Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    Kush janë më të mirët, spiunët apo ata që mbajtën spiunët?

    Saturday, 05 July 2008
    Nga Besi Bekteshi - Rreth viteve 80-të një nga dënimet shembullore dhe futjet në burg për “Agjitacion dhe Propagandë” ka qenë rasti i një personi tepër të urtë dhe të qetë, që në një radhë qumështi mbasi për herë të parë bëri fjalë pse njerëz që ishin “minj zyrash” merrnin pa radhë dhe ju ruhej litri nën banak e përfundon “rebelimin” e tij me frazën: Nuk ja vlen të bëjmë fjalë, për këtë të shkretë shishe, që ka më tepër ujë se sa qumësht!!!.Nejse këtë rast të zakonshëm dënimesh e dinë të gjithë. Fatkeqi ishte dhe anëtarë partie dhe “militonte” në një organizatë të vogël. Në fillim u mblodh organizata e tij dhe vendosi përjashtimin e anëtarit, i cili jo vetëm që kishte “denigruar shokë me pozita të vogla” në radhën e qumështit, por kishte sharë dhe qumështin vetë. Në mbledhje, folën të gjithë dhe sekretari i partisë që i dha fundin politik duke propozuar përjashtimin nga partia dhe shtoi se “ky njeri i duhet dorëzuar organeve të diktaturës” dhe drejtësisë së popullit. Pa dalë nga dera e partisë, të shkretit “mbajtës së radhës së qumështit” e kthejnë edhe në zyrën e Këshillit dhe Frontit (në fakt ishin afër të tre zyrat) dhe i heqin edhe triskën e frontit dhe në këtë moment njeriu i urtë që u rebelua vetëm një herë, kuptoi se do ti vinin prangat. Kështu në fakt ndodhi. Në sy të familjes vetëm 2 orë më vonë, njerëzit e sigurimit dhe polici, i erdhën në shtëpi me një “Gaz 69” dhe e arrestuan “Në emër të Popullit”. Në gjyq i dolën dëshmitarë dy persona që kishin qënë në radhë, të cilët “riprodhuan” bisedat e atij mëngjesi dhe në pretencën e prokurorit dolën edhe disa fakte të ndjekjes së tij në punë dhe jetën familjare, ku u kuptua qartë se një njeri tjetër dhe i afërm i familjes, spiunonte në “Sigurimin e Shtetit” për të dizenjuarin për tu bërë theror dhe që fundin e kishte te radha e qumështit. Pra tragjedia ka një viktimë, por pjesëmarrës janë shumë. Ky person ka dalë nga burgu në vitet 90-të dhe pa kaluar shumë ditë, është larguar nga Shqipëria për të mos u kthyer më kurrë dhe me moshën që kishte atëherë, tani nuk jeton, por vitet e largimit nga Shqipëria i kaloi në vetmi, i abandonuar nga familja dhe fëmijët, të cilët edhe ata në një farë mënyre pësuan një dramë të madhe pavarësisht se ishte përsëri një njeri tepër i afërm i tyre që kishte bërë punën e spiunit, deri në gjirin e kësaj familje. Çfarë ka këtu për tu habitur dhe kush është këtu “burri më i mirë” për të hapur dosjen. Spiuni që ishte i afërm i familjes dhe që kishte marrë urdhërin apo inisiativën për të spiunuar? Maskarenjtë e radhës që donin të merrnin qumësht pa radhë? Dëshmitarët e radhës që tregonin si personi kishte folur dhe denigruar shokët për litrin e qumështit? Sekretari i partisë shok i viktimës, që ngriti sëpatën politike mbi të? Shokët e organizatës që aprovuan dënimin dhe folën për të? Kryetari i Frontit dhe ai i Lagjes që e “çorganizuan” edhe nga lagja dhe organizata masive”? Familjarët që i ranë hasha viktimës apo banorët e lagjes që nuk shkelën më në shtëpi të tij? Kush? Natyrisht që është një ingranazh i stërmadh që ka bluajtur shumë viktima, por ama viktima këtu edhe pse mund të presupozohen shumë, ka vetëm një: Ai është personi që pa asnjë faj është ndodhur midis këtyre lakejve dhe ingranazheve të poshtër të diktaturës dhe që nuk kanë asnjë dallim nga spiuni akoma më i poshtër, që jepte informacione që nga brenda. Në këtë mes shprehja qëllimkeqe e Sali Berishës se “jemi të gjithë bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” po jep frytet negative të saj, në vitin 2008-të. Kjo shprehje ka dashur që të barazojë në faj, ato që nuk mund të barazohen. Kjo shprehje ka dashur të justifikojë të gjithë ato që në një mbledhje, kanë marrë vendime politike dhe juridike, për të dënuar persona të ndryshëm, me dhe akoma më shumë, pa faj. Berisha ka sajuar një “demokraci” të komunistëve të rafinuar dhe të fajshëm, për të ndyrë të gjithë shoqërinë. Nejse, sot po rifillon edhe një herë “ballafaqimi me spiunët” dhe po kërkohet që në ingranazhin e madh të diktaturës, të gjendet ai që ka spiunuar atë të “radhës së qumështit” dhe këtë gjë Berisha kërkon ta bëjë në 2008!!! Kjo bëhet se janë disa prej tyre (spiunëve) të brendshëm në partitë themelore dhe më pak themelore dhe Berisha kërkon që ti mbajë prej ko...ve, për sa kohë ka në dorë edhe dosjet e tyre. Pse duhet të ketë arsye të tjera. Tani, spiunët janë një “handrak” i jashtëzakonshëm shoqërisë tonë post komuniste, por nuk janë vetëm. Nuk moralizohet klasa jonë politike se spiunët do të identifikohen dhe pse ky proces tashmë i tentuar për tu kryer me shumë vonesë, padyshim që është i dyshueshëm. Është i dyshueshëm edhe në se edhe sot do të kryhet me të vërtetë. Pse kjo? Po pse si në çdo gjë në diktaturë, edhe “Sigurimi i Shtetit” komandohej nga partia. Ishin sekretarët e partisë dhe e gjithë struktura që hante njerëz, kur i vinte uria dhe shërbëtorët e vegjël, vetëm siguronin informacionin që ajo pastaj të zgjidhte mishin më të mirë. Mirëpo të tillë ka plot në të gjithë strukturën e madhe politike tonën dhe janë pikërisht këta njerëz që edhe spiunët i kanë përdorur edhe në “demokraci”. Për më tepër, i kanë përdorur, sepse ju kanë pasur edhe letrat në dorë. Edhe tani kërkojnë ti përdorin, akoma më në mënyrë të sofistikuar. Dosjet ishte dashur për ti hapur që në fillim dhe të ishin domen publik dhe jo domen i komunistëve, të konvertuar në antikomunistë, që të vazhdonin demokracinë me mënyrat e tyre të njohura. Shembull është Gjermania me dosjet e STASSI-t dhe spiunët e deklaruar, ku çdo kush mund të vërtetojë se nga kush është spiunuar dhe nëse personi është, apo nuk është, dhe se çfarë është thënë dhe shkruar për të. Pastaj politikisht një njeri i tillë i spiunimit nuk ka shanse të kandidojë dhe të shkojë edhe në sferat e larta të politikës. Me anën e këtyre dosjeve, kanë dalë edhe bashkëpunëtorët në Gjermaninë Federale dhe as që ka bërë kush një zhurmë të tillë në shtetin e kulturuar dhe qytetëruar perëndimor. Por gjermanët nuk mbajtën edhe strukturën bolshevike në drejtim. Pra nuk mbajtën as komunistët dhe sekretarët e partisë të dikurshëm në politikë, sepse ato janë mësuar me spiunët dhe nuk mund të punojnë pa to. Në këtë drejtim nuk kuptohet se kush është burrë më i mirë, një spiun apo një sekretar partie që ka vepruar akoma më përpara se vetë spiuni apo ka pritur deri sa spiuni të kryejë detyrën që i ka ngarkuar partia. Nuk kuptohet pse duhet të jetë burrë më i mirë, një ish komunist që ka marrë vendim dënimi politik, se sa një spiun që i ka dhënë të dhënat partisë, që ka pasur nën kontroll sigurimin? Natyrisht që duhen larguar spiunët e mbijetuar me lejen e sekretarëve të partisë deri në 2008, në politikën e lartë të shtetit shqiptar dhe tashmë kuptohet edhe pse janë vonuar deri tani në politikë. Por duhen larguar edhe ato që i kanë mbajtur dhe punësuar deri në zyrat më të larta të shtetit shqiptar. Ndërsa spiunët pak njihen dhe shpesh herë jo, por vetëm me pseudonime, ato që i kanë mbajtur dihen, dhe kanë emër dhe mbiemër, kanë role të larta në parti dhe qeveri institucione të zgjedhura apo edhe më lart dikur dhe kanë qenë edhe komunistë të devotshëm për vite me radhë. Tani kush janë burrat më i mirë në këtë mes?!

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Kush janë më të mirët, spiunët apo ata që mbajtën spiunët?
    te me falni per nderhyrjen, flitet ne kohe te shkuar ...sikur keni harruar kategorine aktuale:

    kush jane me te mire, spiunet, apo ata qe ende i mbajne dhe i (keq)perdorin ne parlament, qeveri, parti, OJQ, gjykate, prokurori ... ???

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    te me falni per nderhyrjen, flitet ne kohe te shkuar ...sikur keni harruar kategorine aktuale:

    kush jane me te mire, spiunet, apo ata qe ende i mbajne dhe i (keq)perdorin ne parlament, qeveri, parti, OJQ, gjykate, prokurori ... ???
    E drejte nderhyrja,pyetja riformulohet:

    Kush jane me te mire, spiunet, apo ata qe ende i mbajne dhe i (keq)perdorin ne parlament, qeveri, parti, OJQ, gjykate, prokurori ... ??

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Kush janë më të mirët, spiunët apo ata që mbajtën spiunët?
    ata qe mbajten ata qe mbajten spiunet...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e B U R R I
    Anëtarësuar
    23-04-2008
    Vendndodhja
    DIKU...
    Postime
    35

    Question

    Ju duhet te beni dhe nje korigjim tjeter:me drejt,sipas meje,do te ishte:kush ishte(ose eshte) me i keq............/-Begby,megjithse i kam jetuar dhe vuajtur ato vite te shpifura,nuk do te shprehesha me mire nga ju. -Borix,nuk ka vend per fjalen ``mire``per te dy grupet.Pa asnje dileme,mendoj:TE SHPALLEN EMRAT E SPIUNEVE.Nga i pari deri tek i fundit.Me te keq:spiunet. Pse? Nuk do te shfajsoja kurrsesi spiunimin e vllaut per vllaun(gegerishtja ne kte rast qenka me precise!),lere me pastaj per mikun,fshatarin,te njohurin,ose te panjohurin;dhe ..........per gjera nga me banalet(si gramaturat e qumshtit).Vllain nuk do ta denoncoja edhe sikur dhe te kishte vrare(larg qofte).Pse u bene spiuna?--arsyet fillojne qe nga karakteri i dobet deri tek poshtersia .KTE KATEGORI ,emrat qe na interesojne, i njohim,i kemi njohur prej kohesh.Nuk ka asnje rrezik per hakmarrje:vetem perbuzje.Dhe kte ja kemi dhene,pa qene nevoja per te vendosur parlamenti.ATA ,TE SOFISTIKUARIT,ata qe kane komanduar(DHE QE KOMANDOJNE),ata jane kureshtja jone(se vetem sehiri ka mbetur). Ata,te sofistikuarit,jane bere bosa,(ekonomik dhe politik);te shpallen emrat qe t`i heqim nga politika -ne turma ,me ane te votes;gjyqsori(!) skopi te pasurise.(utopi,nuk e bejne dot ne Shqiperi).Megjithate:TE PUBLIKOHEN EMRAT!
    100/100 + .... - SHQIPTAR.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    *** njeri e kak tjetri...........................
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Begby Lexo Postimin
    Saturday, 05 July 2008
    Nga Besi Bekteshi
    ... Shembull është Gjermania me dosjet e STASSI-t dhe spiunët e deklaruar, ku çdo kush mund të vërtetojë se nga kush është spiunuar dhe nëse personi është, apo nuk është, dhe se çfarë është thënë dhe shkruar për të. Pastaj politikisht një njeri i tillë i spiunimit nuk ka shanse të kandidojë dhe të shkojë edhe në sferat e larta të politikës. Me anën e këtyre dosjeve, kanë dalë edhe bashkëpunëtorët në Gjermaninë Federale dhe as që ka bërë kush një zhurmë të tillë në shtetin e kulturuar dhe qytetëruar perëndimor. Por gjermanët nuk mbajtën edhe strukturën bolshevike në drejtim. Pra nuk mbajtën as komunistët dhe sekretarët e partisë të dikurshëm në politikë, sepse ato janë mësuar me spiunët dhe nuk mund të punojnë pa to...

    Fakte dhe shifra

    Institucioni " I të ngarkuarit (emruarit) federal per dosjet e sigurimit te shtetit ne ish Republiken Demokratike Gjermane"
    ( Bundesbeauftragte für die Unterlagen des Staatssicherheitsdienstes (BStU) der ehemaligen Deutschen Demokratischen Republik)
    eshte krijuar me 3 Tetor 1990 (dita e bashkimit te Gjermanise).

    Ky institucion me rreth 2000 nepunes u drejtua nga dita e krijimit dhe per 10 vjet me rradhe nga nje prift, zoti Joachim Gauck.

    Ne dispozicion te ketij institucioni jane 180 km (180 kilometer) DOSJE




    Nga 1991 deri me 31.12.2007 jane hapur 6 173 040 dosje.

    Nga te cilat:

    2 471 945 jane dosjet e atyre personave, qe kane dashur te shikojne dosjet e tyre personale.

    1 753 715 jane dosje te hapura me kerkese, per te kontrolluar punonjes te sherbimit publik.

    19 965 jane dosje te hapura nga gazetarë dhe shkenctarë (p.sh. historian)

    423 526 jane dosje te hapura me qëllim: rehabilitimi, demshperblimi, padi penale

    http://www.bstu.bund.de/cln_029/nn_712442/DE/Behoerde/BStU-in-Zahlen/bstu-in-zahlen__node.html__nnn=true


    -----------------------------------------
    -----------------------------------------


    Shembulli i Gjermanise nuk eshte nje shembull qe do kishte vlejtur ose qe do te mund te vlej per Shqiperine.

    Sepse

    Kur rreth 17 milion gjermano-lindor u futen me 03.10.1990 ne Federate, Gjermania Perendimore (ne ate kohe me 63 milion banore) kishte prej 45 vjetesh nje demokraci shume te zhvilluar. Gjyqsori, Parlamenti, Qeveria, Mediat, Populli (gjermanoperendimor) ishin plotesisht te pergatitur per te bere nje pastrim rradikal nga kolera e kuqe.
    (Mos harrojme qe po kjo gjermani kishte bere nje vetpastrim nga murtaja e zeze. Pra kishte pervec te tjerash, edhe pervoje)



    Kurse ne shqiptaret ne 1992 i kishim te gjitha institucionet dhe vazhdojme ti kemi, qe nga presidenca e deri tek arshiva, me komunist ose kandidat per komunist (ketu futen edhe pinjollet, qe duan te behen si prinderit) te cilet hoqen fanelat e kuqe dhe veshen fanella: roz, blu, kaki, jeshil, verdh, ... (troç muhabetit ylber).
    Edhe ata qe nuk kishin testen e PPSH, ishin nga te privilegjuarit e regjimit (Studime apo doktoratura ne France, Torino, Berlin etc.
    Profesor ne Universitet, Juriste, Aktor, Gazetar, Drejtor, Bankier etc.)

    Si mund te prisnim ose presim prej tyre, qe te benin nje pastrim te ndergjegjes se kombit. Ata me e pakta nuk e ndjejne ose kuptojne kete plage te ndergjegjes kombetare dhe me e shumta kane qene vete persekutor.

    Ndergjegjia Kombetare nuk sherohet kur ata qe kanë lindur mbas 1990, marrin vesh se fjala vjen Preç Zogaj eshte apo jo "Çiftelia"

    Ndergjegjia Kombetare sherohet kur perveç gjimnazit " Qemal Stafa", rruges "Qemal Stafa", stadiumit " Qemal Stafa", fondacionit " Qemal Stafa",
    te kete edhe nje rruge, ose nje shkoll magjistrature, ose nje shesh, ose, ose, ose ... me emrin MYZAFER PIPA.

    Ndergjegjia Kombetare sherohet kur burgu i Burreli, burgu i Spaçit etj. te kthehen ne "MUZE"

    Kur Ben Blushi te mos protestoj ne parlament, per dekorimin e Lef Nosit.

    Kur Edi Rama, me cilesine e kryetarit te PS, pasardhese dhe trashgimtare e PPSH, ti kerkoi te persekutuarve falje per krimet e PPSH-se (ashtu si Papa Vojtila u kerkoi falje Hebrenjve, per krimet e kristianeve ndaj tyre)

    Kur Sali Berisha te kerkoj falje, per vitet qe militoi ne PPSH

    Kur Gramoz Ruci te largohet vet nga parlamenti, pasi ka qene Sekretar i Pare i Tepelenes.

    Kur Besnik Mustafaj dhe Namik Dokle te mallkojne doren e tyre, per rreshtat e shkruar ne "Zerin e Enverit (popllit)"

    Kur Fehmi Abdiu te shkoj ne Kukes dhe te gjunjezohet para varrit te Havzi Neles

    Kur Bamir Topi ti heq ne menyre publike medaljen e "Mirnjohjes" kriminelit Skender Breca dhe me 5 Maj te shkoj te ver lule tek vendi ku u pushkatua Xhelal Koprenca.

    Kur nje Steven Spielberg shqiptar te filmoj "Listen e Schindler-it" Burrelo-Spaçian, me fondet e Ministrise se Kultures.

    Kur gazetat shqiptare te mos botojne qurravitje per kriminelet Mehmet Shehu dhe Kadria Azbiu, por te tregojne deri ne detaj krimet e tyre ndaj popullit shqiptar.

    Kur...

    Kur...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 07-07-2008 më 20:18

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin



    Kurse ne shqiptaret ne 1992 i kishim te gjitha institucionet dhe vazhdojme ti kemi, qe nga presidenca e deri tek arshiva, me komunist ose kandidat per komunist (ketu futen edhe pinjollet, qe duan te behen si prinderit) te cilet hoqen fanelat e kuqe dhe veshen fanella: roz, blu, kaki, jeshil, verdh, ... (troç muhabetit ylber).
    Edhe ata qe nuk kishin testen e PPSH, ishin nga te privilegjuarit e regjimit (Studime apo doktoratura ne France, Torino, Berlin etc.
    Profesor ne Universitet, Juriste, Aktor, Gazetar, Drejtor, Bankier etc.)

    Si mund te prisnim ose presim prej tyre, qe te benin nje pastrim te ndergjegjes se kombit. Ata me e pakta nuk e ndjejne ose kuptojne kete plage te ndergjegjes kombetare dhe me e shumta kane qene vete persekutor.

    Ndergjegjia Kombetare nuk sherohet kur ata qe kanë lindur mbas 1990, marrin vesh se fjala vjen Preç Zogaj eshte apo jo "Çiftelia"

    Ndergjegjia Kombetare sherohet kur perveç gjimnazit " Qemal Stafa", rruges "Qemal Stafa", stadiumit " Qemal Stafa", fondacionit " Qemal Stafa",
    te kete edhe nje rruge, ose nje shkoll magjistrature, ose nje shesh, ose, ose, ose ... me emrin MYZAFER PIPA.

    Ndergjegjia Kombetare sherohet kur burgu i Burreli, burgu i Spaçit etj. te kthehen ne "MUZE"

    Kur Ben Blushi te mos protestoj ne parlament, per dekorimin e Lef Nosit.

    Kur Edi Rama, me cilesine e kryetarit te PS, pasardhese dhe trashgimtare e PPSH, ti kerkoi te persekutuarve falje per krimet e PPSH-se (ashtu si Papa Vojtila u kerkoi falje Hebrenjve, per krimet e kristianeve ndaj tyre)

    Kur Sali Berisha te kerkoj falje, per vitet qe militoi ne PPSH

    Kur Gramoz Ruci te largohet vet nga parlamenti, pasi ka qene Sekretar i Pare i Tepelenes.

    Kur Besnik Mustafaj dhe Namik Dokle te mallkojne doren e tyre, per rreshtat e shkruar ne "Zerin e Enverit (popllit)"

    Kur Fehmi Abdiu te shkoj ne Kukes dhe te gjunjezohet para varrit te Havzi Neles

    Kur Bamir Topi ti heq ne menyre publike medaljen e "Mirnjohjes" kriminelit Skender Breca dhe me 5 Maj te shkoj te ver lule tek vendi ku u pushkatua Xhelal Koprenca.

    Kur nje Steven Spielberg shqiptar te filmoj "Listen e Schindler-it" Burrelo-Spaçian, me fondet e Ministrise se Kultures.

    Kur gazetat shqiptare te mos botojne qurravitje per kriminelet Mehmet Shehu dhe Kadria Azbiu, por te tregojne deri ne detaj krimet e tyre ndaj popullit shqiptar.

    Kur...

    Kur...
    Te lumte pena or Antimafie

    Degjova dje Fatos Lubonjen te Opinion+

    Mu kujtua "Ridenimi"

    E tmerrshme te mendosh qe ish prokurore e gjykatesa e spiune vazhdojne te jene ne pallatin e drejtesise e ne parlament

    Nejse nuk kam cfare te shtoj me se i the ti te gjitha
    Ndryshuar për herë të fundit nga Begby : 08-07-2008 më 03:22

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po leh per dosje e spiune.. dhe opozita e edvin meto gjinush ceko paskaleve..
    krijusi i sistemit te dosjeve ..te provokatoreve..xhelateve.. te spiuneve te komiteteve te partise qe perpilonin programin e degeve te brendeshme.. krijusi i birucave .. te pushkatimeve.. e internimeve..dihet se ka qene enveri..
    e keta qe permenda me lart.. pra edvinet meto ceko gjinush paskalet.. spo len rast pa i nxjerre portretet e enverit ne festat e tyre..

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    cituar prej brarisha,
    ...
    krijusi i sistemit te dosjeve ..te provokatoreve..xhelateve.. te spiuneve te komiteteve te partise qe perpilonin programin e degeve te brendeshme.. krijusi i birucave .. te pushkatimeve.. e internimeve..dihet se ka qene enveri..
    ...
    nuku po na thua ndonje gje te re, bre ... por shoki enver ka pasur shoke e ndihmes, apo jo, si hysniu i saliut, mehmeti i tepe lanes, e te tjere qe na i sjellin ne shtipin e perditshem me bollek ... bile u japin edhe tituj "qytetar nderi" ... medet per kete milet ...

    por sistemin e dosjeve, te provokatoreve..xhelateve.. te spiuneve te komiteteve te partise qe perpilonin programin e degeve te brendeshme.. krijusi i birucave .. te pushkatimeve.. e internimeve.. po i ri-ciklon dhe shfrytezon me aq bollek saliu me shoke si puna jote ... sipas mesimeve te shokit enver ... mot-a-mot ashtu si i kishte dikur ne linje shoki hu-sni ...

    ne kete drejtim, saliu ka patur nje "boom" te vertete ... çiraku nomenklaturist po del me i zoti se punisti çekist ...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si pastrohet kompjuteri nga reklamat dhe spiunët
    Nga edspace në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 307
    Postimi i Fundit: 09-08-2018, 08:02
  2. Spiunet e Europes Lindore (dhe Juglindore)
    Nga saimiri-uk në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:32
  3. Kandidatët presidencialë serbë mbajtën tubime parazgjedhore në Mitrovicëj
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-06-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •