Close
Faqja 20 prej 25 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 244
  1. #191
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I GIASHTĖ:

    PEDAGOGJIA E KRISHTIT NĖ ZBULESĖN E VET

    3. Casti i identifikimit.

    a) Zanafilla e Ligjit.

    Mbi tė gjitha Jezusi e ka njėjtėsuar veten mė zanafillėn e Ligjit. Fjala Ligj ishte sinonimi mė I pėrdorur nga farizejtė pėr tė treguar hyjnoren.
    Tė thoishe se diēka ishte sipas Ligjit, kishte kuptimin se ishte sipas Zotit.
    Pėr atė qė e dėgjonte, do tė ishte diēka e padėgjuar kur ai pėrsėriste: “Ėshtė thėnė, por unė po ju them”.
    “Ju keni dėgjuar –farė ėshtė thėnė nga tė vjetrit: “Mos vra”; dhe kushdo qė do tė vrasė, do tė dėnohet nė gjyq…kursde unė po ju them: kushdo qė do tė zemėrohet me vėllain e vet, do tė dėnohet para gjyqit…
    Ju e dini se ėshtė thėnė: “Mos shkel kurorėn”. Kurse unė po ju them…
    E dini se ėshtė thėnė edhe kjo nga tė vjetrit: “Mos bėj be nė rrenė; por kryeji betimet e tua para Zotit. Kurse unė po ju them…Ju e dini se ėshtė thėnė: “Sy pėr sy e dhėmb pėr dhėmb”. Kurse unė po ju them…
    Ju e dini se ėshtė thėnė: “Do tė duash tė afėrmin tėnd dhe to ta urresh armikun tėnd”. Kurse unė po ju them…”.
    Jezusi modifikon atė qė pėr farizeun pėrfaqėsonte hyjnoren e komunikuar njeriut, duke e njėjtėsuar veten me burimin e Ligjit.


    Torrkerry

  2. #192
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I GIASHTĖ:

    PEDAGOGJIA E KRISHTIT NĖ ZBULESĖN E VET

    3. Casti i identifikimit.


    b) Pushtet pėr tė falur mėkatet.

    Le tė kujtojmė epizodin e tė paralizuarit tė shėruar, kur Jezusi i jep vetes pushtetin pėr tė falur mėkatet dhe kėtė e bėn me fakte e jo vetėm me fjalė.
    Njerėzit mbeten tė prekur thellė nga mrekullia, por ajo mrekulli rrihte gjetiu.
    Tė shpinte tek ai pushtet pėr falje qė i takon vetėm Zotit.
    “Dhembshuria e tij tregon disa tipare tė padėgjuara, madje krejt revolucionare, qė nga tė devotshmit e asaj kohe shikoheshin si skandulluese dhe sakrilegje.
    Ai nuk u pėrgjigjet asnjėrit nga modelet e njohura.
    Kėrkon njė ndryshim qė ka si synim jo vetėm strukturat e jashtme e format e sjelljes, por edhe idealet dhe orientimin themelor i personit, zemrėn e njeriut.
    Liria e padėgjuar me tė cilėn paraqitet Jezusi, ngre njė pyetje: me ē’ autoritet bėn ti kėto punė?”.

    Torrkerry

  3. #193
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I GIASHTĖ:

    PEDAGOGJIA E KRISHTIT NĖ ZBULESĖN E VET

    3. Casti i identifikimit.

    c) Identifikimi mė parimin etik.

    Le tė vemi tek tregimi i Gjyqit tė fundit, ashtu si jepet nė Ungjillin e Mateut.
    “Kur do tė vijė Biri i Njeriut nė madhėrinė e tij me tė gjithė Engjėjt, do tė ulet nė fronin e lavdisė sė vet, por ai do tė ndajė disa nga tė tjerėt, ashtu si bariu qė i ndan delet nga cjeptė; dhe do t’i vendosė delet nė tė dhjatėn e vet dhe cjeptė nė tė majtėn.
    Atėherė mbreti do t’u thotė atyre qė janė nė tė dhjathėn e tij: “Ejani, o tė bekuarit e Atit tim, merrni nė zotėrim mbretėrinė e pėrgatitur pėr ju qė nga krijimi i botės.
    Sepse kisha uri dhe mė dhatė pėr tė ngrėnė; kisha etje e mė dhatė pėr tė pirė; isha stegtar e mė strehuat; isha i zhveshur e mė veshėt; isha i burgosur dhe erdhėt pėr tė mė takuar”.
    Atėherė tė drejtė do t’i thonė: “Zot, kur vallė tė kemi parė tė uritur dhe tė dhamė pėr tė ngrėnė; tė etur dhe tė dhamė pėr tė pirė? Kur tė kemi parė shtegtar dhe tė strehuam ose tė zhveshur dhe tė veshėm? Kur tė kemi parė tė sėmurė ose tė burgosur dhe erdhėm pėr tė takuar?”
    Dhe Mbreti do t’u pėrgjigjet atyre: “Pėr tė vėrtetė po jua them: sa herė qė ua keni bėrė kėto gjėra njėrit nga mė tė vegjlit prej kėtyre vėllezėrve tė mi, ma keni bėrė mua”.
    Mė nė fund do t’u thotė edhe atyre qė do tė jenė nė tė majtėn e tij: “Ikni tutje larg meje, o tė malkuar, nė zjarrin e amshuar...sepse kisha uri e nuk mė dhatė tė ngrėnė; kisha etje e nuk mė dhatė pėr tė pirė; ...Atėherė edhe ata do t’i pėrgjigjen: “O Zot, kur vallė tė kemi parė tė uritur, ose tė etur, ose stegtar. Ose tė zhveshur, ose sėmurė, ose tė burgosur dhe nuk tė kemi ardhur nė ndihmė?” (mt 25,31-44).
    Dhe mbreti do t’u kthejė edhe atyre tė njėjtėn pėrgjigje, por nė kahe negative.

    Kėtu ėshtė fjala pėr Gjyqin e fundit, dhe ajo qė vepron aty ėshtė parimi etik: jo ligjvėnėsi, por zanafilla, ose mė mirė tė themi, natyra e sė mirės.
    Dhe ėshtė Ai.
    Aq ėshtė e vėrtetė kjo, saqė ai tė bėn tė mirėn pa u kujtuar pėr Tė, pa pasur vetėdije pėr Tė, e bėn mirėn sepse vendos, qoftė edhe pa e ditur ti, njė marrėdhėnie me Tė.
    Njė vepėr e njeriut ėshtė e mirė, sepse ėshtė pėr Tė dhe ėshtė e keqe sepse e pėrjashton Atė.
    Jezusi ėshtė vendosur si dallues ndėrmjet sė mirės dhe sė keqes, jo gjithaq si gjykatės, por si kriter identifikimi.
    Ai ėshtė e mira dhe tė mos jesh me Tė, ėshtė keq.
    Kjo, megjithėse duke qėndruar nė optikėn e diēkaje tė nėnkuptuar, ėshtė afirmimi me i fuqishėm i vetėdijes qė kishte Krishti pėr identifikimin (njėtėsimin) e vet me hyjnoren.
    Sepse kriteri i sė mirės dhe i sė keqes pėrputhet me parimin e sendeve, me zanafillėn e fundit tė realitetit.
    Burimi etik i mirėfilltė ėshtė hyjnoja, parimi i sė mirės pėrputhet me tė vėrtetėn. Tė jetosh mirė do tė thotė t[i shėrbesh, ta ndjekesh.

  4. #194
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I SHTATĖ:

    SHPALLJA E QARTĖ.





    Pėrsa i takon trajektores sė ndjekur deri tani pėr tė pėrshkruar sesi ėshtė shtruar problemi i krishterė, do tė doja tė theksoj aspektėt e metodės, dinamizmin qė i ka dhėnė jetė, sepse do tė jetė vetė dinamizmi i gjatė tėrė harku i historisė.
    Do tė thotė: sjellja e atij njeriu ishte atillė qė sa mė shumė pėlqehej e pranohej, aq mė tepėr diēka tė shtynte pėr tė bėrė pyetjen: “Po qysh bėn pėr tė qenė i tillė?”
    Kėshtu qė nė njė moment tė caktuar pyetja shėrtheu.
    Duke kujtuar konceptin e sigurisė morale, kemi pėrmendur prej tij njė korolar: natyra na lejon tė fitojmė sigurinė nė lidhje me sjelljen njerėzore – pikėrisht sepse ėshtė gjithēka themelore per jetėn - mė shpejt sesa lloje tė tjera sigurie, domethėnė nėpėrmjet kapjes me anė tė intuitės sė shumė shenjave qė konvergojnė kah njė pikė.
    Atėherė sa mė shumė qė njė njeri bėn jetė tė pėrbashkėt me njė person, aq mė shumė ėshtė i aftė pėr siguri morale nė lidhje me tė, sepse sasia e shenjave shumėfishohet.
    KĖSHTU KA NDODHUR ME JEZUSIN.
    Atėherė, mirėsia e tij, inteligjenca e tij, aftėsia e tij e tmerrshme introspektive (pėr tė njohur botėn e brendshme shpirtėrore), mundėsia e mrekullueshme pėr t’i sunduar sendet, natyrshmėria e qėndrimit tė tij nė rastet e mrekullive, pėr atė qė jeton me tė ose pėr kė di t’i kushtojė vėmendjen e duhur, janė tė gjitha shenja qė pak nga pak shumėzohen dhe thellohen, shenja qė tė bėjnė “tė rrish me gojė hapur”, shenja qė nxisin njė pyetje sė cilės nuk di si t’i pėrgjigjesh, por qė duhet t’i japėsh njė pėrgjigje.

    Sigurisht, vetė dishepujt kėrkojnė pėrgjigje.
    Pėr shembull, Ungjijtė bėjnė fjalė pėr njė episod tė ndodhur nė afėrsitė e Cezaresė sė Filipit.
    Mund tė pėrpiqemi tė pėrfyytyrojmė dinamikėn e atij epizodi.
    Jezusi, ndėrsa ecėn me dishepujt e vet nėpėr njė shteg qė shpie nė det, sheh nė njė shenjė vendi se shtegu binte anės sė snjė gremine tė rrėpirėt, dhe ahtu siē do tė bėnte secili prej nesh, ndalet njė ēast pėr tė shikuar.
    Si i befasuar nga njė mendim i papritur, u kthehet dishepujve dhe u thotė: “Kush jam unė sipas njerėsve?”.
    Ata i pėrgjigjen: “Pėr disa Gjon Poagėsuesi, pėr disa tė tjerė Elia, pėr tė tjerė njėri nga profetėt qė ėshtė ngjallur”.
    Atėherė pyet: “Po ju, kush thoni se jam unė?”.
    Dhe Pjetri, si zakonisht, shpėrthen me vrull, duke pėrsėritur ato tė cilave ndoshta nuk ua kapte plotėsisht kuptimin, qė me gjasė i kishte dėgjuar t’i thoshte vetė Jezusi: “Ti je Krishti, Biri i Zotit tė gjiallė”.
    Pjetri e kishte arritur tashmė atė shkallė qartėsie qė e bėnte tė mendonte pėr Jezusin: “Nė qoftė se nuk mund t’i besoj kėtij njeriu, nuk mund t’i besoj mė as vetes sime”.
    Dhe Jezusi, duke shikuar atė shkėmb tė thikėt qė kishte pėrpara, gurin mbi tė cilin ishte ndėrtuar qyteza e Cezaresė sė Filipit, e papushtueshme pėr pozicionin e sigurt qė kishte, dhe duke shikuar Pjetrin i thotė: “Ti je Pjetėr (gur, shkėmb) dhe mbi kėtė shkėmb do tė ndėrtoj Kishėn time dhe dyert e ferrit nuk do tė ngadhėnjejnė mbi tė”.
    Dhe pak mė parė i kishte thėnė: “Lum si ti”, sepse pėrgjigjen qė i kishte dhėne pyetjes sė tij nuk e kishte gjetur ai vetė, por Ati i tij ia kishtė shtėnė nė mend.

    Pyetjes pėr identifikimin e Krishtit, tė gjitė pėrpiqen t’i japin njė pėrgjigje.
    Tė ghithė, pėrpara problemit qė paraqet, janė tė shqetėsuar, sepse pėrgjigja e tyre nuk mjafton pėr ta shpjeguar nė mėnyrė shteruese tipin.
    Dhe atėherė i kthehen Atij me pyetjen: “Ti kush je?”, dhe ai jep po njė pėrgjigje, por sikundėr e kemi parė mė lart, me ngadalėsi, nė mėnyrė pedagogjike, duke e shprehur thuajse me maturi pėr “tė mos e shuar fitilin qė nxjerr tym”.
    Ē’ėshtė e vėrteta, pėrgjigja ishte tepėr e rėnde pėr ta, tepėr turbulluese pėr mendėsinė e tyre.
    Kėshtu ka bėrė disa hapa si hyrje para se tė jepte njė pėrgjigje tė qartė.
    E vendos vetveten si motivin pėr tė cilin ia vlen mundimi pėr tė rrezikuar jetėn, vendoset si themelues i marrėdhėnieve qė pėrbėjnė thelbin e lirisė sonė, mė nė fund i jep vetes disa tė drejta tė posaēme (prerogativa), tė cilat Bibla dhe e tėrė tradita hebraike ia linte me gjelozi vetėm Zotit.
    Behet krijuesi i Ligjit, falės i mėkatit dhe njėtėsohet me burimet e etikės.

    Porse kur tashmė arrin nė kohėn e fundit, shpallja e tij do tė bėhet e qartė (eksplicite).
    Mė nė fund Krishti paraqitet haptazi si Zot.
    Dhe kjo ndodh vetėm atėherė kur ndėrgjegjjet pėrreth Tij kishin marrė tashmė pozicione tė vendosura nė lidhje me Tė.


    Nė tė vėrtetė Zoti ka prirje ta vlerėsojė situatėn nė tė cilėn ėshtė vėnė mė parė liria jonė.
    Mėnyra sipas sė cilės Zoti na trajton, pėrmbush njė vendim qė ėshtė marrė tashmė pėr lirinė tonė, detyron tė zbulohet mė mirė ēka ėshtė e gatshme tė bėjė ajo.
    KUR LIRIA MERR NJĖ QĖNDRIM MBYLLJEJE, ĒDO GJĖ QĖ NDODH, E NDIHMON TĖ MBYLLET AKOMA MĖ SHUMĖ E ANASJELLTAS.
    “Sepse, kujtdo qė ka, do t’i jepet, e madje me bollek; por, atij qė nuk ka, do t’i hiqet edhe ajo qė ka”.
    Kėshtu prova pėrfundimtare qė ai do tė japė pėr vetveten, do tė jetė pėr miqtė e tij njė rast pėr tė demonstruar njė lidhje mė tė fortė me tė; pėr armiqtė e tij, do tė jetė pretksti pėr ta eliminuar.

    Le tė shojmė tani tri momente karakteristike nė tė cilat shfaqet qartėsia e Jezusit.

    Torrkerry

  5. #195
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I SHTATĖ:

    SHPALLJA E QARTĖ.


    1) Dalja nė dritė e qartėsisė pėr herė tė parė.

    Nė kohėt e fundit shohim se Jezusi pothuajse ėshtė ngulur nė portikun e tempullit pėr tė sfiduar farisejtė nga mėngjesit deri nė mbrėmje.
    Klima e Jeruzalemit ėshtė nxehur nė kulm pėr shkak tė personit tė Jezusit.
    KUDO DĖGJOHEN “PĖSHPĖRITJE” TĖ VAZHDUESHME, BISEDA VESH ME VESH NĖ MES TĖ TURMĖS, E CILA PĖRBĖHEJ ME SA DUKET NGA VENDĖS DHE TĖ ARDHUR NĖ KALIM E SIPĖR.

    Mendimet janė tė ndara, por jepen vetėm gjykime tė pėrgjithshme.
    Njė njohjeje tė vendosur, por pa ngjyrė (“ėshtė i mirė”) i kundėrvjhet shpifja (“ai po ngashnjen popullin”).
    Pėr fajin e “nagashnjimit) e drejta penale judaike jepte dėnimin vrasje me gurė (lapidacion),
    Ėshtė njė shprehje tepėr e rėndė...Por, cila ishte situata, del nė dritė sidomos nga fakti se aty mbretėronte terrori pėr tė shprehur ndonjė opinion vetjak; populli nuk guxonte tė shprehte idetė tė veta “nga frika e judejve”
    Kėtu ėshtė fjala, pa pikė dyshimi, pėr autoritetet teokratike qė vėnė nė pėrdorim kėrcėnimė e raprezalje”,
    Ēasti i parė pėr tė cilin duam tė flasim, lexuesit modern mund tė mos i duket fare i qartė, por bėhet i tillė nė nė kontekstin e kohės.
    Ishin pra, javėt e fundit tė jetės sė tij dhe atmosfera qė e rrethonte ishte nė qytet ajo qė pėrshkruam.
    Qė atėherė Jezusi kishte ikur kurdoherė nga farizejtė, qė tė mos e kapnin.
    Pėrkundrazi, tani, vete nė Jeruzalem, krejt i vendosur.
    Situata ishte e tillė qė ky vendim i tij ngjall reagime te miqtė e tij.
    Ungjillorėt shėnojnė se “Pjetri e tėrhoqi mėnjanė dhe filloi tė protestonte” ose "qė filloi ta qortonte”
    Por Juzusi ia kthen: “Nuk po mendon sipas Zotit, po sipas njerėzve”.
    (vazhdim).

    Torrkerry

  6. #196
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I SHTATĖ:

    SHPALLJA E QARTĖ.


    1) Dalja nė dritė e qartėsisė pėr herė tė parė.
    Vazhdim

    Nė Jeruzalem debati ndizet mė tepėr,
    por nė qytetin e mbushur me shtegtarė
    spektakli i atyre diskutimeve tėrheq shumė kureshtarė.
    Jezusi, pėr mė tepėr, merr nismėn
    t’i sulmojė farizejtė mu nė ballė tė kompetencės sė tyre:
    nė interpretimin i Shkrimeve, tė cilave ata u njihnin ēdo hollėsi.
    “Ndėrsa farizejtė ishin mbledhur sė bashku,
    Jezusi i pyeti ata: “Ēfarė mendimi keni pėr Mesinė?
    Biri i kujt ėshtė?”. Ata iu pėrgjigjen: “I Davidit”,
    Pėrgjigja ėshtė tani e gatshme pėr njė temė,
    ajo e Mesisė e zakonshme nė bisedat e skribėve e tė farizejve,
    tė cilėt ashtu si tė gjithė tė tjerėt,
    e pritnin Mesinė nė atė moment tė historisė.
    “Dhe ai u tha atyre: “Atėherė perse vallė Davidi,
    nėn frymėzim, e quan Zot, duke thėnė:
    “I tha Zoti Zoti tim: ulu nė tė djathtėn time,
    derisqa unė t’i kem vėnė armiqtė e tu nėn kėmbėt e tua?”.
    Domethėnė, profecia e pėrdor tė njėjtė term
    pėr tė shėnuar Zotin dhe Atė qė do tė vinte,
    Pėrfundo Jezusi: “Pra, nėse Davidi e thėrret Zot,
    si mund tė qenka Biri i tij?”.
    Askush nuk ishte nė gjendje t’i jepte ndonjė pėrgjigje,
    nga ajo ditė e tutje askush nuk guxoi t’i bėnte mė pyetje”.
    Megjithėse dukej sikur asnjė fjalė e Shkrimeve
    nuk kishte tė fsheta pėr ata,
    aftėsia e tyre interpretuese nuk mjaftonte
    pėr tė kundėrshtuar Jezusin.
    Porse, diēka pėrfundmtare dhe solemne
    duhet t’u ketė arritur atyre nga arsyetimi i tij,
    sepse qė nga ajo ditė e tutje nuk i bėnė mė pyetje tė tjera.
    Pra, ishte dhėnė fillimi i njė pėrgjigjeje tė qartė:
    natyra e Jezusit zbulohet si hyjnore.

    Torrkerry

  7. #197
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I SHTATĖ:

    SHPALLJA E QARTĖ.


    2) Njė pėrmbajtje sfide.


    Njė moment tjetėr shpalljeje tė qartė
    e shohim nė Ungjillin e Gjonit, nė kapitullin 8.
    Edhe nė klimėn e ndezur tė atyre diskutimeve nė tempull,
    Ungjilli shėnon shpesh se disa nga judejtė, pasi dėgjonin Jezusin, “besonin nė tė”.
    “Sidoēoftė, nuk ėshtė njeri ky pėr ta refuzuar tėrėsisht.
    Thotė gjėra qė tė bėjnė tė mendosh, dhe i motivon ato...”.
    Sot, do tė mund t’i quanim si simpatizantė.

    Atėherė Gjoni vėren se, nė njė nga kėto rrethana,
    Jezusi u drejtohet atyre qė e simpatizonin:
    “Po t’i qėndroni besnikė fjalės sime,
    do tė jeni vėrtet dishepujt e mi:
    do tė njihni tė vėrtetėn
    dhe e vėrteta do t’ju bėj ė tė lirė”.
    Tė pranishmit mbeten tė befasuar
    dhe tė prekur thellė nga ky pohim.
    “Ata e ndjejnė veten tė lėnduar nė krenarinė e tyre fetare
    dhe kombėtare nga fjalėt e Jezusit...
    Pavarėsisht nga ēdo shtypje politike,
    ata e ndjejnė veten bij tė lirė tė Abrahamit,
    qė nė brendėsinė e tyre nuk i janė nėnshtruar kurrė njė sundimi tė huaj.
    “Prandaj ia kthejnė Jezusit se kanė qenė tė lirė kurdoherė
    e si mund ta lidhė vetveten me lirinė e tyre?”.
    Jezusi ua pret: “Kushdo qė bėn mėkat,
    ėshtė skllav i mėkatit.
    Tani skllavi nuk rri pėrgjithmonė nė shtėpi,
    por Biri rri gjithmonė;
    pra, nėse Biri do t’iu bėjė tė lirė, do tė jeni vėrtetė tė lirė”.

    Jezusi pėrdor njė figurė pėr tė shqaruar
    aftėsinė e vet pėt tė bėrė tė lirė:
    “Figura ėshtė e asaj e njė bashkėsi familjare,
    nė tė cilėn janė disa skllevėr dhe njė bir kryetar i familjes.
    Shėrbėtorėt ose skllevėrit, njė ditė do tė lėnė shtėpinė,
    biri dhe trashėgimtari do tė mbeten aty.
    Situata tė tilla vėrtetoheshin sa nė Palestinė
    ashtu edhe nė territorin helenestik”.
    Ajo qė ka ndėr mend tė thotė ėshtė
    se ai qė gabohet, ėshtė si skllav i kufizimit tė vet.
    Njė skllav nuk ėshtė ende pjesėtar i familjes.
    Pėrkundrazi njė bir ėshtė brenda, nė familjen e lirisė.
    Pra ėshtė sikur Jezusi do tė thoshte
    se do tė jetė biri ai tė cilit do t’io duhet t’ju marrė
    dhe ju bėj tė hyni nė shtėpi si njerėz tė lirė. (Ka njė vazhdim).

    Torrkerry

  8. #198
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I SHTATĖ:

    SHPALLJA E QARTĖ.


    2)Njė pėrmbajtje sfide. (vazhdim).


    Jezusi sigurisht qė i ka parė shprehjet e lėnduara nė fytyrat e tė pranishmėve,
    dhe atėherė ngul kėmbė t’i provokjė deri nė pasojat mė tė skajshme.
    “E di qė jeni pasardhje e Abrahamit.
    Por, ndėrkaq kėrkoni tė mė vrisni,
    sepse fjala ime nuk gjen vend tek ju.
    Unė them atė qė kam parė pranė Atit;
    pra edhe ju bėni atė qė keni dėgjuar nga ati juaj”.
    Tė pranishmit bėrtasin ende,
    nė njė atmosferė qė sa vete e merr zjarr
    mė tepėr pėr prejardhjen e tyre nga Abrahami.
    Dhe Jezusi: “Nėse jeni bijtė e Abrahamit,
    bėni veprat e Abrahamit!”.
    Krerėt e judejve e kanė kuptuar
    se “Jezusi kėrkon t’u japė atyre njė tjetėr atė
    qė nuk ėshtė Abrahami...
    Pėr judejtė Abrahami ėshtė nismėtari i adhurimit tė Zotit,
    ai qė nė Zotin kishte njohur krijuesin e botės
    dhe i kishte shėrbyer me besnikėri...
    Qė Jezusi tė arrijė tė mohojė
    se ata nuk janė bijtė e Abrahamit,
    quhet prej tyre njė fyerje pėr besnikėrinė e tyre ndaj Zotit”.
    “Ne kemi njė Atė tė vetėm, Zotin!.
    Por Jezusi nuk jepet:
    “Po tė ishte Zoti ati juaj,
    sigurisht qė do tė mė donit,
    sepse nga Zoti kam dalė dhe vij;
    nuk kam ardhur nga vetja ime,
    por mė ka dėrguar ai.
    Pėrse vallė nuk e kuptoni gjuhėn time?
    Sepse nuk mund t’u vini vesh fjalėve tė mia,
    ju qė keni si atė djallin
    dhe doni tė ēoni nė vend dėshirat e atit tuaj,
    Ai ka qenė vrasės qė nė fillim
    dhe nuk ka qėndruar nė tė vėrtetėn,
    sepse nuk ka tė vėrtetėn tek ai.
    Kur thotė gėnjeshtrėn, flet nga tė vetat,
    sepse ėshtė gėnjeshtar dhe baba i gėnjeshtrės.
    Kurse mua nuk mė besoni, sepse them tė vėrtetėn.
    Cili nga ju mund tė mė bindė pėr mėkat?
    Nėse unė them tė vėrtetėn, pse nuk mė besoni?”.
    Jezusi, duke vazhduar diskutimin
    dhe akuzat e mprehta ndaj tyre, thotė qartė
    se “tė gjitha pretendimet e tyre
    (bijėsi nga Abrahami, dhe bijėsi nga Zoti)
    bien poshtė kundėr faktit se ata pėrpiqen ta vrasin...
    Jezusi flet dhe diskuton me ndėrgjegje tė plotė
    pėr unitetin e vet tė plotė me Zotin”.
    Dhe atėherė ata qė kishin qenė simpatizantė,
    qė gjatė debatit janė bėrė gjithnjė e me tė huaj,
    sepse e ndjenin veten tė prekur nė krenarinė e tyre fetare,
    kalojnė nė anėn tjetėr
    dhe u japin tė drejtė atyre
    qė ishin ndeshur me Jezusin,
    dhe e akuzojnė se ėshtė i pushtuar nga njė djall,
    prandaj krejt larg nga ai Zot,
    prej tė cilit Ai sapo kishte thėnė se kishte qenė dėrguar.

    Por Jezusi tashmė e pėrshkon i vendosur
    rrugėn e vetėzbulesės sė vet:
    hedh post akuzat dhe pohon diēka tė paracaktuar
    pėr ta rėnduar dhe pėr ta shtuar poteren dhe bujėn:
    Unė nuk kam njė djall, por e nderoj Atin tim dhe ju mė ēderoni.
    Unė nuk e kėrkoj lavdinė time;
    ka kush e kėrkon dhe e gjykon.
    Pėr tė vėrtetė, pėr tė vėrtetė po jua them:
    nėse dikush zbaton fjalėn time, nuk do ta shoh kurrė vdekjen”.
    Reagimi ėshtė i dhunshėm:
    i ulėrijnė qė ato qė po thotė,
    pėrforcojnė pa pikėn e dyshimit
    se ėshtė i ēmendur, me djallin nė trup.
    Si mund tė premtohet se do tė na kursejė vdekja?
    Tė gjithė tė mėdhenjtė e historisė, Abrahami, profetėt,
    kanė qenė tė detyruar ta llogarisin vdekjen.
    Shkandulli i kėsaj fraze ėshtė i madh;
    si pėr ata qė mund ta interpretonin fjalė pėr fjalė shprehjen e Jezusit,
    si dhe kryesisht pėr ata qė,
    qoftė dhe me anė tė intuitės
    kishin arritur tė kuptonin se ishte njėlloj sikur tė kishte thėnė:
    “Unė po ju shpall solemnisht
    se ai qė aderon me ato qė them unė,
    aderon pėr diēka qė as koha as historia
    nuk do tė mund ta kufizojnė”.
    (Ka njė vazhdim).

    Torrkerry

  9. #199
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I SHTATĖ:

    SHPALLJA E QARTĖ.


    2)Njė pėrmbajtje sfide. (vazhdim).


    “Po ti, kush pretendon se je?”
    Formulimi i kėsaj pyetjeje qė ndjek pjesėn e cituar,
    tashmė denoncon dyshimin dhe provokimin.
    “Edha ata njerėz qė sipas besimit judaik
    ishin posaēėrisht afėr Zotit,
    kishin qenė tė detyruar tė ndanin tė njejtin fat
    me tė gjithė njerėzit e tjerė;
    pėr kėtė arsye fraza e fundit:
    “Po ti, kush pretendon se je?”,
    ėshtė njė insinuatė
    se Jezusi kėrkon tė njėjtėsohet me Zotin....
    Vetėm Zoti ėshtė ai qė jeton pėr amshim,
    i Gjiallė dhe Gjall[rues...
    dhe Jezusi pretendon
    ta kursejė vdekjen njerėzve me fjallėn e vet.
    Nė kėtė mėnyrė ai uzurpon njė tė drejtė
    qė i rezervohet vetėm Zotit
    dhe e vė veten pėrmbi tė gjithė njerėzit, pėrkrah Zotit”.
    Por Jezusi kishte thėnė edhe “nderoj Atin tim”,
    duke shtuar “nuk kėrkoj lavdinė time”,
    dhe pėrpara se tė kalonte
    te shpallja e madhe e vargut 58,
    “pėrpara se ta shpinte vetėzbulesėn e vet
    nė njė afirmin pėrfundimtar, tė paarritshėm”,
    do ta theksojė, thuajse pėr t'i dhėnė
    njė mundėsi tė fundit tė lirisė sė ndonjė dėgjuesi tė tij,
    vartėsinė e tij nga Ati,
    atė marrėdhėnie tė mistershme
    qė do tė mund t[i bėnte tė dyshonin tė pranishmit
    se nuk gjendeshin pėrballė njė kapadaiu mburracak:
    “Sikur unė t’i jepja lavdi vetvetes,
    lavdia ime nuk do tė ishte asgjė:
    ai qė mė jep lavdi ėshtė Ati im pėr tė cilin ju thoni:
    “Ėshtė Zoti ynė!” dhe nuk e njihni.
    Unė pėrkundrazi e njoh,
    dhe po tė thosha se nuk e njoh,
    do tė isha ashtu si ju, njė gėnjestar;
    por e njoh dhe vė nė zbatim fjalėn e tij”.
    (ka njė vazhdim).

    Torrkerry
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 19-12-2009 mė 04:10

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I SHTATĖ:

    SHPALLJA E QARTĖ.

    2)Njė pėrmbajtje sfide. (vazhdim).
    KĖSHTU

    NDĖRSA NJĖ MENDJE E KUJDESHME
    DO TĖ MUND TA KAPTE ME INTUITĖ
    SE “SULMI QĖ I BĖHEJ ARROGANCĖS
    SĖ PRETENDUAR TĖ JEZUSIT,
    thyhet para dėgjesės sė tij.
    Jezusi e shpie nė kulm provokimin e vet:
    “Abrahami, ati juaj, ngazėlleu
    nga shpresa qė tė shihte ditėn time;
    e pa dhe u gėzua”.
    Nė ēdo gjeni njerėzor ekziston profecia e njė pėrmbushjeje
    qė personi i Krishtit siguron ta mishėrojė.
    Tani kundėrshtarėt e kanė tė qartė ēmendurinė,
    pretendimin e padėgjuar ndonjėherė,
    absurd, tė asai qė thotė Jezusi.
    Objekcioni i tyre ėshtė i dobėt:
    “Ende nuk i ke mbushur tė pesėdhjetat
    dhe paske parė Abrahamin?”.
    Jezusi iu pėrgjigj atyre:
    “Pėrpara qė tė ishte Abrahami,UNĖ JAM”.
    Atėherė mblodhen gurrė pėr t’i hedhur kundėr tij;
    por Jezusi u fsheh e doli nga tempulli”,
    Diskutimi,, i nisur si pėr tė thelluar mė tej
    njė simpati dhe njė kureshtje,
    pėrfundon me njė prishje tė plotė e dramatike.
    Janė disa pohime para tė cilave
    duket sikur loja egocentrike e shpirtit njerėzor
    ėshtė e bėrė pėr tė shėrthyer.
    Janė sfida qė i bėhen arsyes,
    ashtu si jetohet kjo,
    por jo arsyes nė terė hapsirės e oreksit tė saj pėr tė njohur.
    Janė ca paralajmėrime dhe lajmėrime
    qė nuk tolerohen dot.
    Tani Jezusi dėshmon me fjalė tė shprehura qartė...
    epėrsinė e vet mbi Abrahamin...
    Jezusi zotėron para ekzistencėn reale...
    qė pėrfshihet nė qėnien e tij tė amshuar hyjnore.
    Duhet vėnė nė dukje se,
    sikur nė vend tė fjalės
    “Abrahami”, tė ishte fjala “arsye”,
    dhe nė vend tė fjalės “farizejtė”
    tė ishte fjala “intelektualėt”,
    e gjithė dialektika do tė mund
    tė zbatohej nė mėnyrė tė pėrsosur
    pėr tensionin mondan besim-kulturė,
    tipik pėr ditėt tona.

    Torrkerry

Faqja 20 prej 25 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •