojės sė njeriut, Brenda caqeve tė pėrceptimit nga ana e personit.
    Diēka ndodh, depėrton dhe prodhon nė mėnyrė tė pamėnjanueshme, mekanikisht, njė farė reagimi, domethėnė njė gjendje shpirtėrore, njė dhembje fizike, njė kėnaqėsi, njė kureshtje, etj…Ndodh diēka qė e prek personin, “e vė nė lėvizje” personin, njė emocion, njė mallėngjim.

    Lė ta zgjerojmė vėzhgimin tonė, ta pėrgjthėsojmė: ēdo gjė qė tė ndodhė nė horizontin e njohjes sė pėrsonit, prodhon njė reagim tė papėrmbajtshėm, nė pėrputhje me gjiallėrinė e temperamentit njerėzor tė atij personi.
    Mund tė jetė njė gjendje shpirtėrore indifference, simpatie, antipatie, sipas nuancave (ngjyrimeve) qė mund t’u jepen kėtyre fjalėve: porse nuk ekziston asgjė, qė pėrfshihet nė horizontin e njohjes sonė, prandaj edhe tė pėrvojės sonė, qė tė mos provokojė tė mos ngjallė, tė mos nxisė, tė mos pėrcaktojė e prandaj tė mos gjejė tek ne njė gjendje shpoirtėrore tė caktuar.

    Fjala qė e tregon kėtė gjendje shpirtėrore, kėtė reagim, kėtė emocioin, kėtė prekje nga gjėja qė ndodh, quhet ndjenjė. Nė pėrputhje me gjallėrinė njerėzore tė njė individi ēfarėdo (edhe njė fijė bari, edhe njė copė guri qė dikush e hedh tutje me kėmbė), duke hyrė nė brendėsi tė horizontit vetjak, mallėngjen, prek, sjel njė reagim, qė ka natyrė tė ndryshme, tip tė ndryshėm, por qė specifikohet si ndjenjė.

    Njeriu ėshtė ai nivel i natyrės, nė tė cilin natyra merr ndėrgjegje, merr vetėdije pėr veten e vet, ėshtė ai nivel i realitetit, nė tė cilin realiteti fillon tė bėhet ndėrgjegje e vetvetes, domethėnė fillon tė bėhet arsye.
    Do ta quajmė “vlerė” objektin e njohjes, pėrderisa ka tė bėjė me jetėn e arsyes.
    Vlera ėshtė realiteti i njohur pikėrisht sepse ngjall interes, sepse e vlen ta njohėsh.
    Po qė se dikush ėshtė mendjengushtė, ka njė zemėr meskine, vlera do tė ketė njė hapėsirė mė tė vogėl sesa pėr atė qė ėshtė zemėrgjerė dhe ėshtė njeri plot gjallėri.
    Ungjilli na kujton se pėr Zotin tonė edhe ajo lulja e vogėl e livadhit qė njeriu e shkel pa e vėnė re, ėshtė njė vlerė e madhe; dhe shton se Salomoni, me trėrė lavdinė e vet, nuk ka mundur tė vishet me atė shkelqim qė e ka veshur lulen e vogėl Ati ynė qė ėshtė nė qiell.

    Pra vlera e objektit tė njohur, e prek njeriun, sipas pozicionit dhe temperamentit tė tij, nė mėnyrė tė atillė sa tė provokojė atė emocion qė ne e kemi dalluar me fjalėn ndjenjė, Prandaj ndjenja ėshtė gjendja shpirtėrore e pamėnjamueshme qė vjen si pasojė e njohjes sė diēkaje qė pėrshkon ose depėrton horizontin i pėrvojės sonė.

    Porse kemi thėnė se arsyeja nuk ėshtė diēka qė mund tė shkėputet nga uni ynė; prandaj arsyeja lidhet me ndjenjėn, kushtėzohet prej saj.
    Ta lexojmė pėrfundimisht formulėn tonė: arsyeja, pėr ta njohur objektin duhet t’i
    bėjė llogaritė mirė me ndjenjėn, sidoqoftė ėshtė gėrshetuar me gjendjen shpirtėrore.

    Torrkerry

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 3 NR. 3.


    3) Hipoteza e njė arsyeje pa ndėrhyrje nga jashtė.

    Kėtu lind problemi mjaft i njohur i kulturės moderne, racionaliste dhe iluministe, por qė sjell me vete edhe njė pėrshtyrpje sipėrfaqėsore qė mund tė hetohet lehtė.
    Arsyeja mendohet si aftėsi njohėse qė zhvillohet pėrballė objektit, pa lejuar qė ndėrhyjė asgjė tjetėr, pra, ndėrsa ndėrhyn diēka tjetėr, siē ėshtė gjendhja shpirtėrore, ose ndjenja, atėherė nxjerr krye pyetja se a mund tė jetė njė njohje objective njė njohje e vėrtetė e objektit, apo pėrkundrazi kemi tė bėjmė me njė pėrshtypje tėrėsorė ose tė pjeshme nga ana e subjektit.

    Puna merr njė ngjyrim dramatik, po tė shtojmė edhe kėtė vėrejtje tjetėr. Ekziston njė tip objektesh qė pėrbėjnė cakun e njė interesi, tė cilin njeriu nuk mund ta shmangė: ky ėshtė interesi pėr domethėnjen e gjėrave.
    E kemi fjalė pėr kėtė tip objektesh ndaj tė cilėve personi ynė kėrkon njė domethėnje pėr vete ose pėr atė tip objektesh qė i parashtrohen personit tonė si njė pretendim domethėnje pėr tė: problemi i fatit tė njeriut, problemi i afekteve, problemi politik, mė duken tri kategori tek tė cilat mund tė pėrfshihet ky tip objektesh i njohjes.

    Sa mė shumė qė njė gjė i intereson individit, domethėnė sa mė shumė se ėshtė njė vlerė (“ia vlen mundimi” pėr jetėn e personit), dhe sa mė shumė qė ėshtė jetėsore (domethėnė sa mė shumė interes qė paraqet pėr jetėn), aq mė me fuqi pėrfton njė gjendje shpirtėrore, njė reagim simpatie ose antipatie, aq mė shumė pėrfton “ndjenjė”, dhe aq mė tepėr kushtėzohet arsyeja nga kjo ndjenjė pėr njohjen e asaj vlere.
    Atėherė kultura racionaliste mund tė thotė:ėshtė e qartė qė me atė tip objektesh nuk mund tė arrjhet siguria objective, sepse hyn nė lojė tepėr faktori ndjenjė.
    Nė lidhje me fatin e njeriut, me dashurinė, me jetėn nė bashkėsi dhe jetėn politike, “sa janė kokat aq dhe mendimet”; luan rol tepėr pozita vetjake nė aspektin e saj mekanik, si gjendje shpirtėrore, domethėnė si ndjenjė.

    Po ta quhajmė a (ose “arsye”) energjinė njohėse tė subjektit njerėzor dhe po ta quhajmė v (ose “vlerė”) realitetin qė duam tė njohim, pėr aq sa nė fakt depėrton nė horizontin e interesit njerėzor, a-ja nuik do tė mund tė ketė kurrė njė ide tė qartė dhe objective pėr v-nė, pėr shkak tė pranisė sė ndėrmjetme dhe tjetėrsuese tė faktorit n (ose “ndjenjė”).
    Kemi pra kėtė formulė:

    a > n < v
    Objekti i njohjes pėrderisa ka tė bėjė me v-nė, ngjall njė gjendje sentimentale n
    (ndjenjė); dhe kjo e kushtėzon aftėsinė njohėse a-en (arsyen).
    Pėrdorimi me seriozitet i arsyes, do tė kėrkonte si kusht mėnjanimin e n-ės (ose e “ndjenjės”) ose njė pakėsim nė minimum tė kėtij faktori.
    Vetėm pas njė eliminimi, ose tė themi, njė pakėsimi nė minimum tė faktorit n (ose “ndjenjė”), njohja do tė ishte vėrtetė njohje objective, njohje e vėrtetė e objektit.

    Po qysh mund tė ndodhė nė realitet kjo pėrkujdesje qė priret ta eliminojė atė factor qė mund tė ndėrhyjė?
    Njė gjė e tillė mund tė veprojė vetėm nė fushėn e shkencės ose tė matematikės.
    Prandaj kėshtu do tė argumentonte mbrojtėsi i hipotezės qė po shqyrtojmė – vetėm nė lėmin e shkencės dhe tė matematikės mund tė perceptohet dhe tė afrirmohet e vėrteta nė lidhje me objektin.
    Nė njė tip tjetėr – do tė pėrfundonte argumentuesi i mėsipėrm – nė problemin e fatit tė njeriut, nė problemin e afekteve, nė problemin politik, nuk do tė mund tė arrihet kurrė njė siguri objective, njė njohje e vėrtetė e objektit.
    Kėtu jemi nė lėmin e pakundėrshtueshėm tė opinionit ose tė pėrshtypjes subjective.

    Torrkerry

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETI: KAPITULLI 3 NR. 4.

    4) Njė ēėshtje ekzistenciale dhe njė ēėshtje metode.

    Porse mbeten pėr t’u bėrė edhe dy vėzhgime.

    a)Nga pikėpamja ekzistenciale, kjo gjendje, po tė shtyhet mė thellė nė logjikėn e vet, duhej tė jepte kėtė rezultat sa mė shumė qė mė bėn natyra tė interesohem pėr diēka, prandaj sa mė shumė qė mė ngjall kureshtjen, kėrkesė dhe pasion pėr ta njohur, aq mė shumė mė ndalon ta njoh..
    Nė fakt natyra, nė ēastin qė mė bėn tė interesohem pėr objektin, e kushtėzon instrumentim tim tė njohjes me ndjenjėn qė nxit njėkohėsisht.
    Tani ėshtė e vėrtetė se Leopardi i mjerė ka thirrur: “O natyrė, o natyrė,…pėrse kaq shumė i gėnjen ti bijtė e tu?”, por ky ėshtė njė shpėrthim helmi, trishtimi ekzistencial; nuk mund tė merret si njė parim pozicioni filozofik; e tėrė qenia jonė ngre krye kundėr njė pasojė tė tillė.
    Sigurisht, natyra mund tė tregohet kontradiktore nė mėnyrė tė pariparueshme, por, para se tė arrihet nė kėtė pėrfundim, ėshtė e arsyeshme tė kėrkohet ndonjė zgjidhje tjetėr.
    Ėshtė njė zgjidhje e tillė drejt sė cilės po ecim.

    b) Ja vėrejtja e dytė: ėshtė gabim tė formulohet njė parim shpjegues sipas tė cilit, pėr tė zgjidhur ēėshtjen, duhet eliminuar njė factor nė lojė. Do tė thotė se parimi nuk qenka i pėrshtatshėm.
    Nėse natyra vepron kėshtu, pėrse vallė, pėr tė dhėnė shpjegimin ose zgjidhjen e enigmės, u dashka tė jemi tė dėtyruar tė themi: “Ta zhdukim njėrin nga elementet e problemit”?
    Nuk ėshtė i arsyeshėm njė gjest i tillė.
    E vetmja zgjidhje qėndron nė njė pozicion qė jo vetėm nuk e ndien nevojėn tė eliminohet njė factor, por nxjerr nė pah tė gjithė faktorėt dhe i vlerėson ata.

    Torrkerry

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT, KAPITULLI 3 NR. 5.


    5) NJĖ PIKĖPAMJE TJETĖR.

    Dhe vėrtetė, nė rastin tonė, duke hetuar mė tej, gjejmė fare lehtė kėtė pikėpamje tjetėr, kėtė qėndrim tė pėrshtatshėm (adekuat), tė ekuilibruar, qė vlerėson nė mėnyrė tė plotė dinamizmin njerėzor.

    Tė pėrfytyrojmė sikur gjendemi me pushime nė Val Gardena. Kemi arritur nė Qafėmalin Sella. Ėshtė njė ditė e mrekullueshme. Marr dylbinė, mundohem tė shikoj, po nuk shoh gjė prej gjėje, ēdo gjė ėshtė e errėt, e murme. Vė lenten nė focus dhe ja ku mė del pėrpara njė panoramė e jashtėzakonshme nė tė cilėn arrij tė dalloj personat qė rrėshqasin me ski mbi Marmolada-n.
    Lentja e dylbysė nuk ėshtė bėrė pėr tė penguar a pėr ta bėrė mė tė vėshtirė pamjen, po pėr ta bėrė atė mė e lehtė.
    Dhe si e bėn mė tė lehtė? Duke e sjellė, si tė thuash, Marmolada-n mė afėr bebės sė syrit, kėshtu qė energjia pamore e syrit tim e kap me lehtėsi.
    Natyra na ka dhėnė kėtė kristalin brenda syrit, jo pėr tė ndaluar qė energjia pamore e nervit optik ta kapė objektin, por qė kristalini, jo vetėm tė kėtė mundėsi, po ta kėtė edhe mė tė lehtė kapjen e objektit.
    Dhe vėrtet, kristalini vepron si diēka qė duhet t’i sjellė objektet mė afėr nė mėnyrė qė energjia pamore tė arrijė “t’i marr, t’i kapė”.

    Diēka analoge ndodh edhe pėr problemin qė na intereson.
    N-ja,domethėnė ndjenja, pėrfytyrohet si njė lente: objekti nga kjo lente drejtohet mė afėr energjisė njohėse tė njeriut; arsyeja mund ta njoh mė me lehtėsi e me siguri mė tė madhe. Atėherė, n-ja (ose ndjenja) qenka njė kusht i rėndėsishėm pėr njohjen; ndjenja qenka njė factor thelbėsor pėr pamjen.
    Jo nė kuptimin qė ėshtė ndjenja ajo qė sheh, por nė kuptim se pėrfaqėson kushtin, falė tė cilit syri ose arsyeja arrijnė tė shohin sipas natyrės sė tyre.

    Njė shopjegim i tillė jep vlerė tė tre faktorėve njėherėsh dhe mė duket diēka fare racionale (e arsyeshme), ndryshe nga shpjegimi i parė.
    Po qė se kristalini ėshtė me katarakt dhe shihet keq,; po qe tepėr i shtypur ose tepėr konveks dhe nuk shihet mirė nga afėr ose nga larg, problemi nuk ėshtė qė tė shkulet kristalini nga syri, po lenteja duhet vendosur nė focus.

    Pra problemi ėshtė qė tė mos mėnjamohet ndjenja, porse ndjenja tė jetė nė vendin e duhur.
    Qė, pėr tė gjykuar, njeriu duhet tė jetė absolutisht asnjanės (tė mbajė qėndrim neutral), domethėnė tė jetė absolutisht indifferent ndaj objektit qė gjykohet, mund tė duket diēka e drejtė, po tė shikohet ēėshtja nė mėnyrė abstrakte, po kjo nuk vete mirė pėr vlerat jetėsore.
    Nuk ėshtė njė utopi, po ama nė realitet ėshtė njė mistifikim tė mendohet se gjykimi, me anėn e tė cilit arsyeja kėrkon tė arrijė tė vėrtetėn nė lidhje me objektin, na qenka mė i pėrshtatshėm (mė adekuat), mė i vlefshėm e mė dinjitoz, atėherė kur gjendja shpirtėrore ėshtė nė njė ataraksi (sundim i plotė i ēdo ndjenjė e pasioni) tė pėrsosur, nė njė indiferencė tė plotė.

    Torrkerry

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Torrkerry me pelqen puna jote. Ngadalengadale dalin ne pah te gjitha paragjykime e mentalitetit moderne kunder fete.

    Me simpati: crici_01
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga crici_01 : 10-09-2008 mė 11:02

Faqja 3 prej 25 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •