Close
Faqja 21 prej 25 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 244
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I SHTATĖ:

    SHPALLJA E QARTĖ.

    3) Shpallja pėrmbyllėse.


    Pika e tretė dhe pėrmbyllėse e referimit
    jepet nga kapitulli 26 i Ungjillit tė Mateut.

    Nė ato javėt e fundit aq tė trazuara,
    thirrjet pėr t’i besuar Jezusit shumėfishohen,
    shenja dhe fjalė qė duan t’i bėjnė tė mendohen njerėzit
    pėr urgjencėn dhe karakterin unik tė lajmit tė tij.
    Pasi e kanė ruajtur vazhdimisht,
    pasi e kanė ndjekur kėmba-kėmbės
    pėr tė kontrolluar mėsimet e tij,
    krerėt fetare marrin vendimin
    tė shpallin rrezishmėrinė e Jezusit.
    Nuk i pėrgjigė imazhit tė Mesisė qė pritej,
    hidhet kundėr tyre, interpretuesve tė Ligjit,
    e shmang popullin nga tradita e vėrtetė
    me mėsimet e veta tė dyshimta,
    do tė mund tė tėrhiqte sė tepėrmi vėmendjen e romakėve.
    Shkurt: vendosin ta kapin.
    Jezusi ndalohet dhe sillet pėrpara Sinedrit pėr t’u gjykuar.
    Ėshtė kaq e gjallė, e fortė kėrkesa pėr drejtėsi,
    saqė nuk do tė kėtė kurrė padrejtėsi
    qė tė mos pėrpiqet tė paraqitet dhe tė imponohet,
    tė paktėn nė njė dukje tė jashtme, si drejtėsi,
    duke demonstruar kėshtu domosdoshmėrinė e saj.

    Sinedri ishte kėshilli i madh judaik
    dhe, nė vetvete, do tė kishte qenė kompetent
    pėr tė gjykuar dhe dėnuar Jezusin,
    por, nė rrethanat historike
    qė e bėnin Judenė tė pėrfshirė
    nė perandorinė romake si provincė,
    pėr ēeshtjet me rėndėsi tė veēantė,
    siē mund tė ishte dėnimi me vdekje,
    duhej qė Sinedri t’ia paraqiste aktakuzėn sundimtarit romak.

    Kėshtu Sinedri, nė rastin e Jezusit,
    iu vu punės tė ndiqte njė procedurė
    formalisht tė mbrojtur nga ēdo akuzė pėr parregullsi:
    mė parė njė seancė pėrpara kėshillit,
    pastaj paditja, e nėnshtruar kompetencės sė sundimtarit romak.
    Jezusi, pėrpara Sinedrit, qe objekt akuzash tė shumta,
    pėr tė cilat ishin paraqitur shumė dėshmitarė tė rrenė,
    tė cilėt pėrfunduan duke qenė nė kundėrshtim njėri mė tjetrin.
    Ungjitė pėrshkruan njė sėkėlldi tė pėrgjithshme nė sinedėr,
    qė po kėrkonte njė padi tė vlefshme
    dhe pėr shumė kohė nuk po e gjente dot.
    Mė nė fund dy dėshmitarė thonė:
    “Ky ka deklaruar:
    Mund ta shkatėrroj Tempullin e Zotit
    dhe ta rindėrtoj brenda tri ditėve”.
    Ėshtė e qartė se i japin kuptim tė njėanshėm
    njė shprehjeje qė Jezusi e kishte pėrdorur ndonjė ditė mė parė,
    duke iu referuar metaforikisht qenies sė vet dhe personit tė vet.
    Duke mos pasur argumenta tė tjera mė tė forta,
    prifti suprem e nxit Jezusin tė shfajėsohet,
    e shtyn qė tė pergjigjet.
    Por, ėshtė kaq e qartė pavėrtetėsia e interpretimit,
    saqė Jezusi hesht.
    Prifti suprem zihet ngushtė,
    e di se i duhet, tė paktėn formalisht,
    tė arrijė diēka,
    e atėherė nxjerr nė shesh rezervėn e vet tė fundit pėr akuzėn,
    pėrdor njė argument qė nuk do tė kishte dashur kurrė ta shqiptonte,
    aq skandaloz ishte ta zijė me gojė,
    pėr shkak tė blasfemisė qė pėrmbante:
    “Tė betohem, nė emėr tė Zotit tė gjallė
    qė tė na thuash a je tij Krishti, Biri i Zoti?”.
    “Ti vetė e the
    – ju pėrgjigj Jezusi –
    madje unė po ju them:
    tani e tutje do tė shihni Birin e njeriut
    tė ulur nė tė dhjatėn e Zotit,
    dhe duke ardhur mbi retė e qiellit”.
    Pėrpara provokimit pėr dėshminė
    qė kishte ardhur tė jepte,
    Jezusi nuk mundi tė heshtte mė gjatė.
    Atėherė i tėrė kėshilli thėrret pėr blasfemi
    dhe e shpall Jezusin fajtor pėr t’ u dėnuar me vdekje.
    (ka njė vazhdim)

    Torrkerry
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 21-12-2009 mė 04:27

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I SHTATĖ:

    SHPALLJA E QARTĖ.

    3)Shpallja pėrmbyllėse(vazhdim).


    Pranimi qė ishte mesia nuk implikonte
    nė mėnyrė tė domosdoshme akuzėn pėr basfemi.
    Jezusi, duke i atribuar vetes, me pėrgjigjen qė dha,
    dy tekste tė fanshme mesianike tė Testamentit tė Vjetėr
    (Psalmin 110 dhe Kapitullin 7 trė Danielit)
    e ka shpallur veten Mesi nė mėnyrė tė prerė.
    Por, nė vetė pyetjen, duke i shtuar titullit Mesi, , Krisht,
    shprehjen “Bir i Zotit”
    (tė cilėn Jezusi e kishte pėrdorur edhe mė parė)
    bėn tė shpėrthejė alarmi qė tashmė ekzistonte
    dhe qė Jezusi e pėrforcon me shpalljen e vet.
    Me gjestin e vet plot indinjatė.
    Sinedri i pėrgjigjet objekcionit modern,
    sipas tė cilit Jezusi nė Ungjill, nuk e paskėsh shpallur veten si zot,
    por Bir tė Zotit.
    Sigurisht, autoritetet fetare tė kohės
    shihnin nė atė frazė tė njeriut nga Nazareti
    njė identifikim (njėjtėsim) me hyjnoren,
    njė pretendim tė ndjerė si pėshtjellim
    ndėrmjet realitetit njerėzor dhe atij hyjnor,
    qė e pėrligjte akuzėn pėr blasfemi.
    Nga personat e shumtė,
    tė cilėt nė atė epokė e kishin shpallur veten si Mesi,
    pėr asnjėrin nuk ishte thėnė se blasfemonte.
    Pėrkundrazi, meqė Mesia pritej tė vinte,
    krerėt e zgjuar fetarė ndiqnin njė linjė
    fare tė thjeshtė pėr ta vėrtetuar.
    Sikur dikush tė kishte qenė vėrtetė Mesia,
    ēlirimtari qė e prisnin tė gjithė,
    do tė kishte arritur rezultate,
    pėrndryshe do tė kishte falimentuar.
    Asgjė nuk e bindte Sinedrin tė shkėputej
    nga ai qėndrim “me mend nė kokė”,
    pėr tė mbajtur njė qendrim aq tė rėndė
    siē ishte akuza pėr blasfemi,
    sikur kjo tė mos ishte provokuar nga diēka mė e madhe,
    nga diēka qė turbullonte,
    qė vinte nė diskutim vetė idenė e Zotit,
    qė ata e nderonin
    dhe e mbronin nga ēdo dyshim,
    nga ēdo gjė qė mund ta shtrembėronte
    dhe ta cenonte konceptimin e kulluar
    qė kishin pėr Jahvenė.
    Dėnimi me vdekje i Jezusit pėrpara Sinedrit
    u dha pėr blasfemi,
    ashtu siē iu shpjegua edhe sundimtarit romak:
    “Sepse e ka bėrė veten Bir tė Zotit” (Gj 19,78),
    megjithėse Pilatit i vunė nė dukje
    edhe pretendimin e Jezusit pėr tė qenė Mbreti i Judejve,
    njė titull qė mund ta bezdiste pėrfaqėsuesin e perandorsė romake.

    Torrkerry

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I SHTATĖ:

    SHPALLJA E QARTĖ.

    4) Maturia e lirisė.


    Nė kėtė mėnyrė janė hedhur bazat pėr tė vendosur nė lidhje me pretendimin e krishterė.
    Ēdo element tjetėr, qoftė edhe ai element madhėshtor qw do tė ndjekė vdekjen e Jezusit, ngjallja e tij, e dėshmuar nga shumė veta qė e kanė parė pėrsėri tė gjallė, nuk do tė bėjė tjetėr veēse do tė zbulojė “mendimet e shumė zemrave”.
    Kur Jezusi ishte fėmijė, njė burrė e quajtur Simeon, pėr tė cilin Ungjilli thotė se ishte “i drejtė e me frikėėn e Zotit”, njė qė kishte dėshiruar me gjithė shpirt ta njohte Mesinė para se tė vdiste, e kishte marrė nė krah tė voglin, qė sipas zakonit, prindeėrit e kishin sjellė nė tempull, dhe i kishte thėnė sė ėmės se biri do tė kishte qenė “shenjė kundershtie:...kėshtu do tė zbulohen mendimet e shumė zemrave.
    Afrimimi i Jezusit ėshtė vetėm thjesht njė fakt, dhe faktet bėjnė qė tė dalė nė sipėrfaqe qėndrimi i fshehur nė fund tė zemrės sė njeriut, nėse ai qėndrim ėshtė i mbyllur ose i hapur pėrballė misterit tė tė qenit.
    PROBLEMI I KRISHTERĖ ZGJIDHET PĖRPARA NJĖ ĒMENDURIE, OSE AI NJERI QĖ THOTĖ SE ĖSHTĖ ZOT, ĖSHTE ZOT.
    Problemi i natyrės hyjnore tė Krishtit shtrohet kėshtu: njė alternativė nė tė cilėn depėrton mė shumė se nė ēdo rast tjetėr vendimi i lirisė.
    Njė vendim qė ka rrėnjė tė thella dhe tė lidhura me njė qėndrim pėrballė tėrė realitetit.
    Liria nuk pėrfaqėsohet nga zgjidhja e zhurmshme, kėto nuk e shpjegojnė dramėn e jetės sonė.
    Liria ėshtė gjėja mė e matur, mė e rezervuar qė mund tė ekzistojė.
    Shpirti merr njė qėdnrim zanafillės pėrballė reales dhe pastaj zhvillon dhe merr vetėdije pėr atė, vetėm mė vonė, sidomos nė opsionet mė tė rėnduara me pasoja.
    Pėrballė problemit tė Jezus Krishtit realizohet pasoja e qėdnrimit (e pozicionit) fillestar, mė intimi dhe origjinali i ndėrgjegjes sonė pėrballė tėrėsisė sė qenieve dhe tė Qenies.
    Torrkerry

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I TĖTĖ:

    KONCEPTIMI QĖ JEZUSI KA PĖR JETĖN.

    1) Premisė: njė edukim me moralitet, i nevojshėm pėr tė kuptuar
    .

    A – Vlera e njė personi nuk kapet nga ne nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė,
    si diēka qė e shohim me sy.
    Intimiteti vetiak lihet tė kuptohet nė atė masė qė zbulohet
    – dhe shfaqet pėrmes “gjesteve” , po ashtu edhe pėrmes shenjave.
    Do tė mund tė krahasoheshin me ato sintomat
    qė pėr mjekun janė manifestime tė njė realiteti
    qė nuk mund tė percaktohet drejtpėerdrejtė
    nga vėzhgimi (obsevacioni) i tij.
    Sa mė gjenial tė jetė mjeku,
    aq mė tepėr ka aftėsinė t’i vlerėsojė simptomat (shenjat e sėmundjes).

    B – Nė njė mėnyrė tė veēcantė pėr tė vėrtetuar besueshmėrinė e njė fakti
    qė ka tė bėjė me njė personalitet moral dhe fetar,
    duhet tė kesh nė vetvete njė gjenialitet moral dhe fetar,
    i cili tė lejojė t’i interpretosh gjestet e atij personi
    si shenja kuptimplote nė atė vėshstrim tė pėrpiktė.
    Por, le tė bėjmė pyetjen: ēka ėshtė morali?
    Moraliteti ėshtė marrėdhėnia ndėrmjet gjestit
    dhe kuptimit tė sė tėrės qė ngėrthehet (implikohet) nė tė.
    Nė tė vėrtetė, njeriu lėviz kurdoherė sipas njė pėrmase universale
    – tė pashtjelluar ose tė shtjelluar (implicite ose ekplicite), -
    tė ndėrgjegjshme ose tė pandėrgjegjshme.
    Pra, aftėsia pėr tė cilėn po flasim,
    nuk tregohet nė mėnyrė tė domosdoshme
    nga njė nivel shenjtėrie, paqortueshmėrie etike;
    por duke qenė nė lojė marrėdhėnia fillestare
    e sė veēantės me tė tėrėn,
    ajo aftėsi ėshtė mė e pėrcaktueshme
    si hapje origjinale e zemrės (e shpirtit);
    si njė qendrim origjinal pėr tė qenė i disponueshėm
    dhe pėr tė pranuar njė vartėsi,
    dhe jo pėr tė pasur njė qėndrim vetėmjafteshmėrie (autosufficienza);
    si njė vullnet pėr afirmimin e tė qenit dhe jo tė vetvetes.

    Nga pikpamja etike e gjithė kjo shprehet
    si ballafaqim i jetuar nga vetja
    me njė ideal qė na tejkalon,
    pra si pėrvujtėri qė rron nė pėrpjekje pėr “tė pėrmirėsuar veten”
    dhe qė shprehet nė dėshirėn e sinqertė
    ose tė paktėn, nė shqetėsimin pėr tė keqen vetjake.

    Ėshtė fjala kėtu pėr ndjenjėn e mirėfilltė tė krijesės,
    domethėne tė qenies pėrderisa ėshtė e varur,
    dhe ėshtė fjala pėr rrėnjėn e fetarisė.
    Kėshtu, zgjedhja mė dramatike e lirisė sonė
    dhe kushti pėr vėrtetimin, pėr tė cilin po flasim,
    e ka vendin nė qenien e thellėsisė sonė:
    ėshtė njė zgjedhje ndėrmjet vetėmjaftueshmėrisė (autosufficienza)
    dhe disponibilitetit (gatishmėrisė pėr tė pranuar diēka);
    ndėrmjet asaj “sfumature” vendimtare mbylljeje,
    qė do tė pengojė verifikimin e fakteve,
    prandaj do tė pengojė pėr tė kuptuar
    dhe mė nė fund do tė bėhet pafetari nga njėra anė;
    dhe, nga ana tjetėr njė thjeshtėsie tė natyrshme tė jetuar,
    qė, me kalimin e kohės, do t’i japė frytet e veta tė vetėdijes
    dhe do ta lejojė inteligjencėn dhe zemrėn tė hapet pėrpara fakteve.

    Torrkerry

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I TĖTĖ:

    KONCEPTIMI QĖ JEZUSI KA PĖR JETĖN.

    1)Premisė: njė edukim me moralitet, i nevojshėm pėr tė kuptuar.


    C) Jezusi nė Ungjillin vė nė dukje vazhdimisht
    atė qė e kemi quajtur gjenialitet moral,
    qė mund ta kuptojmė,
    dhe vėren sesi zakoni pėr tė mbajtur njė qėndrim tė vetėmjaftueshėm,
    jo tė disponueshėm,
    e bėn tė pamundur tė perceptosh vlerėn zbuluese tė asaj qė kryen Ai.
    Qė nga pohimi tragjik i Gjonit
    (“Ishte nė botė
    e bota u krijua prej Saj,
    e bota nuk e njohi.
    Erdhi ndėr tė vetėt,
    e tė tijtė nuk e pranuan”)

    deri te fjalėt qė pasojnė takimin me Nikodemin
    (E gjykimi ėshtė ky:
    Drita erdhi nė botė,
    por njerėzit mė tepėr deshėn
    errėsirėn se dritėn,
    sepse veprat i kishin tė kėqija.
    Vėrtet, kushdo qė bėn tė keqen,
    e urren dritėn dhe nuk del nė dritė
    qė tė mos i zbulohen veprat e tij,
    kurse ai qė e vė nė zbatim tė vėrtetėn,
    ai del nė dritė
    qė tė dalė ballafaqe
    se veprat e tij u bėnė siē thotė Hyji”),

    i tėrė fillimi i ungjillit tė katėrt ėshtė
    njė hyrje nė dramėn qė Krishti do tė jetojė me ndėrgjegjen e njeriut,
    qė deshmohet kryesisht nė kapitujt e pestė, tė gjashtė dhe tė tetė.

    “Pėrse nuk e merrni vesh fjalėn time?
    Pse nuk jeni tė zotėt ta dėgjoni fjalėn time!
    Babai juaj ėshtė djalli
    e ju dėshironi tė kryeni vullnetin e babait tuaj.
    Ai qe vrastar njerėzish qė nė fillim,
    nuk mundi tė qėndrojė nė tė vėrtetėn,
    sepse nė tė nuk ka tė vėrtetė.
    Sa herė gėnjen,
    flet prej natyrės sė vet
    sepse ėshtė gėnjeshtar dhe babai i gėnjeshtrės.
    E mua nuk mė besoni
    pikėrisht pse ju flas tė vėrtetėn.
    Kush prej jush ėshtė i zoti
    tė ma vėrtetojė se kam mėkatuar?
    Nėse flas tė vėrtetėn,
    pse nuk mė besoni?
    Kush ėshtė prej Hyjit,
    i dėgjon fjalėt e Hyjit;
    prandaj ju nuk i dėgjoni,
    sepse nuk jeni prej Hyjit.
    Para se Abrahami tė ishte, unė jam”.


    Nė kėtė vėshtrim janė kuptimplote
    dy mrekullitė e treguar nė Ungjillin e Gjonit:
    shėrimi i njė tė vėrbri qė nė lindje dhe ngjallja e Lazrit.
    Nė ketė tregime pėrshkruhen
    me ngjyra tė gjalla ato qėndrime tė lirisė
    qė pėrfaqqėsojnė tė kundėrtėn e asaj hapjeje tė gatshme,
    tė cilėn jemi tė thirrur ta favorisojmė,
    qė tė mund tė gjykojmė besueshmėrinė e pretendimit tė Jezusit.

    Nė tregimin e parė njė burrė shėrohet nga verbėria
    dhe krerėt fetarė,
    meqė veprimi i mrekullueshėm ėshtė kryer nė ditėn e shtunė,
    pėr tė cilėn urdhėrohej qė tė bėhej pushim nga ēdo veprintari,
    e zhvlerėsojnė fare, si diēka qė nuk vinte nga Zoti.
    Ata pėrpiqen “ta zėnė ngushtė njė burrė me prirje ndaj fesė,
    duke ushtruar trysni tė ndryshme
    dhe duke pėrhapur terror nė popull...:
    duke hedhur poshtė ēdo argument mbėshtetje
    tė prejardhjes sė Jezusit nga Zoti”.
    Ata janė “robėr tė njė qėndrimi legalistik (vartėsie tė tepruar nga Ligji”.
    Por ai qė ishte shėruar nuk pranon tė gėnjehet:
    “Kundėr diturisė sė tyre arrogante
    ėshtė pėrvoja e tij vetjake
    qė i thotė se ėshtė shėruar nga Zoti;
    dhe nuk largohet nga ky konstatim”.

    Pastaj ngjallja e bujshme e Lazrit
    ėshtė njė shenjė kulmore
    nė mes tė atyre tė kryera nga Jezusi.
    Kaq ėshtė e vėrtetė,
    sa pėrballė asaj shenje shumė veta besuan.
    Pėrkundrazi, disa nga tė pranishmit
    “vrapuan tė njoftonin” farizejtė pėr atė qė kishte ndodhur.
    Tė mėsuar pėr tė qenė tė nėnshtruar,
    heqin dorė nga njė ballafaqim i lirė
    i fakteve me humanitetin e tyre
    dhe kėrkojnė vendimin e atyre
    qė kanė ndilim mė tė madh se ata vetė.
    Kurse kėta tė fundit,
    ndėrsa nė rastin e tė verbrit tė lindur,
    kishin nisur tė bėnin njė farė lloj hetimi nė lidje me faktet,
    pėrballė ngjalljes sė Lazrit vendosin menjėherė ta vrasin Jezusin.

    Edhe ne, sidoqoftė,
    nuk do ta ndienim veten kurrė tė kuptuar,
    veēse nga dikush qė ka nė vetvete diēka nga ne.
    Nėse dikush qė dėgjon njė person,
    nuk ka nė vetvete diēka
    qė nė njė ėfarė mėnyrė
    e afron me pėrvojen e tjetrit,
    mund ta shtrembėrojė kuptimin e fjalės sė tij.

    Kėshtu, pėr tė kuptuar konceptimin moral tė Jezusit
    dhe pėr tė vlerėsuar personalitetin
    qė tejduket nga ai konceptim,
    nevojtet njė humanitet, njė mundėsi puqjeje njerėzore me Tė.

    Torrkerry

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I TĖTĖ:

    KONCEPTIMI QĖ JEZUSI KA PĖR JETĖN.

    1)Premisė: njė edukim me moralitet, i nevojshėm pėr tė kuptuar.


    D) Ai qė kemi quajtur gjenialitet fetar,
    ajo hapje dyersh e fundit e shpirtit,
    qoftė dhe duke u nisur nga veti tė ndryshme natyrore
    qė ka secili prej nesh,
    ėshtė diēka pėr tė cilėn duhet tė angazhohet vazhdimisht pēersoni.

    Ėshtė e madhe pėrgjegjėsia e edukatės: sepse ajo aftėsi pėr tė kuptuar, megjithėse i pėrgjigjet natyrės, nuk ėshtė diēka e vetvetishme.
    Pėrkundrazi, po tė trajtohet si diēka thjesht e vetvetishme,
    themeli i ndjeshmėrisė qė e ka nė fillim, do tė mbytet;
    ta reduktosh fetarinė nė spontanitet tė kulluar
    ėshtė mėnyra mė pėrfundimtare
    dhe mė e hollė pėr ta pėrndjekur, pėr tė vėnė nė dukje
    aspektet e saj tė lekundshme dhe tė pėrkohshme,
    tė lidhura me njė sentimentalizėm tė rastėsishėm.
    Nė rast se ndjeshmėria pėr humanitetin tonė
    nuk nxitet dhe nuk rregullohet vazhdimist,
    asnjė fakt, qoftė edhe mė i bujshmi,
    nuk do tė gjejė ndonjė pėrgjigje.
    Tė gjithė, herėt a vonė, e kanė provuar njė ditė
    atė ndjenjė qė tė bėn tė ndihesh i huaj
    dhe i paqartė pėrpara realitetit
    tė cilin e kemi lėnė tė na zvarrisė sipas rrethanave,
    pa u impenjuar pėr tė bėrė vetė ndonjė pėrpjekje;
    papritur, sende, fjalė dhe fakte,
    qė mė parė ishin arsye tė forta,
    atė ditė pushojnė sė qeni tė tilla;
    befasisht, nuk kuptohen mė.
    Jezusit, pas tre vjetėsh qė po kryente mrekulli,
    i kėrkuan njė ditė njė mrekulli.
    Kėrkonin njė shenjė qė ta pėrmbyste lirinė e tyre.
    Kurse pėr Zotin natyra njerėzore (humaniteti)
    nuk ėshtė diēka pėr t’u shtrenguar,
    por pėr tė qenė “e thirrur” nė liri.
    “Fakti qė Krishti nuk mė “thotė asgjė”
    nuk ėshtė i kundėrt me atė fakti tjetėr
    qė nė vetvete dhe nga vetja u thotė gjithēka tė gjithėve.
    Dhe kėtu nuk ėshtė fjala,
    si nė skencat e veēanta
    pėr njė pėrshtatje tė thjeshtė teknike
    mėnyrės sė tė menduarit dhe dialektit konceptual
    tė njė dege tė caktuar tė diturisė,
    por ėshtė fjala, kryesisht,
    pėr njė puqje (corrispondenza) tė tėrė ekzistencės njerėzore
    me formėn e Krishtit.
    Dhe nuk janė vetėm disa kushte paraprake tė intelektit,
    por janė kushte ekzistenciale
    ato qė duhet tė pėrmbushen,
    nė mėnyrė qė forma qė interpelon (kėrkon tė njohė) tėrė ekzistencėn,
    tė gjejė edhe dėgjim nė kėtė ekzistencė tė plotė”.(H. U. Von Balthasar).

    Torrkerry

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I TĖTĖ:

    KONCEPTIMI QĖ JEZUSI KA PĖR JETĖN.

    2) Lartėsia si njeri.


    Kush ėshtė Jezusi? Qe shtruar kjo pyetje.
    Dhe ai u pėrgjigj. U pėrgjigj
    duke u zbuluar tė gjitha gjesteve tė personėalitetit tė vet.
    “Tė mos kisha ardhur
    e tė mos u kisha folur,
    nuk do tė kishin mėkat,
    prandaj tani nuk kanė arsyetim pėr fajin e vet.
    Kush mė urren mua, urren edhe Atin tim.
    Po tė mos kisha bėrė ndėr ta vepra,
    qė askush nuk i bėri,
    mėkat nuk do tė kishin,
    kurse tani panė
    e megjithatė, mė urryen mua dhe Atin tim.
    Por kėshtu ndodh qė tė shkojė nė vend fjala
    e shkruar nė Ligjin e tyre:
    “Mė urrejnė pa farė arsyeje”(Gj 15,22-25).

    Por, “gjesti” mė ndriēues,
    pra “shenja” mė kuptimplote
    ėshtė konceptimi qė ka njė person pėr jetėn,
    ndjenja tėrėsore (gjithėpėrfshirėse) dhe pėrfundimtare
    qė ka pėr njeriun.
    Vetėm hyjnorja mund “ta shpėtojė” njeriun,
    domethėnė pėrmasat e vėrteta dhe tė qenėsishme t
    ė figurės dhe tė fatit tė njeriut
    vetėm nga ai qė ėshtė kuptimi i fundit i tyre
    mund “tė ruhen”, domethėnė tė njihen, tė shpallen botėrisht, tė mbrohen.
    Vetėm hyjnorja – mund ta saktėsojmė kėtė –
    mund ta pėrcaktojė moralitetin e njė personi.
    Ėshtė nė konceptin e jetės
    qė Krishti shpall,
    ėshtė nė imazhin qė ai jep pėr lartėsinė e vėrtetė tė njeriut,
    ėshtė nė shikimkin realist qė ai sjell mbi ekzistencėn njerėzore,
    ėshtė kėtu vendi nė tė cilin zemra,
    qė kėrkon fatin e vet,
    arrin ta pėrceptojė tė vėrtetėn
    brenda zėrit tė Krishtit qė flet:
    pikėrisht kėtu zemra “morale”
    kap shenjėn e Pranisė sė Zotit tė vet.

    Torrkerry

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I TĖTĖ:

    KONCEPTIMI QĖ JEZUSI KA PĖR JETĖN.

    3) Lartėsia si njeri.

    a) Vlera e personit.


    Faktor themelor i vėshtrimit tė Jezus Krishtit
    ėshtė ekzistenca te njeriu e njė realiteti epror
    ndaj ēdo realiteti qė i nėnshtrohet kohės dhe hapėsirės.
    Tėrė bota nuk vlen sa personi njerėzor mė i vogėl:
    ky nuk ka asgjė tė krahasueshme
    me veten nė rruzullim (univers),
    duke filluar qė nga ēasti i parė i ngjizjes
    e deri te hapi i fundit i pleqėrisė sė tij tė thellė.
    do njeri ka nė vetveten njė parim origjinal
    dhe tė pamposhtshėm,
    themel i tė drejtave tė patjetėrshueshme,
    burim vlerash.

    Vlera nuk mund tė ngatėrrohet
    (siē jemi tė tunduar kurdoherė
    tė bėjmė tė shtyrė nga mendėsia nė qarkullim)
    me reagimet qė jemi tė nxitur tė bėjmė.
    Nė kėtė mėnyrė vlera e personit
    priret tė reduktohet brenda ēaqeve mbizotėruese
    tė mendėsisė sė mirėfilltė tė mjedisit ku jeton.

    Pėrkundrazi, personi gėzon
    njė vlerė dhe njė drejtė nė vetvete
    qė askush nuk mund t’ia japė ose t’ia heqė.
    Vlera pėrfshin nė vetvete
    motivin, qėllimin e njė veprimi,
    “diēka pėr tė cilėn ia vlen mundimi tė veprosh”,
    ose tė ekzistosh.
    Prandaj, pėr tė qenė burim vlerash,
    do tė thotė pėr personin
    qė tė ketė nė vetveten qėllimin e veprintarisė sė vet.

    Nga tė gjita kėto, Jezusi tregon nė ekzistencėn e vet
    njė pasion pėr njeriun nė veēanti,
    njė frymėzim pėr lumturinė e individit
    qė na bėn ta quajmė vlerėn e personit
    si diēka tė pamatshme.
    Problem5 i ekzistencės sė botės
    ėshtė lumturia e njeriut tė veēantė
    (si individ i veēantė).
    “Sepse, ēfarė do tė ketė njeriu
    po tė fitojė mbarė botėn,
    dhe pastaj do tė humbė shpirtin e vet?
    Ose, ēfarė do tė mund tė japė njeriu
    nė kėmbim tė shpirtit tė vet?”.

    Asnjė energji dhe asnjė dashuri e dhemshur
    atėrore ose amnore
    nuk e kanė prekur thellė zemrėn e njeriut
    mė shumė se kjo fjalė e Krishtit
    tė pasionuar pėr jetėn e njeriut.

    Sidoqoftė, dėgjimi i kėtyre pyetjeve tė fundit
    tė bėra nga Jezusi,
    pėrfaqėson dėgjesėn e parė ndaj natyrės sonė.
    Po tė jemi tė shurdhėr pėrpara atyre pyetjeve,
    pengohemi qė tė kuptojmė pėrvojat njerėzore
    mė kuptimplote.
    Nuk do tė mund ta duam veten
    dhe do tė jemi tė paaftė
    t’ia duam tė mirėn kujdo tjetėr.
    Sepse, motivi i fundit qė tė shtyn
    t’ia duash tė mirėn vetes dhe tjetrit
    ėshtė misteri i un-it:
    ēdo arsye tjetėr ka njė vlerė hyrėse pėrpara kėtij.

    Torrkerry

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KAPITULLI I TĖTĖ:

    KONCEPTIMI QĖ JEZUSI KA PĖR JETĖN.

    2)Lartėsia si njeri.

    b) Vatėsia qė nė zanafillė.

    Kemi thėnė se vlera e poersonit tė pėrkufizuar
    nė kėtė mėnyrė ėshtė njė afirmim qė i pėrgjigjet thellėsisht natyrės sonė.
    Por, le tė pyesim mbi se mbeshtetet?
    Nėse nuk ėshtė e qartė se mbi ēka mbėshtetet njė vlerė, do tė thotė se e shpėrnjohim, pa e kuptuar as ne vetė.

    Gjėja e qartė e fundit e jetės, fill pas faktit se ekzistojmė,
    ėshtė se para se tė kemi jetėn, nuk e kishim.
    Prandaj jemi tė varur.
    Pra si motivohet pohimi i pasionuar
    dhe pa asnjė lėshim qė na vjen nga Jezusi
    pėr vlerėn absolute tė njeriut tė veēantė (singolo),
    nėse ky mė parė nuk ekzistonte,
    nėse lind nga bota ashtu si shkuma nga kreshta e valės sė detit
    dhe nė botė shėrbėhet, pėrderisa si dukuri ėshtė njė rrjedhojė e sė kaluarės,
    ėshtė efekt, produkt tė dhėnash biologjike tė mėparshme
    dhe i paracaktuar pėr t’u tretur?
    Si ėshtė e mundur qė e drejta dhe vlera e personit
    nuk qėndojnė vetėm nė pjesėmarrjen pėr rredhjen e realkitetit,
    aq sa vlen gishti, sepse ėshtė pjesė e trupit dhe jashtė tij nuk vlen asgjė?
    Krishti nxjerr nė pah te njeriu njė realitet
    qė nuk rrjedh prej aty ku njeriu e ka prejardhjen si dukuri,
    realitet qė ėshtė nė marrėdhėnje tė drejtpėrdrejtė (eksklusive) me Zotin.

    Kjo ėshtė marrėdhėnie e mistershme vetjake
    qė i pėrket edhe qenies mė tė vogėl njerėzore:
    ““Ruajuni se pėrbuzni ndonjė prej kėtyre tė vegjėlve,
    sepse po ju them: engjėjt e tyre nė qiell shohin vazhdimisht
    fytyrėn e Atit tim qiellor” (Mt,18,20).
    Ėshtė pėrmbajtja e kėsaj marrėdhėnieje ajo qė pėrfaqėson
    “thesarin e fshehur nė arė;
    njė burė e gjen dhe e fsheh pėrsėri,
    pastaj largohet, tėrė gėzim shet ēdo gjė qė kishte dhe e blen atė arė;
    ose “margqaritarin me vlerė tė madhe” pėr hir tė tė cilit dikush
    “shet tė gjitha pqasuritė e veta dhe e blen”,
    Ėshtė kjo marrėdhėnie subjekti i pamposhtshėm
    i njė njohjeje tė padeduktueshme (indeducibile):
    “Ati mė dorėzoi mua gjithēka
    dhe askush s’mund ta njohė Birin pėrveē Atit,
    dhe askush s’mund ta njoh Atin, pėrveē Birit
    e pėrveē atij kujt Biri do qė t’ia zbulojė” (Mt 11,27).
    Ose gjetiu: “
    I lumi ti, o Simon, biri i Jonės, sepse kėtė nuk ta zbuloi mishi e gjaku,
    por Ati im qė ėshtė nė qiell!
    Edhe unė po tė them:
    Ti je Pjetėr‑Shkėmb dhe mbi kėtė shkėmb
    unė do ta ndėrtoj Kishėn time
    dhe dyert e ferrit s’do tė ngadhėnjejnė kundėr saj!” (Mt, 16,17).
    Dashuria, shprehja mė e lartė e vetėndėrgjegjies (autocoscienza)
    dhe e vetėzotėrimit tė njeriut,
    domethėnė e lirisė,
    ėshtė gjithashtu shprehja adekuate e njė marrėdhėnie tė tillė:
    “Mėsues, cili ėshtė mė i madhi urdhėrim i Ligjit?”
    Jezusi u pėrgjigj:
    “Duaje Zotin, Hyjin tėnd, me gjithė zemrėn tėnde,
    me gjithė shpirtin tėnd e me gjithė mendjen tėnde!
    Ky ėshtė mė i madhi dhe i pari urdhėrim.
    I dyti ėshtė i barabartė me tė:
    ‘Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten!” (Mt. 22,36-39).

    (Do tė ketė njė vazhdim).

    Torrkerry

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KAPITULLI I TĖTĖ:

    KONCEPTIMI QĖ JEZUSI KA PĖR JETĖN.

    2)Lartėsia si njeri.

    b) Vartėsia qė nė zanafillė.
    (vazhdim).

    Kėshtu kuptimi i jetės njerėzore,
    fati absolutisht unik dhe vetjak qė luhet nė tė,
    varet nga njė dashuri e tillė absolutisht unike dhe vetjake,
    siē na ndriēon Jezusi rreth kriterit suprem nė gjyqin e fundit (Mt, 25,31-36).
    Ajo marrėdhėnie e pamposhtshme (irriducibile)
    ka njė vlerė tė paarritshme
    dhe nuk mund tė goditet nga asnjė lloj ndikimi.
    (Lumturitė nė Ungjillin janė njė himn
    qė i thuret njė lirie tė tillė
    dhe njė dinjiteti tė tillė (Mt, 5,3vv),
    por ky himn gjen pėrforcimin e vet
    dhe shpjegimin e vet magjepsės
    nė atė lėshim total tė vetes te Zoti,
    qė Krishti ua kėrkon me ėmbėlsi
    dhe forcė tė pakrahasueshme dishepujve tė vet,
    dhe kur dėrgon nė mision apostujt u thotė:
    “ Mos i druani ata qė vrasin trupin
    e nuk mund ta vrasin shpirtin.
    Kini frikė mė tepėr nga Ai,
    qė mund t’jua humbė nė ferr shpirtin edhe trupin.

    A nuk shiten dy trumcakė pėr njė aspėr?
    E, megjithatė, asnjė prej tyre nuk bie nė tokė pa lejen e Atit tuaj.
    E ju? Madje edhe tė gjitha fijet e flokėve tė kresė suaj janė tė numėruara!
    Pra, mos druani! Ju vleni mė tepėr se shumė trumcakė!
    Kushdo, pra, pranon para njerėzve se ėshtė imi,
    edhe unė do tė pranoj para Atit tim qė ėshtė nė qiell,
    se jam i tij.
    E atij qė mė bie mohit para njerėzve,
    edhe unė do t’i bie mohit para Atit tim qiellor” (Mt, 10,28-33).

    Njė marrėdhėnie e tille, unike, pėrderisa njihet dhe jetohet, ėshte FETARI.

    Tani Jezusi, nė jetėn e vetė tokėsore,
    ėshtė si i pėrqendruar tek ky problem,
    sepse, pa njė pėrkufizim tė tij
    dhe pa e pėrballuar,
    njeriu si individ i veēantė
    nuk ka asnjė mundėsi qė tė shpėtohet,
    domethėnė “tė ruajė” vetveten:
    do tė jetė skllav i reagimeve
    qė vėrshojnė mbi tė,
    duke e bėrė tė dhunshėm
    ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve.
    Kjo do tė thotė se pa atė marrėdhėnie,
    njeriu i vėēantė nuk ka mundėsi
    tė ketė njė fytyrė tė vetėn,
    tė pashkatėrrueshme, me zgjatje tė pėrjetshme;
    domethėnė nuk ka mundėsi tė jetė person,
    pra tė pėrfaqėsojė
    njė rol krejtėsisht tė dallueshėm
    nė rrugėn e botės, qė tė jetė protagonist nė planin tėrėsor.

    Ėshtė zbulimi i personit
    qė me Jezusin hyn nė botė:
    dhe ėshtė pasioni pėr tė
    qė e bėn Jezusin lajmėtar tė pasionuar
    tė vartėsisė unike dhe tėrėsore, tė njeriut tė veēantė nga Ati:
    “Ati ynė, qė je nė qiell...”.
    Ti qė mė lind tė tėrin nga thellėsia e fundit e tėrė krijimit,
    sikundėr vėrente Gratry nė komentin e Ungjillit tė Mateut.

    Torrkerry
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 10-02-2010 mė 06:47

Faqja 21 prej 25 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •