Close
Faqja 13 prej 25 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 244
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 14:
    ENERGJIA E ARSYES: KA PRIRJE TĖ HYJĖ TEK E PANJOHURA.

    4) Idhuj.

    Ėshtė sugjestionimi i “mėkatit tė rrjedhshėm”.
    Nuk ėshtė e vėrtetė se ka diēka qė ti nuk mund (“ta hash”, nė tekstin biblik) ta matėsh;
    veēse, po tė vendosėsh ta bėsh kėtė, po t’i hysh kėsaj aventure, “do tė njohėsh tė mirėn dhe tė keqen e do tė jesh si Zoti”.
    Njeriu, masė e tė gjitha gjėrave; faqja e parė e Bibklės ėshtė realisht shpjegimi mė i qartė.

    Bibla e quan me emėr tė caktuar tė veēantėn, me tė cilėn arsyeja identifikon kuptimin tėrėsor tė tė jetuarit tė saj dhe tė tė ekzistuarit tė gjėrave.
    Kėtė tė vėēantė, nė tė cilėn arsyeja identifikon shpjegimin e gjithēkaje, Bibla e quan idhull. Diēka qė duket se ėshtė Zoti, ka maskėn si Zot, por nuk ėshtė Ai.

    Gėnjeshtra e idhullit pėrcaktohet nga shėn Pali:

    “Ndėrsa hiqeshin tė mendshėm, u bėnė tė ēmendur dhe e kėmbyen lavdinė e Zotit tė pavdekshėm me shėmbėlltyrėn dhe figurėn e njeriut tė vdekshėm:. tė zogjve, tė katėrkėmbėshve dhe tė zvarranikėve.
    Prandaj Zoti i braktisi nė fėlligėshti sipas dėshirave tė zemrave tė tyre, qė t’i ēnderonin nė mes tyre trupat e vet, sepse ata e kėmbyen tė vėrtetėn e Zotit me gėnjeshtrėn, dhe kanė nderuar e adhuruar krijesėn nė vend tė krijuesit, qė ėshtė i bekuar nė shekuj. Amen.
    Pėr kėtė Zoti i ka braktisur nė pasione tė turpshme; gratė e tyre e kanė zvėndėsuar marrėdhėniet e natyrshme me marrėdhėnie kundėr natyrės.
    Po ashtu burrat, duke braktisur marrėdhėnien e natyrshme me gruan, janė ndezur nga pasioni njėri pėr tjetrin, duke bėrė veprime tė turpshme burrė me burrė, duke merituar kėshtu pėr vete dėnimin qė i pėrshtatet ēoroditjes sė tyre.
    Dhe, meqė kanė pėrbuzur njohjen e Zotit, Zoti i la nė mėshirėn e njė mendjeje tė shthurur, kėshtu qė ata bėjnė punė tė ulėta, duke qėnė tė mbushur plot me padrejtėsi, ligėsi, lakmi, keqdashje, plot me smirė, vrasje, armiqėsi ndėrmjet tyre, mashtrime, djallėzi; shpifės, pozhmues, armiq tė Zotit, fyerės, mendjemėdenj, mburravecė, dinakė pėr tė bėrė keq, rebelė ndaj prindėrve, pa mend nė kokė, tė pasinqertė, pa zemėr, tė pashpirė”

    Shėn Pali pėrshkruan jo vetėm gjenezėn e idhullit, por edhe prishjen e sė vėrtetės njerėzore qė e pason.
    Sa mė shumė pėrpjekje qė bėhen pėr tė shpjeguar ēdo gjė me idhullin, aq mė shumė kuptohet se ai nuk ėshtė i mjaftueshėm:

    “Kanė sy, por nuk shohin, kanė veshė e nuk ndiejnė, kanė duar e nuk prekin”, thotė psalmi, domethėnė: idhujt nuk i mbajnė premtimet e veta dhe pretendimet e tyre totalizuese.
    Pėrkundrazi, misteri, nė masėn qė njihet, ka prirje tė pėrcaktojė jetėn nė mėnyrė tė atillė qė lista e tmerrshme e shėn Palit bie nė heshtje, ajo listė boshatiset.
    Nė atė masė qė idhujt ngrihen lart, njerėzorja humbet.
    Tė tėrė fajin e ka struktura: idhulli i errėson horizontin e pamjes dhe e tjetėrson formėn e sendeve.
    Atėherė, sikundėr shkruante Eliot:

    “Ata pėrpiqen kurdoherė tė ikin
    nga errėsira e jashtme dhe e brendshme,
    duke ėndėrruar sisteme aq tė pėrsosura
    saqė askush nuk do ta ndiente mė nevojėn tė jetė mirė.
    Por njeriu qė ėshtė do t’i bėjė hije
    njeriut qė pretendon tė jetė”.

    Torrkerry

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 14:
    ENERGJIA E ARSYES: KA PRIRJE TĖ HYJĖ TEK E PANJOHURA.

    6) Njė pasojė.

    Porse ėshtė edhe njė korolar qė lė mbresė tė fortė.
    Hitleri ka idhullin e vet, mbi tė cilin ka ndėr mend tė ndėrtojė jetėn e botės pėr njė njerėzim mė tė mirė.
    Por, ky ndėrtim i tij, qė kėrkon tė pėrfshijė ēdo gjė, nė njė farė pike i takon tė ndeshet me dinamizmin e projektit tė Leninit dhe Stalinit, e atėherė ēfarė ndodh?
    Ideologjia e ndėrtuar mbi idhullin, nga vetė natyra e saj, ėshtė totalizuese (qė kėrkon tė pėrfshijė ēdo aspekt tė jetės), pėrndryshe nuk mund tė pėrpiqet tė realizojė njė politikė fitimtare.
    Kur ėshtė fjala pėr dy ideologji totalizuese, do tė lind patjetėr njė pėrplasje tėrėsore.
    Kėshtu shpjegohet pėrse nė Bibėl, si zanafillė e dhunės, si sistem marrėdhėniesh, domethėnė i luftės, ėshtė idhulli.

    Ėshtė njė pėrrallė e Ezopit shumė kuptimplote.
    Kjo anė e veēantė e pėrvojės qė pėrzgjidhet (seleksionohet), qė zgjidhet ideologjikisht si vendi ku qėndron shpjegimi i sė tėrės, ėshtė si ajo bretkosa e Ezopit, qė fryhet pėr t’u bėrė sa njė ka, deri sa pėlcet.
    Ky ėshtė simboli i dhunės sė luftės.

    Torrkerry

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 14:
    ENERGJIA E ARSYES: KA PRIRJE TĖ HYJĖ TEK E PANJOHURA.

    7) Dinamikat e identifikimit tė idhullit.

    Ėshtė edhe njė vėrejtje e rėndėsishme qė duhet bėrė.
    Njeriu do ta realizojė identifikimin e Zotit me idhullin, duke zgjedhur diēka, siē e kemi parė, qė ėshtė nė gjendje ta kuptojė ai vetė: sepse kėtu ėshtė mėkati i rrjedhshėm, pretendimi pėr tė njėtėsuar kuptimin tėrėsor me diēka qė njeriu kupton.
    Ėshtė sikur njeriu tė thoshte: “Ajo qė ekziston ėshtė e demonstrueshme nga njeriu, ēka nuk ėshtė e demonstrueshme (qė nuk mund tė provohet) nga njeriu, nuk ekziston”.
    Porse, ėshtė thėnė, kalimin origjinal, atė mė tė rėndėsishmin, t’i bėjė gjėrat qė tė jenė, njeriu nuk mund ta bėjė; mund tė manipulojė atė qė ėshtė, por nuk mund t’i japė tė qenėt asgjėjė.

    Nė kėtė dinamikė tė identifikimit tė idhullit, njeriu do tė zgjedhė atė qė ēmon mė shumė, ose mė mirė tė themi, atė qė i bėn pėrshtypje mė shumė.
    Do tė mund tė arrijė deri aty sa tė identifikojė hyjnoren me parimin shoqėror; identifikimi i kuptimit tė historisė me gjakun e racės gjermane, sipas mitit nazist, ėshtė njė shembull i kėtij stadi “barbar” mu nė mes tė shekullit tė njėzetė!

    Don Gnocchi, i sapokthyer nga njė degė e lumit Don, i tregonte njė grupi miqsh se njė herė, gjatė tėrheqjes, kishte hyrė nė njė barakė ku ishin strehuar disa oficerė tė rinj gjermanė. Dhe ai mbante kryqin e zi tė kapelanit ushtarak. E vunė nė tallje e pastaj nisėn tė discutonin me tėrbim.
    Nė njė shenjė vendi, njėri prej tyre brofi me kėmbė dhe, duke shtrirė krahun nė drejtim tė fotografisė sė Hitlerit tė varur nė mur, tha:
    “Ja, ky ėshtė Krishti ynė”.
    Ishte e vėrtetė, ai ishte Krishti i tyre.

    Ashtu si marksistėt konsekuente, qė kanė si Krisht tė tyre proletariatin, pėr dinamizmin e tė cilit shprehja mė e lartė ėshtė kreu i partisė.

    Sepse njeriu nuk mund ta evitojė kėtė alternativė: o ėshtė skllav i njerėzve ose ėshtė subjekt i varur nga Zoti.

    Kjo ėshtė nė tė vėrtetė trysnia barbare: dhuna e forcave shoqėrore tė identifikuarra si bartėse tė kuptimit tė fundit, ėshtė gjithmonė e drejtė, prandaj, po tė vras nė emėr tė tyre ėshtė punė e mirė (tė shikohet tragjedia e Vietnamit dhe e Kamboxhias).
    Kėshtu, ajo qė bėjnė partnerėt e tu ėshtė demokraci, kur e bėjnė tė tjerėt ėshtė krim.

    Mė nė fund vėrejmė: qėkur njeriu ėshtė njeri, e aq mė tepėr duke u pjekur gjatė historisė, ka prirje ta identifikojė Zotin, domethėnė kuptimin e botės, nė bazė tė njė lakimi a tė njė tjetri tė unit tė vet.

    E kam theksuar tashmė se nė shqetėsimin tonė, tėrė kjo lojė, loja e idhullit, zhvillohet nė mes tė kontradiktave qė pqrsėritėn njėqind herė nė ditė.
    Idhulli nuk pėrbėn kurrė unitet dhe tėrėsi pa harruar ose pa mohuar diēka.

    Torrkerry

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 14:
    ENERGJIA E ARSYES: KA PRIRJE TĖ HYJĖ TEK E PANJOHURA.

    Perfundimi.

    Bota ėshtė njė shenjė.
    Realiteti fton pėr njė realitet Tjetėr.
    Arsyeja, pėr t’i qėndruar besnike natyrės sė vet dhe asaj thirrjeje, ėshtė e detyruar tė praanojė ekzistencėn e diēkaje tjetėr qė pėrmban gjithēka dhe qė e shpjegon.

    Por, nėse, falė natyrės sė vet, njeriu e kap me anė tė intuitės tė Pėrtejmen, por nga njė gjendje ekzistenciale nuk e pranon, atėherė intuita bie.
    Intuita ėshtė si njė vrull qė bie.
    Si e shtyrė nga njė forcė graviteti e trishtuar dhe keqdashėse.
    Uliksi dhe njerėzit e tij qenė tė ēmendur, jo sepse kaluan pėrtej shtyllave tė Herkulit, por sepse pretenduan tė identifikojnė kuptimin, domethėnė tė kalonin oqeanin, me po ato mjiete me tė cilat lundronin nė mes tė brigjeve ‘tė matshme” tė Mare Nostrum-it.

    Realiteti ėshtė shenjė dhe zgjon ndjenjėn fetare.
    Por ėshtė njė sugjerim i keqinterpretuar: nga ana ekzistenciale njeriu ėshtė i shtyrė ta interpretojė keq: keq, domethėnė nė mėnyrė tė parakohshme, pa durim.
    Intuita e marrėdhėnies me misterin prishet, duke u kthyer nė fodullėk.

    Nė lidhje me kėtė, shėn Toma i Akuinit, nė fillim tė veprės sė vet Summa Theologiae thotė:
    “E vėrteta qė arsyeja do tė mund tė arrinte nė lidhje me Zotin, do tė ishtė nė fakt vetėm pėr njė numėr tė vogėl njerėzish, dhe pas shumė kohe e jo pa pėrzierje me gabime.
    Nga ana tjetėr, nga njohja e kėsaj tė vėrtete varet tėrė shpėtimi i qenies njerėzore, sepse ky shpėtim ėshtė nė Zotin.
    Pėr ta bėrė kėtė shpėtim mė universal dhe mė tė sigurt, do tė ishte pra e nevojshme t’u mėsohej njerėzve e vėrteta hyjnore me anė tė njė zbulese hyjnore”

    Ėshtė pėrshkrimi mė sintetik i gjendjes ekzistenciale tė ndjenjės fetare tė njerėzimit.

    Atėherė, nė sa mėnyra gjeniu fetar njerėzor ka thirrur pėr mallin qė ndien pėr t’u ēliruar nga kjo robėri e pėrgjitshme e pafuqisė dhe e gabimit.
    Ndoshta shprehja mė e fuqishme ėshtė ajo qė gjendet tė Fedoni i Platonit:

    “Mė duket mua, o Sokrat, e ndoshta edhe ty, se e vėrteta e sigurt me kėto punė nuk arrihet dot nė asnjė mėnyrė nė jetėn e tanishme, ose, tė paktėn, arrihet me vėshtirėsi shumė tė mėdha.
    Megjithatė, unė mendoj se ėshtė paburrėri tė mos i studiosh nga ēdo anė ato gjėra qė janė thėnė pėr kėtė ēėshtje, dhe tė pushosh kėrkimet para se tė kesh shqyrtuar ēdo mjet.
    Sepse nė kėto punė, njėra nga tė dyja: o t’i dalėsh nė krye si qėndrojnė; ose, po tė mos arrish kėtė, tė kapesh pas argumentit mė tė mirė dhe mė tė sigurt dhe me kėtė, si nė njė barkė, tė pėrpiqesh tė kalosh detin.
    Veē po doli mundėsia tė bėhet kalimi me ndonjė mjet transporti mė tė besueshėm, domethėnė me ndihmėn e fjalės sė zbuluar tė njė Perėndie”.

    Torrkerry

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 15:
    HIPOTEZA E ZBULESĖS: KUSHTE TĖ PRANIMIT TĖ SAJ (pjesa e parė).


    Natyra jonė ėshtė kėrkesė pėr tė vėrtetėn dhe pėr plotėsimin, domethėnė kėrkesė pėr lumturi.
    E terė lėvizja e njeriut, ēdo gjė qė tė bėjė, diktohet nga kjo nevojė urgjente nga e cila pėrbėhet.
    Porse ajo, si arrin nė buzėt e skajshme tė pėrvojės sė vet jetėsore, nuk gjen ende atė qė kėrkonte; nė kufirin e skajshėm tė territorit tė vet tė jetuar, kjo urgjencė e jonė nuk ka gjetur gjė ende.
    Dhe muri i dukshėm i vdekjes e sqaron (nė origjinal codifika = kodifikon) me lehtėsi realitetin e kėsaj vėrejtjeje.

    Kėtu lind problemi.
    Sepse, pėr hir tė natyrės sė vet, pėr tė mos e asgjėsuar veten si natyrė, qė nė kėtė pikė arsyeja jonė, humaniteti ynė, e hap me anė tė intuitės pėrgjigjen e pėrfshirė nė dinamizmin vetjak; njė pėrgjigje qė ekziston pėr vetė faktin se ekziston kjo kėrkesė.
    Do tė duhej tė pranoje njė irracionalitet tėrėsor, njė panatyrshmėri tė plotė, pėr ta mbytur hovin me tė cilin natyra jonė e kap me anė tė intuitės qė ky kuptim i fundit, qė kjo varėsi tėrėsore, ka njė cak referimi –edhe pse ai cak ėshtė, lė ta pėrdorim fjalėn dramatike, “dėshpėrimisht” pėrtej, qėndron pėrtej, ( nė latinisht trans), ėshtė trrashendent”, “absolut”, domethėnė pa lidhje me kohėn dhe hapėsirėn, dhe me asnjėrėn nga masat e arsyes, tė fantazisė, ose tė imagjinatės qė ne do tė mund tė pėrdorim.

    Ekzistenca e kėsaj tė panjohure supreme, nga e cila varet gjithēka nė histori dhe nė botė, ėshtė kulmi dhe pika marramendėse e arsyes.
    Nė tė vėrtetė kjo do tė thotė se, nė mėnyrė ideale, njeriu, i cili e jeton aftėsinė e nivelit tė vet deri nė kėtė pikė, me tėrė vullnetin e vet pėr jetėn, me tėrė lidhjen e fortė pas reales, duhej tė ishte njė njeri nė mėshirėn dhe i varur ēast pas ēasti tek ajo.
    E Panjohur supreme, tek kjo e Panjohur absolute, e paarritshme, e padefinueshme, e pashpjegueshme.
    E cila, si ia shfaq njeriut vullnetin e vet, si ia komunikon njeriut planin inteligjent qė siguron kuptimin e gjithēkaje?
    Komunikimi bėhet nėpėrmjet rastėsisė sė dukshme tė rrethanave, me kushtėzimet e rėndomta nga tė cilat pėrcaktohet ēdo ēast i njeriut.

    Ēfarė paradoksi! Pėr tė ndjekur dritėn absolute tė kuptimit,, do tė nevojtej njė dėgjesė ēast pas ēasti, si atij qė lundron nė mes tė njė mjegulle tė plotė; ēast pas ēasti t’i bindesh asaj gjėje qė nė dukje ėshtė mė irracionalja, domethėnė rrethanat qė era e kohės i bėn tė lėvizshme nė mėnyrė absurde.

    Duhet njė guxim i madh si ai i Jakobit, pėr tė cilin kemi folur.
    Tėrė nata, domethėnė koha e ekzistencės, e jetuar me tensionin e kėsaj Pranie tė pakapshme, tė padeshifrueshme, fytyra e sė cilės nuk njihet.
    Njeriut i vjen marramendja, i vjen koha vėrdallė.

    Dhe kėshtu historia ėshtė si njė film i madh i tėrė kėsaj rėnjeje njerėzore, qoftė dhe brenda shtytjes ideale qė e provokon.
    Njeriu bie pėrsėri brenda caqeve tė pėrvojės sė vet, brenda horizontit tė ekzistencės sė vet.

    Dhe, meqenėse dikush nuk mund tė jetojė pesė minuta pa afirmuar nė ndonjė mėnyrė njė quid tė fundit, pėr tė cilin ia vlen mundimi tė jetosh, kėrkesa dhe urgjenca e pamėshirshme e kuptimit, lind njė farė ankthi, njė frikė a njė tmerr, dhe kur e zė tmerri, njeriu nuk di ē’bėn.
    Atėherė ai, sikur kėrkon tė kapet pas ekzistencialitetit tė vet nė mėnyrė tė tepruar – ashtu si i mbyturi qė kapet nė mėnyrė histerike pas atij qė i ndodhet mė afėr; dhe shtyhet tė identifikojė absolutėn, tė sigurtėn, me diēka tė provuar gjatė ekzistencės sė vet, tė identifikojė atė pėr tė cilėn ia vlen mundimi, me ndonjė aspekt, me aspektin mė tė sigurt, sipas pėrvojės sė vet.
    Zoti bėhet idhull.

    Do tė doja tė shtoj sė kėtė rėnie e pėson edhe ai qė e fikson misterin si mister, po pastaj ia cakton rrugėn atij: tė fiksosh rrugėn, ėshtė njėlloj si tė identifikosh cakun e fundit.

    Me njė fjalė, ėshtė e paevitueshme historikisht qė njeriu, nė njė farė pike, ta identifikojė absolutėn me imazhin e vet.

    Kėshtu, histori e mendimit njerėzor ėshtė si njė dokumentim i madh i kėsaj rėnieje tė realizuar, nė mėnyrė tė shtjelluar ose tė pashtjelluar, tė pėrcaktuar nė njė teori ose tė jetuar nė njė ēast, nė njė orė tė veēantė.

    Duke ecur nė gjurmėt e Biblės, kemi vėnė nė dukje edhe tė gjitha pasojat: jetėn si dhunė dhe prishje.
    Nė tė vėrtetė, marrėdhėniet pėrmes tė cilave njeriu pėrpiqet tė pėrfshijė kėtė trup tė tij tė pafundmė qė ėshtė gjithėsia (universi), marrėdhėniet me tė cilat njeriu nė kėrkim dhe nė zotėrim tė “ti-sė”, domethėnė tė tjerėve, tė personave tė tjerė, e tėrė kjo pėrballohet nga njė pikėpamje vetjake, sipas njė mase vetjake, dhe jo sipas masės nė pėrputhje me absoluten.

    Kėshtu njeriu e gjymton vetveten, gjymton tjetrin, gjymton sendet; dhe krijon imazhe tė stėrmedha, me forma skizofrenike.
    “I mjeri unė – do tė thoshte shėn Pali – kush do tė mė ēlirojė nga kjo gjendje pėr vdekje?”

    Torrkerry

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 15:
    HIPOTEZA E ZBULESĖS: KUSHTE TĖ PRANIMIT TĖ SAJ (pjesa e dytė).

    Dėshira e zjarrtė pėr njė “shėlbim, shpėtim”, pėr njė siguri pėr tė dal matanė detit tė kuptimit, ėshtė shprehur me njė thirrje profetike, katėr shekuj para Krishtit, nė Fedonin e Platonit.
    Kėtė e kemi parė.
    A) Nevojtet njė zbulesė.
    Nė skajin e fundmė tė pėrvojės njerėzore, nė pjesėn mė tė skajshme tė ndėrgjegjes sė vuajtur dhe tė pasionuar tė ekzistencės, njeriut i del, padashur ai vet, kjo thirrje e humanitetit mė tė vėrtetė, si njė lutje e fortė, njė lypje; del nė dritėn hipoteza e madhe se a mund “tė bėhet kalimi me ndonjė mjet transporti mė tė besueshėm, domethėnė me ndihmėn e fjalės sė zbuluar tė njė perėndie”.

    Me terma tė saktė kjo quehet hipoteza e zbulesės.
    Fjala zbulesė ka njė kuptim tė gjerė, mė tė gjerė dhe tė pėrgjithshėm: bota ėshtė kjo zbulesė e Zotit, e misterit.
    Realiteti ėshtė njė shenjė, qė, duke e interpretuar, ndėrgjegja e njeriut kupton ekzistencėn e misterit.
    Nė kėtė vėshtrim, bota strukturalisht ėshtė zbulesa e Zotit: ėshtė interpretimi i strukturės dinamike tė sendeve nė marrėdhėnie (raport) me njeriun, qė e shpie njeriun tė dėgjojė praninė e njė “Tė Pėrtejmeje”.

    Por, nė kuptim tė mirrėfiltė “zbulesė” nuk ėshtė mė termi i njė interpretimi qė njeriu bėn mbi realitetin, mbi natyrėn e njeriut nė kėrkim tė kuptimit tė vet: pėrkundrazi, ėshtė fjala pėr njė fakt real tė mundshėm, njė ngjarje historike tė mundshme (eventuale).
    Njė fakt, tė cilin njeriu mund ta pranojė ose tė mos e pranojė.
    Juda nuk e ka pranuar, nuk e ka njohur, shumica e atyre qė e kanė parė nuk e kanė pranuar.

    Por, qė Zoti, nė njėfarė mėnyrė, hyn nė historinė e njeriut si njė faktor i brendshėm i historisė, jo si bregu i fundit pėrtej gjėrave tė dukshme qė njeriu duhet tė kapėrcejė, por si njė prani brenda historisė qė flet si njė mik, njė atė, njė nėnė, kjo ėshtė zbulesa tė cilėn dėshironte Fedoni i Platonit.

    Kjo ėshtė hipoteza e jashtėzakonshme, kjo ėshtė zbulesa nė kuptim tė ngushtė: tė zbuluarit e misterit nėpėrmjet njė faktori tė historisė, me tė cilin, nė rastin e krishterimit, identifikohet.

    “Kureshtja e njerėzve heton tė shkuarėn dhe tė ardhmen
    Dhe kapet pas asaj pėrmase, por tė kuptosh
    Pikėn ku ndėrpritet pa koha
    Me kohėn, ėshtė punė shenjtėrish...
    Dhe jo punė, por diēka qė jepet
    Dhe hiqet, nė njė asgjėsim tė tėrė jetės nė dashurinė,
    Nė zellin, altruizmin dhe pėrkushtimin”.

    Njė hipotezė e tillė pikėsėpari ėshtė e mundur.
    Marisė qė pyeste: “Si ėshtė e mundur?”, ėngjėlli iu pėrgjigj:
    “Pėr Zotin nuk ka gjėra tė pamundura”.
    Tė mohosh mundėsinė e kėsaj hipoteze ėshtė forma e fundit mė e skajshme e idhujtarisė, pėrpjekja e skajshme qė bėn arsyeja pėr t’i imponuar Zotit njė imazh vetjak tė Tij.
    Sepse, po qe Zoti njė mister, qysh mukd t’i diktosh ēka tė bėjė dhe ēka nuk mund tė bėjė?

    Torrkerry

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 15:
    HIPOTEZA E ZBULESĖS: KUSHTE TĖ PRANIMIT TĖ SAJ (pjesa e tretė).

    C) Hipotezė e pėrshtatshme.

    Sė dyti, kjo hipotezė ėshtė tejet e pėrshtatshme.
    Ėshtė e pėrshtatshme njė hipotezė qė puqet me dėshirėn e njeriut, qė i pėrshtatet zemrės dhe natyrės sė njeriut.
    E pėrshtatshme nė kulm ėshtė njė pėrgjigjė qė i jepet njė pritjeje normalisht tė pavetėdijshme.

    Nė njė hipotezė tė tillė, Zoti sigurisht qė nuk e mbyt lirinė vepruese tė njeriut, por e bėn tė mundur, sepse gabimi dhe lodhja, diēka karakteristike pėr njeriun, janė njė cak, njė kufi, pėr lirinė vepruese.

    Njė herė, kur isha fėmijė, kisha humbur nė njė pyll tė madh dhe pasi vrapova njė orė e gjysmė ose dy, e pashe veten tė futur gjithnjė e mė thellė mu nė zemrėn tė shqoposhtės, pa mundur tė gjėj ndonjė rrugėdalje.
    Dhe ndėrsa po binte dielli, mua mė pushtonte tmerri, e atėherė nisa tė thėrres mė zė tė lartė.
    Kushedi pėr sa kohė kisha thirrur, kur, papritur, nė mes tė errėsirės qė kishte rėnė kudo, dėgjova njė zė qė mė pėrgjigjej.
    Mė erdhi njė ndjenjė ēlirimi e patregueshme.
    Unė e pėrdora tėrė energjinė time si njeri, sipas qėllimit pėr tė cilin ishte bėrė nė atė ēast tragjik; dhe arrita tė rindėrtoj lirinė time vepruese, dhe kėmbėt e mia lėvizėn drejt shpėtimit.
    Nuk ishte njė zėvendėsim, nuk ishte njė eliminim i vetes sime ai zė!

    Ėshtė e tmerrshme qė nė raste tė tilla tė veēanta tė kėtij lloji, njeriut i ndodh sikur shumė herė pėlqen mė mirė tė bėrtasė nė mėnyrė tė tmerrshme, duke mos e pranuar mundėsinė qė njė zė t’i vejė nė ndihmė.
    Ėshtė e vėrtetė ajo qė pohon Horkheimer-i: “Pa zbulesėn e njė perėndie, njeriu nuk arrin mė ta kuptojė vetveten”.

    Torrkerry.

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 15:
    HIPOTEZA E ZBULESĖS: KUSHTE TĖ PRANIMIT TĖ SAJ (pjesa e katert).

    C) Dy kushte pėr njė hipotezė tė pėrshtatshme.
    Sė treti, janė dy kushte qė kjo hipotezė duhet t’i respektojė: pa to nuk do tė ishte njė hipotezė e pranueshme.

    a- Nėse duhet tė jetė vėrtet njė zbulesė, si njė fjalė mė shumė se ajo qė bota tashmė i thotė zemrės sonė tė padenjė dhe zgjuarsisė (inteligjencės) tonė hetuese, duhet tė jetė njė fjalė e kuptueshme nga njeriu.
    Prandaj zbulesa, nė kuptim tė ngushtė, pėr tė qenė e tillė, pėr t’i shtuar diēka zbulesės enigmatike tė botės, duhet tė sqarohet me terma tė kuptueshėm pėr ne.
    Pėrndryshe, do tė mbetej si njė ultratingull: do tė ishte sikur tė mos ishte fare.

    b- Porse Zoti i pėrkthyer me terma tė kuptueshėm, a mos do tė ishte vallė idhujtari?
    Pavarėsisht se ėshtė pėrkthyer me terma njerėzore, rezultati i zbulesės duhet tė jetė thellimi i misterit si mister.
    Rezultati i saj nuk duhet tė jetė njė reduktim (thjeshtėzim, pakėsim) i misterit, sikur njeriu tė mund tė thotė: “E kuptova!”, por njė thellim i misterit.
    Kėshtu qė njihet dhe njihet gjithnjė e mė shumė si mister.

    Pėr shembull: bota dhe jeta ime varen nga Zoti.
    Dhe kjo ėshtė e vėrtetė.
    Por, sikur nė vend tė fjalės enigmatike “mister”, siē na e sugjeron realiteti, ti pėrdor fjalėn ‘Atė’, siē tė sugjeron zbulesa, atėherė kemi njė term fare tė kuptueshėm tė pėrvojės sonė: ėshtė njė atė qė mė jep jetėn, qė mė ka bėrė tė marr pjesė nė bukurinė e gjėrave, qė mė ka paralajmėruar pėr rreziqet e mundshme.
    Ja: Absolutja, Misteri ėshtė Atė, madje, po e pėrsėritim “tam pater nemo”, askush tjetėr nuk ėshtė aq atė.
    Kjo qė Krishti na ka zbuluar nuk e pakėson Absoluten, nė tė vėrtetė e thellon njohjen e misterit: “Ati ynė qė je nė qiell”, Ati ynė qė je nė thellėsi, nė rrėnjė tė unit tim, qė mė bėn nė kėtė ēast, qė pėrfton rrugėn time dhe mė drejton tek fati im!
    Nuk tėrhiqesh dot mė, pasi e ke dėgjuar kėtė fjalė tė Zotit, nuk mund tė kthesh mė prapa.
    Por, nė tė njėjtėn kohė, mbetet misteri, mbetet edhe mė i thellė: Zoti ėshtė Atė, por ėshtė atė si askush tjetėr qė ėshtė atė.
    Termi i zbuluar i shpie misterin mė shumė brenda teje, mė afėr mishit tėnd dhe kockave tė tua dhe e ndien vėrtet pjesė tė familjes, si njė bir.
    Nuk ka njeri qė tė respektojė kuptimin e sė vėrtetės dhe tė jetė i devotshėm ndaj tė atit, si nė rastin kur ati ėshtė vėrtet njė familjar i madh.

    Pamundėsia e njė zbulese ėshtė dogma themelore e mendimit iluminist, tabuja e predikuar nga tėrė filozofia liberale dhe trashgimtarėt e saj materialistė.
    Afirmimi i kėsaj pamundėsie ėshtė pėrpjekja e skajshme (ekstrme) qė bėn arsyeja pėr ta diktuar ajo vetė masėn e reales, prandaj masėn e asaj qė ėshtė e mundur dhe asaj qė ėshtė e pamundur nė realitet.

    Porse hipoteza e Zbulesės (Revelacionit) nuk mund tė idhet poshtė nga asnjė paramendim dhe nga asnjė opsion.
    Ajo shtron njė ēėshtje fakti, para sė cilės natyra e zemrės ėshtė e hapur nė mėnyrė origjinale.
    Pėr realizimin e jetės ėshtė e nevojshme qė kjo hapje tė mbetet pėrcaktuese.
    Fati i “ndjenjės fetare” ėshtė tėrėsisht i lidhur me tė.

    Ky ėshtė caku, kufiri i dinjitetit njerėzor: “Edhe sikur tė mos vijė shpėtimi, prapėsėprapė unė dua tė jem i denjė pėr tė nė ēdo ēast”.

    Torrkerry.

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.
    HYRJE.

    Kur pėrballohet tema e hipotezės sė njė zbulese (rivelacioni) dhe e zbulesės sė krishterė, nuk ka asgjė tjetėr mė tė rėndėsishme se pyetja pėr gjendjen reale tė njeriut.
    Nuk do tė ishte e mundur tė kuptohej mirė natyra e atij dinamizmi qė e bėn njeriun njeri.
    Sepse Krishti del pėrpara si pėrgjigje para asaj ēka jam “unė” dhe vetėm njė ndėrgjegjėsim i vėmendshėm e njėkohėsisht i pasionuar dhe i dhembshur pėr vetveten mund tė mė hap derėn, tė mė pėrgatitė pėr tė njohur, pėr tė admiruar, pėr tė falėnderuar, pėr tė jetuar Krishtin.
    Pa kėtė ndėrgjegje, edhe ai i Jezus Krishtit bėhet thjesht njė emėr.

    Torrkerry

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: VĖLLIM I DYTĖ.
    NĖ ZANAFILLĖ TĖ PRETENDIMIT TĖ KRISHTERĖ.
    HYRJE.

    1. Faktori fetar dhe jeta.

    Tė pėrballosh krishtėrimi do tė thotė tė pėrballesh me njė problem qė ka tė bėjė me dukurinė fetare.
    Tė mos e konsiderosh krishtėrimin nė njė mėnyrė dosido tė thjeshtėzuar, varet nga fakti sesa dikush arrin ta kuptojė dhe sa e pėrcepton nė mėnyrė tė plot faktin fetar si tė tillė.

    Prandaj, nėse qėllimi im ėshtė tė pėrcaktohet emergjenca e krishtėrimit, ėshtė punė me dobi tė merrem parasysh disa aspekte vendimtare tė ndjenjės fetare nė pėrgjithėsi.
    Ku qėndron ndjenja fetare ose pėrmasa (dimensioni) fetare e ekzistencės?
    Nė se qėndron pėrmbajtja e pėrvojės fertare?

    Ndjenja fetare nuk ėshtė gjė tjetėr veēse ajo natyrė origjinale e njeriut me anė tė sė cilės ai e shpreh veten duke bėrė pyetje “tė fundit”, duke kėrkuar pėrsenė e fundit tė ekzistencės nė tė gjitha kthesat e jetės dhe nė tė gjitha implikimet e saj.
    Prandaj, nė ndjenjėn fetare shprehet nė mėnyrė tė pėrshtatshme (adekuate) ai nivel i natyrės nė tė cilin natyra bėhet ndėrgjegjė e realės, nė mėnyrė tendenciale sipas tėrėsisė sė faktorėve tė saj; dhe ėshtė nė kėtė nivel qė natyra mund tė thotė “unė”, duke u pasqyruar nė mėnyrė potenciale nė kėtė fjalė i gjithė realiteti.

    Shėn Toma thoshte: anima est quodammodo omnia (shpirti nė njė farė mėnyrė ėshtė gjithēka).
    Nė kėtė vėshtrim pėrmasa (dimendioni) fetare pėrputhet me arsyen nė aspektin e saj tė fundit dhe tė thellė.
    Kardinali Montini (Papa Pal VI nė vitet 1963-1978), nė njė letėr kreshmėsh, e pėrcaktoi ndjenjėn fetare si “sintezėn e shpirtit”.
    Tė gjitha hovet me tė cilat shtyhet njeriu nga natyra e vet, prandaj tė gjitha hapat e lėvizjes njerėzore – pra, lėvizje e ndėrgjegjshme dhe e lirė –, tė gjitha kėta hapa, vrulli origjinal e tė cilėve e shpie pėrpara njeriun, pėrcaktohen dhe realizohen pėr hir tė atij impulsi tėrėsor dhe gjithpėrfshirės qė ėshtė ndjenja fetare.

    Prandaj, ajo pėrputhet me urgjencėn e njė arritjeje tėrėsore dhe tė njė plotėsie deri nė fund dhe zė vend, e fshehtė po pėrcaktuese, brenda ēdo dinamizmi, brenda ēdo lėvizjeje tė jetės njerėzore.
    Prandaj kjo ėshtė rezultati i njė projekti tė zhvilluar nga ai vrulli tėrėsor (global), nga ndjenja fetare.

    Torrkerry

Faqja 13 prej 25 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •