Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Exclamation Shiten në Jug kaseta me këngë vorio-epiriote

    A ka ngelur ndonje pike patriotizmi tek keta qeveritaret tane qe i lejojne keto gjera?!

    • Artan Hoxha

    Kaseta dhe DVD-i me këngë vorio-epiriote kanë filluar të shfaqen lirisht në vitrinat e pikave të shitjes së albumeve muzikore në disa qytete në jug të vendit. Hedhja në treg e këtij produkti të ashtuquajtur muzikor, duket se është lëvizja e radhës e qarqeve ekstremiste që kërkojnë me këmbëngulje të faktorizojnë egzistencën e një territori imagjinar që e identifikojnë me termin gjeografik, Vorio Epir(Epiri i Veriut). Mesa duket deklaratat e njëpasnjëshme për autonomi të Vorio Epirit, të bëra publikisht kohët e fundit nga një varg përfaqësuesish të pushtetit vendor në Gjirokastër e Himarë, janë duke u kristalizuar me veprime konkrete në terren. Hedhja në treg pa zhurmë e bujë e këtyre kasetave, që më tepër se produkte muzikore me këngë popullore në gjuhën greke, janë të mbushura me tekste të patriotizmit ekstrem helen, ku bëhet thirrje haptazi për rezistencë dhe qëndresë ndaj “pushtuesve shqiptarë” të Vorio Epirit, është në vazhdën e një plani ambicioz që synon helenizimin e jugut të Shqipërisë. Agjensitë ligjzbatuese të sigurisë kombëtare dhe autoritetet shtetërore, në mos janë duke fjetur përballë këtij fenomeni në rritje e sipër, po i mbajnë qëllimisht sytë mbyllur për arsye që mbase do ti mësojmë shumë shpejt.
    Prova
    Gjatë një investigimi në disa qytete në jug të vendit, “Gazeta Shqiptare” siguroi kaseta dhe DVD-i të hedhura në treg, të cilat gjenden lirisht në pikat e shitjes së produkteve muzikore në qytetet e Gjirokastrës dhe Përmetit. Çdo qytetar mund të blejë në pikat e shitjes së prodhimeve muzikore në këto dy qytete, kundrejt një pagese simbolike nga 100 deri 200 lekë, kaseta dhe DVD-i që mbajnë përsipër logon “Këngë Vorio Epiriote” në disa volume. Në paketimin që reklamon këto kaseta, paraqiten titujt e këngëve siç shqiptohen në gjuhën greke por me gërma latine, për tu kuptuar dhe nga ata që nuk dinë të lexojnë me alfabetin cirilik helen. Mes dhjetë këngëve të përzgjedhura për volumin e parë të albumit muzikor “Këngë Vorio Epiriote”, gjen tekste patriotike, ku revokohen një sërë kapedanësh dhe ushtarakësh që kanë luftuar për çlirimin e Vorio Epirit dhe bashkimin me truallin amë, Greqinë. Në disa këngë të tjera, përfshi dhe atë të titulluar “stratiotis”(ushtari, në greqisht) bëhet thirrje e hapur për qëndresë ndaj “armikut” (shqiptarëve) që pretendohet se ka pushtuar trojet e lashta të banuara nga grekët. Nga paraqitja e jashtëme është e vështirë të identifikohet se ku janë prodhuar kasetat dhe DVD-itë me këngë vorio-epiriote, pasi ato nuk kanë logo. Nga investigimi i kryer nga “GSH” rezulton se janë prodhuar në mënyrë pirate nga një studio ilegale në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas janë shpërndarë në pikat e shitjes së produkteve muzikore në pothuaj gjithë qytetet e jugut. Agjensitë e sigurisë kombëtare duhet të zbulojnë se kush fshihet pas organizatorëve dhe financuesve të këtyre “produkteve muzikore” që përveç se janë të paligjshme dhe pirate, përcjellin një frymë të theksuar antishqiptare.
    Synimi
    Rasti i fundit nuk është një episod i shkëputur, i kryer nga elementë të parëndësishëm, të cilëve as që ia vlen tu kushtohet vëmendje nga agjensitë ligjzbatuese të shtetit shqiptar. Hedhja në qarkullim e këtyre këngëve popullore “patriotike” vorio-epiriote, është vazhdim i përpjekjeve të njëpasnjëshme të kryera gjatë viteve të fundit, për të faktorizuar dhe kristalizuar një territor imagjinar të identifikuar me termin Vorio Epir, dhe një komunitet inegzistent, të emërtuar si vorioepiriotë. Ky episod ndodh pas tentativës këmbëngulëse për ndërtimin e varrezave-mauzeleum me të rënët e Ushtrisë Greke, të paraqitur si martirë për çlirimin e Vorio Epirit, që dhanë jetën në thellësi të territorit shqiptar, pikërisht aty ku pretendohet se është kufiri i Vorio Epirit. Për të krijuar këto simbole të patriotizmit helen që do të shërbejnë më pas jo vetëm si vende peligrinazhi për brezat e rinj, por dhe si dëshmi historike të së kaluarës, u arrit deri aty sa të zhvarrosen deri dhe eshtra të fëmijëve, pleqëve dhe plakave shqiptare. Jo më kot prej disa vitesh po ushtrohet presion i fortë politik dhe diplomatik për të hapur shkolla në gjuhën greke në shumë zona të jugut, aty ku askush nuk flet greqisht. Ky episod nuk mund të jetë pa lidhje me përpjekjet e vazhdueshme të mbështetura haptazi nga diplomatët e përtej kufirit, për të përfshirë në zona të minoritetit grek rrethe të tëra në jug të vendit. Dy vjetë më parë “GSH” publikoi një investigim që provonte egzistencën e një radiostacioni që transmetonte nga një lokalitet pranë kufirit, në gjuhën greke dhe shqipe. Kjo radio bënte thirrje antishqiptare dhe kërkonte organizimin e gjithë vorioepiriotëve për të kundërshtuar autoritetin e shtetit shqiptar dhe për të çliruar Vorio Epirin. Hedhja në treg sëfundi e albumeve me muzikë popullore vorio-epiriote, mesa duket synon të krijojë dhe konfiguracionin kulturor, për të krijuar përshtypjen se ky komunitet dallon nga pjesa tjetër e kombit shqiptar.

    Gazeta Shqiptare
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 06-07-2008 më 09:33
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Po mire greket qe jane per tu qi robt, po dhe kta Shqiptaret qe i mbajne neper dyqane qekan bo per me i pushkatu. A po skane Enverin kta tju qije nenen t'ju fuse plumbin, kane kta gallofet qe me rrine si kukulla maje karrigeve. Eh moj nena parti sa po duhesh ne Shqiperi!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Po e humbim jugun , kurr drit mos pafshit o pakurrizor.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Problemi i jugut do te zgjidhej vetem me dergimin e rreth 100 kosovareve ne ate zone, per dy ose tre vjet. Ishin shuar krejt Bollanot atje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Problemi i jugut do te zgjidhej vetem me dergimin e rreth 100 kosovareve ne ate zone, per dy ose tre vjet. Ishin shuar krejt Bollanot atje.
    Ne Kosov beheshte pastrim i serbve , poashtu edhe ne Fyrom , aty ku ka shqiptar , ska shans te jetoje nje sllav , patjeter e ka te shese shtepin dhe te ike , mirpo ne jug te Shqiperis , vetem se po shtohet numri i grekeve , asesi te ikin , gjersa ua flet gjuhen dhe ua respekton kulturen , asnjeher ata sdot ikin prej aty . Ata qe flasin greqisht duhet te sulmohet fizikisht , femijet e tyre sguxojn te flasin greqisht , nese flasin greqisht sguxojn te dalin ne rrug , kur shkojn ne shkollat greke duhet te sulmohen non stop , kto ne i kemi praktiku ndaj sllaveve , esht politik per pastrim te teritoreve dhe berje me dije gjith tradhtarve se skan vend ata ne mesin e shqiptarve.
    Duhet nje organizat ekstreme , qe do ti kryje kto pun , se shteti ska plan te mbroje tokat .
    Ti parandalojm gjerat , para se te behet von .
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Nuk po them te behte ndonje spastrim. Ai/ajo qe eshte greke le te mbetet grek, nese ka ndonje atje, por rrezik dhe me te keqije jane ata qe jane shqiptare dhe behen me grek se greku.

    Une qe dy vite lexoj ne kete forum per kete gje dhe kurre nuk arrita ta kuptoj se pse nuk po ka zgjidhje per te. Diqysh shume interesante kjo fare pune.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Bashkimi i zgjidhe keto probleme.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Nuk po them te behte ndonje spastrim. Ai/ajo qe eshte greke le te mbetet grek, nese ka ndonje atje, por rrezik dhe me te keqije jane ata qe jane shqiptare dhe behen me grek se greku.

    Une qe dy vite lexoj ne kete forum per kete gje dhe kurre nuk arrita ta kuptoj se pse nuk po ka zgjidhje per te. Diqysh shume interesante kjo fare pune.

    Dhe me te keqij se greku
    We are all Aliens

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    me ne fund une kuptoj plotesisht perse Hitleri shkruajti Mein kampf!
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #10
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Dhe me te keqij se greku

    Paj sipas meje, me i keqi eshte shqiptari/ja qe mohon veteveten dhe i ben dem kombit dhe vendit te vet. Bile me i keq se nje i huaj. Kjo dhe shkencerisht dhe historikisht eshte e vertetuar, dhe eshte e pakundershtueshme...... shikuar nga te gjitha prizmat a?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rruga epiriote
    Nga Qerim në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 02:21
  2. Shqiptarët, si shitën tokën e Mbretëreshës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-10-2005, 21:44
  3. Lituanezja:"Shqiptarët më shitën e blenë tri herë rresht"
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 12:18
  4. Rikthimi i Familjes Mbreterore
    Nga Tigrimelara në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 161
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •