Close
Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 244
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 11:
    PĖRVOJĖ E SHENJĖS.

    5. “Ti”, shenja mė e lartė (supreme).
    Njė shikim i dhėnė ndeshjes sė vazhdueshme tė ndėrgjegjes sė njeriut me realitetin, qė do ta bllokonte dinamikėn e shenjės, qė do ta ndalonte referimin [te diēka tjetėr] i cili pėrbėn zemrėn e pėrvojės njerėzore, do tė kryente njė vrasje tė njerėzores, do ta frenonte padrejtėsisht vrullin e njė dinamizmi tė gjallė.

    Pėrfytyroni, nė mėnyrė groteske, njė fėmijė qė, pas mbytjes sė anijes,ka pėrfunduar nė atė ishullin e shkretė tė revistave me figura, afėr disa pemėve bananesh etj,... dhe ta zėmė se ai fėmijė mund tė rritet duke u ushqyer me ato fruta tė mbijtura vetvetiu ose me alget e detit. Me njė fjalė, ta zėmė si fėmija, nė kėtė krahasim grotesk, arrika moshėn dymbėdhjetė, trembėdhjetė, pesėmbėdhjetė vjeē; dhe ta ndiejė nevojėn pėr tė kėrkuar diēka qė nuk e pėrfytyron dot dhe tė mendojė : “Do tė jetė diku njė gur mė i madh se kėta, do tė jetė ndonjė bananė mė e madhe, njė fijė bari mė e gjatė, njė peshk mė i rėndė se kėta qė lėvrijmė kėtu rreth e rrothull, njė yll mė i ndritshėm....”.
    Ajo qė ndien brenda vetes, sepse ėshtė nė moshėn e zhvillimit, e pubertetit, ėshtė kėrkėsa pėr diēka e ndryshme, diēka “tjetėr”.
    Dhe nuk mund tė mendojė kurrsesi pėr njė grua, nuk arrin dot ta pėrfytyrojė.
    Po tė ishte vėrtet “i logjikshėm”, duhej tė thoshte: “Ja, tė gjitha kėto gjėra tek tė cilat mė vete mendja, mė tė mėdha, mė tė rėndėsishme, mė, mė...o, jo, ėshtė diēka qė i pėrgjigjet kėsaj nevoje, kėsaj kėrkesės sime, dhe nuk pėrputhet me asgjė nga ato qė mund t’i zė me dorė, dhe nuk di ēfarė ėshtė”.
    Pėrse e di se ėshtė? Sepse ekzistenca e asaj gjėje ėshtė e ngėrthyer nė dinamizmin e personit tė tij, ėshtė njė referim qė kryhet nga diēka qė e ka brenda vetes, por qė nuk pėrmbushet me asgjė nga ato qė ka nė dispozicion dhe nuk di si ta pėrfytyrojė.

    Nėse nė ndeshjen me njeriun bota funksionon si njė shenjė, duhet tė themi se bota “demonstron” diēka Tjetėr, demosnstron “Zotin”, po ashtu si njė shenjė qė demosnstron atė pėr tė cilėn shėrben si shenjė.

    Njė realitet i eksperimentueshėm, kuptimi i pėrshtatshėm (adekuat) i tė cilit – domethėnė nė pėrputhje me kėrkesėn njerėzore – ėshtė diēka tjetėr ėshtė shenjė e kėsaj gjėje tjetėr.

    Ėshtė me rėndėsi tė theksohet analogjia me shprehjen normale tė marrėdhenieve njerėzore. Njeriu nuk e pėrcepton kurrė njė pėrvojė plotėsie (completezza) si atėherė kur ėshtė nė shoqėri, nė mes miqsh, sidomos kur janė burrė e grua.
    Gruaja pėr burrin dhe anasjelltas, ose tjetri pėr personin, pėrbėjnė realisht diēka tjetėr, ēdo gjė ėshtė e asimilueshme dhe e sundueshme nga njeriu por ti-ja asnjėherė.

    Ti-ja nuk shteron kurrė: ėshtė i qartė (evidente) por jo “i demonstrueshėm”, njeriu nuk mund ta rindėrtojė tė gjithė procesin qė e pėrbėn; e megjithatė, njeriu kurrė nuk percepton dhe nuk jeton njė pėrvojė pklotėsie si atėherė kur gjendet pėrballė me ti-nė.
    Diēka e ndryshme, e ndryshme nga unė, falė natyrės sė tij, mė plotėson mė shumėė se ēdo pėrvojė zotėrimi, sundimi, asimilimi.

    Torrkerry.

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 11:
    PĖRVOJĖ E SHENJĖS.

    6. Zbulim i arsyes.

    Tė pėrpiqemi tani tė ndriēojmė shkurtazi vlerėn racionale tė dinamikės sė shenjės.
    Arsyeja ėshtė kėrkesė pėr tė kuptuar ekzistencėn, domethėnė se arsyeja ėshtė njė kėrkesė pėr tė shpjeguar nė mėnyrė tė pėrshtatshme dhe tėrėsisht ekzistencėn.

    Kėtė shpjegim nuk mund ta gjejė brenda horizontit tė pėrvojės sė vet jetėsore. Sado qė tė zgjerohet ky horizont, dėshira e zjarrtė pėr t’i dhėnė njė shpjegim pse-sė, mbetet: vdekja e ngulit nė mėnyrė tė pakthyeshme kėtė mungesė plotėsie.

    Po tė duam tė shpėtojmė arsyen, domethėnė po tė duam tė jemi koherent me kėtė energji qė na pėrcakton, po tė mos duam ta mohojmė, vetė dinamizmi i saj na detyron ta pohojmė atė pėrgjigje shteruese pėrtej horizontit tė jetės sonė.

    Ka njė pėrgjigje, sepse thėrret nėpėrmjet pyetjeve pėrbėrėse tė qenies sonė, por nuk matet dot me pėrvojėn tonė. Ėshtė [pėrgjigja], por nuk dihet ēfaė ėshtė.

    Ėshtė sikur arsyeja tė ishte njė alpinist i madh qė do tė ngjitej nė majėn mė tė lartė tė globit dhe kur tė arrinte nė majė tė shikonte se globi ėshtė njė paramalėsi pafundėsisht e vogėl e njė muri tė cilit nuk i duket gjėkundi as fillimi as fundi.

    Kulmi i arritjes sė arsyes ėshtė perceptimi i njė diēkaje ekzistuese tė panjohur, tė paarritshme, pėr tė cilėn ėshtė paracaktuar (destinuar) e tėrė lėvizja e njeriut, sepse prej saj varret.
    Ėshtė ideja e misterit.

    Ja dhe njė poezi tjetėr e Clemente Rebora-s, Plepi (Il pioppo), nė tė cilėn realizohet qartėsia (evidenca) dhe intensiteti i “tė dhėnės” racionale.

    “Dridhet nė erė me tėrė gjethet e veta
    plepi i rreptė:
    ngushtohet shpirti nė tėrė dhembjet e veta,
    nė angėshtinė e mendimit:
    nga trungu tek degėt nėpėr gjethet shprehet,
    tė gjitha nga qielli tė tendosura me majet e mbledhura:
    i patundur qėndron trungu i misterit
    dhe trungu fundoset aty ku ka mė shumė tė vėrtetė”.

    Kkuptimi i poezisė puqet me afirmimin e Gabriel Marcel-it:
    “Misteri... ėshtė sqarues”.

    Misteri nuk ėshtė njė kufi pėr arsyen, por ėshtė zbulimi mė i madh qė mund tė arrijė tė bėjė arsyeja: ekzistenca e diēkaje tė pamatshme me veten e saj.

    Arsyetimi i bėrė mė parė do tė mund tė pėrmblidhej kėshtu: arsyeja ėshtė kėrkesė pėr tė kuptuar atė qė ekziston (ekzistuesen); nė jetė kjo gjė nuk ėshtė e mundur; pra, besnikėria ndaj arsyes tė detyron tė pranosh ekzistencėn e diēkaje tė pakuptueshme.

    Ky pohim pėrbėn shenjė e vogėlsisė sė ekzistencės tonė, dhe nė tė njėjtėn kohė shenjėn e fatit tė pamatshėm, tė pafundmė, tė ekzistencės sonė, tė arsyes sonė, tė qenies sonė.
    Misteri kapet me anė tė intuitės si realitet i ngėrthyer nga vetė mekanizmi i unit tonė; jo bllokim i arsyes, por shenjė e hapjes sė saj pa fund.

    Arsyeja e njeriut rron nė kėtė nivel marramendės: ka njė shpjegim, po nuk ėshtė e kapshėm nga njeriu; ėshtė, por nuk dimė qysh ėshtė.
    Nė veprėn Germania, Taciti e pėrshkruan kėshtu idenė e hyjnisė, siē e pėrfytyronin ato fise: “Secretum illud, quod sola reverentia vident, hoc Deum appellant”, “atė realitet tė fshehtė, tė pakapshėm, qė e perceptojnė vetėm si diēka nga e cila varet jeta e tyre, kėtė realitet e quajnė Zot”.

    Pa kėtė perspektivė ne do tė mohonim arsyen nė thelbin e saj, si kėrkesė pėr tė njohur tėrėsinė, dhe mė nė fund, si vetė mundėsinė pėr njė njohje tė vėrtetė.

    Torrkerry

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 11:
    PĖRVOJĖ E SHENJĖS.

    6. Zbulim i arsyes(vazhdim).

    Nė veprėn “Demonet” tė Dostojevskit ėshtė njė faqe ku pėrshruhet njė djalosh i aristokracisė ruse tė Peterburgut, i cili ėshtė larguar nga familja pėr t’u bėrė kapiten anijeje lundrimesh tė gjata.
    Prandaj pėr shumė vite ka qėndruar larg shtėpisė duke shėtitur botėn.
    Mė nė fund kthehet dhe, kur hyn nė sallonet e fisnikėve, dėgjon tė gjithė njerėzit duke pėrqeshur fenė, duke bėrė biseda cinikėsh e nihilistėsh.
    Ishin shenjat e para tė ndikimit tė lėvizjes gjermane Aufklarung, qė do t’u hapte rrugėn atyre levizjeve politike, tė cilat do tė shkatėrronin fizikisht pikėrisht bijtė e nipat e atyre aristokratėve.
    Atėherė ai qėndron aty i zėnė ngusht dhe i heshtur, me filxhanin e ēajit nė dorė dhe po dėgjon njerėzit duke folur nė atė mėnyrė.
    Nė njė farė pike, njėri nga tė pranishmit thotė pak a shuimė kshtu: “Hajt tani, merr pjesė edhe ti nė kėtė debat dituror, na thuaj pakėz mendimin tėnd pėr kėto ide tė reja”.
    Dhe ai, i menduar e spontan njėkohėsisht, thotė: “Po nė qoftė se Zoti nuk ekzistoka, unė a jam gjithmonė kapiten apo jo?”.
    Po nuk qė e mundur njė lidhje e fundit, njė shpjegim i fundit, po nuk qe e mundur tė dalėsh nga matja e ēastit, pėr t’u bashkuar ngushtė me tė tėrėn (sepse problemi qėndron pikėrisht “tė dalėsh” nga ēasti, qė do tė thotė tė lidhesh ngushtė mė tė tėrėn), atėherė nuk mund tė vendos mė asnjė lidhje, mbetem i bllokuar nė ēastin tim: dhe e djeshmja, viti i mėparshėm, dhjetė vitet mė parė, karriera e gjatė pėr t’u bėrė kapiten, ėshtė njė figurė e pamundur, njė kuptim i pashqiptueshėm; nuk ka mė kuptim asnjė, sepse kuptimi ėshtė njė lidhje qė ti vendos duke dalė nga vetvetja, duke dalė nga ēasti, duke hyrė nė njė marrėdhėnie (raport me diēka tjetėr).
    Dhe nė rast se ti del nga ēasti yt, atėherė marrėdhėnia rrjedh si pėrrua deri nė fund.
    “Po nė qoftė se Zoti nuk ekzistoka, unė a jam gjithnjė kapiten apo jo?”.
    Ėshtė koncepti i shenjės nė formė ekzistenciale, dramatike.


    Gjithēka jerėzore (aspekt njerėzor) po priret tė vejė drejt rėnies sė menjėhershme brenda njė meskiniteti: pėrsa i takon njeriut, cinizmi i sotėm i kulturės materialiste ėshtė njė dokumentim qė tė trondit.
    Bashkėjetesa e mbėshtetur mbi cinizmin shpie te njė zhdukje trėrėsore e sigurisė dhe prandaj e sė vėrtetės, e drejtėsisė, e gėzimit dhe e dashurisė, deri nė reduktimin biologjik tė ēdo gjėje.
    Vėrejtjet reale qė mund tė bėhen janė dy:

    1) Nuk ėshtė ė vėrtetė se arsyeja ėshtė kėrkesė pėr tė dhėnė shpjegim tėrėsor;
    2) Nuk ėshtė e vėrtetė se jeta nuk jep pėrgjigje shteruese.

    Le ta gjykojė vetė secili vėrtetėsinė e vėrejtjeve tė tilla.

    Mė nė fund, nuk do tė jetė punė e padobishme tė ritheksohet se zgjidhja e pyetjes sė madhe pėr jetėn, qė pėrbėn arsyen, nuk ėshtė njė hipotezė abstrakte, ėshtė njė ngėrthim (implikim) ekzistencial, sepse kėrkesa ėshtė njė pėrvojė e jetuar.

    Torrkerry

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 11:
    PĖRVOJĖ E SHENJĖS.

    7. Hapje.

    Nė lidhje me ato qė kėmi thėnė, termat me tė cilėt e tėrė tradita fetare autentike e njerėzimit ka shenjuar Misterin, domethėnė ka folur pėr Zotin, tė gjithė janė termat mohuesė: i pafundmė, i pa-anė, i pa –matshėm i pa –shpreshshėm, qė nuk mund tė thuhet, i panjohur, i pa-matshėm, qė nuk mund tė thuhet, i panjohur, Perėndia i panjohur, tė cilit athinasit i kishin kushtuar njė altar.

    Madje, edhe disa fjalė qė duken pozitive (pohuese), si pėr shembull i gjithėpushtetshėm, i gjithėditur, i gjithėkuptueshėm, nga pikėpamja e pėrvojės janė terma negative (mohues), sepse nuk i pėrgjigjen fare pėrvojės sonė, janė pėrkufizime vetėm formalisht pozitive dhe pėr t’u bėrė tė kuptueshme duhet tė mohojnė mėnyrėn e tė qenit tonė tė fuqishme ose tė ditur.

    Kėshtu, disa shprehje qė pėrdoren: Zoti ėshtė mirėsi, Zoti ėshtė drejtėsi,, Zoti ėshtė bukuri, janė mė tepėr disa drejtime nga nisemi, tė cilat, tė shumėfishuara, pasurojnė parandjenjėn tonė pėr kėtė Objekt tė fundit; por nuk mund tė jenė pėrkufizime, sepse Zoti ėshtė mirėsi, por nuk ėshtė ajo mirėsi qė njohim ne; Zoti ėshtė dashuri, po nuk ėshtė sipas mėnyrės sonė; Zoti ėshtė person, po nuk ėshtė ashtu siē jemi ne.

    Sidoqoftė, nuk janė terma pa kuptim, ose thjesht emėrtues; janė terma qė e intensifikojnė mėnyrėn e marrėdhėnies sonė, afrojnė mė shumė te Misteri: janė hapje ndaj misterit.

    Torrkerry.

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 12:
    AVENTURA E INTERPRETIMIT.

    Sado qė ky “Tjetėr” tė jetė i errėt, enigmatik, i mjegult, i mbuluar, ėshtė e pamohueshme se ėshtė caku i vrullit njerėzor, qėllimi i dinamikės njerėzore.

    Le tė pėrmbledhim itinerarin e pėrcaktuar mė parė.
    Natyra e arsyes (qė ėshtė tė kuptosh ekzistencėn), pėr hir tė koherencės, e detyron vetė arsyen tė pranojė ekzistencėn e diēkaje tė pakuptueshme, domethėnė ekzistencės e njė tė pakuptueshmeje, domethėnė ekzistencės e Diēkaje, tė njė quid-i, nga vetė ndėrtimi i tij, pėrtej mundėsisė pėr t’u kuptuar dhe pėr t’u matur (“trashendent”):

    Secili, turbull sheh se ėshtė njė e mirė
    qė shpirtit jep qetėsi dhe e dėshiron
    sa gjithkush rreket atė pėr ta arrirė.

    Po kush je ti qė dashke tė rrish nė fron,
    kur larg je mijėra milje, pėr t’i gjykuar
    me syrin qė mė larg se’i pėllėmbė s’shikon?

    Aventura e mendimit ka njė kulm tė fundit tek i cili kap me anė tė intuitės ekzistencėn e njė shpjegimi shterues, si diēka qė nuk mund tė vihet nė diskutim vetiu: mister.

    Nuk do tė ekzistonte arsye, po tė mos ngėrthente nė vetvete ekzistencėn e kėtij quid-i tė fundit.
    Po ashtu si ndodh me sytė, qė kur hapen nuk kanė sesi tė mos regjistrojnė ngjyra dhe forma, po ashtu dhe njeriu, si arsye, pėr vet faktin se vihet nė lėvizje i nxitur nga ndeshja me sendet, pohon ekzistencės e njė pse-je tė fundit,totalizuese (tėrėsuese); “Zoti i panjohur”.
    Le tė mos na ngatėrrojė fjala “Zot”, sepse ajo ėshtė caku qė nė gjuhėn fetare universale identifikon kėtė quid absolut.
    Pas njė miliard shekujsh, cilido qė tė jetė kufiri i arritur nga njeriu, “nuk ėshtė ai”, siē na e zbulon edhe njė herė nė mėnyrė dramatike poeti Clemente Rebora nė poezinė Sacchi a terra per gli occhi (Thasė me dhe pėr sytė):

    “Pėr ēdo gjė qė ti thua ose bėn
    ka njė britmė brenda:
    nuk ėshtė pėr kėtė, nuk ėshtė pėr kėtė!

    Dhe kėshtu ēdo gjė e shpie
    tė njė pyetje e fshehtė:
    veprimi ėshtė njė pretekst.
    [...]
    Nė pashmangėrinė e Zotit
    jeta grabit ēdo gjė
    nga rezervat jetėshkurtra,
    ndėrsa secili kapet
    pas njė pasurie (tė mire) tė vet qė i thotė:
    Lamtumirė pėrgjithmonė!

    Torrkerry

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 12:
    AVENTURA E INTERPRETIMIT.

    1. Faktori liri pėrballė enigmės sė fundit.
    Tani do tė nxjerrim nė lojė njė faktor tjetėr thelbėsor (esencial) pėr pėrkufizimin e njeriut.
    Deri tani kemi nxjerrė nė lojė faktorin arsye, ndėrgjegje; tani duhet tė pėrballojmė faktorin liri.

    Njeriu si qenie e lirė, nuk mund tė arrijė nė plotėsimin e vet, nuk mund tė arrijė te fati i vet, veēse nėpėrmjet lirisė sė vet (pėr tė cilėn kemi folur tashmė nė kapitullin e tetė).
    Kemi parė aty se tė jėsh i lirė do tė thotė aftėsi pėr ta zotėruar kuptimin tėnd (domethėnien tėnde), tė arrish realizimin e vetvetes sipas njė mėnyrė tė caktuar, qė e quajmė pikėrisht liri.

    Sikur unė tė pėrfundoja nė fatin tim pa liri, unė nuk do tė mund tė isha i lumtur, ajo nuk do tė ishte njė lumturi imja, nuk do tė ishte fati im.
    Nėpėrmjet lirisė time, fati, qėllimi,synimi, objekti i fundit, mund tė bėhet njė pėrgjigje pėr mua.
    Nuk do tė ishte plotėsim njerėzor i njeriut, nuk do tė ishte plotėsim i qenies njerėzore, po tė mos ishte i lirė.

    Tani, nėse pėr tė arritur fatin, potėsimin e vet, duhet tė jetė i lirė, atėherė edhe liria duhet “tė luajė” pėr “ta zbuluar” atė.
    Edhe zbulimi i fatit, i kuptimit (domethėnies) tė fundit, po tyė bėhej automatikisht, nuk do tė ishte mė zbulimi im.
    Fati [i fundit, destino] ėshtė diēka pėrballė tė cilit njeriu ėshtė i pėrgjegjshėm; mėnyra qė ka njeriu pėr tė arritur fatin e vet, ėshtė pėrgjegjėsi e tij, ėshtė fryt i lirisė.

    Pra liria ka tė bėjė jo vetėm me vajtjen te Zoti si koherencė jete,por tashmė me zbulimin e Zotit.

    Ka shumė shkencėtarė qė, duke thelluar pėrvojėn si shkencėtarė, kanė zbuluar Zotin; dhe mjaft shkencėtarė qė kanė menduar ta mėnjanojnė ose ta eliminojnė Zotin nėpėrmjet pėrvojės sė tyre shkencore.
    Ka shumė letrarė qė nėpėrmjet njė pėrceptimi tė thellė tė ekzistencės sė njeriut, kanė zbuluar Zotin; dhe shumė letrarė tė tjerė, qė kanė pėrqendruar vėmendjen tė pėrvoja njerėzore dhe me kėtė e kanė lėnė mėnjanė ose e kanė eliminuar Zotin.
    Janė tėrė ata filozofė qė kanė arritur te Zoti me anė tė meditimit tė tyre, dhe mjaft tė tjerė qė, nėpėrmjet reflektimit, e kanė pėrjashtuar Zotin.
    Atėherė, kjo do tė thotė se tė njohėsh Zotin nuk ėshtė as problem i shkencės, as problem ndjeshmėrie estetike dhe filozofie si e tillė.
    Ėshtė edhe njė problem lirie.
    Kėtė e pranonte edhe njėri nga neomarksistėt mė tė njohur, filozofi francez Louis Althuser, kur thoshte se ndėrmjet ekzistencės sė Zotit dhe marksizmit, nuk ka njė problem arsyeje, por opinioni.
    Sigurisht ka njė opinioin, (njė zgjedhje vetjake), qė ėshtė sipas natyrės dhe nxjerr nė pah arsyen, dhe njė opinion tjertėr, qė ėshtė kundėr natyrės dhe e errėson arsyen.
    Sidoqoftė opinioni (zgjedhja qė bėn individi) ėshtė vendimtar.


    Le tė reflektojmė mbi njė krahasim:
    Ta zėmė se gjendeni nė gjyashmėhije, i ktheni kurrizin dritės dhe thėrrisni: “Ēdo gjė ėshtė njė hiē, ėshtė errėsirė, pa asnjė kuptim”.
    Po t’i ktheni kurrizin errėsirės, thoni: “Bota ėshtė paradhoma e dritės, fillimi i dritės”.
    Kėto qėndrime tė ndryshme janė tėrėsisht njė zgjedhje nga ana juaj.

    Porse, ē’ėshtė e verteta, i tėrė problemi nuk qėndron kėtu.
    Nga ato dy qėndrime, i atij qė i kthen kurrizin dritės dhe thotė: “Gjithēka ėshtė hije”, ose i atij tjetrit qė i kthen kurrizin hijes dhe thotė: “Jemi nė fillim tė dritės”, nga dy qėndrime, njėri ka tė drejtė, tjetri jo.
    Njėri nga tė dy pėrjashton njė faktor, qoftė dhe sapo qė cekur: sepse po pati gjyshmėhije, ka edhe dritė.

    Kjo na kujton atė qė sa herė e ka thėnė Jezusi nė Ungjill: “Unė kam bėrė nė mes jush shumė shenja. Pėrse nuk mė besoni?”.
    “Ju nuk mė besoni dhe mė kundėrshtoni, qė tė vėrtetohet profecia: mė kanė urrejtur pa arsye”.

    Nė tė vėrtetė, njeriu, nė lirinė e vet, afirmon atė ēka ka vendosur qė nga nisje e hershme.
    Liria nuk shfaqet aq shumė nė zhurmėn e zgjedhjeve qė bėn njeriu; liria luhet qė nė muzgun e parė shumė tė hollė tė ndeshjes sė ndėrgjegjes me botėn.
    Dhe ja alternativa para sė cilės njeriu e vė veten gati nė mėnyrė tė pandjeshme: ose ti i del pėrballė realitetit, fare i hapur me sytė e zgurdhulluar tė njė fėmijė, me ēiltėrsi, duke i thėnė sė bardhės e bardhė dhe sė zezės e zezė, dhe atėherė e rrok tė gjithė praninė e tij [tė realitetit] duke pėrfshirė edhe kuptimin e tij: ose vihesh para realitetit, gati si me njė bėrryl para fytyrės, pėr t’u ruajtur nga goditjet e papėlqyera ose tė papritura, duke e ftuar realitetin para gjykatores sė pikėpamjes sate, dhe atėherė te realiteti kėrkon dhe pranon vetėm atė qė puqet me ty, je potencialisht i mbushur me kundėrshtime ndaj tij, tepėr i shkathėsuar pėr tė pranuar nga ai realitet qartėsitė dhe sugjerimet mė tė hirshme dhe mahmitėse.
    Kjo ėshtė ajo zgjedhje e thellė qė ne bėjmė ditė pėr ditė pėrballė shiut dhe diellit, babait tonė dhe nėnės tonė, tabakasė me ushqimet e mėngjesit, tramit dhe njerėzve qė janė brenda, shokėve tė punės, teksteve tė shkollės, mėsuesve, djalit, vajzės.
    Vendimi qė pėrshkrova ėshtė pėrballė reales, gjithēka.

    Nė kėtė vendim, arsyeshmėria, e tėrė njerėzorja, ėshtė e qartė se ku qėndron: nė atė qėndrim qė ėshtė i hapur dhe i thotė sė bardhės e bardhė dhe sė zezės e zezė.
    Ėshtė i varfėri nė shpirt, ai qė pėrballė realitetit nuk ka asgjė pėr tė mbrojtur.
    Prandaj kap ēdo gjė ashtu siē ėshtė dhe ndjek tėrheqjen e realitetit nė tėrė ngėrthimet (implikimet) e tij.

    Torrkerry.

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 12:
    AVENTURA E INTERPRETIMIT.

    2. Bota si shėmbėlltyrė.
    Liria e luan vetveten nė atė fushė lojė qė quhet shenjė.

    Le tė kujtojmė se bota dėshmon ekzistencėn e njė quid-i tė fundit, ekzistencėn e misterit nėpėrmjet atij modaliteti qė quhet “shenjė”.
    Bota mėson Zotin, e demonstron Zotin, ashtu si shenja qė tregon atė pėr tė cilėn ajo shėrben si shenjė.

    Liria luan brenda kėsaj fushe: nė ē’drejtim? Ajo vepron nė fushėn e dinamikės sė shenjės, pėrderisa shenja ėshtė njė ngjarje pėr t’u interpretuar.
    Liria luhet nė interpretim e shenjės.
    Interpretimi ėshtė teknika e lojės; liria vepron brenda kėsaj teknike.

    Duke pėrdorur njė krahasim nga Ungjilli, mund tė themi se bota ėshtė si njė shėmbėlltyrė.
    “Pėrse flet mė shėmbėlltyrė?” e pyetnin Krishtin apostujt. “Njerėzit nuk tė kuptojnė”.
    Porse, sapo shpėrndahej turma, pasi Ai kishte treguar shėmbėlltyrėn, i vinin prapa dhe thoshin: “Na shpjego shėmbėlltyrėn”; pėrkundrasi disa tė tjerė largoheshin.
    Bota ėshtė njė shėmbėlltyrė: “Unė flas me shėmbėlltyra, me qėllim qė duke parė, tė mos mund tė shohin, dhe duke dėgjuar tė mos munden tė dėgjojnė”.
    Domethėnė: “Flas me shėmbėlltyra, me qėllim qė tė spikatė liria e tyre, ajo qė ata tashmė e kanė vendosur brenda zemrės sė tyre”.

    Nė qoftė se ti je “i moralshėm”, domethėnė nė rast se i pėrmbahesh atij qėndrimi origjinal nė tė cilin Zoti tė ka krijuar. Domerthėnė atij qėndrimi tė hapur para reales, atėherė kupton, ose tė paktėn kėrkon, domethėnė pyet.
    Pėrkundrazi, nė rast se ti nuk je nė atė pozitė orihjinale, domethėnė po qe se je i tjetėrsuar, i pėrgatitur nė mėnyrė tė sipėrfaqshme, jo tė natyrshme, je i bllokuar nga paragjykimi, atėherė je “i pamoralshėm” dhe nuk mund tė kuptosh.
    Pikėrisht ky ėshtė dramaticiteti mė i rėndė i jetės seė njeriut.

    Bota, ndėrsa zbulon, “mbulon”.
    Shenja zbulon, por njekohėsisht edhe mbulon.
    Dhe vetėm njė vėmendje e veēantė qė depėrton pėrtej njė pėlhurė, nė dukje tė kotė, tė bėn tė ndiesh dridhjet e njė trupi tė gjallė qė ėshtė prapa asaj pėlhure; nuk ndien manikinin, ndien trupin e gjallė.

    Ta zėmė se unė hyj nė njė sallė ku ėshtė vendosur njė tablo e bukur; e kanė eksposuar nė njė sallė tė veēantė, me drita tė atilla qė nuk duket nga vjen burimi, pėr tė mos cenuar pamjen e mirė tė tablosė.
    Sikur unė tė hyj bashkė me ty nė sallė dhe tė them: “Po, kėtu s’paska dritė”, dhe ti mė pėrgjigjesh: “Mos bėj shaka”, dhe unė ta pėrsėris: “Shiko mirė, nuk ka dritė fare!” dhe ti ma kthen: “Mos u bėj tuhaf, lėrmė tė shikoj tablonė”; nė rast se unė prapė ngul kėmbė: “Nuk ka dritė, jo”, ti, mė nė fund, ēfarė do tė mė pėrgjigjesh?
    “Le tė vemi e tė marrim shkallėn dhe tė shohim ku i kanė vendosur llambat e fshehura!”.
    Po tė ishte nevoja tė veprohej nė kėtė mėnyrė, tė dy do tė ishim tė paarsyeshėm.
    Nė tė vėrtetė, pėrse paska dritė aty?
    Sepse tabloja shihet.
    Po tė mos e gjeja shkallėn pėr tė vėrtetuar ku janė dritat dhe tė dilja pėrjashta duke thėnė: “Jo, jo, nuk ka dritė aty!”, do tė isha akoma mė i paarsyeshėm, i mbėrtyer nga njė paragjykim.

    Kėshtu edhe bota, po tė mos pranohej burimi i kuptimit ose i dritės qė ėshtė misteri i Zotit, do tė ishte, sikundėr e kemi cituar mė parė nga Shakespeare-i, “njė pėrhallė e treguar nga njė idiot”.

    Qėndrimi pozitivist ėshtė si qėndrimi i atij qė, duke qenė miop, tė afronte syrin njė centimetėr larg tablosė e, pasi t’i ngulte sytė nė njė pikė tė thoshte: “Ēfarė njollė paska!” dhe po tė jetė tabloja e madhe, do tė mund ta pėrshkonte centimetėr pas centimetri, duke thirrur pas ēdo lėvizjeje: “Ēfarė njollė paska kėtu!”.
    Tabloja do tė dukej njė grumbull pa kuptim njollash tė ndryshme.
    Por, po tė largohej nja tre metra, do ta shihte tablonė nė tėrėsinė e saj, nė njė pespektivė tė plotė, dhe do tė thoshte: “Tani e kuptova. Sa e bukur qenka!”.
    Matia me sytė e pozitivistit duket se e shikon botėn me njė miopi tė rėndė.

    Einsteini ishte shumė larg nga njė miopi kėsisoj, kur pohonte ngėrthimin (implikimin) e fundit enigmatik tė realitetit, prandaj edhe vlerėn e shenjės, qė nė mėnyrė tė pashkulshme i jep dridhėrima botės: “Emocioni mė i bukur dhe mė i thellė qė mund tė provojmė ėshtė ndjenja e misterit; kėtu qėndron fara e ēdo arti, e ēdo shkencė tė vėrtetė”.
    Me kėtė mund tė fajėsonte dėshpėrimin mbytės qė buron nga ajo miopi: “Kushdo qė mendon se jeta e tij dhe e njerėzve tė tjerė ėshtė diēka pa kuptim, jo vetėm qė ėshtė i palumtur, por mezi-mezi mund tė jetė i aftė tė jetojė”.

    Kėshtu edhe ēdo hap serioz empirik ose ēdo hap i saktė shkencor, duhet tė pėrshkohen nga thirrja e tėrė horizontit njerėzor; domethėnė, duhet tė “shenjojnė” njė pėrkatėsi shumė mė tė lartė, qoftė dhe enigmatike.
    “Shqetėsimi i njeriut dhe i fatit tė tij duhet tė jetė kurdoherė interesi kryesor i tė gjitha pėrpjekjeve teknike: mos e harroni kurrė kėtė nė mes tė diagrameve dhe tė ekuacioneve tuaja”.

    Torrkerry

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 13:
    EDUKIMI PĖR LIRINĖ.

    Metoda demonstrative nėpėrmjet shenjės ėshtė metoda e pėrshtatshme pėr njeriun, karakteristike e njė jete vetjake (personale).
    Fjala, gjesti, ēfarė janė? Janė shenja.
    Dashuria e burrit dhe e gruas, miqėsia, bashkėjetesa, te shenja e kanė veglėn, mjetin e tyre tė komunikimit.

    E kemi parė pėrse ndodh kėshtu: nė kėtė metodė marrėdhėnieje (raporti) luhet fati i lirisė.
    Ėshtė metoda demonstrative tek e cila liria respektohet.
    Liria hyn nė lojė si interpretim i shenjės.

    Torrkerry

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 13:
    EDUKIMI PĖR LIRINĖ.


    1) Edukimi pėr lirinė si pėrgjegjėsi.
    Ja njė hap i ri.
    Problemi themelor i kėsaj aventure tė madhe tė “shenjės” qė ėshtė bota, qė tek kjo tė shfaqet me qartėsi fati (il destino), duhet edukimi pėr lirinė.
    Nė qoftė se liria e fton njeriun pėr diēka tjetėr, edukimi pėr lirinė ėshtė i barabartė me edukimin pėr pėrgjegjėsi.

    Fjala pėrgjegjėsi rrjedh nga “pėrgjigjem”.
    Edukata pėr pėrgjegjėsinė ėshtė edukatė pėr t’iu pėrgjigjur diēkaje qė thėrret.
    Ku qėndron ky edukim pėr lirinė, domethėnė pėr pėrgjegjėsinė?

    a) Mbi tė gjitha edukata pėr pėrgjegjėsinė ngėrthen njė edukim pėr vėmendjen.
    Sepse vėmendja nuk e arrin nė mėnyrė tė domosdoshme hapėsirėn pėr njė liri tė impenjuar (tė angazhuar); nuk ėshtė diēka e lehtė dhe automatike pėrqėndrimi i vėmendjes.

    Paragjykimi, ngado qė ta ketė zanafillėn, e pengon vėmendjen; afirmimi i njė ideje tė formuar mė parė, prandaj moskokėēarje pėr mesazhin e ri; pėrqėndrimi i ndjeshmėrisė tek ato gjėra qė pėlqehen, prandaj njė pėrparim i pandjeshmėrisė ndaj ngjyrimeve tė holla ose veēorive tė njė propozimi; trajtimi nė mėnyrė trashamane i problemit, qė kthehet nė krim, kur ėshtė fjala pėr njė problem tė rėndėsishėm.

    Vėmendja duhet tė japė llogari sidomos pėr tėrėsinė e faktorėve.
    Sa rėndėsi ka theksimi pa pushim i tėrėsisė!

    b) Porse, pėrveē edukimit tė vėmendjes, njė edukim pėr pėrgjegjėsinė ėshtė edhe edukim pėr aftėsinė e pranimit.
    Edhe pranimi i njė propozimi nė tėrėsinė e vet nuk ėshtė diēka automatike.
    Tė edukosh pėr njė vėmendje dhe njė pranim tė kualifikuar, nga ndjeshmėria tek tėrėsia e faktorėve nė lojė, ėshtė njė pedagogji pėr tė hapur dyert, qoftė dhe tė mbyllura para kohe, edhe pse nė mėnyrė tė kuptueshme: nė ēdo orė, edhe tė natės, mund tė vijė e tė trokasė thelbi i qėndrueshėm (konsistenca) i realitetit.

    Tė edukosh pėr vėmendje dhe pranim do tė thotė tė sigurosh mėnyrėn (modalitetin) e thellė sipas tė cilės njėri duhet tė mbajė qėndrim pėrballė realitetit: i hapur dy kanatesh, i lirė dhe pa atė mendjemadhėsi qė tė thėrrasė realitetin pėrballė vendimit tė vet si gjykatės, dhe prandaj pa e gjykuar realitetin, duke u nisur nga paragjykimi.
    Sidoqoftė, njė edukim i lirisė pėr vėmendje, domethėnė pėr njė hapje tė plotė ndaj tėrėsisė sė faktorėve nė lojė, dhe njė edukim pėr pranim, domethėnė pėr njė pėrfshirje tė vetėdijshme tė asaj qė tė del parasysh, ėshtė ēėshtja themelore pėr njė ecje pėrpara njerėzore.

    Torrkerry

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHKOLLA E KOMUNITETIT: KAPITULLI 13:
    EDUKIMI PĖR LIRINĖ.

    2) Edukim pėr njė qėndrim pyetjeje.

    Edukimi pėr lirinė qė ėshtė i nevojshėm pėr njė interpretim tė pėrshtatshėm tė shenjės, qė ėshtė ekzistenca, bota, duhet tė shėrbejw si stėrvitje pėt tė mbajtur njė qėndrim tė drejtė pėrballė realitetit.
    Cili ėshtė qėndrimi i drejtė pėrballė realitetit? Ėshtė tė qėndruarit nė atė pozitė origjinale nė tė cilėn natyra e formulon njeriun.
    Dhe ky qėndrim origjinal, vulė e ngulitur nga natyra te njeriu, ėshtė qėndrimi i pritjes si pyetje.

    Te fėmija ēdo gjė e tillė ėshtė kureshtje: pritje dhe pyetje.
    Te i rrituri ėshtė pritje dhe kėrkim.
    Duhet tė bėhet fjalė pėr njė kėrkim real: kėrkimi i gėnjeshtėrt hedh mbi realitetin pyetje nga tė cilat nuk pret dot pėrgjigje.
    Kėrkimi veē pėr kėrkim bėhet me qėllim pėr tė marrė njė pėrgjigje tė gėnjestėrt.

    Nė kėrkim real ngėrthen kurdoherė si hipotezė tė fundit pėrgjigjen pozitive: pėrndryshe, dikush nuk ėshtė duke kėrkuar.
    Prandaj, nėse realja provokon (nxit) edukimin pėr liri, duhet tė jetė provokim pėr t’iu pėrgjigjur provokimit.
    Ėshtė edukata pėr tė pasur “uri dhe etje” qė tė bėn tė vėmendshėm ndaj nxitjeve qė mbushin ballafaqimin mė tėrėsinė e realės, tė gatshme pėr tė pranuar ēdo ngjyrim vlere, domethėnė tė njė premtimi serioz pėr varfėrinė thelbėsore tė qenies tonė.
    Lum ata qė kanė uri dhe etje.
    Pėrkundrazi, mjerė ata qė nuk kanė uri dhe etje, ata qė dinė tashmė, qė nuk presin asgjė mė tepėr.
    Mjerė tė kėnaqurit pėr tė cilėt realiteti ėshtė vetėm njė pretekst pėr shqetėsimet e tyre dhe nuk presin asgjė vėrtet tė re prej tij.

    Qėndrimi i denjė nė tė cilin natyra e formulon njeriun pėrballė reales, ėshtė qėndrimi pozitiv.
    Kureshtja ėshtė aspekti mė i drejtpėrdrejtė mekanik i kėsaj humnere vėmendjeje nė tė cilėn natyra e zgjon njeriun pėrballė kozmosit.
    Kjo kureshtje origjinale ēfarė kuptimi ka? Kureshtja, te fėmija dhe tek i rrituri, ėshtė njė hapje plot afirmim pozitiv.
    Kjo kureshtje nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė simpati origjinale pėr tė qenėt, pėr realitetin, gati njė hipotezė pune e pėrgjithshme me tė cilėn natyra e shtyn njeriun pėr krahasim universal.
    Kjo simpati pėr realitetin ėshtė hipoteza e pėrgjithshme e punės si premisė pėr ēdo veprim, pėr ēdo veprimtari.

    Qėndrimi dyshues tė bėn tė paaftė pėr tė vepruar.
    Mė kujtohet se kam lexuar nė njė gazetė pėr njė farė shkolle tė themėluar nė Amerikė pėr tė edukuar tė rinj gjenialė, tė aftė pėr tė zbuluar me lehtėsi patenta shpikjesh.
    Prandaj, njė shkollė pėr tė edukuar gjeniun: sepse tė bėsh njė zbulim, qė vlen njė patentė, ėshtė punė gjenish.
    E tėrė ajo shkollė ishte ndėrtuar nė atė mėnyrė qė tė edukonte pėr ta pėrballuar ēdo problem me njė hipotezė, nuk po them negative, por thjesht pezulluese (qė e lė ēeshtjen pezull): nuk lėviz dot mė prej aty.
    Vėrejtja ėshtė mjaft e thjeshtė: nėse dikush niset nga njė hipotezė negative, edhe po tė ketė diēka, nuk gjen gjė; po u nis dikush nga njė hipotezė pozitive, po tė ketė diēka, do ta gjejė, po tė mos ketė, nuk do tė gjejė.

    Nė romanin shumė tė bukur tė Graham Green-it ‘Fundi i aventurės’ gjendet njė episod shumė kuptimplotė.
    Protagonisti ėshtė njė mendimtar i lirė, njė shkrimtar anarkist nga Londra.
    Vete tė takojė njė mik tė cilit i ka vdekur gruaja.
    Dhe nė shtėpi gjen njė frat, rrėfyesin e gruas katolike.
    Kur e sheh, protagonisti zbraz mbi fratin twrw inatin e vet kundwr fesw duke pwrqeshur Zotin, mrekullitė etj...me njė breshėri fjalesh nėn tė cilat duket sikur fratit po i zihet fryma.
    Por ky i fundit, duke pėrfituar nga njė pushim i shkurtėr i bashkėbiseduesit sa pėr tė marrė frymė, ia ktheu pak a shumė kėshtu: ‘Po mė duket se nė kėtė pikė unė jam mė shumė se ju mendimtar i lirė! Sepse mė duket liri mė e madhe mendimi tė pranosh tė gjitha mundėsitė, sesa tė pėrjashtosh ndonjėrėn prej tyre”.
    Hipoteza pozitive ėshtė njė opinion, njė zgjedhje.
    Edukimi pėr liri duhet tė jetė edukimi pėr opinionin ndaj njė qėndrimi pozitiv si pikėnisje.

    Nuk ka gjė mė patologjike dhe joprodhuese sesa dyshimi sistematik.
    Mė kujtohet njė mik djalė i ri nė njė farė klase tė liceut, pikėrisht pėr shkak tė problemit tė fesė, kaloi nė njė dobėsi nervore me pasoja tragjike.
    Dyshonte pėr ēdo gjė.
    Dukej sikur ishte vetė misherimi i disa titujve tė Pirandello-s.
    I ati e vizitoi te njė psikiatėr, i cili e ēoi nė njė dhomė ku ndodhej njė burrė tullac qė djali e shihte vetėm nga kurrizi, sepse mbante nė dorė njė bateri dhe me tė ndriēonte vijėn kėndore tė dyshemesė duke kėrkuar diēka.
    Mjeku e thirri me ėmėr, dhe ai nuk u kthye, por qėndroi nė vend.
    Atėherė mjeku i tha, duke e thirrur me emėr: “Ēka po kėrkon”, dhe ai iu pėrgjigj me emrin dhe mbiemrin e vet.
    Pra, njė Diogjen i ri kėrkonte vetveten.
    Mirė, besoj se ai miku im do tė jetė shėruar edhe nga kjo tronditje.

    Edukimi pėr lirinė ėshtė edukimi pėr njė qėndrim pozitiv pėrballė reales, pėr aftėsinė e sigurisė.

    Tė gjitha shprehjet “por; nėse; veēse; ndoshta...” me tė cilat kėrkohet tė cenohet karakteri pozitiv i procesit tė marrėdhėnies unė-realitet, janė zjarr pengues, perde tymuese pėr tė mbrojtur tėrheqjen e njeriut nga impenjimi (angazhimi) me vetė realitetin.

    Torrkerry

Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •