Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Ballqap
    Postime
    19

    Nano ka siguruar jeten e tij ne pozite dhe ne postin e kryeministrit.Lexoni....

    Nano, mesazh Berishes per festen
    Kryeministri Fatos Nano, i dergoi nje mesazh urimi kryetarit te Partise Demokratike Sali Berisha me rastin e 12 vjetorit te krijimit te PD-se. Ne kete mesazh Nano pohon se 12 dhjetori, dita e themelimit te Partise Demokratike perben nje ngjarje me permasa te vecanta ne historine moderne te vendit tone. Kryeministri e ka cilesuar PD-ne si nje parti me fizionomi dhe histori te spikatur. "Gjenerata te tera njerezish, nga shtresa te ndryshme te shoqerise shqiptare te cilet aspironin per hapesira me te medha lirie dhe standarte demokracie, qe perballuan kalvarin e sakrificave te panumrta, gjeten ne horizontet e dhjetorit te vitit 1990, shpresa inkurajuese per realizimin e enderrave te tyre", shkruan Nano ne mesazhin e tij te urimit. Sipas tij, menjehere pas krijimit te Partise Demokratike, spektri politik shqiptar u pasurua me krijimin e partive te tjera qe se bashku krijuan nje strukture politike aktive per te ndertuar te ardhmen evropiane te atdheut tone. "Ju konsideroj si partnere te rendessiehm politike ne rrugen e zhvillimit dhe te integrimit euroatlantik te vendit tone.


    Jemi vend qe duhet te kihemi parasysh per rekordet "Gines" qe thyejme.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Ballqap
    Postime
    19
    Nano duket se ja ka arritur qellimit.
    Kjo duket me se miri ne raportet pozite-opozite si dhe me rastin e krijimit te PD-se famekeqe me 12 dhjetor.
    Zoti Fatos Nano tallet shume mire dhe ne menyre shume te qete me PD duke i kujtuar aspiratat per Liri e Demokraci.
    Biles Fatos nano e quan Saliun si partner ne rrugen e zhvillimit dhe integrimit.
    Ktu ka kaq shume per te shpjeguar por do te ishte dicka jo e vlefshme te merreshim shume me Saline dhe ZOTIN nano.
    Si perfundim doja te thoja qe Shqiperise i mungon opozita dhe se tashme Fatos Nano po ben cmos ta mbaje Saline ne krye te opozites sepse keshtu do te jete me i sigurte ne rrugen e "zhvillimit dhe integrimit"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Shume veta po e vizitojne Berishen kohet e fundit. Tradita shqiptare na meson se vizita njerezve u behen vetem me "sebepe" ose ne "fatkeqesi". Se shpejti do te zbulohet edhe arsyeja e "sebepit" ose "fatkeqesise" te opozites shqiptare, me Berishen ne krye.

    Koha nxjerr ne drite gjithcka.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Zoti Nano eshte pelivan dhe jo politikan.Sikur dhe nuk i ka dhe lezet se eshte burre.Ai frekuenton pije duke e kaluar disi masen,pija per burra eshte do te thoni Ju...por fjala per ke eshte...do te thoni Ju..
    Nano ka thene se PD eshte materniteti i krimit....dhe ne vitin 1997 u arrestuan gjashte burra per krime kunder njerezimit.Biles mbeta me goje hapur kur Gramoz Ruci ne TV deklaroi me gojen e tij(kete e pashe vete kur e hapte) se kishte pare avionet e Berishes qe kur hodhen municionin kishin hapur nje grope te madhe ne nje mal dhe kete ja kishte treguar me siguri nje bari socialist.Eh te shkreten,s'na u ndane keto gjera qe ne 1960,mbetem me goje hapur,mire kur nuk kishim TV,mire kur babai na mbylli qe te mos shihnim boten e ndyre borgjeze,por edhe tani? Sa te trashe qe na bejne se ne jemi me te zgjuarit e Europes,biles edhe mund te matemi me boten ne se ajo kruhet me ne.
    Eh mor Nano,sa i madh qe je,mire KPD i bere zbor,por nje populli te tere dhe perseri te admiron ne dhimbjen e tij,ne bare do te hame dhe ti te na rrosh.
    Ne do hyme ne Europe,se Europa nuk rrin dot pa ne,

  5. #5
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Ai Berisha tamom burre zamani nga ata te veriut qe jane si lisa e nuk dalin prej fjale.
    E futi Nanon ne burg, c'nuk e ka qujt, kurvar, hajdut, spiun, vrases sic e dini te gjithe.
    Po ja dhe ai fare burri i malcise e drodhi isoj si greku i PS.
    Mirditoro per DOktorin bashkohem me ty. Ai me gjith Nanon tallin veglat me Shqipnin, po thuj shyqyr qe kena ik se larrgqoft me tu var mbijetesa nga keta dy klloune.

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė gatuhet pėr festėn e Pashkėve
    Nga LAINA nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 02-05-2021, 10:28
  2. Gezuar festen e Sulltan Nevruzit 2009
    Nga Bel ami nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 00:19
  3. Nė festėn e 28 nėntorit Prishtina me flamur tė ri?
    Nga zANė nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 05:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •