
Postuar mė parė nga
Faik
Ja nje lexim interesante nga Gazetari i betuar i Pdsh-se, nuk pajtohem plotesisht por ne disa aspekte ka te drejte....
************************************************** ********************
ANKAND ME INTERESAT SHQIPTARE
Ylber LILI
1. Qeverisja e re e Maqedonisė do tė drejtohet vetėm nga Nikolla Gruevski i cili i fitoi si i fitoi zgjedhjet gėzon shumicėn absolute nė parlament. Risi e kėsaj qeverisje ėshtė suspendimi i kodit aleancist dhe futja nė lojė e kombinimit tė panatyrshėm, jo produktiv dhe artificial. Kjo rrokullisje ndodhi ngaqė Thaēi refuzoi tradhėtinė e gjashtė kėrkesave tė shqiptarėve dhe preferoi rikthimin nė opozitė. Megjithatė, Gruevski e kishte mprehur lapsin nė tė dyja anėt, plani B, dha efektin e saj. Nė tavolinė u vendos procesi i shartimit ideologjik dhe ai poshtėrimit tė interesave shqiptare pėrmes ujdisė tregtare me Ahmetin. Sipas marrėveshjes Gruevski-Ahmeti, kėrkesat legjitime tė shqiptarėve mbeten mall stogu pa treg, pra ngelėn tė stivuara nė magazinat e podrumeve qeveritare.
Pėr hir tė sė vėrtetės, ashtu siē rrodhėn ngjarjet me taktizime e rrudhje votash, presion psikologjik dhe duke nxjerrė nga garnizonet forcat speciale, ky epilog pak a shumė dihej.
Gruevski arriti, si i thonė, me njė gur tė godasė nė dy drejtime; tė fitojė kartonėt qė i duheshin pėr tu treguar muskujt shqiptarėve dhe ana tjetėr, duke shfrytėzuar tė gjithė levat e pushtetit, mekanizmat anėsorė dhe pritjen e paduruar tė BDI-sė, iu hakėrrye PDSH-sė, qėndrestares sė kauzės shqiptare. Vetėm pėrmes kėtij varianti tinėzar dhe hileqar pala maqedonase arriti me lehtėsi ta suspendojė ēėshtjen shqiptare nė Maqedoni. Nga ky kėndvėshtrim, Gruevski nuk ėshtė aq naiv sa duket. Meqė i hasi sharra nė gozhdė me Thaēin, pėr ta zyrtarizuar eliminimin e ēėshtjes shqiptare nga axhenda politike pėrdori firmėn e liderit tė BDI-sė.
Epilogu tashmė ėshtė publik: VMRO-DPMNE ka preferuar tė marrė nė sqetull BDI-nė e Ali Ahmetit e cila mė qiri e kėrkuar pushtetin, flaka e tė cilit i shua me njė tė shfryrė tė Gruevskit. Kėsaj punė i thonė kapitullim. As tė moēmit nuk mbajnė mend kapitullim tė tillė pėr njė cikė pushtet, as atėherė kur e kanė patur thikėn nė palcė. Nė kėtė kuptim kam pėrshtypjen qė edhe partizanėt mė tė thekur tė BDI-sė, nėse u kanė mbetur pak moral, nuk ua bėn zemra tua urojnė karrigen.
2. Pėr tė gjitha ata qė nuk kanė njohuri pėr detajet lind pyetja, mbi ē'kritere ėshtė formuar koalicioni i ri qeveritar? Pėrtej spekulimeve, hamendėsimeve, analizave hipotetike, apo burimeve tė dorės sė dytė, realiteti ėshtė i tillė: Nikolla Gruevski mori nė qeveri atė parti shqiptare qė iu bind ankandit: pjesėmarrje nė qeveri nė kėmbim tė eliminimit tė axhendės sė ēėshtjes shqiptare. Pra, tani e tutje do tė kemi qeveri me dhe pa kushte. Nė rastin konkret kushtet i ka vendosur vetėm pala maqedonase, ndėrkaq Ahmeti i ka miratuar pa asnjė ekuivok.
Thėnė me qartė, hyrja nė qeverinė e Gruevskit ėshtė bėrė nė bazė tė njė marrėveshje: pėr katėr vite nuk do tė hapet asnjė ēėshtje me sigėl etnike. Sė dyti nuk do tė ketė ligj tė posaēėm pėr tė rėnėt e konfliktit tė vitit 2001. Sė treti tė mos zihet nė gojė njohja e shtetit tė Kosovės, deri kur t'i mbushet mendja padronit Gruevski. Sė katėrti tė mos vihet pėr diskutim ligji pėr policinė, tė mos vihet pėr diskutim ligji pėr simbolet, bashkimi i komunės sė Kėrēovės me komuna tjera tė mos vijė nė shprehje edhe pėr katėr vite tė tjera, gjuha shqipe nuk ėshtė fare nė axhendė, marrėveshja e majit nuk ekziston e tė tjera qė mbahen nė sėndukun e Gruevskit. Pėrveē kėsaj marrėveshje ka dhe diktat. Ministrat shqiptarė do tė kenė nėnė e babė kryeministrin, vetėm atij do t'i japin hesap, nga ana tjetėr ėshtė Kryeministri qė pėrpilon listėn kush duhet dhe nuk duhet tė jetė pjesė e kabinetit. Kėto dhe tė tjerė elemente janė produkt i adeteve tė ashtuquajtura bisedime paraprake qė nė fakt nuk ishin gjė tjetėr veēse ditėt e panairit tregtar. Me njė fjalė nė kėmbim tė pushtetit fiktiv- kukull u shitėn interesat dhe kėrkesat legjitime tė shqiptarėve. Kjo ėshtė ujdia e koalicionit VMRO-DPMNE me BDI-nė. Sė kėndejmi ndoshta pėr herė tė parė ēėshtja shqiptare bien nė nivelin zero, qė do tė thotė shqiptarėt e Maqedonisė gjatė kėtij mandati do tė mbeten pa pėrfaqėsim politik dhe institucional, do tė mbeten si peshku pa ujė, peshqesh ky i tregtisė me mallin e tyre.
3. T'i kėrcėllojė dhėmbėt kush tė dojė , por kjo ėshtė e vėrteta: interesat e shqiptarėve tė Maqedonisė u vendosėn nė ankand. Le ta themi hapur, maqedonasit vunė nė sprove dinjitetin, moralin, mprehtėsinė dhe kapacitetin politik tė shqiptarėve. Nuk ka dyshim se bisedimet pėr formimin e qeverisė u orientuan pikėrisht nė kėtė kuadėr. Pėr pasojė mes oreksin tė Thaēit dhe dietės sė Ahmetit, ai zgjodhi kėtė tė dytin. E, anasjella Thaēi preferoj tė dalė faqe bardhė nė opozitė, duke ia kthyer kurrizin Gruevskit, ndėrkaq Ahmeti mori hyxhym nė qeveri duke u bėrė bashkudhėtarė i vetėdijshėm i nėpėrkėmbjes se dinjitetit tė shqiptarėve. Gjithsesi, thonė qė dardha e ka bishtin prapa.
Nė kėtė kuptim as Gruevski, as Ahmeti nuk mund tė flenė mbi dafina. Megjithėse nė bazė tė normativave kushtetuese gėzojnė artificialisht legjitimitetin, atyre u mungon elementi kryesor: Nikolla Gruevski nuk do t'ia dalė dot tė konservojė kėrkesat legjitime tė shqiptarėve, ndėrsa Ali Ahmeti nuk ka mandat tė nxjerrė nė ankand interesat e popullit.
Njė gjė dihet ashiqare, Maqedonia nuk mund tė qėndrojė asnjė sekondė nė kėmbėt e saj pa shqiptarėt. Anashkalimi i kėtij faktori vendimtar, automatikisht e kualifikon si Gruevskin ashtu edhe Ahmetin humbės dhe kjo ndihet qė nė pikėnisje: reputacioni i Gruevskit po pėson rėnie, bashkė me tė Maqedonia po futet nė njė qark tė izoluar, ndėrkaq gjakimi pėr pushtet i Ahmetit po ndeshet me reagimin e nervit tė kauzės shqiptare. Nė kėto rrethana qeveria e ankandit ėshtė jetė shkurtėr, ndėrsa njolla e zezė shndėrrohet nė nishan tė pėrjetshėm.
Ministrat shqiptarė do tė kenė nėnė e babė kryeministrin, vetėm atij do t'i japin hesap, nga ana tjetėr ėshtė Kryeministri qė pėrpilon listėn kush duhet dhe nuk duhet tė jetė pjesė e kabinetit. Kėto dhe tė tjerė elemente janė produkt i adeteve tė ashtuquajtura bisedime paraprake qė nė fakt nuk ishin gjė tjetėr veēse ditėt e panairit tregtar.
Krijoni Kontakt