Close
Faqja 15 prej 25 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 244
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I PARĖ: KRIJIMTARIA FETARE E NJERIUT.

    1. Disa qėndrime tė karakterit ndėrtimtar tė fesė (vazhdim).
    a) Njė lakim i parė i kėtij qėndrimi ėshtė se njeriu e ndien pėr dėtyrė tė zhytet nė rrjedhėn e harmonishme tė kozmosit dhe tė historisė dhe, duke iu pėrmbajtur rregullave tė asaj harmonie tė kundruar si i shtyrė nga njė forcė e saj intime (e brendshme), ndjek rrugėn e fatit tė vet, dhe e pėrfytyron misterin si zanafillė dhe rezultat tė asaj harmonie tė natyrshme sė cilės ai kėrkon t’i bindet.

    Pėr kėtė qėndrim, tipik tė shumė feve lindore, Werner Eichhorn na jep njė shembull nė lidhje me traditėn kineze:
    “Ndėrmjet hyjnive tė nderuara nė shtetin Wei, paraqet interes dukja e njėrės prej kėtyre qė pėrmendet pėr herė tė parė nė vitin 238 nėn perandorin e dytė. Emrin i asaj hyjnije do tė thotė pak a shumė kėshtu: ‘frymė e majės shumė tė lartė dhe e harmonisė qendrore’.
    Sidoqoftė, nė kėtė rast nuk kemi pėrpara nesh asnjė perėndi...por njė parim qė buron nga spekulimi rreth lindjes dhe formimit tė gjithsisė...Ėshtė fjala pėr themelin e parė tė tėrė qenies, domethėnė pėr frymėn zanafillėse.
    Tani, dukja e kėsaj tė fundit nė flijimet zyrtare, si zanafillės dhe shkak i tė gjitha forcave tė natyrės, si pėr shembull i stinėve, i tė nxehtit dhe tė ftohtit, i diellit dhe i hėnės, i vėrshimeve dhe e thatėsirave, do tė thotė njė hyrje vendimtare e filozofisė sė kohės nė sferėn e fesė sė shtetit”.

    Prandaj njeriu kėrkon tė depėrtojė tek ajo gjė qė nuk arrin ta njohė, duke formuluar si postulat me tė nė marrėveshje tė harmonishme qė ai do tė jetė nė gjendje “ta administrojė” (a si i thonė sot “tamenaxhojė”).

    Kėshtu e Panjohura shndėrrohet nė Harmoni dhe lind hipoteza e njė bote tė sunduar nga ajo, para ligjeve tė sė cilės njeriu tė mund tė impenjohet si para ēdo ligji tjetėr.

    Kėtu kemi njė specifikim qė po e nxjerrim nga pėrshkrimi i njė konteksti tjetėr – ai i fesė sumere – i bėrė nga Juljen Ries:
    “:Nė tekstet sumere regjistrohet disa herė njė fjalė me rėndėsi themelore pėr mendimin fetar: kjo fjalė ėshtė me.
    Sumerėt e kanė pėrkthyer nė katėr mėnyra: dekrete (vendime) hyjnore; pėrcaktime; modele; forca hyjnore.
    Studiuesja Rosengarten sugjeron njė pėrkthim tjetėr: urdhėrime, norma, rregulla.
    Urdhėrimet janė tė drejta, tė madhėrishme, frytdhėnėse; ėshtė fjala pėr njė emėrues tė pėrbashkėt qė do ta bėjė tė harmonishėm veprimin e tė gjithė perėndive nė botė.
    ...Sumerėt e konceptojnė kozmosin si tė sunduar tėrėsisht, tė bukur dhe tė mirė.
    Tė gjitha faktėt vendosen nga perėnditė.
    Perėnditė An, Enlil, Enki, shqiptojnė me...Ata formojnė njė lidhje ndėrmjet perėndive dhe kozmosit me qėllim qė ky i fundit tė mbahet nė realitetin e harmonishėm tė ekzistencės sė vet”.

    Torrkerry

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I PARĖ: KRIJIMTARIA FETARE E NJERIUT.

    1. Disa qėndrime tė karakterit ndėrtimtar tė fesė (vazhdim).

    b) Lakimi i dytė shėmbėllen nė mėnyrė mė tė vendosur si njėndėrkėmbim, njė pakt, njė kontratė ndėrmjet fuqish tė pėrfytyruara (tė imagjinuara) qė drejtojnė botėn dhe njeriun, qė kėrkon t’i japė njė kuptim dhe efektshmėri kohės qė jeton.
    Njeriu “nuk di”,, por rrezikon, duke iu drejtuar tashmė plot besim gatishmėrisė sė mirė tė Tjetrit.

    Ky qėndrim plot besim ėshtė tashmė i pranishėm nė fetė mė tė vjetra, si ajo e Egjiptit.
    Njė shembull veēanėrisht kuptimplotė na e jep njė fragment i njėrit nga himnet e Amunit tė Leidas:
    “Ai ka sy e veshė dhe shikim nga ēdo anė pėr atė qė i ka hyrė nė zemėr.
    Ai dėgjon lutjet e atij qė e thėrret.
    Ai vjen nė ēast nga larg pranė atij qė i bėn thirrje”.

    Me tė njėjtin theksim tė besimit nė njė mister qė i vjen nė ndihmė njeriut nis Kurani, shkrimi i shenjtė i myslimanėve, po ashtu edhe liturgjia myslimane: “Nė emėr tė Zoti tė mėshirshėm dhe dashamirės” ose, sipas njė versioni tjetėr: “Nė emėr tė Zotit, zemėrbutė dhe tė mėshirshėm”.
    Nė disa nga pjesėt mė tė vjetra tė Kuranit shprehet pėr mrekulli kjo bindje plot besim nė kujdesin e Zotit ndaj njė krijese qė ėshtė “e tij”.

    “Zoti yt nuk tė ka braktisur, as nuk tė urren
    dhe jeta tjetėr do tė jetė pėr ty mė e bukur se e para,
    dhe do tė tė japė Zotin, e do tė jesh i kėnaqur nga ajo.
    Por tashmė qė nė kėtė jetė ta ka dėshmuar hirin e vet,
    a nuk tė ka gjetur jetim dhe tė ka dhėnė njė strehė?
    A nuk tė ka gjetur endacak dhe tė ka falur Rrugėn?
    A nuk tė ka gjetur tė varfėr dhe tė ka dhėnė ato tė mira?”.

    Dhe si tė mos e kujtojmė, nė kontekstin e fesė tė Izraelit, tekstin e mrekullueshėm profetik tė Ozea-s, qė e ka marrė mė vonė edhe tradita e krishterė?
    Kėtu profeti shpall qėndrimin plot besim absolut nė pėrkujdesjen hyjnore duke e bėrė tė flasė kėshtu Zoti i Izraelit:
    “Kur Izraeli ishte i ri fare,
    unė e kam dashur
    dhe nga Egjipti e thirra birin tim.
    Por, sa mė shumė qė e thėrrisja,
    aq mė shumė largoheshin nga unė;
    u bėnin theror viktima Baalive,
    u digjnin temjane idhujve.
    Unė e mėsoja tė ecte Efraimin
    duke e mbajtur pėr dore,
    por ata nuk kuptuan
    se po kujdesesha pėr ta.
    Unė e tėrhiqja me lidhje mirėsie,
    me lidhje dashurie;
    isha pėr ata si ai qė e ngre njė fėmijė tė faqja e vet;
    pėrkulesha mbi tė pėr ta ushqyer”.
    (Oz 11,1-4).

    Torrkerry

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I PARĖ: KRIJIMTARIA FETARE E NJERIUT.

    2. Njė seri hipotezash.

    a) Duke parė ekzistencėn e shumė feve, njeriu i vetėdijshėm mund tė krijojė pėrshtypjen se pėr tė qenė i sigurt pėr tė vėrtetėn e zgjedhjes sė vet, duhet tė nisė nga studimi i tė gjithave, t’i krahasojė ndėrmjet tyre dhe pastaj tė zgjedhė.
    Sepse ai shtron pyetijen: Si i bėhet qė tė pėrcaktohet dhe tė njihet vlera e njėrit ose e tjetrit ndėrtim?”, sepse duket si diēka e logjishme tė kėrkosh pranimin e asaj qė konstatohet si mė i miri.
    Ky qėndrim ėshtė bėrė zyrtar nga racionalizmi modern dhe bashkėkohor: vetėm pasi i ka njohur tė gjitha fetė njė individ do tė mund tė zgjedhė atė qė sipas ndėrgjegjjes do t’i dukej mė e pėrshtatshmja ose mė e vėrteta.
    Por kėtu del nė shesh ana abstrakte e njė qėndrimi tė tillė: nuk ėshtė njė ideal por njė utopi.
    Ē’ėshtė e vėrteta, do tė kėrkonte njė punė praktikisht tė parealizueshme.

    Tė shpresosh se mund t’i njohėsh tė gjitha fetė, qė tė mundesh pastaj tė zgjedhėsh mė tė mirėn, ėshtė njė utopi dhe ēka ėshtė utopi ėshtė njė ideal i gėnjeshtėrt.
    Ideali ėshtė dinamika nė ecje pėrpara e natyrės sė njeriut dhe nė ēdo hap realizohet diēka nga ai ideal.
    Utopia ėshtė jashtė kėsaj natyre; ajo ėshtė njė ėndėrr e mbivendosur, shpeshherė njė pretekst pėr tė ikur nga realiteti ose pėr ta shtrenguar realitetin.
    Utopia ėshtė gjithmonė dhunė.
    Tė pretendosh t’i njohėsh tė gjitha fetė qė prodhon historia njerėzore, me qėllim qė tė mund tė bėsh njė zgjedhje tė arsyeshme e me dinjitet, ėshtė njė kriter sa abstrakt aq edhe i pabazueshėm.

    Torrkerry

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I PARĖ: KRIJIMTARIA FETARE E NJERIUT.

    2. Njė seri hipotezash.

    b) Atėherė do tė mund t’i ktheheshim kriterit pėr tė njohur sė paku fetė mė tė ndjekura numerikisht: pėr shembull, hebraizmin, krishterimin, islamin, budizmin.
    Por ky kriter rezulton i njėanshėm nė mėnyrė tė pamėnjanueshme.
    I tillė do tė kishte qenė, pėr shembull 2000 vjet mė parė nė Romė, kur shkruanin Taciti dhe Svetoni dhe nė qytetin e Amshuar ishte shfaqur njė grup i vogėl personash, tė cilin si Taciti ashtu dhe Svetoni e dinin si njė “sekt tė vogėl” hebrejsh tė lidhur pas ‘njė farė Krishti”.
    Ishin tė krishterė, dhe unė po tė kisha jetuar nė atė epokė dhe nė ato vende dhe tė kisha ndjekur sugjerimin e njė opinioni tė kultivuar, do tė kisha qenė i detyruar tė mos pėrfillja atė grup tė vogėl njerėzish dhe nuk do tė kisha arritur kurrė tė zbuloja se e vėrteta ime qėndronte pikėrisht aty.
    Nė qoftė se njė kriter ėshtė njė kriter do tė duhej tė ishte i zbatueshėm, sido qė tė vijė puna.

    Torrkerry

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I PARĖ: KRIJIMTARIA FETARE E NJERIUT.

    2.Njė seri hipotezash.

    c) Njė figurė e fundit e pretendimit iluminist abstrakt ėshtė ideja e sinkretizmit nė lidhje me fetė: domėthėnė, qė tė krijohet njė lloj feje universale, e cila tė merrte herė pas here gjėrat mė tė mira nga fetė e ndryshme; pra njė fe nė ndryshim tė vazhdueshėm, njė sintezė e gjėrave mė tė mira tė njerėzimit.
    Por harrohet fakti se ajo qė ėshtė mė e mirė pėr njėrin nuk ėshtė mė e mirė pėr tjetrin.
    Gjendemi pėrballė mendjemadhėsisė klasike sė njė shoqėrie sipas sė cilės populli duhet tė ulė kokėn para vullnetit tė njė grupi ndriēimtarėsh.
    Domėthėnė, nėse temperamenti im fetar arrin tė zbulojė A-nė dhe temperamenti i njė tjetri arrin te B-ja, dhe nėse njė person i tretė do tė dėshironte tė krijonte njė C tė formuar nga gjėra mė tė mira tė A-sė dhe nga mė tė mirat tė B-sė, kjo C nuk do t’i kishte kurrsesi karakteristikat universale tė kėrkuara, sepse nė ēdo rast do tė ishte njė zgjedhje po aq e varur nga temperamenti si A dhe B.

    Torrkerry

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I PARĖ: KRIJIMTARIA FETARE E NJERIUT.

    2.Njė seri hipotezash.

    d) Pėrkundrazi duket mė e drejtė zgjidhja empirike.
    Njeriu lind nė njė mjedis tė caktuar, nė njė moment tė caktuar historik; ajo fe qė e shpreh mjedisi i tij, ka shumė gjasė qė tė jetė shprehja fetare mė e pėrshtatshme pėr temperamentin e tij.
    Prandaj, po tė duam vėrtet tė caktojmė njė normė, jo absolute por sipas rrethanave, do tė na duhej tė thoshim: ēdo njeri le tė ndjekė fenė e traditės sė vet.

    Mund tė ndodhė qė nga njė takim nė jetė tė mund tė shkrepė prania e njė lajmėrimi (anuncimi), e njė doktrine, e njė morali, e njė emocioni qė pėrputhet mė shumė me pjekurinė e arsyes ose me historinė e shpirtit vetjak.
    Atėherė dikush do tė mund “tė ndryshojė”, “tė kthehet”, “tė konvertohet”.
    Niumani (Newman) vėren se “kthimi a konversioni” nuk ėshtė gjė tjetėr veēse zbulimi mė i thellė e mė autentik i asaj qė ėshtė pranuar mė parė.

    Sidoqoftė, kėshilla pėr ta jetuar fenė e traditės vetjake mbetet udhėzimi themelor pa pretendime tė tjera.

    Dhe nė kėtė vėshtrim tė gjitha fetė janė “tė vėrteta”.
    E vetmja detyrė qė ka njeriu ėshtė serioziteti nė ushtrimin e tyre.

    Torrkerry

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Postime
    59
    Shume mire - faleminderit - veshtire, por domethenese
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ademmerovci : 21-02-2009 mė 13:06 Arsyeja: Gabim: nuk eshte tema pwr mua

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I DYTĖ: KĖRKESA PĖR ZBULESĖN.

    Pėrballė fatit tė vet, kuptimit tė fundit tė vetvetes, njeriu pėrfytyron rrugėt e veta, qė janė projektim i burimeve tė tij, por, nė atė masė qė ėshtė serioziteti i mendimit tė tij dhe i emocionit tė tij, e vuan enigmėn e fundit si njė stuhi pasigurie ose vetmie tė hutuar.
    E vetmja ndihmė e pėrshtatshme (adekuate) para pafuqisė ekzistenciale tashmė tė njohur tė njeriut, nuk mund tė jetė tjetėrkush veēse vetė hyjnorja, ajo hyjni e fshehur, misteri, qė nė ndonjėfarė mėnyrė tė bashkohet me pėrpjekjen e njeriut pėr ta ndriēuar dhe pėr ta mbėshtetur nė rrugėtimin e tij.

    Kjo nuk mund tė jetė veēse njė hipotezė pėrsosurisht e arsyeshme, domethėnė qė i pėrgjigjet vrullit dhe koherente me hapjen e natyrės njerėzore, plotėsisht e brendashkruar nė kategorinė e madhe tė mundėsisė.
    Arsyeja nuk arrin dot tė thotė ndonjė gjė pėr atė ēka mund tė bejė ose nuk mund tė bėjė misteri: pikėrisht pėr tė qenė besnike ndaj vetvetes nuk mund tė pėrjashtojė asgjė nga ato qė mund tė ndėrmarrė tė bėjė misteri.

    Sikur arsyeja tė pretendonte t’i caktonte njė masė hyjnores, pėr shembull njė pamundėsi tė kėsaj pėr tė hyrė nė lojėn e njeriut, pėr ta mbėshtetur nė ndonjėfarė mėnyrė nė rrugėtimin e tij, po tė arrinte tė mohonte zbulesėn (rivelacionin) kjo do tė ishte forma mė e skajshme e edhujtarisė, pėrpjekja e skajshme e arsyes pėr t’i imponuar Zotit njė imazh vetjak pėr Tė.
    Pėrpara ēdo konsiderate tjetėr, do tė ishte njė gjesht irracionaliteti nė shkallėn mė tė lartė.

    Parandjenja ose pohimi i asaj hipoteze pėr ndihmė njeriut, qėndron mu nė zemėr tė artit mė tė madh tė tė gjitha vendeve dhe tė gjitha kohėve. Qė nga Platoni deri te Leopardi mund tė lexohet britma e arsyes qė hidhet drejt asaj hipoteze, qė del nė sipėrfaqe nė masa tė ndryshme, kaq shumė ėshtė e arsyeshme, kaq shumė pėrputhet me natyrėn tonė.

    Torrkerry

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I DYTĖ: KĖRKESA PĖR ZBULESĖN.

    1. NDONJĖ SHEMBULL.

    Tė shohim tani me ndonjė shėmbull sesi kėrkesa dhe pretendimi pėr njė zbulesė (rivelacion) mund tė artikulohen nė historinė fetare tė njerėzimit.
    Nė fakt kėrkesa pėr zbulesė pėrmban nė vetvete pritjen e njė pėrgjegjeje tė pėrshtatshme nga ana e atij kuptimi tė jetės qė nuk mund tė ndiqet nga njeriu, as si njohje teorike, as si garė forcash.

    Do t’i hymė njė rrugė tė shpejtė pėr tė shqyrtuar disa dėshmi sintetike tė disa studiuesve tė mėdhenj, me tė vetmin qėllim pėr tė dokumentuar sesi kėrkesa qė misteri tė puqet me pyetjen njerėzore tė fundit, jetohet si njė shfaqje e vetė misterit, e paraqitjes sė tij nė rrugėn e mundimshme tė njeriut.

    a) Vėrejtja e parė i pėrket rendit tė njohjes.
    Njeriu, gjatė tėrė historisė sė vet, e ka shprehur kurdoherė bindjen se mund tė jetė ndriēuar nė lidhje me atė qė ėshtė “diēka tjetėr” nga vetja e tij, pėr tė Panjohurėn, pėrderisa kjo do pikėrisht qė tė shfaqet nė realitet.
    “Njeriu – vėren Juljen Ries – e njeh tė shenjtėruarėn (sacrum-in) seepse e shenjteruara shfaqet.
    Njė hierofani ėshtė njė shfaqje e tė shenjtėruarės, domethėnė njė veprim i mistershėm, falė tė cilit ajo qė ėshtė “diēka krejt tjetėr”, shfaqet nė njė objekt ose nė njė qenie tė kėsaj bote profane”.
    Dhe vazhdon: “Ēdo hierofani ėshtė dukuri fetare komplekse ku takohen qenia dhe objekti i natyrshėm, ajo “krejt tjetra” qė shfaqet nėpėrmjet kėsaj qenjeje ose kėtij objekti dhe, duke u shfaqur, i jep kėsaj qenjeje ose kėtij objekti njė pėrmasė sakrale (tė shenjtėruar) qė lejon tė kryhet njė funksion ndėrmjetėsimi”.

    Prandaj, pėr njeriun janė shumėfishuar vendet ideale, vendet “e shenjta” tė kėtyre shfaqjeve (manifestimeve).
    Mircea Eliade shkruan: “Ēdo mikrokozėm, ēdo krahinė e banuar ka atė qė mund tė quhet “qendėr”, ose vend i shenjtė i mirėfilltė.
    Pikėrisht kėtu, nė kėtėė qendėr, shfaqet e shenjtėruara (sacrum) nė mėnyrė tėrėsore...
    Megjithatė, nuk duhet konceptuar ky simbolizėm i Qendrės me implikimet gjeomėtrike tė frymės shkencore perėndimore.
    Pėr secilin nga kėta mikrokozma mund tė ekzistojnė “qendra” tė ndryshme...
    Tė gjitha qytetėrimet lindore – Mezopotamia, India, Kina etj. – njohin njė numėr tė pakufishėm “qendrah”.
    Jemi nė prani tė njė geografie tė shenjtėruar dhe mitike, e vetmja qė ėshtė efektivisht reale dhe jo sipas njė gjeometria profanė, “objektive”, nė njėfarė mėnyrė abstrakte dhe jo thelbėsore (esenciale), ndėrtim teorik i njė hapėsire dhe i njė bote nė tė cilėn nuk banohet dhe prandaj nuk njihet” (Immagini i simboli).

    Kėshtu simboli dhe miti janė jetuar nė historinė e njeriut si mjetėt (instrumentet) mė tė mira njohėse dhe zbuluese tė misterit, mjete pėr t’u zhytur nė atė qė ėshtė pėrcaktuar tė rrojė gjatė.
    Sikundėr vėren Eliade, “pėr botėn arkaike miti ėshtė diēka reale sepse tregon shfaqjet (manifestimet) e realitetit tė vėrtetė: tė shenjtėrueshmen (sacrum)”.
    Sipas pėrcaktimit tė Ries-it: “Miti ėshtė njė histori e vėrtetė, e shenjtė dhe shembullore, qė ka njė kuptim specifik dhe pėrmban njė pėrsėritje dhe kjo krijon mundėsinė pėr formimin e njė tradite...
    Funksioni i miteve ėshtė ta zgjojnė dhe mbajmė tė gjallė ndėrgjegjen e njė bote tė ndryshsme nga bota profane (laike), botėn hyjnore”.
    Bėn pjesė nė pėrpjekjet mė fisnike njerėzore kapėrcimi i dukjes sė jashtme dhe i rastėsisė, pėr tė arritur nė atė pikė qė jeta ka mė tė paprishshme, origjinale dhe tė mistershme.
    “Simbolizmi fetar, i kapur nė ekzistencėn dhe nė jetėn e homo religiosus, ka njė funksion zbuluese (rivelacioni)....Simbolet fetare qė prekin strukturat e jetės zbulojnė njė jetė qė e kapėrcen (ėshtė trashendente) pėrmasėn natyrore dhe njerėzore”.

    Torrkerry

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.

    KAPITULLI I DYTĖ: KĖRKESA PĖR ZBULESĖN.

    1. NDONJĖ SHEMBULL.

    b) Vėrejtja e dytė, tashmė e pėrfshirė nė tė parėn, ka tė bėjė me faktin se njeriu ka njohur, ka pranuar gjithmonė, jo vetėm nevojėn e njė ndėrmjetėsi realitetesh kozmike dhe natyrore pėr kontaktin e vet me hyjnoren, por e ka ndier nevojėn e vazhdueshme pėr ndėrmjetėsinė e njerėzve tė tjerė.
    Mircea Eliade, kur flet pėr kuptimin dhe rėndėsinė e shamanizmit nė fetė e Eurazisė sė lashtė, thotė: “Ekzistojnė disa “specialistė” pėr tė shenjtėruaren (sacrum-in), njerėz tė aftė “t’i shohin” shpirtrat, tė ngjiten nė Qiell dhe tė takojnė perėnditė, tė zbresin nė botėn e Ferrit, dhe tė luftojnė me demonėt, me sėmundjen dhe vdekjen”.

    Ėshtė pėr t’u shėnuar shembulli i njė formė tė vjetėr shmanizmi kinez, Wuizmi.
    Wu-tė kishin si karakteristikė se mund tė hynin “personalisht nė kontakt tė ngushtė me hyjni dhe shpirtrat”
    Ėshtė prekėse njė pjesė poetike qė pėrshkruan njė takim me hyjninė. Thotė gruaja Wu:
    “Me hove tė mėdha zbret zoti im. Oh, ja ku ėshtė! Tėrė dritė e shkėlqim, aq i kthjellėt e i pakufishėm!”.

    Dhe pasi kryen ritin e mikpritjes, kur perėndia largohet dhe gruaja e shikon si zhduket, ja si qahet ajo:

    “Po ėshtė e madhe dėshira pėr Zotin, e thellė psherėtima ime. E pikėlluar ėshtė zemra ime dhe e lodhur nga trishtimi”.

    Nė kėtė pritje pėr zbulesė hetohet njė ankth, njė turbullim qė lind nga intuita se nė atė takim po rivendoset njė marrėdhėnie e humbur.
    “Nė tėrė historinė e Kinės takohet ajo qė do tė mund tė quhet malli i Parajsės, domethėnė dėshira pėr tė rindėrtuar, me anė tė ekstasė, “njė situatė tė zanafillės”: atė tė pėrfaqėsuar nga uniteti-tėrėsia e zanafillės (huen-tuen), ose atė kohė kur njeriu mund tė ishtee nė kontakt tė drejpėrdrejtė me perėnditė”.

    Natyrisht, historia e njerėzimit ka parė shumė versione tė tjera tė kėtij specializimi tė sė shenjtėruarės, ose mė mirė tė mėnyrės pėr t’ia besuar njerėzve tė tjerė marrėdhėnien me hyjnoren.

    Ėshtė edhe njė lakim i kėsaj dukurie mė ngushtėsisht politike.
    Njė shembull na vjen nga Tibeti: “Funksioni i mbretit ishte themelor nė fenė tradicionale.
    Natyra hyjnore e sovranit shfaqet nė “shkėlqimin” e tij dhe nė fuqitė e tij magjike: mbretėrit e parė qėndronin mbi tokė vetėm gjatė ditės, kurse natėn ktheheshin nė Qiell; nuk i prekte vdekja e mirėfilltė, por nė njė ēast tė caktuar ringjiteshin nė Qiell pėrfundimisht me anė tė litarit tė tyre magjik, mu (ose dmu), njė litar qė sipas mendimit fetar tibetan...kryen njė funksion kozmologjik – atė pėr tė lidhur Tokėn me Qiellin si njė axis mundi (bosht i tokės).

    Torrkerry

Faqja 15 prej 25 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •