Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1

    “Çmendet” Bollano: Korça e Përmeti, zona minoritare

    Ahh moj qeveri dudume moj qeveri dudume . Deri ku ka arritur puna........ nje cope provinciali qe sfidon nje shtet te tere!!!!!!.Ncncncncnc


    • Nga Panajoti Duma Kreu i Bashkise se Himares ka dhene nje interviste per gazeten greke “Eleftheros Kosmos”. Ne kete interviste, Bollano zgjeron harten me zona minoritare greke, nderkohe qe dhe vete gazeta i referohet atij jo si nje shtetas shqiptar, por si nje grek

    VLORE-Vasil Bollano është kryebashkiaku grek i Himarës. Me gjithë luftën e tmerrshme që përballoi me organizata të ndryshme shqiptare të ndihmuara edhe nga vetë shteti, arriti të zgjidhej në bashkinë e Himarës, por më i rëndësishëm është fakti që duket se ai funksionon si mbrojtës i helenizmit të Vorio Epirit, larg synimeve të vogla politike. Dhe e bën gjithçka vetë, pa ndihmën e shtetit grek. Sulmet e shqiptarëve ndaj tij janë të vazhdueshme, sidomos pas deklaratave të tij për autonominë e minoritetit grek që parashikohet nga marrëveshjet ndërkombëtare. Sidomos pas këtyre deklaratave, kërcënimet akoma edhe ndaj jetës së tij janë të përditshme. Gazeta “Eleftheros Kosmos” ka nderin të flasë me këtë grek që lufton për të drejtat e bashkëkombësve të tij, nën presionin e një shteti, veçanërisht armik ndaj vendit tonë.
    Para pak kohësh ndodhi në qytetin tuaj një krim i rëndë ndaj një të afërmi tuaj. Cili ishte qëllimi?
    Me sa u duk nga hetimi policor, krimi nuk kishte asnjë synim politik. Por ky krim lind pyetjen se kush do të kontrollojë dhjetëra punëtorë shqiptarë që kanë vërshuar në Himarë, pa ditur asgjë për ta, të kaluarën e tyre dhe as të dhënat e tyre. Gjithashtu, dua të dënoj edhe qëndrimin e disa mediave shqiptare, të cilat me qëndrimin e tyre ndoshta “armatosën” dorën e autorit të krimit.
    Përse e thoni këtë?
    Sepse kohët e fundit, mediat shqiptare kanë filluar një luftë kundër Himarës, luftë të padrejtë dhe pa asnjë shkak, të mbështetura vetëm në bindjet e disa qarqeve anti-greke shqiptare.
    Himara nuk njihet si zonë minoritare nga qeveria shqiptare. Çfarë problemesh ju shkakton ky qëndrim?
    Siç e dini mirë, në vitin 1945, në zgjedhjet e para që zhvilloi regjimi i Enver Hoxhës, Himara ishte zona e parë e Vorio Epirit që nuk mori pjesë në zgjedhje. Regjimi i atëhershëm si kundërveprim, na e hoqi statusin e zonës minoritare greke. Pas vitit 1990, me rrëzimin e regjimit komunist, “Omonia” e Himarës kërkon me ngulm të rishikohet padrejtësia e bërë nga regjimi komunist dhe të rivendoset drejtësia.
    Nga viti 1990 deri më sot kanë kaluar 18 vjet. Nuk ka ndryshuar diçka në kuadrin e përpjekjes së Shqipërisë për t’u integruar në organizmat dhe aleancat ndërkombëtare?
    ‘Omonia’ dhe PBDNJ, në bashkëpunim me shoqërinë greke, duke parë se shqiptarët nuk do të përfshijnë Himarën, Korçën, Përmetin në brezin minoritar, duke u bazuar në paktet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, vendosën të kërkojnë anulimin e brezave minoritare dhe njohjen e të gjitha të drejtave që rrjedhin nga këto pakte ndërkombëtare për të gjithë grekët, kudo që ata ndodhen në territorin shqiptar. Duam tokën e gjyshërve tanë.
    Ekziston akoma presioni i organeve shqiptare për çështjen e tokës? Çfarë kontradiktash keni gjatë procesit të pronësimit?
    Çështja më e rëndësishme që preokupon helenizmin e Vorio Epirit, sipas bindjes sime, është tema e dhënies së pasurive ndaj pronarëve të tyre të ligjshëm. ‘Omonia’ si dhe kryebashkiakët e zonave greke, u janë drejtuar gjykatave shqiptare me denoncime ndaj shtetit shqiptar, i cili me metoda të paligjshme dhe autarkike përpiqet të pronësojë këto pasuri.
    Dikur gazeta greke “Eleftherotipia” kishte lënë të nënkuptohej në një reportazh të saj në Himarë, se problemi i pronësisë së tokave në zonë nuk ka ndonjë interes kombëtar, por lidhet më shumë me interesat e mëdha private të himarjotëve në një zonë që ka lëvizje të madhe turistike. Ju ç’mendim keni?
    Në Himarë, para regjimit të Enver Hoxhës, toka kishte tre pronarë: komunën, kishën dhe vetë himarjotët. Para 1945, në këtë zonë nuk ekzistonte asnjë shqiptar dhe as çifligarë apo bejlerë, ashtu siç kishte në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë. Statuti i pronësisë së përbashkët thoshte se nëse kjo pronësi e përbashkët shpërbëhej, pasuria do shpërndahej tek ata të cilëve u përkiste më parë. Dhe ne kërkojmë pikërisht këtë gjë. Në të gjitha shtetet e ish-bllokut lindor, çështja e pronësisë është zgjidhur këtu e 15 vjet më parë, menjëherë pas rënies së regjimeve komuniste. Besojmë se shteti shqiptar nuk na jep tokën e të parëve tanë, me qëllim që të na ndajë nga ky vend, të na detyrojë të ikim dhe me këtë mënyrë të kryeje një gjenoktoni të mëndafshtë. Argumentet e gazetarëve të gazetës në fjalë hedhin poshtë vetë shqiptarët, të cilët emërtuan grupin kundërshtar në zgjedhje në të cilin u mblodhën të gjitha partitë shqiptare kundër partisë greke “Aleanca për shpëtimin kombëtar”. Dhe kjo ndodhi në çastet kur në të gjithë Shqipërinë partitë e ndryshme “hanin” njëra-tjetrën. Megjithatë, nga rezultati u duk se 75% e njerëzve që votuan partinë time ju përkiste njerëzve të ardhur nga koalicioni tjetër. Për këto dy arsye që përmenda, besoj se çështja i përket aspektit politik, madje atij kombëtar.
    Kërkohet të bëhet e njohur botërisht çështja e Vorio Epirit. Çfarë ndodh në çështjen e arsimimit të fëmijëve? Jeni të kënaqur nga strukturat ekzistuese?
    Edhe në këtë çështje përballemi me kundërshtimin e shqiptarëve, të cilët për arsye të kuptueshme nuk duan që ne të mbajmë lidhje me gjuhën tonë amtare dhe traditën. Deri para pak kohësh, librat e historisë dhe gjeografisë me të cilat mësojnë fëmijët e Vorio Epirit, bënin propagandë shqiptare. Vetëm së fundmi, pas një marrëveshje dypalëshe, këto libra vlerësohen nga një komision dypalësh dhe shtypen në Greqi. Megjithatë, ka akoma probleme në tekste, ndërsa ndërtesat e shkollave greke janë ende të vjetra.
    Keni proceduar për njohjen ndërkombëtare të këtyre problemeve që përballon minoriteti nga organet shqiptare?
    Natyrisht, çdo vit çojmë në Këshillin Europian një raport me shkeljet e të drejtave njerëzore nga ana e shtetit shqiptar. Konkretisht, në 2007, ‘Omonia’ nuk nënshkroi Hartën e Minoriteteve me shtetin shqiptar, për arsye të këtyre shkeljeve. Ky fakt, nëse nuk riparohet nga Shqipëria, do të ketë pasoja kolosale në integrimin e saj drejt BE-së.
    Por megjithatë, këto fakte nuk e penguan të hyjë në NATO?
    Siç e dini, NATO është diçka krejt e ndryshme nga BE-ja. Grekët e Shqipërisë nuk kanë si synim izolimin e Shqipërisë nga organizmat ndërkombëtare. Thjesht përpiqemi të zbatohen të drejtat tona. Ne, nëse Shqipëria mbante premtimet ndaj minoritarëve grekë, nuk do të kishim asnjë arsye të mos mbështesnim shtetin shqiptar. Në shumë takime me diplomatë të huaj, kishim shprehur kundërshtimet tona për sa i përket integrimit në NATO, por forcat tona deri aty arrijnë.
    Por veçse kemi të drejta ligjore për kosovarët…Kërkojnë grekët e Vorio Epirit diçka më shumë se ajo që kërkojnë shqiptarët e Kosovës?
    Nuk besoj se duhet të bëjmë një lidhje midis atyre që kërkojmë dhe të drejtave tona, me Kosovën. Ekzistonin shumë pakte ndërkombëtare që vërtetonin të drejtat e grekëve të Vorio Epirit nga ato çka ekzistonin për Kosovën, para shpalljes së njëanshme të pavarësisë pa aprovimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
    Himara përfaqëson gjithë grekët.
    Ekziston elementi i unitetit në gjirin e minoritetit? Nëse jo, nga ku rrjedh kjo?
    Fatkeqësisht, marrëdhëniet midis vorioepiriotëve nuk janë në shkallën që duhet të ishin. Mungesa e organizimit, fatkeqësisht nuk lejon njohjen e problemeve që na okupojnë dhe kështu, përballimi i tyre nuk është ai që duhet të jetë. Duke ngushëlluar veten, them se përçarja është një karakteristikë e jona, mund të themi se është një provë që jemi grekë. Unë së shpejti do të marr një sërë iniciativash për një organizim më të mirë të të gjithë vorioepiriotëve që ndodhen këtu, si dhe të atyre që punojnë përkohësisht- e theksoj fjalën përkohësisht- në atdheun mëmë.
    Tashmë që jemi në sezon pushimesh, vijnë grekë në Himarë për pushime?
    Dikur vinin vetëm disa që kishin interesa politike ose që na mbështesnin në përpjekjet tona. Sot vizitojnë Himarën sa vjen e më shumë bashkëpatriotë dhe ikin me përshtypjet më të mira. Duhet të gjithë të kuptojmë se Himara është një pjesë autentike e Greqisë dhe pjesë përbërëse e një historie kolosale. Ndoshta superstruktura jonë nuk është kaq e mirë si në Greqi, por premtoj se kushdo që do ta vizitojë do të ikë i entuziazmuar. Më të shumtit që vijnë njëherë vijnë edhe për herë të dytë e të tretë. Me rregullimin e rrugës Sarandë-Himarë, e cila deri në 2009 do të lidhet me akset nacionale greke, rruga për në Himarë mund të bëhet me makinë shumë lehtë. Por edhe nga Korfuzi ekzistojnë tragete si dhe anijet e shpejta.

    Marrë nga “Eleftheros Kosmos”. Përktheu: Aleksandër Marku


    Balkanweb
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Bollanos i lumte grek eshte per Greqine punon.
    E kane fajin keta pushtet tane me ne krye Saliun (se ai eshte kryeminister tani) qe e lene te livadhise
    Kulmi eshte flet nje kryebashkiak i shetit Shqiptar hapur fare si te greqizohet jugu i Shqiperise e se ke kekush ujin ne zjarr.
    Turp i madh

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    papapapap , ej a ka kush qe e mbron ket Shqiperi , qe ja shkel dinjitetin kush te mundet ? A ka kush merr guxim ta fuse prapa hekrave ket jevg grek ?
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    kush do të kontrollojë dhjetëra punëtorë shqiptarë që kanë vërshuar në Himarë, pa ditur asgjë për ta, të kaluarën e tyre dhe as të dhënat e tyre.
    Edhe pak iu dashka shqiptareve me marre vize per me hy ne Himare.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    zagari po nuk lehu nuk i jep njeri per te ngrene
    edhe bollanoja keshtu eshte, se ndryshe ja presin pensionin greket
    sa me shume te lehi aq me shume i rritet pensioni
    e ka me norme ai, se keshtu eshte mesuar kur ishte ne kooperative
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. #6
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    152
    Për mua janë këto provokime që i bëhen shtetit shqiptar nga një grek me nënshtetësi shqiptare dhe gazetave ultranacionalste greke për të ndrydhur dhe anashkaluar problemet e grekëve që i kanë në Greqi me çështjen çame. Si zakonisht sulmi është mbrojtja më e mirë, e pastaj janë edhe interesat individuale të atyre "shqiptarëve" që ta quajnë veten grek dhe himarën e quajnë greke.
    Mua nuk më duket që duhet të merren autoritetet më të larta të shtetit me persona të tillë por duhet tua lëjmë gjyqeve kompetente që të procedojnë më tutje në rastin e tij, dhe të vërtetojnë me dëshmitë e shumta që i kanë për tradhëtinë ndaj shtetit shqiptar e pastaj ta dënojnë në bazë të ligjit. Nuk ka neveojë që Sali Berisha të merret me rastin e një kryebashkiaku idiot por jan¨üe organet gjyqsore dhe pastaj ato policore që do të zbatojnë vendimin e gjyqit. Kështu edhe u tregojmë grekëve se nuk lejojmë provokime të tilla në trojet tona, dhe se gjyqet shqiptare janë mjaftë kompetente për të vepruar sipas ligjit. Por nuk mendoj se duhet ta bëjmë një gjë të tillë me shumë zhurëm se do të jetë ajo një thikë me dy teha për neve.
    Ai e di se nuk do të arrij asgjë me deklaratat e tija përpos që tu futet më shumë në b... grakëve dhe të provokoj organet shtetërore shqiptare.

  7. #7
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    ku e pe grekun me nënshtetësi shqiptare ti i her, shqiptar prej dibre është këllira. ça grekësh thoni ju. grek mund të jetë jevgu dule po jo ky

  8. #8
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Po sikur ti hiqesh koka me .50 kalibersh do dilte ndonje filiz tjeter?
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  9. #9
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga Damastioni Lexo Postimin
    Nuk ka neveojë që Sali Berisha të merret me rastin e një kryebashkiaku idiot por jan¨üe organet gjyqsore dhe pastaj ato policore që do të zbatojnë vendimin e gjyqit. Kështu edhe u tregojmë grekëve se nuk lejojmë provokime të tilla në trojet tona, dhe se gjyqet shqiptare janë mjaftë kompetente për të vepruar sipas ligjit. Por nuk mendoj se duhet ta bëjmë një gjë të tillë me shumë zhurëm se do të jetë ajo një thikë me dy teha për neve.
    Jam krejt dakort me ty.... Po a thoni se mun t'bate kshtu ky majmuni ne naj shtet tjeter, s'ma pret menja se ia kishin pre bananen...Na ka gjet neve se e kena shpin pak rremuj, dhe hajde hip lepur se ke radhen...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ekziston elementi i unitetit në gjirin e minoritetit? Nëse jo, nga ku rrjedh kjo?
    Fatkeqësisht, marrëdhëniet midis vorioepiriotëve nuk janë në shkallën që duhet të ishin. Mungesa e organizimit, fatkeqësisht nuk lejon njohjen e problemeve që na okupojnë dhe kështu, përballimi i tyre nuk është ai që duhet të jetë. Duke ngushëlluar veten, them se përçarja është një karakteristikë e jona, mund të themi se është një provë që jemi grekë. Unë së shpejti do të marr një sërë iniciativash për një organizim më të mirë të të gjithë vorioepiriotëve që ndodhen këtu, si dhe të atyre që punojnë përkohësisht- e theksoj fjalën përkohësisht- në atdheun mëmë.
    heheheehe....e c'vete ore
    Ej zot shtoje gazin dhe mos na ler kurre pa legena
    Tallet Bollano a s'tallet edhe me greket, se keta tanet ka kohe qe e kane futur ne grup

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata e Apelit rrëzon akuzat për shpërdorim detyre nga Bollano
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 28-06-2010, 10:58
  2. OPINION/ Qirje Bollano, e xum tria lia la laaaaa!
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-01-2009, 09:09
  3. Skandali i rradhes, Bollano: Himara është minoritet grek
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 18:00
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •