Është një temë e konsumuar dhe e rrahur në shumë forume. Lumturia nuk është objekt që mund të shikohet nga krejt njerëzit njëjtë, prandaj nuk ekziston një çelës unik apo universal i lumturisë. Nëse për mua çelësa të lumturisë do të ishin: shëndeti, familja, karriera dhe besimi në vetvete; për një miliarder arab nuk do të ishte ashtu. Çelësat e lumturisë së tij do të ishin: 3 vila në Zvicër, 4 në Hawaii, 25 gra të mitura, 17 fëmijë ku 5 prej tyre jetojnë në Angli dhe merren me tregun e narkos, 3 Ferrari modeli fundit, 2 Laborghini, 5 avionë privat, 56 puse nafte, 7 pallate të lyera me ar e argjend, 65 unaza dhe 34 qafore diamanti etj, etj. Jo të gjithë njerëzit e botës e kanë kriterin e njëjtë për t'u ndjerë të lumtur, dhe si rrjedhojë e kësaj nuk ekziston një çelës universal i lumturisë.
Krijoni Kontakt