SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.
KAPITULLI I KATĖRT:
SI KA LINDUR PROBLEMI GJATĖ HISTORISĖ.
3. PIKA NGA DUHET TE NISEMI (pjesa e dytė).
Thashė mė parė se faqja ku pėrshkruhet ky fakt i ngjan shumė faqes sė njė blloku shėnimesh.
Njėri ruan aty njė frazė, qoftė dhe tė cunguar,, dhe nė atė shėnim janė thjeshtuar shumė gjėra qė merren si tė nėnkuptuara; shėnimi ka si qėllim tė jetė njė shenjė pėr njė kujtesė nė veprim e sipėr, pėr njė ndikim tė jetuar, dhe jo si njė roman ku hollėsirat e shoqėrojnė lexuesin gjatė njė pėrshkrimi qė ka si ideal rikrijimi e njė vazhdimėsie deri nė detajet mė tė imta pėr tė nxjerrė diēka tė plotė, pa zbrazėtira.
Romani ka njė publik, shėnimi ka njė pėrdorues.Shėnimi ėshtė konciz dhe, duke e lexuar, ai qė e pėrdor, pėrfytyron ato qė nuk janė thėnė nė mes tė njė fraze dhe njė tjetre, ato qė i ka regjistruar vetėm kujtesa.
Kjo ėshtė dukuria e kujtesės (fenomeni kujtesė).
Kujtesa nuk e ruan tė kaluarėn sipas njė vazhdimėsie tė pandėrprerė faktesh, e regjistron me hope, me copa tė shkėputura.
Secili nga ne, nga fėmijėria nuk kujton njė varg tė pandėrprerė faktesh tė qarta, qė vijnė njėri pas tjetrit, por disa fakte qė nxjerrin krye herė pas here, disa pika tė spikatura nga tė cilat ėshtė gjithashtu mjaft punė e lehtė tė nxjerrėsh histori prirjesh tė ndryshme, temperamentesh, karakteresh.
Dhe po ta mendojmė hollė, as e djeshmja, ajo e djeshme aq afėr nesh, nuk na mbetet e ngulitur nė kujtesė sipas rrjedhės sė pandėrprerė tė dukurisė qė lidhet me aftėsinė tonė shprehėse.
Tani kjo faqe qė po shqyrtojmė, na sjell kujtimin e njė njeriu qė e ka ruajtur pėr tėrė jetėn nė sy dhe nė zemėr atė ēast nė tė cilin ekzisrtenca e tij ėshtė pushtuar dhe ėshtė pėrmbysur nga njė prani.
E ka mbajtur nė zemėr atė ēast me qartėsi tė plotė mė vonė, deri nė pleqėri: porse, nė atė ēast,sigurisht qė nuk ėshtė kujtuar pėr kėtė plotėsinė dhe tėrėsinė qė kishte takuar.
Ashtu sikur ndodh kur takohen dy veta normalisht dhe pastaj, pa e parashikuar fare asnjėri prej tyre, martohen; ja qė kur tė plaken do tė thonė: “A tė kujtohet si u takuam pėr herė tė parė kur ishim me pushime nė atė fshat malor?
Kujt ia merrte mendja ēfarė do tė ndodhte mė vonė?
E tillė ėshtė ajo faqe.
Aty ēdo pikė duhet mbushur me njė zhvillim tė mėtejshėm, tė cilin personi qė shkruan e quan si diēka tė ditur, tė njohur (Khs Gjoni 1,35-51).Torrkerry
Krijoni Kontakt