SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 13:
EDUKIMI PĖR LIRINĖ.
3) Pėrvoja e rrezikimit (pjesa e parw).
a) Meditim.
Ku qėndron vėshtirėsia e vėrtetė e njeriut pėr tė lexuar emrin misterioz tė kėshilluar, tė shenjuar nga tėrė ajo thirrje qė ushtron mbi tė realja?
Ku qėndron vėshtirėsia e vėrtetė pėr tė identifikuar ekzistencėn e Zotit, ekzistencėn e misterit, tė atij kuptimi, tė asaj domethėnje qė ėshtė pėrtej njeriut?
Duhet vėnė re pėrsėri se gjėrat mė tė nevojshme pėr jetesė, natyra ia bėn fare tė lehta pėr t’i perceptuar njeriut.
Nga tė gjitha ato gjėra tė nevojshme pėr tė jetuar, mė e nevojshmja ėshtė kapja me anė tė intuitės e pėrse-sė, e kuptimit, ėshtė ekzistenca e Zotit.
Nė veprėn “Apologjia pro vita sua” i madhi Newman thotė se, kur ishte nė moshėn pesėmbėdhjetėvjeēare, duke shkuar rrugės, sikur u godit nga rrufeja, kur me anė tė intuitės kuptoi se ishin “vetėm dy qenie vetvetiu-tė qarta (autoevidente): uni dhe Zoti”.
Lehtėsia nė kulm pėr tė kapur ekzistencėn e Zotit identifikohet (njėjtėsohet) me mėnyrėn e drejtėpėrdrejtė me tė cilėn perceptohet ekzistenca e vetvetes.
Nė tė vėrtetė, Zoti ėshtė ngėrthimi (implikimi) mė i drejtėpėrdrejtė i ndėrgjegjes pėr vetvete, sikundėr e kemi parė.
Sipas njė shikimi njerėzor tė botės, parandjenja dhe kapja me intuitė e ekzistencės sė njė kuptimi tė pėrshtatshėm (adekuat), tė asaj qė ne quajmė Zot, tė atij x (iksi) misterioz, tė kėtij quid-i “asnjanės sublim”, ėshtė implikimi mė i qartė dhe qė s’tė fal.
Njė pasojė e paevitueshme e marrėdhėnies me Zotin, e ndėrmjetėsuar nga dukuria e shenjės, ėshtė njė pėrvojė qė unė e quaj pėrvoja e rrezikimit.
Interpretimi i shenjės ėshtė si “transferacion”, ėshtė si lundrimi i Uliksit pėrtej shtyllave tė Herkulit.
Rrezikimi nuk ėshtė njė gjest ose njė veprim qė bėhet pa arsye tė pėrshtatshme (adekuate), sepse atėherė nuk do tė ishte rrezikim, por veprim irracional. Rrezikimi ėshtė gjetiu.
Torrkerry
Krijoni Kontakt